PDA

View Full Version : Flet Prof.Dr.Muhamet Pirraku kėshilltar shkencor nė Institutin Albanologjik tė Pr.


Preshevar
31-08-07, 08:29
Flet Prof.Dr.Muhamet Pirraku kėshilltar shkencor nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės

Shkruar nga Malė QORRAJ “Epoka e re” - 26.06.2007



SHQIPTARĖT E DUAN RIBASHKIMIN E KOMBIT DHE TĖ ATDHEUT, POR PO GABOJNĖ NĖ ZGJEDHJEN E DREJTUESVE POLITIKĖ, TĖ CILĖT NUK KANĖ DIJE AS GUXIM PĖR TĖ NDĖRKOMBĖTARIZUAR ZGJIDHJEN...!


. Pirraku, jemi dėshmitar tė zhvillimeve aktuale nė Kosovė. Si i komentoni raportet e politikės me Rusinė, kur dihen historikisht raportet e Kosovės me fqinjėt e saj?

M.PIRRAKU: Tė rėnda dhe me pasoja historike. Po nisem nga njė opinion fėmijėror i njė politikani kosovarė, i cili, pak ditė mė parė, pėrafėrsisht, tha: “Rusia as nuk e di se ku gjendet Kosova, e jo tė ndikojė nė zgjidhjen e statusit tė saj...”!?! Po t’i referohemi historisė, cari rus me kishėn ruse krijuan “Mitin e Car Lazarit” - Mitin serb tė Kosovės, para se tė ngjizej kombi serb nė Pashallėkun e Beogradit. Me logjistikė e mbėshtetje politike e ushtarake ruse u krijua shteti i Malit tė Zi dhe i Serbisė.Murgjit dhe diplomatėt rusė “Mitin e Car Lazarit” e sollėn nė Kosovė dhe gjetkė nė trojet shqiptare nga fillet e gjysmės sė shekullit XIX. Shkolla antropogjeografike cvijiēiane ishte instrumenti mė frytdhėnės i aspiratave pansllaviste ruse pėr sigurimin e rrugėve tė Rusisė pėr dalje nė dete tė nxehta - Adriatik, Jon e Mesdhe. Shkolla dhe diplomacia ruse tė inkarnuara nė “shkollė” dhe nė “diplomaci” serbe e kanė pėrgatitur opinionin shkencor e politik evropianė se Kosova ėshtė “tokė serbe” dhe “Zemra e Serbisė”. Sė kėndejmi Rusia e ka pėrgatitur pushtimin kishtar, politik dhe ushtarak tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė, e cila, para ngritjes sė njė pjese tė Pashallėkut tė Shkodrės nė autonomi shtetėrore “serbe” tė Mal tė Zi dhe tė ngritjes sė autonomisė sė Pashallėkut tė Beogradit nė shtet tė Serbisė, kishte rreth 120.000km2. Rusia e ngriti edhe shtetin e Bullgarisė dhe kominternizmi rus e ngriti kombin maqedonas dhe shtetin e Maqedonisė. Copėtimet qė kombit shqiptar dhe Shqipėrisė iu bėnė nė Berlin, Londėr, Versaj dhe Jaltė janė suksese tė politikės pansllave ortodokse ruse mbi faktorin politik dhe ushtarak evropian dhe perėndimor nė pėrgjithėsi. Sė kėndejmi, problemi shqiptar evident me fqinjėt tanė ėshtė, nė esencė, ēėshtje e Rusisė.

Anėtarėt e Ekipit Negociator e patėn bėrė praktikė kohėn e fundit lojėn me data dhe me ditė pėr pavarėsinė e vendit. Ēfarė borxhi i kanė kėtė njerėz popullit tė Kosovės?

M.PIRRAKU: Mė se njėherė kam shkruar se “Ekipi Negociator”, tė cilin padronėt e quajnė “i Unitetit” (!?!), ėshtė instrument manipulues, dorė e zgjatur’ e UNMIK-ut, pėr tė cilin analistėt me famė botėrore tashti, sė fundi, po theksojnė se “UNMIK ka dėshtuar nė Kosovė”. Sė kėndejmi del se Rusia ka mbėshtetje pėr qėndrimet e saj kundėr shkėputjes sė Kosovės nga domeni rus pėrmes pushtetit serb mbi Kosovėn. E sa pėr borxhin, mė i vogli mund tė ishte: Tė dalin para kamerave televizive, solemnisht ashtu si nė paraqitjen e parė, edhe pse pa arkitektin e dėshtimeve, dhe tė thonė qartė se nuk kemi ditur tė bėjmė diplomaci, as kemi pasur sy, pasi shkėlqimi i alltėnit na e bjeri tė pamit, yshtja pėr famė na i verboi veshėt...!

Ekipi Negociator ka harxhuar me miliona euro. Si mund tė ua shpjegojnė qytetarėve, meqė pavarėsinė nuk e sollėn?

M.PIRRAKU: Kush mund t’u kėrkojė “shpjegime”?!? “Qytetarėt” Shqiptarėt, jo. Kėta janė pjellė e tyre. Shpjegime, sqarime e pėrgjegjėsi mund t’u kėrkojnė romėt, shqiptarėt hashkalinj e egjyptas, turqit, shqiptarėt goranė, shqiptarėt sanxhaklinjė. Shqiptari “i vėrtetė” nuk kėrkon pėrgjegjėsi nga i votuari i tij, shqiptarėt kanė mbetur sot e gjithė ditėn turmė e manipulueshme nga beu. Shih gjendjen gjithandej nė trojet shqiptare.

A mendoni se Ekipi i Unitetit, ka tė drejtė tė vendos ēdo gjė pėr Kosovėn. Pa e pyetur as Kuvendin dhe as qytetarėt?

M.PIRRAKU: O i nderuar, ky ekip “i unitetit” ėshtė ngritur me qellim qė tė manipulohet Parlamenti dhe populli. Qė nė themelim ka qenė i jashtėligjshėm, antidemokratik, dhunė ndėrkombėtare ndaj lirisė sė mendimit dhe tė shprehjes e tė vendosjes sė lirė tė Kosovės.

A duhet tė shuhet tani Ekipi i Unitetit?

M.PIRRAKU: U thash se nuk ėshtė dashur tė ngrihej. Themelimi ka qenė defaktorizim i plotė i Parlamentit, i Presidencės dhe i Qeverisė. Nėpėrkėmbje e votės sė popullit. Pasojat do tė jenė historike, sepse e keqja shtohet kopil. Mė herėt thashė se duhet tė largohet nga skena “solemnisht”, tashti shtoj: Sa mė parė aq mė mirė. Pėrndryshe, po u vetėdijesuan “qytetarėt” shqiptarė, e qė duhet tė ndodh, mund tė dalin tė lagur kuq. Gjithandej po rrėshqet situata.

Tashti po shihet qartė se faktori ndėrkombėtar i vendosjes po rrėshqet drejt shtyrjes se Kosovės nė negociata tė reja me Serbinė. A duhet tė shkohet nė bisedime tė reja, apo tė bojkotohen ato?

M.PIRRAKU: Ju thatė: “...po rrėshqet drejt shtyrjes se Kosovės nė negociata tė reja me Serbinė...”!?! Personalisht kėtė ndodhje e kam paralajmėruar tash e sa vjet. Nėnshkrimi i “Kornizės kushtetuese” , futje e “krahut tė Luftės” - nė aleancė pėr pushtet me LDK- PSHDK, e mė vonė aleanca pėr pushtet e AAK-sė me LDK-nė e nxori nga loja e mundshme pėrfundimisht kėrkesėn e Rambujesė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės sipas vullnetit tė popullit, e vetmja xixė pėr lirinė e Kosovės nė “Tunelin Rambuje”. Gabimet janė tė pariparueshme.

Shtyrja e zgjidhjes sė “Ahtisaarit” (qė as ėshtė zgjidhje demokratike) tashti, nė fakt ėshtė licitim pėr pėrfitime tė reja tė panortodoksizmit, me pasoja historike pėr kombin shqiptar. Kosova, por as kombi shqiptar nė pėrgjithėsi, nuk guxon tė tėrhiqet, tė bojkotoj, por duhet tė pėrgatitet pėr “negociata”. Kėtė grykėsi tė kolonizatorit serb nė Kosovė, qė ėshtė grykėsi pansllave ortodokse ruse, Kosova dhe kombi shqiptar duhet ta kthejnė nė moment historik para botės sė civilizuar pėr ēėshtjen e kombit shqiptar tė dėnuar me traktate politike ndėrkombėtare tė botės imperialiste. Qartė, si hap tė parė pėr ta zgjidhur ēėshtjen shqiptare , nga Serbia duhet tė shtrohen kėrkesa historike pėr korrigjimin e dhunės historike. Tė shtrohen kėrkesa pėr lejimin e kthimit tė shqiptarėve muhaxhirė nė 640 lokalitete shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit, tė ndjekur me strategjinė “Toka e djegur”, mė 1878. Tė kėrkohet kthimi i Sanxhakut tė Tregut tė Ri, tė okupuar mė 1912, Kosova Lindore (Preshevė, Bujanoc, Medvexhė), e aneksuar Serbisė pas Luftės sė Dytė botėrore t’i kthehet Kosovės, tė paguhet dėmshpėrblimi pėr shpėrnguljen me dhunė nė Anadoll tė mė se njė milion shqiptarėve nga viti 1912, tė kėrkohet dėmshpėrblim pėr eksploatimin e pasurive natyrore tė Kosovės nga viti 1912-1999, tė kėrkohet dėmshpėrblim pėr aparthedin dhe gjenocidin e ushtruar tė Serbisė nė Kosovė nga rianeksimi me dhunė policore e ushtarake mė 1989, tė kėrkohet qartė dėmshpėrblim pėr gjenocidin nė periudhėn e ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s ndaj makinerisė ushtarake policore dhunuese serbe ndaj shqiptarėve dhe tė etnive pakicė nė Kosovė. Nė kėtė drejtim duhet tė veprojnė tė gjitha mekanizmat politike e shtetėrore nė arealin shqiptar. Nė kėtė mėnyrė Kosova dhe shqiptarėt do t’i ndihmojnė kombet dhe shtetet evropiane, bashkėsinė Ndėrkombėtare tė Vendosjes dhe veēanėrisht SHBA-tė , pėr ta shpėnė pėrpara, sė paku, lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, qoftė edhe sipas “Pakosė” sė Ahtisaarit.

Preshevar
31-08-07, 08:30
Dalloheni si njė prej zėrave, qė si zgjidhje tė vetme shohin bashkimin e trojeve Shqiptare. Mendoni se shqiptarėt janė aq tė vetėdijshėm se sa ta mundėsojnė kėtė?

M.PIRRAKU: Ju lutem, shqiptarėt e duan ribashkimin e kombit dhe tė atdheut, por po gabojnė nė zgjedhjen e drejtuesve politikė, tė cilėt nuk kanė dije as guxim pėr tė ndėrkombėtarizuar zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare pėrmes rrugės demokratike, pas tė cilės tė vigjilojė forca. Dikush mund ta kujtojė “Pranverėn Shqiptare ‘81”. Ajo u bė e tmerrshme pėr pushtuesin serbo-jugosllav dhe simpatike pėr botėn demokratike nė saje tė Ndėrkombėtarizimit qė iu bė Ēėshtjes Shqiptare nga Tirana zyrtare. Mund tė them se pėr vėnien nė lėvizje tė kėrkesės demokratike pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare tashti jemi me dekada mė larg se kemi qenė nė qershor tė vitit 1999. Aktiviteti i gjithanshėm pėr ribėrjen e Shqipėrisė nė kufijtė etnikė, sė paku tė sotėm, me tė drejtėn natyrore dhe me tė drejtėn nė vetėvendosje tė kombeve, nuk mund tė konsiderohet armiqėsi ndaj kombeve fqinje, pėrkundrazi, ėshtė njerėzore tė konsiderohet shkarkesė e barrės qė tė parėt ua ngarkuan, pra edhe liri e tyre.

Vizita e presidentit Bush nė Tiranė a barte nė vete edhe mesazhin: Shqiptarė, po dėshmoj se ka filluar epoka Juaj, pėr qenie tė dinjitetshme si komb i lirė!

M.PIRRAKU: Ky mesazh ekziston, por ai mund tė jetė edhe projeksion i dėshtuar me fajin e shqiptarėve gjithandej nė trojet e copėtuara nė gjashtė copėza administrative, me perspektivė tė dyshimtė. Politikanėt tanė, shkolla jonė, shkenca jonė, flasin si me marrė, ose pėrshpėrisin mjerueshėm pėr ēėshtjet tona, kombėtare, edhe kur kemi tė drejtė absolute. Kam frikė se Bush ka menduar se mė nė fund shqiptarėt kanė mėsuar diēka nga hebrenjtė, se jemi pak ēifut. E, shikuar “klasėn” politike shqiptare, del se ne jemi pus.

Jeni tė mendimit se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja e vetme dhe e fundit pėr shqiptarėt e Kosovės. Dhe ku faktikisht e qon popullin tonė kjo zgjidhje?

M.PIRRAKU: Jo, jo. Pavarėsia e Kosovės, jo vetėm e kushtėzuar, por sikur tė ishte klasike, ėshtė dhunė ndėrkombėtare ndaj kombit shqiptar, njėsoj si pavarėsia e shtetit Shqipėri mė 1913. Realisht, pavarėsia e Kosovės ėshtė riciklim ndėrkombėtar i ricopėtimit tė kombit shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike. Me kėtė pavarėsi, me kėrkesat Ahtisaariane pėr simbolet pa asnjė identitet shqiptar, madje as pa ngjyrėn kuq e zi, po legalizohen rrugėt e dhunshme pėr copėtimin pėrfundimtar tė shqiptarėve tė Kosovės, dhe mė gjerė nė ish arealin e Jugosllavisė versajase-avnojiste, nga kombi shqiptar.

Sipas referencave tė Pakos sė Ahtisaarit Kosovėn e pret njė rrugė e gjatė dhe e mundimshme. A mendoni se shqiptarėt mund ta pėrballojnė rrugėtimin nė kėtė katrahurė? A mendoni se kjo Pako e Ahtisaarit ėshtė teh i thikės pėr Kosovėn?

M.PIRRAKU: Ju keni konstatuar drejt qė nė fillim. Bėrja e shtetit ėshtė punė qė kėrkon sakrifica tė mėdha dhe kohė. Trenin qė mund tė shpinte me shpejtė Kosovėn nė cak e humbėm me demilitarizimin fatal tė UĒK-sė, me legjitimimin politik tė filozofisė vazale tė LDK-sė, me pranimin e UNMIK-ut si pushtet me forcė tė pakufizueshme mbi vullnetin politik demokratik tė shqiptarėve tė Kosovės, me pranimin e barazimit tė shumicės etnike dhe historike shqiptare me pakicat etnike si miras i robėruesve. Tė them qartė vetėm njė shėmti: Nomenklaturėn onomastike tė vendbanimeve shqiptare nė variantin sllav e nė gjuhėn serbe pėrfundi, edhe aty ku me vite mund tė mos kalojė asnjė serbė udhėtarė, mund ta duroj vetėm njė popull i pandėrgjegjėsuar politikisht. Pra, kam frikė se ky popull yni, i udhėhequr nga politikanė tė shkėputur nga populli, do tė durojė nė pafundėsi edhe poshtėrime tė tjera tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr interesa tė Serbisė.

E sa i pėrket pyetjes sė fundit, mund t’ua rikujtoj: Sapo u bė publik “Plani i Ahtisaarit”, pata konstatuar: “Me propozimin e ‘Ahtisaarit’- Kosova nė thika”. Analizat e mia nuk i botuan as gazetat e “pavarura” tė Kosovės!?! Falė ideliastėve, ato mbushėn webfaqet e internetit. Konstatimet e mia, mė vonė, do tė vėrtetohen nga shumė analistė politikė botėror. Dhe, edhe tashti e kam po tė njėjtin mendim, por duhet tė theksohet fakti se “Ahtisaari” e ka balancuar forcėn aktuale reale tė kombit shqiptar me grykėsinė e okupatorit gjenocidial serb ende me mbrojtje ndėrkombėtare. Vėrtet, gjenocidi serb i viteve tė 90-ta tė shek. XX, nė Kosovė, Kroaci dhe Bosnje, i pėrmasave tė panjohura nė Ballkan dhe nė Evropė as nė mesjetė, nuk ishte krim i ndodhur ad hoc, por ishte shfarosje e projektuar nė institucionet shtetėrore politike, akademike, policore e ushtarake serbe para syve tė Botės. Sė kėndejmi, asnjė dėnim ndėrkombėtar pėr Serbinė dhe pėr kombin serb, vetėm miklime, vetėm lėshime. Edhe Gjyqi i Hagės, me barazimin e krimit me martirizimin, tė kriminelit me mbrojtjtėsin e virtytshėm (qoftė kroat, boshnjakė apo shqiptar ai), po rezulton si mbrojtje institucionale botėrore e Serbisė forcė nė Ballkan, nga tashti me rrezik permanent pėr Kosovėn dhe vendet e tjera shqiptare e boshnjake (myslimane).

Ēka do tė kishit ndėrruar ju nė skenėn politike kosovare dhe cilėt politikanė do t’i kishit flakur nga kjo skenė?

M.PIRRAKU:Dihet botėrisht se Kosova aktualisht nuk ka pushtet legjitim, pėrkatėsisht se veēanėrisht nga ndarja e LDK-sė nė dy krahė, si edhe PSHDK-ja mė herėt, me Kosovėn sundojnė (dhe nuk udhėheqin) tarafet politike mafioze, pa legjitimitet tė popullit. Si hap tė ngutshėm, pa pritur me lojėn ndėrkombėtare nė “zgjidhjen” e statusit shtetėror tė Kosovės, do tė shpallja zgjedhjet e hapėta me kritere pėr tė zvogėluar numrin e partive pa mbėshtetje tė fuqishme nė votė tė lirė. Do tė veproja nė bėrjen e shtetit faktik tė Kosovės dhe do tė denoncoja me forcėn e popullit mbajtjen e Kosovės peng tė interesave tė balancuara tė Fuqive tė Vendosjes. Njėkohėsisht do tė bėja moratorium pėr fjalėn “pavarėsi e Kosovės”, do ta spastroja shoqėrinė kosovare nga klanet mafioze nė ekonomi, nė politikė, nė shtet. Nė mungesė tė armėve ushtarake, si e drejtė legjitime kombėtare pėr mbrojtjen e ekzistencės fizike dhe tė lirisė, do tė urdhėroja ngritjen e njė punėtorie pėr bėrjen e pushkėve prej drurit, si tė Bali Katravellės sė Rezallės, qė i priu rezistencės sė Shaban Palluzhės, do tė shpallja shėrbimin pėr ushtrimet paraushtarake tė rinisė dhe KFOR- it do t’i thosha: “Ja ushtarėt pėr sigurinė e Kosovės, sot nėn komandėn tuaj, dhe nesėr ushtri pėr forcat e NATO-s....!”

Gati tė gjithė politikanėt “nė lojė” janė djegur tėrėsisht. Kėtė e dinė ata dhe e dinė padronet e tyre. Vetėdijesimi politik i shqiptarėve qė duhet tė ndodh, ndėrrimi i situatės sė paqėndrueshme, tė krijuar ndėrkombėtarisht nė Kosovė, ka pėr tė ndodhur. Nėse ky popull vazhdon lojėn symbyllazi, ka pėr t’ia trashur vetės vargonjtė e robėrisė.

Jeni tė njohur me kėrkesat e Lėvizjes Vetėvendosje. A mendoni se kjo Lėvizje ka qėllim aspiratėn e popullit shqiptar?

M.PIRRAKU: Qė tė kuptohem mė qartė, tė risjellė njė konstatim timin mė tė hershėm: “Aty ku ēėshtjen shqiptare tė Kosovės e la LKJ-ja e mori LDK-ja, aty ku e la atė LDK-ja e mori UĒK-ja, aty ku ngeli kjo e mori Marsi 2004 dhe aty ku e la Marsi e mori Lėvizjes Vetėvendosje dhe e solli deri nė kėtė stad ku gjendet sot. Kjo Lėvizje ėshtė zėri legal aktual i vetėm i artikuluar drejtė i Kosovės nė veēanti dhe i kombit shqiptar nė pėrgjithėsi. Ėshtė e vetmja opozitė demokratike e UNMIK-ut dhe e pushtetit vasal ndėrkombėtar tė Kosovės. Sa mė shpejtė qė kjo Lėvizje tė kuptohet nga shqiptarėt si zė i domosdoshėm pėr ardhmėrinė e dinjitetshme tė tyre, mė me pak sakrifica tė reja do tė realizohet sė paku kėrkesa politike minimaliste - Pavarėsia e kushtėzuar e Kosovės.

Preshevar
31-08-07, 08:30
Si e vlerėsoni ju ftesėn pėr protestėn demokratike tė Lėvizjes Vetėvendosje pėr 30 Qershor 2007. Nė dobi tė kujt ėshtė?

M.PIRRAKU: Liria mund tė sigurohet vetėm duke sakrifikuar. Miqtė e Kosovės dhe tė kombit shqiptar, i vetmi nė Evropė edhe mė tutje pa Liri, mund ta ndihmojnė nėse Kosova dhe kombi nė tėrėsi vihet nė lėvizje, nėse jep shenja tė gjallėrisė. Shikoni, Macini i Madh ka thenė: “Mė shumė i tutem lirisė sė falur se sa robėrisė!” Uroj qė tė vetėdijesohet populli ynė, ta kuptojė realitetin. Shumė herėt e kam thėnė: “SHBA-tė dhe Rusia janė sė bashku nė Hėnė dhe e kanė vėshtirė tė mos jenė sė bashku nė Tokė, e ne jetojmė kėtu, me liri peng nga interesat e Rusisė. Nėse nė protestėn paqėsore pėr Liri tė Lėvizjes Vetėvendosje, tė 30 Qershorit 2007, do tė vėrshojnė fshatrat e qytetet e Kosovės drejtė Prishtinės, si me 1 prill 1981, do tė lėvizin gjėrat mė shpejtė drejtė Lirisė. Nė botėn demokratike populli del nė rrugė, ndodhin edhe skandale, pse nė vendin e tyre mund tė vije mysafir i ftuar nga pushteti, akėcili kryetar i njė vendi mik, por qė konsiderohet i padrejtė pėr ndonjė aspekt tė lirive individuale apo kolektive tė ndonjė kombi. Vetėm popujt me lėkurė tė trashur nga robėria heshtin edhe nė robėri. Njė komb i copėtuar me dhunė, siē ėshtė kombi shqiptar, nuk ka se ēka tė humb nga Lėvizja pėr Liri. Humbin vetėm ushejzat nga soji i tij, qė ia thithin gjakun.

Isha dhe do tė jem me ata qė sakrifikojnė, edhe nėse prapė qoftė edhe Z. Kajdanova do tė mė quaj “armik tė Kosovės”, sikur veproi pas rastit qė UNMIK dhe Qeveria e Kosovės i lanė me gjak shqiptari lirifarkėtues rrugėt e Prishtinės. Vetėm njeriu qė pėrpiqet dhe sakrifikon pėr Lirinė ėshtė njeri i lirė, i denjė pėr tu quajtur Njeri.

Sipas, jush kush ėshtė fajtor pėr arrestimin e liderit tė Lėvizjes Vetėvendosje, z. Albin Kurti?

M.PIRRAKU: Ėshtė Kosova, populli shqiptar nė pėrgjithėsi dhe intelektualėt nė veēanti. Pse durojnė me disiplinė shėrbėtori biblik njė qeveri marionete tė UNMIK-ut me struktura tė korruptuara, i cili, si i tillė, ka kohė qė ėshtė dashur tė ndjekej nga Kosova.

Pse gjithė kjo politik ėshtė duke u bėrė me Albinin. Pse nuk po arrestohen politikanėt qė janė duke i harxhuar paratė e popullit, por Albini. Si mund ta komentoni ju kėtė?

M.PIRRAKU: Ju lutem, Albini sot ėshtė simbol i Lirisė sė Kosovės dhe i ardhmėrisė sė kombit shqiptar, ėshtė njė Ēe Gevar qė sot i pėrket njerėzimit. Edhe Gevara ishte i persekutuar nga tė vetėt dhe ndėrkombėtarėt. Prandaj Albini nuk mund t’ishte i tillė sikur tė mos ishte i tillė, rrezik pėr pushtuesin serb, pėr padronėt modernė tė pushtuesit serb dhe pėr shėrbėtorėt e padronėve tė pushtuesit serb. Nė Albinin kemi vazhduesin e zėrit tė UĒK-sė, luftėn ēlirimtare tė sė cilės historianėt institucionalė tė Kosovės, me urdhėr tė UNMIK-ut e kanė tjetėrsuar si “konflikt me pushtetin” anonim. Dhe, ata qė arrestojnė nuk mund tė arrestohen pa ua marrė pushtetin. Qartė, Albinin si ”armik” tė Kosovės, tė popullit shqiptar dhe tė bashkėsisė demokratike evropiane e kanė denoncuar Qeveria e Kosovės, publicistėt opinga tė klaneve mafioze e tė pareve tė pista, populli qė po heshtė. Tė kujtojmė pėr njė ēast emisionet nergut tė TV-ve tė Prishtinės pas Gjakderdhjes sė Lėvizjes Vetėvendosje. Nė paraqitjet e z. Lama nė emėr tė Qeverisė, nė paraqitjet e z. Maloku nė emėr tė parlamentit (po e shkruaj me germė tė vogėl)! Hajrije Rugova dhe Rrahman Morina, ishin mė tė denjė nė kohėn e Pranverės Shqiptare ’81. Tė mos flasim pėr express redaktorėt e ditės e tė javės. Kėta ishin prokurorėt!?!

Sipas mendimit tim, pavarėsia e Kosovės pėrball ekzistimit historik tė shtetit Shqipėri tė vitit 1913, do tė thotė pėrsėritje e njė skene shtetesh tė modelit Gjermani, Austri. A ekziston rreziku i bjerrjes sė identitetit shqiptar historik dhe tė gdhijmė si kombi mė i ri nė Evropė - “Kombi kosovar”?

M.PIRRAKU: Ka disa ngjashmėri nė pamje tė jashtme. Por nė esencė rrjedhat e sotme janė me pasoja historike pėr njėninė (unitetin) e kombit shqiptar. Njėnia etnike gjermane ėshtė ndarė nė periudhėn parakombėtare, qartė feudale. Lufta pėr prona e pushtet e princave krahinorė ēoi nė formimin e Monarkisė sė Habsburgėve, vėrtet multietnike, kurse bashkimi i krahinave tė tjera gjermanofone nė njė shtet ndodhi nė periudhėn e kombit. Sė kėndejmi dy shtete me dallime esenciale nė trashėgimi kulturore por, nė periudhėn postkombėtare, me njė gjuhė marrėveshore, tė pėrbashkėt, e quajtur “Gjermanishte e lartė”. Ndėrkaq Shqipėria dhe kombi shqiptar janė copėtuar me dhunė ndėrkombėtare, nė kohėn e kombit tė rilindur dhe, siē thashė mė herėt, dhunė ndėrkombėtare ishte shteti Shqipėri i vitit 1913 dhe dhunė mbi dhunė ndėrkombėtare do tė jetė shteti i Kosovės, pa identitet shqiptar. Faktori ndėrkombėtar me mbėshtetje tė monstrumėve shqiptarė po punon pėr tjetėrsimin e identitetit historik e kulturor tė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare jashtė Shqipėrisė londineze. Nėse shqiptarėt e Kosovės dhe tė tjerėt ku do nė botė, shtetin e Kosovės nuk e mendojnė vetėm si njė hap ndėrkombėtar pėr ribashkimin e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar, ngjizja e surrogatit “komb pa(shtetėror) kosovar” ėshtė e paevitueshme aq mė parė se Perėndimi po i pėrkrah hapat idiotik tė kthimit tė idiomes kosovare pėr gjuhė zyrtare “shtetėrore” tė Kosovės. Kujtoje shpėrblimin e Vjenės pėr opingėn “Java”! Tendencat e jashtme tė tilla kanė pėr qėllim spicat edhe copėtimin e shqipes gjithėshqiptare, edhe brenda shteti Shqipėri. Pra, armiqve tė kombit shqiptar u duhen dėshmi tė prekshme se shqiptarėt nuk janė komb historik, se janė fise qė mund tė copėtohen dhe tė mbahen tė robėruar, tė asimilohen.

Duke ju referuar pyetjes paraprake, nėnkupton qė Kosova duhet t’i kėtė simbolet e veta. Mendoni se diēka e keqe po i ndodh kombit shqiptar nė pėrgjithėsi?

M.PIRRAKU: Sa i pėrket fundit tė pyetjes, fola mė herėt. Bashkėsia Ndėrkombėtare, o i gėzuar, nuk ėshtė fajtore kujdestare pėr simbolet e “shtetit” tė Kosovės. Fajtorė janė shqiptarėt, pse nuk sakrifikuan mė shumė nė Luftėn e UĒK-sė, e nisur si luftė pėr ēlirimin dhe bashkimin e Kosovės dhe tė tokave shqiptare nė pėrgjithėsi. Po duam “shtet” tė Kosovės, dhe “shtetėsi kosovare” ndaj “duam” simbole pa identitet shqiptar. Njė gjė dua tė vė nė spikamė: Se Ekipi (i Unitetit) Negociator nuk i kursen paratė nga djersa e popullit, qė nuk i ruan ato pėr nevoja emergjente tė popullit (arsim, shėndetėsi, polici) tregoi edhe hapi i tij pėr zgjedhjen e simboleve tė “shtetit” me konkurs tė shpėrblyer me tri ēmime marramendėse. Pse kjo? Pėr ta trullosur popullin e painformuar. Pse tri ēmime, pėr njė gjė formale?! Kėtu nuk ka vlerėsim tė artit letrar, inkurajim. Pse tė shpėrblehet diktati ndėrkombėtar “ahtisaarian”. Dhe, a nuk ėshtė “shpėrblim” pėr “autorin” e simboleve fakti se do tė futet nė histori si pjesėmarrės nė njė komplot ndėrkombėtar ndaj kombit shqiptar. Me njėzetmijė euro do tė mund tė ngrihej njė ambulantė moderne nė njė fshat tė Malėsisė sė Gallapit, apo tė Shalės, tė shpopullzuara nė rend tė parė pėr mungesė tė institucioneve shėndetėsore. Dhunė pėr dhunė, pse tė mos shkohej, mė tutje nė shtetėsi, me simbolin e TMK-sė dhe stemėn e IPQ-ve, qė kanė njė histori nė fille tė njohjes ndėrkombėtare tė shtetėsisė sė Kosovės?!!

Sipas opinionit tuaj, pra, Kosova nė ēdo aspekt gjendet nė njė qark vicioz. Cila ėshtė shtegdalja e Kosovės nga kjo situatė?

M.PIRRAKU: Ka shumė rrugė e qasje, por hapi mė i ngutshėm ėshtė lirimi i Kosovės nga “klasa” politike dhe qeveria pa aftėsi pėr qeverisje. Faktorin Ndėrkombėtar tė vendosjes do ta kthjellte karshi tė ardhmes sė dinjitetshme tė Kosovės, sikur Parlamenti, Presidenca dhe Qeveria tė jepnin demision tė parevokueshėm. Pra, pėr daljen nga rrethi vicioz mė sė paku duhe premja cezarike e preferuar mė lartė. Por kjo nuk arrihet pa ngritjen e popullit, sė fundi pėrreth opozitės sė vetme demokratike - Lėvizjes Vetėvendosje. Sot ėshtė koha, nesėr bėhet vonė!