PDA

View Full Version : Kanceri i gjoksit te meshkujt ėshtė nė rritje


Zana_ch
31-08-07, 10:07
Kanceri i gjoksit te meshkujt ėshtė nė rritje


-Kanceri i gjoksit te meshkujt po shėnon rritje nė Shtetet e Bashkuara, qė pėrbėn njė lajm tė keq pėr burrat dhe mjekėt e tyre, tė cilėt nuk dinė as se si tė kėrkojnė pėr parandalimin e kėsaj sėmundjeje, bėnė tė ditur sot studiuesit. Megjithėse sėmundja mbetet tepėr e rrallė, pėr kėtė vit parashikohen pikėrisht 1 600 raste, 25 pėr qind mė shumė nė krahasim me 25 vjetėt e fundit dhe kjo shifėr ėshtė shqetėsuese", u shpreh Dr. Sharon Giordano nga Universiteti i Teksasit "M.D Anderson" Qendra e Kancerit nė Hjuston, e cila kryeson kėtė studim. "Nuk mendoj se ndonjė ka zhvilluar kėrkime specifike pėr tė parė nėse kanceri i gjoksit te meshkujt ka pėsuar rritje gjatė kohės, pasi ėshtė shumė i rrallė", deklaroi Giordano nė njė intervistė me telefon. "Unė u shtanga ndėrsa konstatova se ai po pėrparonte, megjithėse nė retrospektivė duhet ta kisha ditur njė fakt tė tillė. Ne vėzhguam njė rritje tė madhe tė kancerit tė gjirit gjithashtu edhe te femrat". Askush nuk e di pėrse, shtoi Giordano, specialiste pėr kancerin e gjirit. Nė tė dyja sekset, kanceri lidhet me hormonin estrogjen, kėshtu qė obeziteti (mbipesha) mund tė pėrbėjė njė faktor. Qelizat dhjamore prodhojnė estrogjen.Kėshtu ndodh edhe me kimikatet nė mjedis apo ndryshimet nė mėnyrėn e jetesės. Giordano thekson se nevojitet njė studim shumė mė i hollėsishėm, por theksoi se "nė mėnyrė tė pabesueshme, pacientėt meshkuj pėr tė cilėt unė kujdesem, nuk kanė qenė tė rėndė nė peshė apo mbipeshė". Edhe nė rastin e rritjes, kanceri i gjoksit te meshkujt pėrfaqėson pikėrisht 0.6 pėr qind tė kancerit tė gjirit dhe mė pak se njė pėr qind tė tė gjithė llojeve tė kancerit malinj te meshkujt, bėn tė ditur ekipi i kryesuar nga Giordano nė artikullin e tij tė publikuar on-line kėtė javė nė gazetėn "Cancer". Ekipi i saj analizoi tė dhėnat e marra tė vėzhgimit dhe epidemologjisė nė Institutin Kombėtar tė Kancerit dhe rezultatet pėrfundimtare kompjuterike nga viti 1973-1998, qė pėrfaqėsojnė rreth 14 pėr qind tė popullsisė amerikane. Ata zbuluan se zhvillimi i kancerit tė gjoksit te meshkujt rritej nga 0.86 pėr qind nė 100 000 burra nė vitin 1973 nė 1.08 pėr tė njėjtin numėr nė vitin 1998