PDA

View Full Version : Vaksina GARDASIL parandalon lezionet prekanceroze tė gradės sė lartė


Zana_ch
31-08-07, 10:21
Vaksina GARDASIL parandalon lezionet prekanceroze tė gradės sė lartė si dhe kancerin cervical jo invaziv tė lidhur me serotipet 16-18 tė HPV

Gardasil njė formė nė studim vaksine ndaj Human Papilloma Virus siguron njė mbrojte 100% nga lezionet prekanceroze cervikale tė lidhura me infektimin nga serotipet 16 dhe 18 tė HPV.
HPV ėshtė sėmundja mė e shpeshtė seksualisht e transmetueshme, ka tė dhėna qė mbėshtesin se afro 70% e personave seksualisht aktivė nė njė periudhė a njė tjetėr gjatė jetės sė tyre infektohen nga ky virus. Ndonėse kaq i pėrhapur shumė prej tė infektuarve madje as nuk e vėnė re infeksionin pasi nuk shfaqin simptoma tė dukshme. Pėrafėrsisht 20 milion amerikanė janė tė infektuar nga HPV. HPV ėshtė identifikuar si shkaku kryesor i zhvillimit tė lezioneve prekanceroze, lezioneve beninje cervikale kondilomave si dhe kancerit cervical. Kanceri cervikal rezulton nė afro 290.000 vdekje ēdo vit. Nė USA 10.700 raste tė reja nė vit diagnostikohen me Ca cervikal pėrgjegjės pėr afro 3700 vdekje nė vit. Egzistojnė mė shumė se 100 serotipe tė HPV e afro 30 prej tyre janė seksualisht tė transmetueshėm, ndėr ta serotipet me risk tė lartė sidomos serotipi 16 dhe 18 bėhen shkak pėr alterime qelizore dhe zhvillimin e kancerit tė cervixit, vaginės dhe vulvės.Nė mė shumtėn e rasteve infeksioni zhduket nga forcat imune tė organizmit brenda 1 viti, por fatkeqėsisht nuk ėshtė e mundur tė parathuhet se nė cilin rast infeksioni do tė dominohet apo ai do tė bėhet piknisje e alterimeve qelizore drejt displazisė dhe neoplazisė cervikale. Meshkujt rrallė kanė shqetėsime apo lezione tė lidhura me virusin i cili mbetet nė stad subklinik. Mendohet se sė rreth 90 % e rasteve me kancer cervical janė tė lidhura me infektimin dhe veprimin e HPV dhe se nė 70% tė rasteve janė serotipet 16 dhe 18 tė HPV nė fillesė tė neoplazisė. Ndėrkohė qė meshkujt dhe femrat zakonisht infektohen nė vitet e para tė aktivitetit tė tyre seksual progredimi drejt neoplazisė cervikale zakonisht kėrkon njė periudhė tė gjatė kohe, rreth 10-20 vjet. Fatkeqėsisht disa lezione mundet tė progredojnė drejt neoplazisė pėr njė periudhė shumė mė tė shkurtėr kohore prej 1 a 2 vitesh. Ėshtė vlerėsuar se pėr afro 1 milion gra tė infektuara rreth 10% e tyre do tė zhvillojnė ndryshime prekanceroze nė qelizat cervikale. Nga kėto rreth 8 % do tė zhvillojnė CiS, dhe njė pėrqindje akoma mė e vogėl kancer invaziv.
Kanceri cervical ėshtė ndoshta njė nga shembujt mė tė qartė se si njė infeksion virusal mund tė ēojė drejt kancerit. Ndarja qelizore rregullohet nga dy proteina tė mėdha njėra e quajtur Rb dhe tjetra p53, kohėt e fundit ėshtė zbuluar se dy gjene tė HPV, e6 dhe e7 prodhojnė proteina tė cilat mund tė ngjiten tek Rb dhe p53 duke bllokuar efektin e tyre nė rregullimin e ndarjes qelizore. Kur kjo ndodh qelizat e infektuara riprodhohen nė mėnyrė tė pakontrolluar. Ndėrsa virusi shėrben thjesht si njė piknisje e proēesit me kohė disa prej grupeve tė qelizave prekura zhvillojnė ndryshime nė strukturėn e tyre gjenetike tė cilat nuk mund tė riparohen. Kur kjo ndodh disa prej qelizave mund tė kthehen nė qeliza kanceroze. Nė stade tė hershme qelizat e infektuara mund tė shfaqin disa ndryshime tė vogla tė madhėsisė sė tyre dhe formės kur egzaminohen mikroskopikisht por citoarkistruktura e tyre ėshtė e shkatėrruar. Kėto ndryshime janė tė identifikuara me displazinė cervikale apo neoplazia cervikale intraepiteliale e ndarė nė gradė tė ndryshme sipas shkallės sė rėndesės. E lėnė e patrajtuar nė disa gra kėto qeliza premalinje do tė zėvendėsojnė qelizat normale dhe CiS do tė zhvillohet.


Studimi:

Kompania farmaceutike Merck ka qenė e pėrkushtuar nė studimin dhe prodhimin e vaksinės pėr njė periudhė shumė tė gjatė. Gardasil u dizenjua tė veprojė nė serotipet me risk tė lartė 16 dhe18 tė HPV tė cilėt duket se ndikojnė nė sė paku 70% tė rasteve tė kancerit cervikal, dhe nė serotipet me risk tė ulėt 6 dhe 11 tė cilėt janė tė lidhur mė shfaqjen e kondilomave florida tė organeve gjenitale. Kėto katėr tipe tė HPV shkaktojnė po ashtu alterime qelizore beninje qė rezultojnė nė pėrgjigje citologjike, pap test anormale.Studimi krahasoi efektet e pėrdorimit tė Gardasil me njė grup kontrolli placebo. Nė studim u pėrfshinė femra tė cilat nuk ishin tė infektuara nga HPV nė momentin e regjistrimit dhe qė nuk u infektuan gjatė periudhės sė kompletimit tė dozave tė vaksinimit si dhe nuk thyen nė mėnyrė sinjifikative protokollin e vendosur pėr ndjekje. Mė tej gratė u ndoqėn pėr njė periudhė follow up prej 3 vitesh. Ky studim ėshtė pjesė e fazės sė tretė tė programit kėrkues pėr Gardasil-in. Studimi nė tėrėsinė e vet gjatė tė tre fazave ka pėrfshirė sė paku 25.000 njerėz nė 33 shtete tė ndryshme. Nė fund tė vitit 2005 Merck pretendon tė marrė Liēensėn nga FDA (food and drug administration). Bėhet fjalė pėr njė studim prospektiv, tė randomizuar realizuar nėn krahasimin me njė grup kontrolli. Nė kėtė fazė tė studimit tė quajtur Future II, morėn pjesė 12.167 gra tė regjistruara nga 90 qendra studimi nė 13 shtete tė ndryshme. Femrat u ndanė nė dy grupe. Njėri grup prej 6.082 femrash iu nėnshtura administrimit tė dozave tė vaksinės Gardasil ndėrsa grupi tjetėr prej 6.075 femrash shėrbeu si grup kontrolli. Femrave nga mosha 16-26 vjeē tė pėrfshira nė studim nė grupin e parė, iu administruan tre doza tė vaksinės Gardasil nė ditėn e parė tė muajit tė 1, 2 dhe tė 6. Studimi vlerėsoi incidencėn e lezioneve prekanceroze CIN 2-3 dhe tė CiS tė lidhura me serotipet 16-18 tė HPV. CIN 2 paraqet njė lezion tė njė grade tė moderuar tė cerviksit. CIN 3 pėrfshin lezionet prekanceroze tė grades sė lartė si dhe CiS (carcinoma jo invasive-in situ) prekursori imediat i kancerit invaziv cervikal. AiS i referohet adenocarcinomės in situ. CIN 3 dhe AiS pėrcaktohen si stad 0 i Ca cervix uteri sipas klasifikimit tė FIGO. Studimi vlerėsoi incidencėn e CIN2/3 dhe AiS nė gratė tė cilat morėn tre doza te Gardasil, tė cilat qėndruan tė lira nga infektimi me HPV pėr 7 muajt e parė tė studimit. Analiza e tė dhėnave filloi filloi 30 ditė pas kompletimit tė administrimit tė tre dozave tė vaksinės deri nė njė periudhė prej 24 muajsh nga kompletimi i dozave tė vaksinės. Nė kėtė grup Gardasil parandaloi nė masėn 100% shfaqjen e lezioneve prekanceroze tė gradės sė lartė dhe kancerit jo invaziv (CiS/AiS) tė lidhura me serotipet 16, 18 tė HPV. Asnjė rast me CIN 2/3 apo AiS nuk u has nė grupin e tė vaksinuarave (n= 5.301), ndėrkohė qė 21 raste me tė tilla rezultate (CIN 2/3-AiS) u hasėn nė grupin placebo (n=5.258). Kėto janė tė dhėnat e para tė rėndėsishme tė cilat tregojėn rėndėsinė e madhe tė vaksinės Gardasil nė parandalimin e shfaqjes sė lezioneve prekanceroze dhe kancerit in situ. Njė analizė e dytė u bė pėr tė vlerėsuar incidencėn e CIN 2/3 dhe AiS nė njė grup mė tė madh grash. Ky analizim filloi 30 ditė pas administrimit tė dozės sė parė tė Gardasil apo placebo, dhe pėrfshiu tė gjitha gratė si nė grupin e parė ashtu si dhe gratė tė cilat mund tė ishin infektuar me HPV serotipi 16-18 gjatė periudhės sė vaksinimit apo gra tė cilat kishin thyer nė mėnyrė sinjifikative protokollin e vendosur. Kėto gra u ndoqėn pėr njė periudhė dy vjecare. Nė kėtė studim rezultoi se Gardasil reduktoi ndjeshėm riskun e shfaqjes sė lezioneve prekanceroze tė gradės sė lartė apo karcinomės in situ nė njė masė prej 97%. Vetėm njė rast me lezion tė gradės sė lartė u vėrejt nė grupin e tė vaksinuarave (n=5736), pėrkundėr 37 rasteve nė grupin e kontrollit (n=5766).
Nė kėtė studim vaksinimi me Gardasil induktoi njė pėrgjigje imune siē dhe u vlerėsua nga titrimi i antitrupave specifik, anti Hpv-6, 11, 16,18. Nivelet e tyre ishin shumė mė tė larta tek gratė qė kishin kompletuar vaksinimin se sa ato tė gjetura tek gratė tė cilat ishin nė grupin e kontrollit, dhe qė kishin patur njė histori pėr infektim nga HPV. Niveli i antitrupave filloi tė ulej pas muajit tė 7 tė vaksinimit ndonėse edhe pas muajit tė 36 ai ishte mė i lartė se tek gratė tė cilat kishin patur njė histori me HPV.
Nuk pati asnjė rast tė shkėputjes nga studimi pėr shkak tė efekteve anėsore tė vaksinės. Efekti anėsor mė i referuar nga gratė nė grupin e parė ishtė diskomforti lokal nė vendin e injektimit tė dozave tė vaksinės i cili gjithsesi nuk ishte i tillė sa tė ēonte nė ndėrprerjen e studimit. Gardasil bėhet kėshtu vaksina e tretė e kompanisė Merck e prodhuar sė fundmi sė bashku me Rotateq pėr rotavirusin e gastroenteritit, si dhe Zostavax njė vaksinė kundėr Herpes Zoster. Edhe kompania tjetėr farmaceutike GlaxoSmithKline do tė nxjerrė nė treg njė vaksinė tė ngjashme nėn emrin Cervarix .

Konkluzioni:

Studimi tregoi se Gardasil siguron njė mbrojtje 100% ndaj lezioneve tė gradės sė lartė prekanceroze si dhe kancerit invaziv tė lidhur me HPV. HPV transmetohet pėrmes kontaktit seksual ndaj studiuesit sugjerojnė qė vaksinimi tė pėrfshijė femrat mes moshės 10–13 vjeē para se ato tė kenė eksperiencat e para seksuale.