PDA

View Full Version : Guret e temthit


Linka_pz
03-09-07, 20:54
Guret e temthit




Nderhyrja kirurgjikale eshte e nevojshme vetem kur dhimbja behet e padurueshme. Trajtimi me i zakonshem i tyre eshte heqja e fshikezes se temthit.


http://www.shendetijuaj.com/foto/2007012113213209_temth_01.jpgCfare jane guret e temthit ?

Formimi i gureve ne temth shkaktohet zakonisht nga nje tepri e madhe e kolesterolit ne lengun e temthit. Kur njeriu, p.sh. gjate nates nuk ushqehet, lengu (vreri) qendron ne qetesi ne temth. Atehere kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gure te ngjashem me guret e vegjel. Guret e temthit (litiaze biliare) jane nje semundje e perhapur ne Shqiperi, ashtu si dhe guret e veshkave. „Lithos“ ne greqisht do te thote gure. Ne France, 40% e popullsise mbi 60 vjec dhe vecanerisht grate vuajne me shume nga kjo semundje. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarise sportive e shtojne kete mundesi. Nga pikepamja anatomike fshikeza e temthit eshte nje organ me gjatesi prej rreth 10 cm i gjate dhe permban rreth 50 ml vrer ne nje ngjyre jeshile. Nga jashte fshikeza e temthit mbulohet nga nje membrane e holle e vendosur poshte melcise, dhe qe quhet peritoneum. Pergjithesisht njihen 3 lloje guresh: kolesterinike (qe perbehen nga kolesteroli); pigmentare (qe perbehen nga polimeret e bilirubines) dhe guret e perzier, qe jane ata te zakonshmit. Sigurisht, shkak eshte se me e kalimin e moshes, rritet perqindja e kolesterolit ne gjak. Jeta behet me sedentare, pra me me pak levizje.

Kur duhet operuar ?

Shumica e gureve te temthit, shpesh te nje dimensioni te vogel, nuk japin asnje shenje apo simptome. Pra eshte e panevojshme ti heqesh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar per ti hequr. Ne fakt keto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione te renda. Guret bllokojne temthin ose kanalet qe e cojne ne zorre, duke sjelle keshtu nje kolike hepatike (dhimbje e forte e melcise, kur guri bllokon daljen e temthit, zakonisht pas nje ushqimi teper te yndyrshem), nje kolecistit te forte (si pasoje e infeksionit te pareteve te fshikezes se temthit), angiokolit (me ethe gjer ne 39° - 40° qe mund te coje dhe ne septicemi, infeksion i pergjithshem ne gjak), apo nje pankreatit (inflamacion te pankreasit).

A jane me efekt ilacet ?

Po, ilacet jane me efekt. Ky lloj trajtimi rekomandohet akoma kur ende nuk mendohet per operacion, vecanerisht tek te moshuarit. Por megjithate gjysma e pacienteve te trajtuar keshtu kane patur perseritje te gureve, madje dhe komplikacione. Per kete aresye ne shumicen e rasteve kirurgjia eshte mjeti me i mire per tu sheruar. Por, ka raste qe ne disa paciente perdoren dhe rrezet lazer.

Ne cfare qendron kjo nderhyrje kirurgjikale ?

Kjo ka te beje me heqjen e gjithe fshikezes se temthit dhe jo vetem te gureve. Ne shumicen e rasteve, operacioni zgjat 3 ore, duke praktikuar laparoskopine: nje kirurg ben 4 prerje per te lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Nderhyrja fillon me nje fryrje te barkut me gaz, qe te ngrihet pareti i barkut ne menyre qe instrumentet brenda te punojne pa veshtiresi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku.

Ky operacion zhvillohet me anestezi lokale apo te pergjitheshme ?

Me laparoskopi apo me hapje klasike te barkut, anestezia eshte gjithnje e pergjitheshme.

Po pas operacionit ?

Pas laparoskopise, qendrimi ne spital zgjat 48-72 ore. Qe te nesermen pacienti mund te haje. Dhimbjet lehtesohen pas 3 ditesh. Ne shpatulla ndihet nje dhimbje e lehte pas futjes se gazit ne bark. Nje jave pas operacionit, pacienti fillon nje veprimtari normale. Por, nje regjim ushqimor eshte i nevojshem ne keto raste. Ne ½ e rasteve, operacioni pasohet me nje lloj diarreje. Perseritja e krijimit te gureve mund te ndodhe ne 1/100 e rasteve.

Vreri eshte nje leng qe fabrikohet nga melcia. Permes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli, etj. Vreri luan rol te rendesishem ne tretjen e yndyrnave ne zorre.

Fshikeza e temthit eshte nje qeske e vogel ne rrugen qe pershkon vreri midis melcise dhe zorres. Ajo depoziton vrerin gjate kohes se qetesise dhe e cliron ate gjate ngrenies.