PDA

View Full Version : Fėmija juaj ka astmė - Kėshilla pėr prindėrit


Zana_ch
09-09-07, 15:38
Te femija juaj ėshtė konstatuar diagnoza astma. Nuk keni dobi qė tė dėshpėroheni. ose ta asgjėsoni sėmundjen. Menēuri ėshtė tė bėni ēdo gjė, pėr ta njohtuar sėmundjen sa mė mirė, me tė cilėn do tė mund mė me sukses ta luftoni. Astma relativisht ėshte sėmundje e fėmijėrisė (10-12% nga popullata e pėrgjithshme e fėmijėve). Prindėrit duhet tė dinė se nuk bėhet fjalė pėr ndonjė sėmundje fatale dhe nėse shėrohet nė mėnyrė adekuate, rezultati ėshtė i mirė. Pėrvoja tregon se shumė prindėr, duke mos dashur ta pranojnė diagnozėn dhe terapinė bashkėkohore tė astmės, drejtohen nė veprime tė ndryshme alternative, tė cilat ndonjėherė edhe mund ta dėmtojnė fėmijėn. Kjo informatė shėndetėsore ka pėr qėllim qė t'i drejtojė prindėrit nė botėkuptimet bashkėkohore pėr natyrėn e sėmundjes dhe terapisė.

Si tė vėrehen simptomet e astmės?

Shpeshherė simptomet e astmės nuk vėrehen as nga prindėrit, e ndonjėherė as edhe nga mjekėt.

-Tipike, astma ėshtė sėmundje e cila manifestohet me sulme “fishkėllima” nė gjoks si dhe frymėmarrje tė vėshtirėsuar. Ndonjėherė ėshtė e pėrcjellė me mavijosje tė buzėve, kraharori ėshtė i mbushur pėrplot me ajėr, e nė stadiumet mė tė pėrparuara, pas disa vitesh bėhet deformimi i kafazit tė kraharorit. Nėse janė prezente sulme tipike tė frymėmarrjes sė vėshtirėsuar, dijagnoza ėshtė e qartė.
-Atipike, astma mund tė manifestohet edhe me simptome mė tė buta, sikurse qė ėshtė kollitja e mėrzitshme gjatė natės si dhe lodhja kronike.
-Ndodh qė fėmija me astmė, mė pėrpara me muaj bile edhe me vite tė jetė nėn diagnozė tė gabuar, mė shpesh si ndezje virusale e mushkėrive tė bardha. Fėmijėt e kėtillė shpeshherė pa nevojė traumatizohen me injeksione ose antibiotikė, tė cilėt praktikisht nuk kanė efekt ndaj sėmundjes, kurse mbajnė rreziqe tė fshehta pėr shėndetin e fėmijės.
-Nė raste mė tė buta, astma manifestohet vetėm me anime tė shpeshta ndaj ftohjeve tė shpeshta, me komplikime tė sinuseve, tė bajames sė tretė etj.
-Nė astmėn duhet tė mėndohet edhe nėse fėmija lodhet shpejtė dhe ka frymėmarrje tė vėshtirėsuar gjatė lodhjes ose nėse ngel prapa me rritjen.
-Ē'duhet tė bėjnė prindėrit?

-Nėse fėmija ka njėrin nga simptomet e lartėpėrmendura, prindėrit duhet tė konsultohen me mjekun, mė sė miri me specialistin pėr sėmundje tė mushkėrive. Mė shpesh, astma manifestohet me sulme tė frymėmarrjes sė vėshtirėsuar me “fishkėllimė” nė gjoks si dhe shqetėsime tė fėmijės. Posaēėrisht ėshtė dramatike sulmi i parė, kur prindėrit frikėsohen dhe me tė drejtė shkojnė menjėherė te mjeku. Sa mė gjatė qė zgjat sulmi, mundėsia ėshtė mė e madhe qė simptomet tė vėshtirėsohen dhe se do tė duhet terapi mė intensive.

-Prindėrit duhet ta vendosin fėmijėn nė pozitė e cila do t'ia lehtėsojė frymėmarrjen, e kjo do tė thotė pozitė e ulur me shpatulla tė ngritura, i mbėshtetur me duart dhe duke kėrkuar ajėr tė pastėrt (tė hapet dritarja).
-Meqėnėse gjatė sulmit tė frymėmarrjes sė forsuar humbet shumė lėng, fėmijės duhet prej fillimit tė sulmit ti jepet lėng, duhet tė pranojė sasi tė mėdha tė lėngut. Mė sė miri ėshtė qė t'i jepet ajo pije tė cilėn e do mė shumė – pėr shembull lėng frutash ose eventualisht ujė mineral jo i gazuar.
-Edhe pse fėmija duket i shqetėsuar, prindėrit nuk duhet ti japin sedative.
-Gjithashtu, gabimisht ėshtė qė ajri tė avullohet me ndihmėn e yndyrėrave eterike ose tretje tė kryposura. Nuk duhet tė jepen antibiotikė. Gabim ėshtė dhėnia e barėrave pėr qetėsim tė kollitjes ose barėrave tė cilat kinse e lehtėsojnė eliminimin e sekretit tė dendur nga bronket.
-Kur njėherė vendoset diagnoza – astma, gjatė sulmit tė ardhshėm duhet menjėherė, qysh nė fillim tė jepen barėra tė cilat ndikojnė nė zgjerimin e bronkeve (barėra bronhodilatatore).

Terapia me barėra te astma?
Terapia me barėra bėhet nė dy drejtime.

-Njėri nėnkupton marrjen e barėrave me qėllim tė ndėrprerjes tė sulmeve tė reja, e tjetri,
-Marrja e bronkodilatatorėve, me qėllim qė tė ndalohet sulmi aktual i astmės.
Sot ekzistojnė qėndrime unifikuese nė raport me vendosjen e diagnozės dhe terapisė, tė nėnshkruara nga Organizata Botėrore Shėndetėsore (GINA udhėzime).

Zgjedhja dhe mėnyra e e pėrdorimit tė antihistaminikėve mė tė rėndėsishėm

-Barėra me pėrdorim tė gjėrė pėr mposhtjen e sulmeve tė astmės janė tė ashtuquajturat beta-barėra adrenergjike.
-Me rėndėsi ėshtė qė kėto barėra tė jepen nė fillim tė sulmit.
-Efekt mė tė shpejtė dhe mė pak toksik kanė nėse jepen pėrmes inhalacionit, edhe pse mund tė jepen pėrmes gojės.
-Gjatė marrjes perorale ndonjėherė shkaktojnė simptome jo tė kėndėshme sikurse ėshtė rrahja e shpejtė e zemrės, shqetėsime, zverdhje, dridhje (lodhje).
-Nėse pėrdoren me anė tė inhalacionit, kėto ndjenja lajmėrohen mė rrallė. Ekziston mundėsia qė fėmija tė jetė i varur nga spreji, sepse ashtu i lehtėsohet frymėmarrja. Duhet tė keni kujdes, sepse me pėrdorimin e tepėruar mundet tė shkaktohet predozimi bile edhe helmimi. Prandaj, pa marrė parasysh efektin, nuk guxon tė lejohen mė tepėr se 4-6 inhalacione gjatė ditės, pėrveē se mjeku nuk dozon nė mėnyrė tjetėr
-Pas aplikimit tė inhalacionit, pas 1-5 minutave fillon lehtėsim i frymemarrjes, kurse doza e cila e ka shkaktuar kėtė efekt ėshtė disa herė mė e vogėl, nė krahasim se kur barna merret nga goja.
-Me rėndėsi tė madhe ėshtė edukimi i mirė i prindėrve si dhe vetė pacientėve, nėse bėhet fjalė pėr fėmijė mė tė mėdhenj. Shumė ėshtė me rėndėsi edhe pėrdorimi i (spejserėve) zgjatėsit tė cilėt mundėsojnė hyrje mė tė lehtė tė ilaēit thellė nė rrugėt e frymėmarrjes.
-Te fėmijėt mbi 6 vjet ilaēet inhaluese pėrdoren nė formė tė sprejit, kurse te mė tė vegjlit pėrdoren aparate speciale tė ashtuquajtura inhalatorė, tė cilėt kanė shpėrndarės tė ilaēit aktiv si dhe odė pėr frymėmarrje.

Astma plani aksionar

-Secili fėmijė me astmė duhet tė ketė plan aksionar tė personalizuar, tė shkruar nga mjeku i cili e udhėheq. Nė plan duhet tė jepen detalisht, tė gjitha informatat tė cilat janė tė nevojshme rreth barėrave tė cilat duhet t'i pranojė fėmija, ato tė cilat i pranon ēdo ditė si dhe nė raste urgjente. Ky plan duhet rregullisht tė revidohet nga ana e mjekut. Kopje nga ky plan duhet tė lihet nė ēerdhe/shkollė ku qėndron fėmija, nė raste tė nevojshme.

Ku tė paraqiteni pėr ndihmė?

1.Pedijatri i juaj
2.Pedijatėr - Pulmoalergolog
3.Klinika pėr Sėmundjen e Fėmijėve - Ambulanta K onsultative Pulmoalergologjike
4.Instituti pėr Sėmundjen e Mushkėrive te Fėmijėt