PDA

View Full Version : Cka ju pelqen apo nuk ju pelqen tek Kushtetuta Shqiptare?


arton bala
19-09-07, 10:42
Kushtetuta eshte zanafillja e vlerave shoqerore. E koncipuar per t´i ofruar teresise shoqerore nje jete paqesore dhe te prosperueshme, ajo permban rregulla mbi marredheniet e popullit tone me fqinjet si dhe tere popujt e Botes, oktrojon norma e principe per secilin nga ne, si dhe detyron shtetin me te gjitha institucionet e tij te permbahet patjeter ne keto rregulla. Rreth principeve te saj sillet e tere puna e shtetit, prej ligjdhenies e deri ne akte te vetme administrative, adresat i se ciles eshte secili nga ne. Nje kontrate e te gjitheve me te gjithe, qe ne menyre anticipuese definon lirite tona dhe kufinjet e tyre, rregullon konflikte paraprakisht dhe influencon ne kete menyre jeten me shume cdo "kanun vleshash" deri sot.

Mirepo, sa dijme ne mbi principet e kesaj kushtetute? Nuk eshte qellim te vleresohet nje kushtetute ne teresi, por cka me duket e vlefshme per diskutim, eshte thjeshte pyetja se sa dijme ne mbi Kushtetuten Shqiptare? Cilat principe i njohim? Cilave prej tyre to do i propozonim ndryshim, dhe cilin? Si dhe tjera mendime, qofshin keto aprovuese apo kritikuese.

Pershendetjet me t´sinqerta, dhe faleminderit paraprakisht per mendimet e juaja.

:wink: