PDA

View Full Version : Ta themi Hapur ! ( Idhtarėt e Librit )


Preshevar
21-09-07, 12:25
Ithtarėt e librit

Kurani i quan tė krishterėt dhe hebrenjtė “Ithtarėt e Librit”, domethėnė ata qė ndjekin njė libėr tė zbritur Hyjnor. Pranė fundit tė epokės sė Mekės gjatė jetės sė Profetit (a.s), Kurani filloi t’i pėrmendė kėta njerėz dhe u dha njė vend tė veēantė. Ata u pėrmendėn pėr herė tė parė nė vargun kuranor: “Mos diskutoni me ithtarėt e librave tė parė, pėrveē se nė njė mėnyrė qė ėshtė mė e mira…” (29:46)


Nė kėtė mėnyrė Kurani filloi lėvizjen mė tė madhe historike gjithėpėrfshirėse tė parė ndonjėherė. Ajo ēka u kėrkoi Kurani ishte qė ata tė pranonin profetin e fundit, sepse Libri i tyre fliste pėr njė profet qė do tė vinte. Kurani filloi tė thellonte nė mėnyrė graduale miqėsinė me tė krishterėt, duke deklaruar se ata janė mė afėr tek muslimanėt, sepse priftėrinjtė dhe murgjit nuk janė mendjemėdhenj dhe se kur dėgjojnė atė qė ka sjellė i Dėrguari, e kuptojnė tė vėrtetėn (5:82-83). Gjithashtu, Kurani i paralajmėron ata pėr disa ndalesa, siē ėshtė tė ndjekurit e atyre qė humbėn rrugėn (5:77), qė besuan trinitetin (4:171) apo qė kundėrshtuan dhe kaluan nė mosbesim (5:68).


Shumė vargje kuranore shpallin se Isai (a.s) u bėri thirrje njerėzve tė besojnė nė njėshmėrinė e Zotit dhe e quajti veten “rob tė Zotit”. Kurani thekson se Merjemja (Maria) ishte pa mėkate, iu pėrkushtua adhurimit tė Zotit dhe se u rrit nėn mbikėqyrjen e profetit Zekerija. Nė Kuran tregohet pėr mrekullitė qė Zoti i dha asaj, lindjen e pazakontė tė Isait (a.s), mrekullitė qė iu dhanė Isait gjatė kohės sė pejgamberllėkut dhe ngritjen e tij nė qiell (3:33-64). Nga tė gjitha fetė, Islami ėshtė i vetmi qė dėshmon se Merjemja ishte e virgjėr dhe qė lindi Isain (a.s) nė mėnyrė tė mrekullueshme. Islami ėshtė mė i ndjeshėm ndaj kėsaj ēėshtjeje se tė krishterėt. Bibla pėrmend nė ungjillin sipas Lukės (kapitujt 2, 4, 5) se Maria ishte e fejuar me njė marangoz tė quajtur Josif, ndėrsa Kurani nuk pėrmend asnjė person tė tillė.


Kurani hedh poshtė besimin e tė krishterėve se Jezusi ėshtė hyjnor dhe biri i Zotit. Fakti qė ai ėshtė dalluar ndėr njerėzit e tjerė apo qė i janė dhėnė shumė mrekulli, nuk do tė thotė se ai ėshtė hyjnor. Njerėzit qė i kanė dhėnė bir Zotit janė shmangur nga rruga e drejtė (2:116). Nė kėtė mėnyrė, Kurani u drejtohet tė krishterėve tė kuptojnė ngatėrrimin e tyre dhe tė korrigjojnė vetveten.


Nė ditėt e para tė Islamit, tė krishterėt dhe muslimanėt kishin marrėdhėnie shumė tė mira me njėri-tjetrin. Pėr shembull, kur persekutimi i besimtarėve tė Mekės u bė i padurueshėm, Profeti (a.s) i lejoi ata qė dėshironin tė largoheshin dhe tė shkonin nė Etiopi (viti 615). Ai u tha se ajo tokė ishte e sigurtė pėr ta, sepse udhėheqesi i saj i krishterė ishte i drejtė. Njė grup prej 15 muslimanėsh, ndėr ta edhe Uthmani me kushėririn e Profetit (a.s), Xhaferin, emigruan atje. Profeti (a.s) i dėrgoi Naxhashit, sundimtarit tė vendit, njė letėr, ku kėrkonte strehim pėr muslimanėt. Pak mė vonė, kurejshėt dėrguan njė delegacion me dhurata ta ēmuara dhe i kėrkonin Naxhashit kthimin e muslimanėve. Naxhashi deshi tė dinte se ēfarė mendonin muslimanėt pėr Jezusin dhe Marien. Xhaferi kėndoi fillimin e Sures Merjem, e cila flet pėr lindjet e profetit Jahja (Gjonit) dhe tė Isait (Jezusit). Perandori vizatoi njė vijė nė tokė dhe tha: “Nė qoftė se ka ndonjė ndryshim mes feve tona, ai ėshtė aq i madh, sa edhe kjo vijė.”

Naxhashi e refuzoi kėrkesėn e kurejshėve.


Nė atė kohė, njė luftė e brendshme shpėrtheu dhe rrezikoi fronin e Naxhashit. Tė gjithė muslimanėt qė mundėn tė luftonin, e pėrkrahėn perandorin. Shumica e tyre mbeti nė Etiopi, derisa Profeti (a.s) i thirri ata nė Medine (viti 7 pas Hixhrit). Naxhashi, me tė birin, i dėrgoi njė letėr Profetit (a.s). Nė tė thuhej se ai kishte pėrqafuar Islamin. Profeti (a.s) i priti njerėzit e Naxhashit me bujari tė madhe. Po atė vit, Naxhashi vdiq dhe Profeti (a.s) drejtoi lutjen gjatė procesit tė varrimit tė tij nė Medine.


Lidhjet midis muslimanėve dhe Perandorisė Bizantine filluan nė mėnyrė paqėsore dhe me njė vullnet tė mirė. Nė vitet e para ta misionit tė Profetit (a.s), ndėrmjet tė krishterėve bizantinė dhe Persisė Sasanide, shpėrtheu njė luftė. Muslimanėt nė Mekė morėn anėn e bizantėve, sepse ata ishin ndjekėsit e Librit. Edhe pse bizantėt pėsuan njė disfatė tė rėndė, Surja er-Rum, e zbritur pak kohė pas disfatės, lajmėroi se bizantėt do tė dilnin fitimtarė brenda pak vitesh. Kjo u realizua pas nėntė vjetėsh, kur bizantėt shpartalluan Perandorinė Sasanide. Nė po tė njėjtėn kohė, bashkėsia e vogėl muslimane nė Medine i mundi kurejshėt nė luftėn e Bedrit.





...Vazhdon --->

Preshevar
21-09-07, 12:28
Nė vitin gjashtė pas Hixhrit, Profeti (a.s) u dėrgoi letra udhėheqėsve fqinjė. Njė letėr iu dėrgua perandorit Herakli tė Romės, nė tė cilėn shkruhej: “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit.


Letėr nga Muhamedi, i Dėrguari i Allahut, pėr Herakliun, Sovrani i Bizantit…
Paqja qoftė mbi atė qė ndjek udhėn e drejtė. Tani pra, unė tė ftoj ty tė nėnshtrohesh nė Islam. Nėnshtrohu nė Islam (si musliman), tė jesh i shpėtuar (nga ndėshkimi i Allahut). Nėnshtroju Allahut nė Islam dhe Allahu do tė tė dhurojė ty shpėrblim tė dyfishtė, por nėse ti nuk e pranon kėtė, ti do tė jesh pėrgjegjės pėr mėkatet e gjithė popullit tė mbretėrisė tėnde: “O ithtarė tė Librave tė parė! (ēifutė dhe tė krishterė): Ejani tek njė fjalė qė ėshtė e drejtė dhe e pėrbashkėt mes nesh dhe jush: qė tė mos adhurojmė askėnd pėrveē Allahut, qė tė mos i vėmė shok Atij nė adhurim dhe qė asnjė prej nesh tė mos marrė tė tjerė pėr zot pėrveē Allahut.” Pastaj, nė qoftė se ata largohen, thuaju: “Dėshmoni pėr ne se jemi muslimanė.’’ (3:64)


Perandoria, nė mėnyrė diplomatike, nuk e pranoi ftesėn. Megjithatė, burime historike tregojnė se perandori e mirėpriti ftesėn duke shėnuar: “Kėto vende ku jemi ne sot, do tė jenė tė tijat nė tė ardhmen e afėrt.”


Ibn Abbasi (r.a) tregon atė qė i kishte thėnė Ebu Sufjani: “Udhėtova gjatė kohės sė paqes sė arritur mes meje dhe tė Dėrguarit tė Allahut (a.s). Kur isha nė Sham, Herakliut i erdhi njė letėr nga Pejgamberi (a.s). E kishte sjellė Dihja el-Kalbi dhe ia kishte dhėnė guvernatorit tė Busras, ky ia pėrcolli Herakliut.”


Herakliu kishte thėnė: “A ka ndonjė njeri nga populli i kėtij njeriu qė pohon tė jetė Pejgamber?”


Njerėzit i qenė pėrgjigjur: “Po”.


“Me disa burra tė tjerė nga kurejshėt, unė u thirra (pėr Ebu Sufjanin) dhe hyra tek Herakliu. Ne u ulėm pėrballė tij. Pastaj ai tha: “Kush prej jush ėshtė mė i afėrti i kėtij njeriu qė pohon tė jetė Pejgamber?”


Unė iu pėrgjigja: “Unė jam mė i afėrti nga tė gjithė ne kėtu.”


Ai mė tha tė ulesha pėrballė tij dhe shokėt e mi pas meje. Pastaj ai thirri pėrkthyesin e tij dhe i tha: “Thuaju atyre (shokėve tė mi) se do ta pyes kėtė (mua, Ebu Sufjanin) pėr atė burrė, qė pohon tė jetė Pejgamber. Kėshtu pra, nėse ai mė gėnjen mua, ata duhet ta kundėrshtojnė atė menjėherė.” ‘Pėr Allah, po tė mos kisha pasur frikė se shokėt e mi do tė mė quanin gėnjeshtar, unė nuk do tė kisha thėnė tė vėrtetėn.”


Herakliu tha: “Cila ėshtė pozita e familjes sė tij (Pejgamberit)?”


Unė i thashė: “Ai i pėrket njė familjeje fisnike.”


Herakliu pyeti: “A ka qenė ndonjė nga paraardhėsit e tij mbret?”


Unė i thashė: “Jo.”


-“A e keni paditur ndonjėherė pėr gėnjeshtar, para se tė thotė ato qė ka thėnė tani, se ėshtė i Dėrguari i Allahut?”


-“Jo.”


-“Atė e ndjekin fisnikėt apo tė varfrit?”


-“Janė tė varfrit ata qė e ndjekin.”


-“A rritet apo pakėsohet numri i atyre qė e besojnė dhe e ndjekin?”


-“Ata po shtohen.”


-“A ka ndonjė qė e braktis fenė e tij (Islamin), pasi e ka pėrqafuar atė, duke mos u kėnaqur me tė?”


-“Jo.”


-“Ju, a e keni luftuar atė?”


-“Po.”


-“Si ka qenė lufta juaj me tė?”


-“Lufta mes nesh dhe atij ka qenė e papėrcaktuar dhe fitorja ėshtė ndarė mes tij dhe mes nesh, me radhė. Ai na shkakton humbje dhe ne i sjellim humbje atij.”


-“A ka tradhtuar ndonjėherė?”


-“Jo, por tani ne jemi larg tij nė kėtė armėpushim dhe nuk e dimė se ē’do tė bėjė ai.”


(Pėr Allah, nuk isha nė gjendje tė shtoj asnjė thėnie kundėr tij, Muhamedit (a.s) pėrveē kėsaj.) Herakliu tha: “A ka pohuar ndokush tjetėr (prej jush) ndonjėherė tė njėjtėn gjė si ai, para tij, qė tė jetė i Dėrguari i Allahut pėr Islamin?”


Unė i thashė: “Jo.”


Pastaj Herakliu tha: “Tė pyeta pėr pozitėn e familjes sė tij dhe ti mė the se ai vjen nga njė familje fisnike. Vėrtet qė tė gjithė tė Dėrguarit vijnė nga familjet mė tė mira tė kombit tė tyre. Pastaj tė pyeta nėse ndonjė prej paraardhėsve tė tij ka qenė mbret dhe ti e mohove. Nga kjo unė mendova se po tė kishte qenė ndonjė nga tė parėt e tij mbret, do tė thosha se ai (Muhamedi a.s) po kėkon tė sundojė mbretėrinė e baballarėve tė tij; tė pyeta pėr ata qė e ndjekin, nėse ata janė paria fisnike apo tė varfrit e popullit. Ti the se ata qė e ndjekin janė vetėm tė varfrit. Nė tė vėrtetė, tė tillė janė ndjekėsit e tė Dėrguarve. Pastaj tė pyeta nėse ju e keni paditur ndonjėherė pėr gėnjeshtar, para se ai tė thoshte atė qė ka thėnė dhe pėrgjigjja jote qe mohuese. Kėsisoj unė u binda dhe e mora si tė vėrtetė se njė njeri qė nuk ka gėnjyer pėr tė tjerėt, kurrė nuk mund tė gėnjejė pėr Allahun. Pastaj tė pyeta nėse ndonjė nga ndjekėsit e tij ka hequr dorė nga Islami, pasi ta kishte pranuar, duke qenė i pakėnaqur me tė dhe ti e mohove. I tillė ėshtė besimi, kėnaqėsia hyn nė zemėr dhe bėhet njė me tė. Tė pyeta nėse ndjekėsit e tij po shtoheshin apo po pakėsoheshin. Ti pohove se ata po shtoheshin, kjo ėshtė rruga e besimit derisa ai bėhet i plotė. Tė pyeta nėse ju keni luftuar me tė dhe ti pohove se ju keni luftuar dhe se ndeshja mes jush dhe atij ishte e papėrcaktuar, se fitorja ndahej mes jush dhe atij, me radhė: ai ju ka sjellė humbje juve dhe ju u keni shkaktuar humbje atyre. E tillė ėshtė gjendja me tė Dėrguarit: ata vihen nė sprova dhe fitorja e fundit ėshtė pėr ta. Pastaj tė pyeta nėse ai ka tradhtuar ndonjėherė ndokėnd, ti pohove se ai kurrė nuk kishte tradhtuar. Tė Dėrguarit kurrė nuk tradhtojnė. Pastaj tė pyeta nėse e kishte thėnė ndokush kėtė fjalė para tij dhe ti e mohove atė. Nga kjo unė mendova, se, nėse dikush e ka thėnė kėtė fjalė para tij, ai ėshtė njė njeri qė pėrsėrit fjalėt e thėna.
Herakliu pastaj mė pyeti: Ēfarė ju urdhėron tė bėni?”


-“Ai na urdhėron tė kryejmė faljen e namazit, tė paguajmė Zekatin, tė mbajmė marrėdhėnie tė mira me tė afėrmit e farefisin, tė jemi tė ēiltėr e tė drejtė.”


-“Nėse gjithēka qė ti ke thėnė ėshtė e vėrtetė, atėherė ai ėshtė me tė vėrtėtė Pejgamber. Unė e dija se ai (ky Pejgamber, Muhamedi a.s) do tė dilte, por unė kurrė nuk kam menduar se ai do tė jetė nga mesi juaj. Do tė doja tė takohesha me tė dhe po tė isha me tė, unė do t’ia laja kėmbėt. Mbretėrimi i tij do tė zgjerohet (padyshim) deri (tek vendet) nėn kėmbėt e mia.”


Pastaj Herakliu kėrkoi letrėn e tė Dėrguarit tė Allahut (a.s). E lexoi atė. (letra e sipėrpėrmendur)






...Vazhdon --->

Preshevar
21-09-07, 12:30
Kur ai pėrfundoi sė lexuari letrėn, u ngritėn zėrat rreth tij dhe u bė shumė zhurmė. Ne u urdhėruam tė dalim jashtė. Kur po dilnim jashtė, u thashė shokėve tė mi: “Ēėshtja e birit tė Ebu Kabshah (domethėnė e Muhamedit a.s).


(Ebu Kabshah nuk ka qenė babai i Pejgamberit, por ajo ishte si tallje e bėrė nga Ebu Sufjani. Nė atė kohė, Ebu Sufjani, kreu i Mekės, ishte nė luftė me tė Dėrguarin e Allahut (a.s) dhe ende nuk ishte bėrė musliman.) Fjalėt e Ibn Abbasit (r.a)



Unė vazhdova tė besoj se i Dėrguari i Allahut (a.s) do tė ishte fitimtar, derisa Allahu mė bėri mua tė pėrqafoj Islamin.


Ez-Zuhri tha: “Herakliu ftoi tė gjithė krerėt e Bizantit duke i grumbulluar ata nė shtėpinė e tij dhe u tha: “O pėrfaqėsues tė Bizantit! A dėshironi tė keni fitore dhe udhėzim tė pėrhershėm dhe qė mbretėria juaj tė mbetet e juaja?”


Menjėherė, pasi dėgjuan kėtė fjalė, ata u dyndėn nga dera si gomarė tė egėr, por i gjetėn tė mbyllura.


Herakliu pastaj u tha: “Sillini prapė tek unė. Unė doja tė provoja forcėn e besnikėrisė suaj ndaj fesė suaj. Tani kam parė tek ju atė qė unė dua.”


Pastaj njerėzit u pėrkulėn tė nėnshtruar para tij dhe u bėnė tė kėnaqur me tė.” (Sahih Al-Bukhari, Hadithi nr. 4553).


Mė vonė, Profeti (a.s) dėrgoi njė lajmėtar tek Gasanidėt, tė cilėt ishin aleatė arabė tė Perandorisė Bizantine. Vrasja e tij ēoi nė Betejėn e Mutahės. 3.000 muslimanėve iu desh tė pėrballeshin me 100.000 ushtarė bizantinė. Bizantėt gozhduan nė kryq guvernatorin e Amanit, sepse ky kishte pranuar Islamin. Kjo vrasje i dėmtoi shumė marrėdhėniet midis muslimanėve dhe tė krishterėve dhe shėnon prishjen e marrėdhėnieve 14 shekullore.


Meqenėse shumica e tė krishterėve kėmbėngulte nė besimin se Jezusi ishte hyjnor, Zoti zbriti: “O ithtarė tė Librave tė Parė! Mos i kaloni kufijtė nė fenė tuaj, as mos thoni pėr Allahun, veēse tė vėrtetėn…” (4:171)

Nė kėtė mėnyrė, ata thirreshin tė pranonin se Jezusi ishte i Dėrguari i Allahut. Vetėm atėherė kur refuzuan ta bėnin njė gjė tė tillė, Kurani shpalli se besimi i tė krishterėve paraqiste mungesė respekti dhe mohim.


Nė vitin nėntė sipas Hixhrit, njė delegacion prej shtatėdhjetė tė krishterėsh nga Naxhrani, shkuan nė Medine pėr tė biseduar nė lidhje me argumentet e Islamit ndaj Krishtėrimit. Profeti (a.s) i mirėpriti me ngrohtėsi dhe i la ata tė kryenin ritualet e tyre nė xhaminė e vendit. Tė krishterėt treguan pėr natyrėn e Jezusit, duke kėmbėngulur se ai ishte hyjnor. Nė kėtė rast zbriti ajeti qė shpalli: “Atėherė, kushdo qė tė kundėrshton ty pėr ēėshtjen e atij (Isait), pas gjithė kėsaj dijeje qė tė ka ardhur ty pėr tė (Isain si rob i Allahut dhe pa asnjė pjesė nė shenjtėri), thuaj (o Muhamed a.s): “Ejani, le tė thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, ne veten tonė dhe ju veten tuaj, pastaj tė falemi dhe tė lutemi (me ēiltėrsi) pėr mallkimin e Allahut mbi gėnjeshtarėt.” (3:61)


Meqenėse kėta tė krishterė iu larguan arsyetimit tė logjikshėm, ky ajet i pėrballi ata me arsyetimin fetar. Ky ajet kuranor i vuri ata nė siklet dhe kėrkuan leje pėr t’u menduar dhe pėr tė diskutuar me njėri-tjetrin. Edhe pse besonin se Profeti ishte ai qė ai thoshte se ishte apo se kishte shumė mundėsi qė ai tė ishte Profet, ata vendosėn tė mos rrezikonin tė mallkoheshin nga njė person i tillė. Ata nuk e pranuan propozimin e tij. Megjithatė, ata ranė dakort qė tė paguanin xhizjen, njė taksė mbi qytetarėt jomuslimanė qė ndodhen brenda shoqėrisė muslimane. Ata vendosėn tė kthehen nė vendin e tyre dhe kėrkuan njė person serioz, tė besueshėm, pėr tė vepruar si njė gjykatės nė ēėshtjet e tyre jofetare. Profeti (a.s) caktoi Ebu Ubejden, tek i cili kishte besim dhe nėnshkroi njė marrėveshje civile, sipas tė cilės betohej nėn garancinė e Allahut dhe tė Profetit tė tij, se pėr sa kohė qė tė krishterėt nuk do ta prishnin paqen, ata nuk do tė sulmoheshin deri nė Ditėn e Gjykimit.


Pavarėsisht se Profeti (a.s) i trajtoi mirė tė krishterėt, qė nga koha e vdekjes sė tij, ky dialog ndėrfetar pėrfundoi. Megjithatė, ftesa e Profetit (a.s), siē jepet nė ajetin (3:64), ėshtė ende e hapur.






Alban Kodra