PDA

View Full Version : Imuniteti i "gjakut te kaltert"!


budo785
30-09-07, 16:37
Imuniteti i "gjakut te kaltert"!

Eshte interesante historia e Elizabeth Bathory,e cila njihet edhe me emrin Kontesha e Gjakut!
Ajo eshte famoze ne librat e historise se zeze,per te lahurat e saja ne vaske me gjakun e vajzave te virgjera,pasi qe mendonte se ne kete menyre do te fitonte privilegjin e te mbeturit gjithnje e re dhe e bukur!
Bathory ishte konteshe hungareze e cila ne moshen 11 vjecare u martua me Gjeneralin Franz Nadasdy,i cili njihet edhe si Heroi i Zi i Hungarise.Meqe Franz rralle ishte ne shtepi,e Elizabeth mbetej me shume vetem, ajo nga merzia e te berit asgje dhe nga predispozitat e saja kriminele,zgjodhi praktiken e te torturuarit ndaj sherbetoreve te saja,te cilat i deshironte te ishin te moshes me te vogel se 15 vjece!.
Ndersa,qendrojne dy versione te ngjarjes vendimtare qe solli idene e te lahurit ne gjak: - i pari eshte qe njera prej sherbetoreve te saj,e lendoi ate kur po i krihte floket dhe Elizabeth e nevrikosur ia theu pasqyren mbi fytyre,ndersa disa pika gjaku nga vajza i rane mbi dore dhe ajo,sikur qe veren se lekura e saj iu duk me e re dhe ate e ndjente me te bute...!.
-versioni i dyte eshte qe kur nje sherbetore theu nje pjate, Elizabeth e preu ate disa here me thike dhe urdheroi sherbetoret e saja te besuara qe ta vrisnin. Me vone, ne mbremje ajo vuri re qe tek vendi ku kishin rene disa pika gjaku, lekura e saj ishte bere me e paste, e bukur dhe dukej me e re. Ky duhej te ishte momenti vendimtar per ngjarjet qe do rrjedhonin me vone. Numri i vajzave te vrara dhe te masakruara thuhet te kete arritur deri ne 650!!!
Do te donim te ishte legjende,qe mos te imagjinojme doren e njeriut qe mundi ta bej kete krim te tmerrshem.
Por poenten e ketij shkrimi desha ta ve tek ironia e kesaj historie:Elizabeth shpetoi,ajo nuk u eksekutua sepse ajo kishte "gjake te kaltert"!Keshtu qe,ajo a u terhoq diku ne periferi e shpetuar,fale prejardhjes se saj aristokrate!
Mentaliteti aristokrat i fisnikerimit,ne fakt,eshte degjenerimi me i madhe qe historikisht i behet te drejtes, e vecanarisht parimit univrzal:" te gjithe te barabarte para ligjit"!,duke e ligjesuar bile shoqerine ne njerez dhe mbinjerez.
Duke e analizuar kete parim djallezor te privilegjes dhe deshira qe ta kuptoj ku praktikohej ky "parim" dhe si,verej normat mesjetare ne teritore te ndryshme;
Me kujtohet Kanuni i Leke Dukagjinit.Lexoj ate siperfaqesisht,qe shpejt te verej edhe aty imunitetin e perjetshem aristokrate,ama ne Kanun cuditerisht,prifterinjte kane "gjakun e kaltert"!

-.Kisha nuk giobitet."
"Kisha s’ká pèng me kend."

§.10. Vehtja e Famullitarit âsht e paprekshme.
"Prifti âsht ndorja e Famullís."
"Prifti s’bjen më gjak."
"Prifti s’çohet në bé."

Por,edhe nese siperfaqesisht e lexojme Kanunin verejme se ky nuk ka permbajtje normative katolike ose rregullat e tij nuk kane burim katolik,por me siguri fisnikerimi i prifterinjve i mveshet me teper mentalitetit aristokrat te shoqerise se atehershme shqiptare,por assesi bindjes krishtere meqe kjo do te ishte thyrje flagrante e "10 urdherave hyjnore"-norma baze religjioze katolike(mos vrit,mos vjedh....), te cilat "urdhera"nuk perjashtojne asnje kategori njerezish nga pergjegjesia penale. Ajo cka mund te verej ne Kanun ne kete aspekt, eshte se shqiptaret nuk ishin "krishtere te perkushtuar",meqe Kanuni i Lekes kryesisht buron nga traditat dhe zakonet aristokrate shqiptare,e jo nga normat themelore krishtere...
Fisnikerimi ishte karakteristik edhe ne civilizimet lindore,ate japoneze me klasen daimyo,samurajve etj.,edhe ne dinastite kineze gjithashtu.
I vetmi perjashtim ne civilizimet mesjetare,sa i perket parimit "te gjithe te barabarte para ligjit" verehet ne legjislacionin islam.Aty madje as kalifi nuk fisnikerohet.Shpesh per deshmimin e ketij parimi merret historia e kalifit te katert islam,Aliut.Duke qene ai kalif ,ne kohen kur pushteti islam kishte depertuar deri ne lindjen e larget,ai humbi nje kontest pronesor para kadiut,meqe nuk kishte deshmi te mjaftueshme se mjeti luftarak qe posedonte kundershtari, ishte ne fakt i tij!
Me revolucionet postfeudale borgjeze,sidomos ate franceze,themelimin e SHBA-ve,fillon lighesisht te zhduket "gjaku i kaltert" ,vecanarisht me normat e barabaresise se qenies njerezore ne Deklaratat dhe normat ligjore te te drejtave te njeriut ...Perjashtime kurioze ka,psh.Ne nje ligjerate, profesoresha e se drejtes kushtetuese, na tregon kuriozitetin se edhe sot,Mreteresha anglese nuk ka pergjegjesi ligjore;ajo edhe nese vret dike nuk do te denohet;na thote se kjo eshte edhe e logjikshme bile!:si mund te jete ndryshe kur te gjitha aktgjykimet fillojne keshtu;"Ne emer te shkelqesise se saj, mretereshes se anglise...",ndonese,shume thjeshte zbulojme se"gjaku i kaltert"i mbretereshes ka burim historik,kur t i referohemi sistemit anglosakson te rregullimit te shtetit te saj!
Megjithate sot,duke iu referuar ligjeve kombetare dhe nderkombetare mund te krenohemi se asnje klase nuk eshte i privilegjuar karshi krimit,mirepo faktikisht shpesh vrasesit,vjedhesit,tradhetaret etj., po i shpetojne ligjit, shume lehte verejme se ata nuk i vret aspak ndergjegja,sikur qe jane te bindur se ne venet a tyre rrjedh "gjaku i kaltert"!

Nga budo!