PDA

View Full Version : Lajme ekonomike.


Era1
08-10-07, 17:35
Ne kete teme mendoj te vendosim cdo te re qe lidhet me ekonomine dhe financat.


Ulet me 30 % gjoba maksimale e tatimeve ndaj biznesit

Ligji i ri pėr procedurat tatimore do tė zbusė edhe vlerėn e gjobės qė njė biznes do tė marrė nė rastet kur ka fshehur pagimin e taksave. Tė dhėna nga Ministria e Financave thanė dje se, nė ligjin e ri janė pėrcaktuar me detaje rastet dhe vlerat e gjobave, nė pėrpjestim me vlerėn e detyrimit tatimor tė papaguar. Specialistė tė kėsaj ministrie thanė se, nė rastet kur inspektorėt e tatimeve do tė gjejnė fshehje tė detyrimit tatimor, subjektet e biznesit do tė gjobiten nė njė vlerė qė pėrafėrsisht tė jetė 30 % mė e ulėt sesa ėshtė parashikuar nė ligjin e tashėm.

Kjo gjė vjen, sipas kėtyre zyrtarėve, pėr shkak se, nė ligjin e ri, tashmė ėshtė pėrcaktuar me afate dhe me detaje se kur do tė paguhet njė taksė dhe masat qė merren nė rast se ajo nuk paguhet. Nė ligjin e ri janė qartėsuar edhe afatet se kur bėhet njė sekuestro, apo afatet se kur administrata e tatimeve mund tė konfiskojė mall apo edhe asete tė biznesit. Duke qenė se ligji i procedurave tatimore ėshtė shumė i detajuar dhe nė fuqi ka hyrė edhe taksa e sheshtė, e cila mundėson njė llogaritje mė tė lehtė tė tatimeve, atėherė ėshtė menduar qė tė ulet vlera e gjobave. Nė ligjin e tashėm, gjobat qė administrata e tatimeve mund t’i vendosė biznesit shkojnė deri nė pesėfishin e vlerės sė detyrimit tatimor tė papaguar. Me detyrim tatimor tė papaguar kuptohet vlera e taksave qė i janė fshehur shtetit me qėllim, tė cilėn e llogarisin inspektorėt e administratės sė tatimeve. Me fjalė tė tjera, ky ėshtė edhe evazioni fiskal nė rastin konkret. Ligji i ri i procedurave tatimore ėshtė njė ligj i pėrgatitur me mbėshtetjen e agjencisė sė qeverisė amerikane USAID dhe qė ėshtė pėrpjekur tė marrė praktikat mė tė mira tė vendeve tė BE-sė. Nė kėtė ligj, duket se zyrtarėt e administratės sė tatimeve do tė kenė njė pushtet mė tė rritur, por megjithatė procedurat janė mjaft tė qarta dhe tė detajuara, gjė qė e ngushton hapėsirėn e spekulimeve prej tatimorėve. Zbutja e vlerės sė gjobave tė parashikuara nė ligjin tatimor pėr bizneset qė kapen me evazion fiskal, nėse do tė marrė fuqi ligjore, ėshtė njė masė qė do tė pritet mirė nga biznesi. Biznesi, ligjin nė fuqi e kundėrshtoi me forcė, pasi e mendonte si njė ligj, i cili mund tė ēonte nė falimentim shumė biznese, pėr shkak se ai kėrkonte qė gjobat, nė njė pjesė prej 25 % tė vlerės sė tyre duhet tė paguheshin paraprakisht. E vėrteta ėshtė se tashmė, tre muaj pasi ligji ėshtė nė fuqi, asnjė biznes nuk e ka ndjerė veten tė kėrcėnuar nga ky ligj.


Gazeta Tema