PDA

View Full Version : Pėrgjumja e frikshme e brezit tė ri


Linka_pz
10-10-07, 19:23
Pėrgjumja e frikshme e brezit tė ri


Mustafa Nano

Nė njė shkrim mbi ngrohjen (nė fakt, nxehjen e mbinxehjen) globale, tė publikuar nė tė pėrditshmen italiane "Corriere della sera", Giovanni Sartori u binte borive tė alarmit, duke e konsideruar kėtė argument si njė ēėshtje, lidhur me tė cilėn lipset njė konsensus transversal e njė reagim imediat ndėrqeveritar, ndėrshtetėror, politik e kulturor. "Duhet tė shpėtojmė planetin, e tok me tė, dhe njerėzimin", lėshon Sartori klithmėn e alarmit, e nė kėtė mes zė e pėrqesh dhe pėrbuz tė gjitha kauzat e tjera, qė kėrkojnė tė sublimojnė kot mė kot vetveten nė kėtė situatė, ku e vetmja pėrparėsi e madhe ėshtė e duhet tė jetė ekologjike (ambientale). Diku ai shprehet tejet i bezdisur edhe prej tė ashtuquajturve "popolo di Seattle" (prej kohėsh, kjo ėshtė njė nofkė pėr protestuesit kundėr globalizimit), tė cilėt - sipas tij - duhet tė heqin dorė nga propagandimi i budallallėqeve kundėr kapitalizmit e kundėr vetė globalizmit. Dhe ka tė drejtė.

Por nuk ishte kjo ajo qė mė tėrhoqi mė sė shumti vėmendjen. Ishte diēka tjetėr, tė cilėn Sartori e konsideron si lajmin mė dėshpėrues: mė indiferentėt ndaj kėsaj ēėshtjeje janė tė rinjtė, gjė qė ėshtė vėnė re edhe te fakti, qė dokumentari i Al Gore-it me titull "An Inconvenient truth" (Njė e vėrtetė vrastare, do ta pėrktheja unė me njė shqipe tė shpenguar) ėshtė ndjekur nga njerėz qė janė mbi tė dyzetat. Njerėzit nėn tė dyzetat as qė janė dukur nėpėr sallat e kinemasė. Dhe nuk ėshtė vetėm kjo shenja e indiferencės sė tė rinjve. Kėta tė fundit janė indiferentė edhe lidhur me ēėshtje tė tjera mė pak tė rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė nė pėrgjithėsi me politikėn e me vendimmarrjen.

Kjo dukuri vėrehet me njė qartėsi rrėqethėse nė Shqipėri (kjo ėshtė arsyeja, qė shikimi m‘u ndal posaēėrisht nė kėtė pasazh tė shkrimit tė Sartorit), ku brezi i ri ėshtė i dhėnė tėrėsisht pas egoizmit, individualizmit, qejfeve qė burojnė prej njė jete tė harxhuar nė mes tė tė mirave materiale nė njė botė konsumistike; ose prej apatisė sė frikshme, dhe nė kėtė mes fjala ėshtė pėr shumicėn e shqiptarėve tė rinj, tė cilėt nuk kanė asnjė mundėsi tė bėjnė njė jetė ku mondane e ku tė lėshuar nėpėr pub-e e disko, ose tė bėjnė pushime nėpėr hotele luksi e nėpėr qendra tė lakmueshme turistike. Shumica e tė rinjve pra u gėzohen lokaleve e bar-eve tė ish-Bllokut, tė cilat mbrėmjeve janė tė mbushura dingas.

Tė kuptohemi, mėkati nuk qėndron kėtu, pasi janė po kėta qė gjatė sezonit shkollor mbushin universitetet. Mėkati qėndron nė faktin, qė ata, kudo qofshin, nė punė, nė shkolla, nė bar-e ose nė plazhe, nuk dinė tė jetojnė me shqetėsime komunitare dhe nuk e ēojnė nėpėr mend ushtrimin e pėrgjegjėsive qytetare e civile. Nė kėtė pikė nuk ėshtė ēėshtja t‘i shohėsh ata tė dalin nė protesta kundėr qeverisė. Jo! Ēėshtja ėshtė t‘i shohėsh ata tė pėrfshirė e tė merakosur mbi mbarėvajtjen e vendit e tė kombit, ēėshtja ėshtė t‘i shohėsh tė interesuar pėr politikėn e pėr politikat, ēėshtja ėshtė t‘i shohėsh teksa vrasin mendjen e teksa marrin pėrgjegjėsi. Dhe pėrgjegjėsia nuk merret thjesht duke u anėtarėsuar nė mėnyrė pasive nė njė parti, por duke kuptuar se nėse ky vend ėshtė kėshtu si ėshtė, ėshtė edhe prej tyre. Madje, nė radhė tė parė, ėshtė prej tyre.

Rrallė mė ka qėlluar tė bisedoj me tė rinj e me tė reja mbi tema "tė sofistikuara", qė kanė tė bėjnė me fatet e vendit tonė e me fatet e botės sė madhe, si fjala vjen mbi gjendjen e mbi ecurinė e demokracisė shqiptare, mbi realitetin politik nė Shqipėri, mbi tė majtėn e mbi tė djathtėn, mbi qėndrimin ndaj vlerave lokale apo universale (fjala vjen, familja, feja, kombi, toleranca, liria, ligji, kushtetuta etj.), mbi prapambetjen tradicionale e "tė rinovueshme" tė shqiptarėve etj., etj. Rrallė kam marrė vesh qė tė ketė mes tyre njė debat, i cili tė ngrihet mbi qėndrimin ndaj kėtyre temave. Pėrkundrazi, ndarja mes tyre ka lidhje mė sė shumti me qėndrimin ndaj Berishės, Nanos, Ramės, Metės, tė cilėt nė tė vėrtetė, edhe kur tentojmė t‘i shohim si dukuri politike ose kulturore, na rezultojnė ca enė tė boshatisura prej ideve e prej vizioneve. Dhe kėshtu, debati katandiset tė jetė njė kacafytje emocionale.

Por kėta janė tė paktit. Dhe mė pak tė gdhendurit, sigurisht. Pjesa tjetėr, ajo qė pėrbėn shumicėn dėrrmuese tė brezit tė ri, nuk do t‘ia dijė as pėr emra, as pėr ēėshtje, as pėr shqetėsime tė politikės. Sillen sikur dikush t‘i ketė hedhur nė kėtė botė, ku janė, dhe as qė e vrasin trurin se kėtu ka njė pushtet e njė qeveri, e cila ėshtė zgjedhur me votat e tyre dhe e cila duhet tė bėjė gjėra pėr ta, as qė e vrasin trurin, kur shohin qė nė Shqipėri nė vend tė ligjit vepron Maliqi, kur shohin arrogancėn e papėrgjegjshmėrinė e politikanėve, kur shohin zhvatjen e gjėsė publike, kur shohin policin, doktorin, mjekun, pedagogun, tagrambledhėsin, tė abuzojnė me postin e me detyrėn, kur shohin qė nuk kanė ujė e drita, kur shohin qė politika shqiptare, nė vend tė merret me shqetėsimet reale tė vendit, merret me sherret mes vedit, kur shohin qė politikanėt tradhtojnė si pa gjė tė keq premtimet, kauzėn, votėn dhe interesat e zgjedhėsve, e kėshtu me radhė.

A mos vallė janė fajtorė ata nė kėtė (e pėr kėtė) situatė? Nuk besoj. Edhe Sartori nuk i bėnte fajtorė. Thjesht vizatonte e denonconte njė sėmundje, e cila duhet kuruar e shėruar. Nė Shqipėri, kura afėrmendsh duhet tė jetė e ndryshme, pasi edhe dukuria ka shkaqe tė tjera, tė ndryshme nga ato tė vėna re nė vendet me demokraci tė konsoliduar. Nė themel tė indiferencės sė tė rinjve shqiptarė qėndron edukimi i munguar civil e civik nė bankat e shkollės, nė familje, nė kongregacionet fetare etj. Edhe mjedisi i komunikimit publik, i cili nė kohėt e sotme, pėr shkak tė zhvillimit tė hatashėm mass-media-tik, ka njė ndikim visheral mbi mendjen e mbi mendėsitė e njerėzve, lė shumė pėr tė dėshiruar. Mass-media shqiptare, edhe kur rreket tė stisė mėnyra pėr t‘u bėrė atraktive pėr tė rinjtė e tė rejat, nuk arrin t‘u japė gjė tjetėr, veēse lajme rozė mbi vilėn e x-it a tė y-it tė ndėrtuar nė periferi tė Tiranės, mbi tė dashurit ose tė dashurat e kėngėtarėve VIP-a, mbi qasjet e tyre vanitoze e materialiste nė jetėn e pėrditshme, mbi thashetheme tė nxjerra nga foto paparacėsh tė shkrepura nėpėr pishina e nėpėr hotele buzė detit.

Dhe kėto lajme nuk ėshtė se jepen nga ndonjė tabloid, gjė qė do tė ishte e natyrshme e do tė kishte kuptim; jo, kėto lajme jepen nga shtypi tėrėsisht i tabloidizuar shqiptar, jepen nga gazeta, tė cilat nga njėra anė mėtojnė tė jenė simotrat shqiptare tė "New York Times"-it e tė "Washington Post"-it e, nga ana tjetėr, njoftojnė nė faqe tė parė se Sinan Hoxha do tė shkojė nė pushime me dy femra.

A mund tė bėjnė kėto gazeta edukimin civil e civik tė shqiptarėve?
A mund tė pritet qė lexuesit e rinj tė kėtyre gazetave tė jenė nesėr qytetarėt e pėrgjegjshėm tė kėtij vendi?