PDA

View Full Version : Blerja mė e madhe nė historinė bankare


Dilaver
11-10-07, 22:10
Konzorciumi evropian i udhėhequr nga Royal Bank of Scotland shpalli tė mėrkurėn fitoren nė betejėn pėr blerjen e grupit bankar holandez ABN Amro. Kjo paraqet blerjen mė tė madhe nė histori nė sistemin bankar. Oferta nga konzorciumi, qė pos Royal Bank of Scotland, ka nė pėrbėrje edhe grupin belgo-holandez Fortis dhe atė spanjoll Banco Santander, e kanė vlerėsuar ABN Amron rreth 100 miliardė dollarė (71 miliardė euro). Konzorciumi njoftoi se rreth 86 pėr qind tė aksionarėve tė grupit holandez e kanė pranuar ofertėn e tyre. Pjesa tjetėr e aksionarėve, prej 14 pėr qind sipas konzorciumit, kanė edhe njė shans qė tė pranojnė ofertėn e tyre deri nė fund tė tetorit. Konzorciumi kėrkon mbėshtetjen e 95 pėr qind tė aksionarėve qė tė detyrojė pjesėn minoritare tė aksionarėve tė pranojnė ofertėn. Royal Bank of Scotland dhe partnerėt e tij kanė arritur tė fitojnė nė betejėn pėr ABN Amro pas largimit tė rivalėve tė tyre, bankės britanike Barclays, qė kishe hedhur njė ofertė prej 63 miliardė dollarėsh.
Menaxhmenti i grupit holandez fillimisht kishte pranuar ofertėn e Barclays, por mė vonė e kishte tėrhequr mbėshtetjen sepse konzorciumi i udhėhequr nga RBS kishte dhėnė mė shumė para. Blerja e ABN Amro nga konzorciumi fitues tejkalon dukshėm blerjen e mėparshme tė njė banke. Kėtė rekord mė parė e mbante grupi amerikan Travelers qė kishte blerė CitiCorp. pėr 72.56 miliardė dollarė mė 1998.