PDA

View Full Version : Liria ime fillon aty ku mbaron liria e jote dhe mbaron aty ku...

legenda
21-10-07, 14:34
.... liria ime fillon aty ku mbaron liria e jote dhe mbaron aty ku fillon liria e tjetrit.

(...marr nga postimi i ATEIST)

- athua valle ,,,respektojme lirite e njeri-tjetrit...,
-ku jane ata kufinje,
-si te definojme kete cope hapsire te lirise???...

-------------------------------------------------------------------------------------------------

....sot me dukej nje dite e zbrazet,si te dielat me qe dine te jene,mbreme kisha pi pak vere ...e koka sot me rendonte,sikur me mungonte kreativiteti,dhe dita sot sikur me zvarritej...

e hapa forumin,te lexoj pak,...e hasa kete thenie,qe me shtyri te mendoj...sa kuptimplote.....sa e thelle,pa DIMENZIONE....

...shpesh here vetes i japim liri,,,duke apstrehuar kufinjet,dhe ndoshta duke cenuar lirite e tjetrit,....fat i mire qe nuk e dime kur gabojme,...

...por si te definohet kjo dhome ne hapsire,ne intelektin tone,...shume pikepyetje mu sollen ne kete cast ne koke...
pse mos ta hapim nje DEBAT,...

....per momentin me dukej se isha ulur ne nje SKAJ,ne SKAJIN e SKAJEVE te botes,....
...kisha ik aq larg sa qe nuk doja askujte te ia cenoja kufinjet e lirise ...
....me dukej se isha bere teper sensibel,,,dhe me nje ultimatum ne egon time sikur doja te theksoja ;

-NON TANGERE CIRKULOS MEOS!!!!!....

....mos mi prekni rrathet (kufinjet...),,,,se.....hmmmm...nejse.

Legenda;

tani vazhdoni JU!!!
----------------------

ATEIST
21-10-07, 14:43
Megjithese Thenja Eshte Marre Nga Postimi Im Ne Fakt Nuk Mundem Kurrsesi Te Deklaroj Autoresine E Saj.

Eshte Nje Thenje E Fuqishme Qe Per Mendimin Tim Ja Vlen Te Diskutohet. Gjithkush E Gjen Veten Ne Te. Vete Thenja Le Hapesire Per Kedo. Ajo Konceptohet Si Nje Mori Hapesirash Qe Jane Ngjitur Me Njera Tjetren Por Qe Nuk Mbivendosen Mbi Njera Tjetren. Keto Hapesira Lirie Jane Lirite E Kujtdo, Liri Qe Nuk Zihen Nga Lirite E Tjetrit Dhe Nuk Zene Lirine E Tjetrit. Eshte Shume Utopike Dhe Njekohesisht Shume Jetesore.

Faleminderit Legenda Per Hapjen E Nje Teme Te Tille

4peace
21-10-07, 15:00
.... liria ime fillon aty ku mbaron liria e jote dhe mbaron aty ku fillon liria e tjetrit.

(...marr nga postimi i ATEIST)

-------------------------------------------------------------------------------------------------

Thėnie shumė e "mrekullueshme" egoiste. Quhet egocentrizėm.

"Liria ime fillon (mu) aty ku fillon liria jote dhe mbaron aty ku mbaron e jotja".

Posa e thash unė dhe shkova ta pij kafenė e mbasditės.

Na bėftė mirė!

***

ATEIST
21-10-07, 15:27

TE BEFTE MIRE.

NESE ESHTE E DREJTA IME TE ULEM NE KETE KARRIKE DHE E DREJTA JOTE NJEKOHESISHT KUJT I TAKON?? ME TE FORTIT ME ATE QE THE MBIVENDOSE LIRINE E SECILIT. MENDOJE DHE PAK DHE DO SHOHESH DHE VETE SE DICKA CALON

4peace
21-10-07, 16:08

Ky "ēalimi" qėndron tek kompleksi, si ai i superioritetit ashtu dhe i inferioritetit.

Ndryshe quhet "drejtėsi" e tė fortit. Shqip pėrkthehet: padrejtėsi!

S'ka nevojė pė tė menduar gjatė.

***

GURI SYLAJ
21-10-07, 16:15
Liria ime qendron brenda kufijve te vlersimit dhe rrespektit qe kam une per te......

ATEIST
21-10-07, 16:53
Liria ime qendron brenda kufijve te vlersimit dhe rrespektit qe kam une per te......

dakort me ty guri. liria mund te konceptohet ne shume menyra. e rendesishme eshte qe liria ime mos te behet roberi per te tjeret, si edhe mos te cenoje lirine e te tjereve. idea dhe mendimi im eshte ky.

egi
21-10-07, 17:01
Megjithese Thenja Eshte Marre Nga Postimi Im Ne Fakt Nuk Mundem Kurrsesi Te Deklaroj Autoresine E Saj.

Eshte Nje Thenje E Fuqishme Qe Per Mendimin Tim Ja Vlen Te Diskutohet. Gjithkush E Gjen Veten Ne Te. Vete Thenja Le Hapesire Per Kedo. Ajo Konceptohet Si Nje Mori Hapesirash Qe Jane Ngjitur Me Njera Tjetren Por Qe Nuk Mbivendosen Mbi Njera Tjetren. Keto Hapesira Lirie Jane Lirite E Kujtdo, Liri Qe Nuk Zihen Nga Lirite E Tjetrit Dhe Nuk Zene Lirine E Tjetrit. Eshte Shume Utopike Dhe Njekohesisht Shume Jetesore.

gjithkushi eshte pra egoist....
me te vertet nje theni e till i prish iluzjonet e harmonis...

panta_rhei
21-10-07, 17:10
TE BEFTE MIRE.

NESE ESHTE E DREJTA IME TE ULEM NE KETE KARRIKE DHE E DREJTA JOTE NJEKOHESISHT KUJT I TAKON?? ME TE FORTIT ME ATE QE THE MBIVENDOSE LIRINE E SECILIT. MENDOJE DHE PAK DHE DO SHOHESH DHE VETE SE DICKA CALON

Pėrshėndetje,

Nėse: "Mos harro kurrė se Ti pėr Tjetrin je Tjetri", ...atėherė, pėrafėrsisht:biggrin: (figurativisht)po i bie qė karriga duhet tė ndahet (pėrgjysmė nė kėtė rast).
Ose:
"Jeta (nė kuptimin tė mirėfilltė tė saj) ėshtė kompromis".

Unė, megjithatė nuk pajtohem (tė paktėn plotėsisht) me thėnien nga titulli i temės, (mė tepėr nga inati), pėrshkak se pikėrisht "debati" pėr vendndodhjen e kėtyre kufinjve (ku fillon liria e njėrit dhe ku mbaron e tjetrit, ose ku do tė duhej) ka qenė edhe kryeshkaku i vetėshkatėrrimit (gati) tė qenjes njerėzorė gjatė gjithė historise (dhe parahistorise) sė egzistencės se saj. E ky vetėshkatėrrim nė ditėt e sotme (moderne) ka marrė (paradoksalisht) formėn mė tė egėr, pikėrisht pėrshkak tė debatit se ku ndodhen kufinjt e lirisė sė tjetrit.

Personalisht i besoj dhe i pėrmbahem shprehjes:
"LIRI DO TĖ THOTĖ DOMOSDOSHMĖRI" (domosdoshmėri, edhe nė kuptimin e tė qenit i detyruar, edhe nė kuptimin e nevojės urgjente ku ėshtė e pamundur tė ketė funksionalitet tė pėrhershėm pa tė - lirinė)!

Paradox_13
22-10-07, 15:19
.... liria ime fillon aty ku mbaron liria e jote dhe mbaron aty ku fillon liria e tjetrit.

(...marr nga postimi i ATEIST)

- athua valle ,,,respektojme lirite e njeri-tjetrit...,
-ku jane ata kufinje,
-si te definojme kete cope hapsire te lirise???...

-------------------------------------------------------------------------------------------------

tani vazhdoni JU!!!
----------------------

Shikimi i tjetrit shpesh na e vjedhe boten tone,na trajoton mbrenda botes se gjesendeve,dhe si nje gjesend duke na rrembyer ate qe eshte kryesore ne ne-lirin...dhe ngase ne kete refuzojm,maredhenjet midis ne dhe tjetrit medoemos dhe prore do te kthehen ne mardhenie konflikti dhe armiqesie.
Konflikti eshte domethenja e pare dhe fillestare e qenies-per-tjetrin.
Sipas Satrit kjo dukuri munde te verehet edhe ne maredheniet dashnore ku ai thote..;
''Une dashuroj tjetrin dhe kerkoj nga ai qe te me dashuroj ashtu siq une e dashuroj ate'',..
Nga kjo nenkuptojm se po rrembejm lirin e tjetrit,apo liria e jon filloan aty ku mbaron liria per tjetrin.duke mos harruar se edhe tjetri nje dite do ta doje lirin....!!

legenda
22-10-07, 15:47
.....nese dikush cenon dinjitetin e X-personit,,,
atehere aty ka perfundu liria e TIJ,,,
e mu aty fillon liria e X-personit,....respektivisht akcioni....

ATEIST
09-11-07, 06:43
Liria eshte gjithmone e paperkufizuar. Keshtu qe cdo aforizem eshte nje perafrim me te vertetat dhe mangesite e tij. Megjithate une i qendroj thenjes pasi e drejta ime per te patur hapesiren time te lirise ekziston por kjo sdo te thote se une duhet te marr edhe nga hapesira e tjetrit. pasi edhe ai/ajo ka te drejte te kete hapesairen e vete. mbivendosja i hap rruge ligjit te te fortit. ai qe eshte me i forte dhunon hapesiren e tjetrit. Mendoj se shprehja duhet pare ne kete kendveshtrim ( pa marre persiper te quaj kendveshtrimin tim si me te mirin).

arton bala
09-11-07, 14:30
"Liria ime mbaron aty ku fillon ajo e tjetrit."

Thenie vertete e qelluar. Mirepo si te mbushet kjo thenie me jete? Mendoj qe se pari duhet te definohet liria. Liria eshte e drejta e secilit per te bere apo mosbere cdo gje, qe nuk i prek te drejtat e tjereve. Pastaj duhet te hartohet nje katalog, i cili vecmas dhe ne menyre anticipuese deklaron e definon te drejtat (e tjereve, pra te secilit). Katalogu hartohet nga nje instance neutrale dhe simbas parimeve qe vlejne per te gjithe, pra edhe per vet instancen.

Mirepo duhet ditur se eshte e pamundur te definohen te gjitha te drejtat ne menyre anticipuese, keshtu qe katalogu i te drejtave nuk eshte kurre i persosor/komplet, dhe nuk pasqyron drejtesine objektive, por duhet te shihet (vetem) si nje tentim per te iu afruar drejtesise, dhe i cili sofistikohet ne vazhdimesi.

Preshevar
09-11-07, 14:56
Liria ime eshte e vleshme vetėm nėse e pranoj atė te tjereve. Liria e kundėrshtareve tan, a mos eshte edhe e jona ?