PDA

View Full Version : Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi


Psikologu
23-10-07, 05:14
Historia e kufirit veri-perendimor me Malin e Zi

Dr. Romeo Gurakuqi

Rreth qėndrimit tė Mbretėrisė sė Malit tė Zi ndaj ēėshtjes sė pėrcaktimit tė kufirit veriperėndimor tė Shqipėrisė nė Konferencen e Ambasadorėve nė Londėr (Dhjetor 1912-Maj 1913)

Materiali i mėposhtėm pretendon tė japė njė pasqyrė pėrgjithsisht tė detajuar tė qėndrimit tė shtetit malazez ndaj ēėshtjes shqiptare nė muajt e zhvillimit tė njė prej konferencave ndėrkombėtare mė tė rėndėsishme pėr pėrcaktimin e tėrėsisė sė shtetit shqiptar, gjegjėsisht gjatė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr. Ky moment historik pėrkon me fazėn e dytė tė copėtimit tė kufirit veriperendimor shqiptar nė veēanti (dhe tė trojeve shqiptare nė pėrgjithėsi), ose e thėnė ndryshe me fazėn e dytė tė krijimit tė bashkėsisė sė sotme shqiptare nė Mal tė Zi, e cila megjithatė ka vazhduar tė ruajė lidhjet e gjithanshme historike me truallin mėmė nga ėshtė shkėputur. Trajtesa jonė ka veēorinė se mbėshtetet vetėm nė burimet arkivore britanike, gjegjėsisht tė Arkivit Shtetėror tė Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė Bashkuar (Public Record Office), dhe ka mangėsinė e mosnjohjes sė burimeve arkivore malazeze. Duhet tė theksohet se shtjellimi im nuk synon tė japė tė gjitha zhvillimet e planit diplomatik nė Konferencen e Ambasadorėve, por vetėm do tė pėrqendrohet nė shqyrtimin dhe evidentimin e qėndrimit malazez.

Pėr tė penguar qė zhvillimet anėsore tė Luftės Ballkanike tė mos ēonin nė prishjen e paqes dhe ekuilibrave tė paracaktuara nė Europė, Fuqitė e Mėdha nxituan dhe mblodhėn mė 17 dhjetor 1912 nė kryeqytetin e Anglisė, Londėr, Konferencėn e Ambasadorėve. Nė fakt, qė nga nėntori 1912, Fuqitė kishin pranuar propozimin austro-italian pėr krijimin e Shqipėrisė si principatė autonome. Problemi qėndronte se brenda cilėve kufij do tė krijohej kjo njėsi e re shtetėrore ballkanike. Problemi u shqyrtua qė nė mbledhjet e para tė Konferencės. Diskutimi i kufijve tė brėndshėm, veēanėrisht atyre veriorė dhe verilindorė, u shoqėrua me njė kontrast tė thellė pikpamjesh dhe interesash nė mes Austro-Hungarisė nga njėra anė dhe Serbisė dhe Malit tė Zi nga ana tjetėr, tė pėrkrahura nė njė masė pothuajse tė plotė nga ana e Rusisė dhe Francės. Kufiri i propozuar nga Austro-Hungaria, ndonėse nuk pėrfshinte tė gjitha trevat e banuara nga shqiptarėt, mund t'i jepte shtetit tė ri shqiptar njė shans tė arsyeshėm pėr arritjen e qėndrueshmėrisė dhe pėrparimit. Pėrndryshe, kufiri qė u vendos nga kjo konferencė, nėn presionin e vazhdueshėm tė rusėve, francezėve dhe aleatėve ballkanikė dhe para nevojės sė mbrojtjes me ēdo ēmim tė "koncertit europian", ishte njė shfaqje e qartė e dhunimit tė ēdo konsiderate etnike, historike, ekonomike dhe gjeografike.

Psikologu
23-10-07, 05:15
Po cili ishte qėndrimi i Malit tė Zi, si nė planin diplomatik ashtu edhe nė atė ushtarak?

Pėrfaqėsues tė qeverisė sė Malit tė Zi nė Londėr, fillimisht si delegatė tė Konferencės sė Paqės, por njėkohsisht edhe si ndjekės tė zhvillimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve, kanė qenė diplomati i karrieres Llazar Miushkoviq, Konti Luigj Voinoviq (nėnshtetas austriak nga Raguza), dhe Jovan Popoviq (ministėr nė Kostandinopojė). Edith Durham duke analizuar pėrbėrjen e delegacionit pat arritur nė konkluzionin se pėrbėrja e tij ėshtė "njė pohim i heshtur qė Mali i Zi nuk ishte nė gjendje tė pėrgatiste tre politikanė me peshė, tė pėrshtatshėm pėr misionin e Londrės" Sodoqoftė, ekspozimi i qėndrimit malazias ėshtė bėrė edhe nėpėrmjet kanaleve tė tjera diplomatike, gjegjėsisht drejtėpėrdrejt nga Cetina, nėpėrmjet diplomatėve tė akredituar atje.

Nė ditėt e para tė vitit 1913, Mbreti Nikolla i Malit tė Zi i kėrkoi ambasadorit britanik nė Cetinė Count de Salis t'i paraqiste Ministrit tė Jashtėm Britanik Edward Grey, qė ishte njėkohsisht edhe kryetar i Konferencės sė Ambasadorėve, njė apel urgjent ku i kėrkohej mbėshtetje nė pohimin e pretendimeve malazeze mbi Shkodrėn dhe lumin e Drinit si kufi tė ri tė shtetit tė tij. Insistimin ai e lidhte me atė qė, "populli i (Malit tė Zi) nuk do tė mund tė lejonte kurrė vullnetarisht tė hiqte dorė nga njė pretendim i tillė dhe do t'i kundėrvihej kundėrshtimit austriak me tė gjitha mėnyrat dhe fuqitė". Ai deklaronte gjithashtu se stabiliteti i dinastisė do tė ishte i kėrcėnuar, nė qoftė se atij do t'i mohohej Shkodra. Ndryshe nga ē'ėshtė pretenduar nga ndonjė studiues shqiptar qeveria e Malit tė Zi, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė vet nė Londėr, i dėrgoi Konferencės sė Ambasadorėve mė 17 janar 1913 edhe njė memorandum, nė tė cilin paraqiste pretendimin e vet pėr Shkodrėn, Pejėn dhe Gjakovėn, nė emėr tė interesave jetėsore ekonomike dhe tė tė drejtave historike dhe gjeografike. Memorandumi, i cili ishte hartuar drejtėpėrdrejtė nga delegatėt malazezė nė Londėr dhe nuk ishte nė disponim tė autoriteteve malazeze nė Cetinė, pėrmbante edhe njė trillim nė pėrpjekjen e vet argumentuese: Sipas tij, pretendimet malazeze ndaj Shqipėrisė veriperendimore pranoheshin edhe nga popullsitė gjegjėse tė Shkodrės dhe Malėsisė. Madje shkohej deri atje sa thuhej se, edhe Arqipeshkvi i Shkodrės ishte nė favor tė njė aneksimi tė tillė. Kėtė problem unė e kam trajtuar mė gjėrėsisht nė njė punim tjetėr, ndėrsa kėtu dua tė nėnvizoj raportimet e ambasadorit britanik nė Cetinė Count de Salis, i cili qartėsisht shprehet se, "e gjithė ajo ēfarė unė di me thotė tė kundėrtėn". Malėsorėt, tė cilėt kishin marrė pjesė gjatė nėntorit nė luftime kundėr forcave turke nė Tuz, nė vijim tė pėrpjekjeve tė tyre pėr lirinė e vendit, sapo u qartėsuan synimet malazeze drejt Shkodrės dhe Malėsisė, u tėrhoqėn menjėherė nga veprimet ushtarake dhe nė njė mbledhje qė mbajtėn nė muajin janar nė Podgoricė, vendosen tė shkėpusnin tė gjitha lidhjet me Malin e Zi. Gjithashtu, ambasadori britanik sjell si argument kundėr pretendimeve malazeze edhe qėndrimin e popullsisė shqiptare tė Malit tė Zi, e cila ėshtė e pakėnaqur me refuzimin e lejimit tė arsimimit nė gjuhėn shqipe dhe me mungesen e tolerancės fetare. E njė rėndėsie tė veēantė nė sqarimin e diplomacisė britanike ėshtė edhe njė letėr e Edith Durham, qė ėshtė depozituar nė Foreign Office. Ajo shkruan: "duket krejt qartė se masa e shqiptarėve tė vilajetit tė Shkodrės nuk dėshiron tė bėhet subjekt malazias. Shqiptarėt shprehen se, ne nuk kemi luftuar kundėr turqve mbi dy vjet me radhė pėr problemin e gjuhės, qė mė pas tė detyrohemi tė mėsojmė serbishten.... Traktati i Berlinit shkaktoi gjakderdhje tė pafund duke injoruar tė drejtat private dhe ato tė pronėsisė dhe unė shpresoj se ky gabim nuk duhet tė pėrsėritet, mbasi kėtė radhė ai do tė jetė mė serioz".

Psikologu
23-10-07, 05:16
Mė datėn 28 janar 1913 dy nga tre delegatėt malazezė nė Londėr, i kėrkuan takim Edward Grey-t, nė tė cilin, duke i shprehur vendosmėrinė e Mbretit Nikolla pėr tė mos hapė rrugė mbi Shkodrėn, bėnė edhe njė deklaratė tė qartė kėrcėnuese qė godiste drejtėpėrdrejtė stabilitetin europian. Ato u shprehen: Pėr mbretin Nikolla "ėshtė absolutisht thelbėsore marrja e qytetit.... Nė qoftė se Austro-Hungaria sulmon Malin e Zi, opinioni publik rus do tė lėvizė nė mėnyrė mjaft fuqishme". Rreth kėsaj deklarate ministri i jashtėm britanik bėn vėzhgimin e mėsipėrm: "Unė konstatoj se kjo nėnkupton qė, nė qoftė se Austro-Hungaria marshon kundėr Malit tė Zi, Rusia do tė marshojė kundėr Austro-Hungarisė; Gjermania atėhere do tė marshojė kundėr Rusisė dhe Franca do tė marshojė kundėr Gjermanisė: e gjithė kjo pėr llogari tė Shkodrės. Njė gjė e tillė ėshtė e palejueshme". Eshtė e kuptueshme se situata kėrkonte dhėnien e njė zgjidhjejeje sa mė tė shpejtė tė problemit, para se tė shoqėrohej me ndėrlikime mė tė rėnda. Hap tė rėndėsishėm pėrpara, por ende larg afrimit tė pozicioneve tė Austro-Hungarisė dhe Rusisė shėnon propozimi gjerman i bėrė nė mbledhjen e datės 6 shkurt 1913 nga Prince Lichnowsky. Sipas kėtij propozimi, "kufiri do tė nisej nga Adriatiku dhe do tė ndiqte rrjedhėn e Bunės deri nė pikėn qė ndodhet midis Rrushkullit dhe Samrishtit, pastaj do tė drejtohej drejt Liqenit tė Shkodrės duke ia lėnė Taraboshin Shqipėrisė, do tė pėrshkonte liqenin deri tek gjiri i Liqenit tė Hotit dhe do t'i linte Malit tė Zi Hotin e Grudėn, ndėrsa Shqipėrisė do t'i mbeteshin Kastrati, Kelmendi dhe Shkreli. Plava, Gucia, Peja dhe Manastiri i Visokiveēenit do tė mbeteshin jashtė Shqipėrisė.

Siē mėsohet nga burimet diplomatike, Mbreti Nikolla fillimisht kishte qenė kundėr njė sulmi tė pėrgjithshėm pėr marrjen e qytetit duke shpresuar nė njė zgjidhje diplomatike tė pretendimit tė tij. Por, mė kalimin e kohės, i vėnė nėn njė presion tė dyfishtė, prej ministrave tė tij dhe prej qeverisė serbe, ai do tė fillojė pėrgatitjet pėr ndėrrmarrjen e njė sulmi tė pėrgjithshėm. Siē duket, nė ndėrmarrjen e sulmit tė pėrgjithshėm tė datės 7 shkurt ndaj Shkodrės, duhet tė ketė ndikuar edhe rrjedha e zhvillimeve tė Konfrencen e Ambasadorėve, pas propozimit tė skemės gjermane tė ndarjes sė kufirit verior, tė paraqitur mė lart. Mali i Zi tashmė nxiton tė bėjė fakt tė kryer caktimin e kufirit. Kėshtu, mė datėn 7 shkurt, forcat e bashkuara malazeze dhe serbe ndėrrmarrin sulmin e pėrgjithshėm mbi Shkodrėn. Malazezėt ndeshėn njė rezistencė jo tė madhe nė Mes- Muselim, tė cilėn e morėn, por, nė kodrat e Bardhajve ato u detyruan tė ndalen. Njė pėrpjekje e dytė me datėn 8 shkurt nuk qe mė e suksesshme, por me datė 9, tė mbėshtetur edhe nga njė bateri me rreze tė shkurtėr veprimi ata ia arritėn tė ēajnė edhe kėto pozicione pas njė lufte tepėr tė ashpėr. Kėto operacione i kushtuan malazezėve rreth 2000 tė vrarė.

Dhe ndėrsa rreth Shkodrės Mali i Zi po shpenzonte tė gjitha energjitė e tij njerėzore dhe materiale, nė Konferencėn e Ambasadorėve, mė 15 shkurt 1913 skicohet njė zhvillim i rėndėsishėm: pėr herė tė parė linja ruse e kufirit priret ta kalojė Shkodrėn brenda shtetit tė ri shqiptar. Kėtė moment tė rėndėsishėm drejtuesi i Konferencės Edward Grey do tė pėrpiqet ta shfrytėzojė, pėr t'i dhėnė rrugėzgjidhje kontradiktave tė thella mes tė cilave ishte e mbėrthyer Konferenca. Megjithatė, konferenca do tė rendė edhe pėr disa javė tė tėra derisa do tė arrijė tė fitojė lėshimet e mjaftueshme reciproke tė Austro-Hungarisė nė Shqipėrinė Verilindore dhe tė Rusisė pėr Shkodrėn, qė tė arrihej nė njė vendim tė pėrbashkėt mes Fuqive. Ndėrkaq, Mbreti Nikolla do tė vazhdojė krahas veprimeve tė ashpra ushtarake edhe njė propagandė diplomatiko-politike, tė cilėsuar nga raportet e diplomatėve tė pranishėm, si tė paarsyeshme deri nė qesharake.

Psikologu
23-10-07, 05:16
Mė 24 shkurt gazeta franceze "Temps" botoi njė telegram tė diktuar nga vetė ai. Tre janė paralajmėrimet themelore tė bėra nga Mbreti i Malit tė Zi: 1- sė pari Shkodra ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi jetėsore pėr kėtė vend; 2-sė dyti, shkėputja e kėtij qyteti nga Mali i Zi e kishte penguar pėr shekuj zhvillimin politik dhe ekonomik tė vendit; dhe 3) sė treti, Europa nuk duhet ta detyrojė me forcė Malin e Zi tė heq dorė nga kėrkesat e saj tė ligjshme, pėr shkak tė nevojės sė marrjes sė "njė zgjidhjeje supreme". Por synimi i Mbretit Nikolla ecte nė kah krejtėsisht tė kundėrt me rrjedhėn e punimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve, madje edhe me vetė rrugėn e zgjidhjes sė problemeve qė kishte kuptuar edhe Rusia. Kjo e fundit, duke mos dashur tė gjindej e vetme, dhe nė rrethanat e plotėsimit gradual tė predentimeve tė saj, gjegjėsisht tė Serbisė, pėr kufirin verilindor shqiptar, vendosi tė mos e pėrkrahte mė me tė njejtėn mėnyrė Malin e Zi. Rreth datės 5 mars, ambasadori rus nė Cetinė i komunikoi mbretit Nikolla opinionin e Fuqive, se Shkodra duhet t'i pėrkiste Shqipėrisė. Prandaj vazhdimi i betejės pėr qytetin dhe viktimat tė reja rreth tij do tė ishin tė padobishme. Nė njė komunikim tė bėrė si nė Cetinė, ashtu edhe nė Beograd prej qeverisė ruse, thuhej se, Mali i Zi nuk duhej tė llogariste mė shumė tash e mbrapa se njė mbėshtetje diplomatike pėr ēėshtjen e Shkodrės. Ky qėndrim ėshtė i lidhur drejtėpėrdrejtė me zhvillimet nė Konferencė. Nė mbledhjen e pasditės sė datės 6 mars, u arrit nė njė mendje tė pėrbashkėt se, "pėr kufirin shqiptar e vetmja ēėshtje e diskutueshme mbetej ajo e Gjakovės".

Nė ditėt qė pasuan, ambasadori rus bėri edhe ndėrhyrje tė tjera, nė tė cilat ai mjaft ashpėr i deklaroi Mbretit Nikolla se, "nė qoftė se vazhdonte t'i qendronte qėllimit tė tij, duke bėrė sulme tė mėtejshme ndaj Shkodrės, kjo do tė thoshte se ai vepronte nė kundėrshtim me kėshillat e Rusisė". Nė fakt, paralajmėrime tė tilla qenė pa efekt dhe pėrgatitje edhe mė intensive pėr luftė vazhdonin tė zhvilloheshin.

Lufta tani u bė gjithnjė e mė shumė njė betejė pėr zotėrimin e Shkodrės nė mes shqiptarėve dhe sllavėve. Turqit tashmė ishin pėrfundimisht jashtė lojės.

Pas mbledhjes sė datės 11 mars 1913, ministri i jashtėm britanik Grey, mbasi kishte marrė edhe miratimin e Rusisė, i komunikoi delegatėve malazezė se fati i Shkodrės do tė vendosej prej Fuqive dhe se operacionet nė vijim tani kundėr Shkodrės, nuk do tė ndikonin nė kėto vendime. Nė forma mė tė qarta dhe gjithpėrfshirėse e trajton kėtė problem rezoluta e mbledhjes sė datės 19 mars: "Shqipėria ėshtė e rezervuar pėr t'u pėrkufizuar politikisht prej Fuqive; dhe deri sa kufiri tė jetė pėrcaktuar, asnjė veprim i ndėrrmarrė prej Serbisė dhe Malit tė Zi nė Shqipėri nuk do tė konsiderohet si njė e drejtė e fituar; edhe nė qoftė se, pėr shembull Shkodra do tė bjerė, fati i saj do tė vendoset prej Fuqive dhe jo prej pushtimit malazias".

Psikologu
23-10-07, 05:17
Rezistenca diplomatike austro-hungareze pėr kufirin verilindor do tė zgjasė deri mė datė 22 mars. Kėtė ditė, ministri i jashtėm i perandorisė Austro-Hungareze Berchtold, vendosi ta lėshojė pretendimin mbi Gjakovėn si pjesė e Shqipėrisė, me kushtin qė kufiri verior i Shqipėrisė tė vendosej sipas vijės nga Buna drejt Liqenit tė Shkodrės. Kushti i dytė kishte tė bėnte me ndėrprerjen e menjėhershme tė armiqėsive dhe evakuim tė shpejtė tė ushtrive serbe dhe malazeze nga territoret e dhėna Shqipėrisė, kusht qė do tė duhej tė garantohej nėpėrmjet njė komunikimi kolektiv diplomatik prej pėrfaqėsuesve tė gjashtė Fuqive tė Mėdha nė Cetinė dhe Beograd.. Kėshtu, pas mė shumė se dy muajsh pėrpjekjesh, dhe mundimesh qė synonin shmangien e ndėrmarrjes sė veprimeve tė rrezikshme tė izoluara, Konferenca ja arriti t'i zgjidhė me njė marrėveshje tė pėrbashkėt ēėshtjet nė diskutim. Nė qoftė se ēėshtja do tė konsiderohej ekskluzivisht mbi bazen e parimit tė kombėsisė, krahinat e kundėrshtuara do t'i ishin dhėnė pa dyshim Shqipėrisė, meqė banoheshin kryesisht nga banorė shqiptarė. Por nė kėtė konferencė, ky parim kishte kaluar nė plan tė dytė para nevojės sė ruajtjes me ēdo kusht tė "koncertit europian" dhe para disa parimeve tė tjera siē ishin fitoret ushtarake tė aleatėve ballkanikė dhe konsiderimi i sjelljeve tė popujve nė kėtė luftė. Qeveria ruse e mirėpriti vendimin austro-hungarez mbi ēėshtjen e kufirit dhe pranoi njėkohsisht edhe idenė e njė aksioni kolektiv diplomatik nė Beograd dhe Cetinė.

Kompromisi i arritur rreth kufijve verior dhe verilindor tė Shqipėrisė shėnoi fundin e periudhės akute tė mosmarrėveshjeve austro-ruse, por nė tė njejtėn kohė hapi periudhen e njė konflikt tė dhunshėm dhe dramatik mes Fuqive tė mėdha dhe shtetit tė Malit tė Zi.

Mė 26 mars, Kėshilli i Pallatit Mbretėror tė Malit tė Zi vendosi tė mos i perulej ndaj ēdo komunikimi tė bėrė nga Fuqitė dhe tė vazhdohej sulmi mbi Shkodrėn..

Nė pasditėn e 29 marsit, pėrfaqėsuesit e Fuqive ndėrmorėn hapin e shumėpritur tė pėrbashkėt nė Cetinė dhe Beograd, duke i komunikuar tė dyja qeverive vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve. Qeveria malazeze nuk u pėrkul as pėrpara kėsaj ftese formale: mė 31 mars rimori pėrsėri me fuqi sulmin mbi Shkodėr, ndėrsa mė 1 prill 1913 i dorėzoi pėrfaqėsuesve tė Fuqive pėrgjigjen ku refuzohej plotėsimi i kėrkesave tė lartpėrmendura. Sulmi i fuqishėm mbi Shkodėr edhe kėsaj radhe doli pa sukses. Brenda dy ditėve Mali i Zi humbi 1200 ushtarė dhe tė dėshpėruar pėr kėtė humbje filluan tė bombardojnė lagjet qytetare tė Shkodrės, pėrfshirė edhe konsullatat e huaja. Edhe konsullata britanike qe sulmuar ndėrsa zevėndės konsulli, shkodrani Nikolla Suma u plagos. Fuqitė, tė cilėt kishin arritur nė marrėveshje pas njė pune tė lodhshme dhe tė vėshtirė, u acaruan mjaft nga ky qėndrim mospėrfillės dhe vendosen tė ndėrmarrin njė demonstrim detar kundėr Malit tė Zi. Mė 5 prill, njė skuadron ndėrkombėtar i pėrbėrė nga tre anije austriake, dy italiane, njė franceze, njė angleze, dhe njė gjermane (qeveria ruse, megjithėse e aprovoi demonstrimin, nuk dėrgoi anije) arriti para Tivarit dhe Ulqinit. Komandanti flotės ndėrkombėtare, zėvendės admirali britanik Cecil Burney, i dėrgoi njė notė tjetėr Cetinės zyrtare duke i kėrkuar tėrheqje tė menjėhershme trupave. Kėtij frikėsimi qeveria malazeze iu pėrgjigj pėrsėri me njė refuzim tė prerė, ndėrsa mbreti Nikolla me njė deklaratė nė tė cilėn shprehej qartė se nuk do tė tėrhiqej as me forcė. Dhe pothuajse asgjė nuk shėrbeu nė kėtė drejtim, pėrfshirė edhe kėshillat e Rusisė, as premtimet pėr kompensime ekonomike, as kėrcėnimet e Austro-Hungarisė, dhe as shpallja e bllokut detar nga porti i Tivarit deri nė grykderdhjen e Drinit.

Psikologu
23-10-07, 05:17
Pikėrisht gjatė kėsaj kohe, mė 14 prill, ambasadat e Rusisė dhe tė Austrisė u morėn vesh pėr njė tekst tjetėr tė ndryshėm nga ai i miratuar me 22 mars pėr kufirin e Shqipėrisė. Sipas kėsaj marrėveshje, kufiri i Shqipėrisė nė pjesėn veriperendimore dhe veriore "do tė nisej nga bregdeti Adriatik nė grykėn e derdhjes sė Bunės dhe do tė ndiqte rrjedhen e kėtij lumi gjer nė fshatin Goricė qė ndodhet nė bregun e djathtė. Qė andej , ai arrin nė majėn e maleve qė ndajnė Bunėn nga Liqeni i Shkodrės, duke ia lėnė Taraboshin Shqipėrisė. Ai e pėrshkon liqenin afėr fshatit Zogaj, qė do t'i mbetet Shqipėrisė, gjer nė gjirin e Liqenit tė Hotit, prej nga ai do tė ndjekė kufirin midis fiseve tė Grudės e tė Hotit, qė i lihen Malit tė Zi, nga njėra anė, dhe fiseve tė Kastratit e tė Kelmendit, nga ana tjetėr, duke ia lėnė tė dyja kėto fise Shqipėrisė. Pastaj ai bashkohet me kufijtė e sotėm midis fiseve malazeze tė Kuēit, nga njėra anė, dhe fisit tė Kelmendit, nga ana tjetėr, gjer nė territorin e Gucisė e tė Plavės, tė cilat i mbesin Malit tė Zi..."

Mė 22 prill, Count Berchtold-i e vlerėsoi situatėn mė kritike se asnjėherė tjetėr. Bllokada ndėrkombėtare e Malit tė Zi ishte krejtėsisht e qartė se kishte dėshtuar nė dhėnien e ndonjė efekti dhe tani ishte bėrė imperative qė njė forcė ndėrkombėtare duhej tė zbarkonte pėr tė pushtuar Tivarin dhe Ulqinin, duke qenė e mbėshtetur nga zjarri topave tė flotės. Ndėrsa Italia dhe Gjermania e mbėshtetėn kėtė propozim, Franca do ta kundėrshtonte zbarkimin e trupave. Atėhere Berchtoldi, ministri i jashtėm i perandorisė dualiste do tė shkonte mė tej, duke deklaruar se qeveria austro-hungareze, nuk do ta lejojė qė Shkodra tė vihet nėn zotėrimin malazias edhe nė qoftė se ajo bie. Madje Austro-Hungaria ishte e vendosur t'i nxjerrte jashtė ushtritė malazeze nga ky qytet sė bashku me Fuqitė, me Italinė, ose fare e vetme. Pikėrisht nė kėtė moment situata do tė ndėrlikohet nga njė zhvillim edhe mė negativ: nė orėn 3 tė mengjezit tė datės 23 prill 1913 Shkodra do tė dorėzohet. Esad Pashė Toptani, pasi kishte vrarė kolegun e tij dhe komandantin e shquar turk tė qytetit Hasan Riza Pasha, pasi kishte siguruar siē duket 80000 lirat turke tė kėrkuara pėr @#%$jen e qytetit, dhe pasi kishte ndėrrmarrė bisedime tė fshehta me gjeneralin serb Bojeviq mbi mėnyrėn e tėrheqjes, shpalli kapitullimin dhe kreu nė mėnyrė tė qetė dorėzimin.. Mbreti Nikolla deklaroi menjėherė se dėshironte tė vendosej nė Shkodėr pėrgjithnjė, madje u fol edhe pėr njė hyrje mbretėrore nė qytet. Nė tė njejtėn kohė qeveria austro-hungareze do t'i kėrkojė Konferencės tė marrė njė aksion energjik pėr tė rehabilituar plotėsisht dinjitetin e dhunuar. Mė 25 prill, Konferenca e Londrės refuzoi propozimin e bėrė nga Austro-Hungaria pėr njė zbarkim tė trupave ndėrkombėtare nė Tivar dhe Ulqin dhe dy ditė mė pas, pėrfaqėsuesit e Fuqive nė Cetinė, tė ngarkuar nga qeveritė e tyre, i paraqiten kryeministrit malazez njė notė ku i kėrkohej qė qyteti i Shkodrės duhej tė evakuohej brenda njė kohė sa mė tė shkurtėr dhe t'i dorėzohej Fuqive tė Mėdha tė pėrfaqėsuara nga komandanti i forcave detare ndėrkombėtare.

Psikologu
23-10-07, 05:18
Mė datėn 2 maj, Mali i Zi i pėrgjigjet kėsaj note duke sqaruar se, "duke rezervuar tė drejtėn e diskutimit me to, gjatė negociatave pėr kushtet paraprake tė Paqes dhe kufijve tė Shqipėrisė, e shtynte zgjidhjen e ēėshtjes sė Shkodrės nė kėtė diskutim tė pėrbashkėt". Nė kėto rrethana Austro-Hungaria vendos fillimin e operacioneve ushtarake. Nė mengjezin e datės 2 maj, nė mbledhjen e Kėshillit Ministerial tė Ēėshtjeve tė Pėrbashkėta tė Perandorisė Austro-Hungareze, tė kryesuar nga ministri i jashtėm Count Berchtold-i, u vendos qė operacionet ushtarake kundėr Malit tė Zi duhej tė fillonin tė martėn datė 6 maj, nė qoftė se mbreti Nikolla nuk do tė binte dakord pėr tėrheqjen nga Shkodra. Filluan edhe shkėmbimet e pikpamjeve mes kabineteve tė Vjenės dhe Romės, rreth mėnyrės sė shtrirjes sė operacioneve tė pėrbashkėta ushtarake nė rajon. Kėshtu arrijmė tek momenti, kur Mali i Zi, para presioneve tė gjithanshme politike dhe ushtarake, nė mbrėmjen e datės 4 maj 1913, do tė detyrohet tė pranojė ta dorėzojė qytetin e Shkodrės nė duart e Fuqive tė Mėdha. Mė 14 maj trupat malazeze u detyruan tė lėshojnė qytetin e Shkodrės dhe t'ia hapin rrugėn, hyrjes sė trupave ndėrkombėtare.

Nė kėtė mėnyrė pėrmbyllet nė linjat e veta kryesore njė nga episodet mė dramatike tė Luftės sė Parė Ballkanike, episod qė la pas njė rindarje tė dytė ende mė brutale tė trungut kombėtar shqiptar nė pjesėt e tij veriore, dhe njė zgjerim tė dytė tė rėndėsishėm tė Mbretėrisė sė Malit tė Zi nė drejtim tė tokave tė banuara nga shqiptarėt.

Vitet e Luftės Ballkanike, tė mbarsura me njė shfrenim tė plotė pasionesh pėr ndarje territoresh tek vendet Aleate, shėnojnė edhe pėr Malin e Zi njė rizgjim tė prirjeve zgjeruese tė kėsaj monarkie tė vogėl ballkanike. Themi rizgjim, duke pasė parasysh se vetėm njė vit e gjysėm mė parė Mali i Zi i kishte kėrkuar Rusisė njohjen sa mė parė tė autonomisė sė Shqipėrisė, duke parashikuar drejt qė ky territor mund tė bėhej shumė shpejt njė terren kontradiktash mes vendeve ballkanike si rrjedhim edhe mes Fuqive tė Mėdha. Por ky propozim mjaft i pėrshtatshėm pėr shqiptarėt, nė atėkohė nuk mund tė merrej parasysh sa kohė balanca e Fuqive e kėrkonte mosprishjen status quo-sė. Por shumė shpejt u pa se parashikimet e Mbretit Nikolla, pėr njė trazim tė shpejtė tė situatės ballkanike, dhe njė shndėrrim tė tokave shqiptare nė njė shesh kontradikash u vertetuan. Por jo vetėm kaq. Vetė Mali i Zi do tė pėrfshihet nė kėtė klime tė re luftė nė Ballkan. Veēori e rėndėsishme pėr qėndrimin e Mbretėrisė sė Malit tė Zi ėshtė se, prirja pėrparimtare pėr shporrjen e Perandorisė sė kalbur aziatike nga Ballkani, u tejkalua nga ky shtet qė nė momentet e para tė fillimit tė Luftės, nė njė qėllim tė qartė kundrejt sė drejtės tė njė populli po aq dėshiruar pėr liri, pėr mevetėsim dhe krijim strukturash tė plota shtetėrore-nacionale. Gati krejtėsisht ndryshe me qėndrimin dhe premtimet e bėra gjatė Kryengritjes Shqiptare tė vitit 1911, qarqet monarkiste tė Malit tė Zi, drejtuan njė operacion ndaj popullsisė shqiptare tė ngjashėm me ato tė ndėrrmarra nga ekspeditat e Turgut Pashės. Si i tillė ky operacion u shoqėrua me vuajtje tė rėnda pėr popullsitė vendase, atėherė ende tė pashėruara nga plagėt e shkaktuara nga ekspeditat ndėshkuese turke tė njė viti mė parė.

Psikologu
23-10-07, 05:19
Nė planin gjeo-politik, Mali i Zi vertet nuk ia arriti tė aneksonte Shkodrėn, por ia doli tė vihet nė zotėrim tė njė territori shumė mė tė gjėrė se sa mė 1880, territor i banuar tėrėsisht nga njė popullsi e nacionalitetit shqiptar. Kėshtu Shkodra vertet u ruajt nė Shqipėri, por asaj iu shkėputėn territore tė rėndėsishme tė Anės sė Malit, pjesė tė Krajės, Hotit, Grudės, duke vijuar mė pas nė Plavė dhe Guci. Shkodrės pėr tė dytėn herė iu prenė arteriet e komunikimit dhe atij zhvillimi qė e kishin ngritur nė vendin e parė tė qytetrimit shqiptar.

Nė planin diplomatik, pėrgjatė zhvillimit tė punimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve, konstatohet njė prirje veēimi gjithnjė edhe mė e pėrshkallėzuar ndaj kėrkesave tė Malit tė Zi nga ata e Fuqive. Duke qenė njė shtet i vogėl, i vendosur fare pranė kufirit me Perandorinė Austro-Hungareze, dhe i orientuar nė synimet e saj, pikėrisht nė njė zonė tė Shqipėrisė, gjėgjėsisht tė Perandorisė Osmane, ku monarkia dualiste ushtronte protektoratin e vet tė kultit, Mbretėria e Malit tė Zi u privua nė Konferencė nga korrja e fitores maksimale tė dėshirueme, dhe rrezikoi nė njė moment kokėfortėsie dhe mungese realizmi, njė ndėshkim tė rėndė ushtarak. Rusia, ndonėse e dėshirueshme nė mbrojtje tė interesave tė mbretėrisė malazeze, nuk mundi tė bėnte mė shumė pėr tė, pėr shkak se pjesėn e vet nė balancėn e Fuqive, e rėndoi mė tepėr nė drejtim tė mbrojtjes sė aspiratave aneksioniste tė shtetit tjetėr mė tė fuqishėm, Serbisė. Kėsisoj, Mali i Zi i ndodhur mes ambicjes pėr njė zgjerim tė rėndėsishėm territorial dhe pamundėsisė praktike pėr ta realizuar njė gjė tė tillė pėr shkak tė arsyeve tė mėsipėrme, kaloi gjatė punimeve tė Konferencės njė veprimtari tė paqendrueshme dhe tė pamotivueshme nė planin e veprimtarisė diplomatike. Kėrkesat e pabazuara nė planin etno-historik dhe ekonomik ngjallėn shpesh herė nė Konferencė, situata tė pamotivuara ballafaquese. Por duhet tė kuptohet se njė qėndrim i tillė ishte pjesė e pashkėputur e kohės kur zhvilloheshin ngjarjet dhe e tipareve qė ajo mbartte. Konceptimet moderne tė tė drejtave tė popujve mbeteshin vetėm nė letėr, apo ishin tė pranishme vetėm nė konceptimin e ndonjėrit prej shteteve pjesėmarrėse nė Konferencėn e Ambasadorėve. Ndersa Ballkani i asaj kohe ishte pėrfshirė nga njė ndjenjė e pėrzier, qė varionte mes lirisė sė shumėpritur nga dhunuesi i tij shekullor dhe imitimit tė veprave famėkeqe qė ai kishte bėrė nė kurriz tė tij.