PDA

View Full Version : Kosova te shpalle Pavarsine javen e pare pas 10 Dhjetorit!


Dani11
29-10-07, 12:35
Pershendetje te nderuar,
mendoi qe Kosova duhet te shpalle Pavarsine javen e pare pas 10 Dhjetorit sepse nuk duhet te lejohet qe qeshtja e statusit te shtyhet deri ne pafundsi.Qeveria Kosovare deri atehere duhet te percaktoi Flamurin dhe Hymnin qe do ta perfaqsoin Kosoven ne arenen nderkombetare dhe pas 10 Dhjetorit populli i Kosoves duhet te zgjohet me moton "Te gjitha rruget shpien ne Prishtine".Pra te jete nje levizje paqesore gjithepopullore ku do te kerkohei nga perfaqsuesit e popullit pra nga Parlamenti i Kosoves, qe te shprehe vullnetin e popullit.
Me ket akte ne do te ndalonim fraksionet e ndryshme antishqiptare qe te zvarrisin zgjidhjen e statusit te Kosoves.Keshtu qe edhe qeveritaret tane do te kishin me lehte te arsyetonin kete,pasi qe dihet se qfar presioni eshte duke bere bashkesia nderkombetare mbi politikanet tane.

arton bala
29-10-07, 13:21
Pershendetje te nderuar,
mendoi qe Kosova duhet te shpalle Pavarsine javen e pare pas 10 Dhjetorit sepse nuk duhet te lejohet qe qeshtja e statusit te shtyhet deri ne pafundsi.Qeveria Kosovare deri atehere duhet te percaktoi Flamurin dhe Hymnin qe do ta perfaqsoin Kosoven ne arenen nderkombetare dhe pas 10 Dhjetorit populli i Kosoves duhet te zgjohet me moton "Te gjitha rruget shpien ne Prishtine".Pra te jete nje levizje paqesore gjithepopullore ku do te kerkohei nga perfaqsuesit e popullit pra nga Parlamenti i Kosoves, qe te shprehe vullnetin e popullit.
Me ket akte ne do te ndalonim fraksionet e ndryshme antishqiptare qe te zvarrisin zgjidhjen e statusit te Kosoves.Keshtu qe edhe qeveritaret tane do te kishin me lehte te arsyetonin kete,pasi qe dihet se qfar presioni eshte duke bere bashkesia nderkombetare mbi politikanet tane.


Pershendetje poashtu, i nderuar.

Ne rend te pare, kisha deshur te theksoj se ne kosovaret e kemi organin, i cili eshte i plotefuqizuar te reprezentoj vullnetin tone. Ky organ eshte Kuvendi. Nese ky organ e sheh te arsyeshme te kete nje mbeshtetje nga qytetari, ai mund te inicioj nje referendum. Rastet ne te cilat ka nevojne per nje referendum zakonisht jane te cekura ne kushtetute. P.sh. ne Kushtetuten e Shqiperise, keto raste jane te cekura ne nenet 177 e tutje. Problemi tek ne ne Kosove eshte se nuk kemi rregullore, e cila parasheh referendume ne raste si ai i shpalljes se pavaresise. Mirepo nese mirren kushtetutat tjera boterore dhe nese krahasohen rastet per te cilat ofrohet nje referendum, pra nje perfillje e mendimit te suverenit (popullit), e sheh se referendumet jane te parapara ne aso raste, per te cilat Kuvendi nuk eshte plotefuqizuar nga qytetari me vote. Keshtu qe Kuvendi Kosovar mund te deklaroj para botes se une nuk kam ingerenca/legjitimitet per te mbajtur popullin tim ne gjendjen e status quos dhe situaten e mjerueshme qe pason nga ajo. Keshtu qe behet fjale per nje vendim me pasoja te renda per popullin, dhe per kete arsye referendumi eshte i justifikuar..

Ne kete menyre Kuvendi ne menyre fare demokratike do te vente ne loje suverenin e tij dhe do te perfitonte nga ai, sepse do te kishte rezultatin e referendumit (ndoshte mbi 90% pro deklarimit te pavaresise ) si bazament per te shpallur pavaresine. Pyetje tjeter eshte se si do te reagonte bota ndaj ketij skenari. Bota demokratike, besoj se do te reagonte pozitivisht per ne.

Dani11
29-10-07, 15:50
Inderuari Arton Bala,

eshte e vertet qe ne kemi institucionet legjitime qe perfaqesoin popullin e Kosoves, nga ana tjeter jemi te vetedishem per rrethanat dhe specifiken qe e karakterizoin problemin e Kosoves, shikuar ne raportin me nderkombetaret ne pergjithesi si dhe me qenderat vendosese ne veqanti.Qeveria Kosovare eshte nje qeveri e cila i eshte nenshtruar nje kontrolli te rrept te nderkombetareve, prandaj kjo edhe nuk mund te quhet qeveri qe funksionon lirshem apo qeveri demokratike pasi qe ne fakt kjo qeveri funksionon nene presionin apo "diktaturen" nderkombetare.Dhe si e tille kesaj qeverije i duhet nje ndihme konkrete ne momentin e duhur nga populli i Kosoves ne menyre qe gjerat te vihen ne levizje, qe te dilet nga kjo statusquo.Ju e keni cekur me larte referendumin si dhe keni bere krahasimin me shtetet tjera qe e kane ne kushtetute,mendoi qe edhe po te shpallej referendum ai do te shpallej i pa vlefshem nga nderkombetaret.Referendumi eshte dashur te shpallej menjehere pas luftes tani jemi shume vone. Java e pare pas 10 Dhjetorit eshte momenti me i mire qe populli i kosoves te reagoi dhe ta detyroi parlamentin e Kosoves te shpalle shtetsin,keshtu qe nderkombetare do te gjinden para nje akti te kryer.Fundja ato shtete qe kane ndermend te na njohin do ta bejne, si dhe ato shtete qe nuk e kishin ndermende te na njohin ato nuk do te na njohin,as me referendum e as pas 10 viteve por gjithemon do te mundoheshin qe kete qeshtje ta shtynin deri ne pafundesi.
Gjendja aktuale e popullit te Kosoves eshe e pa pranushme dhe se kjo nuk mund te zgjase me,prandaje ne duhet te jem te vendosur dhe te marrim fatin ne duart tona me seriozitetin dhe pergjegjesin me te madhe.

GjIlAnAsI_cSi
29-10-07, 23:08
Nuk ka dite qe skam mendu per kete gja , prandaj ka kalu durimi edhe me spo mendoj hiq.. se tashti ka ardh koha e votave e Politikanet tan se kan mendjen te Pavarsiaa po te karrika cili me i hyp perpara..

Deri me 17 Nentor ska nevoj per keso tema hic... vetem prisni e thuani " A mendoni se cili hajdud do ngritet ne udhheqjen e shtetit" kjo eshte me mire per pyetje qe do kishim cka me u pergjigj..

Gjith te mirat.

arton bala
31-10-07, 12:27
Inderuari Arton Bala,

eshte e vertet qe ne kemi institucionet legjitime qe perfaqesoin popullin e Kosoves, nga ana tjeter jemi te vetedishem per rrethanat dhe specifiken qe e karakterizoin problemin e Kosoves, shikuar ne raportin me nderkombetaret ne pergjithesi si dhe me qenderat vendosese ne veqanti.Qeveria Kosovare eshte nje qeveri e cila i eshte nenshtruar nje kontrolli te rrept te nderkombetareve, prandaj kjo edhe nuk mund te quhet qeveri qe funksionon lirshem apo qeveri demokratike pasi qe ne fakt kjo qeveri funksionon nene presionin apo "diktaturen" nderkombetare. Dhe si e tille kesaj qeverije i duhet nje ndihme konkrete ne momentin e duhur nga populli i Kosoves ne menyre qe gjerat te vihen ne levizje, qe te dilet nga kjo statusquo.Ju e keni cekur me larte referendumin si dhe keni bere krahasimin me shtetet tjera qe e kane ne kushtetute,mendoi qe edhe po te shpallej referendum ai do te shpallej i pa vlefshem nga nderkombetaret.Referendumi eshte dashur te shpallej menjehere pas luftes tani jemi shume vone. Java e pare pas 10 Dhjetorit eshte momenti me i mire qe populli i kosoves te reagoi dhe ta detyroi parlamentin e Kosoves te shpalle shtetsin,keshtu qe nderkombetare do te gjinden para nje akti te kryer.Fundja ato shtete qe kane ndermend te na njohin do ta bejne, si dhe ato shtete qe nuk e kishin ndermende te na njohin ato nuk do te na njohin,as me referendum e as pas 10 viteve por gjithemon do te mundoheshin qe kete qeshtje ta shtynin deri ne pafundesi.
Gjendja aktuale e popullit te Kosoves eshe e pa pranushme dhe se kjo nuk mund te zgjase me,prandaje ne duhet te jem te vendosur dhe te marrim fatin ne duart tona me seriozitetin dhe pergjegjesin me te madhe.

Nese e merr saktesisht, asnje qeveri ne bote nuk eshte absolut e panenshtruar ndaj normave apo organizatave nderkombetare. Une jam kunder nje rryme qe po perhapet kohen e fundit nder ne kosovaret, se perfillja e ketyre normave eshte nje devijim ndaj interesave kombetare. Marredheniet e mira me bashkesine e popujve dhe zbatimi i normave ekzistente ne mes tyre eshte vlere eksplicite e jurisdiksionit shqiptar (Kushtetutes). Kjo vlere nga askush nuk mund te definohet e kufizohet me mire se nga kuvendoret, dhe per kete arsye s´e shoh aspak te arsyeshme te rrembej "populli" kete kompetence te qeverise ne vete. E as Albin Kurti. Vota e dhene politike perfshin edhe ingerencen per vendimmarrje mbi keso ceshtje. Mendimi se qeveria eshte nje marionete, eshte shume i rrezikshem, dhe, per shkak te padefinueshmerise te qarte te tij, i keqperdorshem ne cdo sfere tjeter, cka ne syte e mi s´eshte gje tjeter pos mendim anarkist. E cmoj shume mendimin e lire dhe te pavarur si dhe shprehjen e tij publikisht, mirepo duhet te dijme se me shprehjen e tij kompetenca e jone mbaron, vendimmarrja i takon njerezve tjere, nje organi kolegial, ambivalent ne cdo aspekt ndaj disa revoluceve te rruges. Ambivalent edhe ne pyetjen se ai i duhet populli (referendumi) kunder "diktatures" dhe kur. Mos me keqkupto, mendimi im nuk te drejtohet ty personalisht, por idese qe kane nisur ta pertypin edhe femijet ne djep, per nencmim apo anashkalim te institucioneve te bartura nga deshira e shumices.

Me nderime

Dani11
03-11-07, 12:12
Pershendetje i nderuar arton bala,

edhe me saktesisht ne kete bote nuk ka asgje absolute,e as shoqeri qe nuk eshte e nenshtruar ndaj normave apo organizatave nderkombetare.Dallimi ne mes Kosoves dhe shteteve te tjera qe jan ne keto "organizata" eshte qe shtetet apo shoqerit tjera jane inkuadruar ne to me deshiren dhe vullnetin e tyre pa i detyruar askush ato,ndersa Kosova nuk e gezon kete te drejt ajo urdherohet apo detyrohet nga te tjeret.Pra une nuk dua te paragjykoi se a duhet dhe a jane te mira keto organizata dhe keto norma nderkombetare.Kosova dhe populli i saje duhete te kete kete te drejte qe te vendose vete sikurse shtetet dhe popujte tjere te Botes.Edhe ne jemi njerez edhe ne jemi populle si dhe edhe ne dime dhe duam te udheheqim veten tone.Kete menyre dhe qasje te nderkombetareve ndaj nesh do te duhej ta perdornin ne disa fise te gjungles ne afrike apo ndonje vende tjeter te botes dhe jo tek ne.Te gjithe jemi te vetedishem qe po keta nderkombetare duan te filloin me ne qe nga alfabeti gje qe ne nuk kemi nevoje.Shembulli me i mire eshte KEK-u, vete i kane dhane 1 miliard euro dhe vete i kan vjedhe, populli ende jeton ne terr.Une jame i vetedishem qe nderkombetaret na ndihmuan por kjo nuk do te thote qe ne duhet te lejoim te na keqperdorin.Nga ana tjeter kete ndihme na e kan borgj per padrejtesine qe na e kane bere vete keta kur na ndane dhe cunguar trojet tona.
As une nuk mendoi qe populli te perdor dhunen dhe ti detyroi politikanet tane te shprehin deshiren e popullit.Politikanet tane duhete te kuptoin perfundimisht qe vertete i ka ardhur fundi dhe se duhet te levizin.