PDA

View Full Version : OKI dhe ēėshtja e Kosovės


hasanmehmeti
02-11-07, 20:30
OKI dhe ēėshtja e Kosovės

Nga Egin Ceka
02-11-2007

http://www.shekulli .com.al/news/ 44/ARTICLE/ 17329/2007- 11-02.html (http://www.shekulli.com.al/news/44/ARTICLE/17329/2007-11-02.html)
Pas disa deklaratave gjatė seancės plenare tė Kuvendit tė mbasdites sė datės 29.10.07, lidhur me pozicionin e Organizatės sė Konferencės Islamike (OKI), bėra njė verifikim tė shpejtė tė dokumenteve nė internet, prej tė cilit del se citatet e ndonjė deputeteje nė kėtė seancė qėndrojnė nė kundėrthėnie tė plotė me ēdo pozicion zyrtar tė OKI-t. Nė kėto citate aludohet dyfish, se OKI jo vetėm nuk e mbėshtet planin Ahtisari pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės, por se gjithashtu e sheh pavarėsinė e Kosovės si njė precedent tė rrezikshėm pėr ēėshtje tė tjera kombėtare nė rajon. Me fjalė tė tjera: Sė pari, OKI nuk mbėshtet zgjidhjen e propozuar nga Ahtisari, tė cilėn SHBA-ja dhe BE-ja duket se po parapėlqejnė pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Dhe sė dyti, OKI i bashkėngjitet pozicioneve tė Rusisė dhe Serbisė, tė cilat ngulin kėmbė se pavarėsia e Kosovės do t’i shtyjė edhe serbėt e Mitrovicės veriore dhe tė Bosnjės qė tė kėrkojnė pavarėsi.
A ka ndonjė arsye logjike qė tė bėn tė analizosh se OKI mundet me tė vėrtetė tė ketė njė interes politik pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės? Po, ka! Jugosllavia dhe Serbia si trashėgimtare e institucioneve tė saj ėshtė kujdesur pėr marrėdhėnie tė mira diplomatike me vendet arabe dhe myslimane, anėtarė tė Lėvizjes sė Shteteve tė Pavarura (Non-Aligned Movement). Gjithashtu, disa prej kėtyre vendeve, parimisht skeptike ndaj politikave tė jashtme tė SHBA-ve nė rajonet e tyre, e kanė parė me njė dozė dyshimi ndėrhyrjen e SHBA-ve nė Kosovė, nga njėra anė, sepse kjo ndėrhyrje nė dallim nga ajo nė Bosnjė dhe Hercegovinė ishte mė e vendosur. Dhe nė anėn tjetėr, edhe pėr faktin se krijoi precedentin e ndėrhyrjes ushtarake pėr arsye humanitare nė territorin e njė shteti sovran. Logjika e thotė se pas Serbisė mund tė ishte nė radhė pėr t’u sulmuar ēdo shtet i cili ishte ushtarakisht i dobėt, kishte konflikte tė brendshme ndėretnike dhe ndodhej nė njė prej udhėkryqeve tė interesave strategjike tė SHBA-ve: tre faktorė pėrcaktues pėr shumicėn e vendeve myslimane. Por edhe vetė njė vend si Turqia, njėkohėsisht anėtare e NATO-s, e OKI-t dhe kandidate pėr anėtarėsi nė BE, do tė kishte njė arsye tė fortė, qė rasti i Kosovės tė mos bėhej precedent pėrbrenda territorit tė saj. Kjo arsye quhet “ēėshtja kurde”, aq e pėrndezur ditėt e fundit. Megjithatė Konferenca Islamike duket se ka marrė njė pozicion tė favorshėm ndaj pavarėsisė sė Kosovės. Pėr kėtė flasin dokumentet zyrtare tė sesionit tė fundit tė saj (http://www.oic- oci.org/34icfm/ english/document s.htm (http://www.oic-oci.org/34icfm/english/documents.htm)).

Nė komunikatėn pėrfundimtare (Final Communiqué, f. 7.) tė Ministrave tė Punėve tė Jashtme tė OKI-t, tė datės 15-17 maj 2007, mbi Kosovėn thuhet:
“Konferenca merr parasysh se ēėshtja e Kosovės ka hyrė nė njė fazė tė re dhe vendimtare tė negociatave nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Ajo gjithashtu mori parasysh (recognized) pėrpjekjet e z.Ahtisari, si dhe kontributet e tjera, dhe doli nė pėrfundim se njė rezultat i tillė do tė kontribuojė nė ruajtjen e stabilitetit nė Kosovė. Konferenca shprehu shpresėn e saj se komuniteti ndėrkombėtar do tė punojė sė bashku nė mėnyrė konstruktive pėr ēėshtjen e Kosovės, dhe i bėri thirrje Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė t’i adresojė nė mėnyrė tė barabartė tė tėra ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me ruajtjen e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare.” (f. 7, § 52)
Direkt mbi kėtė paragraf konferenca u bėn thirrje tė tėra shteteve anėtare dhe vėzhguese qė t’i mbėshtesin rezolutat dhe vendimet zyrtare tė marra nga OKI nė forumet ndėrkombėtare, dhe sidomos nė Kombet e Bashkuara. Nė “Rezolutat mbi Ēėshtjet Politike”(Resolution No. 36/34-P on the Situation in Kosovo) tė miratuar nga konferenca e ministrave tė jashtėm tė organizatės, pasi pėrsėriten tre pikat e sipėrpėrmendura (hyrja nė fazėn vendimtare, marrja parasysh e planit Ahtisari dhe thirrja ndaj komunitetit ndėrkombėtar pėr trajtim tė barabartė tė ēėshtjeve tė paqes dhe sigurisė), thuhet: Konferenca “konfirmon se rezultati i negociatave mbi zgjidhjen e paqshme tė statusit tė Kosovės nuk do tė pėrbėjė asnjė precedent pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera rajonale” (f. 68, § 7). Kurse nė “Rezolutėn mbi Ēėshtjet Ekonomike” pėrmendet shprehimisht termi “pavarėsi” nė lidhje me Kosovėn: Konferenca “u bėn thirrje shteteve anėtare t’i kushtojnė vėmendje situatės sė rėnduar ekonomike nė Kosovė, ndėrkohė qė kjo bashkėsi e munduar ėshtė nė momentin delikat tė pavarėsisė” (f. 33, § 68).
Nga kėto pozicione zyrtare tė OKI-t nuk rezulton aspak njė bashkėrenditje e kėsaj organizate me pozicionin serb apo rus mbi Kosovėn. Aty njihet plani Ahtisari pėr pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn. Thuhet po ashtu se negociatat kanė hyrė nė fazėn e fundit dhe vendimtare, duke sinjalizuar kėshtu njė gatishmėri tė OKI-t pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės bashkė me BE-nė dhe SHBA-tė, nėse procesi i negociatave ndėrmjet trojkės BE-USA-Rusi nuk tregon rezultat deri nė mesin e kėtij dhjetori. Mė tej shtohet se Kosova nuk pėrbėn precedent pėr konflikte tė ngjashme nė vende tė tjera, formulim qė aludon po ashtu drejt pavarėsisė sė Kosovės, nga e cila nuk mund tė tregojnė me gisht kombe dhe etni nė rajone tė tjera tė botės. Thirrja pėr trajtim tė barabartė tė ēėshtjeve tė paqes dhe sigurisė mund tė kuptohet si apel ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Palestinės, por aspak si mbėshtetje pėr serbėt e Bosnjės. Dhe sė fundmi thuhet se Kosova gjendet nė prag tė pavarėsisė.
Rezoluta dhe deklaratat e OKI-t nė lidhje me Kosovėn nuk duhen marrė si tė vetvetishme, dhe aq mė pak si tė parėndėsishme. Pėr mė shumė kur merret parasysh se brenda OKI-t ka shumė vende tė cilat mendojnė se interesat e tyre preken drejtpėrdrejtė nga pavarėsia e Kosovės, duke filluar nga Indonezia, Pakistani, Irani, Turqia e deri tek Maroku. OKI nuk ka ndonjė pėrfitim diplomatik, e aq mė pak financiar nga Shqipėria. Pėrkundrazi, arroganca provinciale e diplomatėve shqiptarė, qė sigurisht reflektohet nė marrėdhėniet institucionale tė Shqipėrisė me Konferencėn Islamike, do t’i bėnte shumė vende tė lehtėsoheshin prej largimit tė Shqipėrisė nga kjo organizatė. Pėr mė tepėr nuk mund tė pohohet *siē bėhet shpesh pėr oponencė politike brenda Shqipėrisė se pėrpjekjet shqiptare nė OKI bien ndesh me kėrkesat e BE-sė dhe SHBA-ve, pėrkundrazi. Vendet perėndimore kanė kėrkuar edhe mė parė ndėrmjetėsimin e Shqipėrisė mes tyre dhe vendeve myslimane; (kujtoj kėtu kėrkesėn e kryediplomatit spanjoll, Miguel Angel Moratinos, qė Shqipėria tė ndėrhynte pėr ftohjen e gjakrave nė “sherrin e karikaturave”). Nė rastin e tė ardhmes sė Kosovės vendet perėndimore, tė interesuara qė procesi i njohjes sė pavarėsisė sė saj tė ecė sa mė shpejt, duket se janė pikėrisht duke e kėrkuar njė bashkėpunim me OKI-n, me qėllim qė mos t’u lėnė shteg iniciativat ruse. Mbėshtetja e tė paktėn 85 shteteve (EU-27 + OKI-57 + USA) qė ditėn e parė tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės do t’i vinte Serbinė dhe Rusinė pėrpara fakteve tė kryera dhe do tė krijonte bazėn pėr tė fituar mbėshtetjen e dy tė tretave nė OKB, qė i duhen Kosovės pėr pranimin si anėtare. Aleanca e synuar nga vendet perėndimore me vendet myslimane – aq e kundėrshtuar nga politikanėt shqiptarė – synon nė fakt pikėrisht nxjerrjen nga loja tė Rusisė si faktor destabilizimi nė rajon. Dhe politikanėt shqiptarė tė jenė tė sigurt, se Serbia nėse nuk do e kishte harxhuar gjithė kredinė e saj tek vendet arabe dhe myslimane nėpėrmjet luftėrave dhe dhunės ndaj myslimanėve tė Ballkanit, s’do tė kish pasur aspak skrupuj pėr tė kėrkuar mbėshtetjen diplomatike tė kėtyre vendeve pėr ēėshtjen e Kosovės. Ajo do tė kishte qenė joideologjike dhe me siguri shumė mė e suksesshme nė lobimin e saj nė OKI sesa Shqipėria.


------------ --------- --------- --------- --------- --------- -

[1] Doktorant i Shkencave Politike, Vjenė

hasanmehmeti
05-11-07, 14:51
Berisha ne Egjipt, Konferenca Islamike dhe Pavaresia e Kosoves

Blendi Fevziu
E Hene, 05 Nentor 2007

Mehilli, me adrese Ironiku@otenet. net (http://de.f232.mail.yahoo.com/ym/[email protected]) shkruan:
Kam lexuar ne gazete, qe Sali Berisha ka qene ne Egjipt dhe qe ai po kerkon nga Bashkimi Islamik, qe ta njohe i pari Kosoven. A eshte kjo e vertete dhe a eshte nje problem per marredheniet me Ameriken? Dihet qe vendet islamike nuk shihen me sy te mire dhe qe ne nuk jemi nje vend islamik, sado te perpiqet Berisha!

I nderuar zoteri!
Kam pershtypjen se ajo qe ju thoni, me shume se sa e verteta, eshte nje amalgame mendimesh, qe vijne nga qendrimet konfuze te shtypit, nga mungesa e nje qendrimi koherent te opozites dhe nga komentet e ceketa, qe ndesh perdite ne internet. Po e filloj pergjigjen, duke nisur me nje pyetje:
A ka ndonje problem qe 57 vendet e Konferences Islamike, plus 3 vezhguesit, pra 60 ne total, ta njohin Kosoven ne bllok dhe menjehere pas njohjes nga SHBA dhe vendet e rendesishme te BE? Pergjigjja eshte, pa dyshim, e thjeshte: Jo, perkundrazi! Bashkimi i votave te tyre me ato te fuqive te medha perben nje garanci, qe procesi i njohjes se njeanshme te Kosoves, pas shpalljes se pavaresise, do te ece shpejt dhe pa probleme.
E dyta, a do ta njohin Kosoven vetem vendet islamike, apo edhe te tjerat? Pergjigjja eshte, pa dyshim, e thjeshte: Jo, ajo do te njihet fillimisht nga SHBA, Britania, Franca, Italia, Gjermania e ndoshta Spanja dhe me pas nga vendet e tjera, qe do te bashkohen ne kete proces. Njohja mund te jete nje histori e gjate dhe e lodhshme, por ajo qe i mbetet kosovareve dhe te Shqiperise eshte vetem lobingu sa me i madh ne kete drejtim.
E treta dhe e fundit, a mund te thuhet se Shqiperia po ben lobing vetem me vendet islamike apo edhe me gjere, duke nisur nga vendet me te rendesishme dhe te fuqishme te globit? Pergjigjja eshte fare e thjeshte: Jo, ka nisur me SHBA dhe vendet e tjera dhe tashme po tenton, edhe pse ende zbehte, edhe me vendet islamike e vendet e tjera, kushdo qofshin ato, por qe kane nje rol per te luajtur.
Po rikthehem edhe nje here ne pyetjen tuaj, per t’i dhene pergjigje direkt asaj.
Dihet tashme se ne daten 10 dhjetor mbaron afati shtese, qe ishte dhene per gjetjen e nje zgjidhjeje nga palet per problemin e Kosoves dhe se plani Ahtisari ka deshtuar tashme. Serbia nuk e pranon, Rusia nuk eshte gatshme ta votoje, duke vendosur veto dhe Kosova ka nje zgjidhje dhe vetem nje: te shpalle pavaresine e njeanshme. Nuk ka asnje dyshim, se kjo duhet bere, duke marre nje aprovim paraprak nga SHBA dhe vende te tjera te rendesishme te BE, vende qe sipas te gjitha gjasave e kane bere zgjidhjen e tyre. Per kete arsye lobingu me to, edhe pse duhet te vazhdoje, nuk eshte ai jetiku. Perderisa ato vete kane marre nje pozicion qarte. Natyrisht, pavaresia e njeanshme nuk eshte nje vendim i lehte dhe ai sjell mjaft komplikime. Ne kete rast, nje njohje nderkombetare, sa me e gjere, pa asnje paragjykim dhe me vetem nje moto, ate: “cdo shtet dhe vote per njohjen e Kosoves” mund te sjelle sukses.
Duke e njohur kete skenar, kete filozofi dhe kontekst, duke pasur njohje te forta dhe te vjetra nderkombetare, lobingje pro tyre dhe nje diplomaci tejet aktive, Serbia po punon intensivisht per te parandaluar shpalljen e njeanshme te pavaresise, ose ne rastin me te keq, per ta lene ate ne trajta fare minore. Ne ato te nje vendi te vogel, te njohur nga pak vende te tjere. Po e ben kete permes diplomacise, ofertave ekonomike per investime ne Serbi, kompanive te medha me ndikim politik, qe kane interesa ne Beograd dhe permes kercenimit per prishjen apo ngrirjen e marredhenieve bilaterale. Diplomacia serbe eshte fokusuar ne kete drejtim dhe vetem ne kete drejtim. Ky angazhim ka prekur jo vetem ministrin e Jashtem, Jeremic, por edhe Kryeministrin Koshtunica e Presidentin Tadic. Te tre bashke kane filluar nje fushate aktive, qe ne e kemi te veshtire edhe keshtu ta perballojme.
Ne kembim te gjithe kesaj, politika kosovare po tregohet tejet e matur, relativisht aktive, por ajo eshte me shume se sa e limituar. Mospasja e nje statusi, mungesa e infrastruktures diplomatike dhe shume probleme te tjera e kane lene ate inferiore. Zgjidhja e vetme mbetet angazhimi i forte dhe intensiv i Shqiperise ne ndihme te saj. Presidenti i vendit, Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit dhe ministri i Jashtem duhet te jene 100 % te angazhuar ne kete kohe dhe thuajse krejt ne funksion te zhvillimeve ne Kosove. Kombi shqiptar ndodhet ne nje nga momentet me te rendesishme te historise se tij te 100 viteve te fundit dhe cdo papergjegjshmeri eshte e pafalshme! Asgje me te rendesishme se sa nje Kosove e Pavarur nuk mund te kete per Shqiptaret sot dhe kjo duhet te jete motoja jone e vetme.
Ne kete kontekst politika shqiptare ka qene aktive kryesisht me vendet e medha, qe duhet te marrin vendimin dhe qe diktojne politiken boterore, por ajo duhet te jete aktive edhe me organizime apo organizata shtetesh, qe mund te ndihmojne njohjen ne grup, duke e thjeshtuar procesin. Organizata e Vendeve Islamike eshte nje prej tyre dhe ne kete rast jo me pak rendesi. Ajo mund t’i sjelle Kosoves pas 6 – 10 njohjeve te para, plot 60 vota te tjera, duke e bere keshtu fakt, ne pak ore, qenien e saj si nje shtet i pavarur, shtetin me te ri ne Evrope. Nese nuk do te punohet me Konferencen per te marre nje vendim kolegjial atje, atehere Kosova duhet te punoje me 60 shtete, vec e vec, duke e zgjatur nuk dihet per sa vjet kete proces.
Natyrisht qe nuk eshte e lehte te arrish konsensus ne nje Organizate, ku shume vende kane probleme dhe ku Precedenti i Kosoves mund te ndikoje direkt ne to: Indonezia me disa ishuj te saj, Turqia dhe Siria me Kurdet, pa llogaritur ketu marredheniet perfekte qe disa prej ketyre shteteve kane pasur me Jugosllavine e Titos, marredhenie qe i kane trasheguar edhe sot me Serbine.
Per t’ju pergjigjur pjeses se dyte te pyetjes suaj, po ju them se vizita ne Egjipt me sa duket kishte kete karakter. Egjipti eshte nje vend me influence ne Konferencen e vendeve Islamike: ai drejtohet nga nje politikan me ndikim ne boten islame, si Hosni Mubarak, por nga ana tjeter ai eshte nje vend me shume mosbesim per pavaresine e Kosoves dhe cdo takim, cdo intensifikim i marredhenieve, pa dyshim, qe ndikon pozitivisht. Per nje rastesi historike, por edhe si pasoje e situates ne vijim, raportet mes Shqiperise dhe Egjiptit, qe mendohen si perfekte, nuk jane edhe aq intensive. Ato kane hijen e mosbesimit te klases politike egjiptiane ndaj dinastise se shkuar shqiptare atje, po aq sa edhe largesine qe krijohet nga raportet perfekte mes Egjiptit dhe Serbise. Fatkeqesisht, kjo vizite eshte shume pak. Per te pasur nje ndikim me te madh, treshja drejtuese e Shtetit Shqiptar duhet patjeter te vizitoje Arabine Saudite, nje vend me ndikim te madh ne Konference. Duhet te jete me aktive ne vendet e tjera te Gjirit, si Katari dhe Dubai dhe duhet te jete shume here me e pranishme ne mediat, qe kane ndikim ne boten dhe politiken arabe, si Al Jazira. Shqiperia duhet te kerkoje me ngulm qe grupe gazetaresh te ketyre TV te vijne ne Kosove, te pasqyrojne realitetin atje dhe te ushtrojne ndikimin e tyre mbi politiken e ketyre vendeve. Nese ne fund ne arrijme te sigurojme njohjen e 60 vendeve islamike ne bllok, dhe jo nje nga nje, kjo eshte nje fitore e madhe.
Pa dyshim, krijimi i asocimeve, sipas te cilave njohja nga vendet islamike krijon problem apo nuk di cfare, eshte thjeshte nje propagande. Po them propagande, sepse ne rast se nuk eshte produkt i injorances, eshte ne rastin me te keq dashakeqesi ndaj momentit me te rendesishem politik te Shqiptareve. Nje propagande e rendomte, qe ne vend te shkoje ne favor te Kosoves, shkon dukshem kunder saj. Sepse, ne fund te fundit, Kosova duhet te jete Shtet i pavarur! Kosovaret duhet te kene statusin e tyre perfundimtar dhe ne kete beteje nuk duhet te nenvleftesohet dhe te paragjykohet asgje dhe askush!