PDA

View Full Version : AKSH-ja


experti_lu
07-11-07, 01:42
ju pershendes te gjithve....
te gJithe e dim se doli edhe ni FOrmacion ushtarak i qujtur( ARMATA-KOMBTARE-SHQIPTARE)
forumist/te te nderuar me intereson te di opinonet rreth kesaj ushtrie....
disa ne prishtine equjten si faktor te vogel AKSH-ne,,,por me sa di une dita dites po rritet,
dhe dita dites po fiton simpati tek populli gjitheshqiptar kjo ushtri...

qka mendoni ju per AKSH-ne????????

sherri
07-11-07, 02:37
ju pershendes te gjithve....
te gJithe e dim se doli edhe ni FOrmacion ushtarak i qujtur( ARMATA-KOMBTARE-SHQIPTARE)
forumist/te te nderuar me intereson te di opinonet rreth kesaj ushtrie....
disa ne prishtine equjten si faktor te vogel AKSH-ne,,,por me sa di une dita dites po rritet,
dhe dita dites po fiton simpati tek populli gjitheshqiptar kjo ushtri...

qka mendoni ju per AKSH-ne????????
A per ata me thes ne koke e ke fjalen??koha qe e ke hap ket tem ne turqisht me duket i thon “"vakt-suz" si kohe e lige vone,mbas 12-ve,po mire mbas kesaj kohe deri ne 6:h te mengjesit lejohen edhe blofe te tilla.
Nese ka mbet ky popull me e mbrojt njerzit me thes ne koke,vaj halli per te,,,,,,
Mire i kan punet ata..po luajn msheftas me "garden e llazarit"

pirro
07-11-07, 08:45
AKSH, grup qe nuk ka nevoj te ekzistoj hiq.Ma mire pa ta se me ta.Nese ka nevoj per mobilizim ne mbrojtje te vendit ate do te ta organizojne institucionet e vendit.

arton bala
07-11-07, 15:14
Problemi qe kam me kete armate, eshte se nuk ia njoh botekuptimet apo qellimet saktesisht. Nuk i njoh personat ne prapavi, idete e tyre, planet e tyre.. Ja nje deklarate nga nje njeri qe e njeh veten si pergjegjes per te folur ne emer te AKSH-se. Ne kete deklarate, per mendimin tim, kjo organizate eshte thjeshte kunder cdo gjeje, kritikon e sulmon ashper klasa te tera te intelektualeve dhe shpalle veten si te vetmen dhe si me te miren. Kjo - se paku ne shikim te pare - nenkupton se kjo organizate eshte kunder cdo rendi demokratik, kunder vullnetit te popullit, kunder cdo institucioni shteteror kosovar. Me keso deklaratash, AKSH per mendimin tim vetem veten e diskualifikon.


Shkruan: Titan TIVARI

KOT E KANĖ TĖ GJITHĖ…!

Kot e kishin dje armiqt pushtuesė tė Shqipėrisė Etnike, kot e kanė edhe sot pushtuesėt e rinj tė saj, sepse Shqiptarėt dhe Shqipėria i mbijetuan me stoicizėm heroik tė gjitha pushtimet dhe gjenocidet e tyre gjatė shekujve e mijėvjeēarėve tė historisė sė pėrgjakur kombėtare dhe njerėzore!
Kot e kanė matrapazėt, tregtarėt politik,… dhe tė gjithė shitėsit e trojeve shqiptare, sepse trojet tona as nuk shiten dhe as nuk blehen, ata janė pronė hyjnore e Kombit Shqiptar tė dhuruar nga Zoti i Qiellit dhe nga ”Perėnditė” e Olimpit tė Pellazgėve tė Pellazgjisė.
Kot e kanė tė gjithė maskarenjtė, demagogėt dhe djallėzorėt shqipfolės, qė mundohen nė emėr tė mirėqenies dhe demokracisė tė pėrfitojnė pėr vete pasuri e privilegje, nė kurriz tė popullit dhe tė pasurive mbitokėsore e nėntokėsore tė tokės shqiptare!
Kot e kanė tė gjithė bajraktarėt, karrieristėt, pseodokombėtarėt,… tė cilėt nė emėr tė popullit e tė atdheut, nė emėr tė shqiptarizmit dhe demokracisė, pėrpiqen qė tė marrin pushtetin, tė shesin shtetin dhe tė bojkotojnė ribėrjen e Shqipėrisė Etnike!
Kot e kanė tė gjithė antishqiptarėt e pseudoaleatėt tė cilėt nėn maskėn e ”miqėsisė” dhe tė ”demokracisė” pėrpiqen tė na lėnė nė robėrinė e vjetėr!
Kot e kanė sllavo-grekėt, tė cilėt nuk kanė hequr ende dorė nga pushtimi dhe ricopėtimi i trojeve shqiptare tė Shqipėrisė Etnike, qė me mijėra manovrime demagogjike, veshur me lėkurė tė ”qingjit”, mundohen qė tė bindin faktorėt relevantė ndėrkombėtarė se ata janė konvertuar nė ”paqėsorė” dhe ”demokratė”!
Kot e kanė tradhtarėt e mercenarėt ”shqiptarė”, qė jo vetėm atdheun, por edhe ”shpirtin” e tyre ia kanė shitur e falur armikut dhe djallit!

Kot e kanė edhe kėto Pranga tė Reja tė Robėrisė sė Kosovės, tė cilat janė hartuar nga tė huajtė dhe nga "tanėt":

1.Marrėveshja e Rambujesė (Parisit)
2.Marrėveshja Ushtarake - Teknike e Kumanovės midis Forcave tė NATO-s dhe Forcave Ushtarake tė Serbisė
3.Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė
4.Demobilizimi i UĒK-sė dhe shndėrrimi i saj nė organizatė civile me emrin Trupat Mbrojtėse tė Kosovės
5.Pushteti pa pushtet e pa shtet i organeve dhe institucioneve tė Kosovės: Kuvendit tė Kosovės, Qeverisė sė Kosovės, Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK), Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK), Shėrbimit Gjyqėsor tė Kosovės, etj.
6.Tė drejtat e pakufizuara tė Shefit tė UNMIK-ut
7.Ndalimi i lidhjeve diplomatike tė Kosovės me botėn dhe lidhjet telekomunikative dhe ekonomike tė Kosovės me botėn pėrmes kodit tė Serbisė
8.Korniza Kushtetuese e Kosovės
9.Agjensia Kosovare e Mirėbesimit (AKM)
10.Shpikja e kushtit - Standardet para Pavarėsisė
11.Pėrkufizimi i Kosovės si vend "multietnik"
12.Pakoja e Ahtisarit
13."Decentralizimi" apo Ndarja dhe Enklavizimi i Kosovės
14.Traktati i Miqėsisė me Serbinė i Grupit Negociator tė Kosovės
15.Deklarata e Nju Jorkut e 28 shtatorit 2007
16.14 Pikat e Treshes: SHBA-BE-Rusi
17.Pakoja e Ahtisarit “Plus”, qė ėshtė duke u hartuar nga Treshja, e cila nė fakt parashihet qė jetė gjoja “Pakoja e Ahtisaarit” Minus Pavarėsia e Kosovės!

Askush nuk e di edhe sa “Marrėveshje e Deklarata”, sa “Pako e Pika” do tė hartohen e pėrpilohen nga ndėrkombėtarėt dhe kosovarėt, derisa Kosova pėrfundimisht tė hy pėrsėri nėn zgjedhėn neokolonialiste tė robėrisė serbe!

Ėshtė koha e atomit dhe internetit, koha e robotėve dhe informatikės, ėshtė koha e dritės dhe jo errėsirės, prandaj tė kotė e kanė tė gjithė mashtruesit, pushtuesit, hartuesit e farkėtuesit e prangave tė "reja" tė robėrisė pėr Kosovėn dhe pėr tė gjithė trojet tjera shqiptare tė Shqipėrisė Etnike.

Nuk ka pranga, as zinxhirė, qė mund t'i detyrojnė Shqiptarėt tė jetojnė nė errėsirė. Nuk ka "Marrėveshje" as "Korniza", nuk ka "Pako" as paketa qė mund tė bindin Shqiptarėt tė heqin dorė nga trojet e veta. Nuk ka "Deklarata" as "Traktate", nuk ka "Pika" as thika, nuk ndihmon as dhuna as frika, qė tė detyrohen Shqiptarėt tė heqin dorė nga liria, pavarėsia dhe bashkimi kombėtar i Shqipėrisė Etnike.

E drejta vonon, por fiton. E vėrteta vonon, por triumfon.

Kot e kanė tė gjithė,… Shqipėria Etnike do tė riēlirohet dhe do tė ribashkohet.

2 nėntor 2007

Arb
11-11-07, 10:46
Ju rrnofshin fjalet ktyne!

Se punen se kane kerku hic...

Paradox_13
13-11-07, 22:34
Rishfaqet AKSH, nga veriu i Kosovės thotė se do ta mbrojė vendin deri nė ushtarin e fundit http://www.kohavision.net/web/koha/templates/rhuk_solarflare_ii/images/printButton.png (http://www.kohavision.net/web/koha/index2.php?option=com_content&task=view&id=6245&pop=1&page=0&Itemid=40)http://www.kohavision.net/web/koha/templates/rhuk_solarflare_ii/images/emailButton.png (http://www.kohavision.net/web/koha/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=6245&itemid=40)e martė . 13 nėntor 2007 http://www.kohavision.net/web/koha/images/stories/aksh.jpgShfaqet sėrish nė publik Armata Kombėtare Shqiptare. Kėtė herė pjesėtarė tė kėtij grupi i kanė thėnė ekipit tė agjencisė amerikane Associated Press nga Prishtina se ata do tė luftojnė deri nė ushtarin e fundit pėr tė mbrojtur Kosovėn.
Ata bėjnė ceremoninė e betimit pėr anėtarėt e rinj qė rekrutohen nė Armatėn Kombėtare Shqiptare, dhe pasi lexojnė betimin, pjesėtarė tė grupit e nderojnė flamurin kombėtar shqiptar. Agjencia Associated Press ka xhiruar nė malet e veriut tė Kosovės 40-50 pjesėtarė tė AKSH-sė. Grupin e udhėheq personi qė e quajnė Komandant Preka. Ai thotė se ky grup do ta mbrojė Kosovėn nga kėrcėnimet e Serbisė dhe tė Gardės sė Car Llazarit. “AKSH ka 12 mijė ushtarė. Armiqtė tanė janė Serbia dhe Garda e Car Llazarit. Do tė luftojmė deri nė ushtarin e fundit pėr ta mbrojtur Kosovėn”, ka thėnė Preka.
Ai e ka quajtur tė gabueshėm vendimin e vitit 2003 tė UNMIK-ut qė e shpall kėtė organizatė terroriste. AKSH ka thėnė se ėshtė e pakėnaqur me politikėn e udhėhequr nga liderėt politikė tė Kosovės dhe i kanė quajtur tė dėshtuara bisedimet qė aktualisht ėshtė duke i udhėhequr treshja SHBA-BE-Rusi. Sipas komandant Prekės, bisedimet nuk kanė asnjė sukses, dhe meqė statusi disa herė ėshtė shtyrė, as qė duhet votuar nė zgjedhjet e 17 nėntorit.
Qėllim final i AKSH-sė ėshtė bashkimi i tė gjitha territoreve qė banohen nga shumica e popullatės shqiptare. Liderėt politikė nė vend kanė vlerėsuar disa herė se Kosovės nuk i duhen grupe tė tilla tė armatosura, sidomos nė kėtė moment tė rėndėsishėm nėpėr tė cilin po kalon vendi. Ata vlerėsojnė se janė KFOR-i dhe SHPK-ja qė pėrkujdesen pėr ruajtjen e sigurisė nė Kosovė.
Krijimi i AKSH-sė i ka rrėnjėt nė vitin 2001. Krah politik i saj ėshtė Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar, me seli nė Tiranė. E shpallur si organizatė terroriste nga UNMIK-u, KFOR-i ka thėnė se nuk do tė tolerojė veprimtarinė e AKSH-sė nė Kosovė.

Dilaver
14-11-07, 20:08
Qėllim final i AKSH-sė ėshtė bashkimi i tė gjitha territoreve qė banohen nga shumica e popullatės shqiptare.



A e kan pernime kėta apo mos po bėjnė hajgare (shaka), 12 000 ushtar! me dijtė qė e kanė pėrnimė, edhe pse nuk kan aplikuar pėr zgjedhje, n'vend voten ua kisha qit.
Policia vendore ka filluar hetimet pėr t'ju rėnė nė gjurmė e mė bo rastėsisht me u zatet n'far corrsokaku kam frike sė kėrset batarja.

shqipe__
14-11-07, 20:27
A e kan pernime kėta apo mos po bėjnė hajgare (shaka), 12 000 ushtar! me dijtė qė e kanė pėrnimė, edhe pse nuk kan aplikuar pėr zgjedhje, n'vend voten ua kisha qit.
Policia vendore ka filluar hetimet pėr t'ju rėnė nė gjurmė e mė bo rastėsisht me u zatet n'far corrsokaku kam frike sė kėrset batarja.

Nuk eshte e quditshme se kerset batarja ,kjo eshte krejt e zakonshme per popullin tone . Policia vendore eshte shenderruar si policia e serbit te paraluftes ,arrestojn familjet e ish ushtareve te UCK me motivin se paskan bere terror mbi shkijet . Turp per buken qe e hajn !
Keshtu flitej me nje fare kohe edhe per UCK nga shqipetaret e "medhenj intelektual " ,por koha e deshmoi te kunderten .

Dardani_K1
14-11-07, 20:57
honi qka te doni po AKSH-e jane shume mos i shani se mundet me kanen Babai i yt,vellau i yt,miku,djali,Vajza por per momentin ashte me mend qe nuk tregohen haptas se shume Shqipetari per nje grusht Euro kish me i zbulue apo ne kete valen e zgjedhjeve shume parti kishin me i shtie ne burg vetem me marren pika nga UNMIKU apo KFORI vetem pak mendonu po te ishit ju ne kete moment a kishit me dalen haptas me u pa kur e dini se jeni ne rrezik ju mos i bani barazim Garden e Llazareve me AKSH-n se Garden e Llazareve se burgos askush ne Serbi e besa ne as ne Kosove s jane te mbrojtun nga shteti i Serbis e AKSH-n se mron askush se kena nje qeveri hajnash ,kriminelash e matrapazesh qe ja kan friken AKSH se mos po e merr AKSH-ja ne dore dhe te gjithe i fut ne burgje dhe jesin pa vjedhen e pa ba pazarllaqe.
Per mendimin tim dhe shum te tjereve ne Kosove,Maqedoni e Shqiperi keta jane trima,te pashoq,qe e dojne vendin sjan tradhetar deri me sode asnjher nuk dulen me kerkue te holla aswhtu siq banin klika e HAshim Thaqit dhe Xhavit Halitit qe sode as qe dihet se kah dreqin shkun ato te holla gjithe ato pare qe jane danen per UQK-n kane mujten me u ble arme ma te mira dhe ma precize se sa Kallashat Kinez qe me shkrepjen e dy karikatoreve u shtrembohej ceva apo bombat e dores qe i blenin copen nga 2 Marka e qe shumica nga keto nuk aktivizoheshin e pjesen ma te madhe e kane vjedhen e sode jane pasurue kure shum njerez nga fshati i Thaqit e njohin se Thaqi ska posedue keso pasurie as Xhavit Haliti e as Ramushi as Komandant Remi e shume t tjer.
Andaj ju them se AKSH-ja jane njerez ndryshe ne AKSH ka njerez qe gjate dites punojn ne Restorante,Polici,Komuna anetar Partish,Mesues shkollash po qe ne mbremje jane ne sherbim te popullit te pambrojtun qe jane ne pjesen veriore dhe ne fshatrat per rreth kufirit me Serbin.
Prej se dul ne sken AKSH-ja Gardistat e Car Llazarit spo reklamohen aqe shum siq bajshin deri mujin e kaluar andaj o vllezer hapni syte e mos e shani vllaun e juaj qe k dalen me te mbrojten mos ju frikeso ati qe te don e te mbron por frikesoju te Hujit,Armikut e tradhetarit se ata jane me jau pasen frigen.
A e degjuat sode fjalimin e Kryetarit te Kosoves qe thojke ne Pej se me zgjedhjen e LDK-s Peja dota ket Universitetin po pyetja e ime ashte ku jane qe 8 vite qe jane ne pushtet pse nu ndreqen Universitete e sende qe po i premtojn .

Dilaver
14-11-07, 21:35
Nuk eshte e quditshme se kerset batarja ,kjo eshte krejt e zakonshme per popullin tone . Policia vendore eshte shenderruar si policia e serbit te paraluftes ,arrestojn familjet e ish ushtareve te UCK me motivin se paskan bere terror mbi shkijet . Turp per buken qe e hajn !
Keshtu flitej me nje fare kohe edhe per UCK nga shqipetaret e "medhenj intelektual " ,por koha e deshmoi te kunderten .

Hajde hajri e daft, e ishalla e mbramja me hajr! Deri sot nuk kam dėgjuar tė jetė arrestuar ndonjė familje e ish ushtarve, me motiv as pa motiv! Janė arrestuar ata qė kanė kryer vepra penale e kriminale pa marrė parasyh kush kan qenė.
Tė krahasosh SHPK-nė (tė cilėt sikurse nė tė gjitha vendet e botės kryejnė detyrėn) me xhandarmerinė sėrbosllave njeriu duhet t’i thrras mendjes!

shqipe__
14-11-07, 22:36
Hajde hajri e daft, e ishalla e mbramja me hajr! Deri sot nuk kam dėgjuar tė jetė arrestuar ndonjė familje e ish ushtarve, me motiv as pa motiv! Janė arrestuar ata qė kanė kryer vepra penale e kriminale pa marrė parasyh kush kan qenė.
Tė krahasosh SHPK-nė (tė cilėt sikurse nė tė gjitha vendet e botės kryejnė detyrėn) me xhandarmerinė sėrbosllave njeriu duhet t’i thrras mendjes!


A vertet ?
A jane keta SHPK te cilet vran dy shqipetar ne protesta ?
A jane keta Shpk-ja te cilet ne ato protesta u sollen posi edhe shkijet ndaj vete shqipetareve ?
Lereni keto pallavra , fatkeqesisht te gjithe e kuptojm(e edhe ju sigurisht ) se qka po zihet ne vendin tone !!!

Dilaver
14-11-07, 22:54
A vertet ?
A jane keta SHPK te cilet vran dy shqipetar ne protesta ?
A jane keta Shpk-ja te cilet ne ato protesta u sollen posi edhe shkijet ndaj vete shqipetareve ?
Lereni keto pallavra , fatkeqesisht te gjithe e kuptojm(e edhe ju sigurisht ) se qka po zihet ne vendin tone !!!


Jo ore Shype, nuk ishin SHPK ata qė vran dy protestues por ishin gabel rumun.
Policia ka qenė nė krye tė detyrės, pėrndryshe tė njėjtėn detyrė do tė kryente dikush tjetėr, besoj po kupton.
Rrebelimi gjithkund nė botė ėshtė i ndėshkueshėm me ligjit.

uck_aksh
14-11-07, 23:13
Nuk mund te them asgje se edhe Ushtria Ēlirimtare e Kosoves kur ka dalur ka dalur me maska dhe nje grup jo i madh andaj edhe skam komente se ndoshta edhe un nje dit do te jem aty kurr si dihet

experti_lu
15-11-07, 08:18
miremengjesi,,,ju pershendes....
ka njerez se kurr nuk qohe nga kllapia e pa fund..por ka njerz se i parashofin rreziqet se i kercnohen atdheut,dhe veprojne ne momente te cakuar...
pikrisht keshtu ndodhi me kosoven kur ibrahim rugova dhe ldk-ja e noj pupullin ne gjume.
por pa pritmas doli ne skene UCK-ja e levdishme,tash ne tjeter situate amo as pak nga ajo gjumsi e RUGOVES-dhe LDK-se,,por me emra tjere HASHIM-PDK. etj...
por prap se prap pa pritmas del ne skene AKSH-ja e lavdishme po sikur UCK-ja ne fillim me maska....
une ju garntoj seshpejti do te dalin pa maske..ashtu qysh e kan zakon trimat nipat a gjergj kastriotit..vellezrit e legjendarit ADEM JASHARIT...
i lexova disa komente te disave ketu...
une ju garantoj se AKSH-je eshte po ajo UCK-ja e lavdishme,,te cilles po ja humbin lavdin sida karririst per interesa te xhepave....
une per veti i njof dhe e di kush qendron mas tyre nje dite do te bindeni secilli se jeni ne medyshje......
aploj qe sa ma pare te zgjohi nga ajo gjumsi e thelle....
rrnofte AKSH....
podhte tradhtarve...
lavdi deshmorve....
me AKSH-ne deri ne fitore te vertete....

experti_lu
15-11-07, 08:27
dardani...
m,e vjen mire se qekne tamam ne ngjarje gjithsesi te pershendes enkas.....
besa ka njerz ne kosove-iliride-shqiperi se hala jetojne ne iluzione se as lufte nuk ka pas!!!
por une perkulem para atyre trimave me pushke ne krah te cillet i than serbis dhe car llazarave hajdeni ketu jemi....
ju kisha lute te gjithve se te infromohi sa ma kjarte
se po se mbrojte veten nuk te mbron ashkushi.....
9 vjete pollvra per karrire..
9.vjat genjeshtra te pa krypta nga politi-kuajt tone te qmuar...



rrnofte ARMATA KOMBTARE SHQIPTARE(AKSH)

experti_lu
15-11-07, 08:32
pirro..... per cillat instuticione flet i nderuar...me vjen keq pos skemi insututicone..ne kami TMK-ne
te cilles ja cunguan te gjithe te drejtat i shendrruan ne zjarrfiksa...
kemi SHPK-ne e cilla nuk eshte ne gjendja as ni pllam te kosoves ta kqyre pe lejen e tjerve...
une spo di per qka po flet ti...
nejse te pershendes,,,

experti_lu
15-11-07, 08:37
A per ata me thes ne koke e ke fjalen??koha qe e ke hap ket tem ne turqisht me duket i thon “"vakt-suz" si kohe e lige vone,mbas 12-ve,po mire mbas kesaj kohe deri ne 6:h te mengjesit lejohen edhe blofe te tilla.
Nese ka mbet ky popull me e mbrojt njerzit me thes ne koke,vaj halli per te,,,,,,
Mire i kan punet ata..po luajn msheftas me "garden e llazarit"...........
SHERRI....ja pra deshmija e gjumsise te pa fund...
ja zerat e njejte si me rastin e UCK-se,,,,...
ty vetem nje pytje ta bej dhe ski me dit me dhan pergjegje............!!!!!
te pys a doli me maska ne fillim UCK-ja????
mesiguri keshtu ki mendu edhe per UCK-ne?????
mesiguri mas perfundimit te luftes ki ngah mas tyne (kishe) edhe ti UCK!!!
qato (MASKAT) qysh i quan ti nje dite do te jan kranaria e shqiptarise te jesh i bindur...

shqipe__
15-11-07, 09:53
Jo ore Shype, nuk ishin SHPK ata qė vran dy protestues por ishin gabel rumun.
Policia ka qenė nė krye tė detyrės, pėrndryshe tė njėjtėn detyrė do tė kryente dikush tjetėr, besoj po kupton.
Rrebelimi gjithkund nė botė ėshtė i ndėshkueshėm me ligjit.
Po o zoteri gabelet rumun bashke me shqipetaret ,edhe ne kohen e serbit e kryenin detyren sa e sa shqipetar ne kete menyre.
Me njerez qe zerin e popullit e quajn rrebelim si ne kohen kur UCK quhej terroriste nuk e vlene te diskutohet.

sherri
15-11-07, 22:33
...........
SHERRI....ja pra deshmija e gjumsise te pa fund...
ja zerat e njejte si me rastin e UCK-se,,,,...
ty vetem nje pytje ta bej dhe ski me dit me dhan pergjegje............!!!!!
te pys a doli me maska ne fillim UCK-ja????
mesiguri keshtu ki mendu edhe per UCK-ne?????
mesiguri mas perfundimit te luftes ki ngah mas tyne (kishe) edhe ti UCK!!!
qato (MASKAT) qysh i quan ti nje dite do te jan kranaria e shqiptarise te jesh i bindur...
ooooo lu,! Lexoj me za keto ca shkruan,ndoshta e kupton kontraverzitetin tan,ti i paske perkrah ata me maska te UCK-es,e pse tash i perjashton i ul aq posht??(shih shkrimet me lart)une nuk i kam perkrah kur dualen me maska ne fillim,ne ate kohe kure qetniket ishin ne cdo vend te Kosoves arsyetohet disi maskimi por sote!!??pore tani qe jan legalizu,jan ne TMK-e jan ne SHPK-e i perkrahi,edhe ata qe formun parti,e kuptuan lojen e kujt e kan luajt,e kuptuan se tuj sha e vra ata qe populli i zgjodhi,nuk luftohet per popullin e vet(vone s'esht kurr) ne fillim disa nga ta te manipulauar e luajten "lojen" e dreqit,pa e dite ku jan radhit,sikur qe ka tash ne AKSH-e qe se dine,ka nga keta atdhetar pa medyshje,edhe ne kohen qe e kuptojn ket kthehen legalizohen,i heqin thaset nga koka,agjenturat Ruso-greko-shkinosllave(me disa shqipfoles) prap formojn ndoj "armat" tjeter gjitheher me thas ne koke...........

Preshevar
15-11-07, 23:33
Armata Kombtare Shqiptare Po Ashtu Kundėr Zgjedhjeve 2007

http://youtube.com/watch?v=168NG53DdYU

Nje fjal e urt franceze thot "Mieux vaut prévenir, que guérir" qe perkthet disi keshtu "Me mir parashikim se sa shėrim"

Tomori
08-03-08, 14:19
T: “Mitrovicėn e shiti qeverita aktuale”

Nt: Pse Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar kėrkon Referendum pėr Ribashkimin e tė gjitha trevave shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar? Ēfarė do tė bėjė AKSH nė rast aneksimi tė veriut tė Kosovės nga Serbia? Pse FBKSH nuk e njeh flamurin e ri tė Kosovės? Nė cilat zona tė Kosovės ėshtė duke vepruar AKSH? Pėr kėto dhe shumė tė tjera, pėr gazetėn “Nacional” flet Gafurr Adili, zėdhėnės Politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar


Valdrin Krasniqi

Nacional: Mė 10 qershor tė kėtij viti keni deklaruar qė do tė mbahet njė kuvend mbarėkombėtar shqiptar i FBSHK-sė, cili ėshtė qėllimi i mbajtjes sė kėtij kuvendi?

Adili: Planifikojmė qė mė 10 qershor 2008, me rastin e 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ta mbajmė Kuvendin Mbarėkombėtar, sepse qė nga 25 nėntori i vitit 2006, nė Tiranė ėshtė themeluar Kėshilli Organizativ (17-anėtaresh), nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė Etnike edhe diaspora. Po punojmė qė Kuvendin Mbarėkombėtar ta mbajmė nė Prizren ose nė Tiranė.

Nacional: Ju kėrkoni Referendum pėr Ribashkimin e tė gjitha trevave shqiptare nė njė shtet tė vetėm. Sa ka gjasa pėr mbajtjen e njė referendumi tė tillė?

Adili: Ne kemi kėrkuar dhe vazhdojmė tė kėrkojmė Londra 2, e cila fillimisht do tė abrogonte (zhvleftėsonte) tė gjitha vendimet famėkėqia tė Konferencės se Ambasadorėve tė Londrės (1913) dhe pėrfundimisht edhe popullit shqiptar nė Ballkan do t’ia njihte tė drejtėn e vetėvendosjes sė popujve, njė e drejte kjo e garantuar me dhjetėra konventa e rezoluta tė OKB-sė, dhe pėrfundimisht edhe populli shqiptar i Shqipėrisė Etnike, jo “Shqipėria e Madhe”, tė cilėn kurrėn e kurrės nuk e kanė kėrkuar shqiptarėt, sepse edhe sikur ta kėrkonin kufirin nė Danub, Istėr dhe nė Athinė, pėrsėri nuk do tė mund ta quanin “Shqipėri tė Madhe”, por qe kemi kėrkuar dhe vazhdojmė tė kėrkojmė qė kudo ku shqiptarėt e pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese tė quhet Shqipėri, as e madhe dhe as e vogėl, dhe pėrfundimisht tė pėrmbyllej padrejtėsia historike e Evropės Plakė, sepse Republika e Shqipėrisė ėshtė i vetmi vend nė botė, qė nga tė gjitha anėt kufizohet me popullin dhe trojet e veta etnike.

Nacional: UNMIK-u AKSH-nė e ka shpallur organizatė terroriste, cili ėshtė komenti juaj pėr ketė z. Adili?

Adili: Askush nga administratorėt e OKB-sė nė Protektoratin Kosovė as nuk kanė pasur dhe as nuk kanė asnjė tė drejtė juridike, nga e drejta pozitive ndėrkombėtare, qė strukturėn ushtarake tė FBKSH-sė, Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH) ta shpallnin “organizatė terroriste”, sepse nė kuadėr tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė ekziston njė Komitet Special, i cili obligohet, qė jo vetėm t’i mbėshtes moralisht por edhe materialisht, tė gjitha organizatat ēlirimtare qė luftojnė kundėr kolonializmit, gjė qė nuk e arriti ta realizonte as UĒK.

Nacional: Sa pjesėtarė numėron gjithsej Armata Kombėtare Shqiptare?

Adili: Kjo nuk ėshtė kompetenca ime, ėshtė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-sė. Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH), si strukturė ushtarake tė FBKSH-sė, apo mė mirė tė them, veprimet e saj luftarake, pėr tė cilat vendosė Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, unė vetėm i mbroj politikisht, sepse veprimet luftarake matėn me sukseset politike, jo vetėm tė FBKSH-sė por edhe tė kombit shqiptar, siē ishin veprimet e tetorit (nė fshatrat e Besianės) dhe tė nėntorit 2007 (nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nė fshatin Boletin), qė nė Albanik sollėn bazėn amerikane. Pra, lufta ėshtė vazhdim i politikės me mjete tė forcės, qė fillon me politikė dhe vazhdon me mjete tė forcės dhe qė pėrfundon me mjete politike, qė i projekton FBKSH, kurse AKSH vetėm i zbaton nė terren.

Nacional: Nė cilat zona vepron kryesisht AKSH?

Adili: Ėshtė sekret ushtarak.

Nacional: Ēfarė do tė bėjė AKSH nė rast qė veriu i Mitrovicės aneksohet nga Serbia?

Adili: Politikanėt aktualė tė Prishtinės e kanė shitur Mitrovicėn, por kėtė nuk do ta pranojė FBKSH. Se ēka do tė bėjė FBKSH-AKSH shumė shpejt do ta shohin, jo vetėm populli shqiptar, por, mbi tė gjithė do ta shohin tradhtarėt e kombit.

Nacional: Si e komentoni suspendimin e policėve serbė tė SHPK-sė nga detyra?

Adili: Dėshmi e dėshtimeve tė shteteve multietnike, tė atyre shteteve multietnike, siē dikur ishte krijesa artificiale me emrin ish-Jugosllavi, shkėrmoēja e se cilės u pasua me plot gjakderdhje dhe tragjedi tė kėsaj krijese artificiale, qė e kishte krijuar Evropa Plakė.

Nacional: Si e vlerėsoni shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, mendoni se vėrtet Kosova ėshtė e pavarur dhe shtet sovran?

Adili: Kosova gjithēka mund tė quhet, por jo shtet i pavarur dhe sovran, siē u pėrpoqėn ta paraqisnin tyxharėt politikė tė Prishtinės, dhe pas tyre edhe kėta tė Tiranės dhe tė Shkupit. Kosova, krahas Protektoratit tė deritanishėm tė OKB-sė do tė jetė edhe Protektorat i BE-sė. Shpallja e “Pavarėsisė sė Kosovės” i ngjan asaj shpalljes se Pavarėsisė sė Shqipėrisė (mė 28 nėntor 1912) nga Ismail Qemali, kur tė lira ishin: Vlora, Elbasani dhe Fieri, kurse pjesėt tjera tė saj pushtoheshin nga pushtuesit sllavo-greke, dhe kur nė Shqipėri na erdhi Princi Vidi, qė sot nė Kosovė quhet Pieter Fieth.

Nacional: Kosova ka njė flamur tė ri i cili ka dalė nga Kuvendi i Kosovės, a e pranoni ju flamurin e shtetit tė Kosovės?

Adili: Nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos njė leckė. Pėr fatin tonė nuk ka asnjė element kombėtar, siē kishte ai farė Flamuri i Rugovės, tė cilin kur e dogjėn bijtė e bijat e Kosovės, ka pas zėra se pse po digjet “Flamuri Dardan”. Lecka e Kosovės Protektorat, tė asaj Kosove me 2-3 burra, sepse edhe nėse unė dhe tė gjithė ne kemi dėgjuar qė njė burrė tė ketė 2-3 deri nė 7 gra (sipas Kuranit), nuk kemi dėgjuar qė njė grua (me emrin Kosovė) tė ketė 2-3 burra siē edhe e ka, njė tė OKB-sė, njė tė Be-sė dhe njė Serbinė, kurrėn e kurrėn nuk ka me e zėvendėsuar FLAMURIN KOMBETAR SHQIPTAR, atė FLAMUR qė fillimisht (sipas legjendės) ishte i bardhė dhe nė luftėra e sipėr, nga gjaku i dėshmorėve tė kombit, fusha e tij edhe u bė e kuqe, fushė tė cilėn e kanė skuqur edhe dėshmorėt me tė rinj tė kombit.

Nacional: Si e vlerėsoni spektrin politik nė Kosovė?

Adili: Politikanėt, jo vetėm nė Prishtinė, por edhe nė Tiranė dhe nė Podgoricė, nė Preshevė dhe nė Shkup kanė qenė dhe janė politikanė biznesi, janė mashtrues dhe hajdutė tė popullit shqiptarė, tė cilėt para se tė futen nė politikė janė kockė e lėkurė bashkė dhe pas 6 muajsh behėn me gusha, shėndoshėn si gicat (derrat).


Box: Apeli

“Publikisht apeloj qė tė gjitha forcat progresiste shqiptare, si dhe atdhetarėt shqiptarė, kudo qė ata ndodhen, nė trojet e Shqipėrisė Etnike apo nė diasporėn shqiptare (nė Evropė, SHBA, Kanada apo Australi) tė na bashkohen dhe tė na ndihmojnė nė kėtė mision sa tė vėshtirė, por edhe aq fisnik qe kemi marrė mbi supet tona, qė tė bashkuar dhe vetėm tė bashkuar ta mbajmė Kuvendin Mbarėkombėtar Shqiptar”.
/06 Mar 2008/

dardan100
09-03-08, 14:59
Keto fare organizatash nuk kane kurrefare dobiE per popullin tone, dhe jane te tejkaluara per kohen. Sot Kosoves i nevojitet vetedijesimi i popullit te saj, Assesi armatosja apo ushqimi me fraza te rrejshme patriotike te k***. Asht kollaj te nxitet urrejtje nderetnike sot ne Kosove, apo thirrje per bashkim kombetar, mirpo problemet tona jane krejtesisht tjera!
Serbia me nuk eshte problem per Kosoven, por problem kemi me qene vet ne, nese vetem kenaqemi me kete qe e kemi arrit, me keto simbole shteterore, me kete Kushtetute diskriminuese (per ne 90% e popullit), me kete gjendje ekonomike, energjetike e keshtu me radhe.
VETEDIJESIMI MUND TE NA SHPETOJ NGA ASIMILIMI (tendenca per amerikanizim apo evropianizim te eger) APO ME KEQ NGA ASGJESIMI I IDENTIETIT TONE!

Tomori
18-03-08, 20:12
Keto fare organizatash nuk kane kurrefare dobiE per popullin tone, dhe jane te tejkaluara per kohen. Sot Kosoves i nevojitet vetedijesimi i popullit te saj, Assesi armatosja apo ushqimi me fraza te rrejshme patriotike te k***. Asht kollaj te nxitet urrejtje nderetnike sot ne Kosove, apo thirrje per bashkim kombetar, mirpo problemet tona jane krejtesisht tjera!
Serbia me nuk eshte problem per Kosoven, por problem kemi me qene vet ne, nese vetem kenaqemi me kete qe e kemi arrit, me keto simbole shteterore, me kete Kushtetute diskriminuese (per ne 90% e popullit), me kete gjendje ekonomike, energjetike e keshtu me radhe.
VETEDIJESIMI MUND TE NA SHPETOJ NGA ASIMILIMI (tendenca per amerikanizim apo evropianizim te eger) APO ME KEQ NGA ASGJESIMI I IDENTIETIT TONE!

Serbia nuk qenka problem per Kosoven..!
dardan100' ju sikur te jetoni e nje planet tjeter akoma nuk po kuptoni se Serbet jan faktore destabilizues ne regjion,, dardan shiko kete ambleme te armikut qe jane te stacionuar ne Mitrovice.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/48/SPP_SrbDobGarda.jpg/98px-SPP_SrbDobGarda.jpg

dardan100' asnjeheres mose nencmoni asnje Organizate qe vepron ne Ilegalitet apo Legalitet ne teren. Mbasi egziston garda vullnetare e armikut- Serbit..perse na shqiptaret mos te jemi te organizuar per gjdo evantuelitet JO dardani100' shqiptaret nuk guxojne te flene e te presin gjithe problemin ta zgjedhe Natoja,, na kemi potencial njerzore qe te jemi te organizuar edhe ne ksishe formacionesh kurgje te keqe nuk ka ketu nese edhe ne kemi formacionin tone;


ARMATA KOMBTARE SHQIPTARE. AKSH
http://lajme.dervina.com/foto/68bc9477d0f2c908eed9498bf926d89e/fbksh%5B1%5D.jpg

GURI SYLAJ
20-03-08, 09:03
Bashkimi i shqiptareve dhe Trojeve Shqiptare eshte enderr e gjithesecilit shqiptar qe mendon e flet shqip.
Kjo rruge nuk eshte as e shkurte e as e lehte.Ky ideal e mbante dhe e mbane gjalle frymen patriotike te gjithesecili.Te gjithe ,mendoj une ,se jan te nje mendimi se kjo rruge duhet te vazhdohet deri ne arritejen e qellimit.
Por ,pengesat jan te natyrave te ndryshme.Pengesat me te medha dhe me serioze ,deri me sot , neve ia kemi bere vetevetes.
-Mosorganizimi i mirefillet ne rrafshin kombetare.
-Moskoordinimi i mirefillt i faktoreve relevant dhe mosbashkpunimi i ketyre faktoreve per te vetmin dhe te njejtin qellim.
-Ndarja dhe urrejtja ne mes shqiptareve per qellime te vogla dhe grupore.
-Shtruarja e problemit te BASHKIMIT nga grupe te ndryshme me qellime dhe forma te ndryshme.
Per te mos e zgjate une do te ndalem ne disa pika te ndieshme por shume reale:
Ne sot festojm te ndare ne grupe e parti .
Ne sot ndahemi edhe ne Diten e Flamurit e edhe ne diten e Pamvaresise.
Kjo flet mjaft per gjendjen ton dhe mundesin ton per te bere dicka me shume....!
Dhe kur eshte fjala te Kuvendi i siper cekur,
Nese ky Kuvend ka arrite t'i tejkaloj keto pak pika te ndieshme atehere duhet perkrah por me sa shoh une, nga shkrimet ketu ,ky Keshill nuk eshte as me shume e as me pak se sa nje deshire e nje grupimi per te ardhe ne pushtet apo ndoshta nje sherbetore i dikujt qe deshiron me e ruajt apo rimarre pushtetin .Pak dite para Zgjedhjeve ne Kosove AKSH ishte prezente dhe deklarative ne kufinjet e Kosoves.Kurse kur duhej reagu ne mbrojtjen e kufijve ,ne pikat kufitare qe digjeshin apo edhe ne rastin e Mitrovices , u hesht!!!???
Problemi i bashkimit nuk eshte as i ri e as i lehte.Me se paku eshte detyre e nje keshilli apo nje Kuvendi.Me kete problem duhet te mirren dhe te vetedijesohen te gjithe.Qe nga Akademite e Shkencave .Parlamentet ,qeverite e deri tek individi i thjeshte.
Shenja e pare se mund te bejme dicka serioze ne kete drejtim nuk jan as raketat e as NATO por momenti kur neve festojm te gjithe se bashku Diten e Flamurit,Diten e Pamvaresise ,kur ceshtja kombetare eshte paresore dhe rreth se cilles behen bashk te gjithe.
Kjo mungon tek ne dhe pamvaresisht deshires ,neve ende kemi shume per te bere !
Dikush ndoshta thot se nuk po na lene te tjeret e une do te them se me shume neve po e pengojm veteveten.Dhe po e shfletuam historine kjo e vertete do te na dali lakuriq.Plot urrejtje ,plot vrasje ,plot kurtha e plot flijime por me shume pak rezultate!

Bashkimi i Trojeve Shqiptare nuk kerkon politike partiake ,klanore ,regjionale a grupore por Politike te mirefillte Kombetare.Interesi gjithekombetare duhet te prij dhe te vendoset ne balle te cdo perpjekje pa leju qe pas keti interesi te meshihen lojtare e matrapaz te pazareve te ulta dhe here -here edhe te ndyta.
Kjo ceshtje eshte ne duart tona dhe mvaret ,ne rend te pare ,nga vet ne!
Urime e Suksese te gjithe atyre qe vertete mendojne dhe veprojne vetem SHQIP !!