PDA

View Full Version : Pse u caktuan zgjedhjet tri javė para 10 Dhjetorit?


sunshine
09-11-07, 00:35
Edhe kėto zgjedhje janė pėr t'ua zgjatur jetėn udhėheqsėve tė tashėm dhe status-quos sė Kosovės sipas diktatit te Bashkėsisė Ndėrkombėtare

Vetė caktimi i zgjedhjeve tri javė para 10 dhjetorit tregon se pavarsia ėshtė pikėpyetje e madhe.
Pse nuk duhet votuar :

1. Mitrovica 8 vite e gjysmė nuk u bashkua, as popullata nuk u kthye, pėrkundrazi gati e tėra po shpėrngulet, duke ndėrtuar qeveria serbe andej banesa kolektive pėr serbėt. Tash gjatė fushatės sdm. liderėt e partive kėndej urės sė Ibrit po thonė Mitrovica nuk ėshtė e ndarė e as nuk do tė ndahet, sa herė kemi qenė andej, mos shitni por bleni etj. R. Kelmendi deputeti i Kosovės nga Mitrovica nė gazetėn Kosova sot 28.10 .2007 thotė: Veriun e Mitrovicės e kanė vizituar vetėm min. i MPB-sė Blerim Kuqi dhe zv. komisari i SHPK-sė general Sheremet Ahmeti. Jo zotėrinjė ju kini qenė nė veri por nė pjesėn shqiptare, veriu i Kosovės ėshtė edhe Llapi. Mitrovica regj. 81,91 ka qenė shumicė shqiptare 63,2 % pėrfshirė edhe Leposaviqin rreth 60 %. Ka shtete nė botė mė pak se 60 % shumetnike si: Letonia 56%, Moldavia 64,5% etj, kurse Kosova 82,4% shqiptarė edhe sipas regj. serb 91.

2. As Dėbėllde nuk iu kthye Kosovės etj. Kosova kufijtė i ka patur sidomos pas vitit 1945 tė shėnuar nė hartė (e sipas Kushtetutės 1974 tė garantuar).

3. Fabrikat iu morėn punėtorve – privatizimi pėr pasurimin e pushtetarve nga AKM –ja dhe shtylla e 4-tė e UNMIK-ut. Ekonomia e Kosovės u ngulfat. Mė 1988 nė bazė tė afarizmit tė 861 ndėrmarrjeve ekonomia e Kosovės ka realizuar produkt shoqėrorė nė vlerė prej 1. 485.231.730 dollarė. Bujqėsia e Kosovės ka patur tokė pune mė shumė se Shqipėria. Sh. i plotėsonte nevojat e popullatės me bukė dhe kishte rezerva, ngjajshėm edhe Kosova. K. ara dhe kopshte kishte 300.565 ha. Vetėm me grurė mbilleshin 103.000 ha ku prodhoheshin afėr 400.000 tonė. Rendimenti ishte mė i lartė se nė disa ish njėsi federale. Tash dhjetra mijėra ha tokė pune tė zėnė me ndėrtime e biznese e po aq pa u punuar. Reth 40% e familjeve shqiptare siguronin tė ardhurat nga prodhimet e veta bujqėsore. Gazeta Kosova Sot 8,9 janar 2005 dr. Skender Boshnjaku: Faktorėt social dhe ekonomik – shkak i vetėvrasjeve. Pajazit Nushi Kosovė, 300 vetėvrasje nė katėr vjet, shkaku kryesor gjendja ekonomike. Po Kosova Sot 27.06.2005 -500 vrasje pas lufte. Gazeta Express 23.05.2005 Gjak pėr bukė –shet gjakun nga trupi i tij pėr tė mbajtur familjen. Bedri Ismajli, 30 vjeē nga Podujeva gati ēdo muaj shet gjakun e trupit. Nga kjo punė ai mban 6 anėtarė tė familjes. Nga 250 deri 350 gr. gjak i shes nga 30 deri 50 euro. Libri Vjetari statistikor i KSA tė Kosovės 1989 f. 41. Viti 1985 – 1 vrasje, 6 vetėvrasje.

4. Energjia elektrike 56,8% ėshtė konsumuar nė Kosovė, kurse 43,2 % tepricė pėr tregjet jugosllave dhe nė botė. Ashtu nė Shqipėri funksiononin 80 hidrocentrale dhe 8 termocentrale edhe atje gati gjysma e rrymes eksportohej. Shqipėria zė vendin e dytė nė botė me ujė ashtu Kosova me thėngjill. Kėto tė vetmet nė botė nuk kanė rrymė rregullisht pėr popull.

5. E drejta historike dr. S. Rizaj libri Falsifikimet e historiografisė serbe bot. Prishtinė 2006 .Si nimanitėt, ashtu edhe lazėrasit, dmth, Lazėri kryekomandanti i ushtisė krishtere nė Betejėn e parė tė Kosovės (1389), dhe trashigimtarėt e tij, Stefan dhe Gjergj Lazėri, nuk ishin serbė, por ishin ilirė, ishin triballė, ishin shqiptarė – ishin shqiptarė skizmatikė. As dhėndurėt e Lazėrit Millosh Kopiliqi dhe Vuk Brankoviqi nuk ishin serbė por ishin shqiptarė skizmatikė. Me pėrkrahjene pushtetit osman, patrikana e Pejės i skizmatizonte dmth. i serbizonte shqiptarėt katolik nė gjithė Ballkanin. Qė shumica e serbėve tė Kosovės janė me prejardhje shqipėtare flet edhe njė pikturė (1817-1819), qė ndodhet nė thesarin e Manastirit tė Deqanit ….Serbėt vendas tė Kosovės tė cilėt u takojnė vėllėzėrve dhe fiseve shqiptare quhen: Kada –Kadiq , Gjuka-Gjukiq , Boja-Bojoviq , Bojku-Bojkoviq, Gashi-Gashiq, Shala –Shaliq, Berisha-Berishiq, Dashi-Dashiq, Pula-Pulaniq, Kastrati-Kastratoviq etj: kėta jo vetėm qė flasin shqip por edhe vetėn e quajnė shkije ( skizmatikė – shqipėtarė ortodoksė) Pra tė mos ekzistonte Perandoria Osmane nuk do tė kishte ekzistuar as kombi e as shteti serb. Serbia si territorr gjeografik i serbėve, deri mė 1878, pėrfshinte njė sipėrfaqe tė ngushtė nė Sėrbinė verilindore tė tashme . Dinastia nemanite ( Stefan Nimani, Stefan Deqani , Shėn Sava, ….Stefan Dushani etj….gjuha atėrore dhe amėtare e nemanitėve ishte ilirishtja - triballishtja – shqipja. Doket e zakonet tė tyre ishin poashtu ilire shqiptare. Ata qeverisnin me kanune shqiptare. Mirėpo ithtarėt e kishės ortodokse, duke filluar nga gjysma e dytė e shek. 17, fillojnė tė fusin fjalė nga gjuha kishtare tė cilėn, e kishte pėrpiluar Qirili e Metodi pėr nevojat kishtare, nė gjuhėn e tyre familjare. Ndėrsa Vuk Karaxhiqi, nė shek. 19 nga tė folmet e gjuhėve familjare ortodokse e formon gjuhėn kombėtare serbe. Pra edhe gjuha serbe eshtė gjuhė artificiale. Sėrbia dhe Mali i Zi u krijuan si shtete artificiale tė pavarura nė trevat e shqiptarėve, e kombi serb e ai malazez, u krijuan poashtu nė mėnyrė artificiale nga asimilimi me dhunė i shqiptarėve dhe vllehėve. Po edhe Republika e Maqedonisė u krijua nė teritorin e shqiptarėve e kombi maqedon u sajua artificialisht nga vllehėt, shqiptarėt dhe turqit ortodoks. Mark Krasniqi libri “ Rrėnjėt tona etnike” bot. Prishtinė 2002 Kishat e sotme kryesore mesjetare ortodokse nė Kosovė nuk janė serbe. Ato janė ndėrtuar nė kohėn e sundimit bizantin, shumė kohė para ardhjes sė serbėve, nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Tė tilla janė: Graēanica , Patrikana e Pejės, Lėvishka nė Prizren etj. Por kisha serbe i ka pėrvetėsuar kėto monumente sakrale, …madje edhe shumė shqiptarė katolikė, nga dhuna e Patrikanės serbe tė Pejės, kanė kaluar nė fenė ortodokse dhe janė serbizuar. Historiani i njohur Konstatin Jireēek thotė: Manastirin e Graēanicės e ka rinovuar Uroshi II, i cili atėherė ishte seli e episkopatės sė Lipjanit. Pra mbreti serb Millutin Nemaniqi nuk e ka ndėrtuar Graēanicėn por e ka meremetuar. Po K. Jireēek nė librin “Istorija Srba II” Beograd 1952…shkruan: Kisha katolike, ose kisha Bizantine tė ndėrtuara para ardhjes sė serbėve nė kėto vise, kur edhe shqiptarėt nė kėto regjione pjesėrisht kanė qenė tė fesė ortodokse, pra kėto kisha kanė qenė tė tyre. Kisha nė Banjskė ( Mitrovicė) ku nė vitin 1346 ėshtė varrosur e ėma shqiptare e mbretit Dushan, ishte kishė shqiptare-katolike. Shqipėria para vitit 1878 ka qenė 110 mijė km². Me vendimet e Kongresit tė Berlinit 1878, tė Konferencės sė Ambasadorėve 1913 dhe tė Konferencės sė Paqės nė Paris 1919 nga trojet shqiptare u shkėputėn 81.252 km², kėshtu qė u krijua Shteti Shqiptar vetėm nė njė sip. 28. 746 km². Tė gjitha pjesėt e tjera i grabitėn fqinjėt tanė sllavė e grekė me miratimin e diplomacisė evropiane. Prej vitit 1800-1878 Serbia ka dėbuar nga Pashallėku i Beogradit dhe Sanxhaku i Nishit, e i Pirotit mbi 350 mijė shqipėtarė, tė cilėt gjetėn strehim nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni dhe Turqi. Beogradi shekuj me radhė ka qenė i bullgarėve dhe pastaj i hungarezėve, kėshtu qė vetėm mė 1867 ate ia kanė dorėzuar Serbisė. Sipas tė dhėnave tė min. tė p. tė jashtme tė Greqisė, nė Maqedoni prej 2. 300.000 ban. 800.000 janė shqipėtarė, 600.000 bullgarė, 250.000 maqedon, 300.000 serb, 200.000 vlleh ,120.000 turq dhe 600.000 tjerė. Historiani grek Rafaildhes shkruan “Arvanitėt kjo farė e ashpėr dhe krenare pėrllogaritet tė jetė rreth 3 mil. nė shtetin e sotėm grek”. Nga ana tjeter politika ekspansioniste greke pretendon tė uzurpojė edhe tokė tė tjera brenda Shqipėrisė sė Jugut ku jetojnė reth 40 000 grek tė cilėt janė shqiptarė tė greqizuar, tė ardhur nga Ēamėria gjatė shek. 19. Greqia ēdo shqiptarė ortodoks e konsideron grek madje edhe toskėt nė Shqipėri. Shqiptarėt ne Greqi mė 1822 vetėm pėr 2 vota e humbėn nė kuvendin athinian se me cilėn gjuhė do tė flitej, atė shqipe , apo greke.

6. Kosova dhe viset tjera shqiptare nė ish – Jugosllavi tash i gjasojnė kohės sė Pashiqit, Rankoviqit dhe Millosheviqit kurse Shqipėria kohės sė Ahmet Zogut. Hysni Milloshi libri “ PKSH pėr Qėshtjen Kombėtare “ bot. Tiranė 2002: Sot nė Shqipėri nė 5 ushtarė, 4 janė tė huaj. Kjo ėshtė Pavarsia ? Sot nė Shqipėri shkrihen me miliona armė e municione, tanke e topa, nėndetėse, anije tė tjera luftarake njė arsenal gjigand i blerė dhe i mirėmbajtur me djersė dhe gjak. Kjo ėshtė Pavarsia ? Sot nė Shqipėri ligjin nė fushėn ekonomike e bėnė Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Banka Botėrore dhe ajo europiane. Kjo ėshtė Pavarsia ? Sot nė Shqipėri punėtorin shqiptar e shtypin dhe e injorojnė kapitalistėt e huaj. Kjo ėshtė Pavarsia? Sot nė Shqipėri mbretron pėrqarja dhe mungesa e ndėrtimit ndaj historisė e Pavarsisė…Tė paktėn nė kėto 12 vjetėt e fundit shqiptarėt kanė nė krye politikanėt mė mizerabėl, mė tė verbėrit dhe mė skllevėrit e interesave tė huaja, mė frikacakėt mė tradhtarėt dhe mė tė shiturit .

sunshine
09-11-07, 00:36
7. Shpėrngulja e shqiptarėve nga trojet e tyre –rrezik i tkurrjes sė tyre tė mėtutjeshme si me 1878, 1912-13 pėrfshirė edhe Shqipėrinė. Pėr veriun e Kosovės u shkru nė fillim tė kėtij artikulli. Libri “Onomastika e Hashanisė” aut. Bahtiar Kryeziu bot. Prishtinė 2000: Fshatėrat e Hashanisė komuna e Bujanovcit: Gjergjec, Novosellė, Priboc, Ramabuēė, Suharnė dhe Zarbicė nuk ka mbetur mė asnjė familje pėrf. ciatati. Komuna e Medvegjės –Medvegja gati krejt e boshatisur. Ashtu edhe shqiptarėt nė Mal tė Zi , kėto 2 decenie sdm. viteve tė fundit ka me mijėra tė shpėrngulur. Vetė kryetari i Ulqinit zoti Bardhi para pak muajsh deklaroi shqiptarėt tash i kanė punėt mė keq sesa kur nuk ishte shtet Mali i Zi. Edhe shqiptarėt nė Maqedoni nuk i kanė punėt mė mirė se nė vitet e 70-ta pos qeverisė, parlamenit tash edhe gjyqi kushtetues mori vendim pėr anulimin e simboleve kombėtare atje.Maqedonia akoma po vret shqiptarė nė kordinim me KFOR-in dhe me organet e sigurisė sė Kosovės – Gazeta lajm 08.11.2007. B. Ndėrkombėtare – tė njejtat Fuqi tė Mėdha po sillen kundra shqipėtarve si nė Berlin 1878 , si nė Londėr 1913, si nė Paris 1919 prap si nė Paris 1945 , po prap si nė Paris 1999 , Konēull dhe Ohėr, duke mos iu njohur shqiptarėve tė drejtat e tyre , duke na ēarmatosur, duke mos e njohur luftėn dhe duke e etiketuar ate gati si Serbia etj.

8. Disa intelektualė dhe udhėheqės shqiptarė kėndej dhe andej kufirit pas viteve 90-ta dhe tani po luajnė edhe me identitet kombėtarė si me flamur, gjuhė dhe komb. Kur dihet qė shqiptarėt flamurin e patėn qe 500 vjet e sa mė tė vjetrin nė Europė ku me shekuj u derdh gjak pėr tė ashtu alfabeti i pėrbashkėt u arrit nė Kongresin e Manastirit 1908. Pėr kėto gjeste antikombėtare faji u mbetet udhėheqėsve tė tashėm qė heshtin apo pajtohen, bile Rugova e ndrroi flamurin, himnin, Nexhmedin Spahiu shpiku kombin kosovarė i cili ėshtė kandidat pėr gjysmėn e Mitrovicės nė partinė e Behxhet Pacollit. Ashtu Migjen Kelmendi dhe disa migjena tjerė nė Kosovė dhe Shqipėri dojnė ta ndrrojnė edhe gjuhėn letrare shqipe duke e ndarė gjysmėn e gjuhės atė toskė. Edhe liderėt tjerė nuk janė mė tė mirė se Behxhet Pacolli i cili na paska propozuar kinse bisedime drejtpėrsėdrejti me Sėrbinė dhe kinse e paska pėrkrahuar autonomi tė gjėrė nėn Sėrbi nė kohėn e Millosheviqit. Veton Surroi po nė kohėn e Millosheviqit ka deklaruar shqiptarėt duhet tė pranojnė autonomi tė lartė brenda Serbisė shih libri Makthi Etnik i Jugosllavisė, bot. Tiranė 1998, grup autorėsh financuar nga Fondacioni Soros – Tiranė f. 235 . Ashtu as Lutfi Haziri dhe tjerėt nuk kanė qka i thonė B. Pacollit tė cilėt e kanė pėrkrahur rezolutėn 1244, kornizėn, decentralizimin – komunat serbe dhe kishtare tė kenė tė drejtė lidhjeje me Serbi. Kthimi i afėr 30.000 kolonė serb nė kohėn e Millosheviqit pa reagime, kurse pėr shpėrnguljet e shqipėtarve as qė interesohet kush etj. Prandaj unė u them jo zgjedhjeve pėr kėta, ashtu duhet vepruar jo vetėm shumica e popullit por edhe tė afėrmit e tyre nuk duhet votuar, ashu duhet vepruar edhe nė Shqipėri populli nuk duhet votuar as atje ku B. Ndėrkombėtare i zgjedh me radhė herė pozitėn herė opozitėn tė cilat nuk kanė kurrfarė dallimi nga njėra-tjetra. Bojkotimi i ktyre zgjedhjeve duhet tė jet sinjal kundr kėtyre dhe bashksisė ndėrkombėtare pėrndryshe populli do tė jetė fajtorė pėr kėtė legjitimitet tė sė keqės ku pas njė kohe tė shkurtėr kėta do tė u thonė atyre ju na keni zgjedhur duke e ditur qė asgjė nuk do te bejnė as pėr Kosovė e as pėr ekonomi, nuk kanė kurrfarė kompetenca por kanė qenė dhe janė vetėm pėr vete dhe kanė vepruar sikur Kosova tė ishte pronė e tyre e jo e popullit. Njerzit e vetėdijshėm dhe kombėtarė nuk i votojnė kėta .

R. Megjuani , Prishtinė

Paradox_13
09-11-07, 07:23
Edhe kėto zgjedhje janė pėr t'ua zgjatur jetėn udhėheqsėve tė tashėm dhe status-quos sė Kosovės sipas diktatit te Bashkėsisė Ndėrkombėtare

Vetė caktimi i zgjedhjeve tri javė para 10 dhjetorit tregon se pavarsia ėshtė pikėpyetje e madhe.
Pse nuk duhet votuar :

.


Shkruan: Adnan Abrashi
Janė shumė elemente qė kėto zgjedhje i bėjnė tė pakuptimta, manipuluese, jodemokratike dhe me shumė e shumė jo-jo-parashtesa tjera, prapa sė cilave fshihet loja mė perfide e pėrgatitur gjatė qė pasqyron pėrvojėn e rezultateve eksperimentuese 8 vjeēar me naivitetin tonė kolektiv si popull.
Nuk ka njėri nė Kosovė, qė tanimė nuk di se kėto zgjedhje tė 17 nėntorit, nė mes tjerash, organizohen qė tė zbuten tensionet nga njė eskalim i mundshėm i revoltės popullore, pėr shkak tė dėshtimit tė njėpasnjėshėm tė negociatave pėr statusin e Kosovės, dhe, gjatė kėtyre 120 ditėve sa zgjasin bisedimet shtesė, pėr pėrqendrimin e preokupimit tė vėmendjes sė shumicės kah njė drejtim tjetėr. Edhe pse tė gjithė e dimė kėtė motiv, nė kėtė rast, shumė mirė ėshtė aplikuar ligjshmėria e psikologjisė sociale, se masa skajshmėrisht e dėshpėruar me njė gjendje ekzistuese, gjithmonė e gėlltitė karremin me ēfarėdo oferte si shpresė tė fundit.
Mė pas, vetė mbajtja e kėtyre zgjedhjeve ėshtė e kushtėzuar me “nėse-nėse”. Motivi alternativ ėshtė pėrcaktuar qė mė parė: “Zgjedhjet caktohen pėr 17 nėntor, por ato mund tė shtyhen nėse eventualisht rrjedha e tyre do tė ndikoj nė procesin e vendosjes rreth statusit pėrfundimtar tė Kosovės”. Kėshtu, sovrani i vėrtetė nė Kosovė, gjithnjė e ka nė dorė butonin e teledirigjuesit, tė cilėn mund ta shtypi kurdo qė atij t’i teket ose merr sinjalin nga lartė pėr ndonjė ndryshim plani tė paparashikueshėm nė teren.
Nė vazhdim, kėto zgjedhje nė Kosovė, nė kuptimin e plotė tė fjalės, nuk janė ashtu sikur ēdo kund nė botė. Ato kurrsesi nuk japin shans pėr ndėrrime kah mė e mira, por janė formė e manipulimit me masa, pėrmes sė cilave do tė realizohet vetėm legalizimi i zėvendėsimit tė njė garniture me tjetrėn, qė nė princip, do t’i shėrbej qėllimeve tė njėjta si atyre tė mėparshme, por kėtė herė me njė emėr sigurisht mė ndryshe. Prandaj, nė kėto rrethana tė realitetit kosovar, mos-dalja masive nė to ėshtė reagimi mė adekuat kolektiv, nė tė cilėn fuqimisht do t’i thuhet STOP: servilizmit, marrėzisė, absurditetit, hajnisė, korrupsioni, tradhtisė si dhe kurdisjeve dhe lojėrave tė shumta qė bėhen me fatin e kėtij populli tė lashtė dhe fisnik. Me mos-dalje nė kėto zgjedhje, ky popull do tė zgjedh rrugėn e rikthimit tė sėrishėm tė vetėbesimit dhe krenarisė historike kombėtare tė cilėn gjithmonė e ka pasur, por kohėn e fundit ju ėshtė marrė padrejtėsisht, duke ja tėrhekur vėrejtjen kėshtu edhe botės demokratike, se tė gjitha kalkulimet e gjertanishme qė janė bėrė dhe qė bėhen nė emrin dhe pa vullnetin e tij, gjithmonė do tė jenė tė dėshtuara.
Mos-dalja nė kėto zgjedhje nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė mohim, mosshfrytėzim, apo keqpėrdorim i njė drejte mė elementare demokratike, sikur trumbetohet nga kampet zgjedhore tė pozitarėve dhe opozitarėve partiak, si dhe disa OJQ-ve satelite, por, pėrkundrazi, abstenimi masiv i popullit nė to, do ta shpreh pikėrisht pėrdorimin e kėsaj tė drejte nė mėnyrė sa mė racionale.
Ta zėmė se kėto zgjedhje do tė mbahen sigurisht, dhe, ne, pas 17 nėntorit, do t’i kemi raportet pėrfundimtare zyrtare. Mos vallė mendon dikush se kėto rezultate pėrfundimtare do ta favorizojnė ndonjė parti me shumicė absolute votash ? Jo se jo? Sondazhet e shėrbyesve tė ndryshėm tė spiunazhit legal vendor tė kamufluar nėn petkun e OJQ-ve qė financohen nga ndėrkombėtarėt, nga njėra anė, dhe planet kaherė tė bėra analitika tė inteligjencave tė huaja qė veprojnė nė Kosovė, nga ana tjetėr, nuk do ta lejojnė njė befasi tė tillė. Kėtij qėllimi veē i paraprinė disa prezantime publike tė rezultateve tė sondazheve jozyrtare, tė cilat, edhe pas mbajtjes sė zgjedhjeve vetėm formalisht me ndryshimin e disa pėrqindje tė vogla reviduese, ka mundėsi qė po ato tė shpallen si pėrfundimtare.
Pse veprohet kėshtu?
Sepse, pėr nevojėn e koncenzuseve tė ardhshme qė do tė bėhen nė dėm tė Kosovės, qeveria dhe parlamenti patjetėr duhet tė jenė tė ndėrtuara nga koalicione partish. Logjika e kėtij manipulimi si arsyetim ekziston. Padronėt tanė tė vėrtetė shumė mirė e dinė se asnjė parti politike si e vetme, nuk mund tė arrijnė kuotėn e mbi 50 pėr qind tė votave. Andaj, meqė referendumi i mirėfilltė popullor nuk lejohet, dhe, meqė nė kėto zgjedhje pritet tė mos del shumica, ēdo vendim i marrė nga pėrfaqėsuesit e partive nė koalicion pėr Kosovėn, do tė jetė njėkohėsisht edhe kamuflimi i legalizimit tė vendimmarrjes sė tyre nė emėr tė popullit shumicė, i cili gjoja vetvetiu i ka zgjedhė ata nė kėto zgjedhje kinse demokratike.
Sikur na paralajmėrojnė sondazhet paraprake tė OJQ-ve satelite tė UNMIK-ut, kėtė koalicion ka mundėsi qė ta formojnė dy parti me mbi 30 pėr qind tė votave tė supozuara, dhe ato sė bashku formojnė shumicės absolute prej 2/3 e pėrfaqėsimit gjatė krijimit tė pushtetit tė ardhshėm.
Besoj se nuk e keni vėshtir t’ia qėlloni cilat janė kėto parti qė veē me disa deklarata dhe veprime tė tyre, qė tani kanė paralajmėruar kėtė koalicion tė mundshėm?
Kėshtu, sipas kornizės kushtetuese si dhe sipas standardeve tė propozuara nga pakoja e Ahtisarit, nuk ka vendim qė nuk mund tė kaloj nė parlamentin e ardhshėm tė Kosovės me 2/3-tėn e votave. Bile, edhe nėse do tė propozohet bashkimi i Kosovės me Tanzaninė.
E pra, “tupani bie, pėr ata qė kanė veshė”.....

Peja-Boy
16-11-07, 16:19
Kismet Thai ka me e kthy ....ne vazhdoft qeshtu po me duket se kan me e marr Kosoven Prap !!!
Tipi rreke Gjyks kur i thoke Ramush Haradinaj lshoma Terenin ta marrim edhe Mitrovicen, thoke jo se une ne kete teren jam Zot shpije ....e shiti Gjysmen e Mitrovices ja kajti nonen !!