PDA

View Full Version : Koha e Rankovicit


Psikologu
19-11-07, 07:32
Koha e Rankoviqit ėshtė vetėm njė vazhdimsi e planeve tė erėta serbo-sllave ndaj shqiptarėve . Planet pėr ”zhdukjen” e shqiptarėve ishin hartuar mė parė ; para dhe pas luftės sė parė botėrore. Nė fakt, masakrat mė tė mėdha ndaj shqiptarėve ndodhen kah fundi i vitit 1912, ose mė saktė nė muajt tetor - nėntor ...

Korespondenti i gazetės daneze ”RIGET” tė vitit 1912 ka qenė vėzhgues i drejtėpėrdrejtė i luftės ”sllavo-turko-shqiptare”. Ja si i pėrshkruan ai disa ditė tė luftės:

”... atė qė pashė unė sot nė qytetin Vranje ishin vetėm Arnautėt (Shqiptarėt) tė burgosur...urejtja e sllavėve ndaj tyre ėshtė shumė e madhe. Sot me njė dekret tė ”mbretit serb Petar” u kėrkua tė lirohen turqit e burgosur, ndėrkaq pėr Arnautėt( Shqiptarėt) u dha urdhėri qė tė ekzekutohen.

Ėshtė pėr tu theksuar se sllavėt i konsiderojnė shqiptarėt si ”kafshė tė egėr”... Dėshmitarėt e pėrleshjeve sllavo-shqipare nė ”Egri Palanka”(Kriva Pallanka) dhe nė Pristina thonė se atje janė zhvilluar luftime shumė tė pergjakshme, luftime kėto, qė nuk kanė ndodhur as nė mesjetė...”

”RIGET” 02.11.1912 – shkruan:

” Nga korespondenti ynė - Vranje 26 tetor 1912
...Sot e takova njė paramilitar serb vullnetar i cili kishte punuar 8 vjet nė Berlin. Ai mė rėfente pėr luftėn e pėrgjakshme nė Kumanovė. Serbėt nė kėtė qytet kanė masakruar gra e fėmijė me bajonetat e tyre...caku i tyre nuk kanė qenė ”nizamėt” turq sa ”arnautėt”...”

”RIGET” 05.11.1912 –shkruan

” Nga korespondenti ynė - Vranje tetor 1912

...Üskup (Shkupi) ra nė duart e serbėve. Kėtė e kuptuam nga disa oficerė gjatė drekės nė hotel ku kishim edhe qendrėn e gazetarėve tė huaj...me ne ishte edhe ”princi Alexsander” mė vonė erdhi edhe ”konsulpresidenti Patschichs” (Pashiq) tė gjithė nė sallė brohoritėn ”ziveo”... Nė fakt serbėt e fituan qytetin ”Üsküp”(Shkupin) pa luftė tė vetmit qė rezistuan ishin ”Arnautėt”(Shqiptarėt)...

”RIGET” 07.11.1912 –shkruan
Filloi ”gjahu” serb kundėr popullatės shqiptare – Banorėt shqiptar nxiren nė rrugė nga shtėpitė e tyre dhe vriten nga serbet si ... Telegram special nga korepondenti i juaj ...

Lufta serbe nė Maqedoni po mer pėrmasa tė pėrgjakshme...masakėr e paparė ėshtė duke u zhvilluar ndaj popullatė sė ”Arnautėve”(Shqiptare). Sipas tė dhėnave qė i japin oficerėt serb vetėm nė rrugėn Üsküp-Kumanovė a mbi 3000 civilė tė vrarė, dėrkaq numri i civilėve nė Pristinė arin nė 5000...
Nuk mundem ta pėrshkruaj urejtjen e sėrbėve qė kanė ndaj shqiptarėve...serbet gjejnė kėnaqėsi kur i vrasin shqiptarėt... po ua dėrgoj kėtė telegram me njė pliko tė posatqėm me qėllim qė ta mbroj origjinalitetin e lajmit nga ”cenzura” .

”RIGET” 12.11.1912 –shkruan
Paniken i Makedoniens Hovedstad - Arnavt-Myrderierne - Husundersųgelser og Skydning i Gaderne (Panik nė kryeqytetin e Maqedonisė-Vrasje tė Shqiptarėve-Bastisje tė shtėpive dhe Vrasje nė Rrugė)

”Kėtu nė Üsküp(Shkup) mėsuam pėr luftėn e fėlliqur dhe pėr tė gjitha kėqijat qė i sjell ajo. Nuk mundem ta pėrshkruaj atė qė kam parė kėtu... Üsküp ėshtė njė qytet i bukur oriental kėtu pashė shumė Arnautė me qelesha tė bardhė nė kokė...
Masakrimi i Arnautėve(Shqiptarėve) ėshtė thjesht njė gjė e pėrditshme, njė sport gjahu pėr ushtarėt serb... Para syve tė mi ushtarėt serb nga shpina e vranė njė Arnaut (shqiptar) i cili dallohej nga qeleshi i tij i bardhė dhe i cili shkonte nė rrugėn e vet...”


RIGET - 30.11.1912

Alle kan sejre [ledende artikel om Albaniens uafhęngighed. Usigneret]
Tė gjithė mund tė festojnė(artikull pėr pavarėsinė e Shqiptarėve. E nėnshkruar)

Tė ejten Shqiptarėt morėn lajmin pėr pavarsinė e shtetit tė tyre. U hoq flamuri turk dhe u vendos Shqiponja me dy krena-Flamuri i Shqiptarėve nė qytetin e Vlorės...
Nė muajin Maj tė vitit 1944 diktatori Tito bashkė me disa komunistė tjerė ... themelon shėrbimin pėr kundėrzbulim OZN-a duke e emėruar si kryeshef Aleksandar Rankoviqin. Mė vonė po me iniciativė tė TiTos, Rankoviqit dhe bashkpuntorėve tė tjerė OZN-a shndėrrohet nė UDB-a (Shėrbimi i Brendshėm Shtetėror). Njė nga planet kryesore tė UDB-sė ishte shpėrngulja e shqiptarėve dhe diskriminimi ndaj tyre nė Kosovė dhe viset tjera etnike shqiptare... Mė 18 shkurt 1953 Jugosllavia, Greqia dhe Turqia arritėn njė marrėveshje pėr bashkėpunim dhe nė Split nėnshkruan njė marrėveshje, me tė cilėn u ripėrtėri konventa shtetėrore jugosllavo-turke e vitit 1938 pėr shpėrnguljen me dhunė tė shqiptarėve ... nė Turqi...

Nė bazė tė hulumtimit sistematik tė dy shėrbimeve konzullare (sektorit tė pasaportave) jugosllave dhe turke, dėshmohet se nė periudhėn 1951-1968 prej Jugosllavisė nė Turqi janė shpėrngulur 414.500 shqiptarė... ndėrsa gjate periudhės nė fjalė (bazuar nė statistikat sekrete jugosllave) nė Kosovė ishin sjellė nė heshtje 63.000 kolonė sllav... Nė vitet 1944-1957 nėpėr burgjet jugosllave janė torturuar mbi 13 000 shqiptarė, pa i llogaritur kėtu tė vrarėt dhe tė zhdukurit. Vetėm nė vitet 1944-1951 OZN-a dhe UDB- ka likuiduar 72.000 shqiptarė

Ndėrkaq sipas statistikave tė publikuara mė vonė del se nė periudhėn 1952-1965 pėr ne Turqi janė shpėrngulur: 452.371 shqiptarė. Nė ato vite me dhunė detyrohen tė shpėrngulen edhe mijėra shqiptarė, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) pėr nė SHBA, Kanada, Australi e vende tė tjera tej oqeanike.

Nė dimrin e vitit 1955/56 UDB-a organizon aksionin pėr mbledhjen e armėve dhe gjatė kėtij procesi tė dhunshėm u keqtrajtuan nė format mė mizore mė se 30.000 shqiptarė. Nė kėtė "ekspeditė" nga rrahjet dhe torturat u mbytėn 103 shqiptarė,ndėrsa u gjymtuan pėr jetė rreth 10.000 tė tjerė...Deri nė vitin 1966 janė burgosur dhe dėnuar mė shumė vite burg tė rėndė mbi 280.000 shqiptarė... Burgosjet kanė vazhduar nė periudhėn 1969-1980 dhe 1980-1991. Vetėm nė periudhėn 1979-1991 sipas tė dhėnave tė proveniencės politike e policore jugosllave nė Kosovė, rreth 900.000 shqiptarė janė burgosur, dhe prej tyre 750.000 nė Kosovė dhe 150.000 nė viset tjera ku jetojnė shqiptarėt ,nė Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi, Bosnje, Kroaci, Slloveni...



1.TORTURA FIZIKE

Nga metodat e torturės fizike u aplikuan:

1.Rrahja sistematike-Gjatė tėrė kohės viktima torturohet me shkopinj gome,shufra hekuri me tel etj. nė tė gjitha pjesėt e trupit...

2.Tortura seksuale-ushtrim i dhunės sė drejtpėrdrejt nė organet gjenitale me anė tė goditje tė ndryshme...

3.Tortura elektrike-ishte njė nga llojet e torturave mė tė tmerrshme.Elektrodat vendoseshin nė pjesėt mė tė ndjeshme tė trupit, si:nė veshė, nė gjuhė, nė mish tė dhėmbėve, nė mollėza tė gishtrinjėve, nė organe gjenitale...

4.Djegia bėhej me anė tė cigares apo me hekur tė nxehtė. Pėrveē kėsaj ekzistonte edhe njė metodė tjetėr e djegies qė quhej”Pjekja”,kur i burgosuri vishej me njė skarė hekuri dhe me anė tė rrymės elektrike nxehej gradualisht.

5.Tortura e mbytjes. Koka e viktimės zhytej nė ujė tė ndotur me jashtėqitje,urine dhe ndyrėsira tjera,derisa tė fillonte,derisa tė fillonte humbja e ndjenjave dhe reflekseve fizike...

6.Gjymtimi-Viktimės i shkuleshin flokėt,mjekra,i hiqeshin thonjte,i preheshin pjesė tė ndryshme tė trupit etj...

7.Tortura dentare-Udbashėt me goditje tė rėnda ose me dana dhe teknik joadekuate viktimės ia thenin ose nxirrnin dhėmbėt...

8.Tortura farmakologjike-Torturuesi e detyronte viktimėn tė gėlltiste barna ose i jepnin injeksione tė rrezikshme pėr shėndetin e tyre...

9.Varja palestineze-ishte njė lloj torture kur viktima mbahej me krahėt prapa me orė ose ditė tė tėra.Gjatė kėsaj torture pėrdorej edhe tortura elektrike(elektroshoku)...