PDA

View Full Version : Hollbruk kėrkon njė prani mė tė madhe tė Natos nė Kosovė


Peja-Boy
29-11-07, 18:26
Nė njė artikull qė do tė botojė nesėr nė gazetėn Uashington Post, ish diplomati i njohur Richard Holbrooke thotė se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende tė Bashkimit Europian do ta njohin shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės ndėrkohė qė Rusia do ta kundėrshtojė atė dhe kjo do tė krijojė tensione. Zoti Holbrooke bėn thirrje qė NATO-ja tė shtojė praninė nė rajon.

Diplomacia amerikane, thotė zoti Holbrooke, ka arritur nė njė masė tė madhe tė bindė shumicėn e aleatėve europianė qė ta njohin menjėherė pavarėsinė e Kosovės, por NATO-ja ende nuk e ka parė tė nevojshme tė shtojė praninė e saj nė Kosovė.

Zoti Holbrooke thotė gjithashtu nė artikull se Presidenti Bush duhet tė ndėrmarrė njė pėrpjekje tė fundit personale pėr tė bindur Presidentin rus Vladimir Putin./24 Nov 2007/F.F.

Peja-Boy
29-11-07, 18:27
Nje batalion i forcave gjermane rezerve operacioanale te NATO-s, i perbere nga 550 ushtare do te zbarkoje ne Mitrovice ku do te vendosen ne kufi te vendit. Lajmi behet I ditur nga agjencia e lajmeve Kosovapress.

Disa dite me pare nje dite para zgjedhjeve NATO rriti sigurine ne vend duke vene ne gatishmeri nje batalion per cdo rast te mundshem destabilizimi ne vend./20 Nov 2007/V.H.

Peja-Boy
29-11-07, 18:28
BE-ja po pėrgatitet qė nė rastin e Kosovės tė gjejė njė zgjidhje pa Rusinė
ė lidhje me Kosovėn nė WAZ lexojmė: "Me sa duket BE-ja po pėrgatitet qė nė rastin e Kosovės tė gjejė njė zgjidhje pa Rusinė. "BE-ja synon qė nė KS tė arrihet njė marrėveshje, por edhe po s'u arrit njė e tillė, kjo s'do tė thotė se botės i erdhi fundi" - tha Havier Solana nė pėrfundim tė takimit tė MPJ nė Bruksel. Gjithėsesi nė rast se shqiptarėt e Kosovės do tė shpallin nė mėnyrė tė njėanshme pavarėsinė, BE-ja do tė ndodhej pėrpara njė gjendjeje tė vėshtirė. Shtete nė tė cilat jetojnė pakica tė mėdha etnike, si Qiproja, Spanja apo Sllovakia shohin nė njė veprim tė tillė njė rast precedent. Pėr kėtė MPJ portugez Amado, nė funksionin e kryetarit tė radhės sė BE-sė e la tė hapur ēėshtjen nėse nė rrethana tė tilla BE-ja do tė ishte patjetėr e vendosur njėzėri pėr njohjen e Kosovės. Po ashtu BE-ja ėshtė e shqetėsuar, se pavarėsia e Kosovės mund tė shkaktojė trazira edhe nė shtetin multi-etnik tė Bosnje-Hercegovinės."

Peja-Boy
29-11-07, 18:29
Rezikojme qė tė ecim somnabul drejt njė lufte tjetėr ballkanike

Andrew Rawnsley
18 Nenntor, 2007
The Observer

Mbi Kosovė dhe Bosnje mlidhen re tė zeza vetėtuese, por as Gordon Brown as David Cameron flasin pėr kėtė.
Sipas Neville Chamberlain, Ballkani ėshtė njė vend fqinj pėr tė cilin do preferonim tė mos dime gjė. Brenda disa javėsh, ne mund tė ballafaqohemi me njė krizė tė rėndė dėshpėruese nė regjionin mė shpėrthyes nė Europė. Dhe, deri mė tani ka pasur pak kureshtje pėr kėtė nė shumicėn e mediave dhe tek politikanėt tanė Alarmet ushtojnė, por pjesa mė e madhe e Westminster ėshtė akoma nė gjumė.
Ne do tė duhej tė dinim rezikun e injorimit tė reve vetėtuese kur ato fillojnė tė mblidhen mbi Ballkanin, i cili ka qenė arena e luftės sė vetme ne Europė qė nga viti 1945.
Ishte njė konflikt i egėr, me dimenzione gjenocidale qė kushtoi sė paku me 100,00 jetėra dhe ēvendosi miliona njerėz. Dėshtimi pėr tė vepruar kur Muslimanėt u masakruan nė Bosnje ėshtė shfrytėzuar nga propaganda e al-Kaedės. Kjo ekspozoi paaftėsinė pėr tė ardhur keq, tė Unionit Europian dhe dėshmoi pafuqinė e Europės pėr tė parandaluar konfliktin qė po ndizet nė fqinjėsine e vet pa ndihmėn e Amerikės.
Konflikti i nėntėdhjetės nė Ballkan poashtu nxori nė pah politikat dhe reputacionin e politikanėve britanik tė kohės. Qėndrimi duarkryq ne kohen kur njė pėrgjigje me ashpėr mund tė shpėtonte shum jetėra, ėshtė njolla e turpit e qeverisė sė fundit konzervative
Ishte njė reagim ndaj kėtij dėshtimi qė Tony Blair ndėrmori njė qasje mė muskuloze ndaj konfliktit tė mėvonshėm nė Kosovė, qė e shėndroi atė nė njė figure botėrore. Kjo shpėtoi shum jetėra muslimanėsh, edhepse Al-Kaeda nuk e pėrmend kėtė.

Pavarėsisht nga kjo histori – ose pikėrisht pėr shkak tė kėsaj - Gordon Brown s’kishte ēfarė thoshte pėr zhvillimet e fundit alarmuese nė Ballkan, kur ai mbajti fjalimin e tij tė madh pėr politikėn e jashtme nė Mansion House. Nuk mund tė jet padijeni, sepse unė e di qė z. Brown foli pėr kėtė privatisht me homologun e tij nga Slovenia, kur u takuan nė Downing Street javėn e kaluar. Nė fjalimin e tij nė Mansion House z. Brown vizitoi pjesėn mė tė madhe tė botės, por zgjodhi tė anashkalonte tensionet nacionaliste qė vlojnė nė kontinentin e tij. Pasoi heshtja e njėjtė nga David Cameron kur ai shkoi nė Berlin nė fund tė muajit tė kaluar. Ishte njė ecje e shpejtė nėpėr pikat e nxehta tė globit, por nuk kishte ē’tė thoshte pėr pjesėn mė jostabile tė Europės.
E kuptoj se pse dy lideret preferojnė qė tė mos shkojnė atje.
Janė kriza me tepricė qė bėjnė gara pėr vėmėndjen e tyre the te publikut. Shikoni si u zėvendėsua interesi pėr Burmėn, Darfurin dhe Zimbabven me atė pėr Pakistanin. Nė momentin kur trupat Britanike janė duke luftuar dhe vdesin nė Afganistan dhe Irak, asnjeri nuk do ta sjelli nder mend mundesinė qė konflikti mund tė ndizet mė afėr shtėpisė. Ne jemi rritur me tė menduarit pėr politikėn e jashmtme nė kuptimin e konflikteve nė Lindjen e Mesme, ose sfidat e Kinės, ose ambiciet nukleare tė Iranit. Kėshtu ėshtė mė lehtė – ndoshta edhe mė komode – tė neglizhosh konfliktet etnike qė ziejnė nė fqinjėsi.
Qė tė jemi tė sinqertė, janė disa politikanė britanik qė janė tė vetėdijshėm pėr atė qė po ndodh. Ata qė i kushtojnė vėmėndjen kėsaj janė me tė vėrtetė tė brengosur. Liam Fox, sekretari i mbrojtjes, javėn e kaluar na tėrhoqi vėrejtjen se mu tani, mund tė jemi buzė krizės mė tė madhe ballkanike, qė nga nėntėdhjeta e hershme. Dhe vazhdoi mė tej: 'Duhet tė sigurohemi qė nuk do tė rime duarkryq nė kohėn qė njė tjetėr konflikt po zhwillohet. Ai, e dha paralajmėrimin e tij gjatė fjalimit nė dhomėn e komuneve. Dhe, natyrisht kjo nuk u publikua kurrė.
Edhe ministri i jashtėm, David Miliband ėshtė i ndergjegjshėm pėr rezikun qė rritet. Ai u tha shokėve tė tij se ky ėshtė njė test i madh pėr Britaninė dhe Europėn. Kėrcėnimi I konfliktit tė vazhduar ishte pjesė e kontekstit tė fjalimit tė fundit tė ministrit tė jashtėm, ku ai sugjeroi qė Europa duhet patjetėr tė bėjė mė shumė pėr tė rritur kapacitetin diplomatik dhe ushtarak. Nė tė gjitha takimet e tij me homologėt Europjan mbizoteronte Ballkani.
Nė qendrėn e krizės qė po grumbullohet ėshtė statusi I Kosovės. Intervenimi ushtarak kėtu nė plan tė pare u pa si lufta “e mire” e Toni Blerit., pėrkundėr asaj “tė keqe” nė Irak. Perėndimi veproi pėr tė shpėtuar muslimanėt e persekutuar. Nuk kishte dosje tė dyshimta ose fjalė pėr armė tė shkatėrimit nė masė dhe nuk kishte naftė. Ndonėse egzistojnė dallimet e dukshme, megjithatė kemi leksionin e pėrbashkėt nga Kosova dhe Iraku
Luftėrat janė shum mė tė lehta pėr ti fituar sesa paqet. Intervenimi mund tė jet efikas - ashtu siē ishte nė Kosovė – pėr parandalimin e masakrave tė civilėve. Veprimi ushtarak mund tė largojė diktatorėt, si qė konflikti ndihmoi iniciativėn pėr largimin e Slobodan Milosheviēit. Por kur lufta mė nė fund mbaron, ėshtė politika qė duhet te jep njė zgjidhje tė qėndrueshme
Tetė vite pasi Nato spostoi forcat serbe, e ardhmja e Kosovės akoma eshte e kontestuar.
Veē kėrcėnimit nga konflikti I pėrtėritur, pjesa ma e madhe e rugėve tė trafikut te drogės dhe njerėzve kalon nėpėr Ballkan. Terorizmi islam ėshtė njė arsye tjetėr pėr ankth. Ballkani ishte njė vend pėr trajnimin e xhihadistėve. Plani afatgjatė i BE qė tė zgjėrojė anėtarėsinė nė tė gjitha shtetet ish jugoslave duke I lidhur me demokracinė, sundimin e ligjit dhe prosperitetin.
Shqiptarėt e Kosovės – shumica dominuese e provincės – kėrkpn pavarėsinė nga Serbia. Mė e shumta qė Beogradi thot se mund tė tolerojė ėshtė autonomia e gjėrė. Europa, megjithė pretendimet pėr tė folur nė njė zė tė qartė botės, ėshtė i ndarė. Greqia dhe Spanja janė tė kujdesshėm ku kanė tė bėjnė me idenė qė Kosova tė bėhet shteti mė i ri i Europės. Madridi nuk do qė tė inkurajojė secesionistėt e vet Baskė. Greqia ėshtė e agjituar me Maqedoninė. Britania dhe Franca dhe shumica e pjsės sė mbetur e Europės pėrkrahin njė Kosovė tė pavarur nėn njė koncept tė ri tė BE mbikqyrjes dizajnuar pėr tė garantuar njė sjellje tė mirė nda minoriteteve.
Duke shtuar tė dyja, kompleksiteitin dhe kėrcėnimin, e ardhmja e Kosovės ėsht e ngatruar nė luftėn e re tė ftohtė nė mes tė Uashingtonit dhe Moskvės. Amerika mbėshtet pavarėsinė, Rusia, aleate tradicionale e Serbise ėshtė kundėr. U tentua marreveshja nė fillim tė vitit por Rusia deklaroi so do tė pėrdorte veton nė Kėshillin e Sigirimit tė KB pėr tė parandaluar pavarėsinė e kushtėzuar pėr Kosoven.
Tani koha ėshtė shumė e shkurtė. Mandati i forcės paqeruajtėse tė BE nė Bosnje skadon kėtė javė po kontestohet nėse ligjėrisht mund tė vazhdohet nė rastė se Rusia pėrdor veton. 10 dhjetori ėshtė afati i fundit pėr marrėveshje nė Kosovė. Gati tė gjithė janė tė mendimit qė nuk do tė ketė marreveshje. Dhe gjėrat vėrtet tė frikshme kėrcėnojnė tė fillojnė tė ndodhin.
Shqipatrėt e Kosovės flasin pėr tė bėrė deklarimin unilateral tė pavarėsisė nga Serbia. Kjo mund shkaktojė njė reaksion zinxhir nėpėr gjithė Ballkanin perėndimor pasi minoriteti serb do fillonte revoltėn dhe Beogradi do tė pėrgjigjej me shkėputjen e Republika Serbska nga bosnja. Nuk dua tė parashikoj mė tė keqen, por ka njė arsye tė forte pėr tė qenė i frikėsuar nė njė regjion qė vlon nga rivaliteti nacionalist dhe urejtja etnike, dhe ku mijėra njerėz mbajnė kalashnikova nėpėr dollapet e robave. Njė nga paralajmėrimet mė tė zymta ka ardhur nga komandanti i BE forcave nė Bosnje. Ai ka folur pėr nevojėn e Europės pėr tė qenė mė e gatshme intervenon ushtarakisht nė rast tė shpėrthimit tjetėr tė luftės.
Miliona njerėz u bėnė refugjat kur regjioni u pėrfshi nga lufta. Nėqoftėse politikanėt britanik mendojnė se nė kėtė moment kanė problem me kontrolimin e migracionit, do tė kenė problem shum mė tė madh nėse Ballkani do tė jetė nė flakė. Do vetėm njė ditė me tren pėr tė mbėritur nga Prishtina nė St Pancras.
David Cameron i deklaroi audiences ne Berlin se ai do ta modelonte politikėn e jashtme krejtėsisht ndryshe nga Tony Blair. Nė vend tė intervencionizmin liberal, lideri konzervator tha se ai do tė vinte nė radhė tė pare “sigurinė kombtare”. Ishte njė qasje ndaj botės me njė politikė tė jashtme me egoizėm ngushtė tė definuar qė ēoi nė inaktivitet tė pashpresė tė qeverisė kur konflikti mori hov nėpėr Ballkan nė nėntėdhjetėn. Ky ėshtė burimi turpit tė vazhdueshėm pėr sė paku disa konzervativėve. Liam Fox tha: “Nuk jemi pa pjesėn tone tė fajit”. Do tė rijė David Cameron duarkryq duke thėnė se s’ka tė bėjė me ne, nėqoftėse Ballkani anon drejt njė konflikti? Ose, lideri konzervativ do tė pajtohet me zėdhėnėsin e mbrojtjes qė ne duhet tė veprojmė.
Sa I pėrket Gordon Brown, edhe ai poashtu arriti nė Nr. 10 i vendosur qė ai duhet tė ket qasje ndaj botės, ndryshe nga Tony Blair. Ai beson se aktiviteti ndėrkombėtar I paraardhėsit tė tij e ka shkėputur qeverinė nga qėllimet domestike, e ndau fuqinė punėtore dhe shkaktoi pakėnaqėsi tė gjėrė nė vend posaēėrisht me rastin e Irakut. Para se tė zgjidhej kryeministėr, shokėt e z. Brown e lėvdėruan atė duke thėnė “Gordoni nuk bėn luftėra”. Problemi ėshtė se konfliktet mund tė kenė shprehi tė keqe qė t’ju gjejnė kudo qė tė jeni. Kaq, Ballkani na ka mėsuar deri tani.
/21 Nov 2007/A.F.

Peja-Boy
29-11-07, 18:30
Le Monde: Beogradi kėrcėnon Kosovėn me ndarje dhe embargo

Beogradi nxit ndarjen e veriut tė Kosovės dhe e kėrcėnon atė me embargo, nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė, shkruan sot "Le Monde" duke e interpretuar deklaratėn e ministrit serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq, pėr mundėsinė e organizimit tė strukturave paralele nė komunat serbe.



Pushteti nė Serbi “nxit kėrcėnimin pėr ndarjen e veriut tė Kosovės si dhe kėrcėnojnė me embargo tregtare dhe mbylljen e kufijve, nė rast se shqiptarėt shpallin pavarėsinė e Kosovės, pas 10 dhjetorit”, shkruan “Le Monde”.

Pas fitores sė, Hashim Thaēit, nė zgjedhjet e 17 Nėntorit “ish- shefit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Beogradi, nėpėrmjet ministri pėr Kosovė- Sllobodan Samarxhiq, ka iniciuar mundėsinė e organizimit tė strukturave paralele nė Kosovė, siē kishin bėrė dikur shqiptarėt, gjatė regjimit tė Millosheviqit", shkruan “Le Monde”.

Peja-Boy
29-11-07, 18:31
Shqipėria, nė kėmbė pėr Kosovėn

Njė tubim i madh ėshtė zhvilluar dje nė Tiranė, nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Shqipėria ėshtė ngritur nė kėmbė jo vetėm nė kuadrin institucional dhe atė politik pėr tė pėrkrahur popullin e Kosovės nė vullnetin e tyre tė shprehur qartė pėr njė Kosovė-shtet i pavarur dhe pjesė e Evropės sė Bashkuar. Njė nismė qytetare, e cila ka marrė njė pėrkrahje shumė tė gjerė ėshtė finalizuar dje, pikėrisht dy ditė para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale tė Kosovės, si dhe njė muaj para datės sė pėrfundimit tė negociatave shtesė pėr statusin. Nė qendėr tė kryeqytetit shqiptar, ėshtė theksuar me fuqi tė ambifikuar "PO"-ja e shqiptarėve tė Republikės sė Shqipėrisė nė pėrkrahje tė Kosovės, qė koha nuk pret mė dhe duhet shpallur menjėherė pavarėsia e saj.


Shoqėria civile dhe e gjithė politika shqiptare organizuan mbajtjen e kėtij manifestimi nė sheshin "Nėnė Tereza" nė kryeqytet, pėr tė shprehur fuqishėm zėrin e shqiptarėve pro pavarėsisė sė Kosovės. Grupi organizator i protestės, i cili pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė disa organizatave joqeveritare dhe tė gjitha partive politike nė vend, ka lėshuar njė deklaratė, ku theksohet se "Dėshirojmė t‘ju njoftojmė se shqetėsimi i shkaktuar nga zvarritja e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe tensionimi i situatės qė vjen si rrjedhojė, na ka nxitur ne, njė grup pėrfaqėsuesish tė shoqėrisė civile dhe forumeve rinore tė partive politike tė tė gjitha drejtimeve, qė tė organizojmė manifestimin pėr pavarėsinė e Kosovės. Me anė tė kėtij manifestimi, ne duam t‘u bėjmė thirrje aktorėve ndėrkombėtarė qė tė njohin pavarėsinė e Kosovės, duke respektuar vullnetin e shumicės sė popullsisė sė saj dhe duke garantuar stabilitetin dhe integrimin euroatlantik tė rajonit. Organizatorė tė "Marshimit pėr Kosovėn", janė katėr organizata tė shoqėrisė civile: Lėvizja "Mjaft", Instituti Liberal Shqiptar, Tifozat Kuq e Zi dhe Forumi i Mendimit tė Lirė, si dhe Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Partia Republikane dhe Partia Demokrate e Re.

Pjesė e kėsaj nisme ėshtė edhe nėnshkrimi i njė peticioni qė i drejtohet OKB-sė dhe treshes negociatore, SHBA, BE, Rusi. Nė tekstin e peticionit, i cili ėshtė firmosur nga qytetarėt me vullnetin e lirė tė tyre theksohet: "Ne, nėnshkruesit e kėtij peticioni, dėshirojmė tė shprehim shqetėsimin tonė lidhur me vonimin e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe shprehim mbėshtetjen tonė pėr njohjen e Kosovės si njė shtet i pavarur dhe sovran. Ne besojmė se njė Kosovė e pavarur dhe demokratike garanton tė drejtat dhe prosperitetin e gjithė qytetarėve tė vetė, pa dallim pėrkatėsie kombėtare, fetare apo racore dhe ėshtė e domosdoshme pėr stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij nė Bashkimin Evropian. Si rrjedhojė, me anėn e kėtij peticioni, i bėjmė thirrje OKB-sė dhe trojkės negociatore, qė t‘i japė fund negociatave dhe tė zbatojė planin "Ahtisaari", i cili e ēon Kosovėn drejt pavarėsisė, siguron njė paqe tė drejtė dhe tė qėndrueshme nė Ballkan dhe pėrshpejton integrimin evropian tė rajonit". Tubimin e mbrėmshėm e kanė mbėshtetur organizata nga tė gjitha trevat shqiptare, por edhe nga diaspora. Nė njė deklaratė tė tij, edhe Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) pėrgėzon nismėn dhe pėrshėndet pjesėmarrjen pėr herė tė parė tė grupeve tė ndryshme rinore nga shoqėria civile dhe tė gjitha grupeve politike pėr tė mbėshtetur kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme pėr shqiptarėt dhe Ballkanin nė pėrgjithėsi.

"Fushata serbe pėr pastrimin etnik tė shqiptarėve tė Kosovės nė vitin 1999 rezultoi nė mė tepėr se 12,000 tė vrarė, 1.3 milionė refugjatė si dhe shkatėrrimin e 65% tė pronave. Mė shumė se 600,000 refugjatė kosovarė arritėn tė arratiseshin pėrmes kufirit nė Shqipėri. Gjatė 78 ditėve tė bombardimit nga NATO-ja pėr tė ndaluar gjenocidin, familjet nė tė gjithė Shqipėrinė hapėn dyert pėr kosovarėt, duke u dhėnė atyre bukė, strehė dhe pėrkujdesje", thuhet nė deklaratėn e Kėshillit Shqiptaro-Amerikan.