PDA

View Full Version : qarkullimi i gjakut ne zemer


Estella
01-12-07, 00:24
Qarkullimi i gjakut ne zemer ndodh me ane te arterieve dhe venave koronare. Arteriet fillojne ne afersi te aortes nderkohe qe kjo eshte akoma brenda asaj mbuleses qe quhet perikard (e cila mbeshtjell zemren dhe fiksohet ne diafragem)dhe ndahet ne 2 pjese : arteria e majte dhe arteria e djathte. Arteria e djathte eshte ajo qe leviz ne nje forme si kanal qe ndodhet ndermjet atriumin dhe ventrikulit (do te me falni ketu por jam mesuar qe parabarkushes ti them atrium,kurse barkushes ventrikul,kjo edhe per faktin qe me lehteson nese them psh kanali atrioventrikular etj. Nese e keni problem kete gje,ma thoni dhe e nderroj http://www.forumihorizont.com/images/smilies/smile.gif ) dhe kalon ne pjesen e pasme te zemres ne forme harku. Kurse ajo e djathta leviz ne nje forme kanali qe shtrihet gati mes per mes zemres (gjithmone ne sieprfaqe kjo gje) dhe perfundon edhe kjo ne pjesen e pasme. Nga keto ene gjaku fillestare ndahen degezime qe futen ne brendesi te zemres dhe qe furnizojne me gjak organin. Arteria e djathte furnizon me gjak atriumin e djathte,ventrikulin e djathte dhe rreth 1/3 e asaj cipes qe ndan ventrikulin e majte nga i djathti dhe qe quhet cipa interventrikulare. Kurse arteria e majte kap nje zone me te gjere duke perfshire nje pjese te ventrikulit te djathte,ventrikulin e majte,atriumin e majte dhe 2/3 e cipes nderventrikulare. Duhet te kemi parasysh dicka. Kapilaret qe futen ne brendesi te organit i japin gjak atij vetem kur zemra eshte ne diastole...dmth ne fazen qe nuk eshte e tkurrur dhe kete mund te kuptojme fare thjeshte sepse ne fazen qe eshte e tkurrur ka nje presion qe mbyll kapilaret http://www.forumihorizont.com/images/smilies/smile.gif. Kjo eshte shkaku pse nje takikardi mund te shkaktoje dhimbje,per arsyen se shpejtoj kohen e tkurrjes dhe sasija e gjakut qe arrin ne gjithe zemren eshte me e ulet (normalisht qe nuk eshte i vetmi faktor por nje nder to te themi). Kjo lloj shperndarje e arterieve na jep edhe nje ide te asaj qe mund te ndodhe nese bllokohet njera prej tyre. Si efekt terminal (pas iskemise...dmth mungeses se perkohshme te furnizimit me gjak) eshte infarkti i miokardit dhe hapesira qe do zeje eshte ne baze te arteries qe ka blloku dhe lartesise qe e ka blloku (sa me ne periferi aq me e pakte eshte zona qe le pa furnizim dhe aq me i pakte do jete edhe hapesira e infarktit).