PDA

View Full Version : Dossier


grepi
01-12-07, 22:47
Ekskluzive/Nė kėtė numėr,Mark Dodani,ish-oficer i shėrbimit sekret shqiptar dhe njė nga tė depėrtuarit e suksesėshėm nė kampet kundėrshtare,sjellė pėr lexuesin detaje tė rėnies nė grackė tė nacionalistit tė njohur Hamit Matjani; hedhjen e tij me parashutė nė pyjet e Lurės,pėrballja me Kadri Hazbiun dhe vazhdimi i lojės sė ` sigurimit me agjenturat e huaja.

Operacioni, Hamit Matjani pėrballė Kadri Hazbiut nė malet e Lurės


Mark Dodani

Dokumenti
Mesnatėn e 30 prill-1 maj 1953, nė masivet pyjore tė Lurės, nė vendin e quajtur “Guri i Vashės”, sipas lojės sė pėrgatitur nga zbulimi e kundėrzbulimi shqiptar, parashutoi i arratisuri dhe i shumėkėrkuari Hamit Matjani, eksponent i “Ballit Kombėtar” dhe drejtues i disa grupeve tė armatosura nė Shqipėri pas ikjes nė arrati. Misioni i Matjanit ishte pėrgatitur dhe mbėshtetej nga CIA amerikane, koloneli Xhon, qė nė rastin konkret ranė nė grackėn e sigurimit shqiptar
(Arkiva e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Dosja “H. Matjani)

Kush ishte Hamit Matjani
Hamit Matjani, njeri trim dhe i zgjuar, ishte nacionalist i njohur dhe njė nga krerėt e organizatės “Balli Kombėtar”, organizatė e cila qė gjatė luftės e pas ēlirimit, nuk ishte dakord dhe kundėrshtoi kursin lindor tė qeverisė shqiptare. Mė 29 nėntor 1944, duke qenė i bindur nė idealet e tij, por dhe pėr tė evituar pėrballjen me gjyqet e pushtetit tė ri, ashtu si shumė nacionalistė, Hamit Matjani iku nė perėndim. Qė nga vitet e para tė pasēlirimit e deri mė 1 mars tė vitit 1953, Matjani, nė pėrbėrje e nė drejtim tė grupeve tė ardhura nga jashtė, pati disa pėrballje tė armatosura me shėrbimin sekret shqiptar, por arriti tė mos bjerė nė dorė tė tyre. Mesnatėn e 30 prillit, duke aguar 1 maj i vitit 1953, Matjani bie nė grackėn e shėrbimit sekret shqiptar nė malet e Lurės dhe pėrballet me Kadri Hazbiun. Mė pas bėhet protagonist i vazhdimit tė lojės sė kurdisur nga sigurimi i shteti me agjenturat e huaja.

Dekada e vėshtirė
Depėrtimi, pėrparėsia e sigurimit ndaj grupimeve nacionaliste

Pakėnaqėsia e grupimeve nacionaliste brenda e jasht vendit,tė mbėshtetura nga shtete pėrėndimore e qarqe tė interesuara pėr ndryshimin e kursit politik tė Shqipėrisė nė dekadėn e parė tė pas ēlirimit,solli nevojėn e organizimit tė tyre dhe hedhjen nė aktivitete praktike.Nga ana tjetėr,shteti i ri shqiptar qė tashmė e rreshtoi veten nė kampin e lindjes,nisi fuqizimin e ushtrisė dhe veēanėrisht tė forcave tė ndjekjes e shėrbimit inteligjent,i quajtur ndryshe sigurimi i shtetit. Nėpėrmjet depėrtimeve tė oficerėve tė kėtij sigurimi nė grupimet kundėrshtare qė vepronin nė male,nė periferi tė qėndrave urbane apo qė vinin nga jasht vendit,sigurimi i shtetit,krahas pėrballjes direkte,i dha pėrparėsi neutralizimit tė kundėrshtarėve me kėto forma.Pikėrisht, nė njė nga kėto raste,sipas njė skenari tė pėrgatitur nga shėrbimi inteligjent shqiptar nėn drejtimin e Kadri Hazbiut,bie nė grackė dhe nacionalisti i njohur Hamit Matjani. Mark Dodani,njė prej oficerėve tė shėrbimit inteligjent shtetėror tė asaj kohe,pjesmarrės direkt nė kėtė operacion tė organizuar nė pyjet e Lurės nė Dibėr,sjell detaje tė pa thėna tė pėrballjes me tė famėshmin Matjani,rėnjen e tij nė grackėn e pėrgatitur,takimin e Matjanit me Kadri Hazbiun,si dhe vazhdimin e skenarit,tashmė dhe me njė “pjestar” tė ri tė grupit, Hamit Matjanin.Referuar dokumentave tė arkivės sė ministrisė sė Brėndėshme,njė pjesė e tė cilave ende tė pa publikuara,mėsohet se me skenare tė tilla tė pėrgatitura nga sigurimi i shtetit, u mashtruan dhe u neutralizuan shumė persona apo grupime nacionaliste qė ktheheshin nga arratisja me mendimin se gjenin njė klimė tė mirė pėr tė ndėrmarr hapat e duhura pėr ndryshimin kursit tė Shqipėrisė drejt pėrėndimit. Ėshtė njė duel i gjatė nervash,skenarėsh,pėrballje tė armatosura,me viktima nga tė dy palėt...E megjithė sfidėn dhe koston,fitorja pėr disa dekada tė ardhėshem,qėndroi nė anėn e pushtetit tė ri tė dal nga lufta ..
Nga Kujtim Boriēi

Nesėr do tė lexoni:

-Ngjarja qė njohu Mark Dodanin me Kadri Hazbiun dhe fillimet e karierės sė Dodanit nė shėrbimin inteligjent shqiptar.
-Thirrja nga Kadri Hazbiu dhe pėrgatitja e depėrtimit tė Dodanit mes grupeve kundėrshtare qė vepronin nė ilegalitet.
-Pėrgatitja nėn drejtimin e Kadri Hazbiut e “Grupit Special” pėr depėrtim tek kundėrshtarėt nė zonėn e Elbasanit.

Pėrballja
Vijon nga numri i kaluar)
Hamit Matjani, njė eksponent i njohur qė gjatė luftės nė radhėt e nacionalistėve dhe kundėrshtar i njohur i regjimit tė ri qė u vendos nė Shqipėrinė e pasluftės, nė disa pėrballje tė forcave tė shėrbimit sekret shqiptar me grupet qė ai (Hamiti) kryesonte, falė inteligjencės, pėrgatitjes dhe njohjes sė terrenit, kishte mundur tė evitonte rėnien nė grackė. Por pėrballja e radhės qė u pėrgatit nga agjentura shqiptare nė masivet e Lurės nė Dibėr, ku u hodh me parashutė nga ajri, do tė shėnonte kapjen e tij. Operacioni i suksesshėm i shėrbimit sekret shqiptar do tė befasonte jo vetėm tė njohurin Hamit Matjani, por dhe CIA-n amerikane qė kishte pėrgatitur grupin dhe mbėshteste misionin e tij.

Nata e “Grackės” pėr Hamit Matjanin
Ishte mbrėmja e 30 prillit 1953, njė natė e bukur dhe e freskėt kur grupi ynė i shėrbimit sekret shqiptar ishte vendosur nė pyjet e Lurės nė Dibėr, pikėrisht nė vendin e quajtur “Guri i Vashės”. Ishin marrė nė detaje tė gjitha masat, kishte pėrfunduar rakordimi i plotė e i saktė me kolegėt tanė tė depėrtuar mes nacionalistėve nė mėrgim. Pritej hedhja nga ajri e tė njohurit Hamit Matjani. Duke njohur pėrgatitjen dhe aftėsitė e kundėrshtarit, falė tė cilave ai kishte dalė i suksesshėm nė disa pėrballje tė tjera, ndonėse masat tona ishin maksimalisht tė plota, ne grupi zbatues i kėtij plani ishim tė shqetėsuar pėr tė papriturat qė mund tė dilnin nė realizimin e detyrės. Realizuesit direkt tė kapjes sė Hamit Matjanit isha unė me Asim Alikon (Hero i Popullit), tė mbėshtetur dhe nga kolegė tė tjerė, ndėrsa afėr nesh, po nė pyjet e Lurės, ishte e na ndiqte nė ēdo veprim Kadri Hazbiu. Ai priste fillimin e realizimit tė operacionit nė njė ēadėr tė ngritur nė njė vend tė pa dukshėm mes masivit pyjor me pisha. Ishte pėrcaktuar vendi ku do tė hidhej me parashutė Hamit Matjani, kishim fiksuar mėnyrėn e komunikimit (parullė-kundėrparullė) dhe disa variante tė kapjes gjallė tė desantit, nė pėrputhje me situatat qė do tė pėrballeshim. Ishin minuta e orė vendimtare.
Hedhja me parashutė e Matjanit
Ishte rreth mesnata, kur ashtu siē prisnim, nga njė aeroplan qė fluturoi mbi ne, me parashutė u hodh Hamit Matjani. Kishte mbėrthyer pėr trupi njė automatik amerikan tė shkurtėr tė tipit “Tomson”, gati pėr zjarr. U pėrballėm nė distancė me njėri-tjetrin. Nė atė pozicion siē ishte, Matjani kėrkon parullėn. “Burreli!”- i pėrgjigjet Asim Aliko. I kėrkojmė kundėrparullėn dhe ne. “Berati!”- pėrgjigjet Hamit Matjani.
Pas gati dy orėsh Hamit Matjani u kap befasisht. Nuk i treguam se kush po e ēarmatoste. Legjenduam sikur ishte e domosdoshme tė paraqitej para “Besnikut” i ēarmatosur. ”Besnikun” (Kadri Hazbiun), ai e njihte si emėr qė nga viti 1949 nė grupet Cekin-Dushar, i cili, sipas legjendave, drejtonte “Komitetin Qendror” tė Frontit tė Rezistencės.
Nė ecje e sipėr, siē do tė mėsonim mė pas, Hamiti meditonte”. Tė pata thėnė mister Xhon! Shqiptarėt nuk i ke njohur, nuk janė ashtu si kujton!”
Ashtu, i shoqėruar, Matjani hyri nė ēadrėn ku e priste Kadri Hazbiu.
“Mirė se na urdhėrove Hamit Matjani”, -uroi Kadri Hazbiu. “Ju lumtė!”- u pėrgjigj Hamiti nė vend tė fjalės “Mirė se ju gjeta!” “Po tė prisnim sė bashku me kapedan Zenelin!”- i tha Kadriu Hamit Matjanit. Nė kėto ēaste Hamiti nuk e humbi burrėrinė e toruan dhe iu kthye: ”Kuptoj qartė. Rėndėsi ka qė ju po luani me CIA-n amerikane. Koloneli i tyre, Xhoni, mė ēoi nė dorėn tuaj!” Unė dhe Asim Aliko, tė pranishėm dhe nė kėtė ballafaqim, dėgjonim me vėmendje kėtė pėrballje. “Si do t’ia bėjmė qė kjo luftė shqiptar me shqiptar tė marrė fund njė herė e mirė!” -nėnqeshi hidhur Kadri Hazbiu.
Vazhdimi i lojės
Kapja e Matjanit u mbajt nė heshtje dhe lojėrat me dėrguesit vazhduan. Tė tjera grupe erdhėn. Kjo heshtje pėsoi krisje tė rėndė nė nėntor tė vitit 1953, kur u godit me artileri nė malet e Bizės aeroplani i CIA-s, pilotuar nga njė oficer i lartė me gradėn nėnkolonel, dikur me emėr nė ushtrinė naziste. Kjo krisje ēoi nė gjyqin publik nė maj 1954 tė zhvilluar nė ish-kinemanė me emėr “Barrikada”. CIA, pa pėrjashtuar anglezėt dhe mbėshtetėsit e tyre nga fqinjėt tanė, bėnė presion me hedhjen e mijėra fletushkave nga ajri.


(Vijon nė numrin e ardhėshėm)


22/03/2006
KATEGORIA: Dossier

marre nga, Gazeta Shekulli

grepi, dora vetė

grepi
02-12-07, 13:24
Kontakti i parė dhe bashkėpunimi i Dodanit me Kadri Hazbiun

Futja e Dodanit nė shėrbimin inteligjent


Kujtim Boriēi

Ekskluzive/ Nė kėtė numėr, Mark Dodani, oficer i shėrbimit inteligjent shqiptar dhe njė nga tė depėrtuarit e suksesshėm mes grupimeve kundėrshtare qė synonin rrėzimin pushtetit komunist tė sapodalė nga Lufta e Dytė Botėrore, sjell kontaktet e para tė tij me Kadri Hazbiun, Mehmet Shehun si dhe kalimin e tij nė shėrbimin inteligjent shtetėror me mision depėrtimin nė grupet e armatosura rivale qė vepronin maleve kundėr regjimit komunist tė vendosur nė vend pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Nesėr do tė lexoni:
-Pėrgatitja nga Kadri Hazbiu e grupit special pėr depėrtim nė grupimet kundėrshtare nė zonėn e Shqipėrisė sė mesme.
-Si organizoi Kadri Hazbiu pjesėmarrjen e tė “arratisurit” Mark Dodanit nė vdekjen e gjyshes.

Kadri Hazbiu, agjenturisti mė i mirė i vendit pėr shumė dekada nė Shqipėrinė e pasluftės sė Dytė Botėrore, pėr ata qė e kanė njohur nga afėr e kanė punuar mė tė apo dhe pėr analistė e historianė tė asaj periudhe, njihet si njė njeriu me aftėsi tė veēanta qė diti tė planėzojė, organizojė e drejtojė operacionet mė tė suksesshme qė shėrbimi inteligjent shqiptar (sigurimi i shtetit) zbatoi nė pėrballje me grupet nacionaliste tė tė arratisurve, mbėshtetėsve nga brenda apo tė tjerėve tė mbėshtetur nga segmente e shėrbime sekrete tė huaja, u hodhėn nė aktivitet pėr ndryshimin e qeverisjes komuniste shqiptare. Nė kėtė kuadėr, Hazbiu dhe disa kolonelė tė armės sė njohur tė sigurimit tė shtetit, sipas dokumenteve qė gjenden nė arkivėn e Ministrisė sė Brendshme e dėshmitarėve tė kohės, mundėn qė veēanėrisht me aplikimin e depėrtimeve tė oficerėve e agjentėve tė sigurimit nė radhėt e grupimeve kundėrshtare, tė arrinin neutralizimin masiv tė kėtyre tė fundit. Njė prej tė depėrtuarve rezultativė mes grupimeve kundėrshtare nė atė dekadė, ėshtė dhe oficeri i ri dhe i aftė Mark Dodani. Nėn drejtimin direkt tė Kadri Hazbiut, Dodani dhe shokė tė tjerė tė shėrbimit inteligjent mundėsuan nė atė periudhė tė drejtojnė balancėn e ekuilibrave tė ndeshjes mes grupimeve kundėrshtare nė favor tė shtetit tė ri shqiptar.
Njohja e Dodanit me Kadri Hazbiun
Ishte viti 1946, kur 23-vjeēari Mark Dodanit, ish-partizan dhe nė muajt e parė tė pasluftės me detyrėn e shefit tė punėve tė Brendshme nė Pukė, i jepet mundėsia tė komunikojė fillimisht nė rrugė zyrtare me Kadri Hazbiun, njė nga kuadrot mė tė njohur tė luftės e nė atė kohė nė drejtimin e shėrbimit sekret tė ushtrisė. “Mė kėrkuan zyrtarisht, me porosi tė Kadri Hazbiut, qė unė tė nisja drejt qendrės biografinė e njė oficeri tė ushtrisė, pikėrisht tė Ndue (Anton) Ukajt nga Qelėza e Pukės, qė ishte menduar tė depėrtonte mes grupimeve kundėrshtare qė vepronin atė kohė nė male me mision rrėzimin e pushtetit komunist tė vendosur nė vend pas Luftės sė Dytė Botėrore”, -kujton 80-vjeēari Mark Dosdani. Dija pėr kėtė ushtarak se kishte qenė partizan nė luftėn nacionalēlirimtare, shok me Asim Alikon, njė prej drejtuesve tė shėrbimit inteligjent shqiptar nė disa dekada, kishin luftuar me formacionet partizane deri nė Vishegrad-kujton Marku, por duhej tė kompletoja plotėsisht dosjen e t’ia nisja qendrės. Kėshtu bėra. Nuk vonon shumė dhe mė vjen e mė takon Ndueja e mė thotė: ”Ke tė fala nga Kadri Hazbiu, mė ka sjellė te ju pėr t’u futur e vėnė nė shėrbim tė Komitetit tė Maleve qė vepron nė kėtė zonė”. I vėnė pėrballė kėtij fakti, Mark Dodani i thotė Ndues: ”Po si do tė futesh e tė fitosh besimin e tyre, bazė pėr tė kryer misionin e ngarkuar”. Nė kėto momente, kujton Dodani, Marku i thotė se ėshtė e lehtė, e se ai (Marku), sipas porosisė sė Kadriut, duhet tė organizonte djegien e shtėpisė sė oficerit Ndue Ukajt, qė do tė ishte “kartė” e fortė besimi te kundėrshtarėt nė male. Njėkohėsisht nė rrugė tjetėr, Mark Dodani kishte marrė porosinė nga Kadriu: ”Digjini shtėpinė, duke pėrhapur fjalė se ka ikur nga ushtria, ka tradhtuar e ėshtė futur mes armiqve!”. Kėshtu bėhet. Marku tregon se pas “arratisjes” sė oficerit tė ushtrisė Ndue (Anton) Ukaj, ai ka marrė rreth dhjetė ushtarė tė ndjekjes, duke pėrhapur fjalėt se “Nduja ka tradhtuar”, “ka ikur nė mal e po na lufton”, i vėnė zjarrin shtėpisė sė tij. Sipas shėnimeve tė Dodanit, kjo thashethemnajė “ngjiti” menjėherė nė opinion e mė gjerė, falė edhe faktit se qė gjatė luftės Ndueja ishte njohur me Nevenkėn, njė vajzė shqiptaro-maqedonase nga Struga e ish-Jugosllavisė, e mė pas ishin martuar e vazhdonin tė jetonin bashkė.
Njohja e mėtejshme me Kadri Hazbiun
Do tė kalonin pak muaj dhe unė do tė thirresha nė Ministrinė e Brendshme pėr probleme pune. Atė kohė, -shkruan nė shėnimet e tij Dodani, -ndonėse unė isha drejtues partie, problemi kryesor nė atė kohė ishte organizimi i mbrojtjes nga grupimet kundėrshtare qė ishin hedhur nė aktivitet pėr tė kundėrshtuar prerė kursin e ri komunist tė Shqipėrisė. Takimi i Dodanit me Kadriun shoqėrohet me pyetjen e kėtij tė fundit: ”Si e ke Nduen”. Dodani tregon se nė ato ēaste, me njė shikim pėrballazi, i ėshtė pėrgjigjur Kadriut: ”U bė oficer. Ėshtė shumė mirė dhe ėshtė nė detyrė!”. Mė tepėr se sa aktiviteti i mėtejshėm i tė “arratisurit” Ndue Ukaj mes grupeve nė male, ky takim ballas i Kadriut me Mark Dodanin do tė shėrbente pėr hapa tė tjerė tė mėtejshėm nė zbatimin e skenarėve tė depėrtimeve tė oficerėve tė shėrbimit inteligjent shqiptar nė grupimet e armatosura kundėrshtare qė vepronin nė male. Muajt e ardhshėm, -kujton Dodani, -do tė ishin muaj tė njė aktiviteti tė ngjeshur tė depėrtimeve tė oficerėve tė shėrbimit inteligjent mes grupimeve kundėrshtare, njė prej tė cilėve do tė ishte dhe ai.
Sipas Dodanit, nė kėtė takim me Hazbiun, pėr tė bindur plotėsisht ”arratisjen” e oficerit tė ushtrisė Ukaj te kundėrshtarėt, jepen dhe porosi tė tjera. “Familja e Ukajt, pas djegies sė shtėpisė si ndėshkim pėr arratisjen e djalit, internohet nė Savėr tė Lushnjės, duke u pėrballur me njė jetesė tepėr tė vėshtirė”. Sipas Dodanit, 17-vjeēari Nikollė Ukaj, vėllai i tė “arratisurit” Ndue Ukaj, ndonėse ishte nė internim, me cen nė biografi, nė njė komunitet ku tė gjithė e trajtonin familje tradhtari (dhe ai nuk dinte gjė pėr misionin e tė vėllait), i ishte vėnė punės pėr tė mbajtur familjen me bukė. “Pėr shkak tė angazhimeve tė mia nė vazhdim, nuk di se si, qysh edhe tek, por them vetėm kaq se ishte pėrkujdesja e Kadri Hazbiut, qė Nikollėn, punėtorin shembullor tė deklasuar nė Savėr tė Lushnjės, e bėnė nė atė kohė deri nė anėtar tė partisė sė punės”.
Nė zyrėn e Mehmet Shehut. Misioni qė merr Mark Dodani
Dodani tregon se ishte fundi i vitit 1948 kur e kanė thirrur dhe ėshtė paraqitur me urgjencė nė zyrėn e Mehmet Shehut, qė atė kohė ishte ministėr i Punėve tė Brendshme. ”Mendoja se mė kishin thirrur pėr punėn time nė zonėn nė veri, gjė e cila m’u pėrforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibėn, por nuk dija se qė nė ato momente jeta ime do tė merrte rrjedhė tjetėr”, -pohon Dodani. Sipas shėnimeve tė Dodanit, fillimisht nė hyrje ėshtė takuar me Mehmet Shehun, i cili, pasi i ka dhėnė dorėn, e ka pyetur pėr shėndetin, punėn nė zonė, i ka lėnė tė vetėm tė tre; Kadri Hazbiun, Bardhok Bibėn e Mark Dodanin. Ato momente, sipas Dodanit, Kadriu (ndonėse e kishte njohur shkarazi dhe mė parė), i drejtohet Markut: ”Ti je Mark Dodani!”. “I thashė se unė jam”, - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i ėshtė drejtuar Bardhok Bibės: ”Mos e kėrko mė Mark Dodanin, ai do tė punojė me ne”.
Kėshtu nis rruga e vėshtirė e Mark Dodanit me kalimin nė shėrbimin inteligjent, ”arratisjen” nė grupimet kundėrshtare dhe zbatimin e detyrės qė kishte marrė nga qendra.




23/03/2006
KATEGORIA: Dossier

marre nga gazeta shekulli

grepi, dora vetė

Fshatari
02-12-07, 13:51
Ndoshta Bondi dhe Murgesha nuk e njohin gjuhėn frėnge po unė, fshatari, i lindur mė 19..., nė katunin, me vendbanim, garantoj qė fjala Dossier(provokim e grepit, dora e zgjatur...) e ka vendin te Gjuhėt e huaja, e pikėrisht te: Franēais ose Salutation.

Nėse nuk keni shumė punė, sot e diel, 2 dhjetor, lėvizne edhe kėtė temė te rubrika e pėrshtatshme.

Fshatari nuk duron anarkinė!

I juaji, me dėvotshmėri, Fshatari!

grepi
03-12-07, 11:17
Si u futėn oficerėt e sigurimit nė grupet e Hamit Matjanit e Demo Tafanit

Kadri Hazbiu pėrgatit grupin special

Ekskluzive/Nė kėtė numėr, Mark Dodani, ish-oficeri i shėrbimit inteligjent shtetėror, tregon se si u pėrgatit grupi special i ushtarakėve, depėrtimi i tij nė grupimet kundėrshtare nė zonėn e Elbasanit, ambientimi me jetėn e malit, vėshtirėsitė e kryerjes sė detyrės, si dhe ndihmėn qė i dha Kadri Hazbiu pėr tė parė gjyshen nė ēastin e vdekjes.

Kujtim Boriēi

Struktura e grupit special
-Drejtues, Kadri Hazbiu, me pseudonimin “Besniku”
-Pėrgjegjės, Idriz Seiti, me pseudonimin “Profesori”
-Anėtar, oficeri Hekuran Pobrati, me pseudonimin “Mali”
-Anėtar, oficeri Mark Dodani, me pseudonimin “Studenti”
(Arkiva e Ministrisė sė Brendshme)

Dokumenti
Territori i veprimit dhe kontaktet
-Grupi special mori detyrė tė vepronte nė zonėn e Elbasanit, tė depėrtonte nė grupimet e Hamit Matjanit, Demo Tafanit, Alush Leshanakut etj, duke punuar e mbajtur kontakte tė vazhdueshme me drejtuesit e operacionit nė ministrinė e Brendshme.

Nesėr do tė lexoni:
-Akuza ndaj Teme Sekos dhe pozicioni i Kadri Hazbiut.
-Si u pėrjashtuan nga partia oficerėt Pobrati, Dodani dhe Aliko gjatė kohės qė kishin depėrtuar nė grupimet kundėrshtare. Si i mbrojtėn Kadriu dhe Mehmeti.
-Akuza zyrtare e prokurorit Xh. Sula pėr “tradhtarin” Mark Dodani.


Grupimet kundėrshtare nacionaliste nė muajt e parė tė vitit 1949, tė fuqizuara nė numėr e efektiva, tė hedhura nė aktivitet konkret pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri, po sillnin situata tė vėshtira pėr forcat e ndjekjes. Veēanėrisht, sipas dokumenteve zyrtare tė kohės dhe shėnimeve tė Mark Dodanit, ish-oficerit tė shėrbimit inteligjent shqiptar, krahas prezencės sė tyre nė zonėn veriore tė vendit, grupime tė fuqishme vepronin nė zonėn e Elbasanit e territorin e Shqipėrisė sė mesme. Drejtues tė tyre si Hamit Matjani, Demo Tafani, Alush Leshanaku etj., jo vetėm ishin personalitete tė njohura e tė vendosura nė misionin e tyre, por gėzonin edhe njė mbėshtetje nė qarqet nacionaliste nė vend. Nė kėtė periudhė, shėrbimi i zbulimit e kundėrzbulimit tė shtetit shqiptar e shton depėrtimin e personave apo grupeve speciale nė kėto grupime. Njėri prej tyre nė kėtė periudhė ėshtė ai dėrguar nė zonėn e Elbasanit, ku mes pjesėmarrėsve ėshtė dhe oficeri i ri i shėrbimit sekret Mark Dodani. “Ishte njė situatė e vėshtirė pėr grupin tonė special, por pėrgatitja profesionale, informacionet pėr strukturat dhe kontingjentin kundėrshtar si dhe njė prapavijė e sigurt (forcat tona) nė ēdo situatė qė mund tė paraqitej, ishin njė garanci e mirė pėr realizimin e detyrės me sukses”, -tregon Mark Dodani.
Pėrgatitje e grupit special nga Kadri Hazbiu
Aktiviteti i dendur i grupimeve kundėrshtare nė zonėn e Elbasanit dhe rreziku i pėrhapjes sė kėtij aktiviteti nė njė rreze mė tė gjerė, sipas Mark Dodanit, shtroi nevojėn e depėrtimit tė shpejtė tė grupeve speciale tė zbulim-kundėrzbulimit shqiptar, grupe qė pėrgatiteshin direkt apo me udhėzime tė hollėsishme nga Kadri Hazbiu. “Pėr tė depėrtuar nė grupimet e njohura qė vepronin nė zonėn e Elbasanit, u pėrzgjodh njė grup i pėrbėrė nga tre oficerė, unė, Idriz Seiti dhe Hekuran Pobrati qė ishte dhe shefi ynė”, - tregon Dodani. Sipas Dodanit, i ngarkuari direkt me pėrgatitjen nė detaje tė grupit special ishte Idriz Seiti, qė nė atė kohė ishte shefi i luftės kundėr bandave nė ministri, ndėrsa skenari i pėrgatitjes sė plotė dhe misioni ishin miratuar nga Kadri Hazbiu. Prė grupin, porosia e Kadriut ishte: ”Veproni me shkathtėsi pėr tė mos lėkundur besimin e tyre, pėr tė mos ngjallur asnjė hije dyshimi qė mund t’u dekonspirojė, mos vrisni njerėz, por mbani si burime informacioni duke na informuar ne pėr ēdo gjė!”. Njėkohėsisht, shton Dodani, megjithėse nė grupin tonė special kishim dhe radist, tė gjithė mėsuam shifrėn dhe pėrdorimin e radio-transmetueses marrėse-dhėnėse. Sipas Dodanit, nė momentin e nisjes Kadri Hazbiu jep porosinė: ”Me tė shkuar nė Elbasan, nė bazėn qė ju e dini, tė caktoni emrat falso dhe pseudonimet. Kėshtu bėmė. Nė Elbasan, nėn drejtimin e “Profesorit” (Idriz Seiti), nė fshehtėsi, shton Dodani, -takuam edhe shokėt tanė, rreth 10 veta. Pėr shkak tė evitimit tė pėrballjes me njerėz tė njohur, ditėt e para, lėvizjet nė Elbasan, nga njėra bazė nė tjetrėn, bėheshin tepėr tė studiuara e tė kujdesshme. Kontaktet me radiondėrlidhje me qendrėn nė Tiranė ishin tė vazhdueshme, ndėrkohė qė u vendos lidhja dhe me krerėt e grupimeve ku do tė depėrtonin. Me grupimin ilegal tė Demo Tafanit, grupi special i oficerėve tė shėrbimit inteligjent shqiptar u lidh nėpėrmjet djalit tė vetė Tafanit. Po kėshtu, sipas parashikimeve, u bė depėrtimi dhe nė grupimet e tjera. “Nė kėtė mėnyrė, me depėrtim, gjatė viteve 1949-1953, me njė intensitet veprimesh e vėshtirėsi, por tė suksesshme, ne u ndeshėm dhe me grupimet ilegale tė nacionalistėve H. Matjani, A. Leshanaku, Sulė Selimi, Xhaferr Mema, Naim Cela, DalipKurti, Mark Jak Bajraktari etj”, - thotė Dodani.
Dodani: “Si mė ēoi Kadriu nė varrimin e gjyshes”
Jeta mes maleve nė ilegalitet qė kishim nisur, -tregon Dodani, -veēanėrisht e jona, qė kishim mision tė veēantė, ėshtė tepėr e vėshtirė. Ai tregon se para “arratisjes” sė tij, nė shtėpi kishte lėnė tė sėmurė rėndė gjyshen, tė cilėn e donte shumė. Para se tė vdiste, siē do tė mėsonte mė vonė, kishte shprehur pengun e vetėm tė jetės, donte qė tė shihte pėr herė tė fundit Markun. Megjithėse nė opinion familja Dodani ishte e trajtohej si familje armiku, kėtė peng tė gjyshes e kishte mėsuar nė rrugėn e tij dhe Kadri Hazbiu, i cili merr masa dhe pėr pak ēaste i krijon mundėsi Markut tė ikė nga malet, pa rėnė nė sy, dhe t’i gjendej pranė gjyshes Prena Pėrgjoni, nė momentet e fundit tė jetės. Pėr kėtė rast, nė shėnimet e tij Dodani shkruan: ”Isha nė grupin special me Asim Alikon e Xhaferr Memėn e Elbasanit, kur nė njė nga pikėtakimet tona sekrete me qendrėn, mė vjen njė person, shok i imi, dhe mė thotė se me urdhėr tė Kadri Hazbiut duhet tė shkoja pak ēaste nė shtėpi se mė kėrkonte gjyshja. Pak mė tutje, pashė qė diku fshehur mė priste dhe makina me tė cilėn do tė udhėtonim. Shkova nė shtėpi fshehurazi, pashė gjyshen nė momentet qė po ndėrronte jetė e menjėherė u ktheva nė detyrė. Kam shumė raste tė tjera gjatė punės sime ku kam ndjerė pėrkujdesjen e Kadri Hazbiut, ashtu si dhe kolegėt e mi, njėra prej tė cilave qe dhe kjo!”





24/03/2006
KATEGORIA: Dossier



marre nga Gazeta Shekulli

grepi

grepi
05-12-07, 22:42
Ekskluzive/ Nė kėtė numėr, Mark Dodani, ish-oficeri i Shėrbimit Inteligjent Shqiptar, i depėrtuar nė grupimet kundėrshtare, sjell pėr lexuesin peripecitė e jetės sė dyfishtė tė ushtarakėve nė male, mėnyra e krijimit tė mirėbesimit me pritėsit, kontaktet me qendrėn si dhe mbrojtjen qė u bėjnė Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu ushtarakėve nė mision.

Dėnimi nga partia i “tradhtarėve” Dodani, Aliko e Pobrati


Mark Dodani

Dy dekadat e pasluftės
Pasojat e pėrplasjeve mes grupimeve kundėrshtare
Depėrtimi i grupeve speciale tė oficerėve tė Shėrbimit Inteligjent Shqiptar (i quajtur Sigurimi i Shtetit) mes kundėrshtarėve tė grupuar e armatosur, qė kėrkonin ndryshimin e regjimit komunist tė vendosur nė Shqipėrinė e pasluftės, sipas dokumenteve tė arshivės sė Ministrisė sė Brendshme, solli evitimin e shumė pėrpjekjeve tė armatosura, neutralizimin e shumė grupimeve tė njohura nacionaliste, por dhe viktima nga tė dy palėt. Sipas shėnimeve tė Mark Dodanit, njė prej oficerėve tė njohur tė Shėrbimit Inteligjent tė Zbulim-kundėrzbulimit tė kohės, e depėrtues nė grupimet kundėrshtare qė vepronin nė male, kjo jetė e dyfishtė e tyre, krahas vėshtirėsive tė dekonspirimit nga kundėrshtarėt qė ishin shumė tė aftė, por dhe nga peripecitė nė administratėn shtetėrore apo forumet partiake tė Ministrisė sė Brendshme. Nė grupin special qė u fut nė grupimet kundėrshtare tė Hamit Matjanit, Demo Tafanit, Alush Lleshanakut etj., pėr shkak tė kohėzgjatjes disamujore tė misionit, edhe peripecitė pėr Dodanin, Alikon e Pobratin, ishin mė tė shumta. Mungesa e pjesėmarrjes nė mė shumė se tre mbledhje partie radhazi (normė e statutit tė partisė sė punės), sjell pėrjashtimin nga partia, tė tyre. Ndėrsa pėr Dodanin, qė pėr shkak tė njė misioni tjetėr, po nė depėrtimin nė grupimet kundėrshtare tė Elbasanit, prokurori i njohur Xhavit Sula, formulon akuzėn dhe nis hetimet si tradhtar i atdheut. Edhe Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, qė kishin organizuar grupin special, pėr shkak tė dekonspirimit tė misionit e patėn tė vėshtirė tė bėnin mbrojtjen e oficerėve nga ndėshkimi. Pėrtej faktit tė evitimit tė pėrplasjeve mė tė shumta mes grupimeve kundėrshtare, dy dekadat e pasluftės nė Shqipėri, sipas dokumenteve tė kohės, kanė regjistruar fenomenin e vėnies sė shqiptarėve pėrballė njėri-tjetrit, deri dhe njerėz tė sė njėjtės familje, fatkeqėsisht dhe me viktima, gjyqe tė egra e burgosje masive.
Nga Kujtim Boriēi

Nesėr do tė lexoni:
-Si i pėrgatiste Kadri Hazbiu dhe si zhvilloheshin takimet me agjentėt jashtė vendit.
-Takimi me oficerin e shėrbimit fqinj nė Sarandė, ku Kadriu u paraqit i veshur si ēoban.
-Si shoqėroi dy javė nė Vlorė, Mark Dodani majorin gjerman dhe bjonden e bukur, “nusen” Kat-hert.


Mbrojtje e vėshtirė nga Mehmeti e Kadriu

Akuza ndaj admiralit Teme Sekjo dhe pozicioni i Kadri Hazbiut
Pėr admiralin e flotės sonė detare, Teme Sekjo, akuzat e ngritura, gjyqin dhe dėnimin e tij, ka patur disa kundėrshtime si nė atė kohė dhe mė vonė, por si dėshmitar i atyre ngjarjeve, mendoj se ėshtė me interes tė theksoj dhe pozicionin e Kadri Hazbiut rreth kėtyre akuzave. Vetė Kadri Hazbiu e pranoi konkluzionin e dhėnė nga njė grup shokėsh, duke na thėnė qė ėshtė e nevojshme tė mos jemi pėrballė shėrbimeve tė huaja, tė cilėt me dorėn tonė duhet tė vrasin njerėzit tanė. Ushtaraku i lartė Sejko, akuzohej pėr veprimtari armiqėsore, si spiun i agjenturės greke dhe asaj amerikane. Pėrpara se tė formulohej kjo akuzė, Shėrbimi Inteligjent sigurisht qė kishte mbledhur prova e fakte pėr formulimin e kėsaj akuze. E gjithēka, si provat, ashtu dhe ndonjė kundėrshti a mosbindje pėr tradhtinė e admiralit, gjykohej nga Kadri Hazbiu. Rreth kėtij fakti, Kadri Hazbiu u shpreh kėshtu: “Nuk do tė mund tė mendoni asnjėherė jashtė konkluzioneve qė na vijnė nga lart. Partia na thotė zbuloni spiunėt e armiqtė, e jepjani gjyqit. Ne kėtė detyrė kemi, t’i zbulojmė. Partia gjykon vetė pėr mė tej!”. Edhe nė gjyqin e Teme Sejkos, pėr tė cilin janė thėnė e janė shkruar shumė gjėra, ndodhi dhe njė pėrballje e Kadri Hazbiut me Rexhep Kollin. Kadriu, publikisht iu drejtua Rexhepit: “Ti kishe detyrė nga Mehmet Shehu, qė ta pyesje qetė Teme Sejkon, i cili tė mbeti nė dorė!”. E veēoj kėtė rast mes shumė tė tjerėve, pėr tė thėnė se Kadri Hazbiu, jo vetėm ishte njė specialist pėr zbulimin e kundėrzbulimin, por i bindur nė kauzėn dhe besnikėrinė ndaj partisė, vazhdimisht ka kėrkuar profesionalizėm nga vartėsit, neutralizimin e eksponentėve e grupimeve kundėrshtare, me maksimumin e pėrkujdesjes pėr evitimin e viktimave.
Si na pėrjashtuan nga Partia ne “tradhtarėve”
Depėrtimi jonė nė grupimet kundėrshtare nė zonėn e Elbasanit, mision qė ne e nisėm dhe po e vazhdonim me sukses, dihej nga pak vetė; Mehmeti, Kadriu e ndonjė tjetėr. Kėshtu qė, unė, Hekuran Pobrati dhe Asim Aliko, qė ishim dhe anėtarė partie, nė bazė tė statutit duhet tė ishim ēdo muaj nė mbledhjen e radhės sė organizatės sė partisė nė Ministrinė e Brendshme, organizatė nė tė cilėn bėnim jetėn e partisė. Nė tė kundėrtėn, po sipas statutit, tre mungesa radhazi nė mbledhjen e organizatės, sillnin automatikisht nė pėrjashtimin nga partia. Por, pėr vetė misionin qė ne kishim, ishte e pamundur tė merrnim pjesė. Kėshtu qė kaluan tre muaj, po kalonte i katėrti, e mbledhja e radhės sė organizatės sė partisė nė Ministrinė e Brendshme, na pėrjashton nga partia. Siē mėsuam mė vonė, kanė qenė Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu, duke ruajtur sigurisht fshehtėsinė e misionit tonė mes kundėrshtarėve, ndėrhynė nė fund pėr tė shtyrė nė kohė pėrjashtimin deri nė verifikim. Argumenti i tyre ishte: “Tė verifikojmė plotėsisht si ėshtė e vėrteta, ndėrsa pėr shkeljen e statutit tė njoftojmė Komitetin Qendror e tė marrim mendimin e tyre,pėrkatėsisht shokun Hysni Kapo”.
Akuza pėr tradhti tė Dodanit, ngritur nga prokurori Struga
Muajt e jetesės sonė mes grupimeve kundėrshtare nė zonėn e Shqipėrisė sė Mesme, siē e kam thėnė edhe mė lart, ishin tė vėshtira, por ne ja arritėm qė t’i pėrballojmė me sukses, duke pėrmbushur misionin e qendrės, drejtuar nga “Besniku” (Kadri Hazbiu). Pėr shkak tė njė detyre specifike qė m’u ngarkua mua, solli qė largimi nga grupet kundėrshtare tė mos bėhej njėherazi. Dy shokėt e mi, u kthyen nė Tiranė, ndėrsa unė mbeta mes kundėrshtarėve, por tashmė i besueshėm nė maksimum pėr ‘ta.
Por misioni i qėndrimi tim mes kundėrshtarėve, me pėrjashtim tė dy drejtuesve kryesor tė Ministrisė sė Brendshme, nuk dihej nga askush, as dhe nga kolegėt qė kishim kryer misionin bashkė ato muaj tė vėshtira nė malėsitė e Elbasanit, e Shqipėrisė sė Mesme. Kėshtu qė, Mark Dodani, masivisht u quajt tradhtar dhe nga shokėt, u pėrfol se “u kthye nė origjinė”, gjė tė cilėn e vuajtėn jo pak moralisht shokėt e mi mė tė ngushtė, nė Shėrbimin Inteligjent Shtetėror. Prokurori Xhavit Struga, tepėr i rreptė nė zbatimin e ligjit, bile nė ekstrem, nisur nga fakti i “tradhtisė” sė pakontestuar nga askush, ngre ndaj meje akuzėn e rėndė tė “tradhtisė” ndaj atdheut. Nisėn hetimet e procedurat e tjera, ndėrsa familjes sime, me njė grup tė arratisurish e nacionalistėsh, kundėrshtarė tė regjimit tė kohės, qė ju hoq e vetmja “mburojė”, qenia e Markut me partinė, nisėn dyshimet mė tė rėnda,deri nė pėrgatitjen pėr internim tė nėnės sė tij e familjarėve tė tjerė. Kadri Hazbiu, pėr kėtė rast u shpreh: “Nuk besoj, nuk ėshtė e vėrtetė!”. Di qė mė mbrojtėn nga zhvillimi i gjyqit nė mungesė (qė do tė mė kishte dėnuar ndoshta me pushkatim), Mehmeti e Kadri Hazbiu, por dhe sot, pas kaq dekadash, nuk ėshtė momenti pėr tė thėnė se si e bėnė. Disa muaj mė pas, kur unė erdha nė qendėr me disa miq e shokė kundėrshtarė, me misionin e ri tė pėrfunduar, prokurori pushoi ēėshtjen ndaj “Tradhtarit” Mark Dodani.


25/03/2006
KATEGORIA: Dossier


marre nga Gazeta Shekulli

grepi, dora vetė

grepi
06-12-07, 21:20
Dodani:”Si kontaktonim me oficerėt e shėrbimeve tė huaja!”


Kujtim Boriēi

Dossier Nr. 10, Mark Dodani, …(E shtune 25-e diele 26 mars)………….
Ekskluzive/ Nė kėtė numėr, Mark Dodani, ish-oficer i shėrbimit inteligjent shqiptar, sjell pėr lexuesin mėnyrėn e pėrgatitjes dhe zhvillimin e takimeve tė sigurimit shqiptar me oficerėt e huaj nėn drejtimin e Kadri Hazbiut, kontaktet me oficerė tė shėrbimeve tė vendeve mike, pritjen dhe shoqėrimin e tyre si dhe korrespodencėn e kontaktet nė vazhdim, brenda kuadrit e detyrės.

Gjithēka nėn drejtimin e Kadri Hazbiut

Mbrojtja e pushtetit tė ri komunist tė sapodalė nga Lufta e Dytė Botėrore nga pėrpjekjet e nacionalistėve brenda e jashtė vendit qė kėrkonin kthimin e kursit nga perėndimi, tė mbėshtetur nė shumė raste edhe nga agjenturat e huaja, sidomos nė dy dekadat e para, solli aktivizimin masiv tė agjentėve tė shėrbimit tė zbulim-kundėrzbulimit nė radhėt e kundėrshtarėve. “Misioni pėr neutralizimin e kundėrshtarėve nė kėtė mėnyrė kėrkonte gjithashtu si bashkėpunim me agjentura tė huaja tė vendeve fqinje, por edhe depėrtimin tonė nė radhėt e kėtyre agjenturave, gjė qė pėr kushtet e kohės, mendoj se kanė qenė rezultative pėr realizimin e shumė misioneve tona”, -pohon Mark Dodani, njė nga oficerėt e njohur tė shėrbimit inteligjent shqiptar pėr shumė vite. Nė kontaktet tona tė kėsaj natyre, -shton mė tej Dodani, -pėrveēse gjithēka hartohej nga Kadri Hazbiu apo njerėzit e ngarkuar prej tij, nė shumė prej tyre, vetė Kadriu ose merrte pjesė i maskuar nė kėto kontakte, ose ndiqte nga afėr (po i maskuar), kontaktet qė ne bėnim me oficerėt e agjenturave tė huaja.
Kadriu, i veshur ēoban, nė takimin me njė oficer tė huaj
“Nė vitin 1958 mora detyrė qė tė takoja njė oficer tė shėrbimeve tė huaja sekrete, nė zonėn kufitare tė Sarandės dhe nisa zbatimin me pėrpikmėri tė instruksioneve qė kisha marrė nga Kadri Hazbiu”, -kujton Mark Dodani. Dodani kujton se pas diskutimit me eprorėt e tij, direkt ishte vendosur qė ky takim tė bėhej vetėm nga Dodani, pa asnjė shoqėrues tjetėr. Pėr kėtė vendim, mėson Kadri Hazbiu dhe nė pikėnisje tė takimit ndėrhyn////////////. Kėtė gjė, kujton Dodani, do ta mėsonte jo shumė larg pikės sė takimit me oficerin e shėrbimit tė huaj, qė bėhej nė jugperėndim tė Sarandės, disa metra nė brendėsi tė tokės sonė. “Kur nuk e prisja, dhe isha nė ecje e sipėr, pėrpara mė del njė fshatar truphollė dhe paksa i gjatė i veshur si ēoban, gjė e cila mė vuri pak nė siklet pėr manovrėn e ēastit pėr tė mos u dekonspiruar”, -thotė Dodani. Kur “ēobani” ėshtė afruar dhe ca, Dodani ka njohur Kadri Hazbiun dhe ėshtė befasuar. “Do tė shkojmė bashkė, nuk do tė shkosh vetėm. Ti do tė bisedosh me tė, dhe unė do tė jem paksa afėr teje”, - i thotė Kadriu. Njėkohėsisht, kujton Dodani, Kadri Hazbiu kishte sjellė me vete edhe njė aparaturė tė sofistikuar pėrgjimi, e cila do tė bėnte nga distanca regjistrimin e bisedės me oficerin e shėrbimit tė huaj. Ēdo gjė shkoi siē ishte parashikuar nė skenar, me sukses. “Suksesi qe jo vetėm pėr mėnyrėn e takimit, por dhe pėr faktin e bindjes sė vetė Kadriut pėr problemin qė diskutonin unė dhe mysafiri, pasi mes tė tjerave bėhej fjalė tė mėsonim pėr besnikėrinė e disa njerėzve tanė qė vepronin jashtė kufijve”, -pėrfundon Dodani. Ai kujton se regjistrimi i bisedės u bė nga z. Velo, oficeri i talentuar. Ndėrsa oficeri i shėrbimeve tė huaja sekrete, shton pėr gazetėn Dodani, jeton sot nė njė nga qytetet e njohura tė vendit fqinj.
Shoqėrimi i majorit tė STAS-it dhe “nuses” Rozmari Kat-hert
Dodani nė kujtimet e tij shkruan se nė praktikėn e shėrbimit inteligjent shqiptar, pjesėtar aktiv i tė cilit ai ka qenė pėr njė kohė tė gjatė, ishin edhe takimet e punės me homologėt e shėrbimeve sekrete tė vendeve mike tė Lindjes. “Sigurisht, vinin e merrnin kontakte pune me drejtues tė shėrbimit tonė sekret, i mirėprisnim, i shoqėronim, por dinim gjithashtu se si profesionistė qė ishin, kishin edhe misione tė tjera tė pashpallura, ndaj ishim vigjilentė”, - shkruan ish-oficeri i shėrbimit tonė inteligjent, Mark Dodani. Nė njė nga kėto raste, sipas Dodanit, atij i ėshtė ngarkuar qė tė shoqėrojė njė majorin e STAS-it gjerman Kat-hert, sė bashku me tė paraqiturėn si bashkėshorten e tij, zonjėn e bukur bionde me emrin Rozmari. “Megjithėse shkonin e vinin nga Tirana nė Vlorė, ēifti Kat-hert rrinte mė shumė nė Vlorė, e unė isha ngarkuar tė pėrkujdesesha qė ata tė ndjeheshin komod e tė shijonin bukuritė e bregdetit tonė, kuptohet, duke e ditur se majori ishte oficer i shėrbimit sekret, mbase dhe zonja Rozmari, e dashuria e tyre nuk kishte se si tė ishte vetėm natyra”, -tregon Dodani. Sipas tij, ndryshe nga majori i STAS-it qė tregohej krejtėsisht i heshtur dhe i veēuar, ”bashkėshortja” e tij, Rozmari, ishte tepėr e hapur, kurioze, kėrkonte afrimitet pa asnjė droje, e mbi tė gjitha, kėrkonte qė tė shtrinte rrezen e shėtitjeve tė saj jo vetėm bregdetit, por dhe nė Llogara e mė tej. “Si mikpritės qė isha, i ngarkuar dhe me detyrė, unė duhet t’ia plotėsoja kėrkesat zonjės Rozmari, qė nga shėtitjet e gjata nė kėmbė rreth bregdetit nė ēdo kohė, nė ujėra, shėtitje me motor, automjete etj, ndonėse rashė shumė nė sy, nė opinion, pasi nė atė kohė, shėtitjet pa droje tė njė oficeri tė shėrbimit sekret me njė bionde tė bukur nga njė vend i huaj, ishte e rrallė, -kujton Dodani. Megjithėse nė detyrė dhe i detyruar tė plotėsoj kėrkesat e “nuses” Rozmari, Dodani kujton se nė fillim kjo shoqėri i krijoi probleme edhe mė bashkėshorten e tij, Teme, e cila mė pas e mirėkupton. Nė misionin e saj, kujton Dodani, ”nusja” Rozmari avancon mė tej nė kėrkesat e saj. Dodani kujton: ”Si inteligjente qė ishte, kishte parė qė unė lėvizja herė-herė me njė motor, ndaj njė ditė mė kėrkon qė tė bėnim sė bashku njė xhiro tė pėrgjatė bregut, gjė tė cilėn ia plotėsove!”. Por para se tė niseshin nė xhiron e gjatė, Rozmari i kėrkon qė Dodani tė vishte edhe uniformėn ushtarake. ”Shkova nė degėn e brendshme, ku Sulejman Manoku mė dha njė kostum fringo me grada, e ashtu me uniformė, sė bashku me Rozmarinė nisa xhiron nga “Sheshi i Flamurit” drejt skelės e mė tej”, -kujton Dodani. Diku pėrgjatė bregdetit Rozmari i ka kėrkuar shoqėruesit tė pushojnė diku nė njė lokal e tė qetėsohen, por nė atė kohė, sipas oficerit shqiptar, nuk kishte tė tillė nė atė zonė periferike tė Vlorės.
Misioni dhe korrespodenca me “nusen” Rozmari
Siē kujton Dodani, major i STAS-it iku nė heshtje siē erdhi, ndėrsa (brenda apo pėrtej detyrės) ndryshe ndodhi me Rozmarinė. “Shkėmbyem adresat me njėri-tjetrin para momentit tė ndarjes me tė, e pėr shumė kohė mbanim korrespodencė sė bashku. Letrat e saj tė shumta qė Mark Dodani i ruajti pėr shumė kohė, siē thotė ai, gjithmonė fillonin e mbaronin me shprehjen “Liben Mark!”(I dashuri Mark!”). Mė pas, korrespodenca do tė mbetej pothuaj e njėanshme, deri nė ndėrprerjen e plotė tė saj, ku mesa duket aq qe kufiri i ekuilibrit tė balancės mes shoqėrisė dhe detyrės qė secili prej letėrshkruesve pėrmbushte.

26/03/2006
KATEGORIA: Dossier

Marre nga Gazeta Shekulli

grepi

grepi
07-12-07, 22:15
Ekskluzive/ Nė kėtė numėr, Mark Dodani, ish-oficer i shėrbimit inteligjent shqiptar dhe njė nga tė depėrtuarit e suksesshėm nė grupimet kundėrshtare tė armatosura, sjell peripecitė e tij dhe mikut Lekė Berisha pėrballė akuzave pėr tradhti, si dhe ndėrhyrjen e Hysni Kapos nė zbardhjen e sė vėrtetės

Si rehabilitohen nga Hysni Kapo “armiqtė” Mark Dodani e Lekė Berisha


Mark Dodani

Meritat dhe mėkatet
Dritė-hijet e sigurimit tė shtetit
Meritat dhe mėkatet e shėrbimit inteligjent shqiptar nė dekadat e regjimit komunist, tė para e tė vlerėsuara edhe sot nė kėndvėshtrime tė ndryshme, ende mbajnė mistere, me tė thėna e tė pathėna jo tė pakta. Ndoshta, shumė prej dritė-hijeve do tė mbeten tė tilla edhe pėr dekada qė do tė vijnė. Nė njė cikėl shkrimesh tė Mark Dodanit, njė prej oficerėve tė njohur tė shėrbimit inteligjent shqiptar (sigurimi i shtetit), njėkohėsisht nga oficerėt e suksesshėm tė kėtij shėrbimi nė depėrtimet nė grupimet kundėrshtare, lexuesi u njoh me disa prej dritė-hijeve tė kėsaj arme tė shtetit tė kohės. U njoh me detaje e tė pathėna rreth ngjarjeve tė bujshme tė kohės, u njoh me emra e pseudonime agjentėsh, oficerėsh, bashkėpunėtorėsh qė ishin pjesėmarrės direkt apo indirekt nė operacione tė shumta qė shpesh shėnuan dhe viktima. Njėkohėsisht siē del edhe nė kėtė cikėl shkrimesh, edhe vetė oficerėt e sigurimit, jo rrallė vuanin dhe anatemimi, deri nė ndėshkime administrative, cilėsimin armiq apo dhe dėnimin me burg. Mes tė pathėnave qė pretendon se solli Dodani nė kėto shėnime, konfirmohet prej tij se ka dhe shumė tė tjera tė pathėna rreth punės sė armės sė sigurimit tė shtetit nė ato vite tė vėshtira, pėrpjekjet me kundėrshtarėt, sukseset, por dhe dėshtimet. Autori, duke konfirmuar se kurdoherė ka bėrė detyrėn ndaj atdheut, pohon se shumė gjėra, pėr shkak tė sė mirės sė vendit, do tė duan kohė tjetėr pėr t’u thėnė.
Nga Kujtim Boriēi

Jeta ime dhe e kolegėve tė mi tė shėrbimit inteligjent shtetėror, veēanėrisht nė dy dekadat e para tė ēlirimit tė vendit, pėr shkak tė situatave komplekse, grupimeve kundėrshtare deri nė pėrballje me armė, ka qenė tepėr e vėshtirė, me tė pa pritura, me kurthe e intriga, deri dhe nė anatemim e akuza pėr “tradhti”. Nė shumė raste, pėrfshi edhe mua, nuk kanė munguar dhe ndėshkimet e ndryshme, deri nė verifikimin pėr akuzat qė na ngriheshin. Pėr shkak tė kėsaj situate, intrigave qė thureshin, edhe shumė njerėz tė devotshėm, ish-partizanė qė luftuan me armė e punuan me pėrkushtim nė vitet e para tė pasēlirimit, u vranė si tradhtarė, por faktet e mėvonshme zbardhėn tė vėrtetėn dhe i vunė ata nė vendin qė meritojnė. Njė prej tyre ishte dhe shoku im, ish-ushtaraku Lekė Berisha. Pėr shkak tė detyrės qė kisha nė shėrbimin inteligjent shtetėror atė kohė nė Pukė, jam nė brendėsi tė fatit tė dhimbshėm tė tij, e njėkohėsisht njė njeri qė kėrkova e ndikova qė tė zbardhej e vėrteta.
Kurthi ndaj Lekė Berishės
Nė verėn e vitit 1947, kur unė isha me punė nė Pukė, njė prej shokėve tė mi, oficeri i ri Lekė Berisha, ishte nė detyrėn e komisarit tė Postės sė vendit nė Bushat-Qelėz tė Pukės. I pėrkushtuar nė punė, me aftėsi tė spikatura, organizator i aftė, ai ishte bėrė pengesė pėr grupimet kundėrshtare tė armatosura nė male qė kėrkonin rezultate konkrete nė ndryshimin e kursit politik tė shtetit tė ri. Si i tillė, Berisha vihet nė shėnjestėr tė grupimit kundėrshtar qė vepronte nė kėtė zonė e qė ishte nė pėrbėrje tė Komitetit tė Maleve. Ndėrsa njė ngjarje tjetėr do ta bėnte mė tė ndėrlikuar situatė, e cila jo shumė vonė do tė kishte njė fat tragjik pėr Berishėn. Lekė Berisha qė jetonte vetėm me tė ėmėn, fejohet me zonjė Binaken, nga njė derė fisnike e Bugjonit. Por vajza mė parė kishte qenė e fejuar me njė person qė ishte arratisur e bėnte pjesė atė kohė nė grupimin kundėrshtar. Nė zyrė mė vjen punėtori operativ i zonės. Mė sjell njė letėr nga drejtues tė grupimit nė arrati, ku thuhej se ishte rėnė nė ujdi qė Lekė Berisha mund ta mbante nusen qė kishte qenė e fejuara e tė arratisurit, me kushtin qė tė ndihmojė e bashkėpunojė me tė arratisurit nė misionin e tyre. Kjo letėr nuk i ra kurrė nė dorė Berishės. Ishte verė e vitit 1947. Fije e padukshme me grupimin kundėrshtar me kodimin “Gjidaj”, kishte sjellė mesazhin pėr oficerin tonė, “Masa”. “Masa” nė zyrė mė thotė: ”Tė arratisurit e kanė vėnė nė udhėkryq Lekėn; ose tė pranojė tė bėhet bashkėpunėtor ose do ta vrasin e t’i djegin shtėpinė, e t’i lėnė rrugėve nėnėn Preēe dhe nusen Zojė!”. Mė tej “Masa” shpif qė Leka kishte pranuar tė bashkėpunonte. Mė propozoi gjithashtu qė pėr kėtė shkak Leka tė vritet pas shpine nga forcat tona tė ndjekjes. E kundėrshtova prerė, ndėrsa “Masa” u tėrhoq, duke mė thėnė: ”Unė, pėr mirė mendova!” I shqetėsuar shkoj nė Iballė e atakoj “Gjidajn”, qė ishte “i shtėpisė”, me tė arratisurit, i kėrkova porsa mė kishin raportuar. Nė prani edhe tė vėllait tė tij, ai mė tha se kjo ėshtė lojė e grupimit tė malit, tė cilėt duan tė eliminojnė Lekė Berishėn.
Vrasja e Berishės dhe cilėsimi im tradhtar
Krejt pa pritur, nė prag tė dhjetorit 1948, ngjarjet morėn njė rrjedhė tė ēuditshme. Mua fillimisht mė transferojnė e sistemohem nė Shkodėr. Po aty mė nxjerrin nė lirim. Pas gati njė viti qė unė isha transferuar nga Puka, mėsova se Lekė Berisha ishte vrarė si armik! Ndėrkohė, nė disa emisione tė Radio Shkodrės, nėpėrmjet zėrit tė folėses sė pafajshme Luēije Tari, mua mė akuzojnė si armik i popullit! Nė kėto kushte, pėr disa kohė, mbeta nė ilegalitet. Kėshtu deri nė vjeshtėn e vitit 1948, nė njė kthesė tė papritur tė situatės, zhvillimin e plenumit tė 11-tė tė KQPPSH-sė.
Hysni Kapo zbardh tė vėrtetėn
Me Hysni Kapon, tė deleguarin e partisė nė Shkodėr, kėrkova takim dhe ai mė priti e mė dėgjoi gjatė. Takimi u zhvillua nė zyrėn e Tonin Jakovės, nė atė kohė sekretar i parė i partisė pėr Shkodrėn, dhe zgjati nga ora 16.00 deri nė orėn 20.00 tė mbrėmjes. I tregova me hollėsi Hysniut pėr vrasjen e Lekė Berishės nga grupimet kundėrshtare nė arrati, pozicionin tim dhe tė pavėrtetėn e fabrikuar, viktima tė tė cilave u bė Leka dhe unė. Siē shkrova mė lart, Hysniu mė dėgjoi me vėmendje, e me sa duket, ato qė konfirmoja unė, pėrkonin edhe me ato qė ai mund tė kishte ditur. Nga ky takim me Hysniun, jeta ime mori njė kthesė tė re plot shpresa, kurdoherė nė shėrbim tė atdheut. Ashtu siē isha i bindur e shpresoja, edhe figura e Lekė Berishės u vlerėsua siē dhe ishte, nga i shpallur armik, u bė dėshmor. Nėnė Preēa, ish-partizane, qė erdhi nė Tiranė bashkė me djalin e saj, Lekėn, vėllanė e saj, Prend Ukėn e Mėziut tė Pukės, u ringjall. U takuan edhe me Hysniun. Vite mė vonė, kur nė Pukė ishte sekretar i parė Pali Miska, diku e dikush e anatemoi pėrsėri Lekė Berishėn tradhtar. Por nė ballafaqim me tė vėrtetėn e kohės gjithēka u risqarua, e Lekė Berisha mbeti e vazhdon tė jetė dėshmor.

27/03/2006
KATEGORIA: Dossier


marre nga Gazeta Shekulli

grepi, dora vetė

grepi
09-12-07, 22:10
Ekskluzive/Nė kėtė numėr, nėpėrmjet shėnimeve tė Mark Dodanit dhe dokumenteve tė arshivės sė Ministrisė sė Brendshme, sillen pėr lexuesit detaje rreth vrasjes sė ushtarakut tė sigurimit “Furtuna”, tė depėrtuar nė grupimet kundėrshtare si dhe misteret e njė tė vėrtete qė mbahet fshehur 7 vjet.

Historia e vrasjes qė u fsheh pėr shtatė vjet!


Kujtim Boriēi

Dokumenti
Oficeri Pal Mylyshi, me pseudonimin “Furtuna”, i infiltruar nė njė organizatė diversantėsh tė armatosur nė malet e Pukės, ku bėnin pjesė edhe pjesėtarė tė arratisur tė familjes sė tij, u vra nė vendin e quajtur Uj-Lurth, pas njė pėrpjekjeje tė armatosur me forcat e ndjekjes mė 12 prill tė vitit 1950.
(Arkiva e Ministrisė sė Brendshme, dosja ”Furtuna”)

Vlerėsimi i Mehmet Shehut:
“Vetėm epopeja e Pal Mėlyshit do tė donte volume tė tėra dhe hapėsira tė mėdha pėr t’u ekspozuar, sepse e njė gjerėsie tė tillė tė pafund qe zemra e tij e re heroike. Nė tė ardhmen furtuna do tė kalojė, dhe dėshmitari popull do t’i flasė me gojė tė madhe historisė mbi kėta heronj tė heshtur”.
(Muzeu i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, stenda e “Furtunės!”)

Nesėr do tė lexoni:
-Operacioni i pėrgatitur e drejtuar nga Kadri Hazbiu pėr rėnjen nė kurth tė Hamit Matjanit.
-Dy orėt e pėrballjes me Matjanin pas hedhjes sė tij me parashutė nė pyjet e Lurės nė Dibėr.
-Biseda e Kadri Hazbiut me Matjanin dhe vazhdimi i misionit..

Oficeri i sigurimit “Furtuna”

Ē’ndodhi nė mesnatėn e 12 prillit 1950
Pėrplasja e armatosur nė Uj-Lurth tė Mirditės mė 12 prill 1950, me viktima nga tė dy palėt, sipas dėshmitarėve tė kohės, krijoi njė panik te banorėt dhe njė alarm tė pashfaqur te drejtuesit e lartė tė sigurimit tė shtetit. Mes tė vrarėve, pėr disa orė, qėndroi e u verifikua dhe kufoma e Pal Mėlyshit, ku familja, i gjithė opinioni, e dinin “tradhtar”, qė ishte arratisur e ishte bashkuar me ata qė nuk donin pushtetin komunist. Por Pali, siē tregon pėr gazetėn Mark Dodani, shoku i tij dhe oficeri i infiltruar i sigurimit tė shtetit, nuk qėndroi gjatė nė varret ku u futėn tė vrarėt.
Natėn, -shton ai, - nė fshehtėsi tė plotė, pasi u futėn nė dhe trupat e tė vrarėve tė tjerė, me urdhėr direkt tė Mehmet Shehut, persona tė besuar marrin trupin e pajetė tė oficerit Pal Mėlyshi dhe e sjellin nė mjediset e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Nė njė nga mjediset e saj, me pjesėmarrje tė drejtuesve mė tė lartė tė kėtij institucioni, para arkivolit tė “Furtunės”, mbėshtjellė me flamurin kombėtar kuqezi, kolegė qė dinin tė vėrtetėn e misionit dhe vrasjes sė Pal Mėlyshi, kryen homazhe e derdhėn lot. Atė natė, po nė fshehtėsi tė plotė, u bė varrimi i “Furtunės” nė varret e Bamit nė Tiranė. Askush, me pėrjashtimin vetėm tė pak vetave pjesėmarrės nė operacion apo drejtues tė tij, nuk mėsuan vdekjen e tė “arratisurit” Pal Mėlyshi. Pėr shumė arsye qė kuptohen, as sė ėmės e familjarėve tė tij nuk u thuhet gjė, ndėrkohė qė ata vuanin pasojat e “arratisjes” sė tij.
Tregon shoku i tij, Dodani
Vrasja aksidentale e Pal Mėlyshit, si pasojė e rikthimit tė tij kur e dinim qė kishte marrė urdhėr pėr t’u larguar jashtė vendit, -tregon Dodani, (dhe ky i depertuar mes grupimit kundėrshtar nė male) -ishte njė humbje e rėndė pėr shėrbimin tonė sekret, ndėrsa unė humba kolegun e njė nga shokėt e mi mė tė ngushtė, ndonėse pėr shumė kohė e urreja, duke ditur se ishte arratisur me tė vėrtetė. Dodani kėmbėngul qė tė sqarojė diēka. “Nė atė kohė, Pal Mėlyshi (“Furtuna”) nga unė, Mark Dodani (“Studenti”) njihej armik, kurse Pal Mėlyshi mezi priste ta takonte Dodanin, pa ditur se ē’mision kishte e pas ēfarė pseudonimi fshihej!” –thote ai.
Pas shtatė vjetėsh, Pal Mėlyshi, nga tradhtar nė hero
Jo pak, por plot 7 vjet, ”Furtuna”, oficeri qė infiltrohet mes grupimeve kundėrshtare tė regjimit komunist qė endeshin maleve, por qė u vra nė pėrpjekjen e 12 prillit 1950 nė Pukė, vuante damkėn dhe pėrbuzjen e armikut tė regjimit komunist. Vetėm pak njerėz, tregon pėr gazetėn Mark Dodani, e dinin qė ai kishte kryer njė mision tepėr tė vėshtirė. Sigurisht, pėr nėnėn e tij dhe ato pak njerėz tė familjes qė i kishin mbetur, ndonėse struktura tė caktuara tė shtetit pėrkujdeseshin qė tė kishin njė jetė afėr normales, ishte e pamundur tė mos pėrballeshin me fyerjet, pėrbuzjet si familje tradhtarėsh. Pėr mė tepėr, tregon pėr gazetėn Dodani, kur dhe vetė nėna e tij nuk dinte gjė pėr tė vėrtetėn e misionit dhe vrasjes sė djalit tė saj.
“Kėto vite qė gjithēka u mbajt e fshehtė, ndonėse me njė kosto njerėzore jo tė vogėl tė cilėn e mbajti kryesisht nėna burrėreshė e Palit, ishin vite ku sekreti i shėrbente realizimit tė detyrės, suksesit mbi grupimet kundėrshtare qė endeshin maleve, tė mbėshtetura dhe nga jashtė”, -pohon Dodani. Nė vitin 1963, pasi drejtuesit e shtetit e quajnė tė pėrfunduar misionin e lojės ku protagonist ishte “Furtuna”, mėsohet e vėrteta dhe Pal Mėlyshi, ish-oficeri i sigurimit tė shtetit, bėhet hero.
Biseda e Mehmetit me Mark Dodanin dhe Ndreko Rinon
Sipas dokumenteve qė ruhen nė arkivėn e Ministrisė sė Brendshme, ėshtė viti 1963, kur nė Tiranė pėrurohet ekspozita e shėrbimeve sekrete shqiptare, koha kur mėsohet publikisht e vėrteta rreth misionin dhe vrasjes sė Pal Mėlyshit. Nė pėrurimin kėsaj ekspozite qė u pėrgatit nėn pėrkujdesjen e Kadri Hazbiut, sipas dokumenteve tė kohės dhe shėnimeve tė Dodanit, merrte pjesė Mehmet Shehu, kryeministėr i vendit. ”Ishim ngarkuar dy shokė pėrgjegjės, unė dhe Ndreko Rino, qė do tė prisnim e shoqėronim Mehmet Shehun nė kėtė ekspozitė”, -shton Dodani. Sipas tij, Mehmet Shehu shikonte me vėmendje tė madhe ēdo eksponat, duke u interesuar e dhėnė mendime tė ndryshme herė pas here. “Shumė mirė dhe shumė tė varfėr jemi akoma”, -ndėrhynė Mehmeti.
“Fjalėt e Mehmetit, mua e Ndrekos, na ranė si kokrra breshėri, pasi nuk po dinim saktėsisht si duheshin marrė ato fjalė tė Mehmetit”, -thotė Dodani.
Duke parė stepjen e Markut dhe Ndrekos, Mehmeti ndėrhyn pėrsėri: ”E, ore! A nuk shikoni qė jemi tė varfėr. Pse nuk ėshtė shkruar asnjė radhė pėr Pal Mėlyshin?” Mė pas SHTON: “Ty, ty, Mark, tė drejtohem, a jeni shokė arme, ideali, pse gjithė ky indiferentizėm?! Dodani tregon se nė ato momente ėshtė zėnė ngushtė, sikur ndodhej para njė provimi tė vėshtirė, nė njė lėndė tė heriglifizuar nė tė cilėn mund tė rrėzohej si adoleshent, por gjithsesi merr kurajėn dhe i pėrgjigjet: ”Fillojeni njė herė lart ju shoku Mehmet, qė tė dimė si tė pėrpiqemi edhe ne!”
Duke iu drejtuar Markut me shprehjen “Hė, qerrata!”, Mehmet Shehu merr penėn dhe nė librin e ekspozitės shkruan:“Vetėm epopeja e Pal Mėlyshit do tė donte volume tė tėra dhe hapėsira tė mėdha pėr t’u ekspozuar, sepse e njė gjerėsie tė tillė tė pafund qė zemra e tij e re heroike. Nė tė ardhmen furtuna do tė kalojė, dhe dėshmitari popull do t’i flasė me gojė tė madhe historisė mbi kėta heronj tė heshtur”. Ky nėnshkrim i Mehmetit ėshtė pikėnisja e nxjerrjes sė tė vėrtetės pėr “Furtunėn”, oficerin trim e tė pėrgatitur tė sigurimit tė shtetit, i cili u bė model pėr qindra kolegė tė tij ndėr vite, duke u pėrjetėsuar dhe nė filma apo libra artistikė.


21/03/2006

marre nga gazeta Shekulli

grepi, dora vetė