PDA

View Full Version : Kosova nuk ndodhet nė udhėkryq


Fshatari
06-12-07, 14:06
Kosova nuk ndodhet nė udhėkryq. Ajo ka pėrpektivė tė qartė. Eshtė e vendosur dhe e gatshme tė shpallė pavarėsinė e vetė, e kjo nuk do tė jetė kurfarė "surprize", tha dje kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, nė Bruksel.
Kryeministri i Kosovės raportoi edhe detajet e masakres tė fshatit Brodec : serbia "liroi", armatosi, ua kurdisi kurthėn dhe i vrau shqiptarėt e kėtij fshati.Kėtė e tha nė praninė e njė legeni serb, i cili nuk reagoi.
Rrėfimi i detajuar i kryeministrit kosovar ka shqetėsuar edhe kotevskin, si pjesėmarrės indirekt nė krim. Ky i fundit kėrkon detaje tjera ndėrkohė qė kryeminitri kosovar i tha tė gjitha, troē, pa dorėza, ashtu siē i ka hije njė ushtaraku.

lyra2
16-01-08, 22:19
PAVARESIA E KOSOVES DHE PENGU ME EMRIN “TREPCE”

Mitrovica…

Ura e Ibrit eshte tanime e njohur ; fillpas perfundimit te luftes, mbi ate ure “ndarese” vizitori I larget e kishte absolutish te parekomandueshme te kalonte permbi.
Ai mund te vritej ne vend nga snajperet serbe qe , me mbeshtetjen e forcave te njohura, kishin zene pjesen veriore te qytetit te lashte shqiptar , nentoka e te cilit ndryn ne gjirin e saj, per vec krenarise se dikureshme arkeologjike, sidomos pasuri perrallore te mineraleve nentokesore .
Trepca, ne kohen e Jugosllavise titiste, ka qene krenaria e ekonomise se vendit, sidomos me prodhimet e plumbit, zingut, mineraleve te cmuara, etj; tjeter nga politika e poshter qe ndiqej ndaj shqiptareve, atehere ne menyre edhe te kamufluar e djallezore e , me vone, shume me brutale.

Dy popuj qe nuk jetojne dot se bashku dhe qe e dijne fare mire qe te dy

Mjaft analiste serioze dhe njohes te mencur te problemeve mes popullates kosovare dhe asaj serbe, kane konkuluduar duke e pare realitetin ne sy, se qe te dy keta popuj , aktualisht, urrehen keqas me njeritjetrin.
Kjo gje ka spiegimet e veta dhe nis qe nga backgroundi historik. Dyndjet sllave te lashtesise kane ardhur duke u perleshur me vendasit e ketyre territoreve aq pjellore dhe padiskutimisht te banuara.
Perzenia e dhuneshme e fundit dhe masive e popullates koosvare, ka ndodhur ne vitin 1878, vit qe na kujton Lidhjen ePrizrenit, Luften Ruso Turke, Kongresin e Berlinit dhe thenien e njohur te kancelarit te tmerrshem gjerman Bismark. Atehere 600 familje kosovare u shkulen nga zona e Toplices me kuc e me mac, sigurisht duke lene ne fushen e nderit kushedi sesa nga burreria kosovare e asaj kohe. Duke lene edhe ne kujtesen kombetare nje tjeter deshmi domethenese – ate te quajturen “Molla e Kuqe”…
Me pas, erdhen dy genocidet e fundit mbi shqiptaret – ai fill pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne te ashtuquajturen “Golgota shqiptare” dhe tjetri nen hanxharet e pergjakur te Slobodanit.
Iluzionit te “Bashkim Vellaznimit” nisi t’I dilte kallaji qe ende pa kryer krejt lufta e Dyte Boterore. Ishte krejt e pamundur te benin krushqi, te hanin sille se bashku apo edhe te pinin nje kafe Drazha Mihajllovici me Shaban Polluzhen.
Kaq gjak, kaq plackite, kaq djegie dhe dhune e perbindeshme, mjaftojne per te spieguar se perse serbet urrehen per vdekje qenga femijet, pleqte , burrat e grate ksovare, more, deri edhe nga lakejte qe kane ngrene para prej tyre duke degedisur burgjeve apo varrezave bashkeatdhetare te tyre.
Sigurisht qe edhe popullata serbe, patjeter nen influenca te fuqishme qenga “akademite”, poetet e tyre shoveniste e deri te kisha shovene orthdokse, asqe do t’ia shohe fytyren e nje kosovari. Edhe kur ka te beje me kosovare, popullata serbe zakonisht I do t’I shikoje ata te pervuajtur, te mjere, te pashkolluar, puthadore, servile, te percare mes njeritjetrit dhe skllever.
Edhe sikur te bejme nje robinsonate e te leme menjane gjithcka tjeter, mjafton vetem njeri prej deteve me te ndyre qe i ndan dhe I ka armiqesuar keq te dy keta popuj ballkanike – politika serbe e perdhunimeve qe eshte ndjekur ne kohen e luftes. Per nje kosovar, perdhunimi I nje femre te shtepise, eshte me e rende sesa vrasja e nje pjestari te familjes. Eshte nje vrasje genetike.
Le pastaj te vraret e te dyja paleve apo humbja e kushedi se sa kosovareve qe iu fshihen ne fakt varrezat.
Pra, analistet e dine fare mire se keta dy popuj urrehen per vdekje , se nuk mund te jetojne bashke assesi brenda nje kufiri dhe se hapi I pare qe , si Serbia edhe Kosova te marrin rrugen e rrjedhave normale evropiane , eshte , ja, ky - qe te jene perfundimisht te shkeputur nga njeritjetri.
Jeta eshte jete. Komshiu mbetet komshi, e don apo nuk e don ti. Do te vijne kohe qe te nisin te fashiten ndjenjat e fuqishme te urrejtjes mes ketyre dy popujve; do te nisin sigurisht qe nga vizitat e ndersjellta te grupeve artistike, nga garat sportive, takimet me poetet e shkrimtaret reciproke, nga tregetia, etj, por deri ate kohe, ka nje sere hapash. I pari – pavaresia e Kosoves.
Shetit serb nuk I duhet gje sot Kosova, edhe sikur t’ia falesh.
Nuk I duhet sepse, tok me kete Kosove aq te perfolur, duhet te kete ne qytetarine e vet edhe gati 3 milion kosovare qe tanime e kane provuar lirine; kane ndjere edhe se sa e shijeshme eshte ajo , per me teper duke bere aq sakrifica. Aq sakrifica qe kane bere kosovaret per te ardhur deri ne diten e sotme te janarit 2008, qofte me rezistencen gandiste , qofte edhe me flakjen e saj pastaj dhe rrembimin e armeve burrerisht, saqe eshte e pamundur futja e kryetit ne kularin e pare .
Serbise I duhet dicka tjeter.
I duhet Trepcia.
Miniera e saj.

lyra2
16-01-08, 22:20
Cilat jane perpjekjet e Beligradit per ta mbajtur me cdo kusht margaritarin e madh te Jugosllavise e cila nuk egziston me

Qe te gjith tregetaret e regjur e dine shume mire politiken e cmimeve. Kjo sidomos tregetaret e vendeve aziatike dhe te pasunduar ende nga monopolet e medha. Nje mentalitet i tille prej tregetari te kesaj natyre po perdoret per mbajtjen e Mitrovices. Pra, mbi bazen e devizes “kerko shume qe te marresh pak”.
Le te permendim disa fakte, qe I ngjajne manifestimeve te dhunes dhe te forces qe perdore nje pusht per te shtene ne dore nderin e nje vajze .
Sektore te organizuar te minoritetit serb ne Kososve kane krijuar struktura paralele per te sfiduar institucionet e Kosoves demokratike te pasluftes, si ne arsim, ne gjyqesi, ne organet e rendit, etj. Ne enklavat serbe si ne Gracanice, ne lagjen serbe te Rahovecit, ne veri te Mitrovices e gjetiu, tekstet e shkollave sillen nga Beligradi, punohet me programet e Ministrise serbe te arsimit, mesimdhenesit serbe nuk marrin pjese ne trajnimet normale qe organizohen nga organet kopetente te Kosoves Demokratike dhe marrin nga dy paga mujore, njeren nga buxheti I konsoliduar I Kosoves dhe tjetri nga buxheti I Republikes se Serbise. Pra, arsimi I minoritetit serb nuk eshte I integruar ne sisitemin arsimor te Kosoves.
Mesazhi – “O Trepcen, kur ta kerkojme e kur t’I vije radha per “cmim te fundit”, ose kemi per t’ia nxire jeten kesaj Republikes se Kosovesqe doni te beni ju nen mbrojtjen e BE dhe NATO s”.
Ne veri te Mitrovices funksionon normal vetem gjyqesia serbe per serbet, me gjykates serbe te ardhur nga Republika e Serbise. Zyra e Gjendjes Civile funskionon me nepunes serbe, te cilet nder veturat e tyre , nuk I pranojne target nderkombetare me siglen KS. Ata nuk paguajne as rrymen elektrike e as tatim…
As qe behet fjale qe gjykatat ne veri te Mitrovices te jene integruar ne sistemin e drejtesise se Kosoves.
Mesazhi – Le te pergatiten te gjithe - “Mitrovica nasha!”
Ne veri te Mitrovices veprojne forcat e MUP it (Ministria e Puneve te Brendeshme) dhe te rendit serb. Ata jane te armatosur dhe , te mbeshtetur nga formacionet namekeqe te paramilitareve, perdite bejne presion qe shqiptaret t’u shesin, nganjehere edhe badiava, pronat e tyre qytetareve joshqiptare.
Po ushtrohet nje variant I perafert me perzenien e shqiptareve ne kohen e luftes ..
Ne vitin 2007, deputeti I Mitrovices , ne njeren nga seancat e radhes , ka ngritur ceshtjen se, ne veri te Mitrovices, po ndertohen ilegaisht pallate ndertimi, pra, pa lejen perkatese te organeve komunale. Keto pallate ndertohen me fonde te Republikes se Serbise dhe jane te destinuar per strehimin e forcave te MUP it dhe te paramilitareve. Ne kete zone provokimi ka arritur deri atje, saqe , per territor rrethonjes te nje kishe, eshte grablluar edhe nje pjese e truallit te Boletineve, perkatesisht te Memorialit te Ise Boletinit, po ne Mitrovice.
Gjithshtu, tashme zyrtarisht nga vete MPB ( Minsitria e Puneve te Brendeshme ) te Kosoves eshte deklaruar ne Parlament se ne veri te Mitrovices veprojne struktura paralele, si MUP i serb, paramilitaret dhe banda te tjera.
Gjthcka pra eshte e qarte. Me forma te sterholluara, ne kete territor ku ndodhen pasurite tmeresisht te lakmuara, po ushtrohet, mu ne sy te fitimtareve evropiane dhe te ter opinionit perparimtar boteror, e njeta skeme qe eshte perdorur – vecse me forma me “te kohes” – sic u shperngulen shqiptaret e Toplices ne vitin 1878.

Cfar mund te beje tjeter Beligradi per mbajtjen e Trepces brenda kufijve te Republikes se Serbise?
Nuk eshte aspak e cuditeshme, madje, e priteshme, qe diplomacia e zgjuar e Beligradit, sidomos edhe e njohur si shume dinake ne teresine e pashpirtesise se saj, te loze – ne mos e ka nisur lodren prej kohesh ne menyre te nedheshme – edhe me nje karte tjeter.
Te beje per vete aleatin strategjik te popullit shqiptar, SHBA. E vetmja menyre e mundeshme per ta bere per vete aleatin tone te madh dhe qe ne shqiptaret I jemi per jete mirenjohes, eshte vezullimi I peshtafeve ekonomike dhe joshja me ‘to.
Pavaressht nga nostalgjirat apo romancat idhullike te “vellait rus”, Serbia, qe ne kohen e Jugosllavise, qe ne kohen e Titos, ka bashkepunuar ekonomikisht, le ta themi pa frike, me shume me SHBA sesa me Bashkimin Sovjetik apo Rusine. Borxhet prej mbi 25 miliard dollaresh, Titua nuk ia kishte aspak as Rusise e as KNERit.
Ka qene i pamundur aplikimi ndaj komunizmit shqiptar I skemave dhe mjeteve te perdorura ne kuadrin e skemave globale te antikomunizmit boteror , pa ndihmen teresore te sherbimeve sekrete apo zyrtare serbe.
Me siguri, qenga paisja e grupeve te rezistences antikomuniste dhe hedhja e tyre nga toka, deti apo ajri ne Shqiperine komuniste , nxitja e arratisjeve, sabotazhet ekonomike etj ndaj Shqiperise se asaj kohe, jane ter kohes edhe pasoje e kontributeve me mundesite qe ka pasur edhe nga sherbimet jugosllave; qenga territori ne dispozicione deri te rrjeti I dendur I spiunazhit mes salbanezeve, etj.
Me pas, dihet, qe , nqs Serbia ka qene ter kohes pasionante per mosegzistenen e mundeshme te shtetit shqiptar, apo qenien e tij sa me te brishte, sa me te pafuqishem e sa me te perfolur. Le te kujtojme slloganin e njohur dhe zyrtar te Beligradit “Sllaba Albania, Kosova nasha”. , gje e cila ka qene ne kundershtim te plote me miqte e saj te dikurshem .
Anglo amerikanet vertete drejtonin luften e ftohte ne anen e tyre, ama ata e kane dashur, respektuar dhe mbrojtur te drjetat kombetare te shqiptareve me ndershmerine dhe me ter fuqine e tyre. Kushedi se cfar perfundimesh te sketerreshme do te kishin jo vetem shqiptaret e Koosves por me tej, nqs miqte e dikurshem te ishjugosllavise nuk do te organizonin kunder saj embargo dhe nuk do ta derrmonin me sulmet nga ajri. Kjo, kur Beligradi mori plotesisht parametrat e nje shteti te exstremit fashist.
Beligradi ne menyre konstante ka qene me shume properendimit sesa lindjes, pavaresisht nga loja me dy porta qe luante, sidomos me nje mjeshter si Tito.
Ne kohen kur UCK qe bere nje force e konsiderueshme, u mbajt Kongresi I Trete i PS Serbe. Ne ate kongres u shperndane disa broshura anglisht. Ne njeren prej tyre, ne faqen e pare, botohej nje foto shume e bukur e presidentit amerikan te asaj kohe, mikut te shtrenjte te popullit shqiptar Klinton dhe nje citat I tij me germa te vecanta kunder terrorizmit . Si edhe nje propozim , qe UCK te ndiqej si oranizate terroriste.
Per te inatosur “ demin amerikan”, Beligradi tundete dy carcafe interesante. Ne krye te UCK ndodhen enveriste, marksiste – leniniste te vjeter te financuar dikur nga Enver Hoxha dhe fondamentaliste myslimane”.
Ja, pra, perse duhej konsideuar nga Amerika e Klintonit UCK ja terroriste.
Nesje , rodhen ngjarjet sic I dime te gjithe.
Disa muaj pas luftes , u pa ne Uashington nje general serb me nje mision konkret – me carta bianken ne xhep. Ai I ofronte armiqve qe i kishin bombarduar vendin e tij , tanime, plot 1000 muskuj nga me te zgjedhurit, per ne Afganistan, si forca paqeruajtese.
“The economist” pyeste nese do te bashkejetonin valle ne Afganistan dy grupe te armatosur perfaqesues forcash armike vetem te disa muajve me pare dhe tregonte se, sakrifica serbe behej duke hequr forca nga me te kualifkuara ne zonen ne kufi me Kosoven kryengritese
Amerika nuk ra as ne kete gracke.
Po…Po sikur Serbia t’u kerkoje amerikaneve qe ta marre Trepcen dhe, ne shkembim te saj, “Leading economy” per ballkanin, sic eshte Serbia ne te vertete, te behet partner I ngushte ekonomik e politik me SHBA, sic jane , psh aktualsiht, Kosova, Shqiperia, Mqedonia…e si nuk eshte Greqia?
Tabloja e interesave strategjike amerikane do te ishin ende me interente se sa sot, sikur…sikur Serbia, ne shkembim te marrjes prej saj ne dorezim te Mitrovices, pra, Trepces, te kthehej e te behej, edhe ajo, nje partner sic eshte Shqiperia.
Sigurisht, ndarja e Kosoves, pra, heqja qofte edhe nje cope te “paperfilleshme” sic mundet te jete nentoka e Trepces , bie ne kundershtim me pakon Ahtisari, te cilen aleatet tane strategjike dhe qe ne I jemi mirenjohes ter jeten, amerikanet, e kane pershendetur dhe duartrokitur.
Per me teper, SHBA e njeh mire politiken e pabese te diplomacise serbe dhe mundesite e padiskutueshme te flirteve te saja me ruset.
Nga analistė!

4peace
18-01-08, 12:49
Kosova nuk ndodhet nė udhėkryq.
kosovar ka shqetėsuar edhe kotevskin, si pjesėmarrės indirekt nė krim. Ky i fundit kėrkon detaje tjera ndėrkohė qė kryeminitri kosovar i tha tė gjitha, troē, pa dorėza, ashtu siē i ka hije njė ushtaraku.


Mirė e ka thėnė (ish)kryeministri. Pra, Kosova sot nuk gjindet nė udhėkryq. Udhėkryqi i fundit ka qenė nė vitin 1999. Atėherė kur kanė ekzistuar mundėsitė (opcionet) e shumta cilės rrugė duhet tė shkojmė. Pas dritės sė gjelbėrt nė semaforin e udhėkryqit tė 1999-ės ia futėm njė rruge (opcioni) tė vetėm tė mundshėm, e qė (pas kaq viteve) u dėshmua si qorrsokak. Nė kėtė qorrsokak, me mundėsi shumė tė vogla manovruese, duhet doemos ta gjejmė adresėn e duhur. Kurse, siē po shihet, kjo rrugė nuk ishte adresa e saktė tė cilėn e kėrkonim vite me radhė.

Prandaj, tani pėr tani, kyēi i tė gjithave ėshtė kthesa. Kthesa e madhe. Kthesė e vėshtirė por me domethėnie shumė tė madhe. E pėrsėri nė udhėkryqin e mėhershėm (tė 99-ės), e t’i shikojmė mundėsitė (opcionet) reale, duke e zgjedhur njė rrugė qė ofron mundėsi mė tė shumta, rrugė qė nuk ēon (sėrish) nė qorrsokak por rrugė tė pafund ku mund tė shkohet para deri nė pambarim.


***

Guri i madh
18-01-08, 13:10
Kosova nuk ndodhet nė udhėkryq. Ajo ka pėrpektivė tė qartė. Eshtė e vendosur dhe e gatshme tė shpallė pavarėsinė e vetė, e kjo nuk do tė jetė kurfarė "surprize", tha dje kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, nė Bruksel.
Kryeministri i Kosovės raportoi edhe detajet e masakres tė fshatit Brodec : serbia "liroi", armatosi, ua kurdisi kurthėn dhe i vrau shqiptarėt e kėtij fshati.Kėtė e tha nė praninė e njė legeni serb, i cili nuk reagoi.
Rrėfimi i detajuar i kryeministrit kosovar ka shqetėsuar edhe kotevskin, si pjesėmarrės indirekt nė krim. Ky i fundit kėrkon detaje tjera ndėrkohė qė kryeminitri kosovar i tha tė gjitha, troē, pa dorėza, ashtu siē i ka hije njė ushtaraku.



fshatar


optimizmi i fshatari mė gzon edhe mua

po fshatar deri me tani ke qen shum pesimist ku ka qen problemi i kti pesimizmi

Urata
18-01-08, 15:11
Eshte "vra-varros" PESIMIZMI, me ate dite qe "fitoi" Hashim Thaqi... ha,ha,haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

Arb
18-01-08, 17:07
Ketij fshytyrit (shumeftyrit) Franca edhe ne onderr i delke kunder Kosoves. Me kohe ju desht me e mshel. Sarkozi ja msheli gojen.

Pesimizmi i smut, iu ka kthy ne optimizem, edhe ate brenda nate. Gur qe rrokulliset me shpejtesi te madhe eshte ky...

adidu
19-01-08, 01:35
Nuk dua te bej as te zgjuarin dhe aq me pak "Kasandren" ne parashikimet e mia, por me dhemb dhe me shqeteson thellesisht dicka. Jam dakord qe Kosova nuk eshte aspak ne udhekryq, por Mitrovicen e shoh ne kryqin serb te udhes.E uroj nga zemra te jem i gabuar.

Pupi
20-01-08, 16:55
Ketij fshytyrit (shumeftyrit) Franca edhe ne onderr i delke kunder Kosoves. Me kohe ju desht me e mshel. Sarkozi ja msheli gojen.

Pesimizmi i smut, iu ka kthy ne optimizem, edhe ate brenda nate. Gur qe rrokulliset me shpejtesi te madhe eshte ky...

Jo Arb,
Fshatari mu sikur i ka hije njė Shqiptari, e me burrėri e besa edhe trimėri analizonte tė ngjarat nė Spanjė, se gabova Franc(ku dhe jeton). Rreth Kosovės, pėr Kosovėn!
Dhe mos harro se po kjo Franca tashmė aleate e jona dikur nuk qėndronte kėshtu, ja qė ėshtė dashur qė neve kaq gjatė t'ua mbjellim nė kokė, se Shqiptaria, Kosova nuk e rrezikon as Serbin, e as regionin, e aq mė pak Francen!
Mos harro qė ēdo Franqez sė pari ėshtė Franqez, e mė pas Evropian apo edhe mė gjėrė!
Dallimi kėtu qė Franqezėt, sikurse edhe "tė tjerėt" nuk mbajn as Armiqėsi, e as Miqėsi tė pėrhershme!
Derisa neve e bėjmė nė brek nga friga pėr kėtė!
U nime kujdes se po u'a prishin letrat kah jeni , ku jeni.:wink:

jadore
20-01-08, 17:05
Kosova nuk ndodhet ne udhekryq..!!
nje titull mjafte shpresues ..

tash te jemi pak me realist
...nuk ndodhet Kosova vertet per kohen momentale ne udhekryq , apo nuk na pelqen ta mendojme nje gje te tille ..!!!

Pupi
20-01-08, 17:41
Kosova nuk ndodhet ne udhekryq..!!
nje titull mjafte shpresues ..

tash te jemi pak me realist
...nuk ndodhet Kosova vertet per kohen momentale ne udhekryq , apo nuk na pelqen ta mendojme nje gje te tille ..!!!


Tė jemi realist !


Udhėkryqet jan zakonisht dy rrugė qė i bijnė pėr sė trupi njėra tjetrės, pėr tė vazhduar mė tutje!
Po qe njė udhėkryq autorruge, si nga kėto Gjermane me nga tri trasa, atėher del njė udhėkryq aqė i tėrthort e lėmsh qė nuk ka t'ia gjenė fijen.
Ja qė njerzit e menqur edhe pėr kėtė kanė gjetur zgjidhje/derman, dhe udhėkryqet i kan maruar tė atilla qė tė mbikalojn apo nėnkalojn, me ura e tunele.
Kosova duket mė shumė tė gjendet nė njė trekryq -(
Njėra anė pėr qejfet e tė huajve, njė anė miqėsia me fqinjėt e ardhshėm, Dhe e fundit, obligimet ndaj Qytetarit tė Kosovės (pėr ata u bėnė zgjdhjet).
Por Kosova ( mė mirė tė themi njė numer njerzish) zgjodhen vetė kėtė lėmsh pa fije. Sepse Kosova duhet tė kishte thėnė haptazi dhe troq, kėtu i thonė Shqipri !

sherri
20-01-08, 17:53
Kosova,jo qe momentalisht nuk esht ne udhekryq,por ka qe 17-18 vite qe ka marr drejtimin e duhur.
ne udhekryq ka qendru mjaft,me arsye?pasi qe nuk kishte kush ta orjentoj,tabelave treguese nga ta gjejm rrugen e duhur nuk ju besuam...disa ishin te shruara shkinisht ne qirilic,disa ne arabisht!!dikush na thonte se shpetimi juaj esht veriu,dikush lindja!.....Kosova(ne)prisnim ne udhekryq,prisnim sikur e dinim se nje dit do te zbulohet GPS navigation...
sikur e dinim se do te shfaqen njerz,qe Kosova i rriste gjat kesaj pritje ne udhekryq,patem fat,para se ta njofim navigacionin,u shfaqen njerzit e mdhenj te Kosoves,qe kishin kuptuar dredhit e armiqeve,dhe vepruan ne te kunderten e propagandes se tyre,,gje qe na than:"per ne edhe djelli lind ne perendim"

Tani qe disa nga keta njerz si kemi me,Kosova po udhton me ndihmen e GPS nav...... drejt lirise,e demokracis,drejt vlerave me te larta njerzore.

gati qeshtu u kan:P

Fshatari
20-01-08, 17:57
Sa pėr Gjermaninė, nuk kam pas shumė probleme me udhėkryqe. Kam shkue disa herė nė "Schwartzwald"(nuk shkruhet kėshtu ndoshta...), prej Strasbourgut nė drejtim tė Freiburgut, njė dalje nė Freiburg-Nord(kėtu asht njė udhėkryq), nuk duhet me gabue po duhet me marrė drejtimin ST-Peter, e pastaj asht drejt deri te nji udhėkryq tjetėr: kėtu mos gabo me shkue djatht po merre drejtimin Furtwangen-Triberg, e kur e sheh Neukirch, nė udhėkryqin e parė, kthehu djathtas e mbėrrin drejt tė pallati i kunatės time (detajet i herė tjetėr).
Morali i kėsaj historie : duhet nji plan paraprak pėr mos me e gabue drejtimin e duhur.
Kur ia del Fshatari ma si asht e mundur tė mos ia dalin qeveritarėt tanė!

Bohet mirė(Pirroja)!

Pupi
20-01-08, 18:05
Sa pėr Gjermaninė, nuk kam pas shumė probleme me udhėkryqe. Kam shkue disa herė nė "Schwartzwald"(nuk shkruhet kėshtu ndoshta...), prej Strasbourgut nė drejtim tė Freiburgut, njė dalje nė Freiburg-Nord(kėtu asht njė udhėkryq), nuk duhet me gabue po duhet me marrė drejtimin ST-Peter, e pastaj asht drejt deri te nji udhėkryq tjetėr: kėtu mos gabo me shkue djatht po merre drejtimin Furtwangen-Triberg, e kur e sheh Neukirch, nė udhėkryqin e parė, kthehu djathtas e mbėrrin drejt tė pallati i kunatės time (detajet i herė tjetėr).
Morali i kėsaj historie : duhet nji plan paraprak pėr mos me e gabue drejtimin e duhur.
Kur ia del Fshatari ma si asht e mundur tė mos ia dalin qeveritarėt tanė!

Bohet mirė(Pirroja)!

E unė besoj qė e paske patur qysh at'her tė bler njė NAVI, veq mė le ti'a qėlloj ishte nga ata TOM-TOM apo GYM ?
Sherri (njė antarė kėtu) ishte munduar tė sqaroj kėtė dukuri, dhe deri diku kogja ja kish qėllue!

jadore
20-01-08, 18:13
Kosova,jo qe momentalisht nuk esht ne udhekryq,por ka qe 17-18 vite qe ka marr drejtimin e duhur.
ne udhekryq ka qendru mjaft,me arsye?pasi qe nuk kishte kush ta orjentoj,tabelave treguese nga ta gjejm rrugen e duhur nuk ju besuam...disa ishin te shruara shkinisht ne qirilic,disa ne arabisht!!dikush na thonte se shpetimi juaj esht veriu,dikush lindja!.....Kosova(ne)prisnim ne udhekryq,prisnim sikur e dinim se nje dit do te zbulohet GPS navigation...
sikur e dinim se do te shfaqen njerz,qe Kosova i rriste gjat kesaj pritje ne udhekryq,patem fat,para se ta njofim navigacionin,u shfaqen njerzit e mdhenj te Kosoves,qe kishin kuptuar dredhit e armiqeve,dhe vepruan ne te kunderten e propagandes se tyre,,gje qe na than:"per ne edhe djelli lind ne perendim"

Tani qe disa nga keta njerz si kemi me,Kosova po udhton me ndihmen e GPS nav...... drejt lirise,e demokracis,drejt vlerave me te larta njerzore.

gati qeshtu u kan:P

sherro, bash po me intereson ka sot GPS ne gjuhen shqipe qe te orijenton drejtimin dhe cakun...!

... jo sherro, gjuhet e botes nuk na kane fajin e te ndejturit ne udhekryq, kemi fajin ne qe nuk mesuam gjuhet botes, apo kete tonen ta perfeksionojme dhe pasi te kishim vendosur tabelat ne udhekryqe ne gjuhen tone ,atehere do ta kishim e lehte sa here qe kalonim ne tranzit andejpari ..
nejse .. kemi per momentin vetem ndjesin qe nje drejtim orentimi duhet te marrim asgje me shume jo fatkeqesisht..

Fshatari
20-01-08, 18:16
E unė besoj qė e paske patur qysh at'her tė bler njė NAVI, veq mė le ti'a qėlloj ishte nga ata TOM-TOM apo GYM ?
Sherri (njė antarė kėtu) ishte munduar tė sqaroj kėtė dukuri, dhe deri diku kogja ja kish qėllue!

Nuk ka aparat nė botė sot, pra as TOM-TOM as GYM qė tė zbulojė detajet lidhur me kunatėn, siē thash mė lart.
E sa pėr Sherrin e Kosovėn : tė gjitha rrugėt shpiejnė nė Prishtinė(kryeqytet i shqiptarisė).

4peace
20-01-08, 18:37
*

Ha ha ha, edhe ju ma...

Udhėkryq nuk quhet veēse ajo ku pėrpiqen/kryqėzohen dy udhė (rrugė) por edhe mė shumė. Nė rrafshin politik merret si simbol i mėdyshjes, s’din kah ia mban.

Isha moti kohė nė Milano me njė shok, ai si vozitės kurse unė si navigues. E lexonja hartėn edhe e pata gjetė rrugėn nė hartė. Problemi ishte se ajo udhė ishte njėkahėshe dhe, pėr tė arritur deri tek ajo duhej hyrė nė njė “rreth qarkor” (Kreisverkehr), kurse ky rreth (i cili ka tė njėjtin funksion sikur udhėkryqi) ishte aq i madh sa qė prej aty nuk kishe mundėsi pėr ta lexuar emrin e rrugės, sepse ishte larg. Pastaj, nė vet rrethin duhej tė renditesh nė vijėn tėnde, ashtu qė tė mund tė dalėsh drejt udhės (rrugės) sė destinuar. E kėtij rrethi i kemi hyrė pėr disa herė me radhė. Pastaj, mė vonė, rrugėn e gjetėm por ajo ishte njėkahėshe, kėshtuqė ne e shihnim por qėllonim gjithnjė nė drejtimin e kundėrt. Sa inati ishte kur e shihje rrugėn e s’kishe mundėsi tė arrije dot deri aty.

Sistemi i navigimit (GPS- Global Position System) ėshtė shumė i mirė por nganjėherė, nėse mbėshtetesh vetėm nė atė mund ta pėsosh edhe me jetė. Ka njerėz qė kanė fluturuar nė det, kanė pėsuar aksidente tė ndryshme, ka pasur vdekje...Para ca muajve, u pata nisė pėr nė Belgjikė e nuk e njihja vendin ku mė duhet tė shkoja. E kėrkova adresėn nė sistem por nuk ma dha emrin e rrugės qė kėrkoja. Ma ofroi automatikisht njė rrugė tjetėr. Unė e pranova, krejt duke menduar se ėshtė ndonjė rrugė aty afėr, afėr asaj qė mė duhej. E unė i ngrati po i besoj, kur mbėrrijta nė njė fshat ku s’kisha as valė pėr mobil, e madje s’munda t’ia lexoj as emrin, ashtuqė nėse mė jipej mundėsia tė thirri e t’iu atregoj atyre e tė vijnė e tė mė marrin. Kish qenė njėfarė fshati me dy-tri shtėpi kėtu, 4-5 pak mė larg, tjerat nė tė majtė, nė tė djathtė...Sidoqoftė kisha qenė afro 7-8 km larg cakut. Edhe mė keq: kisha kaluar pėrskaj afro 1-2 km larg.

Kėshtu ėshtė ēėshtja (simbolikisht) e udhėkryqit (udhėkryqi apo “rrethi qarkor” i Milanos) dhe sistemit navigues/GPS (kur i ndėgjon hallkin).


Tung!


***

sherri
20-01-08, 18:44
......tabelave treguese nga ta gjejm rrugen e duhur nuk ju besuam...

Jadore,sa per te kuptuarit e gjuheve besoj se s'jemi keq....pore une thash nuk ju besuam!
ndoshta esht defekti tek une,qe se paske kuptu mire,,ato tabelat ne shkinisht ishin me shume si metafor qe len me kuptu se ata qe na mbanin ne udhekryq ishin sllavet,,per ate e ceka edhe qirilicen....te cillet drejtimin e rruges na e tregonin per ne lindje....

..."sherro, bash po me intereson ka sot GPS ne gjuhen shqipe qe te orijenton drejtimin dhe cakun"...!
E thash edhe me lart se ne Shqipetaret sa per gjuhet e huaja s'jemi keq....edhe ketu GPS-in e mora me shume si metafor,pasi esht zbulim Amerikan,qe do te thote drejtimi yne esht andej,ne perendim,"ku edhe djelli lind per ne"!?

Qetash nime gati ja kam qellu:P:P