PDA

View Full Version : Bigorafija e Leonora Jakupi


Ma-Origano
06-12-07, 14:43
Leonora Jakupi lindi mė 3 mars 1978 nė Skėnderaj, Kosovė. Njė ndėr kėngėtaret mė tė njohura, e bukura dhe preferuara nė trojet shqiptare. Karriera e Leonorės ka filluar nė moshėn 15 vjeēare ku ka kėnduar pėr herė tė parė nė festivalin "Zėri i Drenicės". Kėnga e parė ishte "Dallėndyshe bukuroshe". Ka marr pjesė edhe nė festivale tė tjera si pėr shembull Festivali nė Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorės pėrmbajnė muzikė tė rrymave tė ndryshme. Albumet e fundit pėrmbajnė kėngė pop tė inspiruar nga muzika turke.
Ndėr kėngėt mė tė njohura dhe tė dashura tė Leonorės ėshtė ”A vritet pafajėsia”. Kjo kėngė doli gjatė luftės sė Kosovės dhe ka pėr temė luftėn dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarėve. Leonora ja dedikoj kėtė kėngė babait tė saj qė ishte pjesėtar i UĒK dhe vdiq gjatė luftės. Pas luftės Leonora u shpėrngul nga Skenderaj dhe u vendos nė Prishtinė, ku edhe banon sot me nėnėn, motrėn dhe vėllanė.
Nė vitin 2002 Leonora u rrah nga kolegeja e saj Adelina Ismajli. Leonora e denoncoi nė polici Adelinėn, por prokuroria vendosi qė ta hedh poshtė ēėshtjen. Konflikti fizik mes Leonorės dhe Adelinės edhe u politizua; gazeta "Epoka e Re ", e afėrt me PDK, vendosi qė ti besonte versionit tė Leonorės pėr atė se ēka kishte ndodhur, ndėrsa gazeta "Bota Sot", e afėrt me LDK bėri vendim tė kundėrt, i besoi versionit tė Adelina Ismajlit.
Disa herė nė intervista ėshtė ankuar se Ministria pėr Kulturė e Kosovės po bėn pak pėr mbrojtėn e tė drejtave autoriale tė kėngėtarėve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisė.
Ka marr pjesė disa herė nė koncerte humanitare/ bamirėse, si nė koncertin pėr grumbullimin e mjeteve financiare pėr lirimin e Fatmir Limaj.
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/1/1e/Leonora2.jpg/300px-Leonora2.jpg (http://sq.wikipedia.org/wiki/Figura:Leonora2.jpg)
http://albdigital.forums1.net/users/29/00/68/avatars/gallery/adler210.gif