PDA

View Full Version : Shqiptarėt,Pėr Shqiptarėt&Bota


Pupi
06-12-07, 18:46
Presidenti Topi bisedoi me Papa Bendikti XVI edhe pėr Kosovėn
Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, u prit sot paradite nė njė audiencė tė veēantė nga Ati i Shenjtė, Papa Benedikti XVI. Kreu i shtetit shqiptar vlerėsoi marrėdhėniet e hershme dhe shumė tė mira tė Shqipėrisė me Selinė e Shenjtė, shprehu mirėnjohjen pėr ndihmesėn e vyer dhe rolin qė Vatikani ka luajtur pėr ringjalljen shpirtėrore, morale dhe edukuese tė popullit shqiptar, si edhe nė mėnyrė tė veēantė pėr lumturimin e Nėnė Terezės. Presidenti Topi nėnvizoi rolin moderues tė Shqipėrisė dhe faktorit shqiptar nė interes tė paqes dhe qėndrueshmėrisė sė rajonit tė Ballkanit. Ai u ndal nė rėndėsinė e zgjidhjes sa mė tė shpejtė tė ēėshtjes sė Kosovės dhe fitimit tė pavarėsisė sė merituar tė saj, pėr tė vendosur pėrfundimisht paqen dhe qetėsinė nė Ballkan dhe pėr ta orientuar atė drejt integrimit nė familjen e madhe europiane. Ati i Shenjtė theksoi lidhjet jo vetėm gjeografike, por edhe historike e kulturore tė Shqipėrisė me familjen europiane, aspiratėn e saj pėr t'u bėrė pjesė edhe institucionalisht e kėsaj familjeje dhe uroi qė kjo aspiratė e kahershme e popullit tonė tė pėrmbushet sa mė shpejt. Presidenti Topi, nė emėr edhe tė mbarė popullit shqiptar e ftoi Atin e Shenjtė, Papėn Benedikt XVI qė tė vizitojė vendin tonė, ftesė e cila u mirėprit me kėnaqėsi dhe mori pėrgjigje pozitive nga Shenjtėria e Tij pėr t'u zhvilluar nė njė moment tė pėrshtatshėm tė axhendės sė Tij. Presidenti Bamir Topi zhvilloi njė takim me Sekretarin e Shtetit tė Vatikanit, Kardinalin Bertone, i cili pasi shprehu mirėnjohjen dhe vlerėsimin pėr rolin e Selisė sė Shenjtė nė zhvillimin e marrėdhėnieve shumė tė mira me Shqipėrinė, theksoi shembullin e rrallė tė Shqipėrisė ku harmonia dhe toleranca ndėrfetare mbizotėrojnė marrėdhėniet mes tri feve qė praktikohen nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė. Kryetari i Shtetit shqiptar evidentoi rolin moderues tė Shqipėrisė dhe faktorit shqiptar nė rajon, duke u ndalur nė rėndėsinė e zgjidhjes sa mė tė shpejtė tė ēėshtjes sė Kosovės si njė shtysė pėr vendosjen pėrfundimtare tė paqes dhe qėndrueshmėrisė nė Ballkan e mė gjerė. Nė fund tė vizitės sė tij zyrtare dyditore nė Selinė e Shenjtė, Presidenti Topi u takua dhe pati njė bisedė tė ngrohtė e tepėr miqėsore edhe me Imzot Vinēenco Palian tė Komunitetit tė Sant Exhidios, kontributi i tė cilit pėr krijimin e kushteve tė lirisė fetare dhe demokracisė, si dhe ndihmesa humanitare e shėndetėsore, kanė qenė shumė tė ndjeshme nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, etj., qė nga viti 1990.
(QIK)