PDA

View Full Version : Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI


gen|us
07-12-07, 14:54
Van Basten thėrret Sedorf, Van Persin dhe Van Nistelroin


Nė aksion sėrish “garda e vjetėr”. Tė paktėn kur flasim pėr Rud Van Nistelroin dhe Klarenc Sedorf kemi tė bėjmė me dy rikthime tė bujshme nė kombėtaren e Holandės. Marko van Basten ka lėnė mėnjanė mėritė dhe ka thirrur skuadrėn mė tė mirė pėr miqėsoren ndaj Zvicrės mė 22 gusht. Kjo ndeshje do tė jetė edhe testi kryesor i “portokallinjve” pėr ndeshjet e shtatorit ndaj Bullgarisė dhe Shqipėrisė. Ja futbollistėt e grumbulluar:
Portierė: Edvin van der Sar (Manchester United), Marten Stekelenburg (Ajax Amsterdam)
Mbrojtės: Khalid Boulahrouz (Sevilla), Vilfred Bouma (Aston Villa), Urby Emanuelson (Ajax Amsterdam), John Heitinga (Ajax Amsterdam), Kju Jaliens (AZ Alkmaar), Joris Mathijsen (Hamburg), Mario Melchiot (Uigan Athletic)
Mesfushorė: Ibrahim Afellay (PSV Eindhoven), Giovanni van Bronckhorst (Feyenord), Clarence Sedorf (AC Milan), Uesley Sneijder (Real Madrid), Demy de Zeu (AZ Alkmaar)
Sulmues: Rafael van der Vaart (Hamburg), Ryan Babel (Liverpool), Dirk Kuyt (Liverpool), Rud van Nistelrooy (Real Madrid), Robin van Persie (Arsenal),
Jan Venegor of
Heselink (Celtic)
__________________

gen|us
07-12-07, 14:54
Cicinho: Kalimi te Sevilla do tė ishte perfekt


Cicinho ka zbuluar se do tė dėshironte njė kalim tek Sevilla - nėse Real Madrid arrin marrėveshje me klubin rival - njė marrėveshje e cila do t’i pėrshtatej secilės palė.
Pjesėtari i kombėtares sė Brazilit, ėshtė cituar duke thėnė se do tė lėshonte Bernabeun vetėm pėr t’iu bashkuar Romės, por tash ka hapur dyert edhe pėr njė kalim te Sevilla.

Mė herėt gjatė kėsaj jave disa raportime bėnin tė ditur se Sevilla e ka ofruar Daniel Alvesin nė shkėmbim me njė shumė parash plus Cicinhon, dhe kjo tash do tė mund tė lėvizė mė tej.

“Nėse Real Madrid dhe Sevilla arrijnė njė marrėveshje dhe unė do tė jem i kėnaqur me tė, atėherė kjo do tė ishte perfekt”, ka sqaruar braziliani. “Pėr momentin unė jam lojtar i Real Madridit dhe pres qė drejtuesit e klubit dhe agjenti im tė vendosin pėr mua – megjithatė unė jam mirė, pasi qė kam edhe dy vite tė mbetura me kontratėn e tanishme”.
“Nėse Real dėshiron qė unė tė largohem dhe oferta ėshtė e mirė pėr tė gjitha palėt, atėherė nuk do tė ketė problem. Nėse jo atėherė do jem sėrish i qetė pasi qė do tė vazhdojė me Madridin”.

Cicinho po ashtu ka thėnė se do tė ishte shumė i interesuar pėr njė kalim tek Roma, pavarėsisht faktit se gruaja e tij ka shprehur shqetėsimin pėr tu transferuar nė kryeqytetin italian.
“Nuk do tė gėnjej”, ka vazhduar ai. “Ėshtė e vėrtetė se kam pranuar disa oferta dhe Roma ėshtė klubi tė cilin e pėlqej. Ata mė kanė ftuar dhe kjo ėshtė shumė tėrheqėse pėr mua, po aq sa edhe Sevilla”.

gen|us
07-12-07, 14:55
Nuk ka probleme mes Fergusonit dhe Erikssonit


Sven Goran Eriksson ėshtė nė pritje tė dėshmojė zgjuarsinė tij pėrballė, Sir Alex Fergusonit, gjatė derbit tė sė dielės, qė do tė zhvillohet nė mes dy klubeve nga Manchesteri.


Gjatė kohės sa ishte trajner i Anglisė, Eriksson ka pasur njė sėrė mosmarrėveshjesh me Fergusonin, rreth asaj se si duhet t’i pėrdorė lojtarėt e United nė ndeshjet miqėsore. Por, Eriksson mezi pret tė kalojė mė tej dhe ta shijojė drejtimin e Cityt kundėr rivalit tė vėshtirė, gjatė kėtij vikendit.

“Nuk ka probleme mes meje dhe Alexit”, ka thėnė suedezi pėr gazetėn The Sun. “Ne mund tė kishim pasur opinione tė ndryshme rreth United dhe ekipit kombėtar, veēanėrisht rreth ndeshjeve miqėsore, por ne, po ashtu, kemi pasur edhe mjaft darka sė bashku, andaj nuk ka asnjė personale kėtu.”

“Njė gjė ėshtė e sigurt. Nuk do t’i kem nė dispozicion lojtarėt e Alexit, ashtu siē i kam pasur mė herėt”.

Cristiano Ronaldo ėshtė pėrjashtuar nga ndeshja me Cityn, ndėrsa Wayne Rooney ėshtė i lėnduar, por Eriksson nuk ėshtė tepėr i kėnaqur pse mungon ky tandem. Ai edhe mė tej parashikon njė ndeshje tė vėshtirė kundėr ekipit tė Manchester United i cili ėshtė katėr pikė pas Cityt, pas dy ndeshjeve tė sezonit.

“Ėshtė pėr keqardhje, pasi qė adhuruesit dėshirojnė t’i shohin lojtarėt mė tė mirė nė fushė”, ka thėnė ai pėr Rooneyn dhe Ronaldon. “Sidoqoftė, United ka ende mjaft lojtarė tė tjerė

gen|us
07-12-07, 14:55
Ferguson: City mund tė bėhet ekip i fuqishėm


Para ndeshjes derbi tė sė dielės, mes klubeve tė Manchesterit, bosi i United, Alex Ferguson, ka thėnė se City mund tė krahasohet me Chelsean dhe mund tė bėhet fuqi e madhe nė Premier Ligė.

Me ardhjen e menaxherit tė ri Sven-Goran Eriksson dhe me investimin rreth 60 milionė euro, nė tetė lojtarė tė ri, nga pronari po ashtu i ri, Thaksin Shinawatra, Manchester City ka sjellė njė frymė tė re emocionuese dhe shpresėdhėnėse.

“Nė aspektin afatgjatė, siē ka dėshmuar Chelsea, nėse ke mjaft para dhe blen lojtarėt e duhur, mund t’ia dalėsh”, ka thėnė menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson. “Ndoshta kjo ėshtė vetėm fillimi. Me sa duket ky njeri ka shumė para, andaj kush e di ēfarė mund tė ndodhė nė tė ardhmen. Ai mund tė sjellė ndonjė yll tė madh ndėrkombėtar, tė profilit tė lartė”.

Manchester City nė ndeshjen e nesėrme do tė jetė pa Cristiano Ronaldon, i cili ėshtė pėrjashtuar pėr tri ndeshje pas katronit tė kuq qė ka marrė gjatė lojės kundėr Portsmouthit, derisa Gary Neville, Wayne Rooney, Louis Saha, Anderson dhe Owen Hargreaves, janė tė gjithė jashtė, pėr shkak tė lėndimeve.

Bosi i United shpreson se Carlos Tevez dhe Paul Scholes do tė kenė ndikim nė ndeshjen si mysafirė nė Eastlands, derisa ata janė nė kėrkim tė fitores sė parė pas dy barazimeve.

gen|us
07-12-07, 14:56
Torres: Titulli i Premier Ligės prioritet i Liverpoolit


Liverpool ka luftuar nė finalet e fundit tė Ligės sė Kampionėve, por pėr klubin, i cili dominoi nė futbollin Anglez nė vitet 1970-ta dhe 1980-ta, prioritet i kėtij sezoni ėshtė tė sigurojnė titulli i Ligės.



Sulmuesi i ri Fernando Torres thotė se klubi do tė koncentrohet nė fitoren e titullit nė Premier Ligė, tė cilin pėr herė tė fundit e fitoi nė vitin 1990. Torres pritet tė bėjė debutimin nė Anfield, nė ndeshjen kundėr Chelseat, qė zhvillohet tė dielėn.

Fitorja, ose humbja e pamenduar, mund tė pėrcaktojė tonin e gjithė fushatės sė Liverpoolit nė Premier Ligė. Torres konfirmon se menaxheri, Rafa Benitez, dhe lojtarėt e tij janė tė gjithė tė fokusuar nė arritjen e suksesit nė ligėn vendore.

“Ėshtė e habitshme, unė erdha duke menduar pėr Ligėn e Kampionėve, por nė ekip ēdokush mendon pėr Premier Ligėn”, ka thėnė Torres pėr “The Sun”. “Kjo pasi qė shumica e tyre fituan nė Stamboll por nuk kanė fituar titull. Sigurisht, as unė. Klubi ka kaluar 17 vite pa e fituar dhe ēdokush beson se kėtė vit mund ta fitojmė”.

Torres, qė erdhi nga Atletico Madrid, pėr rreth 30 milion euro, rreth ndeshjes me Chelsean shton: “Ndeshja kundėr Chelseat nė Anfield ėshtė loja pėr tė cilėn kam qenė mė sė shumti i emocionuar tė luaj qė kur kam nėnshkruar pėr Liverpool. Duket si njė ndeshje e Ligės sė Kampionėve”.

gen|us
07-12-07, 14:57
Crespo i gatshėm tė luftojė pėr vend startues



Golashėnuesi argjentinas, Hernan Crespo, nuk ka humbur shpresat pėr tė siguruar njė vend nė 11-shėn startuese, me gjithė konkurrencėn e egėr qė do ta ketė nė Inter gjatė sezonit tė ri.



Sulmuesi 32-vjeēar do tė luftojė kundėr bashkėlojtarėve si Ibrahimovic, Adriano, Cruz dhe kundėr tė posa-ardhurit kėtė verė, Suazo, pėr tė qenė favorit i trajnerit Mancini. Por ai ėshtė i sigurt se, kjo ėshtė gjė e zakonshme kur je anėtar i njė prej klubeve mė ambicioze nė botė.

“Nuk kam frikė nga fakti se nė ekip ka shumė sulmues tė mirė qė konkurrojnė me mua pėr vend nė ekip, kjo ėshtė normale nė njė klub qė dėshiron tė mbetet nė maje tė futbollit botėror”.

Crespo ka komentuar tė arriturat e Interit gjatė sezonit tė kaluar, gjatė tė cilit ata fituan skudeton, ndėrsa pranon se kėtė vit do ta kenė mė vėshtirė.

“Ne fituam duke thyer ēdo rekord, askush nuk e ka menaxhuar Interin me aq shkathtėsi, por ne mund ta bėjmė tė njėjtėn gjė me mė pak pikė edhe kėtė herė”.

gen|us
07-12-07, 20:59
Jol afėr shkarkimit - Tottenham kėrkon Ramosin

Trajneri i Sevillas, Juande Ramos, duket se ėshtė gati tė zėvendėsojė Martin Jol, nė Tottenham, pavarėsisht se klubi i tij, tenton tė mėnjanojė interesimin e ekipit nga Premier Liga.

Spanjolli thuhet tė jetė zgjidhja mė e favorshme pėr tė zėvendėsuar Jolin, i cili duket se do tė shkarkohet deri nė fund tė javės.

Por, ekipi spanjoll ka thėnė se, nuk do ta lejojė 52-vjeēarin tė largohet, pasi qė ai udhėhoqi ekipin drejt triumfeve tė njėpasnjėshme tė Kupės UEFA, sė bashku me medalje edhe nga Super Kupa Evropiane dhe Copa del Rey. Tė dielėn Sevilla fitoi edhe Super Kupėn e Spanjės, duke mposhtur Realin e Madridit 5-3, nė Santiago Bernabeu.

Ekipi spanjoll sivjet ėshtė i involvuar edhe nė Ligėn e Kampionėve, pasi qė pėrfundoi sezonin e kaluar nė vendin e tretė, pas Real Madridit dhe Barcelonės.

“Ramos ka edhe njė vit kontratė me Sevillan”, ka thėnė drejtori sportiv i klubit, Rodriguez. “Nuk shtrohet pyetja nėse dėshirojmė tė vazhdojmė me tė”, ka vazhduar ai duke nėnkuptuar interesimin e Sevillas pėr ta mbajtur trajnerin aktual.

gen|us
07-12-07, 21:00
Trajneri i Cagliari, Marco Gianpaolo ka biseduar personalisht me Presidentin e klubit Cellino dhe i ka kerkuar atij me ngulm qe te beje ēo perpjekje qe te afroje ne skuader sulmuesin e kombetares shqiptare Erjon Bogdani. “Er-Bomber, eshte nje lojtar qe ne na intereson shume dhe une mendoj se do ta ndihmoje skuadren se tepermi ne sulm” u shpreh trajneri gjate prononcimit te tij ne lidhje me mundesine e kalimit te Bogdanit tek Cagliari. “Une kam biseduar frekuentisht me Presidentin dhe kemi rene dakort qe tratativat te vazhdojne, ndonese perveē shqiptarit ne jemi te interesuar edhe per 2-3 lojtare te tjere, por Bogdani eshte pikesynimi kryesor”vazhdoi shpjegimin per interesimin qe ai ka personalisht per futbollistin shqiptar. Nese Bogdani perfundimisht perpara fillimit te sezonit te ri do te jete lojtar i Cagliari, atehere ai tek skuadra e Serie A do te bashkohet me shqiptarin tjeter Rijat Shala i cili u zfrua prane skuadres gjate muajve te pare te periudhes se transferimeve

gen|us
07-12-07, 21:01
Lėv nė dilemė, mbledh nga e gjithė Bundesliga

21 Gusht Pasi deklaroi njė numėr tė madh lojtarėsh tė dėmtuar, trajneri i pėrfaqėsueses gjermane, Joahim Lėv ka kėrkuar nga ekipet e Bundesligės njė takim ku tė bisedohet situata para takimit kundėr Anglisė. Trajneri pranoi se ndodhet para njė dileme tė madhe pėrsa i pėrket plotėsimit tė formacionit. Nė vetėm dy ditė tė mbetura deri nė fillimin e takimit, Lėv po pėrpiqet tė bėjė zgjedhjen mė tė mirė pėr tė formuar njė skuadrėr tė denjė pėrballė Anglisė. Lėv dėshiron qė takimi nė “Ėembley” tė shėrbejė si njė sinjal pozitiv pė skuadrėn nė prag tė fillimit tė takimeve pėr kualifikimin nė Euro 2008. “Kaq shumė tė dėmtuar nuk kemi pasur asnjėherė. Natyrisht qė kjo ndeshje ka njė karakter tjetėr. Ne na mungon eksperienca, rutina dhe udhėheqja e skuadrės”, tha trajneri nė Frankfurt dhe shtoi me bindje: “Ne nuk do tė fillojmė tė qahemi, edhe pse situata ėshtė vėrtet shumė e rėndė. Do tė shkojmė me shumė besim tek vetja dhe optimizėm drejt Anglisė”. Tė paktėn, statistikat flasin nė favor tė Gjermnisė pėrsa i pėrket takimeve nė “Ėembley”. Pėrfaqėsuesja gjermane nuk e njeh atje humbjen qė prej 32 vitesh dhe Lėv beson se ky bilanc do tė vazhdojė edhe mė tej. “Pikėrisht pėr lojtarėt e rinj ėshtė njė eksperiencė shumė e mirė qė ky bilanc tė vazhdojė mė tej”, tha mė tej 47?vjeēari. Trajneri ka vendosur qė skuadra e tij tė luajė e orientuar nė sulm, njėlloj si nė tė gjitha takimet e drejtuara prej tij qė kurse ėshtė emėruar nė kėtė post. “Ne do tė shfrytėzojmė ēdo mundėsi pėr tė sulmuar. Filozofia e lojės tonė nuk do tė ndryshojė”, deklaroi trajneri i pėrfaqėsueses gjermane. Nė pėrgatitjet pėr takimin bėjnė pjesė edhe bisedat e shumta me lojtarėt si dhe studimi intensiv i ndeshjeve tė xhiruara. “Ne duam qė tė zgjojmė te lojtarėt e rinj besimin tek vetja, t’ju tregojmė atyre se ėshtė njė kėnaqėsi e madhe tė luash nė kėtė stadium tė ri”, theksoi Lėv. Por, pavarėsisht nga optimizmi i madh, trajneri nuk i shmang dot dyshimet. “Do tė pėrpiqemi qė tė mos nėnvlerėsojmė asnjė sekondė tė lojės. Duhet tė jemi tė organizuar sa mė mirė. Eshtė e vėrtetė qė na mungojnė shumė lojtarė tė rėndėsishėm, por edhe nė kėtė gjendje do tė kemi shanset tona”, tha ai. Vetėm nė bazė tė njė llogarie tė thjeshtė mund tė shihet se skuadrės sė Lėvit i mungon pėrvoja pasi 11 lojtarėt qė do tė mungojnė kanė luajtur tė gjithė sėbashku 350 takime me pėrfaqėsuesen. Njė situatė tė ngjashme kjo skuadėr ka pėrjetuar nė vitin 1994 nėn drejtimin e Berti Vogtsit, ku para takimit kundėr Hungarisė mungon dhjetė lojtarė. Nė miqėsoren me Anglinė, Lėvit do ti mungojnė Balak, Frings, Klose, Gomez, Shvainshtaiger, Podolski, Jansen, Fritc, Borovski, Kedira dhe Shlaudraf. Sipas Lėvit, situata dramatike e tė dėmtuarve ka shpesh si shkak edhe papėrgjegjshmėrinė e vetė lojtarėve. “Pėr shumė prej tyre rėndėsi ka vetėm tė ndalin kundėrshtarin, qoftė edhe duke bėrė ndėrhyrje tė gabuara”, kritikoi Lėv dhe shtoi: “Ata duhet tė mendojnė mė shumė”. Brenda pak orėve ai duhet tė deklarojė formacionin mė tė mirė tė mundshėm. Problemet mė tė mėdha Lėv i sheh nė sulm. Vetėm dy ditė para takimit u garantua prania e Kevin Kuranjit. Nė krah tė tij do tė luajė Stefan Kisling i Leverkusenit. Pėr tė ky ėshtė takimi i dytė me pėrfaqėsuesen. “Deri tani ne kemi luajtur bashkė vetėm gjatė stėrvitjeve, por me siguri qė do tė bashkėpunojmė mirė gjatė takimit”, tha Kuranji. Lojtari i Shalkes tha se skuadra gjermane e ka njė shans, pavarėsisht nga situata nė formacion. “Lojtarėt qė do tė luajnė, janė shumė entuziastė pėr kėtė takim. Ata duan tė tregojnė atė qė dinė tė bėjnė”, tha ai.

gen|us
07-12-07, 21:01
Toni: I lumtur qė rivishem “axurr”!

“Jam i kėnaqur qė u ktheva nė kombėtare dhe nuk i druhem aspak konkurencės”. Kėshtu u shpreh Luka Toni, qendėrsulmuesi i Bajern Mynihut dhe i Italisė, nė ditėn e parė tė grumbullimit tė kaltėr pėr miqėsoren me Hungarinė. “Nuk i druhem aspak konkurencės”, ka siguruar ai mė tej, “dhe do tė tentoj tė luaj sa mė mirė nė mėnyrė qė t’ia vėshtirėsoj sa mė shumė zgjedhjen trajnerit tonė”. Toni po rikthehet nė kombėtare si njė lojtar italian qė luan jashtė Serisė A, si shumė axurrė tė tjerė: “Ēfarė po ndodh me eksodin e yjeve tė Serisė A? Kėtė duhet t’ia kėrkoni klubeve tė kėtij kampionati”, thotė mė tej ish?sulmuesi i Fiorentinės. “Mė vjen keq mė tepėr pėr faktin qė edhe shumė tė rinj po largohen nga Italia pėr tė luajtur nė kampionate tė tjerė europiane”. Ish?Kėpuca e Artė ka shėnuar deri tani dy gola nė Bundesligė, aventurė pėr tė cilėn shprehet: “U nisa shumė mirė. Kam pas shpatullave njė skuadėr qė luan shumė mirė dhe unė kam pasur fatin qė kam shėnuar nė tė dy ndeshjet e para”.

Ma-Origano
14-12-07, 17:30
shum flm gen|us nice post!!

Mendjen
18-03-08, 10:49
Terry: Mund ta fitojmė Premierligėn

Kapiteni i Chelseat, John Terry, pas golit tė tij tė parė tė sezonit, qė ishte vendimtar pėr fitoren e vikendit ndaj Sunderlandit, ka thėnė se ekipi i tij ka ende shanse tė mira tė fitojė Premierligėn.
“Ne jemi nė kombinim dhe jemi nė njė pozitė tė mirė, veēanėrisht pasi qė disa muaj mė parė ishim nėn mėshirėn e fatit. Qetėsisht po ngjitemi nė binarė dhe po luajmė mirė”, ka thėnė Terry.

“Goli priste njė kohė tė gjatė. Ishte goli im i parė i sezonit. Nuk mė kujtohet as kur ishte goli im i fundit. U pėrpoqėm ta mbajmė mend nė dhomėn e zhveshjeve dhe mė thanė qė ishte nė gusht tė vitit 2006, e qė ka qenė goli i parė i sezonit tė kaluar”, ka shtuar kapiteni i bluve.

Me fitoren prej 1-0 ndaj Sunderlandit, Chelsea grumbullon 64 pikė nė pozitėn e tretė, tre mė pak se Manchester United dhe Arsenal (nga 67 pikė), megjithėse topēinjtė kanė edhe njė ndeshje mė shumė tė zhvilluar.

Mendjen
18-03-08, 10:50
Milan e dėshiron Drogban dhe Gerrardin

Milani thuhet se do tė bėjė njė ofertė tė majme pėr tė transferuar dy lojtarėt e Premierligės, Didier Drogban nga Chelsea dhe Steven Gerrard nga Livepooli, ka bėrė tė ditur sot Tuttosport.
Rosonerėt dėshirojnė tė bėjnė revolucion nė ekipin e tyre, pas njė sezonit tepėr dėshpėrues, duke larguar njė numėr tė madh veteranėsh, pėrfshirė edhe Giuseppe Favallin, Serginhon dhe Cafun. Edhe disa lojtarė tė tjerė si Alberto Gilardino dhe Yoann Gourcuff, po ashtu do tė shiten me qėllim pėr tė krijuar buxhet pėr tė blerė disa nga yjet mė tė reja tė futbollit.

Ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, mund tė jetė zėvendėsim pėr Carlo Ancelottin, ndėrsa lėvizja e parė e tij do tė jetė tentimi pėr tė nėnshkruar me Didier Drogba dhe Steven Gerrard.

Derisa largimi i Drogbas nga Stamford Bridge duket po thuajse i sigurt nė fund tė kėtij sezoni, nėnshkrimi me Gerrard do tė jetė mjaft i vėshtirė, pėr tė mos thėnė ndoshta i pamundshėm.

Nė mesin e lojtarėve tjerė pėr tė cilėn mund tė bėjė ofertė janė edhe ylli i Stuttgartit, Mario Gomez dhe ai i CSKA Moskės, sulmuesi brazilian Jo.

Mendjen
18-03-08, 10:53
Diego mohon thashethemet pėr largim nga Werderi

Ylli i Werder Bremenit, braziliani Diego, i cili ėshtė cak transferimi i shumė klubeve tė huaja, ka thėnė se e ardhshmja e tij ėshtė nė duart e klubit gjerman.
Chelsea dhe Mancheter City thuhet se janė nė mesin e shumė klubeve tjera qė kėrkojnė shėrbimet e brazilianit. 23-vjeēari, i cili sė fundi ka nėnshkruar marrėveshje tė re deri nė vitin 2011 me klubin nga Bundesliga, thotė se ėshtė i kėnaqur tė qėndrojė nė klub, derisa klubi nuk thotė ndryshe.

“Vendimi ėshtė nė duar tė klubit. Nėse Klaus Allofs dhe presidenti kėrkojnė qė tė qėndroj, atėherė edhe do tė luaj pėr Werderin. Spekulimet dhe thashethemet janė normale nė futboll, tė cilat mė ngacmojnė. Por tė vetmet gjėra qė mė shqetėsojnė mė sė shumti janė gėnjeshtrat qė pėrhapen”, ka thėnė Diego.

Mendjen
18-03-08, 10:57
Eriksson nė kėrkim tė Thierry Henry

Menaxheri i Manchester Cityt, Sven-Goran Eriksson, e ka si cak primar tė transferimit tė verės sulmuesin e Barcelonės, Thierry Henry, derisa ėshtė nė kėrkim tė lojtarėve tė cilėt do ta dėrgonin Cityn nė mesin e katėr ekipeve tė para tė tabelės.
Erikssonit i ėshtė premtuar njė shumė prej afro 80 milionė eurosh nga pronari i Cityt, Thaksin Shinawatra, me qėllim qė ta ngritė klubin nė pozitat qė dėrgojnė nė Ligėn e Kampionėve dhe suedezi ėshtė i gatshėm tė harxhojė 13 milionė dollarė pėr rikthyer Henryn nė Angli.

30-vjeēari francez kaloi tetė vite tė suksesshėm nė Premierligė me Arsenalit, para se t’i bashkohet Barcelonės gjatė kėsaj vere pėr njė shumė qė thuhet tė jetė afro 20 milionė euro, por ka dėshtuar tė tregojė ndonjė ndikim tė madh nė klubin spanjoll.

Nė mesin e shumė klubeve tė interesuara pėr francezin, City ėshtė i pari qė e bėn publik interesimin, nėse shkrimet e fundit tė shtypit italian janė tė vėrteta.

Mendjen
20-03-08, 21:11
Iaquinta i frustruar nga minutazhi qė i ofrohet

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, ndjehet i frustruar pasi qė vazhdimisht inkuadrohet nga banka rezervė.
Iaquinta ka nėnshkruar pėr Zonjėn e Vjetėr, pas transferimit nga Udinese verėn e kaluar, mirėpo ai vazhdimisht e ka ngrohur stolin dhe ėshtė inkuadruar nė fund tė lojės. Pėrkundėr kėsaj 28-vjeēari ka arritur tė shėnojė 8 gola pėr Juven, ndėrsa goli i tė dielės mbrėma kundėr Napolit ua siguroi tre pikė shumė tė rėndėsishme Bianconerėve.

“Jam i lumtur se pas inkuadrimit kam shėnuar dhe e di se jam i vlefshėm pėr skuadrėn, megjithatė thuajse gjithmonė jam nė rolin zėvendėsues. E dija se nė Juventus do tė jetė ndryshe nga Udine ku e kisha vendin e sigurt nė formacionin e parė, sepse kėtu ka lojtarė shumė tė mirė tė cilėt e kanė shkruar historinė e kėtij klubi”, ka thėnė italiani pėr “Tuttosport”.

Iaquinta ka thėnė se ka frikė se do ta humb vendin nė kombėtaren italiane pėr Kampionatin Evropian tė futbollit, pėr shkak tė minutave tė vogla qė luan.

“Secili lojtar dėshiron tė jetė protagonist. Kur e kam nėnshkruar kontratėn e kam ditur se do tė jem nė stol, mirėpo s’e kam imagjinuar se do tė jetė kaq keq. Ndihem si Del Piero nė kohėn kur trajner i Juves ishte Capello. Duhet tė pranoj se ėshtė akoma mė e vėshtirė pėr ta ruajtur vendin tek Azzurėt”, ka pėrfunduar Iaquinta.

Mendjen
20-03-08, 21:12
Kthehen Nistelrooy dhe Ramos

Ruud van Nistelrooy dhe Sergio Ramos pritet tė luajnė nė ndeshjen kundėr Valencias tė cilėn Real Madrid do ta luaj tė dielėn nė Bernabeu.
Sulmuesi holandez ka qenė jashtė fushės sė blertė qė gjashtė javė, ndėrsa Sergio Ramos ka munguar pėr dy ndeshje nė La Liga pėr shkak tė suspendimit, megjithatė tė dy lojtarėt janė tė gatshėm pėr t’u kthyer.

Trajneri i Realit, Bernd Schuster, i cili si shkak kryesor tė eliminimit nga Liga e Kampionėve e ka konsideruar pikėrisht mungesėn e kėtyre dy lojtarėve, do tė jetė mė i lehtėsuar pas rikuperimit tė tyre.

Qė prej lėndimit tė Nistelrooyt mė 2 shkurt, Real Madridi ka fituar shtatė, ka barazuar njė, dhe ka humbur tri ndeshje.

Mendjen
20-03-08, 21:13
Milan dėshton sėrish nė San Siro

Milan ka pėsuar njė goditje tjetėr, duke u mposhtur nė San Siro nga Sampdoria me rezultat 2-1 dhe duke humbur kėshtu rastin e artė t’i afrohet nė njė pikė Fiorentinės qė pėsoi humbje nga Napoli.
Rosonerėt ishin nė disavantazh 2-0, pas dy golave tė shėnuar nga mysafirėt nė 25 minutat e para tė ndeshjes, pėrmes Cristian Maggio (12’) dhe Gennaro Delvecchio (25’). Golin e vetėm pėr Milanin e shėnoi Alberto Paloschi, 20 minuta para fundit tė ndeshjes (71’).

Fiorentina ka humbur me rezultat 2-0 nė fushė tė Napolit, me dy golat e shėnuar nga Ezequiel Lavezzi (23’ dhe 31’), por qė vazhdon tė mbajė pozitėn e katėrt me katėr pikė epėrsi nga Milani.

Mendjen
20-03-08, 21:13
Tottenham vs. Chelsea – dramė me tetė gola

Tottenham ka frenuar ca shpresat e Chelseat pėr tė fituar titullin e Premierligės, duke barazuar si vendas nė njė ndeshje e cila solli plot tetė gola.
Nė pėrballjen, e cila pa dyshim do tė mbahet mend si njė prej ndeshjeve mė tė mira nė Premierligė, Tottenham ishte nė disavatazh 1-0, pastaj 3-1 dhe 4-3, por nė fund gjeti mėnyrėn pėr tė nxjerrė njė pikė nga kjo ndeshje.

Chelsea kaloi nė epėrsi pas vetėm 3 minutash lojė, pėrmes sulmuesit Didier Drobga, por 9 minuta mė pas vendasit barazuan me anė tė Jonathan Woodgate (12’). Vetėm pas 7 minutash tjera, Joe Cole asistoi pėr Michael Essien, i cili risolli avantazhin pėr blutė.

Joe Cole, qė ishte lojtari i ndeshjes, po ashtu shėnoi golin e parė tė pjesės sė dytė (51’), duke ēuar Chelsean nė avantazh 3-1, por qė shpejt u ngushtua nga goli i bullgarit Dimitar Berbatov (61’). Tom Huddlestone arriti tė barazojė pėr vendasit (75’), para se sėrish Cole tė sjellė avantazhin pėr Chelsean (79’).

Kur u mendua se Chelsea do tė siguronte njė fitore tė rėndėsishme, qė do ta barazonte nė pikė me Arsenalin, Tottenham shėnoi edhe njė gol tjetėr pėr tė barazuar me anė tė Robbie Keane, dy minuta para fundit tė kohės sė rregullt tė ndeshjes.

Chelsea mbetet nė vendin e tretė mė 65 pikė, dy mė pak se Arsenali qė gjendet nė vendin e dytė. Manchester United pas fitores prej 2-0 ndaj Boltonit, mban vendin e parė me 70 pikė.

Mendjen
20-03-08, 21:14
Bogdani i sjell njė pikė Livornos

Sulmuesi i kombėtares kuqezi Erjon Bogdani ka shėnuar golin e barazimit nė ndeshjen qė Livorno e zhvilloi nė fushė tė vet ndaj Regginas, ndeshje e cila pėrfundoi me rezultat 1-1.
Reggina nė pjesė tė parė kishte kaluar nė epėrsi me anė tė Franco Brienzas (33’), por goli i shqiptarit, i cili erdhi nė pjesė sė dytė (60’), ruajti 1 pikė nė stadiumin Armando Picchi. Pėr sulmuesin shqiptar ky ėshtė goli i dytė i tij gjatė kėtij sezoni jo aq tė mirė nė Serie A.

Bogdani erdhi nė Livorno nė fillim tė kėtij sezoni, si huazim nga Chievo ku kaloi nė pjesėn e dytė tė sezonit tė kaluar. Mė parė Bogdani ka luajtur edhe me Sienan, me tė cilėn shkėlqeu nė sezonin 2005/06 duke shėnuar 13 gola nė Serie A.

Mendjen
20-03-08, 21:14
United tri pikė mbi Arsenalin

Manchester United ka marrė kontrollin e kreut tė Premierligės me tre pikė diferencė ndaj Arsenalit, pas fitores prej 2-0 nė Old Trafford ndaj Bolton Wanderers, derisa Cristiano Ronaldo i ka shtuar edhe dy numrit tė tij tė golave kėtė sezon.
Dy golat e portugezit qė i sollėn fitoren Djajve tė Kuq erdhėn mjaft herėt nė ndeshje. I pari u shėnua pas vetėm 9 minutash lojė, derisa ai dyti erdhi nė minutėn e 20-tė. Me kėto gola, Ronaldo i ēon nė 24 numrin e golave tė tij nė Premierligė, derisa pas tij ndjek Fernando Torres me 20.

Manchester United me kėtė fitore ruan vendin e parė me 70 pikė, tre pikė tė pastra mbi Arsenalin qė gjendet nė vendin e dytė. Pas barazimit 4-4, Chelsea mbetet nė vendin e tretė mė 65 pikė.

Mendjen
20-03-08, 21:15
Lotito: Ky ishte Lazio i vitit tė kaluar

Pas fitores heroike tė Lazios nė derbin e mbrėmshėm tė kryeqytetit italian pėrballė Romės, presidenti Claudio Lotito ka lavdėruar paraqitjen dhe disponimin e ekipit tė tij.
“Kemi qenė nė situata mjaft tė vėshtira kėtė sezon, tė cilat e rrėzuan pozicionin tonė nė tabelė. Kemi pasur si rezultate negative po ashtu edhe mjaft tė lėnduar, por sonte ekipi gjeti unitetin, qetėsinė dhe shpirtin e vitit tė kaluar”, ka thėnė Lotito.

“Nė fushė ishin edhe dy lojtarė tė rinj tė ardhur gjatė janarit, por struktura bazė e ekipit mbetet e njėjta”, ka shtuar presidenti i Lazios.

Nė ndeshjen e mbrėmshme, Lazio fitoi ndaj Romės me rezultat 3-2, derisa golin vendimtar tė fitores e shėnoi shqiptari Valon Behrami, nė ēastet e fundit tė ndeshjes.

Mendjen
20-03-08, 21:16
Spalletti: Ende besojmė nė skudeto

Trajneri i Romės, Luciano Spalletti, thotė se ekipi i tij ende do tė luftojė pėr skudeton, pavarėsisht qė humbėn me rezultat 3-2 nė derbin ndaj rivalit romak, Lazios.
“Gjithmonė duhet tė tregojmė mentalitet bindės, entuziazėm bindės dhe do tė pėrpiqemi tė zvogėlojmė diferencėn ndaj Interit. Lojtarėt e Lazios luajtėn shumė mirė nė pjesėn e parė, ata ishin gjithkund dhe na nxorėn mjaft vėshtirėsi”, ka thėnė Spalletti.

“Nė pjesėn e dytė e kishim ndeshjen nė duart tona dhe mund tė kishim arritur mė shumė. Do jemi tė qetė rreth penaltisė dhe do ta pranojmė vendimin e referit. Mėnyra se si e humbėn derbin dhemb ca, por ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė se ekipi pėrpiqet tė fitojė ēdo ndeshje”, ka shtuar trajneri italian.

Roma mbledh 61 pikė dhe mbetet 7 pikė prapa liderit tė Serie A, Interit, qė pas barazimit tė mbrėmshėm ndaj Genoas grumbullon 68 pikė.

Mendjen
20-03-08, 21:16
Ancelotti: Kjo ishte skandaloze

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka nxjerrė tym pas humbjes sė mbrėmshme tė ekipit tė tij nga Sampdoria me rezultat 2-1, nė ndeshjen e luajtur nė San Siro, duke rrezikuar shanset e klubit pėr kualifikim nė Ligėn e Kampionėve.
“Kjo nuk ėshtė mirė. Ishim nė disavantazh 2-0 pas njė paraqitje skandaloze. Bėmė dy gabime tė pafalshme dhe pastaj u bė mjaft e vėshtirė pėr tu kthyer nė lojė. Qasja e ndeshjes ishte tėrėsisht e gabuar”, ka thėnė Ancelotti.

“Mbase ekipi po bėhet ca i lodhur dhe i vjetėr nė kuptimin e mentalitetit, por duhet tė presim deri nė fund tė sezonit pėr ta diskutuar kėtė. Ka shumė gjėra tė cilat duhet t’i shqyrtojmė nė qershor. Sidoqoftė nuk mendoj tė largohem nga posti”, ka shtuar italiani.

Derisa edhe Fiorentina po ashtu u mposht nga Napoli, Milan mund tė quhet mjaft me fat. Kur kanė mbetur edhe nėntė ndeshje deri nė fund tė sezonit, dallimi mes Milanit nė vendin e pestė dhe Fiorentinės, e cila mban tė katėrtin, mbetet katėr pikė.

Mendjen
20-03-08, 21:17
Ronaldinho: Kritikat nuk mund tė ma marrin shpirtin

Superylli brazilian i Barcelonės, Ronaldinho, ka thėnė se kritikat e mėdha ndaj tij nuk do tė mund ta shkatėrrojnė kurrė.
“Ka shumė njerėz xhelozė tė cilėt dėshirojnė tė mė shkatėrrojnė, mirėpo kurrė s’do t’ia arrijnė qėllimit tė tyre. Askush s’mund ta shkatėrrojė Ronaldinhon. Nuk ka kritikė nė botė qė do tė mund tė ma marrė shpirtin”, ka thėnė braziliani.

Kritikat pėr simulime dhe pėr njė formė jo tė mirė, e kanė bėrė mė kėmbėngulės ish-lojtarin e Paris Saint-Germain, dhe ai qėndron i vendosur se vetė ai dhe klubi i tij janė duke shkuar drejt suksesit.

“Barca duhet ta shfrytėzojė Ronaldinhon e fuqishėm pėr tė fituar tituj. Jeta ėshtė e bezdisshme nėse ne nuk fitojmė trofe, ndėrsa unė ndjehem i frustruar nėse nuk mund t’i ndihmoj skuadrės nė fushė. Do tė bėj ēfarėdo qė ėshtė e nevojshme tė bėhem kampion me Barcelonėn”, ka vazhduar Ronaldinho.

Mendjen
20-03-08, 21:18
Anglia e Capellos plot befasi

Trajneri i Anglisė, Fabio Capello, e ka bėrė listėn e lojtarėve tė cilėt do tė luajnė nė ndeshjen kundėr Francės javėn e ardhshme. Capello ka grumbulluar 30 lojtarė pėr pėrgatitje, ndėrsa vetėm 23 prej tyre do tė udhėtojnė nė Francė. Nė listė figurojnė edhe David Beckham e Theo Walcott.
Nė kombėtare janė kthyer Frank Lampard dhe John Terry, pėr t’u pėrgatitur nė ndeshjen tė cilėt “Tre Luanėt” e luajnė kundėr tė “Kaltėrve” nė stadiumin “Stade de France”, javėn qė vjen.

Lojtari i Middlesbrough, David Wheater, ka marrė njė ftesė debutuese, derisa janė thirrur edhe David James, Jermain Defoe dhe Gabriel Agbonlahor.

Prej lojtarėve tė cilėt do tė mungojnė mė tė spikatur janė emrat e Michael Carrick, Ben Foster dhe Paul Robinson.

Lista e plotė e lojtarėve:

Portierė: David James (Portsmouth), Scott Carson (Aston Villa), Chris Kirkland (Wigan).

Mbrojtės: Wayne Bridge (Chelsea), Ashley Cole (Chelsea), David Wheater (Middlesbrough), Rio Ferdinand (Manchester United), Glen Johnson (Portsmouth), John Terry (Chelsea), Wes Brown (Manchester United), Joleon Lescott (Everton), Matthew Upson (West Ham), Jonathan Woodgate (Tottenham).

Mesfushorė: Gareth Barry (Aston Villa), Frank Lampard (Chelsea), Steven Gerrard (Liverpool), David Beckham (LA Galaxy), Jermaine Jenas (Tottenham), Owen Hargreaves (Manchester United), Joe Cole (Chelsea), Ashley Young (Aston Villa), Stewart Downing (Middlesbrough), David Bentley (Blackburn), Shaun Wright-Phillips (Chelsea).

Sulmues: Michael Owen (Newcastle), Gabriel Agbonlahor (Aston Villa), Theo Walcott (Arsenal), Wayne Rooney (Manchester United), Peter Crouch (Liverpool), Jermain Defoe (Portsmouth).

Mendjen
20-03-08, 21:18
Redknapp: Ronaldo ėshtė mė i mirė se Kaka

Menaxheri i skuadrės sė Premierligės, Portsmouth, Harry Redknapp ka thėnė fjalė shumė tė mira pėr yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.
Portugezi ka shėnuar dy herė nė takimin e mbrėmshėm kundėr Bolton Wanderers duke ēuar nė 33 numrin e golave nė tė gjitha garat kėtė sezon dhe duke e thyer rekordin e George Best, i cili kishte shėnuar 32 gola nė njė sezon pėr Manchesterin.

“Ronaldo ėshtė gjeni. Ai ka teknikė tė cilėn nuk e kemi parė asnjėherė. Ai ėshtė njė talent i veēantė. Kaka ėshtė njė lojtar i shkėlqyer, mirėpo nuk do ta shkėmbeja atė me Ronaldon”, ka thėnė Redknapp pėr gazetėn “The Sun”.

Sa i pėrket golit tė cilin Ronaldo e kishte shėnuar kundėr Portsmouthit nga gjuajtja e lirė, Redknapp pranon se e kishte frikėsuar. “Topi lėvizi sikur tė mos kishte ajėr brenda”, ka thėnė ai.

Mendjen
22-03-08, 12:45
Ancelotti ose Lippi nė drejtim tė kombėtares italiane?

Siē ka shkruar sot Corriere dello Sport, ose Carlo Ancelotti ose Marcello Lippi pritet ta marrė detyrėn e trajnerit tė kombėtares italiane nga Roberto Donadoni, pas pėrfundimit tė Kampionatit Evropian gjatė kėsaj vere.
Federata italiane e futbollit ka zbuluar dje se vazhdimi i kontratės sė Donadonit nuk do tė diskutohet deri nė Euro 2008. “Do ta diskutojmė marrėveshjen e re vetėm pas skadimit tė kontratės aktuale, nė korrik”, ėshtė thėnė nė deklaratėn zyrtare.

Edhe pse shumica mendojnė se Donadoni do tė mund tė qėndrojė nėse arrin tė kualifikohet nė gjysmėfinale tė Euro 2008, Corriere beson se trajneri aktual nuk do tė jetė nė detyrėn e trajnerit pavarėsisht se ēfarė pėrfundimi do tė ketė nė Austri dhe Zvicėr.

Sipas kėsaj gazete sportive, Carlo Ancelotti ose Marcello Lippi, do tė marrė postin e menaxherit tė kombėtares italiane nė futboll, me mė shumė gjasa qė ky tė jetė ish-trajneri i saj, Lippi.

Mendjen
22-03-08, 12:45
Benitez mendon vetėm pėr tri pikė

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotė se ai ėshtė i fokusuar ta fitojė ndeshjen dhe tė marrė tri pikė tė pastra nga takimi tė cilin tė kuqtė e luajnė tė dielėn me rivalin e pėrjetshėm, Manchester United nė Old Trafford.
“Ne kemi shumė ndeshje tė rėndėsishme qė po vijnė, mirėpo rivaliteti ndėrmjet kėtyre dy skuadrave e bėn shumė tė rėndėsishėm kėtė takim. Nėse fitojmė, do tė jemi shumė afėr dhe do tė vazhdojmė tė fitojmė qė tė afrohemi gjithnjė e mė shumė. Ėshtė shumė e vėshtirė t’u afrohemi atyre, prandaj ne duhet tė mendojmė pėr pozitėn e katėrt dhe pėr ndeshjen me Everton”, ka thėnė Benitez.

Pyetjes se a ėshtė Liverpooli ende nė garė pėr titull, Benitez i ėshtė pėrgjigjur: “Po mendoj pėr tė fituar tri pikėt. Po e pėrsėris, nėse fitojmė do tė jemi mė afėr, dhe pastaj mund tė jemi mė optimistė”.

“Kemi shumė besim se do tė fitojmė dhe takimi me United do tė jetė testi mė i madh, sepse ka shumė lojtarė tė mirė. Kemi besim, po luajmė mirė dhe nėse vazhdojmė kėshtu, nuk kemi nevojė tė frikėsohemi nga askush”, ka pėrfunduar Benitez komentimin pėr formėn e mirė aktuale tė skuadrės sė tij.

Mendjen
22-03-08, 12:46
Agjenti: Fabiano do transferohet nė Itali

Sportivja spanjolle Sport ka cituar agjentin e sulmuesit Luis Fabiano, Jose Fuentes, i cili ka thėnė se ka gjasa tė mėdha qė braziliani tė transferohet nga Sevilla nė njė klub tė madh italian, qoftė mė herėt ose mė vonė.
Agjenti i lojtarit ka thėnė se “tre ose katėr klube tė mėdha italiane”, janė nė garė pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit mė tė mirė tė La Ligas dhe se kanė bėrė oferta konkrete dhe jo vetėm tė shfaqin njė interesim tė thjeshtė.

Fuentes po ashtu ka bėrė tė ditur se dyert pėr vazhdimin e qėndrimit tė Fabianos nė Spanjė nuk janė tėrėsisht tė mbyllura, duke thėnė se “pas tre ose katėr javėsh” ai do tė takohet me presidentin e Sevillas Jose Maria del Nido rreth kėsaj ēėshtje.

Fabiano, i cili ėshtė golashėnuesi mė i mirė nė La Liga me 12 gola tė shėnuar, ka kontratė me Sevillan deri nė vitin 2009. 27-vjeēari arriti nė klubin spanjoll nė vitin 2005 nga Porto.

Mendjen
22-03-08, 12:47
Barca fokusohet nė ndeshjen e sė dielės

Lojtarėt e Barcelonės nuk kanė pasur kohė tė pendohen pėr pėrjashtimin nga Copa del Rey, pas humbjes nga Valencia me rezultat tė pėrgjithshėm 4-3, sepse sot nė mėngjes u janė kthyer pėrgatitjeve pėr ndeshjen e ardhshme nė La Liga.
Barcelona pati barazuar nė ndeshjen e parė nė Camp Nou me rezultatin 1-1, ndėrsa mbrėmė humbėn me rezultat 3-2 nga njė lojė e shkėlqyer e Valencias. Golat pėr Valencian i shėnuan Baraja (17’) dhe Mata (44’, 73’), ndėrsa pėr Barcelonėnėn shėnuan Thierry Henry (72’) dhe S. Eto'o (80’).

Megjithatė lojtarėt e nėn-kampionit tė Spanjės nuk patėn kohė tė pendohen pėr humbjen e cila u kushtoi eliminimin nga Kupa e Mbretit, por ata menjėherė u kthyen nė ushtrimet e pėrditshme.

Tė dielėn Barcelona do ta presė nė Camp Nou skuadrėn e Valladolidit, ndaj tė cilės shpresojnė t’i fitojnė tri pikė tė rėndėsishme tė cilat do ta afronin me liderin e tabelės Real Madrid.

Mendjen
22-03-08, 12:48
Ferguson: Pėr Ronaldon vetėm qielli ėshtė kufi

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka komentuar formėn e shkėlqyer tė Cristiano Ronaldos duke thėnė se nuk ka limit pėr fuqinė e fenomenit portugez.
“Loja e djaloshit flet vet... Forma e tij ėshtė fantastike, nuk ka njė kufi deri ku mund tė arrijė ai. Ai e ka tėrė botėn para tij. Dėshiroj qė ai tė vazhdojė ashtu dhe shpresoj qė ky tė jetė sezon i suksesshėm edhe pėr skuadrėn”, ka thėnė bosi i Manchester United.

Ferguson ka komentuar edhe pėr ndeshjen me Liverpoolin nė Old Trafford, tė cilėn United e luan tė dielėn.

“Nuk mund ta shmangim intensitetin, tensionin dhe atmosferėn e asaj ndeshje. Ndeshja me Liverpoolin sjell emocione tė shumta edhe pėr lojtarėt. Tė gjithė dėshirojnė tė luajnė dhe mė vjen keq qė disa prej tyre do tė ndihen keq qė do tė mungojnė nesėr”.

“Liverpooli vjen tek ne, ėshtė njė derbi, gjithmonė ėshtė takim i vėshtirė. Ata kanė njė mbrojtje tė fortė dhe po pėrgatisin njė dyshe sulmuese, Gerrard-Torres. E njohim mirė Steven Gerrardin, dhe duhet tė pėrgatitemi ta ndalojmė atė. Megjithatė ne do tė luajmė ndeshjen tonė me tė cilėn kemi mundėsi t’i fitojmė tė gjithė”, ka pėrfunduar Ferguson.

Mendjen
22-03-08, 12:49
Buffon fiton shpėrblimin e portierit mė tė mirė

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thėnė se ėshtė mjaft i kėnaqur pasi qė ėshtė emėrtuar Portieri mė i Mirė nė botė pėr vitin 2007, nga Federata Ndėrkombėtare e Historisė dhe Statistikave tė Futbollit.
“Ėshtė kėnaqėsi e madhe ta pranosh kėtė shpėrblim. Ėshtė mjaft mirė pasi qė kjo bazohet nė ēdo studim tė detajizuar tė statistikave dhe fakti se po e pranoj kėtė pėr tė katėrtėn herė thotė se diēka duhet tė jetė e saktė”, ka thėnė portieri italian.

Kjo ėshtė hera e katėrt qė Buffon fiton kėtė ēmim nė pesė vitet e fundit, pasi qė tė njėjtin e kishte fituar edhe nė vitet 2003, 2004 dhe 2006.

Mendjen
22-03-08, 12:49
Kaka: Shpresoj tė rikthehem shpejt

Superylli brazilian i Milanit, Kakį, ka folur pėr lėndimin qė e pėsoi sė fundi nė ndeshjen kundėr Sampdorias, nė tė cilėn ekipi i tij u mposht nė San Siro me rezultat 2-1, dhe thotė se shpreson tė rikthehet nė fushė sa mė shpejtė.
“Tashmė ndjehem mė mirė. Le tė shohim sa kohė do tė mė marrė tė rikthehem. Po punoj shumė me fizioterapeutėt dhe nė pishinėn e notimit”, ka thėnė braziliani.

“Dėmtimi ndodhi nė minutat e para tė ndeshjen, kur fillova tė ndjej dhimbje nė kėmbė. U pėrpoqa tė vazhdoj, por muskuli ishte forcuar dhe ishte diēka qė mė ndodhte pėr herė tė parė, andaj edhe nuk dija ēfarė tė bėja. Pastaj nė lėvizjet e kundėrsulmeve, ndjeva se nuk do tė mund tė vrapoja dhe kėrkova zėvendėsim”, ka shtuar fituesi i Topit tė Artė.

gen|us
23-03-08, 23:46
Real-Liverpul nuk kane zgjedhje!


11 Dhjetor

Reali i Madridit dhe Liverpuli do te jene gjigantet qe duhet te luftojne javen e fundit per te siguruar bileten e tyre ne fazen e dyte te Champions League. Ndeshjet e sotme dhe te neserme do te zbardhin perfundimisht misterin dhe percaktojne 16 skuadrat me te mira ne kontinent. Shtate klube do t’i bashkohen nente te tjereve qe e kane siguruar matematikisht kualifikimin qe perpara ketij raundi, por lufta behet edhe me e nderlikuar duke patur parasysh qe per shume skuadra vendi i trete eshte gjithashtu nje objektiv, duke qene e te lejon te vazhdosh perseri ne Europe pas nderprerjes dimerore, ne Kupen UEFA. Betejat me emocionuese pritet te jene ato te grupeve A dhe C, ku te gjitha skuadrat kane ende shanse per t’u kualifikuar per me tej.

Liverpuli iu pergjigj fillimit te tij shume te dobet me dy fitore radhazi ne shtepi, por ato vetem sa i sherbeyn per te mbetur ne gare per t’u kualifikuar ne raundin pasardhes. “Te kuqte” duhet t’i kthejne me cdo kusht reston Marsejes per fitoren e saj ne “Anfield” me nje sukses ne “Velodrome”. Nje barazim do te kualifikonte fituesit e Champions ne vitin 2005 vetem nese Beshiktashi, i cili u mund 8?0 ne “Anfield”, duke regjistruar rekordin e nje humbjeje ne Champions, vetem nese Beshiktashi mundo Porton ne Portugali.

Per Realin e Madridit, barazimi do te jete i mjaftueshem me Lacion, per t’u kualifikuar, ashtu sic do te ishte i mjaftueshem edhe per Olimpiakosin qe perballet ne Pire me Verderin. Megjithate, te dy skuadrat udhetuese e kane te siguruar kualifikimin e tyre ne rast fitoresh, mundesi qe do te dergonte nente here kampionet e Europes, Realin e Madridit, ne Kupen UEFA.

Rejnxhersave u mjafton te shmangin humbjen ne shtepi ne Grupin E ndaj rivaleve te Lionit, qe reaguan pas dy humbjeve te para me dy fitore dhe nje barazim. Ne Grupin D, gjithcka ka perfunduar me shpejt, per shkak te zhvendosjes se Milanit ne Japoni per te luajtur ne Boterorin e Klubeve. Kampionet ne fuqi te Milanit dhe Selltik jane dy ekipet e kualifikuara. Ne Grupin F, Mancesteri ka siguruar vendin e pare dhe mund te pergatitet per t’u perballur me Romen me nje skuader te mbushur me rezerva. Celsi gjithashtu ka siguruar vendin e pare ne Grupin B, pavaresisht rezultatit me Valencian, por do te jete Rozenborgu qe do te shoqeroje “blute”, nese arrin te shmange humbjen ne fushen e Shalkes. Ne Grupin G, Fenerbahce eshte favorite per te shoqeruar Interin. Turqit luajne ne shtepi me CSKA?ne e eliminuar dhe ndodhen nje pike perpara PSV?se qe pret Interin. Ne Grupin H, Arsenal dhe Sevilja jane kualifikuar, por mbetet per te percaktuar kush do te jete e para e grupit. je fitore e Seviljes ndaj Steauas do te bente qe spanjollet ta mbyllnin si koke grupi.

Sot ndahen pese bileta nga shtate te mbetura!

Pese duele te dites se sotme do te percaktojne pese skuadra qe do te avancojne me tej ne raundin e dyte, ndersa neser do te kete vetem dy duele vendimtare. Marseje?Liverpul, Porto?Beshiktash, Shalke?Rozenborg, Real Madrid?Lacio dhe Olimpiakos?Veder Bremen do te percaktojne me rezultatet e tyre skuadrat qe do te kualifikohen. Neser do te diskutoje kualifikimin vetem Lioni me Rejnxhersat dhe Fenerbahce me PSV?ne. Perpara raundit te fundit ne grupe, nente jane skuadrat qe kane siguruar matematikisht prezencen e tyre ne 16?shen e elites europiane. Mancesteri, Arsenali, Barcelona, Sevilja, Roma, Interi, Milani, Celsi dhe Selltiku do te jene ne raundin e dyte, pavaresisht rezultateve qe do te arrijne ne javen e fundit (me perjashtim te Milanit dhe Selltikut qe i kane mbyllur ndeshjet).

gen|us
23-03-08, 23:47
Cana: Duhet te shkruajme historine!



11 Dhjetor Marseja, i cili eshte klubi i pare francez qe ka fituar ne “Anfield Road”, enderron qe ne perballjen kunder Liverpulit, sot ne mbremnje, te hedhe hapin e madh, per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Champions League. Kete here ato do te luajne ne shtepine e tyre, ne “Velodrom”. Kapiteni Lorik Cana ka thene qe “nje faqe e re e Marsejes eshte duke u shkruar”, ai ishte autori i golit te dyte ne fitoren 2?0 ndaj Monakos te dielen. “Ka kaluar shume kohe qe kur klubi eshte kualifikuar per ne turin tjeter”, tha futbollisti i kombetares se Shqiperise. “Midis dy ekipeve ka shume ndryshim vlerash, por ndeshja luhet ne shtepine tone dhe duhet te luftojme per te kaluar. Kemi te ardhmen ne duar”. Pas nje fillim sezoni shume te keq, ekipi qe ka fituar me shume trofe ne kampionatin francez ka pese ndeshje rradhazi pa asnje humbje. Ne te kundert, Liverpuli, i cili edhe ai luan per kualifikim, ka prishur rrjedhen e mire pa asnje humbje ne kampionatin anglez duke u mundur nga Reding 3?1. “Ne kundershtim me kampionatin, ne mund te humbim gjithcka vetem me nje ndeshje kunder Liverpulit”, tha mbrojtesi Xhylien Rodriges. “Kjo eshte nje situate shume delikate sepse ne do te mjaftonte edhe nje barazim. Pritet nje ndeshje shume e forte ne te gjitha kuptimet”. Ne grupin A gjithcka eshte e hapur, nje barazim do te mjaftonte Marsejes per t’u kualifikuar, por me kusht qe Beshiktashi te mos fitoje ne Porto. Klubi portugez eshte ne vend te pare te grupit me nje pike diference kunder Marsejes dhe Liverpulit, dhe dy ndaj ekipit turk me te cilin do te perballet.“Sigusht te gjithe ato qe kane talent duhet te jene ne ndeshjen kunder Liverpulit”, tha mesfushori Matje Valbuena. “Duhet te rrisim akoma me shume nivelin tone te lojes per te qene ne ato qe kontrollojme ndeshjen, ashtu sic beme ne ndeshjen e pare, sepse do te perballemi me nje ekip i cili deshiron te hakmerret”, shtoi autori i golit te vetem ne “Anfield” ne ndeshjen e pare.

gen|us
23-03-08, 23:47
Xherard: Te bashkuar, mund t’ia dalim



11 Dhjetor Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard eshte i vendosur te shfrytezoje shansin e fundit per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Champions League, ne ndeshjen kunder Marsejes. Mundesite e te kuqve u ulen shume per t’u kualifikuar pas humbjes ne Angli pikerisht ndaj ekipi francez dhe pas humbjes ne Turqi nga Beshiktashi. Qe prej atyre ndeshjeve Liverpuli filloi duke bere kthesen duke fitar me rezultate te thella kunder Beshiktashit dhe ndaj Portos, por tani ato duhet te fitojne kunder Marsejes, sot, per te siguruar bileten e fazes se 1/16?tave. Xherard eshte shume i lumtur qe ekipi i tij e ka marre vete fatin ne dore: “Nese do te me kishin thene pese minuta para ndeshjes kunder Marsejes ne “Anfield” se do te luanim deri ne ndeshjen e fundit per te arritur kualifikimin, nuk do ta kisha pranuar ate oferte. Ishte akoma me keq ne ndeshjen kunder Beshiktashit. E dime shume mire qe kemi bere disa ndeshje jo te mira por per fat te mre gjithcka eshte qetesuar dhe fatin tone e kemi ne duar vete. Ne i dime shume me mire tani mundesite tona, edhe me shume se sa kur u perballem me Marsejen ne shtepi”. Liverpuli ishte ne te njejtat pozita ne sezonin 2004?2005, ne fund te grupit, dhe arrtiten te fitonin finalen ne Stamboll. Atyre i duheshin te shenonin tre gola kunder ekipit Grek Olimpiakos, dhe kete gje ato ia arriten fale kapitenin Xherard, dhe fituan 3?1. Xherard vazhdoi: “Te gjithe e kujtojme Olimpiakosin, keshtu qe eksperiencat tona ne te shkuaren do te na ndihmojne. Ndryshimi eshte se nuk jemi me ne shtepine tone, keshtu qe do ta kemi pak me te veshtire, por sigurisht ne jemi duke luajtur nje futboll te bukur, jemi duke fituar ndeshje dhe duke shenuar gola. Presioni do te jete mbi te dy ekipet i njejte kete here. Pritet qe ne te kalojme gjithmoen fazen e grupeve, por pas humbjes kunder tyre ne “Anfield” dhe pas humbjes ne Turqi, shanset tona u zvogeluan shume. Shume ekipe mund te kene menduar se mund te eliminoheshim, por ne akoma kemi disa shpresa. Per ekipin e Marsejes fakti qe ato na munden nje here dhe nuk na eliminuan dot mund ti merzise ato, keshtu qe ne mund te perfitojme nga ky avantazh”.

gen|us
23-03-08, 23:48
Shuster: Nuk do te gabojme!



11 Dhjetor Trajneri i Realit te Madridit, Bernd Shuster, ne prag te ndeshjes se rendesishme me Lacion ne Champions League, ka kerkuar maksimumin nga lojtaret e tij. Gjermani e di fare mire se kjo eshte nje ndeshje per jetae e vdekje per Realin dhe tifozet madrilene nuk mund te lejojne asnje hap fals. Realit i mjafton edhe nje barazim, megjithate, ne futboll pranohen edhe surprizat. Ne konferencen per shtyp te dhene ne prag te takimitn te sotem, Shuster u shpreh optimist per marrjen e nje rezultati pozitiv. “Do te jete nje ndeshje shume e rendesishme per ne dhe nuk na lejohet asnja gabim. Skuadra eshte shume e perqendruar dhe duhet te bejme me te miren tone perballe Lacios, ne menyre qe te mos shuajme endrren tone ne Champions. E dime qe eshte nje kompeticion shume i rendesishem per klubet dhe e dime qe tifozet tane enderrojne te jene ne finalen e ketij kompeticioni”. Pavaresisht se Realit i mjafton edhe nje pike per t’u kualifikuar, Bernd Shuster deklaroi se skuadra e tij do te hyje ne fushen e lojes vetem per fitore. “Ne cdo ndeshje skuadra jone kerkon vetem fitoren dhe te njejten gje do te bejme edhe kunder Lacios. Jam i bindur qe skuadra nuk do te gaboje. Te gjithe e dine qe jemi nje skuader e madhe dhe Champions League nuk mund te jete e njejte pa Realin”. I pyetur nese e ka menduar eleminimin te pakten per nje cast, tekniku gjerman pohoi: “Kemi qene skuadra me e mire e grupit deri tani dhe asnje ne vendin tim nuk do ta kishte menduar eleminimin. Objektivi yne eshte fitorja dhe te dalim teparet ne grup, ne menyre qe te kemi rruge me te lehte ne fazen e ardhshme”. Ne fund, Shuster beri elozhet e tij per skuadren e Lacios dhe paralajmeroi lojtaret e tij per rrezikshmerine e kesaj skuadre. “Ne ndeshjen e pare pashe nje Lacio shume te forte dhe jam i bindur se edhe sot do te jene te tille. Nuk jane nje skuader e madhe, megjithate duhet te tregohemi shume te kujdesshem. Ata do te vijne ne “Bernabeu” per te marre maksimumin, edhe pse jam i bindur qe ne nuk do t’ia lejojme nje gje te tille”.

gen|us
23-03-08, 23:48
Liverpool mposht Marseillen dhe arrin tė kualifikohet


Liverpool ėshtė kualifikuar mė tej nė Ligėn e Kampionėve, pas fitores sė thellė prej 4-0, nė udhėtim tek ekipi i Lorik Canės, Olimpique Marseille - i cili tash do t'i vazhdojė garat nė Kupėn UEFA. Nga grupi A, i kualifikuar dhe nė pozitėn e parė tashmė ėshtė Porto, pas fitores 2-0, si nikoqir i Besiktasit.
Grupi A Ekipi anglez kaloi nė epėrsi mjaft herėt pėrmes Gerrard, qė humbi penaltinė por qė shfrytėzoi topin e rikthyer, pėr ta ēuar nė avantazh ekipin e tij (4’). Shumė shpejt shėnoi edhe Torres, pėr avantazhin 2-0.

Francezėt vazhduan tė bėjnė presion duke kėrkuar gol, por kjo nuk ndihmoi. Liverpool shfrytėzoi kundėrsulmet, pėr tė shėnuar edhe dy gola tė tjerė, tė cilėt erdhėn pėrmes Kuyt, me fillimin e pjesės sė dytė (48’), dhe Babel, nė minutat e fundit tė ndeshjes (90’).

Porto ka shėnuar fitore prej 2-0 nė vend tė vet ndaj turqve tė Besiktas, me golat e Gonzalez (44’) dhe Quaresma (62’), duke mbajtur pozitėn e parė nė grupin A me 11 pikė. Liverpool mbledh 10 nė pozitėn e dytė, ndėrsa Marseille mbetet me 7 dhe eliminohet nga Liga e Kampionėve, ndėrsa do ta vazhdojė betejėn nė Kupėn UEFA.

Grupi B

Chelsea, qė kishte siguruar kualifikimin qė nė ndeshjet e kaluara, ka barazuar pa gola nė fushė tė vet, pėrballė Valencias, nė kuadėr tė grupit B. Schalke po ashtu ėshtė kualifikuar, pas fitores nė fushė tė vet, me rezultat 3-1 ndaj Rosenborgut.

Gjermanėt kaluar dy herė nė epėrsi pėrmes Asamoah (12’) dhe Rafina (19’), para se norvegjezėt tė ngushtonin epėrsinė me anė tė Kone (23’). Por ishte Kuranyi ai qė vulosi rezultatin, qė nė pjesėn e parė (36’), duke siguruar edhe kualifikimin e Schalkes.

Chelsea mban 12 pikė nė pozitėn e parė, ndėrsa Schalke 8 pikė. Rosenborg me 7 pikė do tė vazhdojė garėn nė Kupėn UEFA.

Grupi C

Real Madrid dhe Olimpiakos, janė dy ekipet tjera qė do tė vazhdojnė garėn nė fazėn e ardhshme eliminuese, tė Ligės sė Kampionėve. Real shėnoi fitore tė lehtė ndaj italianėve tė Lazios, me rezultat 3-1, ndėrsa Olimpiakos 3-0 ndaj gjermanėve tė Werder.

Spanjollėt avancuan tri herė nė pjesė tė parė, pėrmes Baptista (13’), Raul (15’) dhe Robinho (36’). Golin e vetėm tė mysafirėve e shėnoi maqedonasi Pandev dhjetė minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, ndėrsa Tomaso Rocchi humbi njė penalti nė minutat shtesė tė ndeshjes.

Olimpiakos ka qenė befasia e kėsaj faze grupore tė Ligės sė Kampionėve. Grekėt shėnuan fitore prej 3-0 nė fushė tė vet, ndaj Werder Bremen, duke vazhduar garėn e mėtejme. Stoltidis shėnoi dygolėsh (12’ dhe 74’) dhe njė tjetėr erdhi nga Kovacevic (70’).

Real Madrid dhe Olimpiakos mbledhin nga 11 pikė, por Real mban pozitėn e parė. Bremen do tė garojė nė Kupėn UEFA.

Ndeshjet e grupit D, janė luajtur qė nė javėn e kaluar, pėr shkak tė pjesėmarrjes sė Milanit nė Kupėn Botėrore tė Klubeve. Nga ky grup janė kualifikuar Milani dhe Celtic, derisa Benfica vazhdon garėn nė Kupėn UEFA.

gen|us
23-03-08, 23:49
Ferguson: Rooney mund tė jetė njė kapiten i mrekullueshėm

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka krahasuar Wayne Rooneyn me ish-kapitenėt legjendarė tė Djajve tė Kuq, Bryan Robson dhe Roy Keane. Wayne Rooney, 22-vjeēar, ėshtė prezantuar si kapiten i ekipit nga Ferguson, pėr ndeshjen e fundit tė fazės sė grupeve, qė do ta luajė sot kundėr Romės.
Ai ka thėnė pėr Daily Mirror: “Wayne mė ka mėrzitur qė tė jetė kapiten me vite dhe unė jam pajtuar me njė kusht, nėse ai nuk i merr pėrsipėr gjuajtjet. Ai ėshtė djalosh shumė i fortė, ai e pėlqen futbollin e tij, andaj edhe luan”.

Menaxheri i United beson se Rooney i ka tė njėjtat kualitetet si edhe dy ish kapitenėt e klubit, Bryan Robson dhe Roy Keane. Ferguson pret qė Rooney tė shquhet me aftėsitė e kapitenit kundėr ekipit tė Luciano Spalletit, qė do tė luhet nė Olimpico.

gen|us
23-03-08, 23:49
Liga e Kampionėve:Liverpool mposht Marseillen

• Liverpool ėshtė kualifikuar mė tej nė Ligėn e Kampionėve, pas fitores sė thellė prej 4-0, nė udhėtim tek ekipi i Lorik Canės, Olimpique Marseille - i cili tash do t'i vazhdojė garat nė Kupėn UEFA. Nga grupi A, i kualifikuar dhe nė pozitėn e parė tashmė ėshtė Porto, pas fitores 2-0, si nikoqir i Besiktasit.


Grupi A Ekipi anglez kaloi nė epėrsi mjaft herėt pėrmes Gerrard, qė humbi penaltinė por qė shfrytėzoi topin e rikthyer, pėr ta ēuar nė avantazh ekipin e tij (4’). Shumė shpejt shėnoi edhe Torres, pėr avantazhin 2-0.

Francezėt vazhduan tė bėjnė presion duke kėrkuar gol, por kjo nuk ndihmoi. Liverpool shfrytėzoi kundėrsulmet, pėr tė shėnuar edhe dy gola tė tjerė, tė cilėt erdhėn pėrmes Kuyt, me fillimin e pjesės sė dytė (48’), dhe Babel, nė minutat e fundit tė ndeshjes (90’).

Porto ka shėnuar fitore prej 2-0 nė vend tė vet ndaj turqve tė Besiktas, me golat e Gonzalez (44’) dhe Quaresma (62’), duke mbajtur pozitėn e parė nė grupin A me 11 pikė. Liverpool mbledh 10 nė pozitėn e dytė, ndėrsa Marseille mbetet me 7 dhe eliminohet nga Liga e Kampionėve, ndėrsa do ta vazhdojė betejėn nė Kupėn UEFA.

Grupi B

Chelsea, qė kishte siguruar kualifikimin qė nė ndeshjet e kaluara, ka barazuar pa gola nė fushė tė vet, pėrballė Valencias, nė kuadėr tė grupit B. Schalke po ashtu ėshtė kualifikuar, pas fitores nė fushė tė vet, me rezultat 3-1 ndaj Rosenborgut.

Gjermanėt kaluar dy herė nė epėrsi pėrmes Asamoah (12’) dhe Rafina (19’), para se norvegjezėt tė ngushtonin epėrsinė me anė tė Kone (23’). Por ishte Kuranyi ai qė vulosi rezultatin, qė nė pjesėn e parė (36’), duke siguruar edhe kualifikimin e Schalkes.

Chelsea mban 12 pikė nė pozitėn e parė, ndėrsa Schalke 8 pikė. Rosenborg me 7 pikė do tė vazhdojė garėn nė Kupėn UEFA.

Grupi C

Real Madrid dhe Olimpiakos, janė dy ekipet tjera qė do tė vazhdojnė garėn nė fazėn e ardhshme eliminuese, tė Ligės sė Kampionėve. Real shėnoi fitore tė lehtė ndaj italianėve tė Lazios, me rezultat 3-1, ndėrsa Olimpiakos 3-0 ndaj gjermanėve tė Werder.

Spanjollėt avancuan tri herė nė pjesė tė parė, pėrmes Baptista (13’), Raul (15’) dhe Robinho (36’). Golin e vetėm tė mysafirėve e shėnoi maqedonasi Pandev dhjetė minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, ndėrsa Tomaso Rocchi humbi njė penalti nė minutat shtesė tė ndeshjes.

Olimpiakos ka qenė befasia e kėsaj faze grupore tė Ligės sė Kampionėve. Grekėt shėnuan fitore prej 3-0 nė fushė tė vet, ndaj Werder Bremen, duke vazhduar garėn e mėtejme. Stoltidis shėnoi dygolėsh (12’ dhe 74’) dhe njė tjetėr erdhi nga Kovacevic (70’).

Real Madrid dhe Olimpiakos mbledhin nga 11 pikė, por Real mban pozitėn e parė. Bremen do tė garojė nė Kupėn UEFA.

Ndeshjet e grupit D, janė luajtur qė nė javėn e kaluar, pėr shkak tė pjesėmarrjes sė Milanit nė Kupėn Botėrore tė Klubeve. Nga ky grup janė kualifikuar Milani dhe Celtic, derisa Benfica vazhdon garėn nė Kupėn UEFA.

gen|us
23-03-08, 23:50
Roma dhe Manchesteri barazojnė, Lyon kualifikohet


Derbi i xhiros sė fundit tė fazės sė grupeve, mes Romės dhe Manchester United, nė kuadėr tė grupit F, i zhvilluar nė Olimpico, ka pėrfunduar me barazim 1-1, derisa Lyon ka mposhtur si mysafir Rangers, pėr tė siguruar vendin e dytė nė grupin E.
Grupi E

Barcelona ka mposhtur 3-1 ekipin e Stuttgartit, nė ndeshjen e luajtur nė Camp Nou. Spanjollėt pėsuan gol qė nė fillim tė ndeshjes, kur gjermanėt kaluar nė epėrsi pėrmes da Silvas. Vendasit barazuan me anė tė Dos Santos, nė pjesė tė parė (36’), ndėrsa me dy gola tė pjesės sė dytė nga dyshja e famshme Eto’o (57’) dhe Ronaldionho (67’), siguroi edhe fitoren.

Lyon ka siguruar vendin e dytė dhe kualifikimin mė tej pasi qė mposhti 3-0 skocezėt e Rangers si mysafir, tė cilėt do tė duhet tė garojnė tash nė Kupėn UEFA.



Grupi F
Roma dhe Manchester United, tė kualifikuar qė mė herėt, kanė ndarė pikėt pas barazimit 1-1. Anglezėt kaluan tė parėt nė epėrsi pėrmes Pique (34’), por vendasit arritėn tė barazojnė nė pjesė tė dytė, me anė tė Mancici (71’). Manchesteri, me kėtė barazim mbledh 16 pikė, derisa Roma 11.

Nė ndeshjen tjetėr tė kėtij grupi, Sporting Lisbona ka mposhtur 3-0 Dinamo Kievin, dhe ka siguruar biletėn pėr nė Kupėn UEFA (7 pikė). Dinamo mbetet i vetmi ekip pa pikė, nė fazėn e grupeve.

Grupi G

Fenerbahce ka mposhtur CSKA Moskėn me rezultat 3-1, nė ndeshjen e luajtur nė Turqi, duke siguruar kalimin nė rundin e ardhshėm tė Ligės sė Kampionėve, sė bashku me Interin, qė ka fituar si mysafir i PSV Eindhoven.

Turqit u rikthyen nga disavantazhit 1-0, qė erdhi pas autogolit tė Dracena (30’), pėr tė fituar nė fund 3-1, me golat e Alex dy minuta mė vonė (32’) dhe dy gola tė Boral, nė minutat e fundit tė secilės pjesė (45’, 90’).

Inter ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj PSV, me golin e vetėm tė Cruz (64’). Vendasit nga minuta e 28-tė luajtėn me 10 lojtarė pas kartonit tė kuq tė Mendezit.
Inter ka 15 pikė nė pozitėn e parė, derisa Fenerbace 11 nė tė dytėn. Holandezėt gjendet nė pozitėn e tretė me 7 pikė dhe do tė garojnė nė Kupėn UEFA.

Grupi H

Sevilla ka fituar 3-0, si mysafir i Slavia Pragės, duke e ruajtur vendin e parė nė grupin H, para Arsenalit qė ka mposhtur 2-1 Steaua Bukureshtin. Fabiano (66’), Kanoute (70’) dhe Daniel Alves (87’) shėnuan pėr fitoren e Sevillas. Pėr Arsenal shėnuan Diaby (8’) dhe Bendtner (42’), ndėrsa golin e vetėm tė Steauas e shėnoi Zaharia.

Seilla mban kreun me 15 pikė, dy mė shumė se Arsenali nė pozitėn e dytė. Slavia Praga mbledh 5 pikė dhe do tė kalojė nė Kupėn UEFA.

gen|us
23-03-08, 23:51
Lippi: Capello ėshtė perfekt pėr Anglinė


Fituesi i Kupės Botėrore me ekipin e Italisė, trajneri Marcelo Lippi, ka parashikuar qė Fabio Capello mund tė ketė njė sukses tė madh, nėse e merr detyrėn e trajnerit tė kombėtares sė Anglisė.
Fabio Capello ėshtė nė prag tė marrjes sė kėsaj detyre, ndėrsa ish-trajneri i Italisė, Lippi, ka lavdėruar Asociacionin e Futbollit Anglez (FA) pėr vendimin e tyre.

“Capello ėshtė mbase zgjidhja mė e mirė pėr Anglinė”, ka thėnė ai pėr Daily Mirror. “Mjafton tė shohėsh sa shumė trofe ka fituar nė karrierėn e tij, pėr tė kuptuar se cilat janė kualitetet e tij dhe, ēfarė ai mund tė sjellė nė kėtė rol”.

Capello sė fundi ėshtė takuar me pėrfaqėsuesit e FA-sė dhe thuhet se do tė shpallet si menaxher, madje gjatė ditės sė sotme.

gen|us
23-03-08, 23:51
Milan shėnon fitore kundėr Urawa Reds

Clarence Seedorf ka shėnuar golin e fitores pėr Milanin, gjatė ndeshjes mjaft tė vėshtirė kundėr ekipit japonez, Urawa Reds, fitore qė i siguron kampionit evropian vend nė finalen e Kupės Botėrore tė Klubeve.
Urawa Reds Diamonds kishte njė fillim mjaft tė mirė, dhe dy tentime pėr tė shėnuar, gjatė 10 minutave tė para, pėrmes Abe dhe Tanaka, por qė Milan shpejt ėshtė rikthyer nė lojė, me disa raste tė mira shėnimi.

Goli i avantazhit dhe i vetmi i ndeshjes erdhi nė minutėn 68-tė, kur Kaka gjeti Seedorfin, i cili dėrgon topin nė rrjetė. Milan do tė takohet me Boca Juniors nė finalen e sė dielės.

gen|us
23-03-08, 23:52
Kanoute preferon pėrballjen kundėr Lyonit


Frederic Kanoute ka thėnė se dėshiron qė Sevilla tė takojė Olympique Lyonin gjatė rundit tė ardhshėm tė Ligės sė Kampionėve, pasi qė ėshtė njė klub i zemrės sė tij. Sevilla pėrfundoi e para nė grupin H, derisa Lyon i dyti nė grupin E.
Pėrfaqėsuesi nga Mali, nuk ka pasur dyshime se me cilin ekip do tė dėshironte tė pėrballej, pas tejkalimit tė fazės sė grupeve. “Personalisht do tė dėshiroja tė pėrballem me Lyonin, pasi qė ėshtė klubi im dhe do tė dėshiroja tė luaj kundėr tij”, ka thėnė ai.

Para se tė kalonte nė West Ham nė vitin 2000, Kanoute ishte pjesė e Lyonit, ku edhe e filloi karrierėn ,dhe ku pati 70 paraqitje me ekipin e parė. Ai edhe ėshtė i lindur nė kėtė qytet.

Mendjen
25-03-08, 02:01
Juventus i interesuar pėr Saviolan

Juventus thuhet se ėshtė i interesuar nė sulmuesin e Real Madridit, Javier Saviola, i cili mund tė largohet nga klubi spanjoll gjatė afatit kalimtar tė verės.
27-vjeēari arriti nė Bernabeu verėn e kaluar nga Barcelona, duke shpresuar se do tė jetė pjesė e formacionit startues tė trajnerit Bernd Schuster, por arriti tė sigurojė vend tė qėndrueshėm nė formacionin bazė dhe pritet tė largohet gjatė verės, pėr njė shumė mė tė vogėl tė parave.

Kjo mund tė jetė nė interes tė biankonerėve, tė cilėt aktualisht janė nė betejė me Real Madridin pėr tė fituar shėrbimet e mesfushorit brazilian tė Werder Bremenit, Diego, por qė ky i fundit duket se ėshtė mė i interesuar tė kalojė nė Spanjė.

Kjo mund tė jetė njė rast qė Saviola tė transferohet nė Itali, me qėllim qė bardhezinjtė tė zgjidhin problemin nė sulm, si dhe tė heqin dorė nga interesimi pėr brazilianin. Saviola do t’i kushtonte Juventusit, jo mė pak se 4.5 milionė euro.

Mendjen
25-03-08, 02:01
Chelsea fiton ndaj Arsenalit dhe ngjitet nė pozitėn e dytė

Didier Drogba ka shėnuar dy gola pėr t’i sjellė fitoren prej 2-1 Chelseat nė derbin ndaj Arsenalit tė luajtur nė Stamford Bridge, fitore qė e ngrit ekipin e drejtuar nga trajneri Avram Grant nė vendin e dytė tė tabelės sė Premierligės.
Pas njė pjese tė parė pa gola, topēinjtė kaluan tė parėt nė epėrsi nė pjesė tė dytė me golin e shėnuar nga Bacary Sagna (58’), por Chelsea arriti tė rikthehet dhe tė fitojė falė dy golave tė sulmuesit Didier Drogba (72’ dhe 81’).

Kjo fitore e ngrit Chelsean nė pozitėn e dytė me 68 pikė, derisa Arsenali, qė pas katėr barazimeve pėson humbje, e dyta pėr kėtė sezon, zbret nė vendin e tretė me njė pikė mė pak (67).

Manchester United, qė mė herėt shėnoi fitore ndaj Liverpoolit, kryeson tabelėn e Premierligės me 73 pikė, pesė mė shumė se Chelsea, derisa Arsenali mbetet gjashtė pikė prapa.

Mendjen
25-03-08, 02:02
Benitez: Pėrjashtimi i Mascheranos na solli humbjen

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka shfaqur zhgėnjimin pėr humbjen e ekipit tė tij nga Manchester United, nė ndeshjen e sotme tė luajtur nė Old Trafford, duke fajėsuar kartonin e kuq pėr humbjen e tė kuqve.
Manchester United fitoi me rezultat 3-0 derbin ndaj Liverpoolit, me golat e shėnuar nga Wes Brown (34’), Cristiano Ronaldo (79’) dhe Nani (80’). Nga fundi i pjesės sė parė (44’), Liverpool luajti me 10 lojtarė, pas pėrjashtimit tė padrejtė tė Javier Mascheranos.

“Ēdokush mund tė shihte dy ndeshje tė ndryshme: para dhe pas pėrjashtimit. Kishte njė diferencė tė madhe. Ne kishim shanset tona, kornerėt, dhe kemi sulmuar dhe luajtėm me kundėrsulme, ishim tė koncentruar nė gol, por pasi qė mbetėm me dhjetė lojtar, ishte njė lojė ndryshe”, ka thėnė Benitez.

“Askush nuk e kuptoi atė, sepse lojtari kėrkonte ēfarė ndodhi dhe referi tregoi kartonin e dytė tė verdhė. Lojtari vėrtet ishte i befasuar. Ēdokush e din se ai ėshtė profesionist dhe shumė i sinqertė, andaj ai na thoshte neve, ‘pse’?”, ka shtuar trajneri i Liverpoolit.

Mendjen
25-03-08, 02:03
Real humbet, Barcelona fiton thellė

Valencia ka ruajtur tė hapur garėn pėr titullin nė La Liga, pas fitores prej 3-2 ndaj Real Madridit, ndeshje e luajtur nė Santiago Bernabeu, derisa Barcelona ka shėnuar fitore prej 4-1 ndaj Valladolid.
Kapiteni i Realit, Raul Gonzalez, ka shkėlqyer duke shėnuar dy herė pėr Realin (35’ dhe 56’), por dygolėsh ka shėnuar edhe lojtari kundėrshtar, David Villa (33’ dhe 67’), para se Arizmendi tė shėnonte golin e fitores pėr Valencian, dy minuta para fundit tė kohės sė rregullt tė ndeshjes.

Valencia qė eliminoi Barcelonėn nga Kupa e Spanjės nė mesjavė, kėsaj here i ka dhėnė njė “dhuratė” ekipit tė udhėhequr nga trajneri Frank Rijkaard, duke e mbajtur garėn pėr titullin e Spanjės tė hapur.

Barcelona, fitoi bindshėm si vendas ndaj Valladolin, falė golave tė shėnuar nga Samuel Eto'o (24’), Andres Iniesta (47’) dhe njė dygolėshi tė Bojan Krkic (62’ dhe 83’), derisa golin e vetėm tė mysafirėve e shėnoi Gonzalez nga penaltia (31’).

Real Madrid tash kryeson nė La Liga me 62 pikė, vetėm katėr mė shumė se Barcelona, qė mban 58 pikė. Villarreal qė ka shėnuar fitore 2-1 nė fushė tė Levantres, gjendet nė pozitėn e tretė me 56 pikė.

Mendjen
25-03-08, 02:04
Trezeguet: Del Piero duhet tė luajė pėr Italinė

Golashėnuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka deklaruar se bashkėlojtari i tij Alessandro Del Piero meriton tė jetė pjesė e ekipit kombėtar tė Italisė.
Gjasat qė Del Piero tė merr pjesė nė Euro 2008 janė tė vogla, derisa ai ėshtė lėnė anash edhe pėr ndeshjen miqėsore qė Italia e zhvillon tė mėrkurėn me Spanjėn. Kjo ėshtė hera e fundit qė italianėt do tė luajnė para se Donadoni tė emėrtojė 23 lojtarėt tė cilėt do t’i marrė nė Kampionatin Evropian qė zhvillohet nė Austri dhe Zvicėr gjatė kėsaj vere.

“Mendoj se ai ka luajtur njė ndeshje tė shkėlqyeshme. Ai i shkaktoi shumė presion Marco Materazzit dhe mendoj se meriton vendin nė ekipin kombėtar, por ndoshta unė nuk jam personi mė i mirė pėr ta vlerėsuar kėtė. Por ai ka dėshmuar se ėshtė njė lojtar i shkėlqyeshėm pėr ne”, ka thėnė sulmuesi francez.

Trezeguet, ndėrkaq, ka pranuar njė ftesė befasuese pėr Francėn pėr dy ndeshjet e ardhshme kundėr Malit dhe Anglisė. 30-vjeēari nuk ėshtė parė sy mė sy me trajnerin Raymond Domenech, por ka pranuar njė thirrje tė vonshme telefonike pas lėndimit tė yllit tė Lyonit, Karim Benzema.