PDA

View Full Version : ARTI (imazhi) SI MJET POLITIK


LABI
14-12-07, 18:50
ARTI (imazhi) SI MJET POLITIK

Si arrine qe politikanet te perdorin imazhet vizual per t’na bindur ??
Si i perdorin produktet e permbajteve mediale (marketingun, reklamat , ) per ta bere opinionin public per vete ??

Arti si mjet (vegel) per t’manipuluar , ndryshuar , bere per vete opinionin ; u perdor qysh ne kohera te lashta nga August Oktaviani i Romes, Alexandi i Maqedonisw, Stone Engjey i Britanisw… e deri tek diktatoret me gjakepires te historise se njerezimit si Stalini, Hitleri, Musolini , Maoceduni ..E deri tek burrshtetasit qe aktualisht gjinden ne postin e te parit te vendit – Gjorgj Bushi ( me imazhet fotografike te marra nga vendi i ngjarjeve te 11 shtatorit …).

Arti ne formen e zbukurimit personal ngrit statusin – prestigjin. Ne te kaluaren arti dhe veprimtaria artit eshte perceptuar si dicka qe i takon vetem mbretit dhe pallateve te aristokracise..

Arti si nje mjet, arme (symbol) per te kultivuar, promovuar dhe imponuar pushtetin ; ka deshmuar se imazhi (arti) ka nje efekt maxhik , hipnotizues mbi ata (popullin, masen) qe shihnin – mbreterit, sundimtaret, burreshtetasit e nje vendi .
Siq na rrefen hisotira – me kalimin e kohes sundimet dhe shtetet e ketyre mbreterive, burrshtetasve , rriten/zgjerohen territorialisht…dhe per te imponuar pushtetin ne keto territore te medha (siq ishin perandoirte, federatat, kolonite) u perodrSIMBOLIKA – ARTI SIMBOLIK (GJUHA NDERKOMBETARE E IMAZHEVE)

Si e komunikojne , ju ofrojne ,imponojne lideret tek masat (njerezit e zakonshem) autoritetin (pushtetin) ???

Pergjegja: nepermjet paraqitjes te imazheve si symbol ( krenari e popullit ) … Nepermjet llogove , valutave, shtatoreve , busteve - formave te ndryshme te artit simbolik.
Siq tham me larte , keto forma jane perdore nga shume burreshtetas , psh :
Alexandri i Madh i Maqedonise- me pushtimin e Peresise . Nese ndalemi dhe shikojme se si i ka fituar luftrat Alexandri ? Historia nga flet per ket se e ka arritur me lufte (force,dhune).

Por , si e fitoj paqen (respektin) e popullit pushtuesi (Alexandri) ?!
E kete pikerisht e beri nepermjet fuqise maxhike te artit si nje mjet i pershtatshem per t’manipuluar, bere per vete opinionin (popullin).

PORTRETI POLITIK krijohet nepermjet FUQISE SE IMAZHIT
Portreti politik mund te perdoret per t’i bindur masat qe nje politikane eshte i denje,i pamposhtur, i merituar …

Ne nje eksperiment hulumtues te organizuar nga disa sociolog dhe antropolog te artit ; per te pare se cili eshte me ndikues, influencues LOGO apo PORTRETI – u organizua nje fushate , kampanje e imagjinuar - "per perkrahjen, avancimin e artit ne kulturen dhe poziten e gjithembarshme te kombit anglez ".
Vini re: platforma politike (programi) i te dy ketyre kundershtareve (qe ne fakt nuk ishin dy , ishin te njejte) , ka qene e njejet, vetem se per imazh ne njerin poster eshte perdorur LOGO, ne tjetren PORTRETI …

Pra, kandidatet identik, postera identik vetem imazhe te ndryshme – ne kete eksperiment dulen qe 40- votuan per logon , ndersa 60 per portretin.
Efektin kaq te fuqishem , ndikues , influencues ne masa e pate kuptuar dhe Aleksandri me shume se 2000 vjet me pare ; i cili perdori portretin e vet personal per te imponuar autoritetin – duke future ne perdorim edhe monedha parashe – per te perhapur imazhin e tij ne menyre qe njerezit e zakonshem te kuptojne , mesojne se kush udheheq me vendin.

Si kaloj arti nga nje mjet i reklamimit politik , ne nje mjet te manipulimin te masave?? Si e shfrytezuan burshtetas te botes moderne ??

Nepermjet artit (imazheve, simboleve) ata arriten t’i bindin popujt e tire qe t’i urrenin te tjeret dhe me keq t’i bindin qe te tjeret jane me inferior se ata !!
Nepermjet artit-simboli-imazhit; manipulimi masave ne rrethana anomie, dezorganizimi dhe anonimiteti social – eshte nje ambient dhe mundesi reale per t’bindur , bere per vete masen , per t’brohoritur, aplauduar …
Pasiqe asnje nuk ka emer ne grup (ne turme) … ne turma emocioni (nepermjet imazheve, shprehjes se fytyres) transmetohet shume me leht, me shpejt , esa fjala – ideja tek masa-turma.
Situatat dhe rrethanat e ndryshme papercaktueshmerie politike, anomie, dilemash, frustrimi, krizash i shfrytezoj dhe Hitleri... Fjalet e tij nuk percjellnin , transmetonin ndonje lajm-mesazh, mendim-ide ne vete ...

Nese i bejme nje veshtrim historise do te shofim se menyrat , mjetet qe perdori Hitleri per t'i manipuluar masat, per te bere per vete popullin ishte : perdorimi i instrumentit te propagandes- (nepermjet fjalimeve , mjeteve te komunikimit masiv) ; simboleve (nese kemi parasysh influencen e simbolit te kryqit te thyer ...) ; portretit ( portretizimi i vetes , i ekspozuar si nje lider karizmatik ... ) paradeve ushtarake- ( te cilat transmetonin mesazhe simbolike fuqie , force , hegjemonie ... ) .
Si ne te kaluaren po dhe sot burrshtetasi pothuajse kane perdorur te njejtat gjera per t'manipuluar .. Ne te kaluaren ngjyrat dhe mermerin ... ndersa sot , bashkohoret teknologjine informative digjitale..

E tera ajo qe me mbetet te them dhe konstatoj per fund eshte : "se ne njerezit dhe sot mbesim te kercenuar nga ARTI-POLITIK- I BINDJES