PDA

View Full Version : Dhuna nė Familje!!!

MemphiSx
15-12-07, 13:31
Qė te hapi ket teme,me shtyri informacioni i fundit se ne Kosove dhuna ne familje eshte ne rritje!
Dje UNDP ne Kosove kishte shperbly dy gazetare per hapesiren dhe per intervistimin e grave qe jan te maltretuara ne Familje!
Gazetarja e Infopressit,e cila u shperblye e tregoi nje rast shum prekes te dhunes qe po behet ndaj Gruas!!
Shumė burra mendojnė se e kanė humbur atė burrėrinė, sepse nuk mund tė kujdesen pėr familjet, pėr fėmijėt. Edhe gjendja ekonomike i shtyn ata qė tė hynė nė depresion, tė pinė alkool dhe tė sulmojnė familjet.
Ne Kosove ekzistojne 6 qendra ku behet mbrojtja e atyre grave qe kan qen pre e rrahjes,maltretimit te ndryshem nga burrat e tyre!
Tek ne ekziston nje mentalitet partiakal,qe kto raste nuk bene te lajmerohen ne organet kompetente,por une mendoj se kto raste duhet te tregohen dhe te eliminohen,sa me pare.

Mendimi juaj!!!

DEA
15-12-07, 13:40
Se di se si e mendon, me shume te veprojne kunder tyre populli apo qeveritaret apo policija apo, apo..........

Them se per ate qe nderhyn ne raste te tilla si person i thjesht do te ket pasoja te medha, se agresiviteti ne rritje e siper!

Ma-Origano
15-12-07, 14:15
DEA jame dakord me ty!!

MemphiSx
15-12-07, 14:27
A mundemi ne te ndihmojm ne ket rast,ne rrethin ku jetojm???

Tani dihet se,personi qe dhunohet,fizikisht psiqikisht,spo e lajmeron rastin,a mundemi ne qe te lajmerojm se ne ket familje apo tjetren po shtrohet dhune!!

Domira
16-12-07, 15:10
Se di se si e mendon, me shume te veprojne kunder tyre populli apo qeveritaret apo policija apo, apo..........

Them se per ate qe nderhyn ne raste te tilla si person i thjesht do te ket pasoja te medha, se agresiviteti ne rritje e siper!

DEA pajtohem me ty, mirepo sikur te nderhyjne me shume persona te thjeshte ne rast dhune p.sh fqinjet apo ndonje shok a i aferm qe iu tregon dhembet, dhunuesit terhiqen me ne fund...e viktima shpeton.

Ma-Origano
17-12-07, 15:29
DEA pajtohem me ty, mirepo sikur te nderhyjne me shume persona te thjeshte ne rast dhune p.sh fqinjet apo ndonje shok a i aferm qe iu tregon dhembet, dhunuesit terhiqen me ne fund...e viktima shpeton.
shum bukur Domira qe pajtohesh me Dea!

Amina
17-12-07, 15:51
Une pash javen e kaluar nje reportazh per femrat e dhunuara ne KS( ne RTK): Aty u prezentuan raste te ndryshme, ku grate kishin perjetuar dhune ne familje dhe per kete shkak jan larguar duke shkuar tek organizata te ndryshme.
Ne kete raport thuhej qe 80% e femrave kthehen prap te burri, pasi qe nuk kan ku te shkojne, sepse as familja e saj nuk e mbeshtete, ndersa organizatat nuk mund ti mbajn me, per munges mjeteve financiare E kjo me duket e tmerrshme. Perveq kesaj asnje rast njuk eshte denuar!Edhe me e tmerrshme. Me vjen keq per te gjitha ato femra qe nuk kan rrugedalje e keshtu ju duhet te kthehen nje jete ne "ferr"!

vjeshta
17-12-07, 17:23
Nuk eshte e perhapur kjo dukuri vetem ne vendin tone ,per kesi raste ndegjon qdo dite qe ndodhin edhe ne vendet tjera me nje ekonomi ,standard me te zhvilluar .

Qka eshte e tmerrshme ktu ,sepse dhuna te kercenohet nga njerzit qe i don ,kushton kujdesin ndaj tyre ,qon para familjen duke kaluar po ne te njejtat veshtiresit sikur ai dhe te vjen nga ai njeri qe mendon se te done!!! .Qe te ushtroshe dhune ndaj familjes tende, te prehesh prane nje gote alkoholi vetem se jeni ne nje gjendje te veshtire ekonomike kjo eshte veti e njerzve te dobet dhe me ndjenja shtazore .Ju lutem e keni nje tru ,perdoreni .

Lexova shkrimin e Amines ,Ku thoshte se asnje rast nuk eshte denuar ,por edhe nuk eshte qudi ,sepse ndoshta edhe ata qe e kan per detyre kete sillen po ne te njejten menyre me familjet e tyre !!!

Ligji ne dore te Maliqit !!!

Si ta mbrojme kete dukuri ???

Une kisha thene ,se askush nuk eshte i pamposhtur ,e tera qendron ne duart e atyre grave ,mjafton vetem qe ta nxjerrin forcen qe e kan mbrenda ........te ngrihet zėri ,besa edhe ndonje tehollojse nuk do te ishte keq ...http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon11.gif

Me kujtohet qe e kam bere nje postim te kafja ne menyre shakaje ,por ketu e paska vendin me te pershtateshem ,po e ceki edhe ktu ...

Ruajem zot nga ai qe me do ,se nga ai qe nuk me do ruhem vete .......lutem qe keto grate
ti ruaj zoti ,se vetem aty ju paska mbete shpresa !!

Amina
18-12-07, 12:35

Ashtu eshte vjeshta, por une mendoje se duhet te kete me shume mbeshtetje nga familja e ketyre grave , shembull nena, babai, vellezerit etj., pse te fajesohen keto gra dhe te ndeshkohen?! Nuk e kuptoje!

Psikologu
20-12-07, 08:09
Vrasja e Lures, per virgjeri

Babai i vajzes se vrare ne Lure te rrethit Diber, vrasje per te cilen akuzohen tre djemte e tij rrefen historine dhe perpjekjet per te martuar vajzen e tij me djalin qe donte. Ferit Buci per here te pare per mikrofonin e Top Channel nxjerr fakte te reja ku shpjegon nje histori ndryshe nga ajo e paraqitur deri me tani. Sipas tij, pas dy vjetesh qe te rinjte kishin nje lidhje dashurie dhe kerkonin martese, familja Gjoshi nuk e pranoi ate duke akuzuar vajzen se nuk ishte e virgjer. Nga ana tjeter, ai shpjegon se vete vajza perpara ngjarjes, 15 ditet e fundit jetonte ne veshtiresi per fejesen e prishur dhe per akuzat e ngritura ndaj saj ne menyre te padrejte. "E pyeta ate djale, sa kohe ke me vajzen time. Rreth dy vjet, me tha ai por shtoi se, vajzen time nuk do ta merrte pasi tha se e ka kapur nje tjeter", shprehet Ferit Buci. Ai nuk e pranon se djemte e tij kane kryer krimin, por thote se vrasja eshte kryer nga vete vajza. Nderkohe qe shton akuzat ndaj policise, pasi thote se te tre vellezerit jane vetedorezuar ne polici me urdherin prinderor. "Djali im kur ka ardhur ne shtepi pasi ishte ne qender me tha se te dashurin e vajzes e ka vrare vete vajza dhe me pas ajo ka vrare veten", ka sqaruar Buci. Historia e Lures, nese cdo thenie e Ferit Bucit vertetohet, i ngjan noveles se Markezit, "Kronike e nje vdekejeje te paralajmeruar", dhe duke ruajtur te njejtat linja te noveles se trishte, Buci thote se, vendimi i politikes per te ashpersuar ligjet nuk eshte zgjidhje. Kultura midis Lures dhe Tiranes ndryshon nga njera-tjetra. "Kam mendimin se kryeministri duhet te marre opinionin e specialisteve. Eshte e vertete se eshte rritur kriminaliteti, por kjo nuk mposhtet me sisteme denimesh, por sisteme edukimi", eshte shprehur Buci. Ai i kerkon drejtesise shqiptare vetem te marre per baze theniet e tij dhe t‘i vertetoje ato nese jane reale apo jo.

halla e madhe
20-12-07, 21:05
Akoma paska "trima" qe ushtrojne dhume bi familje a?!!!!

Toka i leshofte nje nga nje....turp, turp!!!!

LABI
21-12-07, 14:10
Nga tere kjo cfare lexova ... Familja nuk cenka dhe ashtu siq paraqitet , pasqyrohet neper shkrime , filma te ndryshem ... Nuk cenka ashtu siq mendohet , siq mbretron ne vetedijen e gjithembarshme qe familja eshte "STREHE, MBUROJE E CDO ANTARI TE SAJ" !!!

E tera ajo cfare mundem te them qe dhuna ne familje eshte kryesisht veprimtari mashkullore dhe me se shumti qe pesojn nga ajo jane femijet .

LaCoStA
04-01-08, 01:52
Cfar te them ???
Kam pas rastin te shoh dhe te ndegjoj per shume raste te dhunes familjare ne te cilat kane pesuar thuajse te gjitha kategorite (gruaja , prinderit , femijet por edhe burrat PO) por me te shpeshta jan ato qe pesojne grate . Nga ato se cfar shoh dhe ndegjoj , se per cfar arsye ndodhin keto gjera them , valle a ja vlen te besh nje gje te tille per kete apo ate arsye . Sinqerisht , eshte turp te besh nje gje te till , per asgje . Shpresoj se kjo dukuri do te zhduket sa me shpejt , apo te pakten te zvogelohet ne mase te madhe .....