PDA

View Full Version : Skicofrenia-Schizophrenia


Linka_pz
16-12-07, 18:11
Skicofrenia ėshtė semundje shumė komplekse, ku edhe simptomat janė tepėr komplekse.

Ēka ėshtė skicofrenia (Schizophrenia)?


Skicofrenia ėshtė semundje shumė komplekse, ku edhe simptomat janė tepėr komplekse. Sa i pėrket diagnozės psikiatrike tė skicofrenisė ka shumė mosmarrėveshje. Kėtu do tė prezentohen disa teori tė ndryshme pėr diagnozėn, shkaqet dhe tretmanet duke u bazuar nė manualet e diagnostifikimit sipas DSM IV ose ICD 10 (F20-F29).
Skicofrenia ėshtė formė e pėrseritur dhe shpeshherė kronike e sjelljes anormale qė i referohet asaj qė shumė prej nesh quajnė 'ēmenduri'.
Psikiatri zvicerian Eugen Bleueler ka perdorur nocionin “skizofreni” pėr herė tė parė, fjalė kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do tė thotė “ shpirt i ndarė”.Psikiatėrt e klasifikojnė skicofreninė si psikozė. Me kėtė ata nėnkuptojnė, sipas mendimit tė tyre, njė person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetė, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti (peceptimi i ndarė, idetė dhe vlerat qė njerėzit e tjerė nė atė kulturė i mbajnė si tė vėrteta). Pėrveē kėtyre simptomeve, personi mund tė dėgjoj zėra, apo besojnė qė njerėzit e tjerė mund tė ju lexojnė mendjen dhe kontrollojnė mendimet e tyre.
Shumica e psikiatėrve i konsiderojnė kėto simptome si ērregullim psikiatrik. Pėr t’i trajtuar kėto simptome ata zakonisht u japin pacientėve barna tė forta pėr qetėsim (benzodiazepine - tranquillisers). Megjithatė ēdokush nuk i beson kėto mendime tė kėtyre episodave psikologjike. Ide alternative pėr kėtė ėshtė se kėto janė reaksione natyrale dhe logjike pėrshkak tė ndonjė ngjarje tė keqe nė jetė; me fjalė tė tjera nga ndonjė shqetėsimi tė madh. Shumė njerėz preferojnė ta shikojnė skicofreninė nė mėnyrė tė pėrgjithshme. Ata e theksojnė nevojėn pėr tė menduar pėr pėrvojat individuale dhe rėndėsinė pėr tė kuptuar se ēka do tė thojnė kėto pėrvoja pėr atė individ.
Pėr shembull dėgjimi zėrave, nė disa kultura tė ndyshme dhe nė disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetėr domethėnės.
Diagnostifikimi sipas DSM IV
Njė pėrson skicofren duhet tė ketė tė paktėn kėto simptome sipas manualit tė diagnistifikimt, qė pėrdorėt nėpėr qėndra psikiatrike.



A: Simptomat karakteristike
Dy (ose mė tepėr) nga simptomat e mė poshtme, prezente nė njė pjesė kohe rreth njė mujore (ose edhe me pak) jane tė mjaftueshme pėr te percaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i ērregullt (jo i rrjedhshėm)
4. Sjellje katatone, ose ērregullsi e theksuar nė sjellje
5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si psh: mungese iniciative, mungesė dėshire, varferim (ose bllokim i plotė) fjalimi, etj.

B: Ērregullimi nė jetėn soociale/profesionale:
Ērregullim, i tillė qė rėnja nė prodhimtari tė jetė e dukshme nga ē'ka qenė para shfaqjes fillestare te simptomave, nė njė ose mė teper fusha tė funksionimit si psh: puna, marredhenjet interpersonale, kujdesi per vetėn... etj, gjatė njė periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjės sė sėmundjes ose simptomeve skicofrenik
C: Kohėzgjatja:
Shenja tė vazhdueshme tė shqetėsimeve duhet tė jenė shfaqur gjatė 6 muajve tė fundit. Kjo periudhė 6-mujore duhet tė pėrfshije tė pakten njė muaj qė nga shfaqja e simptomeve nga grupi A (faza aktive e simpomave), dhe mund tė pėrfshijė periudha tė simptomeve si fazen aktive te keqėsimit ose fazėn e shfaqjės se simptomeve pozitive (dmth. permirėsim nė funksione te ndryshme).Kėto simptome mund tė jenė tė njejta me sėmundjet tjera mentale siq janė ērregullimi bipolar dhe ērregullim skicoafektive apo mund tė jenė rezultat i ndonjė problemi fizik. Psikiatėrt dallojnė gjatė diagnozės se skicofrenisė disa sipmtomeve pozitive dhe negative.

Simptomet pozitive pėrfshijnė:


Mendime tė ērregulluara
Halucinime, si dėgjime tė zėrave apo tingujve
Deluzionet
Iluzionet

Simptomet negative pėrfshijnė:

kur ndjehen tė pa interesuar dhe pa emocionalisht tė zbrazėt
pamundėsi pėr t’u koncentruar
dėshira pėr tė qėndruar larg prej njerėzve
nevojė pėr te u ndjerė tė mbrojtur
Simptomet pozitve
Mendime tė ērregulluara

Njė person i cili pėrjeton mendime tė ērregulluara nuk ėshtė nė gjendje tė vazhdojė mendimin nė mėnyrė logjike, dhe idetė e tyre shfaqen si tė pėrziera dhe nuk kanė kuptim pėr tė tjerėt. Kjo mund ta bėjė bisedėn me ata shumė vėshtirė kėshtu qė kjo mund ti shtojė ndjenjat e izolimit dhe vetmisė. Ata e ndjejnė vetėn jo tė kuptuar.


Halucinimet

Halucinacionet definohen si: Eksperienca sensuale (shqisore) qė nuk shkaktohen nga stimuj tė jashtėm aktuale (tė vertetė). Nė shumicėn e rasteve tek skizofrenėt kėto pėrjetime (eksperienca) janė auditore (zėra).
Pra, disa njerėz dėgjojnė zėra qė tė tjerėt pėrreth tyre nuk i dėgjojnė. Kėto zėra mund tė jenė tė njohura, miqėsore apo kritike. Zėrat mund tė bisedojnė pėr mendimet apo sjelljet e personit qė i dėgjon zėrat, apo ju tregojnė ēka tė bėjnė. Pra, shumica e pacientėve degjojnė zėra qė komentojnė sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Prap tė tjerė degjojnė zėra qė diskutojne me njėri-tjetrin. Tek pacientet skicofren nė shumė raste kėto zėra shkaktojnė frike - por te disa tė tjerė kėto zėra mund tė kenė edhe efekt qetėsues.

Linka_pz
16-12-07, 18:27
Cave (kujdes): Vetėm nėse dikush dėgjon zėra nuk do tė thotė qė janė skicofrenik.



Bazuar nė disa hulumtime katėr pėrqind i popullėsisė dėgjon zėra, dhe pėr shumicėn kėta zėra nuk janė problem. Por njerėzit qė e kanė diagnozėn e skicofrenisė duket qė ata dėgjojnė zėra mė sė shumti zėra kritik apo jo-miqėsor. Ata ndoshta kanė dėgjuar zėra gjatė tėrė jetės sė tyre mirėpo pėr shkak tė ndonjė shqetėsimi tė madh nė jetė i bėnė ata qė t’i dėgjojnė zėrat mė shumė dhe mė vėshtirė qė tė jetojnė me ta. Njerėzit ndonjėherė dėgjojnė poashtu edhe tingllime nė vend tė zėrave.



Deluzionet





Halucinimet nė shumicėn e rasteve janė tė shoqeruara me simptoma tė tjera, dhe veēanerisht deluzionet. Njerėzit qe pėrjetojnė halucinacione ndjejnė nevojėn t’i shpjegojnė kėto zera. Kėto shpjegime shpesh pėrfshijne ide deluzive. Kėto janė ide tė gabuara, tė pabazuara nė realitet. Shpesh deluzionet ėshtė e vėshtire tė percaktohen si tė tilla. Ato mund tė jenė edhe fakte tė verteta apo realitet. Nė tė shumtėn e rasteve psikologet binden mbi tė qenurit ose jo te nje ideje deluzioni bazuar mbi insistimin dhe mbrojtjen me ēdo kusht tė ideve tė tilla nga pacientėt skicofren, shpesh e shoqeruar me fakte absurde, alogjike. Pacientė deluzivė e kanė tė pamundur tė perceptojnė (kuptojnė) atė ēka tė tjerėt mendojnė lidhur me idenė e tyre, dhe janė tė pazotė tė ndalojnė mendimet mbi keto deluzione, si edhe tė vazhdojnė te flasin mbi to papushim. Deluzionet mė tė shpeshta janė ato qė dikush tjetėr po u imponon keto mendime ne kokė, njerezit rreth e qark janė te aftė tė lexojnė keto mendime nga mendja e pacientit, ose qe pacienti eshte i kontrolluar nga forca te jashtme misterioze. Shumė deluzione kane pėrmbajtje vetemadhėshtie ose paranoide.

Simptomet negative
Simptomet e tjera si tėrheqja nga shoqėria, humbja e interesimit, moskoncentrimi pėrshkruhen si simptome negative sepse janė mė pak tė qarta. Mund tė jetė shumė vėshtirė qė tė pėrcaktohet se a janė kėto pjesė e skizofrenisė apo vetėm personi ėshtė duke reaguar nė simptome tė tjera tė cilat pėr atė janė shqetėsuese dhe frikėsuese. Pėr shembull varet nga pėrvoja mirėpo dikush mund tė jetė i palėvizshėm dhe shumė i qetė me orė tė tėra pėrderisa dikush tjetėr lėviz vazhdimisht. Kėto simptome mund tė jenė rezultat i sjelljeve tė njerėzve tė tjerė ndaj tyre. Shpesh ndodh qė njerėzit qė kanė probleme me shėndet mental diskriminohen apo injorohen, qė mund tė shkaktojė ndenja tė izolimit, depresionit apo t’i lė pashpresa.

Shqetesime ne ndjenja afektive dhe emocionale:

Kėtu pėrfshihet ngurtėsimi nė shfaqjen e pėrgjigjeve emocionale. Keta paciente janė tė paafte tė shfaqin shėnja te emocioneve ose ndjenjave. Kjo simptome quhet 'ndjenje e ngurrtesuar'. Ata nuk jane as tė lumtur, as tė trishtuar, dhe duken krejtėsisht indiferente ndaj ambjentit rrethues tė tyre. Fytyrat e kėtyre pacienteve jane apatike (pandjenja) dhe pashprehje. Zėrave te tyre u mungon larmishmeria e intonacionit dhe ulje-ngritjeve te zėrit qė njerezit i perdorin per te shprehur gjendje te ndryshme. Ata janė totalisht te pakujdesshem per vetėn dhe pėr tė tjerėt (ne kuptimin e ngrenjes, veshjes etj).



Njė tjeter lloj i mungesės emocionale quhet “anhedonia”. Anhedoni do tė thotė pamundėsi pėr tė pėrjetuar kėnaqesi, mungesė te ndjenjave pozitive personale. Kėta pacientė humbasin interesin nė marredheniet sociale dhe aktivitetet tė tjera krijuese.



Apatia:



Shumė persona qė vuajnė nga skicofrenia janė tė shkėputur nga jeta shoqėrore. I ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave tė para skicofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund tė jetė njė nga shenjat e para se dicka nuk shkon mirė. Izolimi social nuk eshte vetėm njė simptomė, por edhe njė startegji e perdorur nga pacientėt per t'ju bėrė balle simptomeve. Izolimi te shumė pacjente shoqerohet me pavendosmeri, pasiguri, dhe njė humbje e dėshires. Keta persona lėnė menjane punėn dhe qellimet personale, dhe janė te paaftė tė funksionojnė nė menyrė tė pavarur. Varferimi i procesit mendor ndryshe mund te shfaqet edhe si varferim i procesit tė tė folurit. Keta pacientė thjesht nuk kanė pėr ēfare tė flasin, apo nuk dinė se ēka tė flasin. Shpeshherė ndodh qė keta pacientė te hidhen nga nje mendim ne tjetrin pa arritur te perfundojne mendimin e nisur, gjė qe quhet “bllokim mendimi”.



Ēorganizimi


Disa simptoma nuk jane as pozitive, as negative. Njė shembull i tyre eshte ērregullimi i tė menduarit, ndryshe i quajtur “ēorganizim”. Ērregullimi i te menduarit perfshin fjalim te paorganizuar, jo tė rrjedhshėm. Te disa pacientė ka njė tendencė pėr tė folur pa kuptim, si psh te japesh pergjigje tė pakuptimta, tė shprehesh ide qe nuk kane lidhje me njera-tjetren, dhe te perdoresh fjalet ne menyre te ēuditshme (si psh. Neologismen). Ndryshe kjo mund tė quhet edhe “ērregullimi i mendimi” sepse paaftesia pėr tė komunikuar reflekton njė ērregullim nė rruget e tė menduarit qė drejtojnė te folurėn. Disa shembuj se si mund tė shfaqet ērregullimi: kalimi i abrupt nga njė temė nė njė tjetėr, ripėrseritja papushim e te njejtės frazė ose fjalė, etj.




Sjellja e Ēuditshme



Pacientėt skizofrenikė mund tė shfaqin forma tė ndryshme tė pazakonta te sjelljeve fizike, apo motorike.



Katatonia eshte nje shembull i kėtyre sjelljeve. Pacientėt me katatoni shpesh qėndrojnė te ngrirė, pa levizur, dhe mund te qendrojne ne ēdo pozicion qe dikush i ve pėr orė tė tera. Katatonia mund te shfaqet edhe si aktivitet i ekzagjeruar fizik. Ata jane te ndergjegjshem pėr ēka ju thuhet dhe pėr ēka ndodh rreth tyre por refuzojne tė pergjigjen ose tė levizin. Njė tjetėr shembull i sjelljeve te cuditshme eshte reagimi me ngarkesė emocionale te papershtashme me situatėn. Si pėr shembull tė qeshesh me zė tė lartė gjatė njė varrimi.

Ēka e shkakton skicofreninė?
Pėrshkak tė besimeve tė ndryshme pėr skicofreni nuk ėshtė lehtė tė identifikohet se prej nga vjen, mirėpo janė disa ideja tė ndryshme.
Kimia Trupore
Teoria me influencuese deri mė tani mbi shkaqet e skizofrenise ėshtė “hipoteza e dopmanies” qė fokusohet mbi funksionin e ketij neurotransmetuesi nė pjesėn limbike tė trurit. Dopamina ėshtė njė kemikal, i cili pėrcjell porositė nė mes qelizave tė trurit. Mosshkarkimi i ketij neurotransmetuesi nė sasinė e duhur nė tru mund tė jetė njė nga shkaqet kryesore. Medikamentet qė pėrdoren pėr kurimin e skicofrenise kanė si funksion tė stimulojnė ēlirimin (“prodhimin”) e dopaminės dhe kalimin e saj nga njėri Neuron nė tjetrin. Kėto medikamente quhen medikamente anti-psikotike.

Megjithatė dopamina nuk ėshtė i vetmi neurotransmiter qė ndikon nė shfaqjen e skicofrenisė. Serotonina ėshtė njė tjetėr neurotransmetues, dhe mė shumė gjasa ēekuilibri i sasisė sė dopaminės dhe serotoninės nė zonen kortikale te trurit mund tė jetė nje nga shkaqet mė kryesore, tė cilat sjellin deri tė paraqitja e simptomeve skicofrenike.

Trashėgimia
Hulumtuesit qė kanė shikuar apo kėrkuar posaqrisht pėr ’gjenin skicofrenik’ nuk kanė gjetur asnjė. Megjithėatė, ėshtė thėnė qė disa gjene tė veēanta mund t’i bėjnė disa njerėz mė tė pambrojtur nga simptomet, mirėpo kjo s’do tė thotė qė kėto gjene tė zhvillohen (tė aktivizohen). Zhvillimi fizik i njerėzve, edukimi nė moshėn e re dhe ambienti ku ata rriten luajnė rol tė njejtė, sikurse edhe faktorėt psikologjik.

Domira
17-12-07, 23:21
Te peregezoj per temen Linka, vertet informata interesante per kete semundje.
A ke mundesi te na sjellesh me shume shenime per shkaqet e paraqitjes se kesaj semundjeje.

Respekt per mundin qe ti gjesh keto shenime interesante.

Linka_pz
18-12-07, 20:05
Te falenderoj Domira ....,me vjen mire qe po i lexon dhe po informohesh ne nje menyre .....te pershendes !!

Linka_pz
18-12-07, 20:07
Pėrvojat familjare



Ekzistojnė teori tė ndryshme se ka familje tė njė lloji tė posaēėm qė mund tė kontriboj nė shkaktimin e skicofrenisė, por kjo ende nuk ėshtė mundur tė vėrtetohet deri mė tani. Pėrvojat e jetės familjare nė moshėn e re kanė efekt nė zhvillimin e personalėitetit, kjo teori pranohet nė pėrgjithėsi.

Ngjarje jetėsore stresuese
Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnė qė ndodhitė shtresuese mund ta shkaktojnė skicofreninė. Kjo pėrfshin nėse e humbni dikėn tė afėrt apo tendosja kur duhet ta ndėrroni punėn. Presionet e tjera tė vazhdueshme si varfėria, banimi nė vend tė pėrkohshėm, dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund tė kontribojnė nė problem. Bazuar nė njė studim mė shumė se gjysma e njerėzve qė dėgjojnė zėra negativ thojnė qė shkaktar i problemit ėshtė dhunimi fizik apo seksual. Gati njė qerek prej tyre qė janė ndjehur fajtor pėr veprimet e tyre kanė shkaktuar zėra negativ.

Keqpėrdorimi i drogės dhe alkoholit
Ende askush nuk e ka vėrtetuar qė zhvillimi i skicofrenisė ėshtė e lidhur me keqpėrdorimin (abuzimin) e drogės dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnė nė kėtė thashethėme qė e bėn kėtė lidhje. Ėshtė e mundshme qė njerėzit qė ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisė mund tė ketė reaksione tė kėqija me disa lloje tė drogės. Nė tėrėsi, shumica e specialistėve mendojnė qė skicofrenia shkaktohet nga dy faktor tė kombinuar; pėrbėrja gjenetike e personit mund ta bėjė atė mė tė dobėt, por ngjarjet stresuese apo pėrvoja jetėsore apo familjare tė posaqme mund ta shkaktojnė fillimin e simptomeve.

A ėshtė e mundshme qė disa njerėz tė ju jipet diagnoza mė shumė se tė tjerėve?
Diku pėrreth njė nė njėqind njerėz ju jipet diagnoza e skicofrenisė nė ndonjė fazė tė jetės sė tyre - dhe zakonisht nė moshė tė re. Pėrafėrsisht kėto figura janė tė njejta pėr tė dy gjinitė, por te meshkujt diagnoza bėhet mė shumė nė moshė mė tė re. Nėse dikush nga familja juaj e ka scicofreninė atėherė anėtarėt e tjerė tė familjes me kėto simptome mė lehtė ju jipet diagnoza e skicofrenisė. Ėshtė vlerėsuar qė pėrreth njė e treta e popullsisė qė ju jepet diagnoza e skicofrenisė e pėrjetojnė vetėm njė epizodė skicofrenike. Njė e treta tjetėr mund tė ketė epizoda tė herė pas hershme, pėrderisa pjesa e tretė e fundit mund tė jetojė me skicofreni si problem tė pėrhershėm gjatė gjithė jetės.

A janė tė rrezikshėm njerėzit me diagnozė tė skicofrenisė?
Ka shumė dezinformata pėr skicofreninė nga mediat, mė shumė se sa cilado sėmundje psikiatrike tjetėr. Njė mit i popullarizaur ėshtė qė skocofrenia do tė thotė ’personalitet dyfish’ dhe qė dikush qė e ka skicofreninė luhatet prej njė personi tė qetė nė atė jashtė kontrollit. Shpesh nėpėr gazeta apo televizion skicofrenėt shfaqen si tė rrezikshėm nėse nuk mbahen me barrna dhe tė izoluar nė institucione. Shumica e njerėzve me skicofreni nuk kryejnė krime tė dhunshme, dhe krimet mė tė dhunshme nuk kryhen nga njerėzit me skicofreni. Nga hulumtimet mėsojmė qė njerėzit me probleme tė drogės dhe alkoholit janė nė gjendje dy herė mė shumė tė kryejnė krime tė dhunshme se dikush me skicofreni. Evidenca e korrelacionit ndėrmjet skicofrenisė dhe krimit serioz ėshte aq e pasigurtė sa qė parashikimet pėr dhunė konsiderohen pothuaj tė pamundhsme. Njerėzit zakonisht frigohen shumė nga personat qė dėgjojnė zėra. Ėshtė me rėndsi tė mbani nė mend se njerėzit qė dėgjojnė zėra, ata vendosin se a tė veprojnė sikurse ēdokush tjetėr, nėse dikush e pyet tė bėjė diēka. Duket qė zėrat qė njerėzit me skicofreni i dėgjojnė janė mė shpesh pėr tė bėrė vetėvrasje nė vend se ta vrasin dikend tjetėr. Shumica marrin vendim tė vetėdijshėm ēdo ditė qė tė mbesin gjallė pa marrė parasysh zėrat qė i dėgjojnė.

Ēfarė ndihme mund tė ju ofrohet si ndihmė?
Nėse ju shkoni te mjeku i pėrgjithshėm (mjeku familjar, shtėpiak) ai mund tė ju jap barna apo mund tė ju ofroj tretmane ku mund tė bisedoni me dikend. Ai mund tė ju referoj te psikiatri dhe ekipi pėr shėndet mental nė komunitet pėr vlersim tė mėtutjeshėm, tretmane dhe kujdes nėse keni nevojė. Shumica e njerėzve me skicofreni jetojnė nė shoqėri por nėse simptomet tuaja paraqiten pėrnjėherė, dhe janė serioze ju ndoshta duhet tė shkoni nė spital.

Medikamentet
Ilaēet anti-psikotike qė njihen si barna qetėsuese apo neuroleptik, zakonish jipen pėr t’i kontrolluar simptomet pozitive. Kėto mund tė kenė efekte tė pakėnaqura negative, posaqėrisht nėse konsumohen nė sasi tė mėdha, dhe mund tė kenė veprim dehės, kėshtu qė mund tė keni vėshtėrsi t’i pėrballoni efektet e padėshiruara, apo tė keni pėrfitim nga tretmanet ku mund tė bisedoni me dikend. Pėrveq gjėrave tjera, efektet e padėshiruara pėrfshijnė, efekte neuro muskulare (dridhja e duarve, ngurrimi i muskujve) dhe efekteve anti-muskarinike (pamje tė trubulltė, rrahje tė shpejtė tė zemrės, kapsllėkun dhe marramendje). Barnat anti-psikotike tė pėrparshme si chlorpromazine (qė quhet Largactil) dhe haloperidol (Serenace and Haldol) janė tė shoqėruara me efekte tė padishiruara, afatgjatė dhe serioze, duke pėrfshirė dėmtim tė pėrhershėm tė sistemit nervor (tė njohur si tardive dyskinesia). Udhėzimet e tanishme sygjerojnė qė njerėzit duhet tė pėrdorin barnat antipsikotike nė sasitė sa mė tė vogla. Ata, nėse ėshtė e mundshme duhet tė ja fillojnė me barnat e reja antipsikotike ’jotipike’ si ‘risperidon’, ‘olanzapin’, ‘quetiapin’, ‘amisulpirid’ dhe ‘zotepin’. Kėto medikamente janė zhvilluar pėr t’i redukuar efektet e pakėnaquara neuromuskulare. Pėrveq qė kėto barna janė mė tė sigurta, mund t’i pėrmirsojnė simptomet negative. Barnat antipsikotike mund tė jenė nė formė tė tabletave, shurupit apo injeksionit, dhe mund tė mirren ēdo ditė, javė, dy javė apo muaj. Barnat nuk mund ta parandalojnė keqsimin nė pėrgjithėsi, por evidenca tregon qė e zvoglon masėn dhe seriozitetin. Mėnyra mė e mirė pėr t’i tejkaluar simptomet dhe pėr t’i zvogluar efektet e padėshiruara ėshė duke marrė sasi tė vogla tė barnave. Nėse jeni duke marrė kėto barna ju duhet ta rishqyrtoni sasinė e tyre rregullisht me synim qė ta mbani sasinė sa mė tė vogėl. Individėt reagojnė ndryshe nė barna kėshtu qė duhet tė i provoni disa prej barnave derisa ta gjeni ata qė ju konvenon mė sė miri. Te shumė njerėz barnat bėjnė ndryshim nė simptomet e tyre por disa pacientėve nuk ju ndihmojnė. Tė tjerėt nuk vazhdojnė tė i marrin pėrshkak tė efekteve tė padėshiruara dhe disave nuk ju duhen fare.

Linka_pz
23-12-07, 18:39
Qėndrimi / Pranimi nė spital
Nėse ju ndjeheni posaqėrisht nė gjendje tė vėshtirė, ju ndoshta dėshironi tė gjindeni diku ku ndjeheni tė sigurt dhe pa stres. Kjo zakonisht do tė thotė qė tė shkoni nė spital. Nė spital mund tė jetė vėshtirė tė jeni pėrreth njerėzve tė tjerė tė cilėt janė nė gjendje tė vėshtirė dhe qė nuk mund tė jeni vetėm dhe pa pėrkrahje mund tė jetė vėshtir ta pėrballoni. Megjithatė, pėrdorėsit e shėrbimeve dhe grupet e pacientve tė bazuar nė spital mund tė jenė shumė pėrkrahės dhe tė dobishėm. Para se tė lėshoheni nga spitali nevojat tuaja duhen tė vlerėsohen kėshtu qė tė jeni nė gjendje tė jetoni pavėarsisht.

Shėrbimet nė kohė krizė
Nė disa plėmi shėrbimet nė krizė janė zhvilluar si alternativė tė spitalit. Disa nga kėto ofrojnė strehim nė kohė krize, tė tjerėt ofrojnė pėrkrahje njrėzve nė shtėpitė e tyre. Shumica mundohen tė ju ndihmojnė kėshtu qė mos tė ketė nevojė tė shkoni nė spital. Kėto shėrbime synojnė mė shumė nė drejtim tė tretmanit me psikiatėr dhe pėrkrahje joformale, nė vend tė barnave.
Ēka mund tė bėjė tjetėr qė ta pėrmirėsojė jetėn time?
Tretmanet biseduese
Terapitė biseduese, siē janė Psikoterapia, konsultimi, terapi pėr sjellje njohėse (kognitive), mund tė ju ndihmojė njerėzve qė tė jetojnė me skicofreni, duke i njohur problemet e tyre, tė merren me pasoja, zhvillojnė strategji pėrballuese dhe tė mėsojnė se si tė ndalojnė zhvillimin e situatave kritike. Kjo i lejon tė shqyrtoj domethėniet e simptomeve dhe se si tė tejkalohen. Bėni kėrkesėn nga mjeku pėr terapi.

Vetė-ndihma
Grupet pėr vetė ndihmė ofrojnė mundėsi me rėndėsi pėr individėt dhe familjet qė t’i ndajnė pėrvojat dhe mėnyrat pėrballuese, fushata pėr shėrbime mė tė mira apo thjesht tė pėrkrahin njėri -tjetrin.
Puna
Ju ndoshta duhet tė i shmangeni situatave qė i gjeni vėshtirė tė i pėrballoni. Nėse jeni tė punėsuar, ju ndoshta mund tė punoni me orar mė tė shkurtėr apo tė punoni me orar fleksibil qė tė i shmangeni situatave tė vėshtira.
Terapitė alternative
Disa njerėzve me diagnozė tė skicofrenisė shohin se terapitė plotėsuese ju ndihmojnė me problemet e tyre. Kėto mund tė pėrfshijnė homeopathi dhe terapitė kreative tė pėrqendruara nė art dhe poezi. Ushtrimet “T’ai chi”, joga dhe teknika tė tjera relaksuese mund tė kenė pėrfitim, mirėpo ėshtė ide e mirė tė bisedoni kėto mundėsi me terapistėt e kualifikuar.
Ushqimi
Studimet e tanishme kanė shikuar pėr pėrparėsi tė mundshme nga ushqimi i pėrmirėsuar pėr personat me diagnozė tė skicofrenisė. Disa studime sugjerojnė pėrfitimet nga vajrate e peshqėve qė mund tė gjenden nė sardina, dhe qė mund tė merren nė formė tė suplementeve.

Si mund tė ju ndihmojnė rrethi, pra: familja, tė afėrmit dhe shoqėria?
Mund tė jetė shumė vėshtirė kur dikush qė ėshtė i afėrt pėr ju, i pėrjeton simptomet e skicofrenisė. Ju mund tė jeni tė pasigurt se si tė veproni. Tė mėsoni realitetin e skicofrenisė mund tė ju ndihmojė. Kjo mund tė pėrfshijė tė mėsoni pėr strategji tė ndryshme pėrballuese,me tė cilat mund ta inkurajoni partnerin, shokun/shoqen, tė afėrmin tė provoj. Do tė ju ndihmojė shumė nėse bisedoni me personin kur ata ndjehen mirė, se ēka dėshirojnė ata prej juve kur janė duke pėrjetuar vėshtėrsi. Ėshtė me rėndėsi poashtu tė ju tregoni atyre se ēka mund tė pėrballoni e ēka nuk mundeni. Personi i cili pėrjeton simptomet e skicofrenisė dėshiron gjėrat e njejta sikurse ne i dėshirojmė: tė ndjehen qė dikush kujdeset pėr ata, mos tė ndjehen tė vetmuar, dhe ta kenė dikėnd qė mund tė bisedojnė ndjenjat dhe mundėsitė e tyre. Ėshtė me rėndėsi qė mos ta fajsoni personin apo t’i thoni atyre tė ’vijnė nė vete’.

Si ta pėrballoni mbikėqyrjen
Ėshtė me rėndėsi qė tė keni pėrkrahje me pėrballimin e ndjenjave tuaja, tė cilat mund tė jenė zemrimi, frika, faji apo pengimi. Ka njė numėr tė madh tė organizatave vullnetare qė japin ndihmė pėr mbikėqyrėsit, dhe shėrbimet e socialit janė tė obliguar t’i vlerėsojnė nevojat tuaja pėr pėrkrahje praktike dhe emocionale, nėse personi qė ju kujdeseni ka pasur apo do tė ketė vlerėsim nga kujdesi pėr komunitet.

Si ti pėrgjigjeni iluzioneve
Mund tė jetė shumė vėshtirė tė dini se si tė veproni kur njė shok/shoqe apo i afėrm sheh diēka apo beson diēka qė ju nuk mund ta shihni apo besoni. Nė vend se ta vėrtetoni apo ta mohoni pėrvojėn e tyre, mund tė ju ndihmojė atyre nėse ju thuani diēka njejtė si kėtė, ’Une e pranoj qė po dėgjon zėra apo sheh gjėrat nė atė mėnyrė por nuk ėshtė e njejtė pėr mua’. Zakonisht mė konstruktive ėshtė qė tė pėrqendroheni nė atė se si personi ndjehet, kjo mund tė jetė mė lehtė pėr tė ju tė dy tė komunikoni nė mėnyrė mė konstruktive.

Pranimi i detyrueshėm nė spital
Nėse ndjeheni se ka rrezik tė madh pėr personin apo pėr dikend tjetėr, ndoshta ėshtė e nevojshme tė mendoni pėr pranim tė detyrueshėm nė spital, si mundėsi e fundit.