PDA

View Full Version : Risillet nė jetė njė koleksion me flamuj kombėtar


Psikologu
21-12-07, 22:05
Nga Jaho Brahaj
Kohėt e fundit, me interesimin e restauratorit tė Akademisė sė Shkencave, Dr. Frederik Stamati, po risillet nė jetė njė koleksion flamujsh shqiptar, tė praktikuar nė jetėn politiko-shoqėrore nė gjysmėn e parė tė shekullit XX.
Koleksioni ėshtė njė pasuri relikesh historike, tė ruajtura pa vėmėndje si mall magazine pėr rreth 50 vjet.
Koleksioni, nė gjėndjen qė ruhet, pėrbėhet prej 13 flamujsh, nga kėto pėrcaktohen saktėsisht, qė 11 janė flamuj tė lartėsuar nga institucionet shtetėrore, shoqata kombėtare e formacionet ushtarake tė shtetit kombėtar shqiptar nė vitet 1914-1928.
Pyetja, se nga vjen ky koleksion i ēmueshėm mė ngacmoi, qė para njė viti, kur filluan tė restaurohen, por pa u njohur koha, se kur u pėrdorėn.
Koleksioni i flamujve ėshtė dorėzuar nė vitin 1946 nė arkivin e Institutit tė Shkencave nga njė person, qė as emri nuk i ėshtė shėnuar. Nė vitin 1957, me interesin e Rrok Zojsit, ky koleksion kaloi nė fondin e sektorit tė etnografisė tė Institutit tė Historisė dhe Gjuhėsisė, me porosi, qė tė ruhen, se janė vlera tė historisė sonė.
Meqėnėse, asnjėri prej tyre nuk lidhej me rezistencėn e luftėn kundėr pushtuesve tė viteve 1939-1944, ata nuk i mori Muzeu i Luftės, qė u krijua nė Tiranė dhe tė ngelura nė njė qoshe tė depove tė fondeve tė Institutit tė Kulturės Popullore, rastėsisht i “rizbuloi” restauratori Frederik Stamati, i cili konstatoi gjėndjen e tyre tepėr tė dėmtuar dhe mori vendimin t’i restaurojė.
Tė dhėnat pėr kėto relike tė ēmueshme, qė mblodhėm, na bindin, se janė pjesė e pasurisė sė koleksionistit tė famshėm shqiptar Eqerem Vlora. Nga shtypi i viteve tė para tė shekullit XX njihemi, qė ai ruante nė shtėpi njė flamur tė dhuruar atij nga Aleandro Kastrioti nė fillim tė shekullit XX dhe ruante dhe shumė flamuj tė periudhės 1912-1939, tė cilat falė dhe mundėsive tė tij financiare i blinte. Nga kujtimet e njė tė moshuari vlonjat kemi dėshmi, qė kėtė koleksion flamujsh, e ka parė nė shtėpinė- muze tė Eqerem Vlorės nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe po, ashtu kemi dėshmi gojore, qė njė sasi flamujsh kombėtarė, tė marra nga shtėpia e koleksionistit vlonjat iu dhuruan drejtuesve tė Konferencės tė Rinisė Antifashiste Shqiptare nė vitin 1944. Kjo ėshtė rruga e tyre deri nė dorėzimin nė Institutin e Shkencave nė vitin 1946.
Koleksioni pėrbėhet nga 2 flamuj, qė janė pėrdorur para vitit 1912 dhe kanė simbole tė administratės sė Perandorisė Osmane. Njėri prej tyre ka elementė, qė mund tė pėrcaktohet si flamur sanxhaku, por ėshtė tepėr i dėmtuar. Pas restaurimit mundet tė jepet njė mendim mė i saktė. Njė flamur ėshtė i vitit 1914 dhe i pėrkiste Princ Vidit. Njė flamur ėshtė i shoqatės “Atdheu” i qytetit tė Durrėsit i vitit 1919. Gjashtė flamuj janė tė pėrdorur nga institucionet shqiptare dhe nga formacionet ushtarake tė Ushtrisė Kombėtare Shqiptare nė periudhėn 1924-1928. Njė flamur ėshtė i bandės muzikore “Vatra”. Pėr dy flamuj tė tjerė tė koleksionit mbetet tė studiohen, pasi tė pėrfundoi restaurimi. Pengesė ėshtė fakti, qė pėr periudhėn 1912-1922, nuk kemi njė akt zyrtar pėr formėn grafike tė unifikuar tė shqiponjės sė flamurit kombėtar. Vetėm me 2.6.1922 u muar njė vendim zyrtar pėr kėtė ēėshtje, por edhe ky vendim pati moszbatim nė disa raste deri nė vitin 1927, kur u unifikua saktėsisht forma grafike e flamurit kombėtar shqiptar.
Njė nga flamujt e koleksionit, siē e thamė, ėshtė flamuri i Princ Vidit, i cili ėshtė relike e veēantė e unikale dhe i pėrdorur nė oborrin e kreut tė shtetit shqiptar nė vitin 1914. Flamuri ka shqiponjė dykrenare me ndryshime thelbėsore nga ajo e flamurit tė Ismail Qemalit tė vitit 1912 dhe mbi trupin e shqiponjės ėshtė njė pallua me ngjyrė tė bardhė (ngjyrė argjėndi), qė ishte simboli heraldik i familjes Vidi. Ky flamur ėshtė sipas zakonit tė familjeve princėrore mbretėrore, e nė kėtė hulli edhe Princ Vidi nė pallatin e tij qeveritar e nė residencėn familjare praktikoi flamurin zyrtar shqiptar me shtesėn e simbolit tė familjes sė tij. Flamuri i Princ Vidit ėshtė i dėmtuar nė disa pjesė, ndoshta me gjurmė plumbash, si rezultat i ngjarjeve tė fundit tė qeverisjes, por kjo na fakton, qė flamuri ėshtė pėrdorur nė pallatin e tij. Pas ikjes sė Vidit nga Shqipėria, shumė mobilie tė pallatit u shitėn nė Korfuz, disa nga ato i bleu Eqerem Vlora. Ky fakt na pėrforcon bindjen, qė ky koleksion me flamuj, vlera tė historisė sonė kombėtare, kanė dalė nga pasuria e koleksionit tė mbledhur me pasion e mundime nga atdhetari vlonjat. Pėr saktėsime tė mėtejshme, duhet ndjekur dhe rruga e vazhdimisht tė hulumtimit nė arkiva, ku ruhen fonde nė dorėshkrime tė Eqerem Vlorės, dhe nė kėtė drejtim ka dhe gjurmė tė zbulohet edhe vendruajtja e flamurit kombėtar shqiptar, tė ngritur nga Kuvendi Kombėtar nė Vlorė mė 28 nėntor 1912.
*Studjues

Psikologu
21-12-07, 22:07
Refleksione pėr simbolin kombėtarNga Eqerem Bej Vlora*
Historia e Flamurit shqiptar tretet nė mjegullėn e kohės. Nė veprėn e tij, “Jetėt paralele”, Plutarku thotė se Pirroja, mbreti i Epirit, pas betejės sė Heraklesė (280 para Krishtit), kur dėgjoi luftėtarėt e tij tek po kėndonin njė kėngė, ku e shquanin shqiponjė, ai iu tha atyre:”Nė qofsha unė shqiponjė, ju jeni krahėt qė mė sollėt fitimtarė deri kėtu”. Nė monedhat e qytetit iliro-epirot tė Orikumit duket njė shqiponjė, qė mban nė kthetra rrufetė e Zeusit. Po kėshtu, kalorėsit e Skėnderbeut (Sipas “De vita…Georgi Castrioti” tė Barletit) gjatė fushatės sė tij nė Pulje, nė ndihmė tė mbretit tė Napolit, nė luftėn kundėr baronėve, mbanin flamuj tė vegjėl, tė kuq, me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes.
Shqiponja dykrerėshe ėshtė simbol i pushtetit perandorak (bizantin, gjerman, rus). Sundimtarėt e mėdhenj dhe tė vegjėl, qė u shkėputėn nga perandoria bizantine, vazhduan ta mbajnė kėtė simbol pushteti. Kėshtu, mbase, ka bėrė dhe Skėnderbeu. Sidoqoftė, nė gojėdhėnat e arbėreshėve ky kumt ruhet ende i gjallė. Mbi varrin e nipit tė Skėnderbeut nė kishėn e shėn Marisė sė engjėjve, nė Napoli, ėshtė vėnė stema e tij: njė shqiponjė heraldike me njė yll tė bardhė e vezėllitės pesėcepėsh mbi dy krerėt.
Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mė vonė Anselmo Sorekio, nė tė pėrmuajshmen e tyre arbėreshe, e botuan, thuajse nė ēdo numėr, kėtė emblemė, si flamur tė Shqipėrisė. Pas 1900-ės, atė e vė edhe Faik Konica nė tė pėrmuajshmen e tij “Albania” nė Bruksel. Nė shtator tė vitit 1909, sėbashku me djelmėrinė e qytetit, unė organizova nė shtėpinė time shfaqjen e dramės Pirrua” tė Mihal Gramenos. Aty, kur kryepriftėresha e Orikumit, i zgjat Pirros, qė po nisej pėr nė Itali, njė flamur, dhe me njė ton patetik e duke shkėrbyer legjendėn e Kostandinit, i thotė:”Me kėtė shenjė ti do tė fitosh (in hoc signo vinces), nė prani tė prefektit, oficerėve turq, si edhe tė gjithė trupit konsullor, me shaka, por edhe me njė farė kapaidallėku, unė ngrita pėr herė tė parė nė skenė flamurin shqiptar. Asnjė nga zyrtarėt e pranishėm turq nuk u ndie, ndėrkohė qė salla shpėrtheu nė duartrokitje. Euforia atdhetare krijoi njė gjėndje tė nderur. Natyrisht, qė u raportua menjėherė nė Stamboll, por qortimi i vetėm, qė dėgjova unė pastaj, mė erdhi nga xhaxhai , Ferit pasha, asokohe, ministėr i brendshėm. Ai e quajti “tė pahijshme” kėtė sfidė nė shtėpinė time dhe para tė ftuarve tė mi.
***
Ka pasur dhe raste tė tjera, kur flamuri shqiptar ka luajtur rol, madje, shumė mė luftarak. Nė kohėn e kryengritjes sė malėsorėve katolikė nė vitin 1911, nė Cetinjė, mbėrritėn vullnetarė arbėreshė pėr t’u bashkuar me kryengritėsit, e qė pėr herė tė parė mbanin njė flamur kombėtar. Njėri nga krerėt e kėtyre vullnetarėve quhej Terenc Topi. Nė krye tė njė grupi vullnetarėsh dhe malėsorėsh, ai ēau deri nė Mirditė (Orosh), ku edhe shpalli njė republikė shqiptare-doemos jetėshkurtėr (27 prill 1911), qė me ngritjen e flamurit shqiptar pėr disa ditė rresht, e ngriti fuqishėm moralin e popullit. Madhėshtore nė kėtė aksion, tė thuash, operetė, ishin besnikėria ndaj etnitetit shqiptar, qė arbėreshėt thuajse me gėzim, rrezikuan jetėn e tyre, duke u dhėnė kėshtu, zemėr, edhe vėllezėrve nė atdheun e lashtė e tė braktisur, para aq kohėsh. Mė vonė, Terenc Toēi, ky atdhetar i zjarrtė, pati poste tė larta zyrtare nė Shqipėri, deri sa, pas njė proēesi, ku u akuzua pėr “mungesė patriotizmi”, pushkatohet nga komunistėt nė vitin 1945.
*poltikan dhe studjues

Eqerem Bej Vlora rrėfen…
Flamurin kombėtar, si u ngrit mė 28 nėntor 1912
Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė ēova Murat bej Toptanin dhe Hydai Efendiun (nipin e babit tė teqesė sonė nė Janinė) tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin, qė i pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo Znj. Marigo Posio (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė pėlqente reklama), ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri.
E pra nė 28 nėntor kryeobjektivi i ditės, flamuri i simbol i pavarėsisė, me atė pakujdesinė tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Pėr mė tepėr, shumica, nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė hutuar. Atėhere ngrihet miku im, Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqerem Beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe, pyeti, se a mund tė merrej pa qenė i zoti aty. Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri, qė dikur don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail Beut, i cili ia dorėzoi Murat bej Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte pranė nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė kopsht, duke brohoritur “Rroftė, rroftė!” edhe pse shumė prej tyre nuk kuptonin edhe aq se ē’po bėhej.
Mė vonė, kur unė nė ditėt festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė mirė mė thanė:”Shumė mirė e bėtė ju tė diturit, qė ngritėt flamurin e babė Kralit (pra tė Perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka ē’tė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazesi moracak. Kur pyeta se ku e kanė parė shqiponjėn e zezė, m’u pėrgjigjėn krenarisht:”Tek ushtarėt e Babė Kralit”, nė Pazarin e Ri.
Por, natyrisht, pati edhe tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet Efendiu, njė klerik i rėndėsishėm e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me zemėrim se Ismail Beu kishte zgjedhur njė “korb”, si simbol tė Shqipėrisė sė lirė. ”Ah, ta kishte bėrė Shqipėrinė, Syrja Beu ankohej ai,-tani do tė kishim nė flamur suret e bukura tė kuranit. Po ē’mund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė e ka kaluar tė gjithė jetėn e tij nė vendin e frėngjve!”
Kur ia rrėfeva historinė Ismail Beut, ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do t’i tregonte hoxhės, qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė!

Psikologu
21-12-07, 22:08
Koleksionet e mia
Nė vitin 1928, i ēoj pėr vlerėsim, ekspertit tė firmės Soothby & Comp, nė Londėr 175 orė nė miniaturė, tė cilat mė vonė, mė 1944, u grabitėn nga komunistėt nė shtėpinė tonė nė Vlorė
Shėnimet e mia
…Pėr tė kryer kėtė punė, unė nuk pata asnjė shėnim dhe asnjė dokument. Kam hedhur nė letėr vetėm ato, qė kishte ruajtur kujtesa ime. Shumica e blloqeve tė mia tė shėnimeve, gjithė koleksioni im me histori tė shkurtėra, qė shkrova nė periudhėn 1912-1936, dorėshkrimi i vyer i tė ndjerit tim atė, me kujtimet e tij, tė tėra humbėn nė dhjetor tė vitit 1944, kur komunistėt konfiskuan bibliotekėn tonė nė Vlorė. Nuk kisha pra, rrugė tjetėr, veēse tė mbėshtetesha nė kujtesėn time. Dhe, ajo, Lavdi Zotit, nuk mė la nė baltė!
Si e largova njė pjesė
Unė kėrkova leje tė shkoja nė Vlorė pėr tė siguruar nė ndonjė farė mėnyre koleksionet tona tė ēmueshme. U bėnė disa qindra pako. Librat (rreth 30.000 vėllime) si edhe argjendarinė i futa nė sterrenė rezervė tė shtėpisė, tashmė tė tharė mirė e bukur e tė veshur me letėr katrama dhe hyrjen e tė cilės e mbylla me mur, sepse ishte e pamundur tė lėvizeshin. (Sidoqoftė, njė pjesė e dorėshkrimeve , tė cilat nėna nė vitin 1916, i nxorri dhe i vuri pėrsėri nėpėr raftet e bibliotekės, u dėmtuan, e ndėrmjet tyre edhe vepra shumė tė ēmueshme e tė rralla). Pastaj, mora me qira pėr tre muaj, njė anije italiane me vela, “San Giorgion” 300 tonėshe, i ngarkova tė gjitha nė hambarin e saj, vura aty dy nga shėrbėtorėt dhe e lashė atė tė ankoruar nė skelėn e Vlorės. Unė vetė mora anijen e postės dhe u ktheva nė Durrės pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e tė gjithė krerėve shqiptarė tė thirrur nga Princi nė 11 korrik.
Me Princ Vidin
Lajmi pėr largimin e Princ Vilhelmit, thirri pėrsėri nė plan tė parė, Esat Pashė Toptanin, kėtė faktor tė fuqishėm dhe tė rėndėsishėm nė historinė shqiptare. Ai banonte, si mik i italianėve nė Romė dhe i nxitur prej tyre, shkoi fillimisht nė Korfuz, Athinė dhe Selanik (ku me siguri ka arritur ndonjė ujdi me grekėt pėr Shqipėrinė e Jugut), pėr tė vazhduar mė tej nė Nish, selia e qeverisė sė atėhershme serbe, e ku me siguri, do tė ketė gjetur mbėshtetjen aq tė nevojshme pėr krijimin e njėsive mercenare. Grupet e para i vuri nėn komandėn e Jusuf bej Doshishtit, kaloi me to kufirin, qė nuk e ruante askush. Mblodhi rrugės bashkėkalorės tė ndryshėm nga tė gjitha pjesėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe, nga fundi i shtatorit e krejt papritur, futet nė Durrės.
Por, bashkėpunimi i tij me juntėn, nuk zgjati mė tepėr se njė javė. Myftiu i Tiranės, Musa Qazim efendiu, iu kundėrvu menjėherė autoritetit tė tij dhe organizoi qėndresėn. As dy javė pas ardhjes sė tij, Esat Pasha, u gjend nė tė njėjtėn gjėndje si Princ Vilhelmi, ca mė parė. Kodrat e Rrashbullit u bėnė pėrsėri kufiri midis krahinave tė qeverisura nga njė grup njerėzish tė paditur, fanatikė dhe tradhėtarė dhe zonės, nėn ndikimin e njė burri qė donte njė Shqipėri, ndonėse relativisht tė vogėl, por tė mėvetėsishme dhe kombėtare. Pėr kėtė, ai urdhėroi uljen e flamurit turk dhe ngritjen e atij shqiptar. Por, pėr tė mos e acaruar mė tepėr elementin mysliman tė vendit, ai iu shmang pėrdorimit tė shqiponjės dykrenore nė fushė tė kuqe si emblemė tė shtetit dhe tė qeverisė dhe ngriti flamurin tregtar tė pėrdorur zyrtarisht edhe nė kohėn e Princ Vidit: njė brez i gjatė, i zi e me njė yll tė bardhė nė mes, e nga njė brez i gjatė e i kuq, poshtė e lartė tij. Forcat, qė kishte Esat Pasha pėr tė mbrojtur, Durrėsin e ri-rrethuar, nuk i kapėrcenin tė 2000 vetė dhe ishin krejt tė pamjaftueshme pėr tė ndėrmarrė ndonjė sulm mbi Tiranėn. Aq mė tepėr, qė ishin tė armatosura keq dhe tė padisiplinuara. E, megjithatė, ai e mbrojti shkėlqyeshėm pėr tetė muaj rrjesht Durrėsin, e rrethuar nga epėrsia dhe topat e rebelėve.

Psikologu
21-12-07, 22:09
Ju tregoj Familjen e Vlorajve
…Tė pasur ata nuk kanė qenė kurrė, por bujarė dhe shpirtmėdhenj gjithmonė. Pronat e mėdha nė Myzeqe, qė ata, midis viteve 1700 dhe 1830, i quanin tė tyret (60.000 ha, sėfundi 26.000 ha) nuk qenė kurrė tė mjaftueshme pėr tė mbuluar shpenzimet e mėdha, jo “sipas jorganit”. Asnjė familje nė Shqipėri nuk e ka pėrkrahur aq bujarisht artin dhe dijen, nuk e ka pasur atė shije tė hollė pėr kulturė dhe luks. Kur nė vitin 1612, me urdhėr tė Sulltanit, sanxhakbeu i Vlorės dhe bejlerbeu i atėhershėm i Sirisė, Deli Jusuf Pasha, mbytet nė pallatin mberėtror nė Stamboll, kronikanėt e kohės flasin pėr thesarėt e mėdhenj, qė u konfiskuan nė kėshtjellėn e Kaninės dhe nė pallatin mbretėror tė Mekatit. Ndėrsa, mė 1678, ne gjejmė pėrsėri mjoftime pėr bibliotekėn me mė shumė se 3000 vėllime tė stėrnipit tė tij Jusuf Pasha, nė Pallatin Veror tė Mekatit. Nė vitin 1764, kur nė bazė tė fermanit perandorak, Ismail pasha vritet nė Vlorė dhe pallati i tij nė Velabisht grabitet, flitet pėr rreth 8000 dorėshkrime qė gjendeshin atje. (Unė zotėroj njė tregues tė letėrkėmbimit, qė ai mbante me dinjitarėt mė tė lartė tė kohės, si edhe kopje tė shumtė prej kėtyre letrave, tė cilat dėshmojnė kulturėn e lartė dhe dijet e thella tė kėtij burri tė rrallė). Nė vitin 1810, Ali Pashė Tepelena, konfiskoi banesat e beut tė Vlorės dhe sendet e ēmueshme qė gjeti i dėrgoi nė Janinė. Atje ai ngarkoi vėllanė e konsullit francez, Z.Pukėvil, me vlerėsimin e tyre, qė shėnoi 1.800.000 dukate ari. Nė vitin 1829, Ismail Beu, vritet tradhėtisht nė Janinė nga serasqeri Reshit Pasha; i vėllai i tij Beqir Beu, arratiset me sendet e ēmuara tė familjes pėr nė Korfuz, ku i lė peng ato pėr 100.000 franga ari pranė bankierit Kojovina. Njėzet vjet mė vonė, po ky bankier, pranon me kėnaqėsi t’u paguajė pasardhėsve tė bejlerėve tė mėsipėrm 300.000 franga, si dėmshpėrblim pėr sendet e ēmuara tė shitura prej kohėsh. Qė Kojovina nuk u nda keq, e vėrteton fakti qė, pas kėtij bisnesi, ai filloi tė njihej gjithandej si njeriu me 100 ēelėsa (domethėnė me 100 prona). Dhe kur, mė sė fundi, nė dhjetor tė vitit 1944, komunistėt nė Vlorė, plaēkitėn shtėpinė e Vlorajve, ata pėrvetėsuan koleksione, mobilje, qilima, argjendurina, libra dhe dorėshkrime qė kushtonin miliona! Kaq pėr fytyrėn e njė shtėpie, e cila ishte e ndjeshme jo vetėm pėr vlera materiale, por edhe qė gjithmonė kishte kėrkuar legjitimimin e vet edhe nė veprimtarinė kulturore.

Psikologu
21-12-07, 22:09
Kush ėshtė Eqerem bej Vlora
Eqerem bej Vlora u lind mė 1 dhjetor tė vitit 1885 nė Vlorė. Nė biografinė e tij ėshtė shėnuar se ishte politikan, por edhe studjues i njohur. Mėsimet e para i mori nė shkollėn turke. Mė pas, ndoqi shkollėn e mesme nė Basel tė Zvicrės dhe pastaj nė Stamboll. Shkollėn e lartė e kreu nė Universittin “Theresianum” tė Vjenės, ku u specializua pėr “Politikėn ballkanike”. Menjėherė, pas shkollimit tė lartė, mbrojti doktoraturėn pėr drejtėsi nė Universitetin e Stambollit. Ishte njohės i shumė gjuhėve tė huaja si turqisht, arabisht, italisht, latinisht, frėngjisht dhe gjermanisht. Nė vitin 1905, u emėrua nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Turqisė. Ishte ndėr themeluesit e Shoqėrisė “Bashkimi” tė Stambollit dhe drejtues i revistės dygjuhėshe shqip-turqisht “Shqipėri-Arnavud”. Nė vitin 1907, u caktua sekretar i ambasadės turke nė Petėrburg. Pas njė viti, shkoi nė Paris e u takua me atdhetarė, qė gjendeshin atje. Nė vitin 1990, organizoi nė sallonin e shtėpisė sė tij, shfaqjen e dramės “Vdekja e Pirros” tė Mihal Gramenos, ku me kėtė rast ka ngritur dhe flamurin shqiptar. Ai ėshtė luajtur nga grupi teatror i klubit “Labėria”. Nė tetor tė vitit 1912, bėri pėrpjekje me diplomacinė e Vjenės, pėr tė ndihmuar nė shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria turke. Aty takoi dhe ungjin e tij Ismail Qemalin e bisedoi me tė. Prej andej u kthye nė atdhe dhe u vu nė krye tė forcave shqiptare nė luftimet kundėr shovinistėve grekė. Shpallja e pavarėsisė e gjeti nė malet e Labėrisė, nė frontin e luftės. Kuvendi Kombėtar e zgjodhi anėtar tė Pleqėrisė. Qeveria e Vlorės e ngarkoi me detyra tė rėndėsishme, kryesisht nė pėrfaqėsimin e vendit nė takime diploamtike me shtetet europiane. Iu kundėrvu Qeverisė sė Vlorės, meqėnėse ajo krijoi njė komision ”Pėr shqyrtimin e kufijve tė ēifligarėve sipas tapive”. Nė vitin 1914 ishte nė krye tė delegacionit qė solli Princ Vidin nė Shqipėri, i cili mė pas e caktoi sekretar nė qeverinė e tij. U internua nė Itali prej pushtuesve italianė. Nė vitin 1920, ishte kundėr luftės sė popullit tė Vlorės pėr dėbimin e pushtuesve italianė. Nė vitin 1923 u zgjodh deputet dhe kreu detyra tė rėndėsishme deri ministėr. Nė vitin 1928 u emėrua ambasador i Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe e nė vitin 1930 nė Greqi. Ndėrsa nė vitin 1933 ishte Sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Nė vitin 1942, u caktua ministėr i Tokave tė Shlirueme, nė njė qeveri, qė ishte nė varėsinė e Italisė fashiste. Nė vitin 1944, iku nė Itali dhe pastaj nė Austri. Ai u mor edhe me publicistikė, studime historike, kulturore dhe etnografike.
Disa nga botimet:”ABECEJA pellazgjike” (Stamboll 1909); “Nga Berati nė Tomorr” (Sarajevė, 1911); “Dhimbja e popullit shqiptar” (Romė, 1913); “Mbi historinė e bujqėsisė shqiptare” (1929); “Kujtime nga jeta” I dhe II (Botuar mė 1973). Theksohet se ka mbajtur shumė ligjėrata pėr etnografinė dhe arkeologjinė, deri vonė. Ka vdekur nė Austri mė 25 mars tė vitit 1964. (Biografia e tij iu referua tė dhėnave tė “Kalendarit Enciklopedik”).

Psikologu
21-12-07, 22:13
Lidhja idilike me flamurin kombėtar dhe zbulimi i koleksionit tė madh, qė po restaurohet

Njė koleksion, prej trembėdhjetė flamujsh, gjendet prej shumė kohės nė duart e restauratorit tė njohur Prof. Frederik Stamati. Tė lėna, pa asnjė kujdes, nė Institutin e Kulturės Popullore, ato presin tashmė jo vetėm restaurimin, por edhe njė rrugė tė gjatė drejt jetės sė re muzeale. Stamati, i njohur pėr shumė punė cilėsore nė restaurim, e ka marrė pėrsipėr kėtė detyrė
Ben Andoni
Njė gjetje, e natyrės “sė parėndėsishme”, nė njė nga institucionet tona, ka ngjallur kureshtjen e specialistit tė njohur Prof. Frederik Stamati. Njė koleksion flamujsh, i cili prej vitesh, flinte i harruar nė stendat e Institutit tė Kulturės, tashmė, pret qė tė marrė jetė.
Restauratori, ndėrkohė, ėshtė duke bėrė si zakonisht punėn e tij tė apasionuar, pėr shėrimin e disa vlerave tė harruara. Pėr mė tepėr, serioziteti i kėsaj partie flamujsh, rritet, kur mėson, se ajo ishte pjesė e koleksionistit tė njohur Eqerem Bej Vlora…
Duke u zhvendosur pėrmes viteve tė tėra nė histori, kur kujton se nė qytetin e Vlorės, ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė, mė 28 nėntor tė vitit 1912, nuk gjendej njė flamuri kombėtar, tė duket sikur flitet pėr njė histori e trilluar. Tė mėsuar nga propoganda e stisur kombėtare, qė ka rrjedhur sidomos pas vitesh tė tėra tė konsolidimit tė shtetit komunist, se vendi ishte i mbushur me flamuj kombėtarė dhe tė tjera, kjo tė duket si njė gėnjeshtėr dhe njė “skoop mediatik”. Por, faktet i hedhin poshtė argumentat. Njė histori, qė na vjen nga Eqerem bej Vlora, pėrmes kujtimeve tė tij, tregon se flamuri kombėtar, qė rastėsisht gjendej nė dhomėn e tij, njė dhuratė e princit vanitoz, Aleandro Kastrioti, (qė e mbante veten si pasardhės tė Skėnderbeut), u bė objekti, rreth tė cilit u shpall Pavarėsia kombėtare nė ditėn e 28 nėntorit 1912. Dikush u kujtua pėr flamurin nė dhomėn e beut dhe Ismail Qemali, i ungji i tij, dhe urdhėr qė tė merrej flamuri. Mė pas, autori i njohur shkruan se: Marigoja, po pėrgatiste flamurin, qė do tė ishte flamuri i shtetit tė parė modern shqiptar. Njė histori pa bujė dhe pa shumė zbukurime, siē jemi mėsuar qė t’i dėgjojmė ne zakonisht “historitė tona homerike”.
Pak histori
Shqiponja dykrenore kombėtare, dukej se ka qenė njė simbol qė ėshtė gjendur dhe madje shumė kohė para familjes Kastriote, nė botėn shqiptare. E kjo jo vetėm pėr faktin, se shqiponja ishte pjesė e Perandorisė Bizantine. Nė emblemat e vjetra, shqiponja ishte shumė e pranishme. Atė e gjejmė nė disa monumente, e cila tregon se nė tė gjitha trevat, ajo ishte shumė e pėlqyeshme. Profesor Hasan Ceka ka theksuar elementin numizmatik, qė shqiponja ishte nė pėrbėrje tė shumė monedhave tė vjetra. Kurse Pirro i Epirit, identifikohej vetė me shqiponjėn, pas fitoreve tė tij tė njėpasnjėshme. Shumė mė vonė ishte Kostandini i madh, perandori romak me origjinė ilire, qė e praktikoi si simbol tė tij. Nė mesjetė, shqiponja dykrenore ishte emblemė e familjeve tė mėdha Gropa, Muzaka, Araniti dhe Kastrioti, vėren studjuesi Brahaj. Barleti, mė tej, ka pėrshkruar dhe flamujt e Kastriotėve. Ato ishin me shqiponjėn dy krenore nė ngjyrė tė zezė nė flamurin e kuq.
Pa dashur qė tė pėrsėrisim vėzhgimin e specialistėve tė ndryshėm, ishte fryma e kėtij flamuri, qė ruajti pėr shumė kohė njė identitet kombėtar. Pa harruar kėtu, se shumė nga shqiptarėt, nuk e kishin shumė tė qartė, nė pragun e pavarėsisė, imazhin e vėrtetė tė flamurit kombėtar, pas shekujsh pushtimi tė egėr. Konica ka meritėn se ishte nga tė parėt, qė nė agun e ngritjes sė madhe kulturore tė popullit, mė 15 shkurt tė vitit 1909, ka sjellė njė dokumentim serioz pėr flamurin kombėtar. Pas kėsaj pėrpjekjet pėr flamurin kanė qenė tė mėdha dhe reale nga shumė burime.
Eqerem Bej Vlora
Njė nga tė pėrpjekjet e para, ka qenė ajo qė ka lidhje me kėtė figurė, qė pret ende tė zbulohet. Dhe, ende, ėshtė pak tė thuash, qė kjo figurė ėshtė ridimensionuar me botimin e dy vėllimeve me kujtime. Ndėrsa, shkrimi qė na vjen nė vėmėndje, ėshtė sepse ky koleksion, i cili ėshtė duke u restauruar, nga njė prej specalistėve mė tė apasionuar shqiptarė, ėshtė pjesė e koleksionit tė tij familjar. Ajo i ėshtė marrė nė vitin 1944, bashkė me shumė gjėra tė tjera, tė cilat tashmė janė tė shpėrndara dhe qė ai i kujtonte me nostalgji nė mėrgimin e gjatė. Ndoshta, ishte kjo nostalgji, qė bėri, qė falė kulturės sė tij, tė paktėn tė na mbesin shkrime interesante dhe tė tjera, qė priten tė botohen. Koleksioni i tij i mrekullueshėm i flamujve, disa prej tyre sot tė paidentifikueshėm, tashmė presin identifikimin e specialistit tė njohur Frederik Stamati.
…
Kohėt kanė kaluar, por adhurimi pėr flamurin kombėtar ėshtė ndryshe. Ajo ėshtė shtuar nė masėn e madhe tė emigrantėve jashtė vendit dhe nė vend. Por, nė Vlorė, e ke vėshtirė, qė tė gjesh mė flamuj kombėtare, thoshte kohė mė parė me dhimbje, njė nga bisnesmenėt mė tė njohur tė qytetit. Sepse, ndėrgjegja kombėtare, duket se ėshtė bjerrur me kalimin e kohės nė qytetin patriot. Gjithsesi, asnjėherė historia, nuk ėshtė mė e fortė se kujtesa. Ja pse koleksioni flamujve, i strehuar pa kushte normale, prej shumė vitesh, tashmė pret qė tė mbijetojė. Prof. Stamati, ka marrė pėrsipėr, qė t’i pėrcjellė ato drejt pėrjetėsimit.