PDA

View Full Version : UTOPIA / Thomas More


LABI
25-12-07, 15:18
Thomas More (140-1535)
Utopist, burreshtetas dhe humanist anglez…Ne kohen e Henkrikut te VII deputet ne parlqament, kurse ne vitin 1529 behet lord kancelar i Anglise . Kur Mori refuzoj te jepte betimin para Henkrikut VIII, ky e paditi per shkak se kundershtoi poziten e tij te kryeparit te kishes – per trathti dhe urdheroj te ekzekutohet .
Ne Utopine e famshme te ij , te cilen ne Luven e botoi miku i tij Erazmo i Roterdamit.. Mori ne pjesen e pare te librit jep kritiken e ashper te marredhenieve shoqerore te kohes se tij ne Angli …

Ne pjesen e dyte, Mori flet mbi vizionin e tij te shtetit ideal ne ishullin e perfytyruar Utopi (te cilen do ta ilustrojm ne permbledhje te shkurter me poshte) .
Ne ishull nuk ekzistojne kunderthenie shoqerore , sundon barazia dhe liria e plote, dhe zhduket krimi dhe denimi ngase nuk ekziston varferia… Cdo gje ne utupi eshte e perbashket , nuk ekziston prona private , klasat shoqerore, diversiteti , individualiteti… etj, etj.

UTOPIA (1516)

Ne fillim te shek: XIX , gjegjesisht ne vitin 1516 T.More boton librin e vet ne vellim te vogel , por epokal per shtetin ideal ne “ujdhesen Utopia”; duke krijuar ne kete menyre dhe fjalen . Utopia pershkruan nje shoqeri te mire te qeverisur sipas ligjit te paster natyor – shoqeri kjo e vendosur ne nje ishull te imagjinuar, perftyruar pikerisht “askund”… Etimologjine e fjales utopi e gjejme tek gjuha greke qe do te thot: ( ou – “jo” dhe “topos”- vend) –jovend (askund)...
Ne fjalorin politik , Utopi do te thote : joekzistuese , e pamunudr

Do t’perpiqem ta permbledhi ne pika te shkurta permbajtjen e vepres ;
Ujdhesa Utopia ka formen e gjysmehenes me 54 qytete te medha qe jane identike teresisht nga pamja dhe nga menyra e te funksionuarit , jeteses …Rreth qyteteve eshte toka bujqesore me shtepi dhe mjete bujqesore. Banoret e fushave jane te organizuar ne kooperativa me nga 40 anetare, me zonjen dhe te zotin e shtepise ne krye. Bashkesia prej 30 kooperativave ka eprorin e vet (filarkun) … Seciles koperative i ndahen dy rober, 20 anetare te cooperatives, pasi te kene qendruar dy vjet ne fshat kthehen ne qytet , kurse nga qyteti i zevendesojne 20 anetare te rinj, qe do te qendrojne gjithashtu dy vjet. Bujq te perhershem s’ka pra…

Zogjte prodhohen pa pula me nje lloj inkubatori. Perpiqen t prodhojne me shume se sa i duhet qytetit te tire, ne menyre qe tepricen t’ua ndajne qyteteve te tjera. Net e korrat merr pjese edhe nje numer i madh qytetaresh, per t’u mbauar me shpejt…
Qyteti kryesor , Amauroti, shtrihet prane lumit afer detit , ka ujesjelles dhe eshte i fortifikuar. Shtepite jane teresisht te pasterta dhe te renditura ne te dy anet e rruges qe kane gjeresi te njejte – nderkaq shtepite nderrohen per cdo dhjete vjet me short…

Qytetaret i punojne kopshtet me kujdes dhe bejne gara blloqet e caktuara te rruges per kete gje. Te gjithe, si burrat, si grate, mesojne nga nje zanat.. Mjeshtrit kryesore jane : muratori , farketari, zdrukthtari dhe perpunuesit e leshit e te lirit… Cdo familje ben per vete rrobat , qe jane te njejta per tere ujdhesen (uniforme) dhe dallohen vetem per nga gjinia , gjendja martesore , mosha dhe sitna …

Secili banore i Utopise trashegon zanatin nga i ati. Punohet gjashte ore e gjysme : 3- ore paradite , pastaj dreka dhe 2- ore pushim dhe 3- ore pasdite … Ne oren tete shkohet per te gjetur dhe behen 8 ore gjume.

Ne pune mbahen rroba te rripta qe qendrojne shtate vjet.. cdo qytet ka 600 familje dhe cdo familje ka 10-16 anetare ne krye me eprorin , qe zakonisht eshte anetari me i vjeter… Familjet kujdesen qe te mos shumohen a pakesohen nen masen e vet ..Tepricat e familjeve me numerike u shperndahen familjeve me me pak anetare. Ne cdo tridhjete shtepi eshte nga nje shtepi e gjere , ku banon filarku dhe tek te cili mblidhen te gjithe per te ngrene , me te degjuar zilen..
Lejohet ngrenia edhe ne shtepi , por kjo konsiderohet e pandershme dhe paraqet edhe humbje kohe rreth pergaditjes se ushqimit…Qytetaret e Utopise mund te udhetojne neper ujedhese vetem me leje nga autoritetet .. etj , etj ..

LABI
25-12-07, 15:19
Veshtrim Kritik :
Mendimi ( idete) mbi shoqerine (shtetin) ideal i hasim para Th. More-it tek Platoni, duke vazhduar me pastaj Campanella, Saint-Simoni , R. Owenit.. e deri tek K. Marksi .
Bota e brendshme –subjektive (fryma , shpirti) tek njeriu (individi) i ishullit utopia s’ekziston .. Ne fakt individi s’ekziston (pasi qe nuk ka kuptim ) !! Ai eshte nje trup i ngjashem me X – trupat tjere pjestare te utopise … Meqe tek porjektet e utopive te ndryshme s’mund ta hasesh shpirtin e njeriut, individualitetin , vetedijen – kjo parakupton se s’ka as moral , e as probleme shoqerore …(sundon barazia , uniformimi mendesise , s’ka krim, as denim etj ) .
Ne utopi njerezit funksionojne (jane ) , por nuk jetojne (s’ekzistojne) ..
(“Vetem njeriu ekziston ;shkembi eshte , por nuk ekziston . Trungu eshte por nuk ekziston” Martin Hajdeger )

Pra , nuk jetojne sepse s’kan liri , njeriu ne utopi s’ka personalitet ( njeriu qe ka personalitet , qe ekziston ben jete autentike thojne ekzistencialistet) . Ne vend te personalitetit , ai ka “psikologjine” qe varet nga funksioni i tij ne ndarjen shoqerore te punes , ne reprodukimin e jetes se vet .
Ne utopi “i mire” , “ i keq” s’kane kuptim… Ne asnje utopi duke perfshire ketu edhe te ashtuquajturin socializem shkencor s’ka gjykime vleresuese .. Gjithecka eshte SKEME ..
Zhan Pol Sartri thote se “ekzistenca eshte <qenie per vetveten> , eshte vetedija qe di per lirine dhe e perjeton ate”.
Sipas utopizmit Marksist , rezultat perfundimtar i historise eshte gjendja e komunizmit , bollek prodhimesh per te gjithe –permbushje e plote e nevojave materiale.. “Socializimi eshte projeksion i ligjit te botes materiale ne jeten njerezore .. Ne vizionet e komuniste te paqes se amshueshme (shoqerise pa klasa) ne fund te zhvillimit perseritet imazhi i botes materiale – te ardhmes te saj te larget ne gjendje entropie (paqes se amshueshme)”
Marksi predikonte kalimin nga utopia ne shkence (nga e pa mundura ne te mundur) …
Por kjo u be e kutptueshme ( u pa ) kur premtimi i parajses komuniste u shemb, duke zbuluar nje mashtrim dhe duke zbuluar se “njeriu i ri” qe synonte ajo nuk kishte lindur kurre . Po mund ta kishim kuptuar me kohe . Per te zbuluar se komunizmi ishte dicka e pamundur (nje utopi ne kuptimin e mirefillte) nuk ishte nevoja per miljona te vdekur dhe mese gjysme shekulli vuajtjesh dhe mizorish te padegjuara. E rendesishtme eshte ta mbajme mend ne te ardhmen .
Dhe perfund pasi filluam me shpikesin (futjen ne perdorim) te kesaj fjale Morin dhe do t’a permbyllim me te .

Meqe Mori e shkroi Utopine me synimin qe te kritikonte gjendjen e Anglise nen sundimin e Tudoreve , ne tekst ai nuk thote se “askund” mund te zevendsohet edhe me “e pamundur” , se e pamundura e sotme do te jete gjithnje e pamundur .

T.Mori e mbylle librin me frazen :
I may rather wish for then hope after - Kjo esht me shume deshire se shprese.

Fjale Utopi udhetoj neper kohe me forcen e parashteses (te mohimit te saj) : jo nuk ekziston dhe nuk do te ekzistje kurre.

_________________

Literatura :

1) Thomas More “ Utopia” Rilindja , Prishtine 1985
2) Danko Gerlqi “Leksikon i Filozofeve” Rilindja , Prishtine 1986
3) Alia Izetbegoviq “Islami ndermjet lindjes dhe perendimit , Dukagjini, Prishtine 2002
4) Giovanni Sartori “C’eshte Demokracia , Dituria , Tirane 1998