PDA

View Full Version : Nacionalisti Ndue Perlleshi ( 1908-1949 )


Psikologu
26-12-07, 13:57
Nju Jork (Sh.B.A.), / Nga Tomė MRIJAJ

Pėrkushtimi i njė studiuesi atdhetar nė pėrjetėsimin e figurave tė nacionalizmit shqiptar

Trimi i Dukagjinit Ndue Perlleshi njė jetė tė tėrė pėr Shqipėrin Etnike. Ketė argument, mė sė miri e plotėson vepra jetėshkrimore: “Ndue Pėrlleshi - Trimi i Dukagjinit”, botuar nė Prishtinė 2002 nga shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani.

Pėr njė shkrimtar e studiues me pėrvojė, sikurse ėshtė Jetish Kadishani, tė pėrkushtuar pėr zbardhjen nė dritėn e sė vėrtetės historike, tė jetės dhe veprimtarisė patriotike tė nacionalistėve tė Kosovės (nė kohėn e sundimit tė pushtuesve tė huaj shekullorė serbė e komunistė), ka qenė shumė e vėshtirė dhe shpesh njė punė me sakrifica titanike, pėr tė ruajtur me mbijetesė dorėshkrimet e pasura historike.

Mė sė fundi, pas njė hulumtimi shumė tė gjatė, ecejakjet e pambarim shtėpi mė shtėpi, nga katundi nė katund, erdhi kėnaqėsia shpirtėrore, intelektuale dhe historike, qė i dha fati i madh, rasti e privilegji, pėr tė nxjerrė nga pluhuri i harresės shumėvjeēare figurėn e madhe tė nacionalistit tė shquar, trimit tė bjeshkėve tė Kosovės, heroin sypatrembur Ndue Pėrlleshi.

Qė kur isha fėmijė, pranė flakėve tė zjarrit dhe mė vonė i ri, nė mendjen time, kanė qendruar tė ngulitura thellė disa ngjarje, emra nacionalistėsh, qė nė odėn e burrave tė Lugut tė Drinit diskutoheshin nga im atė Nikollė Mrijaj dhe bashkėkohės tė tij. Me kalimin e viteve, edhe pse larg Atdheut nė New York (ShBA), kam shkruar disa kujtime, qė mė janė rishfaqur sa herė qė pėrmendej emri i trimit Ndue Pėrlleshi nė gazetėn shqiptaro - amerikane “Illyria”, “Gazeta55”, “Shqipėria-etnike”, “Shkodra” etj. Megjithėse larg vendlindjes, qė ėshtė burim i pasur informacioni, mė tepėr njohuri munda tė marr gjatė leximit tė fejtoneve me vijim tė studiuesit tė palodhur Jetish Kadishani, nė disa gazeta e revista si: “Victoria”, “Dielli”, “Fjala e lirė”, “Trojet tona”, nė Kosovė e jashtė saj, qė miqtė e mi nė vendlindje mi dergonin pėr tė mėsuar shumė detaje tė jetės dhe luftės sė madhe, qė ka zhvilluar nė malet e Rrafshit tė Dukagjinit udhėheqėsi i ēestės nacionaliste Ndue Pėrlleshi.

Psikologu
26-12-07, 13:58
Tashmė pėr mua heroi Ndue Pėrlleshi, do tė bėhet pjesė e interesimit tim gjatė kohės qė po punoja, pėr tė shkruar librin kushtuar njė bashkėluftėtareje, tė legjendes Ndue Pėrlleshi, sokoleshės sė Shkodėrloces Marie Shllaku, qė kėto ditė do tė dalė nga shtypi nė New York.

Autori Jetish Kadishani, para 14 viteve i lindi idea, pėr mbledhjen e tė dhėnave pėr jetėn dhe bėmat e Ndue Pėrlleshit - trimit tė Dukagjinit. Emri dhe trimėria e spikatur e tij, pėrmendej ngado qė studiuesi Kadishani, me njė vullnet tė madh pėrkushtimi, hulumtoi me skrupolozitet shkonte udhėve nga fshati nė fshat, nė verė e dimėr, pėr tė mbledhur si bleta punėtore nektarin e historisė sė lavdishme tė shumė ēetave nacionaliste dhe prijėsve, qė vepruan nė Lugun e Drinit, por edhe nė krahina tė tjera tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė Llapushės, Anadrinit dhe tė kalasė sė pamposhtur qė ishte e mbeti Drenica. Ata luftuan ballė pėr ballė me armė nė dorė armikun, iu kundėrvunė pushtuesve shekullorė serb dhe komunistėve shqiptarė, qė nuk donin vatanin, por internacionalizmin proletar, qė e kishte shtėpinė propagandistike antishqiptare tek ujku i bardhė i Rusisė bolshevike.

Sa mė shumė qė autori Kadishani futej nė gjurmėt e historisė, aq mė shumė rritej dorėshkrimi i ngjeshur nė faqet e lavdishme tė historisė pėr udhėheqėsin nacionalist Ndue Pėrlleshin, qė nė planprogramin e luftės sė tij i kishte venė si qėllim vetės ēlirimin e trojeve kombėtare dhe bashkimin e tyre nė njė shtet shqiptar.

Pėr studiuesin, nuk ishte e lehtė tė grumbullonte, verifikonte e sistemonte ngjarje, data, pėrsonalitete nacionalistėsh, dėshmi rrėnqethėse, qė rrėfenin tė intervistuarit e tij (njė pjesė prej tė cilėve gjatė viteve tė mėvonshme kanė ndėrruar jetė). Jo tė gjithė kishin guximin, tė shpreheshin hapur nga frika e pushtetit komunist, qė gjithnjė asokohe pėrhapte terror e frikė ndėr shqiptarė, mbasi sikurse shkruan autori Kadishani nė parathėnien e tij, komunistėt figurėn e Ndue Pėrlleshit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij i quanin gjithnjė “armiq tė popullit, kuisling, kolaboracionist, kundėr vėllazėrim - bashkimit, kundėr komunizmit etj.”

Biografi i palodhur, kishte raste tė shumta, kur informatorėt flisnin tė vėrtetėn pėr Ndue Pėrlleshin, por kėrkonin nga ana e tjetėr qė emrin e tregimtarit bashkėkohės tė episodeve tė ndryshme tė mos pėrmendet, sepse do tė kishin pasoja nga sistemi aktual qė sundonte nė Kosovė. Pėrkundrejt pengesave tė tjera, Kadishani mundi mė sė fundi tė nxjerrė nė dritė nga thellėsia e viteve historike figurėn e madhe tė patriotit tė vendosur pėr idealet kombėtare Ndue Pėrlleshi, mbi jetėn dhe veprėn e trimit tė Rrafshit tė Dukagjinit. Duhet pranuar pėr hir tė sė vėrtetės historike, se nė sajė tė punės sė madhe hulumtuese e shkencore tė studiuesit Jetish Kadishani, nė ndriēimin e jetės sė nacionalistit Ndue Pėrlleshi edhe autoritetet shtetėrore, brezat e rinj kosovarė, zyra e Urbanistikės, qė emeton dhe pėrjeton figurat e kombit, kanė nderuar njė rrugė nė Prishtinė me emrin e trimit tė Dukagjinit - Ndue Pėrlleshi. Kėshtu ėshtė vijuar edhe me figura tė tjera, qė autori Kadishani, u ka pėrkushtuar libra jėtėshkrimorė.

Psikologu
26-12-07, 13:59
Ky mbetet roli i madh e i pazevendėsueshėm qė luan historiani dhe studiuesi serioz nė tė mirė tė kombit dhe figurės, qė ka marrė pėrsipėr tė lartėsojė me gjuhėn e fakteve historike, mbasi dėshmorėt e paharruar me gjakun e tyre pėrjetėsuan emrin e Kosovės martire.

Libri mbėshtetet nga njė literaturė e pasur e sjellė pėrmes njė pune tė palodhshme nga autori Kadishani, i cili e bėn veprėn e vet mė tė besueshme e tė qėndrushme nė pėrjetėsi.

Me shumė interes, mund tė shihen referencat dhe burimet arkivore, si: Gjyqi Ushtarak pėr Kosovė - Metohi, Dosjet e panumėrta tė viteve 1945 -1949, qė sot ruhen pėr fat tė mirė nė Arkivin Kombėtar nė Prishtinė (AKP); Gjyqi i Qarkut nė Prizren (asokohe ishin si materiale topsekret), Mbledhje, qė i pėrkasin peridhave tė viteve 1945 - 1949, nė AKKP; Gjyqi Popullor Krahinor, Prizren, KZP 9 - 73, viti 1945, kutia 2, AKKP; Dosja nr. 243, MPSh, 19 gusht 1949, Tiranė, nė AKKP, pėr tė vijuar nė serinė e gazetave dhe revistave tė kohės dhe deri nė ditėt tona nė Kosovė e Shqipėri.


Ēfarė pėrmban libri jetėshkrimor: “Ndue Pėrlleshi - Trimi i Dukagjinit” me autor Jetish Kadishanin

Autori pėr tė treguar truallin nė tė cilin lindi, u rrit dhe u mėkua me dashurinė pėr trojet shqiptare pėrsonazhi i veprės sė tij Ndue Pėrlleshi, ka bėrė njė pasqyrė tė hollėsishme historikut tė Lugut tė Drinit, duke na dhėnė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm gjeografik me tė gjithė elementėt e saj dhe ka depėrtuar natyrshėm nė historinė e lavdishme tė krahinės nė zė nė Kosovė. Ai pėrmend qėndren e banimit Jagoden, pėr tė ardhur natyrshėm nė Zllakuqan, qė njihet si njė nder venbanimet e hershme tė krahinės, tė mbėshtetur bindshėm nga njė literaturė shumė e pasur pėr temėn nė fjalė.

Me pas, studiuesi, i jep jetė historisė sė ēetės sė atdhetarit Kolė Gojanit, qytetit tė Klinės, sikurse dashurisė pėr arsim, qė kanė pasur e kanė gjithnjė banorėt e jagodas.

Nė kreu e dytė, nė libėr, lexuesi mund tė kundrojė, pėrmes njė stili rrėfimtari tė ėmbėl tė studiuesit Jetish Kadishani, gjenezėn e familjes Pėrlleshi gjatė rrjedhave tė historisė, duke shtruar qė nė fillim pyetjen retorike: Kush ishte Ndue Pėrlleshi? Vetė faktet, qė ka hulumtuar me kujdes dhe durim tė njė studiuesi skrupoloz Kadishani, na jep njė pasqyrė tė hollėsishme tė familjes sė Ndue Pėrlleshit, duke e ilustruar shpesh edhe me foto origjinale, qė ruajnė identitetin e kohės, kur ato janė fiksuar nė celuloid.

Si pa e ndier natyrshėm futesh nė brėndėsi tė faqeve jetėshkrimore, ku kupton mė sė miri se si u mėkua me ndjenjėn e hollė tė atdhedashurisė, qė shpesh njerėzit e krahasojnė si njė frymė e ngrohtė politike e kohės, me tė cilėn tė gjithė shqiptarėt e pushtuar nga serbėt dhe komunistėt shqiptarė ishin tė detyruar tė merreshin dikush hapur dhe dikush nė ilegalitet. Pra kazani i zemėrimit popullor vlonte dhe priste momentin, qė si njė termet tė lėkundė themelet e kolonizatorėve dhe si njė vullkan tė nxjerrė dufin e zemėrimit dhe tė urretjes, pėr sllavėt, qė nė Kosovė gjithnjė mblodhėn terror, gjak, masakra, shfarosje, gjenocid tė pėrbindshėm nė sy tė Evropės plakė, qė bėnte shpesh sehir pėrpara gotave tė shampajės, konjakut apo metaxa-s greke.

Psikologu
26-12-07, 14:00
Pėr respektin qė gėzonte Ndue Pėrleshi nė krahinėn e vet, ai njė ditė do tė zgjidhet nė detyrėn e kryetarit tė komunės, duke qendruar mė pranė halleve dhe shqetėsimeve tė bashkėkatundarėve tė vet, duke spikatur me cilėsitė e njė burri tė urtė, tė menēur nė zgjidhjen e problemeve qė e shqetesonin krahinėn e familjet shqiptare, kuvendar e patriot.

Autori Kadishani, duke e njohur nė detaje tė gjithė jetėn e pėrsonazhit tė vet, se ēfarė ėshtė shkruar kundra dhe pro tij, pėrshkruan me pėrkujdesje aktivitetin luftarak tė Ndue Pėrlleshit dhe pse ai doli nė mal, si e priti ai luftėtaren trime shkodrane intelektualen e mirėnjohur tė trojeve etnike shqiptare Marie Shllaku, takimet e njėpasnjėshme tė Ndue Pėrlleshit me bashkėluftėtarėt dhe patriotet e flaktė prof. Ymer Berisha (qė ishte dhe mbeti trupi dhe zemra morale e tė gjithė kryengritėsve kundėr pushtuesve sllave dhe komunistėve), luftėtari sypatrembur ose siē thirrej nė tė gjithė Kosovėn “Luani i Kosovės” Ukė Sadiku dhe luftėtarė tė tjerė tė 50 ēetave nacionalistė, qė asokohe vepronin nė tėrritorin e pushtuar tė nėnės Kosovė.

Cilėsitė e mira dhe plot vlerė atdhetare e njerėzore, spikatėn tek Ndue Pėrlleshi, nė bashkimin e tė gjithė forcave nacionaliste, pėr t’u bėrė njė ballinė e fortė kundėr forcave sllavokomuniste, qė kishin dhunuar trojet etnike shqiptare. Kėshtu shohim nė faqet e librit, se patrioti i Dukagjinit kontribuon shumė nė forcimin e ēetės sė vet me elemėnt tė rinj antisllave e antikomunist, bashkėpunimin me ēetat e tjera kryengritėse, pėr tė forcuar e organizuar edhe mė mirė luftėn liridashėse. Pėr kėtė njė kontribut tė madh kishte luajtur edhe formimi i Organizatės Patriotike, tė pagėzuar me emrin kuptimplotė: “Besa Kombėtare”.

Ngjarjet pasojnė njera tjetrėn. Nė kreun e pestė, mėsojmė se nacionalistėt fillojnė tė shkruajnė historinė e tyre dhe tė Kosovės martire, kur organizojnė “Kuvendin e Dobėrdolit”, qė me tė drejtė nga autori Jetish Kadishani nė libėr cilėsohet, si njė ngjarje e rėndėsishme historike. Sigurisht, pėr tė ardhur tek ky kuvend i krerėve nacionalistė, mė pėrpara ishte mbajtur “Mbledhja e Pllaēicės”, qė i parapriu vendimeve tė rėndėsishme, qė mori Kuvendi i Dobėrdolit, ndaj tė cilit media sllave dhe kalemxhijtė komunistė servilė shqiptarė pėrmes fėjtoneve dhe shkrimeve denigruese janė pėrpjekur qė tė hedhin baltė dhe tė fyejnė figurėn e luftėtarit trim Ndue Pėrlleshit dhe tė gjithė bashkėkohėsve nacionalistė asokohe.

Psikologu
26-12-07, 14:01
Jemi nė zemėr tė faqeve historike tė librit, qė pėr meritė tė autorit Jetish Kadishani, lexuesi mbarėshqiptarė, mund tė shoh se si zhvillohen ngjarjet e mbarsura plot emocione dhe momente dramacititeti, nė tė cilėn qenė pėrfshirė pėrsonazhi kryesor Ndue Perlleshi me tė gjithė trimat e tij, lufrat e njėpasnjėshme, qė gdhendin nė trojet shqiptare, epopenė e lavdishme tė dėshmorėve tė lirisė. Pėr kėtė meritė, ēetat e kuptojnė frymėn e bashkimit dhe rolin, luajnė intelektualėt e kualifikuar, si: prof. Ymer Berisha, Marie Shllaku, etj., dhe tė gjithė bashkohėn me ēetėn e Ndue Pėrlleshit. Por, si gjithnjė nė histori gjatė luftrave ka fitore dhe dėshtime. Autori Kadishani, nė veprėn e vet i shkoqitė hapur edhe arsyet e shpėrndarjes sė ēestės sė Ndue Pėrlleshit, se si kryetrimi i Dukagjinit me shokė i shpėtoi grackės sė spiunėve nė Zhdrellė dhe mė pas mbledhja e luftėtarėve nė Prrue t’Zi. Vrasja e prof. Ymer Berishės e ligėshton, por nuk e dobėson luftėn e trimit tė vendosur kundėr armiqve tė popullit shqiptar.

Nė krerėt qė do tė vijnė nė libėr, mėsojmė se udhėheqėsi i ēetės gjen strehė dhe bujari nė zemrat e shqiptarėve. Shpesh Ndue Pėrlleshit iu desht tė kalonte ditėt e vėshtira nė Shpellėn e Jerebisė (Istogut-Burimi), pėr tė ripėrtėrirė forcat, qė nė pranverėn e vitit tė ardhshėm tė rifillojnė pėrsėri luftrat, kundėr armikut tė pėrbashkėt, qė ishin sllavokomunistėt. Rreziqet nuk do tė mbarojnė nė Nduen dhe me sa duket, pėrshkrimi me hollėsi nga autori Kadishani, ka bėrė tė mundur, qė libri tė mirėpritet dhe tė mbetet thellė nė kujtesėn e disa bashkėkohėsve dhe tė rinjve sot, mbasi nė librin e Kadishanit nuk shohim vetėm fitoret e ēetave nacionaliste, por edhe dėshtimet, shkaqet, trathtitė e bėra nga vetė shqiptarėt (qė i shėrbenin me besnikėri serbėve e komunistėve nė Prishtinė e Tiranė), rrethimet nga forcat e ndjekjes tė ashtėquajtura partizane, qė ishin tė gatshėm tė vrisnin bashkėvėllezėrit e tyre tė njė gjaku e gjuhė dhe jo serbėt qė i kishin paguar pėr trathinė e tyre.

Me shumė interes mund tė kundrohen pjesėt: “Rruga e pasigurtė drejt vendlindjes”, “Qėndresa e tre trimave”, “Zogu u shpėtoi nga dora”, “Dita kobzeze pėr shqiptarėt e mobilizuar”, “Lufta e Bokshiqit (kėngė)”, “Mobilizim i pėrgjithshėm pėr zėnien e Ndue Pėrlleshit”, “Dueli me Jank Buriqin e Jagodės”, “Burgosjet dhe torturat vazhdojnė”, “Ku u shėrua Ndue Pėrlleshi?”, “Drejt Drenicės”, “Ikja nė Shqipėri”, “Nga Shqipėria sėrish nė vendlindje”, “Pėr herė tė fundit nė mesin e familjes sė tij nė Paskalicė” e shumė episode tė tjera, qė nė mėnyrė historike, janė trajtuar nga autori i veprės shkrimtari e studiuesi Jetish Kadishani. Mbetet nė kujtesėn e popullit episodi i tė riut Pren Gojanit nga Dugajeva, i cili i hapi rrugėn kryetrimit Ndue Pėrlleshit tė plagosur rėndė (me vragė) nga rrethimi nė mal tė Bokshiqit, ku UDB-ja me tė marrė vesht e pushkatoi Prenin nė vend tė ngjarjes.

Psikologu
26-12-07, 14:02
Nė vepėr pėrveē shkrimeve kronologjike, qė e shoqėrojnė veprėn nė mėnyrė organike, autori ka bėrė pėrshkrimin e shumė portreteve, qė janė njohės, bashkėluftėtarė, dėshmitarė, fotografi, informatorė dhe njerėz, qė kanė lėnė shėnimet e tyre mbi Ndue Pėrlleshin.

Sė fundi, libri jetėshkrimor: “Ndue Pėrlleshi - Trimi i Dukagjinit”, i botuar nė vendlindje (Kosovė, Prishtinė) nga autori Jetish Kadishani, i shtohet serisė sė veprave serioze, qė janė shkruar deri mė sot nė Kosovė dhe trojet etnike shqiptare, pa ngarkesa politike e ideologjike, me gjuhėn bindėse e argumentuese tė fakteve historike, qė flasim mė shumė se zhgarravinat serbe dhe nga koministėt shqiptarė.

Nė kėtė mėnyrė autori, ka pėrjetėsuar emrin, luftrat dhe figurėn e madhe tė kryetrimit tė Dukagjinit, qė njė jetė tė tėrė luftoi me mish e shpirt, pėr ēėshtjen e bashkimit tė trojeve etnike, nė njė shtet tė vetėm, duke pasur mbi krye pushtuesit shekullorė serb dhe komunistėt shqiptarė, qė bėnė gjithēka, qė Kosova prej shumė dekadash tė mbetet nėn ēizmen e zezė serbe.

Jetish Kadishani, i shtoi fondit tė artė tė librave historikė njė perlė mė shumė nė gjerdanin e gurėve tė ēmuar, qė ruan nė zemėr tė saj nėnėlokja Kosovė. Emri dhe vepra e Ndue Pėrlleshit mbeti nė histori, nė saj tė studiuesit serioz Jetish Kadishanit, qė ndezi njė qiri nė kujtimin e tij tė pashuar...

Psikologu
26-12-07, 14:03
Veprimtaria patriotike e familjes sė Pėrlleshajve, nuk fillon me liderin e katolikėve tė Lugut tė Drinit dhe mbarė Rrafshit tė Dukagjinit, Ndue Pėrlleshin, siē e quan shefi i UDB - sė, Gojko Medenica nė fejtonet e luftės nė Kosovė tė botuara nė gazetėn "Vecernje Novosti" tė Beogradit, tė titulluar "Poraz Pod Pshtrikom" (Humbjet nėn Pashtrik nga data 22 shkurt gjer me 19 mars 1965 dhe nė gazetėn "Rilindja" e Prishtinės "Nata e frorit" 24 - 26 shkurt 1965. Nė librin "Famullia e Zllakuqanit", faqe 51, thuhet se nė kryengritjen e vitit 1909, tė organizuar nga Zef Gjidoda, nga familja e Pėrlleshajve morėn pjesė Mark dhe Dedė Pėrlleshi. Pėr Lugun e Drinit flet edhe Mark Kolė Kēira, tė cilin nė shenjė respekti vendasit e thėrrisnin Marka Kola i Zllakuqanit. Burri me njė pamje kreshniku e fillonte kėshtu bisedėn nė odat e Lugdrinasve: "Vendi ynė nuk qėndroi i pastėr etnikisht dhe kombėtarisht pse deshėn tė tjerėt. Ne falenderojmė pushkėt e djemve tanė, qė i mbajtėn gjithmonė pėr faqe, duke filluar nga kryengritja e Mirditės e vitit 1876 qė kryesohej nga kapidani Bibė Doda. Shumė djem tė kėtij vendi morėn pjesė nėn komandėn e kapidanit tė Mirditės, ku midis tyre veēojmė Zef Markun (Gjonlleshaj) dhe Nikoll Mrin, gjer nė kryengritjet e njėpasnjėshme tė Lidhjes sė Prizrenit, ato tė vitit 1909 dhe kryengritjen e Kaēanikut me 1910, ku kapidani i Mirditės, Marka Gjoni dhe Abati Preng Doēi kishin dėrguar shumė luftėtarė nga Mirdita tė udhėhequr nga Prengė Marka Prenga, bajraktar i Oroshit dhe Ndue Pėrdeda, qė ishte prej krenve tė para tė Spaēit. Pjesmarrės nė kėto kryengritje ishte edhe vetė Marka Kola i Zllakuqanit me shumė vendas tė tjerė qė ua tregonin rrugėt dhe shtigjet kryengritėsve mirditas, tė cilit kishin lėnė emėr tė mirė nė ato anė".
Marka Kola tregonte se me rėnien e Turqisė dhe me ardhjen e Serbisė, nė vitet 1918 - 1919, Lugu i Drinit ishte prapė i fortė. Nė tri komunat, nė vijė tė drejtė rreth 22 km, nga Gjurakovci deri nė Dollc ishin kėta tre kryetarė: Ukė Paloka nė Gjurakovc, Pren Nikoll Mrijaj nė qendrėn e Lugut tė Drinit, nė Zllakuqan dhe Beqir Toma nė Dollc. Kėta udhėheqės tė kėsaj treve, me gjithė presionet qė i bėheshin kėtij vendi nga serbo - sllavėt, nuk munguan qė sė bashku me priftėrinjtė e kėtij vendi tė trokisnin nė dyert e Romės dhe Vjenės pėr t'i ardhur nė ndihmė kėsaj popullate, qė nuk i ishte gjunjėzuar pėr pesėqind vjet Perandorisė Osmane dhe ishte nė vėshtirėsi nga sllavizimi serbo - sllav.

Psikologu
26-12-07, 14:05
Pėr liderin e katolikėve tė Rrafshit tė Dukagjinit, Marka Kola thoshte: "Me gjithė vėshtirėsitė dhe torturat e papara gjer atėhere mbi njė popull nga komunistėt e porsalindur, dyert e ēdo kulle nė Rrafshin e Dukagjinit ishin tė hapura pėr legjendėn dhe luftėtarin e paepur Ndue Pėrlleshi".
Ndue Pėrlleshi lindi nė Paskalicė, fshat nė Lug tė Drinit, mė 1908. Ishte biri i Gjonit dhe Prenės nga NEPOLJA e Lugut tė Baranit. Shkrim e lexim mėsoi nė Zllakuqan, nė shkollėn e kishės qė ishte hapur qė mė 1897 nga Atė Shtjefėn Gjeēovi. Thuhej se mėsuesi i tij ishte Ndue Vorfi. Edhe pse s'kishte kryer ndonjė shkollė tė lartė, ai qysh nė ditėt e hershme tė fėminisė sė tij, kishte mėsuar mjaft nė odėn e burrave tė familjes e tij tė paisur me tradita burrėrie, nderi e trimėrie. Ndou ishte aktiv nė jetėn politike tė kohės. Qė nga viti 1939, kur Shqipėriau okupua nga Italia fashiste dhe pėr herė tė parė u hap kufiri shqiptar Kosovė - Shqipėri, nga Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė Mark Gjon Marku, Ndue Pėrlleshi u emėrua kryetar i Komunės nė Vogovė tė Hasit, qė gjendej nė vijėn kufitare Kosovė - Shqipėri. Vendi kyē qė iu dha Ndout tė ri, bėri qė ai tė njihej pėr sė afėrmi me personalitetet e jetės politike dhe luftarake si me Xhafer Devėn, Muharrem Bajraktarin, Abaz Kupin, Mark Gjon Markun, vėllezėrit Kolė e Pashuk Biba, qė ishin nė pėrgatitje pėr tė pėrballuar erėrat e Lindjes qė kishin filluar tė fryjnė nė Shqipėrinė e Jugut. Mė vonė Ndue Pėrlleshin e shohim kryetar nė komunėn e Becit, komunė nė prefekturėn e Gjakovės, ku pati rastin tė njihej me shumė personalitete tė atyre viseve, si Mehmet Agėn e Rashkocit, Demė Ali Pozharin, familjen e madhe tė Zhel Hasanėve, Elez Myrtėn e sa e sa tė tjerė. Mė vonė, deri nė fund tė vitit 1944, e shohim kryetar nė komunėn e Budisalcit. Nė kėtė kohė vjen brigada e VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumė mirė aktivitetin e Ndue Pėrlleshit. Nė Veri tė Shqipėrisė Muharrem Bajraktari, Pashuk Biba e tė tjerė, kishin likuiduar shumė komunistė shqiptarė. Ndou me shumė shokė u takua nė kullėn e Ukė Bekės nė Krushevė tė Madhe me brigadėn e Shaban Haxhiut. Me tė hyrė brenda, parulla pėrshėndetėse e partizanėve ishte: - Vdekje fashizmit - Liri Popullit! Por Ndou, qė e dinte se ēfarė fshihej pas asaj parulle, nuk u pėrgjigj. Ai me shpejtėsi nxorri revolen dhe ia drejtoi komandantit. Tė pranishmit ndėrhynė me tė shpejtė. Qė nga ai moment Ndou filloi jetėn e kaēakut. Ēeta e tij u rrit shumė shpejt. Nė malet e Dollcit u takua me ēetėn e Ukė Sadikut. Me ēetėn e Ndout ishte edhe Marije Shllaku, dikur sekretare e Iliaz Agushit dhe e Xhafer Devės. Ajo u bė shembull i rezistencės pėr bashkimin e trojeve. Ēeta e Ndue Pėrlleshit, sė bashku me vėllezėrit e tij Zefin, Hilin dhe bashkėluftėtarėt Ndrec Nikollėn, Zef Sokolin e shumė tė tjerė bashkėpunoi me Ukė Sadikun, Shaban Polluzhėn, prof. Ymet Berishėn, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin etj.

Psikologu
26-12-07, 14:06
Shemull i rezistencės sė forcave kaēake ishte lufta nė Trestenik tė Drenicės mė 21 shkurt 1945 dhe vrasja e dy kreshnikėve tė Drenicės, Shaban Polluzhės dhe Mehmet Gradicės. Sipas shėnimeve tė Marije Shllakut nė librin "Shqipėria e Marije Shllakut", nė faqen 50 thuhet: "Ndėr komunistė, 17.864 e ndoshta edhe mė mbetėn si zogjtė kur i rrėmben shqiponja n'anėn e vet. Gjithashtu edhe forcat e Shaban Polluzhės u shpartalluan edhe ata qė mbetėn iu bashkuen ēetave tė Ukė Sadikut, prof. Ymer Berishės, Ndue Pėrlleshit, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit etj. Kėshtu nga ajo kohė ēeta e Ndue Pėrlleshit u rrit me mbi njėqind luftėtarė".
Me datėn 4 dhe 5 gusht 1945 u mbajt kuvendi i Dobėrdolit, nė Llugė tė Dan Pjetrit, ku u mblodhėn 2000 luftėtarė e prijės tė ēetave kryengritėse tė r ajoneve tė ndryshme tė Kosovės, nga Shqipėria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjindeshin krerėt e lėvizjes pėr ēlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre nė njė shtet si: Ukė Sadiku, prof. Ymer Berisha, Ndue Pėrlleshi, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Dem Ali Pozhari, Prek Shyti nga Prizreni, pėrfaqėsuesit e Muharrem Bajraktarit - Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftėtarė, krerė nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorės, Ferizaj, Kaēaniku, Rugova, Podguri etj. Pranė Dardhės sė Madhe valonte flamuri me shkabėn dykrenare, tetė metra i gjatė, tė cilėn e kishte sjellė Alush Smajli i Llazicės. Kuvendin e ruenin luftėtarėt e Ndue Pėrlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, tė udhėhequr nga Smajl Hajdarii Gjurgjevikut tė Madh dhe vėllai i Ndue Pėrlleshit, Zef Pėrlleshi. Kuvendin e hapi Ukė Sadiku, qė ia jep fjalėn pro. Ymer Berishės. Proēes - verbalin e mbante Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njėzėri Ukė Sadiku, ndėrsa udhėheqės politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhėn komisarėt e ēetave kryengritėse, sipas territoreve dhe e tėrė Kosova u nda nė 12 sektorė luftarakė dhe pėr kėtė arsye u quajtėn "Dymbėdhjetė kėshillat". Pas kuvendit tė Dobėrdolit u bėnė shumė takime me popullatėn e vendit pėr organizimin dhe mobilizimin rreth organizatės "Besa Kombėtare". Ndue Pėrlleshi, Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari, Mehmet Aga i Rashkocit dhe prof. Ymer Berisha u nisėn pėr njė mbledhje tė pėrbashkėt me krerėt e Shqipėrisė sė Veriut, diku nė malin e Pashtrikut. Ēeta e Ukė Sadikut mbeti nėn udhėheqjen e vėllait tė Ukės, Shaban Sadiku. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti datė e paharruar pėr banorėt e Prekorubės dhe Drenicės. Nė Fushėgropė, mes maleve tė Ēelisė sė Jellovcit, brigada famėkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Ēelinė ditėn e tretė tė Bajramit. Aty mbetėn tė vrarė 23 luftėtarė dhe 9 tė plagosur rėndė. Mga radhėt e armikut mbetėn 40 partizanė tė vrarė e dhjetra tė plagosur. Nga ēeta e Ndue Pėrlleshit kishte mbetur Zef Sokoli me djalin e tij, Markun shtatėmbėdhjetė vjeēar dhe Marije Shllaku ishte plagosur rėndė. Grusht tė rėndė lėvizjes i dha vrasja e udhėheqėsit tė njėsiteve guerile tė lėvizjes popullore shqiptare nė Kosovė prof. Ymer Berishės me 10korrik 1946 nė Hereq, ku sė bashku me Ndue Pėrlleshin ishin nisė tė merrnin pjesė nė Kongresin V tė Ballit Kombėtar nė Lipovicė.

Psikologu
26-12-07, 14:08
E kobėshme ishte edhe data e 17 shkurtit 1947, ku nga OZN - a dhe ushtria serbo - sllave u plagos rėndė komandanti i NDSH - sė Ukė Sadiku. Nė sverkėn e Gashit mbeti i vrarė Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria i Gjurgjevikut. Ēeta e Ndue Pėrlleshit kishte mbetur tė veprojė thuajse e vetme, me pak luftėtarė dhe shumė e ndjekur nga OZN - a. Mė 8 shkurt tė vitit 1948, sė bashku me du shokėt e tij, Ndrec Nikollėn e Shaban Demėn u rrethuan nga OZN - a. Mbas disa orė luftimesh mbetėn tė vrarė dy shokėt e tij Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema, ndėrsa Ndou i plagosur qėndroi nė mesin e pyllit deri nė orėt e para tė mėngjesit, ku me njė breshėri plumbash ēan rrethimin duke lėnė nė fushė tė betejės shumė tė vrarė e tė plagosur nga partizanėt dhe vullnetarėt me dhunė. Atė mėngjes komandanti i OZN - ės pushkatoi nė vendin e ngjarjes tė riun Pren Gojani nga fshati Dugajev, i cili ishte nga fisi i Ndue Pėrlleshit, me pretekst se i kishte hapur rrugė kėtij tė fundit.
Ndou, me plagė tė rėnda arrin nė shtėpinė e tij. Kur po i mjekonin plagėt, aty arrin kryetari i komunės sė Jagodės, Jank Boriēi, i cili hedh njė bombė brenda nė shtėpi. Ndou me shpejtėsi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pėlcet dhe plagoset rėndė Janku. Qė tė mos kapej nga partizanėt, Ndou largohet menjėherė dhe shkon te Ibish Sokoli, vėllai i Zef Sokolit, tė vrarė nė Ēelinė e Jallovcit.
Tek Ibishi qėndron, deri sa shėrohet. Nga aty kalon nė Llapēak, tek Pren Gjoka, qė ishte njė shok i tij. Ky fshat i takonte komunės sė Istogut. Qeveria Jugosllave, kur merr vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Pėrlleshin, e dėnon Ibishin me 8 vjet burg dhe gruan e tij me 6 vjet. Nė fshatrat e Lugut tė Drinit ushtria sllavo - komuniste e torturoi popullatėn e kėsaj ane nė mėnyrėn mė ēnjerėzore dhe shumė e pėsuan me burgje tė rėnda. Pas njė qėndrimi nė familjen e Pren Gjokės, Ndou duke parė se Partia Komuniste kishte dominuar thuajse nė ēdo krahinė tė Kosovės, largohet me disa bashkėluftėtarė pėr nė Shqipėri, ku bashkohet me ēetat e Ndoc Mirakės nė viset e Pukės, tė cilėt vepronin nė atė territor.
Sipas disa shėnimeve tė botuar nė "Shejzat" e Ernest Koliqit nė Romė dhe nė "Albanien Liber", shkruhej: "Ndue Pėrlleshi sė bashku me Ndoc Mirakėn dhe Ndue Fushėn, u vra nga forcat partizane tė Shqipėrisė nė Bjeshkėt e Iballes, nė vendin e quajtur Boset, me datėn 29 gusht tė vitit 1949. Ata njė ditė mė parė ishin nisur tė largoheshin pėr nė Greqi. Largimi pengohej pasi nė urėn e Bėrdhetit nė Pukė ishte plagosė rėndė bashkėluftėtari i Ndue Pėrlleshit, Elez Myrta nga Kosova".
Ndou nuk pranoi nė asnjė mėnyrė tė lejė vetėm e tė plagosur shokun e luftės.

luckyman
26-12-07, 21:19
Psikologu,ti meriton shume RESPEKT per kto shkrime qe i solle!

Sot i mungojn Kosoves ksi Burrash si Ndue Perlleshi & co.