PDA

View Full Version : Ballkani dhe shqiptarėt


Preshevar
02-01-08, 14:10
Ballkani dhe shqiptarėt

http://mesazhi.com/images/news/2727.jpg



Ballkani nė pėrgjithėsi e sidomos Ballkani perėndimor ka qenė dhe ende ėshtė njė ndėr rajonet mė problematike nė botė.


Qė nga largimi i Perandorisė Osmane, popujt e Ballkanit ende nuk kanė arritur t'i zgjidhin mosmarrėveshjet e shumta, dhe nė kėtė mėnyrė po e mbajnė situatėn gjithnjė para shpėrthimit. Luftėrat e pareshtura qė e kanė pėrcjellė kėtė rajon, shumica prej tyre kanė qenė luftėra pushtuese, tė cilat kanė shkaktuar gjenocide e spastrime etnike, siē ishte lufta nė Bosnje dhe sė fundi nė Kosovė. Shkaktari pothuajse i tė gjitha tragjedive ballkanike ka qenė hegjemonizmi serb, i cili kurrė nuk ėshtė ngopur me pushtime te tokave tė fqinjėve tė tyre, e sidomos tė fqinjėve shqiptarė. Kėto tragjedi e pushtime, Serbia nuk do tė arrinte t'i bėnte pa mbėshtetjen e fuqive tė mėdha botėrore, e sidomos tė Rusisė! Pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore, u fuqizuan dhe u pėrcaktuan kufijtė e rinj, dhe nė shumicėn e rasteve nė mėnyrė tė dhunshme. Me kėtė rast, tė gjithė popujt e Ballkanit pėrfituan nė njė mėnyrė apo nė mėnyrėn tjetėr. Pėrjashtim bėjnė vetėm shqiptarėt, tė cilėt ende janė tė ndarė nė shumė copa, dhe gjysma e tij ende gjendet nėn sundimin e sllavėve.

Dezintegrimi i arsyeshėm i ish-Jugosllavisė artificiale, i cili filloi para mė shumė se njė dekade, ende nuk ka pėrfunduar. Edhe pse janė zgjidhur shumė probleme duke u krijuar shtete tė reja, prapė kanė mbetur shumė probleme tė pazgjidhura, tė cilat kėrkojnė zgjidhje urgjente, nė njė kohė shumė tė afėrt.

Po si duket sot Ballkani perėndimor? Cilat janė problemet kryesore tė cilat gjenerojnė krizė dhe presin zgjidhje?

- Bosnja po mbahet me zor si shtet, me Marrėveshjen e Dejtonit. As serbėt e as kroatėt nuk dėshirojnė tė integrohen nė shtetin e quajtur Bosnje. Edhe pse Bashkėsia Ndėrkombėtare po mundohet qė ta mbajė nė kėmbė kėtė shtet, ēdo ditė e mė shumė po e kupton se njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Ėshtė ēėshtje kohe se kur do tė kėrkohet zgjidhje tjetėr. Pėshpėritjet veē kanė filluar.

- Nė Sanxhak tensionet po shtohen ēdo ditė e mė shumė dhe popullsia e kėsaj treve po kėrkon Autonomi deri nė shkėputje.

- Vojvodina, poashtu nuk ėshtė e kėnaqur me statusin e saj. Hungarezėt, atje, kėrkojnė tė drejtat e tyre tė plota.

- Kosova Lindore(Lugina e Preshevės), poashtu kėrkon zgjidhje urgjente. Atje janė tė dislokuara forca tė shumta ushtarako-policore serbe dhe ka shtim tė dhunės. Gjendja ėshtė para shpėrthimit.

- Maqedonia me tė dy kėmbėt po i shkel tė drejtat e shqiptarėve. Diskriminim, dhunė e terror po pėrjetojnė edhe sot shqiptarėt atje. Maqedonia po ekziston falė durimit tė shqiptarėve, por shtrohet pyetja se deri kur?! Bullgaria vazhdon politikėn asimiluese ndaj sllavo-maqedonasve. Vetėm ta cekim rastin me studentėt maqedonė, tė cilėt studiojnė nė Universitetet bullgare, e tė cilėve u ofrohen studime falas me kusht qė tė deklarohen bullgarė. Gjithnjė e mė shumė ka zėra si nga politika bullgare e poashtu edhe nga ajo maqedone, qė deklarohen pėr ndarjen e Maqedonisė. Parė nga ky prizėm, Maqedonia ka ardhmėri tė errėt.

- Edhe Shqipėria po ballafaqohet me probleme tė shumta tė natyrės ekonomike e politike. Ende mungon sundimi i ligjit, funksionimi i mirė i demokracisė-bashkėpunimi i sinqertė ndėrpartiak etj. Korrupsioni ėshtė nė shkallėn mė tė lartė, duke u radhitur si njėra nga shtetet mė korruptive nė botė. Pra, ende nuk mund tė flasim pėr njė shtet plotėsisht tė stabilizuar ku sundon rendi dhe ligji.

- Kosova, pjesė e trungut shqiptar, me njė sipėrfaqe prej 10-mijė km2, e sunduar nga tė gjithė e mė sė paku nga shqiptarėt, nė ankth po i pret ditėt e ardhshme kur pritet t'i caktohet fati i saj. Kosova po kėrkon dekolonizim, vetėvendosje dhe ka sakrifikuar shumė pėr kėtė, kurse Serbia hegjemoniste me politikė fashiste dhe me pėrkrahjen si gjithmonė tė Rusisė, po kėrcėnon seriozisht duke e bėrė padrejtėsisht mė tė vėshtirė zgjidhjen e problemit tė saj.

Pėrpos problemit shqiptar, mė lartė i cekėm edhe problemet tjera pėrreth, sepse janė tė lidhura njėra me tjetrėn dhe ēdo zgjidhje e njėrit problemi ndikon nė mėnyrėn e zgjidhjes sė problemit tjetėr. Natyrisht se ka edhe shumė e shumė pyetje qė ne shqiptarėve na interesojnė tė marrim pėrgjigje tė menjėhershme:

A do tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės (ēėshtja mė parėsore e shqiptarėve sot) nė favor tė shqiptarėve, apo do tė bėhet plaēkė tregu e fuqive botėrore, ashtu siē ėshtė bėrė edhe mė herėt?

A mos do tė ketė ndarje tė saj?

Ēka do tė bėhet me Veriun e saj?

A do tė ketė Kosova Integritet tė plotė?

A do tė ketė Kosova subjektivitet tė plotė ndėrkombėtar?

A ėshtė nė interes tė shqiptarėve vetėm pavarėsia e Kosovės, apo bashkimi i saj me shtetin amė - Shqipėrinė?

Ēka do tė bėhet me Kosovėn Lindore?

Si do tė shkojnė rrjedhat politike nė Maqedoni? etj. etj.

Do tė dėshironim t'u japim pėrgjigje tė gjitha kėtyre pyetjeve, por askush tani pėr tani, nuk ėshtė nė gjendje ta bėjė kėtė nė mėnyrė tė saktė. E ardhmja ėshtė misterioze dhe mund tė sjellė surpriza tė kėndshme, por edhe tė pakėndshme. Megjithatė, mund ta japim njė pėrgjigje pėrgjithėsuese dhe qė ėshtė fundamentale pėr shqiptarėt. Problemi shqiptar nuk guxon tė parcializohet e tė zgjidhet nė mėnyrė tė ndarė, veē e veē, sepse problemi ynė ėshtė gjithėshqiptar dhe si i tillė duhet tė trajtohet. Nėse i ndajmė problemet tona veē e veē, do tė kemi zgjidhje gjysmake dhe nuk do tė arrijmė tė dekolonizohemi e tė ēlirohemi plotėsisht.

Ėshtė momenti tani, qė intelektualė, politikanė e atdhetarė, tė hartojnė strategji konkrete, gjithėkombėtare dhe tė bazuar mirė, afatgjatė, qė problemin tonė ta zgjidhim njėherė e pėrgjithmonė.

Kosova e pavarur mund tė jetė zgjidhje e pėrkohshme, por kurrsesi pėrfundimtare. Nuk ėshtė njė zgjidhje, as mbetja e trojeve tjera shqiptare nėn sundimin e popujve sllavė!

Pse?
Sot Evropa ėshtė duke shkuar drejt integrimit, kėshtu qė Shqipėria , Kosova dhe Maqedonia do tė integroheshin si pjesė tė veēanta nė tė. Por njė ditė, nėse e kaplon njė krizė Evropėn nga baraspesha e superfuqive ne botė, duke u nisur nga fakti se ēdo gjė ėshtė relative, atėherė mund tė ndodhė qė tė ketė njė dezintegrim nė Evropė, ku me atė rast, fqinjė tanė do ta kėrkonin rastin t'i tregojnė dhėmbėt prapė dhe do tė provojnė t'i nėnshtrojnė prapė shqiptarėt, nė Kosovė, Maqedoni e gjetiu. Kush mund tė na garantojė se nuk do tė ndodhė njė gjė e tillė?




Pra, vetėvendosja, bashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm "Shqipėrinė e Bashkuar" dhe integrimi i saj nė Evropė si subjekt i pavarur, ėshtė zgjidhja mė e mirė dhe e vetme qė garanton siguri dhe ardhmėri pėr fėmijėt, nipat tanė dhe gjeneratat pas tyre.

Nė vitin e Ri qė po hyjmė tani, Ballkanin Perėndimor po e presin ditė shprese, por edhe ankthi, pėr shkak tė politikės ēoroditėse tė shtetit rus ndaj popullit shqiptar.

Tė kujtojmė kėtu pėrsėri se, ishte perandoria ruse, ajo qė kishte gisht dhe ėshtė bashkėfajtore pėr terror dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar, duke filluar qė nga vitet e 1800-ta, duke i pėrkrahur serbėt pėr t'i shpėrngulur dhe asimiluar shqiptarėt. Dhe ia arritėn qėllimit, duke filluar nga pika mė veriore shqiptare Kraleva nė Serbi, pastaj me pastrimin etnik qė ju bė Toplicės nė vitet 1877-78. Gjithashtu, pėrkrahjen qė ia bėri Malit tė Zi pėr grabitjen e Ulqinit, Tivarit, Plavė e Gucisė. Mali i Zi u mundua ta pushtonte edhe Shkodrėn, dhe dihet se ēfarė lufte e pėrgjakshme ėshtė bėrė, por nuk arriti dot qė ta gllabėronte edhe atė. Rusia cariste, gjatė luftės sė parė botėrore u dha sinjal serbėve tė marshonin nė Kosovė dhe mundėsisht tė mos ndaleshin deri nė Durrės. Pastaj, pėrkrahen bullgarėt pėr tė pushtuar trojet etnike shqiptare nė lindje, dhe gjithashtu pėrkrahen grekėt nė pushtimin e trevave jugore shqiptare .

Pra, kush janė armiqtė e vėrtetė tė popullit shqiptar, fqinjėt tanė apo Rusia?

Fqinjėt tanė asnjėherė nuk do tė kishin aq forcė dhe nuk do tė arrinin t'i pushtonin tokat shqiptare pa ndihmėn e Rusisė Ne shqiptarėt nuk e kuptojmė pse shteti RUS ēdoherė del haptas kundėr shqiptarėve si komb. Mirėpo kėsaj radhe, qėndrimi rus ndaj Kosovės mund t'i kushtojė shtrenjtė Rusisė dhe t'i kthehet si bumerang me acarimin e marrėdhėnieve me perėndimin, e ndoshta edhe me dezintegrimin e federatės ruse, ēka do tė thotė se, Rusia do tė futej nė histori.

Shqiptarėt e Kosovės kohėve tė fundit kane filluar te binden vetvetiu se Kosova e Pavarur si shtet, ėshtė zgjidhje e pėrkohshme. Zgjidhja qė e stabilizon dhe qetėson Ballkanin, ėshtė vetėvendosja e popullit shqiptar anekėnd trevave shqiptare.

Shpresojmė qė nė vitin 2008, do tė dėgjojmė mė shumė zėra nga intelektualė e politikanė qė haptas dhe pa drojė, deklarohen pėr Bashkim Kombėtar, por edhe tė udhėheqėsve tė Vetėvendosjes, pėr bashkim tė tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm shqiptar.

Nuk ka rrugė tjetėr pėr Kosovėn, Preshevėn, Ulqinin, Tetovėn pos bashkimit kombėtar, nuk do tė ketė as punė, as ekonomi tė mirėfilltė, pa i pėrfunduar problemet dhe vuajtjet qė janė duke pėrjetuar shqiptarėt nėn kthetrat e tė huajve dhe fqinjėve tė tyre.

Kemi besim shumė tė madh qė Shqipėria e Bashkuar do tė jetė shtet i prosperuar dhe demokratik nė rajon, duke i mbrojtur tė drejtat e shqiptarėve kudo qė ndodhen nėpėr botė.

.Jemi ngopur me diskriminim, me pėrbuzje, tallje e nėnēmim. Jemi ngopur me premtime boshe, me varfėri, me ikje nėpėr botė!!!

Jemi ngopur!

Nuk durojmė mė!

Dhe kemi drejtė tė shpresojmė!

Nė vitin tjetėr, pakthyeshėm do tė jemi njė hap mė afėr ėndrrės sonė shekullore - Bashkimit Kombėtar Shqiptar!

RROFTĖ SHQIPĖRIA ETNIKE!




Mesazhi.com