PDA

View Full Version : Brengosjet e prindėrve

rilinda
07-01-08, 16:06
Vajza ime nuk ka tė dashur. A ėshtė normale?

“Tė gjitha mikeshat e saj kanė tė dashur, ndėrsa ime bijė jo. Ajo ka nevojė tė nxjerrė nė pah vetitė e saj, por ėshtė e re... E shoh qė ndjehet inferiore dhe vuan pėr kėtė. Rri me orė tė tėra mbyllur nė shtėpi dhe tregon se si shoqet e saj janė tė lumtura qė kanė gjetur dashurinė. Mė thoni, si mund ta ndihmoj, pasi edhe marrėdhėnia jonė ka filluar tė pėrkeqėsohet pėr shkak tė gjendjes sė saj?”.

“Ėshtė e kėndshme, inteligjente, njė vajzė e mirė...” thotė nėna, siē i pėrshkruajnė gjithnjė nėnat vajzat e tyre. “Por rri shtrirė dhe buzėrrudhur, nė lulen e moshės sė saj duke u ndjerė e vetmuar, nė kėtė botė ku ēdo ditė lulėzojnė madje edhe simpati e flirte kalamajsh”.

Nuk ėshtė mė aspak pėr tė ēuditur nėse nėna fillon tė ndjekė me shqetėsim jetėn sentimentale tė bijės, duke e pėrkrahur faktin e tė paturit njė tė dashur. Madje, nė bisedat e mamave tani lakohet me krenari ky realitet. Nėnat shqiptare i njohin shokėt e vajzave tė tyre, i lėnė tė dalin sebashku pėr kafe, nė disko e “pub-e”, dhe pėrjetojnė me emocion lidhjet e tyre. Madje kur vajza ka ardhur nė njė moshė tė pjekur pa tė dashur, shqetėsimi nis tė rritet edhe pėr mamatė. Kjo ndjehet jo vetėm nga letra e lartpėrmendur, por edhe nga shumė copėza tė tjera historish qė na kanė ardhur pėrgjatė njė viti. A duhet tė shqetėsohen nėnat nėse bijat e tyre nuk po shoqėrohen me ndonjė djalė, apo nuk kanė tė dashur? Nė arsyetimin tonė si nėna, duket njė gjė krejtėsisht normale. Ehe pse nuk ka tė dashur tani, nuk do tė thotė se kjo gjendje do jetė e pėrhershme. Por pėr njė vajzė qė nuk e mendon kaq shumė tė ardhmen, por vuan tė tanishmen dhe ėshtė e rrethuar me shoqe qė i thonė tėrė kohės ”i fejuari im mė solli kėtė..., do tė dal me tė dashurin tim...etj”, pa dyshim qė kjo situatė kthehet nė njė gjendje tė pakėndshme. Dhe njė nėnė nė kėtė situatė ēfarė duhet tė bėjė??? Mbi tė gjitha nuk ėshtė pėr t’u nėnvleftėsuar “vuajtja” e bijės. Flitet pėr njė vetmi edhe pse ajo ėshtė tepėr e re. Por nė tė njėjtėn kohė, duhet menduar: Mos ka ndonjė problem pėr t’u lidhur me tė tjerėt, nė veēanti me djemtė?

Ndrojtja, problemi kryesor

Shpesh mbas kėtyre problemeve fshihet ndrojtja. Njė vajzė shumė e turpshme tėrhiqet gjithnjė prapa, duke mbajtur njė sjellje tė ashpėr dhe tė ftohtė. Por mund tė jetė dhe njė agresivitet ndaj djemve qė mund t’i shmangen dhe largohen. Nė tė dyja rastet nė thelb ekziston pasiguria. Duke menduar dhe faktin qė adoleshenca ėshtė njė periudhė e mbushur me dyshime tė mėdha dhe me pasigurinė qė tė krijon njė trup i cili ndryshon vazhdimisht dhe qė jep emocione. Duhet patur parasysh se sot jetojmė nė njė botė ku mesazhet mediatike japin gjithnjė figura femrash tė pėrsosura fizikisht, qė tėrheqin meshkujt, dhe kjo i bėn vajzat shpesh tė ndjehen “joperfekte”. Kėshtu, njė vajzė qė ėshtė e shėndoshė, dhe do tė dėshironte tė kishte trupin e njė topmodeleje, ndjehet keq. Ajo nuk e pėlqen veten e saj dhe kėtė gjė ia transmeton dhe tė tjerėve.

Mos ekzagjeroni

Si ta ndihmoj? - Pyet nėna pėr bijėn e saj, e cila ndjehet e vetmuar. Asnjėherė nuk duhet nėnvleftėsuar fakti qė ajo ndjehet keq, dhe as nuk duhet tė priremi duke i thėnė se "problemet janė tė tjerat; ke njė jetė pėrpara, mendo tė studiosh etj". Por nga ana tjetėr duhet patur kujdes tė mos e bėjmė mė tė madh se ē'duhet problemin. Ka nėna qė bėhen keq nga ky fakt dhe nisin t'i thonė vajzave: "Pėrse nuk del me Megin e cila njeh njė grup tė madh shokėsh, pse nuk bėn njė festė, pse nuk del nga blloku, pse nuk shkon nė palestėr etj.???" Kjo mund t'i kthehet nė ankth tė vėrtetė, bile mund tė quhet pėrndjekje. Sepse vajza mund ndjehet jo vetėm e pafat qė ėshtė pa tė dashur ose pa shoqėri, por dhe nėn vėzhgim, qė nė kėtė moshė ėshtė e ngjashme me pėrndjekjen e njė tė huaji.

T’i japėsh siguri

Eshtė mirė qė nėna pėr tė pėrballuar kėtė problem t’i shpjegojė se si shumė vajza e nxitojnė kohėn e lidhjes me njė djalė dhe kjo nuk ėshtė fort e shėndetshme. Nėnat mund t’ua qartėsojnė se ”Tė bėsh dashuri me njeriun e parė qė tė bėn komplimente ėshtė diēka e gabuar, sepse vajza ėshtė e parritur dhe mund tė bėjė gabime” por edhe shumė gjėra tė tjera qė i dinė mirė mamatė e sotme... Objektivi qė njė nėnė duhet tė arrijė ėshtė tė kthejė kėtė gjendje dėshpėrimi nė njė vlerė duke i shtuar sigurinė bijės: “qė vajzat e mira duhet ta hedhin kėtė hap mė vonė...”. Gjithnjė duke hequr dorė nga vetitė e saj fizike, dhe duke u pėrqendruar tek virtytet njerėzore. Duhet patur parasysh se nuk ėshtė shumė e shėndetshme tė preken tė dhėnat e saj fizike, ku ajo mund tė ndjehet keq. Nėse ajo e ndjen kėtė shqetėsim as fjalėt e nėnės nuk mund t’ia heqin nga mendja “problemin” e saj fizik. Nėse nėna e pėrmend shpesh kėtė detaj ajo do tė perceptojė kėtė aspekt si tė rėndėsishėm edhe pėr nėnėn, dhe do tė vuajė mė shumė, duke menduar qė dhe nė sytė e nėnės vajza nuk ėshtė aspak tėrheqėse. Nėna duhet tė punojė shumė qė ta ndihmojė qė ajo tė vlerėsohet si person, duke nėnvizuar se nuk ėshtė dhe aq e rėndėsishme tė kesh ose tė mos kesh tė dashur. Dhe qė vėmendja kryesore duhet pasur nė cilėsinė e raportit. Njė kėshillė qė do t’i vlejė asaj dhe mė pas, kur tė jetė e rritur.

iliriaplus.com

BE LK
07-01-08, 16:38

Teme e qelluar.

Duke pas parasysh koherat qe kane ardh shume gjera marrin kahun e pa menduar ndonjehere mire.

Realisht duhen kuptuar deshirat e moshes, pjekuria e saj, Zgjuarsia e individit dhe mentaliteti njerezor!!

Adoleshenca eshte nje moshe e deshirave te medhe, por nuk mund te thjeshtesohet me dy fjale secfar kerkojne vajzat apo e kunderta. Duhen menduar shume gjera, Jeta eshte para.

Ne fillim eshte Ku de gjej te dashurin, pastaj vjen problemi se a shkoj une mete.

Pas kesaj vjen nje problem tjeter," O mami i dashuri me tradhetoi" dhe shkoi me matilden shoqen e bankes.

Pas kesaj vijne deshirat e vrullshme dhe rinore. Por sa jane ne gjendje me u perballu me realitetin adoleshentet!!?????

Pas vjen shthurja mes njerezve, vijne problemet mes njerezve te ndryshem. me ato qe nuk i ke pare kurre, te dalin lloj lloj fytyrash para dhe thua cfar eshte ky e ku shkoi ai.
Me keto duhet te meren nenat e jo me problemin se ku do i gjejne te dashurin vajzes apo djalit te dashuren.

Vajzat e djemte ne adoleshence mendojne se te lidhesh dhe te dashuros dike eshte kulmi dhe gjith'cka. Por kur arrijne ne finale, thone eureka.

Ndersa neser kur te ngrihen nga gjumi jane harruar shume gjera e format fillojne te ndryshojne. E gustot ndryshojne, bashke e me to fillon e ndryshon jeta e tyre, dhe fillon e pjeket, mer nje drejtim, mentalitet, formim, rruge, apo krijojne nje fenomen.
por kurre nuk e kuptojne cfar don me thene te jesh 30 vejc. kurre nuk e kuptojne se nuk eshte epshi i rinise bukuria dhe qatia e jetes, por dicka tjeter qe veshtire tu ket shkuar ne mendje, ndoshta e kane degjuar nga prrinderit e tyre, por e kane lene pas per arsye se prinderit skuptonin shume gjera!!!

Nenat shqipetare kane filluar te emancipohen, kete e has mjaft mire tek blloku ne Tirane i cekur nga Rilinda me siper. Por a me thote kush mua cfar eshte blloku ne tirane.

Leje se po e them vete. Blloku eshte nje lagje ne tirane nder lagjet me lluksoze. ku bien ne sy vipat e kryeqitetit. Nderto shikon dhe disa vajza edjem te rinj 14-18 vec. qe kullojne e shkaterrojne pamjen e tyre momentale. Por harrojne se nga vijne dhe ku shkojne!??

Ah kjo ndrojtja sa keq eshte, se te len mbrapa e nuk shikon dunja me sy. Brezi qe rritet ketu ne tirane (te pakten kete e njoh mire), nuk mer vesh nga asgje ne kete bote per veq dy gjerave qe te thajne, gjuetise e kenaqesise. Per te tjerat kujdeset mami, babi etj.
"kjo eshte ajo qe duhet te beje mami e babi se te tjerat i zgjidhin vete vajzat e djemte e bllokut"

Zgjidhja:

"Kush deshiron me njoh ndonje djale apo vajze duhet te dale tek blloku e te bej nje gjiro e pastaj ne fund te rruges do e kuptoje vete se e gjet perlen qe kerkonte"

Fund

BE LK

rilinda
07-01-08, 20:59
Adoleshenca:Pengesat kapėrcehen mė lehtė nėse prindėrit janė pranė!

Sigurisht nuk bėhet fjalė pėr gjėra qė i dėgjoni pėr herė tė pare: Nėse jeni prind mund tė sillni nė mendje adoleshencėn tuaj, apo karakteristikat e fėmijės suaj, nėse jeni adoleshent ju dini shumė gjėra pėr kėtė moshė. Ju prindėr duke u bazuar tek eksperienca e prindėrve tuaj me ju, tek ato qė keni lexuar apo intuivisht mund tė keni zbatuar disa prej kėshillave. Gjithėsesi mė poshtė janė renditur disa sugjerime tė cilat synojnė t’ju ndihmojnė nė tė kuptuarit nga ana juaj tė rėndėsisė sė rolit si prind nė zhvillimin normal tė adoleshentit, nė kapėrcimin e problemeve tė shkaktuar nga specifika e moshės. Nga ana tjetėr kėto kėshilla vėnė nė dukje se vetė adoleshentėt duhet tė jenė bashkėpunues me prindėrit, duhet t’i japin atyre mundėsinė pėr t’i kuptuar dhe qėndruar pranė duke pasur parasysh se asnjė ndryshim nuk ndodh pa dėshirėn e tė dy palėve.

Ēfarė ėshtė puberteti?
Puberteti ėshtė periudha nė tė cilėn arrihet maturimi seksual dhe organet riprodhuese bėhen tė afta pėr riprodhim. Shėnjat e pubertetit janė tė lidhura me shfaqjen e karakteristikave seksuale sekondare siē janė rritja e gjoksit dhe ardhja e menstruacioneve tek vajzat dhe ejakulimi i parė dhe trashja e zėrit tek meshkujt. Tek vajzat rritmet e rritjes janė shumė tė vrullshme nė moshėn 8-10 vjeē dhe pika kulminante ėshtė rreth moshės 13 vjeē. Ndėrsa tek djemtė kėto ritme janė mė tė larta nė moshėn 10-12 vjeē dhe pika kulminante ėshtė rreth 14 vjeē. Megjithėse nė kėto parametra ėshtė arritur nė bazė tė njė sėrė studimesh tė realizuara nė disa vende tė botės pėrsėri mund tė ketė pėrjashtime: pėrveē normave tė pėrgjithėshme duhet tė mirren nė konsidertatė edhe karakteristikat individuale: disa adoleshentė mund tė zhvillohen mė pėrpara ose mė mbrapa nė krahasim me moshatarėt e tyre, por kėto mospėrputhje ritmesh nuk duhet tė bėhen burim shqetėsimi pėr adoleshentėt dhe prindėrit e tyre.

Si ndikon puberteti i adoleshėntėve tek prindėrit?
Njė ose dy vjet para arritjes sė pubertetit, fėmija ndryshon nė aspektin fizik dhe emocional. Rritmet e kėtyre ndryshimeve fillimisht janė shumė tė shpejta por fillojnė tė ngadalėsohen rreth moshės 18 vjeē. Marrėdhėnėniet midis prindėrve dhe adoleshentėve ndryshojnė nė varėsi tė kėtyre ritmeve: Sa mė tė vrullshme tė jenė ritmet e ndryshimit, sa mė tė vėshtirė ta kėtė adoleshenti pėrshtatjen me trupin e tij aq mė tė paekulibruara do tė jenė kėto marrėdhėnie.
Gjatė pubertetit qėndrimet e fėmijėve ndaj prindėrve kanė shumė gjasa tė ndryshojnė. Fėmijėt mendojnė se prindėrit e tyre janė tė tė bezdishėm, pashpresė, dhe jashtė mode. Nga ana tjetėr prindėrit mendojnė se fėmijėt e tyre janė tė vrazhdė dhe nuk respektojnė normat. Shprehja mė tipike e prindit pėrballė njė fėmijė qė e sheh si tė huaj ėshtė: “Nuk e marr vesh se kujt i ka ngjarė’’. Kėtu mund tė fillojė distancimi i parė prind- fėmijė: prindi qė ndihet i paaftė pėr tė kuptuar fėmijėn dhe fėmija qė ndihet nė mėshirė tė fatit.
Si duhet parė konfliket qė krijohen nė kėtė moshė?
Tensioni i krijuar midis prindėrve dhe fėmijėve ėshtė normal. Nė fakt mungesa e kėtyre problemeve nė komunikim duhet tė shqetėsojė prindėrit: nė kėtė rast mund tė dyshohet se nė jetėn e adoleshentit po ndodhin ndryshime jo pozitive tė cilat ai pėrpiqet t’i kompensojė nėpėrmjet indiferencės dhe apatisė.

Si ndihen adoleshentėt gjatė pubertetit?
Nė kėtė periudhė adoleshentėt nuk ndihen mirė me imazhin. Kur i pyesim ata thonė se nuk e pėlqejnė pamjen e tyre, format e trupit, flokėt, lėkurėn. Problemet e shkaktuara nga puberteti ata i kanė tė vėshtirė t’i diskutojnė me persona tė tjerė p.sh me njė psikolog ose me njė mjek. Pėr shkak tė kėtyre ndryshimeve me tė cilat ata nuk e kanė tė lehtė tė pėrshtaten ata janė tė pasigurtė dhe tė turpshėm. Nė kėtė moshė djemtė dhe vajzat duan qė tė jenė si tė gjithė tė tjerėt: vajzat nuk ndihen mirė nėse gjoksi i tyre ėshtė mė vogėl nė krahasim me atė tė shoqes ose djali nėse shoku i tij ėshtė mė i gjatė se ai. Reagimet jo pozitive ndaj ndryshimeve, krahasimet jo tė favorėshme pėr ta i bėjnė tė arrijnė nė vlerėsime jo pozitive pėr veten.
Pėr tė ndihmuar sa mė shumė adoleshentin…
Disa prindėr kanė aftėsi prindėrore mė tė mira nė krahasim me disa tė tjerė… pėr disa adoleshenca ėshtė njė periudhė qė i ndihmon tė forcojmė shumė marrėdhėnien mė fėmijėt, pėr tė tjerėt kohė antagonizmi, ndėrprerje komunikimesh. Si mund ta ndihmojmė mė shumė adoleshentin, si mund tė ta keni mė tė lehtė pėr tė pėrmbushur rolin tuaj?

rilinda
07-01-08, 21:00
Diskutoni me fėmijėn tuaj
Prindi duhet tė dijė se ēfarė ndodh me fėmijėn e tij. I gjithė informacioni nuk mund tė fitohet nė mėnyrė tė menjėhershme. Me adoleshentin duhet tė flitet ēdo ditė: nėse ju nuk flisni me fėmijėn tuaj do ta keni tė vėshtirė tė krijoni marrėdhėnien e pershtatshme me ta. Bisedat e pėrditshme duhen tė jenė tė rregullta dhe tė spontane. Pėr tė arritur deri tek bisedat do tė ishte mirė tė hartonin njė skedulė tė shkurėt: sė pari: pėrcaktoni njė orar gjatė ditės nė tė cilin ju dhe fėmija juaj do tė jeni mė tw relaksuar. Pėrcaktoni njė interval kohor: jo mė pak se 30 minuta pėr tė folur me tė. Sa mė shumė kohė tė diskutoni me fėmijėn nė kushte tė pėrshtatshme, aq mė shumė i prirur do tė jetė ai tė flasė. Sė dyti pėrpiquni tė jeni sa mė tė hapur, sa mė kurioz, sa mė tė interesuar pėr jetėn e fėmijės suaj. Ju duhet tė dini se ēfarė mendon ai, ēfarė fantazon, ēfarė marrėdhėniesh ka me shkollės dhe ēfarė e streson. Sė treti, pėrpiquni tė shmangni diskutimet e tipit disiplinues. Nėse synoni disiplinėn, fėmija do t’ju shmangė. Kjo nuk do tė thotė shmangie disipline, por bėrje kujdes pėr tė mos e pėrfshirė atė edhe nė bisedat e lira. Nė tė gjithė bisedat qė zhvilloni me adoleshentin pėrpiquni qė ai tė flasė nė pjesėn mė tė madhe tė kohės. Ju thjesht duhet tė ngacmoni atė pėr tė treguar sa mė shumė. Nė kėtė periudhė njeriu ka mė shumė nevojė tė dėgjohet sesa tė dėgjojė.

Pėr ēfarė mund tė flitet me adoleshentin?
Ju mund tė flisni pėr shumė gjėra me fėmijėn tuaj, por tema kryesore mbetet shoqėria. Nėse i jepet mundėsia adoleshentėt mund tė flasin pa fund pėr shokėt dhe shoqet e tyre. Nėse fėmija juaj ėshtė “llafazan” mjafton njė pyetje ose dy qė ai tė tregojė gjithēka ēfarė ndodh nė shkollė. Nėse fėmija juaj ėshtė pak i tėrhequr ju duhet tė bėni pyetje tė cilat pėrqėndrohen mė tepėr tek prirjet e pėrgjithėshtme tė shokėve dhe shoqeve dhe mė pak tek individė. Njė temė tjetėr pėr tė cilėn mund tė diskutoni ėshtė vetė-imazhi i adoleshentit. Adoleshenca ėshtė koha nė tė cilėn formohen identitetet tona, dhe pėr kėtė shkak adoleshentėt duan tė dinė se cilėt janė, si do tė jenė nė tė ardhmen, cilat janė vlerat dhe dobėsitė e tyre. Ata duan tė dinė se ēfarė mendoni ju ose tė tjerėt pėr pamjen e saj\ tė tij.
Zbuloni se cilėt janė modelet e fėmijės suaj, ose pyeteni nėse i pėlqėn pamja e saj. Nėse vajza juaj thotė se nuk ėshtė simpatike, kėrkoni t’ju tregojė sesi arriti nė kėtė pėrfundim. Falė kėtyre diskutimeve ju do tė zbuloni gjėra qė ju nuk i dinit, ndėrsa fėmija do tė ndihet mė i qetė pasi ka folur me ju. Ju mund tė flisni me tė edhe pėr probleme tė tjera, p.sh pėr aktivitetet jashtėshkollore, pėr dashurinė, pėr marrėdhėniet seksualem pėr drogėn. Diksutimi i kėtyre temave mund tė jetė i vėshtirė pėr tė dy palėt. Por nėse ju flisni me ta ata do ta kenė mė tė lehtė t’ju tregojnė pėr dikė do t’i pėlqente ta kishin tė dashur ose nėse njė shoku i tyre pėrdor drogė apo pėr diēka tjetėr. Kėto biseda mund tė fokusohen edhe tek e ardhmja, nė kėtė mėnyrė ata do tė bėhen mė largpamės dhe do tė binden se nuk do tė mbeten gjithnjė tė vegjėl. Ju mund ta pyesni se ēfarė mendon ai nė lidhje me shkollėn, karrierėn, martesėn, lindjen e fėmijėve. Ju mund tė diskutoni edhe pėr ēėshtje tė lidhura me politikėn, ekonominė, ngjarje tė rėndėsishme. Kėshtu ju do tė kuptoni se cilat janė qėndrimet e fėmijės suaj, sa i ndjeshėm ėshtė ai ndaj problemeve, si ėshtė shkalla e tė arsyetuarit tė tij.

Silluni si prind
Ju mund tė jeni i besueshėm dhe miqėsor por duke qėnė nė rolin prindėror. Nė fakt nė disa raste mund tė jetė e vėshtirė tė jesh personi i cili vė kufinj dhe tė dėgjon pa gjykuar siē bėn njė mik. Ju jeni gjithmonė prindi, dhe ky pozicion do tė reflektojė nė marrėdhėnien tuaj me fėmijėn. Nė kėtė mėnyrė ju i jepni fėmijės atė pėr tė cilėn ai ka nevojė: dikė i cili mund ta dėgjojė dhe ta kuptojė, por edhe tė ketė eksperiencė dhe tė japė ato kėshilla tė cilat njė moshatar nuk i jep dot. Kėshtu adoleshentit i transmetohet siguria pėr tė cilėn ai ka nevojė. A mund tė diskutojė njė adoleshent gjithēka me ju? Sigurisht qė jo, por falė bisedave tė pėrditshme ju mund tė krijoni njė marrėdhėnie besimi dhe pėrgjegjėsie, marrėdhėnie kjo qė do t’ju ndihmojė tė kapėrceni momentet e vėshtira qė mund tė krijohen.

Ėshtė mirė tė njohėsh shokėt e fėmijės
Gjatė periudhės sė adoleshencės shoqėria ushtron njė ndikim tė madh tek adoleshenti. Kjo ėshtė njė gjė e paevitueshme dhe e pranueshme. Ndaj pėr prindėrit ėshtė e domosdoshme tė njohė sa mė shumė qė tė jetė e mundur rreth ndikimit tė shoqėrisė tek fėmija. Mėnyra mė e mirė pėr tė arritur deri kėtu ėshtė tė diskutosh pėr ta me fėmijėn tuaj, t’i njohėsh sa mė shumė miqtė e tij. Ju mund t’i krijoni kushtet qė njė ose disa herė gjatė javės tė gjithė fėmijėt tė mblidhen sė bashku nė shtėpinė tuaj. Ju mund tė flisni me ta gjatė kohės qė ata janė nė aty, por pa i bėrė tė ndihen tė vėzhguar. Disa prej tyre mund tė jenė mė tė prirur pėr tė folur nė krahasim me tė tjerėt. Nuk duhet tė harroni qė tiparet individuale tė ēdo njėrit janė nė bazė tė bisedave qė zhvilloni me ta. Nga ana tjetėr ju mund t’i njihini miqtė e fėmijė suaj duke marrė pjesė nė aktivitete tė organizuara nė shkollė, p.sh koncerte tė ndryshme, ndeshje sporti etj. Nė kėtė mėnyrė do tė keni mundėsi t’i ndiqni nga afėr nė vende ku ata ndihen mė mirė.
Sigurisht askush prej jush nuk mund tė jetė pėrfekt nė zbatimin e kėtyre kėshillave. Nė njė moment tė ditės mund tė jeni shumė tė ngarkuar dhe njė e bėrtitur ju duket rruga mė e shkurtėr se toleranca… provoni ēdo ditė tė ndihmoni fėmijėn tuaj pėr tė shmangur problemet qė mund tė vijnė.

Gazeta Spekter