PDA

View Full Version : Eksodi Shqiptar


Arb
10-01-08, 19:36
Eksodi i heshtur Jepet fusnote lajmi qe ketyre diteve, pikerisht qe para dy vjeteve e deri sot, ne Kosove po ndodh nje eksod, mund te thuhet itenziv, permanent.

Ky eksod aktual, lirisht mund te quhet "eksod i heshtur," shkaku se ai nuk problematizohet as nga institucionet adekuate aktuale, as nga masmedia ne Kosove. Nuk problematizohet publikisht as politikisht per shkak se dikush-dikush insiston per ta fshehur situaten e Katastrofes Humanitare qe po vazhdon ta fundos Kosoven ne mjerim arsimor, kulturor, shendetesor dhe social.

Ketu insistohet qe problemi aktual i eksodit Shqiptar te analizohet ne masmedia, si dukuri e dhimbshme, qe ka mundesi te preblematizoj dukurine akute te eksodit. Nje dekade me pare, rrum dhjete vjet te plota, para Pallatit te Shtypit ne Prishtine ekzistonte nje stacion i pa shpallur, i pa-licencuar, i autobuseve per linja nderkombetare.

Llogaritej se qe nga viti 1981 (nuk konstatohej zyrtarisht), nga Kosova jane shperngulur, te themi perkohesisht, mbi 1 milione Shqiptare. 24 vjet ma vone, logjikisht, kjo shifer do te duhej te ishte dyfishuar.

Eksodi Shqiptar po vazhdon me te njejtin intenzitet qe prej 100 vjetesh te shekullit XX dhe nuk eshte analizuar zyrtarisht, pikerisht per shkak se gjate shekullit te kaluar pushtetaret zyrtare ne Kosove, Maqedoni dhe vise te tjera Shqiptare, ne Serbine aktuale dhe Malin e Zi aktual, e kane mbuluar me murin e mistershem te terrorit policor gjenocidin e vazhdueshem ndaj nje etnosi te inkriminuar politikisht gjate historise se tij peseqindvjecare.

Por pse sot po ndodh eksodi i heshtur i Shqiptareve, kur dihet se tashme ne Kosove, se paku zyrtarisht, nuk funksionon as policia, as administrata e Shkijeve? Kete pyetje duhet shtruar atyre qe jane faktore se paku formale ne instancat e perkohshme te administrates.

Gjenocidi ndaj nje popullate nuk ka vetem model administrativ-shteteror, mund te jete gjenocid policor, totalitar, por mund te jete edhe gjenocid social, si ai qe beri emi gracionin Italian (ne Amerike). Sot eshte fajtore situata e status quos e nje jete pa perspektive arsimore, kulturore, shendetesore etj.

Nje kohe qe e ben te vazhdueshme Pritjen Shekullore te Shqiptareve, nje kohe paqeje pa lirine dhe pa te drejtat elementare te njeriut. Ne Kosove mbi 70% e popullsise eshte e pa-pune dhe jeton ekskluzivisht nga ndihma e emigracionit Shqiptar. Ky mund te jete shkaku elementar qe "stimulon" shpernguljen (e perkohshme) Shqiptareve.

BSot

Domira
15-01-08, 00:30
Pervec aresyeve te cilat i ke permendur si shkak te ekzodit shqiptar ka edhe disa aresye tjera Arb.
Ka rene shkalla e solidaritetit mes njerezve. Ka humbur ndjenja e afersise dhe bashkepunimit.
Nuk ka deshire e as motiv per te punuar pakes vullnetarisht dhe ne menyre te organizuar me qellim qe te afirmohen vlerat, te bisedohet per anet negative te ekzodit si dhe anet negative te pasivitetit qytetar kundrejt rendesise se kontributit qytetar per shoqerine ne te gjitha aspektet.
Me vullnet, me mbeshtetje dhe syqeltesi te institucioneve, mediave e tj, mund te rritet vetedija per organizim demokratik qytetar dhe shpetimin e shoqerise tone nga ekzodi dhe dukurite tjera negative.
Ka ende per tu thane por njihere tjeter.
Te pergezoj per kete teme serioze dhe te rendesishme.

Arb
01-03-08, 15:57
Flm Domira per kontributin ne teme.

Po tash, pas njohjes se Pavaresise se RK-se, sa do te punohet se paku per te zbutur kete "eksod te heshur/"

guri70
01-03-08, 16:28
Flm Domira per kontributin ne teme.

Po tash, pas njohjes se Pavaresise se RK-se, sa do te punohet se paku per te zbutur kete "eksod te heshur/"

qfarè do tè bèhet tash pas pavarèsisè pèr egzodin.Me plot gojen e them asgjè.Pèr karrigè politikanet tanè nuk lanè gjè pa bèrè deri te yjet e flamurit tè Kosoves(95 % e shqiptarève u barazuan me 5% tè tjerè e deri tek himni i memecève qè do tè bèhet:pa tekstè).

Atèherè unè jam shumè pesimist qè qeveria do tè merret me egzodin e tè rinjève drejt "parajsesè" sè rrem tè quajtur evropè, e cila èshtè po ajo evropè qè ka ndikuer dhe ndikon edhe nè ditet e sotme nè egzodin tonè shekullor.