PDA

View Full Version : Greshica, njė fshate qė u pėrballe me perandorinė


Psikologu
13-01-08, 09:08
Nga Bilbil VELIAJ



Kaluan 160 vjete nga vera e viti 1847,kur u zhvillua beteja e Greshices kunder reformave turke te Tanzimatit,qe ngeli ne histori si nje nga qendresat me te guximshme te fshataresise Mallakastriote kunder perandorise Osmane.
I porsa ardhur ne fronin e Sulltanit ,Abdyl Mexhiti ,ne Nentor 1839 vendosi ligje te forta per nxjerrjen dhe grumbullimin e taksave te fshatarsise.
Fillimishte fshataresia e Shqiperise se Jugut u organizua ne kuvende sine Mesaplike,Kurvelesh dhe ne Sinje etj, e beri thirrje nepermjete ketyre kuvendeve per te kundershtuar zbatimin e reformave nepermjete kryengitjeve. Perandoria e kishte shtyre per vite te tera zbatimin e ketyre reformave.

Ishte viti 1847,kur Perandoria Osmane vendosi qe nepermjete ketije ligji zbatimin e reformave ne shqiperi .Per kete qellim organizoi nje mbledhje ne Berat me gjithe parine e krahines se Mallakastres,Vlores e Laberise, me synimin per ti bindur ata qe te pranonin reformt e tanzimatit te shpallura me aq buje nga Sulltani .
Por ndryshe nga sa kishin parashikuar Bimbashi turke ,kreret e kazase se Mallakastres, Vlores dhe Laberise jo vetem qe nuk I pranuan reformat e tanzimatit,por e paraljmeruan bimbashin qe te mos tentonte ,te dergonte njeri per te mbledhur taksat dhe detyrimet si dhe nizame ne keto krahina.Ne kete kuvend moren pjese Kapedanet Rrapo Hekali,Sulo Zenel Greshica,Dervish Ali Dukati,Tartar Memush Ruka,Hajder Kanina,Zenel Xhafoja,Orhan Bardhaj,Lulo Duraj dhe shume agallare te tjere te Mallakastres dhe te lumit te Vlores, te cilet ne perfundim te mbledhjes e paralajmeruan edhe nje here Bejleret dhe xhonturqit qe te mos shkelnin ne keto krahina.

Me gjithe paralajmerimin ne mbledhjen e Beratit ,administrate turke dergone ne Greshice nje taksambledhes te quajtur Latif Salanji me dy zaptije (ushtare) ,te cilet u vrane nga Greshicioti Muhamet Dane Yzeiri ,ne perpjekje per te mos u dhene taksat dhe si shperblim per ofezen qe deshen ti benin ketije te fundit. Taksidari Latif Salanji shkone ne Berat dhe njoftone per ngjarjen ne Greshice. Nderkohe Greshiciotet parashikojne kunderveprimin e Turqeve dhe marrin masa duke njoftuar per ngjarjen edhe Rrapo Hekalin. Pas vrasjes ne Greshice turqit organizuan nje operacion te gjere me dy taborre te armatosur deri ne dhembe me armet me moderne te kohes ,topa, Havana,karabina te reja me bajoneta , me kavaleri dhe kembsori te rregullt, te stervitur per lufte sipas modeleve te fundit te ushtrive europiane.
Si e kaloi uren e Gorices ne Berat ushtria Turke , lajmi u perhape ne gjithe zonen duke kaluar goje me goje e fshat me fshat se Turqit ishin nisur ne drejtim te Mallakastres. Ne krye te kesaj ushtrie ishin bejleret Vrionas.
Ne qafen e Sinjes ushtria turke u nda ne dy pjese, nje pjese per ne Aranitas dhe pjesa tjeter ne drejtim te Greshices. Greshiciotet pasi u lajmeruan per mbritjen e ushtrise turke muaren masa per boshatisjen e fshatit sidomos nga hyrja e Gorices prej nga v vinte ushtria turke. Ne te njejten kohe komandanti trim Sulo Zeneli beri organizimin e cetes se Greshices dhe ndau detyrat , per te gjithe luftetaret te cilet me gjithese te armatosur keq, deri edhe me cfurqe e sopata , ishin te vendosur per te luftuar deri ne piken e fundit te gjakut ,per te mbrojtur vendin.

Nderkohe populli I Greshices dergoje nje perfaqesi ne komanden e ushtrise Turke , te kryesuar nga Sheh Hyseni , per te marre vesh misionin e tyre .Bisedimet u zhvilluan ne nje klime shume te acaruar dhe kreret e ushtrise turke I kercenuan Greshiciotet se do te marrin per cdo shtepi nga nje dash dhe nga nje vashe.
Ne kete kohe sheh Hyseni ju pergjigje me ironi : “Po ne mengjese do ti keni gati keto qe kerkoni” dhe iken.

Psikologu
13-01-08, 09:09
U vendos qe Turqit do te sulmoheshin naten ne te gdhire qe ti kapnin ne befasi.Dhe ashtu u be. Ceta e Greshices, duke shfrytezuar befasine dhe njohjen e mire te terrenit I sulmoje turqit nga te tre drejtimet . Goditja e befasishme e luftetareve Greshiciot ne te gedhire te dites ne te gjitha cadrate e garnizonit turk I kapi ata ne befasi.Ne panike nga sulmi I pa pritur dhe I furishem ata nuk ju pergjigjen dote sulmit te Greshicioteve me gjithese ishin stervitur rregullishte per ti perballuar ato, duke lene ne fushen e betejes shume te vrare dhe armatimin qe sherbeu per te armatosur fshataret kryengrites.

Kjo beteje ka qene nga me te pergjakshme.Nje fshate me perandorine. Patriotizmi , guximi dhe trimeria e luftetareve ishte e pa shembullta.Ne diten e pare te luftimeve ushtria turke pesoi deme shume te medha .Vetem ceta e Greshices e cila perbehet pothuajse nga te gjithe Greshiciotet Burra e Gra perballoje sulmet e perseritura te garniznit turk Ne kete beteje eshte I pa pershkryeshem heroizmi I grave dhe vajzave Greshiciote.
Duke folur per kete beteje – shkrimtari I njohur Mico Kallamata nder te tjera shenon :

“Historianet e ardhshem qe do ta pershkruajne kete beteje duhet te flasin dhe te shkruajne shume per to,sepse fitorja ishte e tyre ! Poeti popullor nuk ka gjetur fjale me te bukur per te shprehur admirimin dhe per ti lavderuar per trimerine e tyre vecese duke I uruar qe te bejne djeme nga perdita:
Juve grate nga Greshica
Befshi djem nga perdita.

Por ai mund ti uronte qe te benin edhe vajza perdite! A nuk treguan ato se kur eshte puna per te luftuar ,edhe grate, edhe vajzat, nuk kane asnje dallim me djemte burrat ?”
Rolin e Gruas Greshiciote ne kete lufte poeti popullor e ka personifikuar me figuren e Merushe Yzeirit, vajzes trime Greshiciote te ciles pasi ju vra vellai dhe babai ne lufte kunder turqeve, vendosi qe te behet pjese e cetes se Sulo Zenelit, Kapedanit trim te Greshices .E veshur si djale ju drejtua xha Nures, nje plaku te urte dhe te mencur “Ti xha Nurja mi ke prer floket kur isha e vogel,do t’mi presesh edhe tani se do te vije ne cete me ju, do te vesh rrobat e vellait dhe do te ngjesh armet e babait, pasi nga familja ime nuk kane ngelur me burra qe te luftojne kunder turqeve” .Luftetaret e cetes e pranuan nje zeri Merushen ne ceten e tyre. E kengetari popullor do ti turte vargjet:

“Merushja trime me flete
Sec vrau nja shtata a tete
Ca zabite e ca zembeke”

Komandanti trim Sulo Zeneli , pas dites se pare te luftimeve kishte marre masa per te njoftuar kreret e kazase se Vlores si dhe te gjitha cetat e Mallakastres.
Ne diten e dyte te luftimeve erdhen ceteat e Mallakastres drejtimin e te cilave e merr Kapedan Rrapo Hekalit dhe cetat e lumit te Vlores te drejtuar nga kapedanet Dervish Ali Dukati,Tartar Memush Smokthina,Dule Zoto Smokthina, Hajder Kanina etj. Poeti popullor per ta perjetesuar kete ngjarje dhe per te vleresuar pjesmarrjen e luftetareve te Vlores ka kenduar

“Del o lumi I Vlores – o
Del,se do dalim – o
Te medhenje te vegjel-o
Te pjekur ne povel-o “.
Ashtu si Lumi I vlores qe terbohet kur del nga shtrati , do te vraponin djemte e Mesaplikut,Kurveleshit,Dukatit etj., ne ndihme te vellezerve Mallakstriot

Psikologu
13-01-08, 09:10
Ceta e Smokthines e drejtuar nga kapedanet Tartar Memush Ruka e Dule Zoto Smokthina zune pozicionet , ne pjesen jug lindore te Greshices dhe zhvilluan luftime kryesishte ne lagjen “Ferabeaj” ku ishte vendosur edhe nje pjese e shtabit te ushtrise turke . Ne kete perpjekje u vrane shume ushtare turqe, u vrane edhe 60 djeme smokthiniote .Ceta e Dukatit mori drejtimin per nga ana veri perendimore e Greshices, kurse ne qender lufton ceta e Greshices dhe ato te Mallakastres.Ushtria turke po e shpartallohej pjese pjese Cetes se Corrushit te komanduar nga Muhamet Hodua ju dha detyra qe te mbyllte rruge kalimin Greshice-Aranitas- Sinje – Berat ne Qafen e Veshave. Ne keto kushte ushtria turke me Isuf Vrionin, mbeti e rrethuar dhe ne meshiren e plumbave dhe jataganeve te luftetareve Mallakastriote e leber. Beteja me e madhe u zhvillua ne qender te fshatit,prane shtepise se komandatit trim Sulu Zeneli.Kjo beteje ishte per jete a vdekje, dhe nga fati I saj varej edhe fati I kesaj lufte.Luftimet u zhvilluan ,ne cdo rruge, ne cdo shtege, ne cdo shtepi,deri edhe trup me trup,
Turqit u terhoqen ne panike, dhe kur pane se edhe rruge kalimi I terheqes ne drejtim te Beratit ishte mbyllur , se shtabi I tyre ishte zene si miu ne cark ne haurin e shtepise se Kaso Malos , u dorezuan tek forcat kryengritese. Por humbje te shumta pati edhe nga forcat kryengritese, sipas gojedhenave thuhet se nga forcat kryengritese rane ne fushen e betejes rreth 300 luftetar. Shtabi I kryengritjes vendosi qe varrimi I luftetareve qe rane ne kete bejeteje , te behej ne vendin me te pergjakur, tek kodra e Mucajve, ne afersi te shtepise se komandantit te cetes se Greshices Sulo Zenelit. Qe nga ajo kohe ,ndoshta edhe ne shenje respekti e kujtimi per ata trima qe falen jeten ne lufte kunder pushtueseve turq kjo koder e bukur ne qender te Greshices, nga ku mund te shohesh gjithe Mallakastren ,por edhe malet e Laberise se Vlores, dhe detin u qujte “Varret e Leberve”.Greshiciotet e kane ruajtur per mbi nje shekull e gjysem si gje te shenjet kete vend,si pjese te krenarise se perbashket Vlore – Mallakaster .Dhe per ta shkruar ne memorjen e pa vdekshme te popullit, rapsodi popullor do te kendonte:

“ O ju grate Greshiciote
Befshi djem nga nje per mote
Qani djemte e Smokthiniote”

Psikologu
13-01-08, 09:11
Pas luftimeve te ashpera dhe te pa barabarte , forcat kryengritese arriten te kapin te gjalle Isuf Vrionin bashke me dy kusherinjet e tije Lamce e Sulce bene te cilet pasi I gjykuan ne qafte sinjes edhe I ekzekutuan. Sic edhe thuhet aktin e ekzekutimit e kane bere Sulo Zenel Greshica dhe Tartar Mush Ruka.

Kjo kryengritje deshtoje si pasoje e tradhetise se brendeshme te disa bejlereve. Lufta u nderpreh per disa dite .Keshtu u dha kohe turqeve te organizoheshin dhe te mbylleshin ne kalane e Beratit. Lufta e Greshices eshte nje nga betejat qe do te mbetet e pa harruar ne kujtesen e popullit tone dhe do te hyje ne historine kombetare jo vetem se aty u perleshem me shume se kater mije vete per jete a vdekje , por me teper se kjo beteje nxorri ne pah edhe nje here heroizmin e njerzeve te thjeshte ,burrave dhe grave, te popullit , te cilet te pa armatosur ,me dyfeqe te vjeter, sepata,kosa e cfurqe , disa edhe fare pa arme sulmuan dhe shpartalluan dy taborre te ushtrise turke te armoatosur deri ne dhembe.