PDA

View Full Version : Autostrada qe do te bashkoj Shqiptaret


Arb
17-01-08, 00:37
Autostrada Durrės - Morinė, Rruga qė do tė bashkojė dy shtetet shqiptare

Afatet e pėrfundimit, si dhe tė dhėnat e projektit tė plotė

http://www.tiranaobserver.com.al/20070206/Foto/lajm1.jpg

Autostrada Durrės-Morinė ėshtė cilėsuar si rruga qė do lidh dy shtetet shqiptare. Jo vetėm si projekt komunikimi me Kosovėn, por segmenti lidhės do tė ndihmojė edhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit tonė. Rruga lidh portin e Durrėsit me pikėn kufitare tė Kosovės, Morinin. Varianti i rrugės sė re, pothuajse ėshtė krejtėsisht fushor, pasi kalon nga Miloti nė Ndėrfushė, nė Reps, nė Thirrė e deri nė kufi nė Morinė. 400 milionė euro do tė arrijnė tė pėrfundojnė kėtė projekt infrastrukturor ndėr gjigandėt dhe mė tė rėndėsishmit nė Shqipėri. Sipas drejtuesve tė kėtij projekti, pėrfundimi i autostradės parashikohet nė korrik tė vitit 2009.
Projekti
Qeveria ka pėrgatitur projektin se ku do tė kalojė aksi Durrės-Kukės-Morinė. Kjo rrugė lidh portin e Durrėsit me pikėn kufitare tė Kosovės, Morinėn. Varianti i propozuar i rrugės sė re, pothuajse ėshtė krejtėsisht fushor. Kostoja totale e kėtij investimi pėr ndėrtimin e kėtij aksi lidhės ndėrmjet dy vendeve fqinje do tė kushtojė rreth 400 milionė euro. Aktualisht kjo rrugė pėrshkohet nga dy drejtime rrugėsh ekzistuese, qė as njėra dhe as tjetra, nė gjendjen aktuale, nuk iu pėrgjigjen kėrkesave pėr njė rrugė qė do tė lidhte dy rajonet nė fjalė nevojave tė trafikut dhe tė lėvizjes sė mallrave apo pasagjereve. Tė dy variantet ekzistues kalojnė nė qafa mali nė lartėsi mbi 1000 metra dhe zbresin nė lugina nė kuota 300-600 metra, duke pėrshkuar distancėn prej 234 apo 214 km nė 5 deri 7 orė, me shpejtėsi tė automjeteve 30-45 kilometra nė orė.
Segmentet
E gjithė autostrada Durrės-Morinė, prej 111 kilometrash, ėshtė ndarė nė 5 segmente. Segmenti i parė, Durrės-Vorė-Fushė-Krujė-Milot ka njė gjatėsi prej 59 kilometra, konsiderohet ekzistuese dhe pjesė e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje-Pėrėndim (Korridori VIII). Segmenti i dytė, Milot-Reps, i cili ka njė gjatėsi prej 54 kilometrash dhe kushton rreth 28 milionė dollarė. Investimi pėr kėtė aks do tė financohet nga Banka Botėrore dhe qeveria shqiptare. Segmenti i tretė, Reps-Thirrė, ka njė gjatėsi prej 27 kilometėr. Segmenti i katėrt, Thirrė-Kalimash, ka njė gjatėsi prej 13 kilometra, ndėrsa segmenti i fundit Kalimash-Kukės-Morinė ka njė gjatėsi prej 30 kilometrash dhe do tė kushtojė rreth 60 milionė dollarė.

Eriona YMERI Tiranaobserver

Arb
17-01-08, 00:38
Rruga Durrės–Kukės do tė kushtojė 620 milionė euro

Rruga Durrės–Kukės do tė kushtojė 620 milionė euro dhe segmenti me dy tunele tė mėdha dhe disa ura Rrėshen–Kalimash do tė kushtojė 520 milionė euro. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka bėrė me dije vlerėn e plotė tė kėsaj rrugė, duke thėnė se aktualisht ėshtė duke u punuar mbi detajet tė fundit tė llogaritjes sė kostos sė kėsaj vepre gjigante. Pas publikimit zyrtar tė kostos sė kėsaj rrugė marrin fund tė gjitha hamendėsimet dhe tė gjitha opinionet se rruga Durrės–Kukės po merr 800 milionė apo 1 miliard euro. Segmeti Rrėshen–Kalimash i kėsaj rrugė ėshtė ai i cili merr pjesėn mė tė madhe tė kėtij financimi dhe pėr kėtė debatet kanė qenė tė pafundme, po ashtu edhe akuzat. Tashmė, rruga ka njė vlerė tė pėrcaktuar dhe kjo vlerė ėshtė habitshmėrisht kundėr tė gjithė zėrave qė flisnin pėr njė vlerė deri nė dyfishin e saj. Akuzat pėr njė vlerė tė madhe tė rrugės qė po merrte paratė e gjithė buxhetit dolėn nga opozita dhe nisnin me argumentin se kompania qė po punon atje “Bechtel”, punon me ēmime shumė tė larta dhe me volume dhe jo nė bazė tė njė projekti, ku janė tė pėrcaktuara nga pikėpamja tė gjitha detajet e punimeve. Nė tė vėrtetė, kėtyre akuzave iu bashkangjit edhe prokuroria, e cila ngriti edhe akuza zyrtare. Mė herėt ka pasur njė ide tė ish-qeverive socialiste pėr ta dhėnė me koncesion rrugėn para tre vitesh, ku vlera e ndėrtimit tė saj llogaritej nė 35 milionė euro. Nė tė vėrtetė, ajo nuk mund tė merret me koncesion nga asnjė kompani nė botė dhe llogaria e qeverisė sė dikurshme ėshtė thjesht njė iluzion. Asnjė biznes nė botė nuk mund tė ndėrtojė njė rrugė me kėtė investim dhe nė kėtė gjurmė, pasi fitimi nga taksa e mjeteve qė do tė kalojnė nė tė do tė donte kohė qė tė mbėrrinte. Veē kėsaj, kostoja 350 milionė euro ėshtė pėr njė rrugė me dy kalime dhe jo pėr njė rrugė si kjo qė po ndėrtohet aktualisht, me katėr kalime dhe me dy kalime anėsore nė tunele, pėr rastet e emergjencave. Rruga Durrės–Morinė ka njė leverdisshmėri ekonomike tė madhe, por jo nga taksat qė tė mbledhė pėr shkak tė kalimit tė mjeteve. Ajo ėshtė me rėndėsi ekonomike, pasi lidh dy vende tė mėdha si Shqipėria me Kosovėn dhe po ashtu do tė ndihmojė edhe tė gjithė zonėn verilindore tė vendit tonė. Me dy kalime, siē ishte parashikuar tė ndėrtohej, ajo rrugė nuk do tė ishte e kėsaj rėndėsie, ndėrsa sot ėshtė njė rrugė qė lejon njė shpejtėsi tė madhe deri nė 100 km/orė. Arsyet e tjera jashtė ekonomike pėr ndėrtimin e kėsaj rrugė janė edhe mė tė mėdha.

G.Tema

Arb
17-01-08, 00:38
Reportazh nga Kalimashi

Ekspres nė Kalimash ku po merr formė njė ndėr tunelet mė tė gjatė rrugorė tė Ballkanit

Megjithėse njė vizitė ekspres, nė njė ditė dimri si kėtė fund nėntori nuk mjafton pėr tė pėrshkruar krejtėsisht se ēfarė po ndodh nė korridorin rrugor verior, mė tė vėshtirin qė ėshtė ndėrtuar ndonjėherė nė Shqipėri, pamja qė tė shfaqet sapo hyn nė luginėn e Fanit, ėshtė krejtėsisht e veēantė. Mbas fashitjes tė mjegullės sė dendur tė mėngjesit, nė luginėn e Fanit tė shfaqet lumi me tė njėjtin emėr, qė ēuditėrisht ishte i kaltėr. I kaltėr ndonėse nė mes tė tij, manovratorėt e vinēave dhe punėtorėt e firmės Bechtel-Enka po vendosnin platformat gjigande tė urave lidhėse tė rrugės Rreps-Thirrė dhe nė tė dy anėt e tij, me makineritė e fuqishme fadroma dhe kamionė Benz, tė ardhura kryesisht me kilometrazh zero, lėviznin shkėmbenjtė dhe dherat e kuq poshtėė kodrave, pėr tė hapur autostradėn e re, qė sė bashku me Tunelin 6 km deri nė Kalimash, pėrbėjnė segmentin mė tė vėshtirė tė autostradės Durrės-Morinė.

-Tė dy tunelet paralele, deri tani arrijnė gjatėsinė 1730 metra-

Ndėrsa nuk kanė kaluar as 10 muaj nga 4 shkurti i kėtij viti, - data kur nisėn punimet pėr ndėrtimin e segmentit Rrėshen-Kalimash, prej 60.85 km, ku bėn pjesė edhe tuneli i ri prej 6 km, pjesa mė e vėshtirė e kėsaj vepre inxhinierike,- vepra e re nė veri tė vendit ka filluar tė marrė formė. Kompania Bechtel-Enka, njė Joint-Venture amerikano-turke, qė ka fituar tenderin ndėrkombėtar ėshtė e vendosur tė pėrfundojė kėtė segment nė gjysmėn e dytė tė vitit 2009. Nė Rreps, kompania ka kantierin kryesor, ku qindra makineri dhe vinēa nisen ēdo mėngjes pėr nė kantieret e rrugės, anės sė cilės ka rėnė njė dėborė e lehtė.

Njė ndėr supervizorėt e e firmės kroate qė kontrolllon cilėsinė e punimeve, inxhinieri gjeolog, i specializuar pėr punimet e nėntokės, kuksiani Artan Braha, na shpjegon ecurinė e punimeve nė tunele. “Puna ka filluar nė tė dy anėt, atė veriore nga Kalimashi dhe kėtej nga Thirra”- thotė Tani. E pyesim se sa ėshtė avancuar nė tė dy tunelet paralele. “Njėri prej tuneleve ka arritur nė tė dy anėt rrreth 930 metra, ndėrsa tjetri rreth 800 metra dhe gjithsej deri tani arrin shpimi nė 1730 metra.” thotė ai. Sipas tij, nga 1 Janari 2008, do tė fillojė puna nė front mė tė gjerė me disa brigada tė reja, qė do tė realizojnė sipas objektivit, brenda gjysmės sė dytė tė vitit 2009 objektin. Puna nė thellėsi tė tunelit ėshtė mjaft e vėshtirė. Pjesa mė e madhe e punėtorėve kanė qenė minatorė nė minierat e bakrit, tė shumta nė kėtė zonė, qė tashmė janė nė konservim. Janė 200 minatorė, nga 100 pėr ēdo turn, qė punojnė nga 12 orė nė turn, nė pjesėn jugore tė tunelit nė Thirrė. Shumica janė banorė tė zonės, ndėr mė tė varfėrat e vendit, qė tė vetmin zanat kanė pasur atė tė minatorit, por bashkė me ta punojnė edhe specialistė dhe minatorė nga Turqia, qė firma Enka i ka marrė me kontratė.
Saimir Beci, njė djalė i ri punon me njė makineri tė re pėr betonimin e tunelit. “Kam ardhur nga Londra, ku isha nė emigracion prej 4 vitesh, -thotė Saimiri- duke vazhduar, se kishte dėgjuar pėr kėtė rrugė qė do tė ndėrtohej nė zonėn e tij nga kompania amerikano-turke”. “Dua qė gjatė kėsaj kohe tė lidhem me inxhinierė amerikanė qė kur tė pėrfundojė rruga tė kem mundėsi tė shkoj edhe nė SHBA”, thotė Saimiri.

Ndėrsa Selam Onuzi, njė mekanik i ri i mirėmbajtjes sė betonierave dhe sondave shpuese, nga Kukėsi ėshtė i bindur se tuneli do tė pėrfundojė ndoshta edhe mė shpejt se koha e premtuar. “Kėto makineri - thotė Selami - janė ndėr mė modernet, tė kohės sė fundit, tė prodhuara posaēėrisht pėr objekte tė tilla tė vėshtira, siē janė tunelet malorė dhe janė krejtėsisht tė reja”.

Avancimi nė tunel arrin rreth 4-5 metra nė ditė, por varet dhe nga shtresat shkėmbore qė hasen gjatė punimeve. Minatorėt paguhen mirė, nga 40-60 mijė lekė nė muaj, sipas kualifikimit, ndėrsa specialistėt marrin edhe mbi 100 mijė lekė nė muaj. Por tė gjithė nuk paguajnė asgjė pėr ushqim dhe fjetje se i kanė falas nga kompania. Pėrkthyesi i vogėl nga Dibra, Gjergji, qė kishte mėsuar turqishten nė kolegjin turk tė Kavajės, na tregoi mensėn dhe kapanonet e minatorėve. Nė mensė shėrbehej ushqim turistik, qė nga mjalti e qumėshti dhe asortimente tė tjera nė mėngjes, te dreka e pasur me mish dhe perime e fruta nė drekė, pėr tė ardhur pėrsėri nė njė meny tė pasur nė darkė, qė do ta kishte zili, ēdo frekuentues lokalesh edhe nė Tiranė. “Kėtu nė mensėn tonė, drekoi edhe ministri Sokol Olldashi, para disa ditėsh, kur inspektoi punimet e rrugės dhe tė tunelit”- thotė Arbeni. Dhomat e kapanoneve tė reja, ishin plotė dritė dhe ngrohtėsi, duke larguar tė ftohtit e acartė tė dimrit, tė pajisura me dushe 24 orė ujė.

Arb
17-01-08, 00:39
- Tė klubi i Lleshit, buzė tunelit -

Minatorė turq, por dhe shqiptarė, kishte pak, nė kohėn e pushimit mbas mbarimit tė turnit nė klubin e improvizuar me nė mes njė sobė druri, tė Llesh Gjergj Pjetrit, klub i ndėrtuar mbi njė shtėpi pėrdhese. Turqit shijonin birrėn Effes, ndėrsa shqiptarėt rakinė me ngjyrė pak tė verdhė tė kumbullės. Lleshi, pronari i barit ekzotik, njė ish minator i vjetėr i bakrit, tashmė nė pension, thotė se e ktheu njė pjesė tė shtėpisė sė tij nė lokal, sapo filloi ngritja e kantierit tė tunelit. Ai pret, ashtu si dy vėllezėrit e tij, tė marrė kompensimin pėr njė pjesė tė pronės qė ėshtė zėnė nga kantieri dhe rruga e re. “Vėllezėrit dhe disa banorė tė tjerė kanė marė nga 2.7-3 milion lekė kompensim nga shteti”-thotė Lleshi. Njė pjesė tė familjes ai e ka tashmė nė Tiranė, ku kanė ndėrtuar shtėpi nė Bathore.

Nė fshatin Thirrė, nga 130 familje, kanė mbetur vetėm 30, se tė tjerėt janė shpėrngulur nė periferinė e metropolit dhe tė Durrėsit. ‘Rruga edhe mund t’i kthejė pėrsėri kėtu, se hapet punė”- thotė ai.

“Tashmė edhe dėbora e madhe, duket sikur ėshtė trembur nga kėto punime,- thotė Lleshi,- qė mban mend se nė vitin 1985 kishte rėnė 3.5 metra borė, ndėrsa vitet e fundit ėshtė pakėsuar ndjeshėm.” Efekti serrė duket se ka bėrė punėn e vet edhe nė Thirrė, emėr qė sipas minatorit tė moshuar e ka origjinėn nga fjala me “thirr”, sepse banorėt e kėsaj zone i kanė tė ndėrtuara edhe sot shtėpitė larg njėri tjetrit, nė luginat e maleve apo shpatet e kodrave dhe i vetmi mjet komunikimi ishte kjo fjalė e lashtė.

-Kosovarėt tė parėt nxitojnė tė blenė toka tė lira anės luginės sė Fanit-

Intuita se rruga e re piktoreske, me ura mbi lumin Fan dhe gjelbėrimin e kodrave dhe majat e maleve sipėr tyre me pisha, do tė jetė njė burim i ri pasurie, kosovarėt kanė filluar tė kėrkojnė nė kėto zona, toka tė lira pėr t’i blerė, pėr tė ndėrtuar bare dhe restorante, apo edhe shtėpi tė reja. Automjete me targa tė Kosovės, qarkullonin nė kėtė zonė, megjithėse rruga ishte mjaft e dėmtuar. “Vijnė kėtej, megjithėse rruga tjetėr kombėtare nga Kukėsi pėr nė Tiranė, ėshtė mė e mirė, sepse kėrkojnė toka pėr t’i blerė,” thonė banorėt. Kosovarėt, mbas pėrfundimit tė rrugės sė re do ta shkurtojnė kohėn pėr tė ardhur nė Tiranė nga Kukėsi nga 6 orė sot, nė 2 orė. Duket se nė verėn e 2010-tės, qindra mijė pushuesit nga Kosova do ta kenė shumė mė tė lehtė pėr tė ardhur nė plazhet e Durrėsit. Edhe nxitimi i tyre pėr tė ndėrtuar nė rrugėn e re objekte shėrbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqėsore dhe industriale ėshtė i kuptueshėm. Fluksi i madh i turistėve nė kohėn e verės, por dhe zgjerimi i tregtisė me Kosovėn, falė marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė, e bėn mjaft atraktiv kėtė segment tė ri rrugor.

-Autostrada e re, projekti mė i madh i infrastrukturės rrugore nė historinė e Shqipėrisė-

Segmenti Rrėshen-Kalimash ėshtė pjesė integrale e korridorit Durrės-Morinė, ndėrsa tuneli bi-tub (njė tunel pėr ēdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, ėshtė njė vepėr e vėrtetė arti. Kėtu parashikohet tė gėrmohen mbi 1 milionė metėr kub material shkėmbor. Nė realizimin e kėtij Projekti, Bechtel & Enka, punėson njė personel prej rreth 2500 vetėsh, ku pėrfshihet njė pėrqindje e rėndėsishme e punonjėsve shqiptarė.

Tunelet po gėrmohen me teknologji moderne, nė pėrputhje me metodėn e re austriake (NATM), e cila qėndron nė shfrytėzimin e kapacitetit mbajtės tė shkėmbit, pėr tė siguruar hapjen e tunelit. Sipas kėsaj metodė, vetėm njė pėrforcim minimal i strukturės sė shkėmbit ėshte i nevojshėm dhe masa e kėtij pėrforcimi do tė varet nga kategoria e shkėmbit qė do tė haset. Sipas inxhinierit gjeolog Artan Braha, kjo ėshtė njė metodė mė e shpejtė dhe mė ekonomike pėr tė gėrmuar dhe pėrforcuar tunelin, nė krahasim me metodat e tjera alternative, qė bazohen nė hipotezat e njė kapaciteti mbajtės mė tė dobėt tė strukturės shkėmbore.

Pėr tė arritur objektivin e hapjes sė shpejtė tė tunelit, sipas metodės sė sipėrpėrmendur, Bechtel\ Enka Joint Venture, ka importuar pajisjen speciale Jumbo Driller (Atlas Copco L2C) nga Suedia, pėr tė hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementėt e pėrforcimit tė strukturės shkėmbore.

Pėrveē ndėrtimit tė tunelit, projekti parashikon ndėrtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatėsia totale e urave do tė jetė afėrsisht 4500 m dhe ura mė e madhe ėshtė aktualisht e parashikuar tė jetė 100 m e lartė. Kėto ura po ndėrtohen duke pėrdorur trare beton-arme tė paranderur, me gjatėsi standarde 40 m, tė cilėt do tė jenė tė parafabrikuar nė kantiere tė ndėrtuar afėr autostradės.

Veē kantierit pėr prodhimin e trarėve tė paranderur, po ndėrtohen gjithashtu fabrika apo impiante nė vende tė caktuara, tė cilat do tė pėrdoren pėr tė prodhuar beton pėr strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante tė prodhimit tė tipeve tė ndryshme tė asfaltobetonit.

-Lehtėsirat e qarkullimit-

Shpejtėsia e qarkullimit tė mjeteve nė kėtė aks, do tė jetė 100 km/orė. Nė tunel dhe nė disa pjesė tė kėtij segmenti rruga do tė jetė me 4 korsi, ndėrsa nė pjesėt e tjera me dy korsi. Ndėrkohė nė shpatet e kodrave do tė ketė rrugė tė tjera lidhėse qė lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni parė ėshtė Rrėshen-Reps, 19.5 km, seksioni i dytė Reps-Thirrė 26.5 km, seksioni i tretė Thirrė-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro 6 km. Urat qė do tė ndėrtohen nė kėtė segment tė vėshtirė malor, do tė jenė 35.

Rruga Rrėshen-Kalimash, 60.85 km, ėshtė pjesė e autostradės prej 170 km, pėr tė pėrmirėsuar lidhjen me Kosovėn. Kjo do tė rezultojė nė njė rrugė mė tė shkurtėr midis portit tė Adriatikut nė Durrės, pranė Tiranės, dhe Morinės nė kufi me Kosovėn.

Vendodhja:
Shqipėri

Klienti:
Drejtoria Pėrgjithshme e Rrugėve Qeveria Shqiptare

Kontraktori:
Bechtel & Enka Joint Venture
(www.bechtel.com (http://www.bechtel.com/) dhe www.enka.com (http://www.enka.com/))

Fusha e Sherbimit:
Manaxhim Ndertimesh

Kohezgjatja e Projektit
2006 - 2009

Tipare kryesore:
Gjatesia: 60.85 km (5.53 km Tunel)

Tipi: 4-korsi autostrade

Shpejtesia Planifikuar: 80 -100 km/ore

Ura: 27 cope ne total
Afro 4.5 km rrugė do tė jetė mbi ura dhe struktura
Deri nė 80 m lartėsi
Ndėrtuar nga trarė gjatė tė betonuar 38 m
Rruga: 2 korsi nė ēdo drejtim plus shpatulla tė fuqishme
3,75 m linja gjatėsi
2 m shpatull e fortė

“Ky projekt, i cili lidh Shqipėrinė me Kosovėn, Maqedoninė, Serbinė Jugore dhe rrjetin Trans-Europian tė rrugėve, do tė pėrmirėsojė situatėn ekonomike tė zonave nga kalon, do tė stimulojė turizmin, ndėrtimin dhe shėrbimet, si dhe do tė pėrmirėsojė pozicionin konkurrues tė Portit tė Durrėsit”, ėshtė shprehur ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi./a.gj/klo/

nga Artan Gjata

Arb
17-01-08, 00:41
Kryeministri inspekton punimet nė rrugėn Rrėshen-Kalimash. "Rruga Durrės-Kukės, aorta e kombit"

Tuneli i Kalimashit, mė i gjati nė Ballkan

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar nga afėr veprėn mė madhore publike tė ndėrtuar ndonjėherė nė Shqipėri, rrugėn Durrės-Kukės, nė njė nga segmentet e saj nė tunelin e Rrėshen-Kalimash, Thirrė-Kalimash. Nė kėtė vizitė inspektimi tė punimeve nė kėtė pjesė tė vėshtirė nė terren, kreu i qeverisė shqiptare ka pėrgėzuar angazhimin e firmės zbatuese, e cila po punon seriozisht dhe po shpejton kohėn e pėrfundimit. "Jam kėtu pėr tė vizituar kėtė vepėr, e cila pėr ēdo vizitor shqiptar ėshtė e pėrmasave tė paimagjinueshme. Ēdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se kėtu po bėhet njė punė e papėrsėritshme nė historinė e njė vendi", tha kreu i qeverisė, duke shprehur mė tej vlerėsim maksimal pėr punėn e kompanisė ndėrtuese. "Dua tė shpreh nderimin mė tė thellė pėr kompaminė "Bechtel Enka", pėr tė gjithė ekipin e punėtorėve, tė inxhinierėve, pėr kėtė punė gjigante qė po kryhet. Rruga, pėr tė gjithė ata qė i thonė zhvillimit zhvillim, e bėn Shqipėrinė njė vend tė zhvilluar, i shton nder, krenari, begati, ēdo shqiptari, kudo qė ndodhet. Rruga ėshtė aorta e kombit", vlerėsoi mė tej kreu i qeverisė. Kryeministri garantoi pėrfundimin e rrugės nė kohėn e paracaktuar, mbėshtetur nė garancitė e dhėna nga "Bechtel Enka". "Unė kam marrė garanci tė plotė nga kompanitė, se do t'i pėrfundojnė punimet brenda afatit. Dy ditė mė parė, ata kanė hapur 22 metra tunel, ndėrkohė qė mesataren e kanė 16 metra. Nė njė afat kohor prej dy javėsh, ata pushojnė vetėm njė ditė. Shpresoj qė gjatė verės, ata do tė punojnė edhe me 3 turne nė zonat ku nuk ka rrezik pėr punėtorėt. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė punohet me tre turne dhe tė plotėsohet ky standard, pasi qeveria shqiptare po e vendos kėtė standard pėr tė gjitha kompanitė", tha kreu i qeverisė, Sali Berisha. Kryeministri pėrshkroi nė kėmbė pjesėn e hapur tė tunelit, i cili, nė anėn e Thirrės, ka arritur njė gjatėsi 1.3 km nė secilin kalim. Nė kėtė tunel po punohet nė tė dy anėt, paralelisht.

Tė verbuar nga madhėshtia e veprės

Kryeministri nuk ka lėnė jashtė vėmendjes nė prononcimin e tij pėr median edhe njė qėndrim drejtuar opozitės, e cila e ka kritikuar kėtė rrugė. "I ftoj edhe ata, tė cilėt madhėshtia e rrugės i ka verbuar totalisht dhe ngrihen ēdo ditė e vjellin vrer kundėr saj, le tė vijnė kėtu, se ndoshta kjo punė e paimagjinueshme do t'iu shkrijė tė gjitha shtresat e errėta tė pėrgjigjeve tė tyre. Do t'u japė dhe do t'i ēojė edhe ata drejt vlerave bazė tė njeriut, tė qytetarit", deklaroi kryeministri Berisha. Duke folur pėr kėtė rrugė, ai nėnvizoi se nė kėtė trajektore, nė ēdo metėr e kilometėr tė saj, tė shtohet mė shumė bindja se shqiptarėt nuk kanė patur asgjė mė tė domosdoshme se kjo rrugė. Kryeministri, nga ana tjetėr, shtoi se pėrsa u pėrket efekteve lokale, ato janė tė jashtėzakonshme pėr tė gjithė popullatėn dhe janė nė funksion tė saj. "Unė do tė ftoja tė gjithė njerėzit tė vijnė tė shikojnė rrugėn nė ndėrtim e sipėr, sepse pasi ajo tė pėrfundojė, ata do tė kenė vetėm shijen e asfaltit dhe betonit, dhe nuk do tė kenė mundėsinė tė imagjinojnė vėllimin gjigant tė punimeve tė kryera nė kėtė luginė, deri nė Tiranė", tha kryeministri, duke u pėrcjellė drejtuesve dhe punėtorėve tė firmės urimet mė tė pėrzemėrta. "Unė do tė vij pėrsėri dhe do tė ndjek punimet e rrugės, me interesin mė maksimal. Dua t'ju shpreh pėrgėzimet mė tė mėdha pėr kėtė punė qė i bėn nder ēdo shqiptari", vijoi mė tej kreu i ekzekutivit. Njė nga segmentet e rėndėsishme tė rrugės Rrėshen-Kalimash, Thirrė-Kalimash, segment qė pėrmban njė tunel rreth 6 kilometėr tė gjatė, qė kalon pėrmes malit Qafa e Kumbullės.

Do tė ndėrtohen 27 ura me gjatėsi 4 km

Duke iu pėrgjigjur interesit tė medias lidhur me hetimet pėr procedurat e rrugės Durrės-Kukės, kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo vepėr gjigande ėshtė njė shans edhe pėr ata qė i ka verbuar madhėshtia e saj, qė tė gjejnė vlerat bazė qė ekzistojnė nė ēdo qenie njerėzore. "Sot, unė jam kėtu vetėm pėr rrugėn, pėr legjendėn e saj", u shpreh Berisha. Rruga Rrėshen-Kalimash ėshtė pjesė e autostradės prej 170 kilometrash, qė lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovės. Ky segment do tė jetė njė segment i rėndėsishėm i transportit rrugor kombėtar nė Shqipėri, sepse realizon njė lidhje jetike me Kosovėn dhe vendet e rajonit. Nga pikėpamja teknike, autostrada ėshtė e ndarė nė 3 segmente: Rrėshen-Rreps, me gjatėsi 19.8 km, Rreps-Thirrė, me gjatėsi 26.5 km, dhe Thirrė-Kalimash, me gjatėsi 14.8 km. Autostrada, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 64 km, me katėr korsi, ndėrtohet nga kompania "Bechtel Enka". Segmenti i tretė, Thirrė-Kalimash, ka njė tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra tė gjatė, qė kalon pėrmes malit Qafa e Kumbullės. Ky tunel do tė jetė njė ndėr mė tė gjatėt nė rajon. Aktualisht, nė tunel po punohet nė tė dy anėt, nga ana e Thirrės, tuneli ėshtė realizuar nė gjatėsinė 1.3 km. Ndėrsa nga ana tjetėr e tunelit, puna ka ecur paralelisht nė njė gjatėsi 1.1 km. Tė parashikuara nė projekt janė ndėrtimi i 27 urave, me njė gjatėsi totale 4 km, sipėrfaqja do tė ndėrtohet me 6 traversa 40 metėrshe, me peshė 165 ton secila. Aktualisht, pėr ndėrtimin e kėtij segmenti tė rėndėsishėm rrugor po punojnė 2800 punėtorė e inxhinierė, tė cilėt, nė varėsi nga vendi i punės, marrin njė pagė nga 300 deri nė 1000 euro e mė shumė. Kėta punėtorė e kanė fjetjen dhe ushqimin tė siguruar falas. Masat e sigurisė nė punė janė nė nivele shumė tė larta dhe deri tani nuk ėshtė regjistruar asnjė incident. Nė tė gjithė trajektoren e saj, pjesa mė e vėshtirė e kėsaj rrugė janė tunelet. Nė punimet e kėsaj vepre punohet 24 orė pa pushim, duke bėrė vetėm dy ditė pushim nė muaj. Parku i kėsaj vepre ka tė angazhuara 1200 makineri tė njė teknologjie nga mė tė avancuarat. Projekti i rrugės Rrėshen- Kalimash, i cili po ndėrtohet nga kompania "Bechtel Enka" parashikon ndėrtimin e njė autostrade prej 61 km, me katėr korsi, e cila fillon nė Rrėshen, nė Shqipėrinė qendrore, dhe zgjatet nė verilindje deri nė Kalimash, afėr kufirit me Kosovėn. Projekti po zbatohet nėn njė kontratė me ēmim njėsi tė caktuar, tė nėnshkruar nga kompania me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve. Ky ėshtė projekti mė i madh infrastrukturor i zbatuar ndonjėherė nė Shqipėri.

"Bechtel_Enka" po punon nė katėr hyrjet e tunelit prej 5.5 km

Segmenti Rrėshen-Kalimash ėshtė pjesė e autostradės Durrės-Morinė, 170 km e gjatė, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovės dhe rajonin. Ndėrtimi i kėtij segmenti rrugor ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė, sepse lidh tregjet e Europės Juglindore me rrugėt kryesore ndėrkombėtare detare, nėpėrmjet portit tė Adriatikut nė Durrės. Si gjatė ndėrtimit, edhe pas pėrfundimit, autostrada do tė sjellė zhvillim ekonomik nė zonėn verilindore tė vendit, duke tėrhequr sipėrmarrje dhe turistė nė terrenin malor tė kėsaj zone. "Bechtel-Enka" po punon pėrgjatė 60 km tė autostradės, ndėrkohė qė po vazhdon puna pėr ndėrtimin e 18, nga 27 urat e planifikuara. Pėrpjekje tė jashtėzakonshme tė projektit kanė rezultuar nė 9.5 milion metėr3 gėrmime, prej tė cilave 3.25 milion metėr3 janė pėrdorur pėr mbushje si dhe janė hedhur rreth 52.500 metėr3 betonarme. Nė tė njėjtėn kohė, "Bechtel-Enka" po punon nė katėr hyrjet e tunelit prej 5.5 km, qė kalon pėrmes malit Qafa e Kumbullės dhe deri tani janė shpuar rreth 2.3 km. Nė pikėn kulminante tė punės, projekti pritet tė punėsojė 4 mijė punėtorė. Terreni malor, i cili pėrbėhet nga lloje tė ndryshme materialesh, duke filluar nga argjilė deri nė shkėmb tė fortė, qė zhvendoset vetėm me shpėrthim, parashtron njė numėr vėshtirėsish teknike, tė cilat deri tani janė pėrballuar me sukses nga skuadra e projektit. Projektet fillestare pėr tė 27 strukturat qė kalojnė mbi pėrrenjtė dhe pjerrėsitė e luginave, pėrgjatė autostradės, parashikojnė se disa prej tyre do tė jenė deri 80 metėr tė larta. Nė tė njėjtėn kohė, "Bechtel-Enka" ka shtruar rreth 50 km rrugė kalimi, pėr tė mundėsuar transportin e skuadrave tė ndėrtimit dhe mjeteve pėr nė vendin e punės.

1900 shqiptarė tė punėsuar nė kėtė projekt

Punėsimi i shtetasve shqiptarė ėshtė prioriteti i projektit dhe drejtuesve tė kompanisė. Njė gjė e tillė do tė kontribuojė nė rritjen ekonomike dhe nė forcimin e aftėsive profesionale tė fuqisė punėtore lokale. Punonjėsve u ofrohet trainim dhe eksperiencė nė tė gjitha aspektet e ndėrtimit, duke pėrfshirė sigurinė nė punė, pėrdorimin e mjeteve tė punės dhe shėrbimet mbėshtetėse. Kjo do tė sjellė transferimin e teknologjisė qė do t'i shėrbejė fuqisė punėtore vendore pėr projekte tė tjera. Projekti pėrdor materiale shqiptare dhe sa mė shumė shėrbime nga subjekte shqiptare qė tė jetė e mundur. Aktualisht, nė kėtė projekt po punojnė rreth 1 900 shqiptarė, kundrejt 900 punonjėsve tė huaj.

Rilindja Demokratike

Arb
17-01-08, 00:42
FLASH] Autostrada Durres - Kukes - Morine Autostrada Durres - Kukes ... (http://www.mpptt.gov.al/images/durres_morine/dr_ku_2.swf)

Arb
19-01-08, 15:40
http://img168.imageshack.us/img168/518/dkc16ne1ac0.jpg

Arb
19-01-08, 15:42
http://img214.imageshack.us/img214/1518/dscn0684qo91hk1.jpg

Arb
19-01-08, 15:43
http://img235.imageshack.us/img235/8550/dscn0702ja41sa0.jpg

Arb
19-01-08, 15:43
http://img168.imageshack.us/img168/3663/dscn0703qo91du5.jpg

Arb
19-01-08, 15:44
http://img214.imageshack.us/img214/9004/dscn0704ai31rg2.jpg

Arb
19-01-08, 15:46
http://img168.imageshack.us/img168/6549/dscn0714kb51om4.jpg

Arb
19-01-08, 16:00
Berisha inspekton tunelin Rrėshen-Kalimash: Kritikėt tė shikojnė kėtė vepėr madhėshtore13/01/2008 Kryeministri shmang komentet pėr kėrkesėn e Kryeprokurores Ina Rama

Kryeministri Sali Berisha ka ndjekur dje nga afėr punimet nė tunelin e rrugės Rrėshen- Kalimash, segment i rrugės Durrės-Kukės-Morinė, ndėrsa ka pėrshkuar nė kėmbė pjesėn e hapur tė tunelit, i cili nga njėra anė ka arritur njė gjatėsi 1.3 km.

Nė kėtė tunel po punohet nė tė dy anėt paralelisht. Kryeministri Berisha vlerėsoi se kjo vepėr madhėshtore pėr ēdo vizitor shqiptar ėshtė e pėrmasave tė paimagjinueshme.

“Ēdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se kėtu po bėhet njė punė e papėrsėritshme nė historinė e njė vendi”, tha Kryeministri.

Mė tej, ai nuk hezitoi tė ftonte tė gjithė kritikėt e kėsaj rruge qė ta shikojnė nga afėr atė. “Unė do tė ftoja tė gjithė njerėzit tė vijnė tė shikojnė rrugėn nė ndėrtim e sipėr, sepse, pasi ajo tė pėrfundojė, ata do tė kenė vetėm shijen dhe guston e asfaltit e betonit dhe nuk do tė kenė mundėsinė tė imagjinojnė vėllimin gjigant tė punimeve tė kryera nė kėtė luginė, deri nė Tiranė.

Por i ftoj edhe ata, tė cilėt madhėshtia e rrugės i ka verbuar totalisht dhe ngrihen ēdo ditė e vjellin vrer kundėr saj, le tė vijnė kėtu, se ndoshta kjo punė e paimagjinueshme do t’u shkrijė tė gjitha shtresat e errėta tė pėrgjigjeve tė tyre”, ėshtė shprehur Berisha.

Mė tej, ai i ėshtė shmangur pyetjes nėse do t’i pėrgjigjet kėrkesės sė Prokurores sė Pėrgjithshme nė lidhje me ndėrtimin e kėsaj rruge. Duke mos dhėnė asnjė qėndrim rreth kėrkesės sė Kryeprokurores pėr hetimin e diskutimit tė qeverisė pėr ndėrtimin e rrugės, Berisha ka bėrė njė ekspoze tė rrugės Rrėshen-Kalimash, ndėrsa ka premtuar se qeveria i disponon fondet pėr pėrfundimin e saj.

“Sot unė jam kėtu vetėm pėr rrugėn, pėr legjendėn e saj. Rruga Rrėshen-Kalimash ėshtė pjesė e njė autostrade prej 170 kilometra qė lidh bregun e Adriatikut me Kosovėn. Ky segment do tė jetė njė segment i rėndėsishėm i transportit rrugor kombėtar nė Shqipėri, sepse realizon njė lidhje jetike me Kosovėn dhe vendet e rajonit.

Rruga, pėr tė gjithė ata qė i thonė zhvillimit zhvillim, e bėn Shqipėrinė njė vend tė zhvilluar, i shton nder, krenari, begati ēdo shqiptari kudo qė ndodhet. Rruga ėshtė aorta e kombit“, ėshtė shprehur Berisha.

GMetropol

sherri
20-01-08, 15:13
Nė kėtė tunel po punohet nė tė dy anėt paralelisht. Kryeministri Berisha vlerėsoi se kjo vepėr madhėshtore pėr ēdo vizitor shqiptar ėshtė e pėrmasave tė paimagjinueshme


S'po ndalem te randsia e kesaj rruge,pasi esht then e do te thuhet mjaft.(e falenderoj z.Arb,qe i solli te gjitha ne nje faqe,keto informata kaq te gezuara per te gjith).
Pore dicka qe me u kujtua kur lexova rreshtat me lart,esht se,para sa viteve i pari qe e dha iden dhe matjen per shpim te dy-anshem te tuneleve, ishte pikerisht Shqipetari Karl Gega,qe deri ne ate kohe ishin ber vetem nga njera ane,
Ideja....me te gjitha teknikat e matjes,mga Gegaj u praktikuan ne tunelin me te gjate ne austri(semering)
i cili ne vend te falenderimit,u genjy,se shpimet nga te dyanet njekosisht nuk po perputhen ne nje pik te njejt,edhe pse ne fund doli si matje e sakt,pore ateher u ba vone,! Karl Gega, nga deshprimi beri vet-vrasje!!.(ja punuan nga gjelozia!?)
Kishte me qen mire,qe nje nga tnuelet e keti aski te nderohet me emrin e tij.?

Dilaver
21-01-08, 00:37
http://i11.tinypic.com/53fhg1z.jpg




http://i18.tinypic.com/4lz68i1.jpg

Guri i madh
21-01-08, 00:50
shteti AMė po e kryn nji veper tė madhe gjith shqiptare tani na mbetet neve nė kosovė me tregue vehten se jemi dikushi

autostraden ALBANIK ,PRISHTIN ,HANI i ELEZIT me lan pas 5 viteve