PDA

View Full Version : Funksionalizmi / Teori sociologjike


LABI
17-01-08, 09:55
Funksionalizmi

Funksionalizmi pėrbėn njė prej mendimeve mė tė rėndėsishme tė mendimit sociologjik.. Ai i ka rrėnjėt nė paraardhėsi e funksionalizmit si Konti , Spencer , Dyrkheim .
Sipas funksionalistėve pjesėt e sistemit shoqėrorė punojnė ( nė interaksion ) sė bashku pėr tė ruajtur kohezionin e sistemit psh: kur institucionet sociale punojn mirė atėherė edhe shoqėria punon dhe funksionon mirė .

Koncepti i funksionalizmit- ekuilibrimit doli kur Ogyst Konti deklaroj se mungesa e harmonisė nė mes tė njėsisė dhe pjesėve tė sistemit shoqėror ishte "patologjik"

Herbert Spencer- ėshtė gjithashtu paraardhės i funksionalizmit pėrshkak tė konceptit tė diferencimit. Me diferencim Spencer ka nėnkuptuar varshmėrin e pėrbashkėt tė pjesėve jo tė ngjashme tė sistemit , e cila bėhet e pashmangshme me rritjen e madhėsisė sė shoqėrisė .

Emil Dyrkheimi ėshtė pasardhėsi mė i rėndėsishėm i funksionalizmit modern . Sipas Dyrkeim Integrimi- (apo solidariteti shoqėror) ėshtė i rėndėsishėm pėr mbajtjen e ekuilibrit shoqėror.Dyrekeim e shikonte evolucionin shoqėror nga solidariteti mekanik i shoqėrisė primitive(fisnore) deri te solidariteti organic karakterisitik pėr shoqėrit industriale .
Institucionet punojn sė bashku nė funksion tė tė gjithė shoqėrisė. Dėshtimi i njėrė pjesė mund tė sjell njė zingjir dėshtimesh , qė ndikojn tek i gjithė sistemi shoqėror.

Funksionalistėt supozojn se shoqėritė mbahen nė gjendje ekuilibri duke operuar nė mėnyrė koordiunese-dialektike...Ky ekuilibėr kėrcėnohet nga rrethana tė mbrendshme dhe tė jashtme , si katastrofa natyrore, luftrat, krizat-sociale , dhe industrializimi ..
Talkot Parsons dhe Robert Merton me veprat e tyre kan kontribuar ndjeshėm nė pasurimin e sociologjisė funksionaliste , moderne . Parsons u frymėzua nga Branislav Malinovski dhe koncepti i tij pėr nevojat sociale .

Bazuar nė tė Parsonsi zhvilloj njė teori tė pėrgjithėshme tė nevojave sociale ; ku identifikoj nevoja sociale themelore nė funksionimin normal tė shoqėrisė:
(pėrshtatja , Integrimi , Arritja e qėllimit , Ruajtja e modeleve ).

Duke shiquar sistemin shoqėrorė nė ekuilibėr , Parson argumentonte se ndryshimi lėvizė ekuilibrin nga njė gjendje nė tjetrėn , psh: Rritja e ēmimit tė gazolinės e sjell rritjen e ēmimit tė naftės , rritja e ēmimit tė biletave mund tė shkaktoj uljen e numrit tė udhėtarve edhe nėse ēmimet do tė mbetin kėshtu pėr njė kohė tė gjatė njerėzit do tė pėrshtatėn dhe gjendja do tė bėhet e pranueshme ...Parson mendon se shoqėria kalon nga e thjeshta kah kompleksja dhe ai thekson se duhet shpjeguar se si ndodh ky transformim .

Funksionalistėt nė kėndvėshtrimin e teorisė evolucionare japin njė panoram mjaftė tė gjėrė , nė tė cilėn theksojnė rolin e sistemeve shoqėrore dhe prirjen e shoqėrive pėr tė arritur ekuilibėr … Edhe funksionalistėt edhe evolucionistėt pėrpiqėn tė sqarojnė pėrse sistemet shoqėrore ruajn ekuilibrin.