PDA

View Full Version : Ditari qė s`do tė ishte i imi!


Murgesha
20-01-08, 01:35
Mbasi qė sonte po e shof ksajde Adidun po e marr guximin tė paraqes njė shkrim timin e nga zemra do tė dėshiroja qė Adidu tė mė jap vėrejtjet e veta.

Ditari qė nuk do tė ishte i imi.

-"Vetėm ti e askush tjetėr mundesh tė mė ndihmosh"
-"Po, ama kjo ėshtė njė gjė shumė e vėshtirė, thuaja e pa aritshme"- i thash unė.
E nė mendje mė shkoi, si mund ajo tė ma kėrkojė njė gjė tė tillė? A ėshtė e vetėdishme sa vėshtirėsi ėshtė pėr mua tė hyj nė botėn e saj, tė mendoj si ajo, tė pėrshkruaj qaste qė kurr nuk i kam pėrjetuar.
-"Jo, jo"- i thashė pas njė heshtje tė gjatė, kjo nuk mund tė bėhet ashtu si don ti.
-"Sidoqoftė unė insistoj, e do tė insistoj deri sa tė kapėsh atė laps tė mallkuar e tė ja fillosh tė shkruash, unė e di talentin tėnd pėr tė shkru, tė kujtohet kur pėrshkrove dhimbjen e nėnės, e ti nėnė nuk ke qenė kurr. Mė lehtė ėshtė tė hysh nė kokėn time pasi qė mua mė shef ēdo ditė e pak a shumė di mendimet e mia. Ke kohė tė mendohesh deri nesėr kur tė takohemi nė shkollė. E tash natė tė mirė se shkova, sigurisht nanushi ka dal nė rrugicėn tonė pėr tė parė se a jam aty pari"-
Nuk di nė ja ktheva pėrshėndetjen, hyra nė kapigjikun e shtėpisė time.. Babai im vetėm ishte dalė nė shkallėt e shtėpisė e sigurisht bėhej gadi tė dilte tė shifte se ku mbeta. Mė shikoi idhshėm, e pėr mua mjaftoi ai shikim pėr tė kuptuar se ishte bėrė merak. Ula kokėn sa mė tepėr qė munda pėr tė mos e shikuar nė sy. Hyra nė dhomėn e ndejės, disi mu duk njė ftohtėsi e zymtė mbretėronte aty, e kur mė pan qė jam unė mė duket se u lehtėsuan.
Ishte kohė e pa kohė. Nėpėr rrugėt e qytetit patrullonin policė tė armatosur gjer nė dhėmbė, ishte shpallė gjendja e jashtėzakonshme e pėr njė fjalė goje shkoje si qeni nė rrush. E unė maturante nė atė kohė, nė shkollė shkoja mbasdite, tė gjithė nė shtėpi e dinin se nė ora 18.45 mbaronte ora e fundit e mė mjaftonin 5 minuta pėr tė arrit nė shtėpi.
Pėr ēudinė time atė natė pėr vonesėn time 15 minutshe nuk u diskutua shumė. Po prisnin musafirė qė do tė vinin nga ēasti nė ēast. Ika nė kuzhinė tė ha darkė, e menjėherė pas ushqimit ika nė dhomėn time tė gjumit. Po them timen se aty flija, me tre vėllezėrit e mi mė tė vegjėl. Ndonjėher edhe motra e vogėl donte qė tė flinte me ne por qė tė katėrt ishim kundėr.
U shtriva nė shtratin tim dhe fillova tė mendoj pėr kėrkesėn qė mė bėri Tolja. Kishte emėr tjetėr po tė gjithė e quanim Tolja. Kjo nofkė i kishte mbetė qysh nė fėmijėri e ashtu prezentohej gjithku. Njėherė kur njė shoqe mė pat pyet pėr Fitoren i pata thėnė se nuk e nihja, e ajo pat qesh me tė madhe, se sa hutaqe qenkam qė nuk po e njof shoqen time tė ngushtė Tolen.
Tolja pra atė vit ishte njoftuar me Benin. Pas pak kohėsh ai i kishte propozu tė kalonin sė bashku dhe kjo pa menduar gjė tjetėr pėrpos bukurisė sė tij i kishte thėnė po. Asgjė tė keqe gjer kėtu, por pasi Beni ishte i bukur e i pashėm dhe e dinte qė tė gjitha femrat ēmendeshin pas tij nuk kishte pritė shum kohė por e kishte qu Tolen tonė drejt e nė shtrat. Tolja nė fillim kishte ngurru pak po si duket kishin mjaftu puthjet dhe pėrkdheljet e tija dhe pa njė pa dy i ishte dorėzu me tėrė afshin e njė vajze tė re e cila pėr herė tė parė bėnte dashuri. Pasojė e gjithė kėsaj zhvirgjėrimi i saj, kthjellja e saj pas aktit tė kryer, ikja e saj nė shtėpi qė kishte pasua me mbylljen nė dhomė tė vet dhe njė qarje e marrėzishme qė as ajo vet nuk e kishte kuptuar se pse i kishte ardhė ashtu.
Kishin mjaftuar ata lot tė asaj dite, por jo qė ajo tė ja vente gishtin kokės e tė mendojė mė tepėr, t`i mendojė pasojat e mundshme, vetėm qė kishte qarė mbante mend, ditėt nė vazhdim ishin lumturia vet pėr te. Beni ishte i kujdesshėm me tė ose mė mirė ruhej gjatė aktit seksual. E merrte ēdo ditė me vete nė njė shtėpi qė ai i kishte thėnė se ėshtė e tija, por prindėrit ende nuk janė shpėrngulur nga Komuna e Bujanovcit, ama sė shpejti do tė vijnė e do tė jetojnė tė gjithė sė bashku.
Nė mes tjerash i kishte premtuar se jeta e tyre do tė ishte njė romancė e pėrhershme. Kinse kish informuar nėnėn e tij pėr Tolen, babain nuk e kishte tė gjallė e kur ti vijė axha prej Zvicrre do ta bėjnė edhe fejesėn.
Tolja nuk prekej me dorė ato ditė. E vėrenim e gjithė shoqėria qė diēka po ngjante nė jetėn e saj, vetėm Raba qė kishte dashnor nga klasa e jonė e kishte kuptuar pak a shumė ēka po ngjan me Tolen, por e kishte mbajtur pėr vete ama Toles i kishte thėnė tinėz neve tjera se po e din qė pse fytyra e saj po rrezaton lumturi.
Kalojnė kėshtu tre muaj. Tolja me vėshtirėsi ndiqte mėsimet, edhe ashtu nuk ka shkėlqyer kurr me nota tė mira, ama tė gjithė e donim. Ishte sherrja e klasės, nuk mund tė paramendohej sherr nė klasė pa qenė ajo pjesėmarrėse.
Njė ditė na erdhi nė klasė, sytė i kishte tė skuqur ngjante tė kishte qarė e ne si nė shaka i tham mos tė kan rraf nė shtėpi, se me sherret qė i ke ti vėshtirė ėshtė tė shpėtosh pa hėngėr dajak orė e ēast.
Nuk bėzani u ul nė bankėn e vet, dhe sikur na e mbolli edhe nė zemrat tona dhimbjen e vet. Atė ditė nė klasė sikur tė kishim mort, askush nuk qeshte e as nuk u rrafėm mes vete ashtu siē bėnim ēdo ditė. Mė kot u munduam ta bėjmė me qeshė. Nė pushimin e gjatė mė mori pėr krahu e dolėm mbas shkolle, aty ishin njė palė shkallė qė nuk qonin mbrenda nė shkollė por rrini si njė pikėtakimi pėr qifte.

Murgesha
20-01-08, 01:36
-"Tole ēka ke"?- e pyeta, kur pash qė filloi tė qajė.
-"Po e qaj vetveten pėr sė gjalli se nuk mė duhet mė jeta"- e filloi tė dėnesė.
Unė u zbeha dhe mallkova veten qė nuk mund tė qaja, por zihesha nė vete.
Qau kėshtu kohė tė gjatė, as qė ndiem zilen qė bėnte me dije se duhej tė ktheheshim nė orė tė mėsimit. Dikur si duket u ngop e filloi pėrvajshėm tė mė tregojė historinė e dashurisė sė vet.
Beni i ishte betuar se e donte vetėm ate e kurr mė nė jetė nuk do tė dashuronte tjetėr por pasi qė ishte jetim fatin e tij e kishin nė dorė axhallarėt, tė cilėt e kishin pas fejuar me njė vajzė qysh para dy viteve. Edhe ajo ishte e bukur, por Benit nuk i kishte hyrė kurr nė zemėr. Tash kur axha i tij ishte ardhė pėr pushime nga Zvicrra e kur Beni i kishte treguar pėr Tolen ishte bėrė si i qartun. E kishte kėrcėnuar Benin se do ta largonte fare nga shtėpia, nėse ai prish fejesėn e vet pėr njė "rrospi" nga shehri. Mendimit tė Axhės ju kishte bėrė krah edhe nėna e Benit axhallarėt tjerė dhe gjithashtu motra e vetme e tij. E kishin vėnė para njė akti tė kryer...
Benit nuk i lejohej as tė takohej mė me Tolen e as tė prishte fejesėn. Kishte tentuar tė ikė nga shtėpia i gjori Ben po atė natė, por... nėna e tij e kishte pėrberė nė gjiun e saj qė mos tė jau merr kėshtu fytyrėn axhallarėve qė e kishin mbajt me bukė, shkolluar e fejuar. E Beni nuk kishte pas ku tė mbahej, ishte djali i vetėm dhe si ta linte nėnėn?
Kėto ja kishte thėn Toles kur ishin takuar dje. Kishin qarė tė dytė deri sa u ishin tharė lotėt. Kishin mallkuar fatin e Beni me lot nė sy kishte thėn dikur qė s`paska gjė mė vėshtirė se tė rritesh jetim e tė jesh i mvarun prej axhallarėve.
Tolja kishte marrė fuqinė ti thot.
"Beni pėr aq kohė sa ishim bashkė, ja ka vlejtė unė po dorėzohem para kryelartėsisė sė nėnės tėnde e mizorisė sė axhallarve tu."
Ndejtėm tek ato shkallė atė natė deri sa pėrfundoi ora e fundit e mėsimit. E ikėm nė shtėpi qė tė mos shqetėsoheshin prindėt.
Ditėt e para pas ndarjes Tolja nuk fliste, nuk qeshte, ishte e zbehur me sy tė skuqur. Pak nga pak ju tregoi edhe shoqeve tjera, pothuaj gjithė klasa e jonė e mori vesh se ēka i kishte ngjarė. Na dhimbsej tė gjithėve edhe pse shumica nuk kishim pėrjetu ende dhimbjet e dashurisė, por Tolen e donim tė gjithė.
Kaluan kėshtu dy javė.
Kėtė natė mė propozoi qė tė shkruaj njė ditar pėr tė, ajo dinte tė gjitha datat e dashurisė sė saj, do tė mi dorėzoj tė nesėrmen, do tė mė rrėfej ngapak pėr secilėn datė e unė pastaj me fantazinė time duhej tė riprodhoja tė gjitha qastet qė ajo kishte kaluar me Benin pėr ti hjedh nė letėr.
Kishte vendos tė ja bėjė dhuratė ndarjeje ama nuk donte ta linte pa ja shpreh dashurinė, lumturinė sa ishin sė bashku, dhe dhimbjen qė po e ndinte tash pas ndarjes..
Mė tha; Gabimi ėshtė i Benit qė nuk i kishte tregu me kohė se ai ėshtė i fejuar, pastaj nėse unė do tė kaloja me te atėherė nuk do ta gjykoja. Po kėshtu, nuk mundem ta lė tė shkoj sė paku pa i dhuruar edhe atij dhimbjen qė po e ndjej kėto momente.

Murgesha
20-01-08, 01:38
Po mendoja si t`ja bėj, pėr dėshirat e saj rinore nuk do ta kisha problem tė shkruaj, e re isha edhe vet e kisha dėshirat e mia pėr dashurinė qė e prisja tė mė shfaqej.
Si do ta pėrshkruaja puthjen e parė?
Si do ta pėrshkruaja tė bėrit dashuri pėr herė tė parė?
Unė qė ende s`kisha shiju buzė mashkulli, mė dukej shumė e pakapshme kjo gjė.
Por... Pėr Tolen ja vlente tė sakrifikojė ēdo gjė.
E vendosa..
Do tė shkruaj Ditar pėr te.
Ditėve nė vazhdim takoheshim shpesh tek shkallėt mbas shkolle, ajo mė ipte pak pėrshkrime pėr datat qė mi kishte dhėnė e unė torturohesha tėrė kohėn me mendime si tja bėj pėrshkrimet.
E bėra ditarin e saj, e pėrmblodha lumturinė e dhimbjen e saj nė 100 faqe fletoreje.
Tolja kishte blerė nė Librarinė e qytetit njė fletore qė shitej enkas pėr tė mbajtė ditar.
Ja dorėzova fletoren time me Ditarin e saj tė shkruar, lexuar e rilexuar shumė herė.
Ishte torturė e vėrtet pėr mua e lehtėsim pėr te.
Ajo duhej ta rishkruante nė fletoren e vet.
Kur e kopjoi tė gjithėn, fletoren nė tė cilėn kisha shkru unė (kishte frigė se mos po ja njollosin gjatė leximit fletoren e vet) ja u dha edhe disa shoqeve e nja dy shokėve tė klasės me tė cilėt e kishim mirė mes vete.
E dinin tė gjithė qė unė e kisha shkru.
Mė pėrgėzuan tė gjithė pėr stilin, pėr mėnyrėn shkrimit si dhe pėr shtjellimin e ngjarjes e pat prej tyre qė mė thanė: Kjo do tė ishte e pa mundur pėr ne por ti e paske bė aq bukur sa qė po dyshojmė qė edhe ti vet nuk ke pėrjetu diēka tė tillė. Por mė njihnin mirė tė gjithė dhe e dinin qė unė isha nė pritje tė princit tim, pėr tė cilin thoja se ende nuk ka lindur.
E Tolja?
Tolja mė pėrqafoi fort kur ja dorėzova ditarin e saj. Sytė e saj atė ditė shprehėn gėzim, me pak fjalė zbrazi gjithė brengėn e vet.
-"Tash e kam shpirtin mė tė qetė. Ai do tė lexojė gjithė lumturinė e dhimbjen qė mė la dhuratė gjatė muajve qė ishim bashkė"
Tolja ja dėrgoi Benit ditarin, e ai kurr nuk ja ktheu as pėrgjigjen mė tė vogėl pėr te. Sigurisht qė e ka lexuar, por unė nuk besoj tė ketė ndjerė dhimbjen qė kishte Tolja. Ai do tė martohej gjatė pushimeve tė verės. Axha prej Zvicrre i ka premtu dasmė tė madhe, nėna e tij pret me gėzim renė e ardhshme e Tolja mjafton tė ketė kujtimet pėr te.

Murgesha
20-01-08, 01:39
E gjora Tole. Edhe sot i kujtoj me ėndje sherret qė ajo bante nė klasė, por qė u treten bashkė me ndarjen e saj prej Benit. Pas shumė vitev Tolja u martua me njė shqiptar qė jetonte diku nė perėndim. Kur u pat fejuar i pat treguar se nuk ishte "qikė" e ai vetėm kishte thėnė se ajo ishte gjėja mė e paktė qė i interesonte, i mjaftonte bukuria e Toles pėr tė mos ja vėnė re atė tė metė. Pas njė viti martesė Tolja u kthye nė shtėpi tė babės. Perėndimori nuk kishte mund tė jetė i qetė se ajo kishte pas dike para tij, E kishte munduar shum Tolen, e kur ajo kishte mbet shtatzanė me te, ai nuk kishte besuar se ishte fėmija i tij. Tolja nuk i kishte shku "qikė" e ku me e ditė se me kėnd ėshtė taku kur ai ishte nė punė e ka mbetė shtatzanė. Nė njė zėnkė tė tillė e kishte shqelmuar Tolen nė bark, ajo kishte humbur ndjenjat. Kur kish ardhė nė vete mjekėt i kishin treguar se ka humbur fėmijėn, se e kishin operuar dhe se Tolja mė nuk do tė mund tė lind.
Na vie keq, por rrėshqitja juaj nė shkallėt e banesės ishte fatal pėr ty.
Kėto fjalė tė mjekėve ja kishte pėrkthyer burri i saj.
Tolja kishte mbetė pa fjalė, kishte shtrėnguar dhimbshėm grushtat.
Dy muaj mė pas ajo u kthye nė shtėpi tė babait tė vet si grua e ndarė nga burri.
Flitej e pėrflitej pėr te siē e kan zakon thashethem pėrpiluesit por asgjė konkret nuk dinin.
Kur e takova, ajo qante e unė e zbehur mallkoja prap veten qė nuk mund tė qaja bashkė me te, por ajo e dinte qė unė qajė me zemėr e jo me lot.
Dikur u qetėsua e me ėndje rikujtuam ditėt e shkollės dhe qastet e shkruarjes sė ditarit.
-"Tė ėmbla po mė duken ato vuajtje tė atėhershme me kėto qė mė gjetėn tani"- dhe prap nė sy i shkėlqyen lotėt.
Mė tregoi ato qė ndėrkohė kishte ndėgjuar pėr Benin.
-"As ai nuk e ka tė lumtur jetėn. Gruaja i ka dalė e shtirė, as nuk ja do nėnėn e as Axhallarėt.
Si duket vesh mbas veshi ka ndėgjuar historinė e dashurisė tonė, e tani ėshtė ka ja ban jetėn ferr, nga friga qė ndonjėherė takohen rrugėt tona"- fėrkonte kokėn derisa mė rrėfente e nė sy i shifej flaka e njė dashurie asnjėherė tė shuar.
Pas pak mė qortoi qė nuk kisha marr me vete djalin tim, i premtova se do tė shkojė ta takoj prap e do ta marr edhe djalin me vete.
E dija qė nuk do tė mundem kurr ta realizojė kėtė premtim timin. Nuk do tė mundja kurr tė shof dhimbjen e saj nė gėzimin tim.
Rrugėt tona qonin nė kahje tė kundėrta e nuk arritėm tė takohemi mė, por Tolja episodi i paharruar i ditarit tė saj qė e shkrova unė mbetet njėri ndėr kujtimet mė tė mira tė marrėzisė time rinore.
Kam marr vesh qė Tolja, sherrja qė e donim tė gjithė maturantėt e klasės sonė, ėshtė martuar me njė tė ve qė kishte dy fėmijė. Gjithashtu kam ndėgjuar se ata dy fėmijė i don si dritėn e syve tė vet, por edhe e di qė Tolja ende qanė humbjen e mundėsisė tė bėhet nėnė biologjike sė paku njė herė.

adidu
20-01-08, 03:04
Mbasi qė sonte po e shof ksajde Adidun po e marr guximin tė paraqes njė shkrim timin e nga zemra do tė dėshiroja qė Adidu tė mė jap vėrejtjet e veta.

Te falenderoj persepari qe po ma ben kete nder duke me percaktuar qe ne pikenisje te tregimit si personi qe ja vlen te jape nje mendim.
E lexova me shume vemendje dhe ndjeva angushti ne shpirt per historine e Toles, me emrin Fitore te vene ne lindje(por me emrin Humbje ne vazhdim te jetes) dhe as me shume as me pak, perceptoj nje akuze te forte per mentalitetin regresiv qe akoma mbizoteron ne trevat e Kosoves(sic edhe ne shume treva te Shqiperise). Pra, ne aspektin social tregimi eshte shume koherent dhe i goditur. Gjithashtu ne aspektin kompozicional ka nje rrjedhshmeri organike dhe te kendshme, duke e bere te lexohet me nje fyme , e pa pengesa, e ngerce te sajuara.
E vetmja gje ne te cilen do te thoja se ka nevoje te punohet , eshte vetem aspekti i redaktimit teknik dhe korrektimit.Por duke patur parasysh qe eshte krijuar nga nje dore e lire dhe jo profesionalisht e mirefillte,( gje qe ndjehet ne menyren e artikulimit te frazave) mendoj se "nuk calon gomari nga veshet".
Shkurt per mendimin tim shte nje tentative kompozicionale dhe artistike e gjetur dhe e arrire, qe ka nevoje per thekse goditese figurative dhe nje mbyllje me artistike dhe jo thjesht ditareske.
Mendoj se ne konceptimin letrar je ne rruge te mbare, por duhet akoma me shume pune ne aspektin konstruktiv, qe vjen hap pas hapi nga krijimi ne krijim.
Respekte dhe flm nga ana juaj qe kerkuat nje mendim.