PDA

View Full Version : Akademi Perkujtimore edhe ne DARDANI!!


MemphiSx
22-01-08, 14:58
Mendova qe drejtuesit e forumit te Dardanis,do te marrin nje hap te tille po ja qe edhe ksaj radhe Respekti per Presidentin Rugova mungoi!
Jo per diqka tjeter,por per adhuruesit e shumte te Presidentit Rugova,ne ket faqe qe jo rastesisht mban edhe emrin DARDANIA,ka qen dasht te hapet nje Akademi e tille,per shkak se deshira ka qen e secilit qe dje te jen pran varrit te Presidentit Rugova dhe ti shprehin 2-3 fjal per Presidentin!
Une shpreha ket deshire qe te gjithe atyre qe kan deshir te shprehin fjalt me te mira per Presidentin,ti shprehin ketu!




Ti,nuk ke vdekur vetem i ke mbyll sytė,Gjithmon do te jesh ne zemrat tona,Madheshtia jote na bėn krenar edhe sot,kur po e presim finalizimin e asaj qe Ti e fillove!
Me Respekt,gjithmon per TY
Arbeni!

Arb
22-01-08, 18:05
Sa me shume dite qe kalojne nga dita u nda nga ne, aq me shume madheshtia e Tij po rritet.

Dardania, per te cilen frymoj gjate gjithe jetes se Tij, po behet e pavarur, me vulen e Tij, me punen e tij, dhe me gjithcka qe Ai beri, per Pavaresine e Dardanise.

Me emrin e tij identifikohet vete shteti me i ri ne bote.

I adhuruar, i respektuar, e nderuar pergjithmone, i Madhi i Shqiptareve!

Pupi
22-01-08, 19:15
Njė burrė qė diti tė doje Kosovėn

--Tė flitėt pėr Ibrahim Rugovėn duhėt kohė, duhėt mendje, duhtė sinqeritet!
Njė birė shqiptari i lindur e rritur nė vatėr tė zjarrit, veq ai e dinte dhe njihte kėtė popullė.
Shokėt e vunė nė prijėsi, duke e ditur qė nuk do ti zhgėnjente, dhe ashtu ndodhi.
Ibrahim Rugova bėri kthesė tė madhe nė Historin e Dardanis, ai mblodhi nga tė gjitha anėt miqė, miqė qė nuk ishte leht tu'a thyje mendjen. Sepse nė tregun botėror luhen lojėra tė flliqta kur janė nė pyetje intresat ekonomike(E Kosova me njė territor prej 10 metra katror nuk ofronte kushedi se sa).
Edhe zemrat mė tė egra i zbuti, ju luajti lojen kundėrshtarėve tė tijė, sepse arriti ti njohė. Shpesh herė mė shkon mendja sa i zhdervjellė mund tė kishte qenė ky burrė, sa pėr ti luajtur lojėn akademis serbe qė parreshtur pėrgadit politikėn e serbe, e edhe milosheviqin nė atė kohė.
Andaj edhe pusho i qetė zoti President, ne flasim ndryshe por veprojm mu ashtu si na mėsove ti!
Lavdi

natyra
23-01-08, 03:09
Nje burr si Dr.Rugova do ti duhet shqipetarise dhe nje gjysem shekulli....!!!
Jo ai ska vdekur,vepra dhe ideali i tij, jetoin pergjithmon ne zemrat tona dhe te historis se kombit shqiptar....LAVDIIII PERGJITHMOOOON

PRISIT MESUESIT BABAIT E GJITHE KOMBIT SHQIPTAR......LAVDIIII
AI QE TRASOI RRUGEN PER LIRI DHE PAVARESI.......LAVDIIII

RROFTE DARDANI E LASHTE ZEMER E SHQIPTARISE

Shkroi
.........Natyra

natyra
23-01-08, 03:34
Pergjithmon me dhembje do te kujton TREVA E RUGOVES....
Dhe mbare KOSOVA....President i par Dr.Rugova.LAVDIIIIIIIIII

Nje burr si Dr.Rugova do ti duhet shqiptarise dhe njegjysem shekulli...!!!
Jo Ai s'ka vdekur ai mbetet i gjalle pergjithmon ne zemrat tona....LAVDII

PRISI MESUESI DHE BABAI I GJITHE KOMBIT SHQIPTAR ISHTE AI.
AI QE TRASOI RRUGEN PER LIRI DH PAVARESI.....LAVDII

Perkujtimi dhe dhembja per te s'do kan mbarim

JEMI ME TY PERGJITHMON

natyra.

natyra
23-01-08, 03:40
Me dhembje te madhe te perkujton e tere populli i Kosoves dhe mbare shqipetaria Dr.Ibrahim Rugova.LAVDIIIIIIIII

Perehere te kujtoim

Me respekt
natyra

natyra
23-01-08, 03:56
Me Dhembje Per Ty....!
~~~~~~~~~~~~~~~~~
Pries Mesues Baba
U Ben Dy Vite Qe Kur Ike Nga Ne
Ike Diku Larte Per Mos Tu Kthyer Kurr
Jo Ti Je I Gjall,dhe Nuk Ke Vdekur
Zemra Yte Ishte Si Nje Shkemb
Qe Nuk Thyhet Kurr
Dhe Ti Je Ni Engjull Ne Qiell
Qe Nga Atje,
Na Mbron Nga E Keqja,
Si Dikur
Ndaj Lutu Per Ne, Dhe Dardanin
Edhe Pse Nuk Je Me,me Ne
Ne Jemi Me Ty Perjithmon.

Lavdiiiiiiii

DEA
23-01-08, 08:14
Vendi yte zbraztire, verehet kudo..........................
zoti President i mungon Kosoves,pjeses dermuese te Kosovareve dhe Botes........
Por gjithmon krenar qe te patem!!!

Dilaver
23-01-08, 19:17
Vallė sikur tė jetonte Niēe, ēfar do tė thoshtė pėr Prijėsin Hyjnor shqiptar?
Po,
Edhe Dostojevski do tė konfirmonte me fjalėn e urtė, “Aty ku s’ka Zot, gjithēka ėshtė e lejuar” dhe e mundur.
Kaluan dy vite pa TY, vizionarin e urtė. Vitet kaluan e jeta po vazhdon, njerėzit u gėzuan e po gėzohen, po gėzohen por edhe po pėrkujtojnė me dhėmbje ditėn qė u ndanė me TY.
Tė pėrkujtojnė substanca Jote kombėtare. Ajo substanca tė cilėn dijte tė ruajsh si thesarin mė tė ēmuar, si dritėn e syrit. Tė pėrkujtojnė sepse edhe nė ēastet kur substancės kombėtare i kanosej rreziku pėr ēfarosje kolektive, dijte t’i bėjsh mbrojtje kolektive pėrballė njė agresori barbar, mizor tė fuqishėm e ekspanziv. Tė pėrkujtojnė sepse e trasove rrugėn e pavarsisė me maturi e urtėsi, trokite nė portat e Perandorisė mė tė fuqishme tė tė gjitha kohėrave, more bekimin e premtimin e Perandorve sė kėrkesa YTE do tė realizohet.
Tė pėrkujtojnė dhe u mungon bekimi YT.
Ka syresh qė pas afro dy dekada e kuptuan BEKIMIN!
E kanė kuptuar dhe kėrkojnė bekimin Tend.
Ka ca faqezinj qė kurr nuk e kuptuan edhe pse krejt kohėn u shtiren pranė Teje!
Trashėgimtari YT nuk e kuptoi kurrė!
Nuk e kuptoi dhe u zhgenjyem, u zhgėnjyem sė na doli KOPIL.

Edhe pse e mbylle misterin mė tė madh, jetėn, ne do tė mbetemi pėrjetė falėnderues, mirėnjohės e do tė krenohemi brez pas brezi me TY dhe bekimin qė na bėre.



Lavdi Jetės dhe Vepres sė Presidentit Historik.

Arb
23-01-08, 21:57
ING Band - "President"

http://www.youtube.com/watch?v=VEVu3aZ2aiU&eurl=http://albavideo.blogspot.com/2008/01/ing-band-video-presidenti.html

Arb
28-01-08, 22:17
Presidenti Bamir TOPI perkujton (ne fjalin e tij ne Parlamentin e Kosoves) ikonen e Shqiptareve - Presidentin Rugova

"Te gjithe ne kthejme me mirenjohje dhe respekt mendimin tone drejt ikones se rezistences, te mbijeteses, te vuajtjes, por edhe te shpreses se popullit te Kosoves. Urtesia, mirenjohja njerezore, shpirti i tij i paqes, durimi, por edhe besimi tek e drejta e udheheqesit, Ibrahim Rugova, mbeten parime dhe vizione projektuese per te ardhmen e vendit tuaj."

Guri i madh
02-02-08, 17:31
NĖNDEGA E LDD-sė NĖ NÜRNBERG NĖ KOORDINIM ME DEGĖN E SAJ NĖ GJERMANI MBAJTI AKADEMI PĖRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT HISTORIK TĖ KOSOVĖS DR. IBRAHIM RUGOVA (http://kosova.albemigrant.com/?p=832)

Sipas Lajme/News albemigrant (http://news.albemigrant.com/)
http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/01/image006.thumbnail.jpg (http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/01/image006.jpg)NĖNDEGA E LDD-sė NĖ NÜRNBERG NĖ KOORDINIM ME DEGĖN E SAJ NĖ GJERMANI MBAJTI AKADEMI PĖRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT HISTORIK TĖ KOSOVĖS DR. IBRAHIM RUGOVA
NĖNDEGA E LDD-sė NĖ NÜRNBERG NĖ KOORDINIM ME DEGĖN E SAJ NĖ GJERMANI MBAJTI AKADEMI PĖRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT HISTORIK TĖ KOSOVĖS DR. IBRAHIM RUGOVA
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVĖS NĖ KRYE ME DR. IBRAHIM RUGOVĖN KA QENĖ LĖVIZJA MĖ E FUQISHME POLITIKE NĖ HISTORINĖ E RE TĖ KOMBIT SHQIPTAR
Organizuar nga Nėndega e LDD-sė nė koordinim me Degėn e saj nė Gjermani, me 20 janar 2008 nė Nürnberg tė Gjermanisė nė sallėn e bukur “Meistersingerhalle” nė dyvjetorin e vdekjes u mbajt akademi pėrkujtimore kushtuar presidentit historik tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova, nė tė cilėn pranė disa qindra bashkatdhetarė tanė, mori pjesė edhe deputeti i Kuvendit tė Kosovės z. Gani Geci, pėrfaqėsuesi i kryetarit tė komunės sė Nürnbergut z. Knut Engelbrecht, pastaj Konsulli i nderit i Konsullatės sė Shqipėrisė nė Munchen z. Franz Mödl , publicistI dhe njohės i mirė i figurės sė dr. Ibrahim Rugovės Z. Dietrich Willier , z. Hafiz Gagica, anėtar i kryesisė qendrore tė LDD-sė, njėherė edhe kryetar i Degės sė LDD-sė nė Gjermani, z. Shefqet Dibrani, shkrimtar (qė kishte ardhur nga Zvicėra), z. Besnik Rama, sekretar i Bashkėsisė islame shqiptare nė Gjermani, znj. Drita Ivezaj, pėrfaqėsuese e shoqatės humanitare “Nėnė Teraza”, z. Ndrecė Beku, kryetar i Bashksėsisė Shqiptare Demokristiane nė Mynih, z. Idriz Zeqiraj, anėtar i kryesisė sė Nėndegės sė LDK-sė nė NRWF, aktivistė tė shumtė tė ēėshtjes sonė kombėtare, mėsuesi i shkollės shqipe z. Hamzė Halabaku si dhe mysafirė nga qytete tė ndryshme tė Gjermanisė.

Guri i madh
02-02-08, 17:32
http://news.albemigrant.com/cutenews/data/upimages/perkujtimore_rugova1.jpg
Pas antonimit tė himnit kombėtar dhe atij tė Kosovės “Kur ka ra kushtrimi nė Kosovė”, nė interpretim tė bukur tė aktorit Shkodran Tolaj, akademinė e shpalli tė hapur moderatorja e kėtij manifestimi pėrkujtimor znj. Vjollca Hajdari, pėr t’ia dhėnė fjalėn mė pastaj z. Rexhep Fetahu, kryetar i Nėndegės sė LDD-sė nė kėtė qytet, i cili tė pranishmėve iu dėshiroi mirėseardhje, dhe nė veēanti pėrshėndeti praninė e mysafirėve gjerman.
Nė vazhdim z. Bekim Zogaj , foli pėr biografinė dhe figurėn historike tė Dr. Ibrahim Rugovės, aktivitetin e tij intelektual, shkencor, politik dhe kombėtar. Mė pas nxėnės tė shkollės shqipe nė Nürnberg Bexhet Dėrguti, Jeta Halabaku, Ragip Jusufi recituan vjershėn “Lamtumirė President i Dardanisė”,

Guri i madh
02-02-08, 17:33
http://news.albemigrant.com/cutenews/data/upimages/perkujtimore_rugova2.jpg
kurse rapsodi ynė popullor z. Agim Gashi, pėrcjellė me sharki kėndoi elegjinė “Nderi i kombit President Rugova”, e cila ngriti emocione mallėngjyese tek tė pranishmit nė sallė.

Guri i madh
02-02-08, 17:33
Ndėrsa, deputeti i Parlamentit tė Kosovės z. Gani Geci,
http://news.albemigrant.com/cutenews/data/upimages/perkujtimore_rugova3.png
tha se kam nderin e veēantė qė kėtij tubimi t’ia pėrcjellė pėrshėndetjet mė tė ngrohta tė akademik Nexhat Dacit, kryetar i LDD-sė., Me kėtė rast ai tha se hapat e parė tė organizimit tė mbrojtjes sė pragut tė shtėpisė janė ndėrmarrė me urdhėr tė dr. Rugovės, siē ėshtė bėrė edhe organizimi i parė pėr mbrojtjen e Kosovės me dėrgimin nė Shqipėri nė vitin 1991 tė komandantėve Sali Ēeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti pėr formimin e celulave tė para mbrojtėse , dhe kėto fakte tė historisė sonė mė tė re nuk ka kush qė mund t’i ndryshon , tha ai. Kurse nė fjalėn e tij mjaft karakteristike Konsulli i nderit i Konsullatės sė Shqipėrisė nė Mynih z. F. Mödl, sė pari falėnderoi organizatorin qė e ka bėrė pėrzgjedhjen e qytetit tė Nürnbergut pėr ta mbajtur nė tė kėtė akademi pėrkujtimore pėr dr. Rugovėn, sepse siē tha kjo i bėn nder tė veēantė kėtij qyteti, qė tė pėrkujton sot me shumė pietet figurėn e madhe tė “Mahtama Gandit” tė Evropės lindore, siē e quajtėn dr. I. Rugovėn shumė politikanė botėror. Mjerisht, dr. Rugova nuk e pėrjetoi ėndrrėn e tij, pavarėsinė e Kosovės. Foli edhe pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė kombit shqiptar me 1913 nė Konferencėn e ambasadorėve nė Londėr, duke e copėtuar atė nė gjashtė pjesė, si dhe shprehu bindjen e tij se Kosova shpejt do tė pavarėsohet nga Serbia.

Guri i madh
02-02-08, 17:35
Nė elaborimin e tij shkrimtari dhe publicisti z. Shefqet Dibrani, nė veēanti zbėrtheu aspektin e mitit pėr sakrificėn e dr. I. Rugovės nė lėvizjen e tij paqėsore, duke nėnvizuar rolin dhe ndikimin qė ka pasur ajo nė filozofinė politike dhe kombėtare tė tij. Z. Idriz Zeqiraj, nė fjalėn e tij pėrgėzojė organizatorin pėr organizimin e kėsaj akademie kushtuar presidentit Rugova, duke e vlerėsuar kėtė si njė nismė tė mirė tė dardanėve, pėr njė tė djathtė tė mirėfilltė, e cila sot i mungon Kosovės. Nė vijim znj. Agnesa Gashi, recitoi njė poezi pėr dr. I. Rugovėn, pas sė cilės fjalėn e mori publicisti gjerman dhe njohės i mirė i figurės sė presidentit Rugova z. Dietrich Willier, i cili nė evokimin e tij, ndėr tė tjera tha se sot po pėrkujtojmė mikun e njerėzimit, patriotin, presidentin filozof, Gandin shqiptar, kritikun letrar, politikanin e pazakonshėm, njeriun e paqes, i cili me menēuri tė rrallė bindi botėn pėr padrejtėsitė qė iu bėnė popullit tė tij, i cili tolerancėn dhe forcėn e argumentit i kishte armė kryesore pėr t’i bindur tė tjerėt pėr idealet e tij kombėtare, ndaj edhe e kishte fituar besimin e popullit tė vetė. Kam qenė dėshmitar i terrorit serb nė Kosovė, nė njėrėn, si dhe i urtėsisė sė Ibrahim Rugovės, nė anėn tjetėr, pėr ta mbrojtur popullin e tij nga dhuna dhe gjakderdhjet, se ēka bėnte ai pėr ēlirimin e brendshėm tė Kosovės, pėr ndėrtimin e strukturave demokratike, udhėheqjes paralele, hapjen e shkollave, tė spitaleve, tė universitetit, shtėpive-shkolla, etj, me qėllim qė t’i ikė dhunės dhe konfliktit me policinė dhe ushtrinė serbe, ngase e dinte mirė se dhuna krijon vetėm dhunė. Pėr fat tė keq, ai vdiq pa e pėrjetuar pavarėsinė e Kosovės, pėr tė cilėn bėri aq shumė derisa ishte gjallė. Gurin mineral shumė tė ēmuar qė ma fali nė takimin e fundit qė kisha me I. Rugovėn, e kam dėrguar tek njė argjendar nė Shtuttgart tė cilin e ka vėnė nė zinxhir dhe sot e kėsaj dite atė e bartė nė qafė gruaja ime e dashur, nė shenjė kujtimi pėr Ibrahim Rugovėn.
http://news.albemigrant.com/cutenews/data/upimages/perkujtimore_rugova4.jpg

Guri i madh
02-02-08, 17:36
Nė fjalėn e rastit kryetari i Degės sė LDD-sė nė Gjermani z.Hafiz Galica , njėri ndėr bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė dr. Rugovės, duke u ndėrlidhur nė evokimet e tij pėr jetėn dhe veprėn e presidentit Rugova, ndėr tė tjera nėnvizojė faktin se roli i tij nė vitet e 80-ta si shkrimtar dhe nė fund tė atyre viteve kur do zgjedhet nė krye tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, lėvizjes masive tė shqiptarėve, si dhe kryetar i Kėshillit koordinues tė subjekteve politike shqiptare nė ish Jugosllavi, bashkė me njė varg tė figurave intelektuale arritėn qė pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės, tė ndėrtohet dhe zhvillohet njė lėvizje e fuqishme politike, LDK-ja, e cila u pranua nga shumica dėrmuese e kosovarėve por edhe e shqiptarėve nė pėrgjithėsi, i hapi rrugėn Rugovės dhe pėrkrahėsve tė tij, qė nė Evropė dhe SHBA tė pranohet si lider nacional dhe tė mbėshtetet si lėvizje politike, duke artikuluar idenė e pavarėsisė sė Kosovės tek kryetarėt dhe parlamentet e vendeve tė shumta, tė shoqatat me ndikim pėr tė drejtat e njeriut si dhe tek mediet tė cilat kanė luajtur rol kyē nė informimin dhe afirmimin e ēėshtjes sė Kosovės nė botė. Nga distanca e sotme kohore e zhvillimit tė ngjarjeve dhe vdekjes sė tij tė hershme, vijmė nė pėrfundim se Lidhja Demokratike e Kosovės nė krye me Ibrahim Rugovėn, ka qenė Lėvizja mė e fuqishme politike nė historinė e re tė kombit shqiptar. Meritat mė tė mėdha pėr kėtė ecje tė madhe tė Kosovės drejt lirisė dhe pavarėsisė sė saj, pa dyshim, i takojnė shqiptareve nė pėrgjithėsi dhe liderit historik dr. Rugovės, nė veēanti, me tė cilin pata fatin tė bashkėpunoj ngushtė pėr mė shumė se njė dekadė, si nė planin e vetėmbrojtjes sė Kosovės, ashtu edhe nė ndėrkombėtarizimit tė ēėshtjes sė Kosovės tek qeveritė dhe qendrat e vendosjes politike nė Evropė dhe SHBA.
Aktori i talentuar Shkodran Tolaj, kėndoi dhe interpretoi pėr mrekulli njė baladė pėr dr. I. Rugovėn, aktrimi i tė cilit i mahniti tė pranishmit, tė cilėt i dhuruan njė duartrokitje tė gjatė frenetike nė shenjė admirimi dhe respekti.
Njė letrėn pėrshėndetėse tė cilėn kėsaj akademie ia kishte dėrguar akademik Nexhat Daci, ndėr tė tjera thuhej: “I nderuari kryetar i Degės sė LDD-sė nė Gjermani, z. Hafiz Gagica, tė nderuar anėtarė tė kryesisė, tė respektuar bashkkombasė , jeni tubuar sot pėr tė pėrkujtuar me nderim tė veēantė njeriun e madh tė kombit shqiptar, ikonėn e shtetit tė pavarur tė Kosovės, presidentin historik tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, i cili dy vjet mė parė u nda fizikisht nga ne. Ishte 21 janari i viti 2006 goditje e rėndė, jo vetėm pėr institucionet dhe politikėn shtetėrore tė vendit tonė, por mbi tė gjitha ishte njė goditje e rėndė pėr popullin shqiptar tė Kosovės. Me shkuarjen nė amshim tė presidentit Ibrahim Rugova edhe skena politike u varfėrua. Pėrkrahėsit e denjė tė presidenti Ibrahim Rugova u anashkaluan. Nė kėtė kohė lindi nevoja e krijimit tė njė shtėpie tjetėr politike e cila do tė ruante dhe trashėgonte filozofinė politike tė dr. Rugovės. Lindi Lidhja Demokratike e Dardanisė si nevojė e kohės, parti kjo me koncept tė qartė, parti e traditės dhe vlerave moderne e cila politikėn e vet e mbėshtet nė parimet e filozofisė politike tė presidentit Rugova. Pavarėsia e Kosovės ka emrin dhe emblemėn e presidentit Rugova, pavarėsia e Kosovės do shpallet me bekimin e presidentit Rugova, Lavdi jetės dhe veprės sė presidentit Ibrahim Rugova. Zoti e bekoftė presidentin Ibrahim Rugova, Zoti e bekoftė LDD-nė, Zoti e bekoftė Kosovėn”, kryetari i LDD-sė, Akademik Nexhat Daci.
Telegrame pėrshėndetėse kėsaj akademie i dėrguan edhe ambasadori i Shqipėrisė nė Gjermani z. Gazmend Turdiu, z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Degės sė LDD-sė nė Suedi, z. Selim Hasanaj, kryetar i Degės sė LDD-sė nė Norvegji dhe z. Mehdi Prushi nė emėr tė Degės sė LDD-sė nė Austri.
Nė fund pėr tė pranishmit u shfaq njė film i shkurtė dokumentar pėr biografinė dhe jetėn e dr. Ibrahim Rugova, nė regjinė e z. Zejnullah Jakupi.
Nė fund duhet theksuar se pjesėmarrja dhe organizimi i kėsaj akademie ishte nė nivel tė mrekullueshėm, si nė nivelin pėrmbajtėsor akademik, ashtu dhe atė teknik, gjė pėr tė cilėn organizatori mori lėvdata tė shumta, nė veēanti z. Naim Jonuzi pėr ndihmesėn qė dha nė organizimin dhe mbarėvajtjen e kėsaj akademie e cila pėr shumė kohė do tė ngelė nė kujtesėn e gjithė pjesėmarrėsve.

Arb
07-02-08, 17:41
http://video.google.com/videoplay?docid=-1378702910718029609&q=rugova&total=334&start=0&num=10&so=0&type=search&plindex=4

panta_rhei
21-01-10, 17:03
http://farm1.static.flickr.com/200/509480557_e3acc46873_m.jpg
Gjithmonė Rugova!

Editorial i "BOTA SOT"
Tashmė nuk ka kurrfarė dyshimi, personaliteti mė i madh shqiptar i shekullit XX ėshtė Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Por vetėm edhe dy a tre individėve problematikė, e jo hiē mė shumė, tashmė Rugovėn si tė tillė, si personalitetin mė tė madh tė shekullit XX, e pranojnė edhe armiqtė e dikurshėm tė tij. Tash pėr sė vdekuri, edhe kėta ia pranojnė dhe ia njohin meritat qė kishte nė krijimin e Lėvizjes popullore shqiptare nė Kosovė, nė diasporė dhe nė tė gjitha vendet ku jetojnė shqiptarėt, madje edhe nė Maqedoni e nė Shqipėri. Por a mjafton kjo qė tashmė e pranojmė veprėn e madhe tė figurės mė karizmatike politike dhe letrare intelektuale tė Rugovės? Kjo pyetje del e rėndėsishme, nėse kėtu pėrpiqemi ta kujtojmė njė fakt qė nuk i shkon nė favore skenės politike aktuale, jo vetėm, nė Kosovė, por edhe mė gjerė nė vendet shqiptare! Nė fillim, njė vit pas vdekjes sė Presidentit Historik, u vėrejt njė pėrpjekje, do zoti jo e organizuar, qė Rugova tė pėrmendet vetėm spontanisht dhe vetėm si figurė historike nė portretimin e tij apologjik, e jo analizimit tė koncepteve tė tij politike, qė i nevojiteshin kohės menjėherė pas vdekjes sė tij, dhe qė i nevojiten edhe sot mė shumė se kurrė. Zhvillimi nė proces i ngjarjeve nė Kosovė, gjithnjė e mė shumė, do ta imponojė domosdoshėm zgjidhjen definitive tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, por edhe mė gjerė, zgjidhjes sė ēėshtje shqiptare nė tėrė kompleksivitetin e saj historik si ēėshtje e anashkaluar nacionale nga fuqitė e mėdha, e jo si ēėshtje qytetare, etnike a multietnike, njėsoj. Rugova jo vetėm sot qė po e imponon nevojėn pėr impelementimin e koncepteve tė tij politike nė praktikė, por kjo do tė jetė nevojė edhe e tė nesėrmes, qė tė mos themi ai do tė jetė gjithmonė njė ideolog i madh i ēėshtjes kombėtare shqiptare, nacionale, njė udhėrrėfyes i pagabueshėm. Pra sa mė shumė qė kalon koha, aq mė e madhe do tė paraqitet nevoja qė tė nisemi rrugės sė konceptit rugovjan pėr zgjidhjen definitive tė problemit tė kontestuar ende shtetformues tė shqiptarėve. Ishte lideri i parė shqiptar i pranuar dhe i njohur nga tė gjithė faktorėt vendimmarrės tė skenės politike botėrore, njeri i pakontestuar, njeri qė ushtronte autoritetin e tij nė mėnyrėn mė origjinale, lider qė argumentin e evropizmit shqiptar e internacionalizoi me njė “lehtėsi” ta paimagjinueshme. “Lehtėsi” pikėrisht pėr shkak se Rugova nė mėnyrė kreative intelektuale “seleksiononte” argumentet qė shkojnė nė favor tė djepit evropian tė shqiptarėve, dhe jo vetėm ato historike kulturore, por edhe ato historike politike. Nuk ishte Rugova intelektuali i parė nė skenėn politike shqiptare, por ishte ndėr tre katėr tė tjerėt, e jo mė shumė, qė njihen qė nga koha e Rilindjes Kombėtare. Por nėse ėshtė Rugova nė rrethin e ngushtė tė plejadės sė politikanėve intelektualė tė shqiptarėve, atėherė ėshtė i pari ndėr ta qė arriti tė bėhej figurė botėrore karizmatike, njeriu qė mė shumė sesa tė gjithė tė tjerėt (pos Skėnderbeut) arriti ta afirmojė ēėshtjen shqiptare, ta afirmojė me tėrė seriozitetin e argumenteve etnike dhe historike qė janė nė favor tė shqiptarėve nė mėnyrė tė pakontestueshme. Koha e Rugovės nuk kalon, ajo, pėrkundrazi, gjithmonė vjen, dhe sa mė shumė qė vjen koha e tij, aq mė tė aftė do tė jenė shqiptarėt nė punėn e shtetformimit tė tyre definitiv. Rugova ėshtė i pavdekshėm!

http://www.botasot.info/img/Akademia_kater_vjeto.jpg
Pamje nga Akademia Pėrkujtimore me rastin e 4 vjetorit tė vdekjes sė Presidentit Rugova


http://telegrafi.com/fo/fotolajmi/fotolajmi.2010012116282237550.jpg
Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi me gjithė kabinetin e tij qeveritar, ka bėrė homazhe dhe vendosur lule mbi varrin e presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, nė Lagjen Velania tė Prishtinės. “Nė kėtė ditė mund tė them kur edhe po e shėnojmė dy vjetorin e Kosovės shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, ėshtė nderimi dhe pėrkujtimi shtetėror i Qeverisė sė Kosovės pėr kontributin shtet formues dhe demokratizues tė vendit tonė, pėr personalitetin e presidentit Ibrahim Rugova i cili do tė pėrkujtohet me pietetin mė tė lartė prej shtetit tė Kosovės dhe qytetarėve tė Kosovės”, theksoi Thaēi.