PDA

View Full Version : Kosumi flet pė mbledhjen e Kshillit tė Sigurimit


Guri i madh
30-01-08, 01:08
Kosumi flet pėr mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit

http://www.bbc.co.uk/f/t.gifhttp://www.bbc.co.uk/worldservice/images/2005/07/20050714093440_40956221_kosumi_ap.jpg
Zoti Kosumi kėrkoi mbėshtetje pėr procesin e zgjidhjes sė statusitKryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, i ka thėnė BBC-sė se me pjesėmarrjen e njė udhėheqėsi kosovar nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė po hapet dera pėr vendin e Kosovės nė OKB.
Zoti Kosumi, qė ėshtė edhe kryeministri i parė i Kosovės qė merr pjesė nė takimet e KS-sė ka thėnė se ka kėrkuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė dhe ambasadorėt e vendeve anėtare tė KS-sė qė ta pėrkrahin Kosovėn nė procesin e zgjidhjes sė statusit politik tė saj.
Ai ėshtė shprehur i gatshėm qė tė takojė udhėheqėsit mė tė lartė shtetėrorė tė Serbisė pėr tė zgjidhur problemet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.
Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me kryeministrin Kosumi pas takimi ttė KS tė OKB-sė dhe fillimisht i kėrkoi tė jap njė vleėrsim pėr takimin…
Kosumi: Nuk ka asnjė dyshim qė ėshtė njė hap i vogėl pėrpara pėr Kosovėn, por njė hap me rėndėsi shumė tė madhe.
Pėr herė tė parė Kosova merr pjesė nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit ku diskutohet pėr Kosovėn.
Ky ėshtė hapi i parė por vendimtar pėr faktin se tani e tutje sa herė qė tė flitet pėr Kosovėn ajo do tė jetė e pranishme aty vetė.
Unė besoj se kjo ėshtė dera e vogėl pėr vendin e Kosovės nė tė ardhmen nė OKB.
Po ashtu ato qė janė diskutuar nė KS janė shumė inkurajuese. KS i ka dhėnė njė pėrkrahje tė fuqishme procesit tė vendosjes pėr statusin pėrfundimtar dhe unė do ta kisha theksuar faktin se pėr herė tė parė nė KS ėshtė folur hapur se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė prej opsioneve tė mundshme, se ėshtė opsion real dhe duhet tė llogaritet nė tė.
BBC: Zoti kryeministėr ju keni patur takime tė shumta gjatė qėndrimit nė neė York dhe veē tjerash keni biseduar edhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan. Ēfarė thatė dhe ēfarė ju thanė?
Kosumi: Jam takuar me pothuaj tė gjithė ambasadorėt e KS tė OKB-sė.
Dhe veē takimeve me shumicėn e ambasadorėve tė vendeve anėtare tė pėrhershme tė KS-sė, kam patur edhe njė drekė pune me ambasadorėt tė shtruar nga ambasadori i Danimarkės, pėr nder tė zotit Jessen-Petersen dhe timin.
Nė tė gjitha kėto takime ėshtė diskutuar pėr procesin nė Kosovė, kurse nė veēanti unė kam hapur tema qė kanė qenė objekte shqetėsimi edhe pėr sekretarin e pėrgjithshėm edhe pėr KS-nė nė pėrgjithėsi.
Unė e kam siguruar sekretarin e pėrgjithshėm dhe ambasadorėt e KS-sė se nė ato pika shqetėsimi, nė ato fusha ku nuk ka njė pėrparim tė duhur ne do tė punojmė mė shumė dhe tė arrijmė pėrparime si dhe do tė krijojmė tė gjitha kushtet pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Poashtu kam kėrkuar, sidomos nga sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, qė tė pėrkrah fuqimisht, ashtu siē ka bėrė edhe deri mė tash, procesin si dhe ta pėrkrahė Kosovėn nė kėtė fazė pėr tė pėrfunduar procesin, pėr ta pėrmbyllur njė kaptinė tė historisė dhe tė hapim njė kaptinė tė re atė tė pėrparimeve dhe tė integrimeve evropiane tė Kosovės.
BBC: Kryeministėr Kosumi, nė KS tė OKB-sė ka patur shumė fjalė rreth tė drejtave tė njeriut e nė veēanti tė pakicave.
Me gjasė ju keni takuar edhe presidentin serb Boris Tadiq, i cili ka paraqitur pikėpamjen serbe pėr Kosovėn. Ēfarė biseduat ju sė bashku dhe cili ėshtė komenti juaj pėr qėndrimin e KS-sė pėr tė drejtat e pakicave nė Kosovė?
Kosumi: Nė tė gjitha takimet qė kam patur dhe edhe gjatė debatit nė KS ėshtė hapur njė prej ēėsthjeve kryesore ajo e pozitės sė pakicave e nė veēanti tė serbėve tė Kosovės.
Unė i kam siguruar bashkėbiseduesit e mi se bashkėsia serbe nė Kosovė ka disa vėshtirėsi, se qeveria dhe shumica nė Kosovė ka mirėkuptim pėr vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet bashkėsia serbe.
Qeveria ėshtė e angazhuar qė tė debatojė me bashkėsinė serbe dhe tė krijojė besimin e saj nė proces.
Por poashtu ne do tė punojmė me shumicėn shqiptare qė tė ketė njė mirėkuptim shumė mė tė madh pėr bashkėsinė serbe dhe tė jetė shumė mė zemėrgjėrė pėr kėtė bashkėsi dhe tė japim garanci tė plota se edhe bashkėsia serbe do tė jetė e barabartė, se qytetarėt serbė tė Kosovės do tė jenė tė barabartė me qytetarėt e tjerė tė Kosovės dhe nė kėtė mėnyrė do tė realizojnė dhe do tė arrijnė tė krijojnė vizionin e tyre nė shtetin e ardhshėm tė Kosovės.
BBC: Do tė thotė se ju jeni tė hapur pėr biseda tė drejtpėrdrejta me pėrfaqėuesit serbė pėr tė zgjidhur ēėshtjet qė janė cilėsuar si tė interesit tė pėrbashkėt?
Kosumi: Unė e kam pohuar se jam i gatshėm tė takohem me udhėheqėsit mė tė lartė tė Serbisė pėr tė diskutuar ēėshtjet mes Kosovės dhe Serbisė.
Unė edhe njėherė e them shprehimisht se kam qenė i kėnaqur qė e kam takuar presidentin e Serbisė, zotin Tadiq kėtu nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn dhe procesin dhe ėshtė shumė sinjifikative edhe pėr procesin e ardhshėm.

Guri i madh
30-01-08, 01:09
e lus stafin me i fshie tė gjitha afishimet qe nuk kan tė bejn me fjalimet e zotri kosumit