PDA

View Full Version : Pėrseri Kodoshllėk Diplomatik Grek Pėr Kosovėn


Guri i madh
05-02-08, 19:34
Mė 1 shkurt 2006 disa gazeta tė Tiranės njoftonin se gjatė
mbledhjes sė Internacionales Socialiste nė Athinė kryetari
i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, kishte
takuar presidentin e Serbisė, Tadiē, i cili kuptohet ishte
nė Athinė nė emėr tė partisė serbe tė cilės i pėrket. Po tė
niseshe vetėm nga titujt e shkrimeve si ?Boris Tadiē takon
Hashim Thaēin? ( ?Metropol? 1 shkurt 2006), ?Takim i
shkurtėr midis Tadiē dhe Thaēit? (?Republika?, 1 shkurt);
?Thaēi takon Tadiēin nė Athinė? ( ?Tema?, 1 shkurt) dhe
sidomos nga titulli i madh nė krye tė faqes sė parė tė
gazetės ?Albania (http://osdir.com/ml/politics.region.albania.shqiperia/2006-02/msg00048.html#)?, po mė 1 shkurt ?Papandreu: Ja si
zgjidhet Kosova?,mendja tė shkon menjėherė tek takimi i
Fatos Nanos me Slobodan Milosheviēin, nė nėntor tė vitit
1997, po nė kryeqytetin grek.
Atėherė kryeministrat e Shqipėrisė dhe tė Serbisė ishin nė
Athinė pėr tė marrė pjesė nė njė takim tė llojit shtetėror,
jo partiak. Nano e Milosheviēi bėnė njė takim ?kokė mė
kokė? dhe biseduan pėr njė kohė relativisht tė gjatė.
Atėherė u shpall hapur se takimin e kishte rregulluar me
ndėrhyrjet e tij ndėrmjetėsuese kryeministri i Greqisė,
Simitis. Nė tė drejtėn ndėrkombėtare ky veprim i
kryeministrit tė njė shteti (Greqisė) pėr tė mundėsuar
takimin e kryeministrave tė dy vendeve nė marrėdhėnie tė
vėshtira ( Shqipėrisė e Serbisė) quhet ?mision i vullnetit
tė mirė?. Por nė praktikėn diplomatike e politike mund tė
jetė edhe si njė ?kodoshllėk diplomatik?, sidomos kur
mbahen parasysh rrethanat nė tė cilat Simitisi arriti tė
mbyllte Nanon e Milosheviēin vetėm pėr vetėm si ēiftin e ri
qė tė bisedonin, kur Simitis e dinte fare (http://osdir.com/ml/politics.region.albania.shqiperia/2006-02/msg00048.html#) mirė se
kryeministri shqiptar nga shumė bashkėshtetas tė tij dhe
forca politike nė Shqipėri e Kosovė dyshohej dhe akuzohej
publikisht se po bėnte lojė tė keqe politiko-diplomatike nė
dėm tė interesave kombėtare lidhur me ēėshtjen e Kosovės.
Atėherė dhe mė vonė ky takim Nano-Milosheviē ngjalli e
prodhoi shumė debate si nė Shqipėri dhe nė Kosovė, madje
nga njė pjesė e politikės dhe e opinionit publik shqiptar u
dėnua ashpėr si njė veprim me frymė tradhtare qė po bėnte
shefi i ekzekutivit tė Shqipėrisė me armikun e tėrbuar tė
shqiptarėve tė Kosovės. Edhe vite mė vonė kur Milosheviēi
ishte tashmė nė bangon e tė akuzuarve para Gjykatės
Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi nė
parlamentin e shtypin e Shqipėrisė u bė sėrish sherr pėr
ato qė ishin biseduar nė takimin pa dėshmitarė midis Nanos
e Milosheviēit.Pėr tė mbrojtur politikėn e tij tė dhunės e
tė genocidit nė Kosovė Milosheviēi u deklaroi gjykatėsve se
vetė kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, kur ishin
takuar nė Athinė i kishte thėnė qė Kosova ishte ?punė e
brendshme e Serbisė?. Kėshtu qė ēdo takim shqiptaro-serb nė
nivele politikanėsh apo pushtetarėsh tė lartė qė mund tė
bėhet nė Athinė, qoftė ky edhe njė ?takim i shkurtėr?
menjėherė zymtėsohet dhe bėhet i dyshimtė pėr shkak tė
?kodoshllėkut diplomatik? qė bėri diplomacia greke nė vitin
1997 pėr pėrgatitjen e takimit tė veēantė dhe tė mbetur
enigmatik Nano-Milosheviē dhe tė mistereve qė kanė mbetur
pa u zbuluar mbi kėtė takim.
Gazetat kanė bėrė sqarime qė ndihmojnė pėr tė shmangur njė
barabitje tė kėtyre dy takimeve, por gjithsesi nuk mund tė
pėrjashtohet fare njėfarė analogjie, sidomos pėrsa i pėrket
pasioneve politike greke pėr tė luajtur rolin e ?kodoshit
diplomatik? edhe nė kėtė rast. Gazetat i kanė njoftuar
lexuesit e tyre nė Shqipėri se takimi i shkurtėr qenka bėrė
gjatė njė pritje tė organizuar nga Presidenti i Greqisė
Papulias pėr pjesėmarrėsit e mbledhjes sė Internacionales
Socialiste. Pra njė takim nė dukje i rastit, siē mund tė
jenė qindra buzėqeshje, pėrshėndetje me gjest, shtrėngime
duarsh, apo edhe shkėmbim batutash midis tė fturave nė
raste tė tilla. Por takimi Thaēi-Tadiē nuk mund tė ishte
njė rutinė e tillė dhe nuk ka qenė njė rutinė e tillė. Ai
qe njė gjest diplomatiko-politik i pėrgatitur nga
mikpritėsit grekė dhe nga drejtues tė Internacionales
Socialiste.
Shtypi pėrmend se kishte dėshmitarė e tė pranishėm nė takim
pėr tė lėnė shteg pėr mistere e sekrete. Gazeta ?Albania?
shkruan se ? sipas tė njėjtave burime takimi i Tadiēit me
Thaēin ėshtė bėrė me inisiativėn e udhėheqėsit grek tė
opozitės, shefit tė Partisė Socialiste PASOK, Jorgos
Papandreu?. Shefi i mėparshėm i PASOK-ut, Simitis, mė 1997
mori nismėn tė takonte Nanon me Milosheviēin nė njė takim
pushtetarėsh.. Shefi i tanishėm i PASOK-ut opozitar,
Papandreu, paska marrė nismėn tė takojė Tadiēin me Thaēin.
Qė takimi ka qenė i organizuar e dėshmon dhe fakti tjetėr
qė e pėrmend gazeta ?Metropol? se : ?Nė takimin e Tadiēit
me Thaēin ka marrė pjesė edhe sekretari i pėrgjithėshėm i
Internacionales Socialiste, Ajala dhe kryeministri bullgar
Sergej Stanishev?. Kėshtu bėhet dhe mė e pėrligjur pyetja
?misioni vullnetit tė mirė? pėr tė vėnė nė kontakt
politkanėt e Serbisė e tė Kosovės nė prag tė nisjes sė
bisedimeve tė Vienės, apo pėrsėri njė ?kodoshllėk
diplomatik? grek si nė vitin 1997 kur po afrohej pėrplasja
e madhe shqiptaro-serbe nė Kosovė?!
Njoftimi i shkurtėr i gazetės ?Republika ? nė Tiranė ka
pothujase atė redaktim dhe ato formulime si tė gazetave tė
tjera, veēse pėrmend se i referohet Televizionit tė Serbisė
pėr lajmin qė jep. Gazeta ?Tema? e Mero Bazes bėn njė
reportazh mė tė gjatė duke iu referuar agjensisė sė lajmeve
?Beta? qė me sa dimė ėshtė agjensi beogradase me tė cilėn
Mero ka qenė nė marrėdhėnie tė ngushta prej vitesh. Nė
reportazhin e ?Temės?, pėrveē elementėve qė kanė gazetat
tjera gjejmė edhe fjalinė: ?Tadiē ka deklaruar se takimi i
shkurtėr nuk ka qenė njė takim i mirėfilltė por njė takim
nė mes tė 200 tė ftuarve nė pritjen e organizuar. Pėr fat
tė keq nuk ka pasur takim veēse janė kėmbyer disa fjali nė
prani tė dhjetra njerėzve nė njė rreth?. Sipas ?Temės?
zėdhėnėsja e PDK-sė ka mohuar tė ketė patur takim tė
drejtpėrdrejtė, vetėm kanė mundur tė pėrshėndeten gjatė
kohės qė ėshtė mbajtur konferenca.
Por ato fjalėt qė janė kėmbyer nė prani tė dhjetra njerėzve
, siē thotė Tadiē dhe qė i pėrmendin gjithė gazetat, janė
shumė domethėnėse pėr natyrėn politike tė takimit edhe nėse
ky ka qenė njė ?takim nė kėmbė?. Tadiē ka shfrytėzuar
rastin qė tė vazhdojė edhe nė Athinė provokimin e shėmtuar
qė bėri ndaj shqiptarėve kur kėrkoi tė ishte i pranishėm nė
ceremonitė mortore pėr tė ndjerin Ibrahim Rugova me qėllim
qė t?i dėshmonte botės edhe nė ditėn e zisė sė shqiptarėve
se Kosovėn e quan dhe e trajton si pjesė tė Serbisė. Nė tė
gjitha njoftimet e gazetave tė Tiranės , qė duket se janė
marrė nga burime beogradase , ėshtė theksuar se Tadiē duke
i dhėnė dorėn Thaēit : ? ka shprehur keqardhjen qė nuk i
ėshtė dhėnė mundėsia tė merrte pjesė nė varrimin e
kryetarit Rugova?. Pra nuk i ka shprehur keqardhjen pėr
vdekjen e Rugovės, qė do tė ishte gjėja e vetme qė duhej tė
bėnte, por ka shprehur keqardhje qė nuk iu dha mundėsia tė
ēonte deri nė fund provokimin.
Gazetat nuk kanė asnjė njoftim se si ka reaguar Thaēi pas
kėtyre fjalėve.Pėrkundrazi gazetat shkruajnė se Thaēi i
paska thėnė Tadiēit se Kosova duhet tė bėhet e pavarur?.
Pėrsėri nuk ka asnjė element tė qartė tė kuptosh se si ka
rrjedhur biseda qė i ka mundėsuar Thaēit tė thotė kėto
fjalė. Nė reportazhin e ?Temės? janė edhe kėto fjali: ?Duke
folur pėr pėrmbajtjen e bisedės Tadiē ka thėnė se e
rėndėsishme nė bisedėn me Thaēin ėshtė fakti qė kreu i
PDK-sė gjatė fjalimeve qė ka mbajtur ka thėnė se ėshtė e
nevojshme qė sa mė parė tė fillojnė bisedimet e
drejtpėrdrejta tė Beogradit e Prishtinės pėr tė ardhmen e
Kosovės dhe duhet sa mė parė tė bėjmė diēka pėr jetėn e tė
gjitha pakicave,e para sė gjithash tė serbėve nė Kosovė?.
Nuk kemi si ta vėrtetojmė nėse Thaēi i ka thėnė diēka tė
tillė Tadiēit, apo nė fjalime tė tjera nė Athinė qė i ka
kuptuar kėshtu Tadiēi. Por pėrsėri duhet tė mendojmė se
edhe Tadiēi po ndjek shėmbullin e Milosheviēit dhe pėr tė
pėrsėritur se ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtje e brendshme e
Serbisė. Tadiē pretendon se vetė Hashim Thaēi qenka
shprehur pėr ?bisedime tė drejtpėrdrejta shqiptaro-serbe
pėr tė ardhmen e Kosoėvs dhe pėr tė rregulluar pikėsėpari
punėn e serbėve nė Kosovė?. Njė tjetėr pasojė e
?kodoshllėkut diplomatik? grek pėr tė bėrė takime midis
politkanėve serbė e shqiptarė nė Athinė.
Deri tani kemi dėgjuar nga politikanėt shqiptarė tė Kosovės
deklarata tė prera ?e ardhmja e Kosovės nuk mund tė
bisedohet me Serbinė?. Mbase janė kėto zėra serbe qė e kanė
detyruar HashimThaēin tė paraqesė njė ?platformė politike?
se ?Ēka ėshtė e mundshme e ēka jo nė procesin e zgjidhjes
sė statusit?, botuar nė gazetėn e Tiranės ?Shekulli? mė 3
shkurt 2006, ku qysh nė dy fjalitė e para theksohet : ?Viti
2006 ėshtė viti vendimtar pėr Kosovėn. Bashkėsia
ndėrkombėtare do tė marrė njė vendim historik pėr tė
ardhmen e saj?. Pra krejt ndryshe nga sa pretendon Tadiēi
se Thaēi qenka shprehur pėr ?bisedime tė drejtpėrdrejta
serbo-shqiptare pėr tė ardhmen e Kosovės?.
Edhe njė herė kemi provėn se ēfardo takimi serbo-shqiptar
me ?kodoshllėk grek? mund tė keqpėrdoret nga serbėt pėr
propagandėn e tyre mashtruese e provokuese. Kur Milosheviēi
tha nė Hagė se ish-kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano e
kishte quajtur gjatė takimit nė Greqi (Kretė) nė vitin 1997
ēėshtjen e Kosoėvs si punė tė brendshme tė Serbisė nuk ka
qenė larg tė vėrtetės. Edhe nėse Nano nuk ishte shprehur
tamam kėshtu politika e Nanos, e Partisė Socialiste, e
PD-sė sė Berishės, dhe e shumė partive tė tjera nė Shqipėri
pėr vite me radhė nė thelb ēėshtjen e Kosovės e
konceptonin, madje e trajtonin nė mjaft raste edhe
publikisht si njė ?ēėshtje tė brendshme tė Serbisė?. Kurse
fjaėt qė Tadiē i atribuon Hashim Thaēit pas ?shtrėngimit tė
duarve? nė Greqi tingėllojnė edhe mė keq sepse deklaratat e
vazhdueshme tė politikanėve shqiptarė tė Kosovės kanė qenė
ndryshe. Madje tani edhe nė Shqipėri ata (http://osdir.com/ml/politics.region.albania.shqiperia/2006-02/msg00048.html#) qė nuk shkonin mė
tej se kėrkesa pėr njė ?Kosovė demokratike? nė kuadėr tė
njė ?Serbie demokratike?, Ballkani demokratik me prirje
drejt integrimit europian po deklarohen si mbėshtetės tė
pavarsisė sė Kosovės. Kėtė po e bėjnė edhe Berisha e Nano,
edhe Besnik Mustafaj qė para pak muajsh ishte ende partizan
i flakėt i njė statusi tė Kosovės tė lidhur me Serbinė nėn
etiketėn ?pavarėsi e kushtėzuar?.
?Kodoshllėkun diplomatik? grek pėr njė takim Tadiē-Thaēi nė
njė pritje tė Presidentit tė Greqisė, jo mė nė njė sallon
intimiteti, siē veproi Simitisi kur bėri ?kodoshllėkun? pėt
takimin Nano-Millosheviē, e dėshmojnė edhe mė qartė
pėrgjigjet qė Jorgos Papandreu ka dhėnė pėr dy pyetje
lidhur me Kosovėn tė bėra nga ?i dėrguari i posaēėm nė
Athinė? i gazetės ?Albania? tė Tiranės, Jani Gjoca.
Papandreu ka bėrė njė koment interpretues gati si ai i
Tadiēit mbi fjalimin qė ka mbajtur Thaēi. Papandreu e ka
cilėsuar si arritje tė rėndėsishme tė Internacionales
Socialiste qė Tadiēi i socialistėve serbė, Rama i
socialistėve nga Shqipėria, Thaēi i socialistėve nga Kosova
ishin nė mbledhje dhe mund tė shkėmbenin mendime ?pėr tė
krijuar klimėn e dialogut tė mėtejshėm nė zgjidhjen e
formės sė qeverisjes e tė statusit?. Papandreu do qė kjo
punė tė kryhet me bisedime midis shqiptarėve dhe serbėve.
Papandreu vė si kusht ?pa folur pė genocide kombėtare?. Pra
synon tė shfajsohen krimet e Serbisė , sikurse kėrkon eedhe
Drashkoviēi. Papandreu kėrkon qė ēėshtja e Kosovės tė
zgjidhet nė interes tė gjithė Ballkanit, duke ngushtuar
kėshtu kėrkesat e mirėfillta shqiptare. Papandreu ka
pėrsėritur propagandėn bajate se shqiptarėt e serbėt duhet
tė frymėzohen nga pajtimi franko-gjerman pėr tė zgjidhur
problemet midis tyre dhe pėr tė ?kapėrcyer armiqėsitė e
vjetra?. Papandreu pohon se ka mendime tė kundėrta pėr
pavarėsinė e Kosovės dhe ngulmon qė tė bėhet dialog vetėm
pėr njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė gjithė, pra qė
ēėshtja e Kosovės tė vihet nė vartėsi tė manipulimeve serbe
greke. Kuptohet qė politika greke ka qenė e mbetet
mbėshtetėse e politikės serbe dhe ēdo ?mision i vullnetit
tė mirė? qė do tė premtojnė pushtetarėt e partiakėt grekė
nė fakt do tė jetė ?kodoshllėk diplomatik? pėr t?i shėrbyer
mė tej politikės sė Serbisė.
Politika qeveritare greke kėtė rol e luajti hapur fare disa
ditė para se tė mblidhej nė Athinė Internacionalja
Socialiste. Mė 23-24 janar 2006 nė Athinė u mbajt mbledhja
e radhės e Vendeve tė Europės Juglindore (SEECP). Shqipėria
u pėrfaqėsua nga sekretari i pėrgjithėshėm i Ministrisė sė
Jashtėme, Roland Bimo, meqenėse ministri i jashtėm Mustafaj
nuk mund tė shkonte pėr shkak tė ceremonive mortore pėr
Presidentin e Kosovės. Nė shtyp ėshtė shkruar pėr njė
fėrkim qėndrimesh midis ministrit tė jashtėm tė Serbisė,
Drashkoviē dhe pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė, Bimo, lidhur me
pasqyrimin e problemit tė Kosovės nė deklaratėn
pėrfundimtare tė mbledhjes. Drashkoviē kėrkonte qė nė
formulim tė pėrmendej vetėn rezoluta e KS tė OKB nr.1244,
ku siē dihet mbėshtetet shumė diplomacia serbe pėr tė
provuar se bashkėsia ndėrkombėtare e ka vendosur me kohė qė
Kosova tė jetė nėn sovranitetin e Serbisė. Drashkoviēi nuk
ka pranuar kurrsesi qė nė rezolutė tė figuronin gjurmė tė
pikėpamjes sė paraqitur nga delegacioni i Shqipėrisė qė tė
merret parasysh vullneti i popullit tė Kosovės pėr
vetėvendosje. Si pėrfundim grekėt qė ishin mikpritėsit e
takimit kanė mbajtur hapur anėn e Serbisė duke lejuar vetėm
njė formulim qė kėnaqte Drashkoviēin. Kjo e vėrteton edhe
njė herė se fjalėt e Papandreut thėnė pėr gazetėn ?Albania?
janė demagogji pėr tė maskuar ?kodoshllėkun diplomatik? nė
dobi tė Serbisė.

Guri i madh
06-02-08, 13:07
Hashim Thaēi, partneri i duhur i Serbisė


http://www.telegrafi.com/fo/opinione/f.0206030004569_m.jpg
Ilir Meta

Cili mund tė jetė interlokutori ynė nė Kosovė?, - mė pyeti Zoran Gjingjiq, kryeministri i ndjerė i Serbisė nė maj tė vitit 2002. "Hashim Thaēi" - iu pėrgjigja pa asnjė mėdyshje, duke vėrejtur njė habi tė lehtė nė sytė e tij. Habia ia la vendin shumė shpejt pėrqendrimit tė tij nė pritje tė argumenteve.

Nė atė kohė, Hashim Thaēi ishte kryetar i PDK-sė, partia e dytė nė koalicionin qeverisės, por qė i kishte dhėnė asaj kryeministrin zotin Bajram Rexhepi. Nė kuptimin institucional, Thaēi mund tė mos ishte njeriu mė pėrfaqėsues pėr tė nisur njė proces komunikimi me Serbinė, proces qė nisi shumė kohė mė pas, me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar. Por, pa asnjė dyshim, ai ishte mė i pėrshtatshmi.

Hashim Thaēi ishte i shpenguar pėr tė filluar njė dialog me Serbinė, i cili kėrkonte kurajo tė madhe politike e vizion tė qartė. Ai ishte i ēliruar nga ēdo lloj ndrojtje pėr njė dialog tė tillė qė krijonte klimė shprese pėr tė hedhur pas tė kaluarėn konfliktuale.

Sė pari, askush nuk mund ta akuzonte e t‘i kėrkonte llogari Thaēit se po komunikonte me Beogradin. Askush nuk mund tė vinte nė dyshim qėllimet e mira dhe konstruktive tė ish-drejtuesit politik tė UĒK-sė pėr tė ndryshuar historinė, por tani, pėrmes dialogut dhe bashkėpunimit.

Ndėrkohė, megjithėse Thaēi kishte qenė njė luftėtar dhe drejtues i UĒK-sė, ndaj tij nuk u ngrit ndonjė akuzė nga Gjykata e Hagės, pėr krime apo atrocitete. Ai kishte qenė thjesht njė luftėtar pėr lirinė e popullit tė tij dhe jo kundėr popullit serb. Lufta pėr tė nuk ishte njė vokacion, por njė zgjedhje e detyruar nga makina shtypėse e Serbisė sė drejtuar nga Millosheviqi. Thaēi kishte provuar se zgjidhte marrėveshjen para konfliktit. Ishte ai qė kishte firmosur Rambujenė, duke bindur edhe mė radikalėt, me qėllim qė tė shmangte luftėn.

Unė, personalisht, isha i bindur pėr kėtė, sepse edhe si kryeministėr i Shqipėrisė dhe mė pas ministėr i Jashtėm, nė ato vite, nė politikėn e hapjes dhe bashkėpunimit me Serbinė gjithnjė kisha pasur edhe mbėshtetjen e Hashim Thaēit.

Pėr fat tė keq, takimi qė ne shpresonim midis Gjingjiqit dhe Thaēit nuk u realizua dot, pasi nė mars tė vitit 2003, kryeministri Gjingjiq u vra dhe bashkė me tė edhe njė gatishmėri e guximshme pėr kohėn pėr tė ngritur ura tė forta komunikimi dhe bashkėpunimi midis shqiptarėve e serbėve.

Sot, nė vitin 2008, gjashtė vjet pas asaj bisede, jam akoma mė i bindur pėr atė ēka i thashė kryeministrit serb nė atė ditė tė majit 2002: Hashim Thaēi ėshtė partneri i duhur i Serbisė nė Kosovė.

Thaēi ėshtė tashmė kryeministėr i Kosovės dhe kryetar i partisė mė tė madhe nė vend. Rrethanat e sotme janė edhe mė favorizuese qė ai tė luajė rolin e lidershipit dhe udhėheqėsit vizionar e kurajoz, pėr tė sjellė njė erė tė re nė marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe serbėve, duke dhėnė kėshtu njė kontribut tė rėndėsishėm jo vetėm pėr Kosovėn dhe Serbinė, por pėr gjithė rajonin.

Tashmė Thaēi nuk ėshtė mė vetėm luftėtari i lirisė, por njė politikan i pjekur e i moderuar. Dhe nė Kosovėn e sotme ka njė duet luajal Thaēi-Sejdiu, qė ka moderacionin dhe vullnetin pėr tė ēuar me guxim pėrpara zhvillimin e Kosovės dhe pėr tė konsoliduar rolin e saj nė rajon e mė gjerė.

Dikush mund tė pyesė, pse Thaēi ėshtė zgjedhja mė e mirė pėr Serbinė? Natyrshėm kjo pyetje nuk mund tė marrė pėrgjigje para se t‘i pėrgjigjemi njė pyetjeje tjetėr: Po serbėt, ēfarė kėrkojnė nė Kosovė? Pėrgjigjen mė tė mirė ia ka dhėnė Presidenti Ahtisari dhe plani i tij, qė do tė jetė nė themel tė pavarėsisė sė Kosovės e qė parasheh sė pari respektimin e tė drejtave dhe siguri pėr minoritetin serb. Integrim i tyre nė jetėn sociale, ekonomike e politike tė Kosovės, respekt pėr kulturėn, pėr objektet e kultit e trashėgiminė.

Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje dhe pėrqasjen e tij pėr Kosovėn multietnike, Hashim Thaēi e ka shprehur nė njė artikull tė gazetės "International Herald Tribune", nė nėntor 2005, kur sapo kishte filluar procesi pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. "Ndoshta, shkruan Thaēi, motivimi mė i mirė pėr tė gjithė ne do tė ishte qė Bashkimi Evropian tė pranonte Kosovėn, Serbinė dhe Malin e Zi, si tri vende tė pavarura, tė cilat kanė zbatuar tė njėjtat standarde tė zhvillimit demokratik, mbrojtjes sė minoriteteve dhe garancive ekonomike, nėn ombrellėn e NATO-s. Nė kėtė mėnyrė, i gjithė rajoni mund tė ēarmatoset, tė ketė kufij tė hapur, lėvizje tė lirė tė njerėzve, mallrave e shėrbimeve, tė ketė sundim tė fortė tė ligjit dhe njė ekonomi tė qėndrueshme. Atėherė dhe vetėm atėherė urrejtjet dhe konfliktet e sė kaluarės mund tė kyēen me tė vėrtete nė memorien kolektive dhe tė mos ringjallen nė eksperiencėn e ēdo brezi pasues".

Nė detyrėn e saponisur tė kryeministrit, Thaēi po e realizon kėtė pėrqasje tė tij nė mėnyrė konkrete. Integrimi i komunitetit serb dhe pakicave tė tjera nė qeverinė e tij, ėshtė njė hap i parė. Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm se liria e Kosovės nuk mund tė jetė e sigurt dhe e qėndrueshme pa lirinė e minoritetit serb. Kosova ėshtė vėrtetė para momentit historik tė pavarėsisė sė saj dhe kjo nuk ka kthim. Sfida pėr Kosovėn dhe pėr kryeministrin e saj ėshtė tė menaxhojė gjithė problematikėn e pas-pavarėsisė, nė mėnyrė tė veēantė marrėdhėniet me Serbinė dhe me serbėt e Kosovės. Suksesi i tij nė kėto sfida do tė varet shumė edhe nga mbėshtetja ndėrkombėtare, e cila, nga ana e saj, do tė varet pikėrisht nga mėnyra se si Thaēi e qeveria e tij do tė respektojė tė drejtat e serbėve.

6 vjet mė parė, mė 14 shkurt 2003, katėr javė para se tė vritej, nė njė intervistė me "Zėrin e Amerikės", Gjingjiq shprehu gatishmėrinė pėr njė takim me Hashim Thaēin, si njė politikan, i cili mund tė zbatonte gjėrat pėr tė cilat mund tė arrihej mirėkuptim dhe kompromis. Ky takim ka mbetur akoma pėr t‘u bėrė nga njerėz me atė kurajo dhe vizion qė kishte Gjingjiq. /shqip/