PDA

View Full Version : Pse nuk dua tė jem kryeministėr?


Guri i madh
07-02-08, 15:11
26 shkurt 2002 Pse nuk dua tė jem kryeministėr?

Intervistė e Hashim Thaēit dhėnė gazetės “Zėri”
Prishtinė, 26 shkurt 2002 “Unė kam deklaruar edhe mė herėt se nuk dua tė jem kryeministėr, e rikonfirmoj edhe sot. Pas luftės kanė ndodhur deformime tė mėdha nė Kosovė. Apriori ėshtė paragjykuar. Unė kam kėrkuar gjithmonė qė nė Kosovė tė funksionojė ligji, rendi, toleranca. Kam kėrkuar garanci dhe mbėshtetje nga ndėrkombėtarėt pėr formimin e komisionit pėr verifikimin e pasurisė sė personaliteteve publike tė dhjetėvjetėshit tė fundit deri sot, pastaj komisionin pėr hetimin e krimit ekonomik dhe politik, sepse kėto fenomene ekzistojnė. Dikush i frikėsohet transparencės. Unė nuk dua tė jemė ombrellė e prapaskenave dhe e konstruksioneve qė bėhen nė emėr tė fenomeneve tė lartpėrmendura”. Kėshtu ka thėnė Hashim Thaēi kryetar i PDK-sė nė njė intervistė tė botuar tė martėn nė tė pėrditshmen “Zėri”.
- Nė bisedat e kėtij niveli ėshtė e pashmangshme ēėshtja e ndėrtimit tė institucioneve tė dala pas zgjedhjeve. Kaluan tre muaj dhe nė Kosovė nuk janė ndėrtuar institucionet. A mund tė flasim pėr arsyet kryesore pse gjatė kėtyre tre muajve nuk u arrit tė zgjidhen kėto institucione, sidomos institucionet kyēe, krijimi i qeverisė, zgjedhja e kryeministrit dhe e kryetarit tė Kosovės?
Thaēi: Zgjedhjet e pėrgjithshme treguan se qytetarėt e Kosovės gjithnjė e me tepėr dinė t’i vlerėsojnė zgjedhjet e lira, tė ndėrtojnė jetėn plurale, shoqėrinė civile, tolerancėn qytetare dhe se e kuptojnė pėrgjegjėsinė e tyre nė krijimin e institucioneve demokratike. Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve mė 17 nėntor, PDK-ja ka kėrkuar qė tė gjendet modus pėr njė qeverisje tė koalicionit tė gjerė ku do tė bėnin pjesė PDK, AAK, LDK, si dhe minoritarėt. Kjo formė e qeverisjes sipas marrėveshjes do tė sillte shumė favore pėr Kosovėn dhe synimet e saja pėr tė ardhmen. Por, ndodhi ajo qė ndodhi, ngurtėsi, sjellje autoritare, pėrpjekje pėr monopol partiak mbi institucionet nga partia e cila fitoi mė tepėr vota nė zgjedhjet e pergjithshme, qė mė tepėr paraqet reflektim nostalgjikėsh tė njė nomenklature tė mendėsisė totalitare tė sistemit tė djeshėm tė rrėnuar politik mbi konceptin e pushtetit qė e donė gjithsesi. Rezultati i zgjedhjeve tregoi se nė Kosovė asnjė parti nuk ka fituar zgjedhjet nė kuptimin qė tė mund tė vendoste e vetme nė krijimin e institucioneve, andaj ēka ndodhi. Lidershipi i partisė me mė shumė vota, duke mos reflektuar nga realiteti, por duke u joshur nga egoja e pushtetit, do tė synonte deri nė agresivitet verbal, qė me ēdo kusht ta arrijė kėtė. Fatmirėsisht, demokracia parlamentare ka disa rregulla qė duhet tė respektohen. Opinioni ka pėrcjellė seancat tona nė Parlament, ato vėrtet qė nga takimi i parė ishin mė tepėr njė turp sesa njė ēast historik pėr vendin tonė, nė vend se tė ndodhte e kundėrta?! Nuk pretendoj t’i ikė pėrgjegjėsisė apo mė sė paku tė neglizhoj pasojat negative nga kjo gjendje e krijuar, por nė botėn parlamentare pluraliste, siē e kemi ne, nė rastet kur njė parti politike fiton mė tepėr vota, por nuk fiton dhe shumicėn, atėherė i takon asaj vetė tė gjejė partnerėt e vet pėr tė qeverisur. Por tek ne ēfarė ndodhi? Partia qė nuk ka shumicėn e duhur na ballafaqon me njė avaz tė njė koncepti dėshtakėsh fatalistė tė bartur nga e kaluara. Dy mandate parlamenti (1992-99) i krijoi dhe tė dyja pa i konstituar i eliminoi, duke mos pasur apo sė paku ofruar njė zgjidhje, nuk ofron koncept alternativ, asnjė qėndrim konstruktiv qė do tė mund tė ofronte zgjidhje, pos njė koncepti tė ngurtė, jorealist nė rrethana tė tanishme, qė mė tepėr bllokon, nė bazė tė koncept-egos unė jam unė dhe ti e tė gjithė tė tjerė duhet tė bėheni unė. Edhe pse partia-lider e di se pa bashkėpunim me tė tjerėt nuk mund tė krijojė institucionet, thuajse nuk dėshiron apo nuk do ta kuptojė se duhet tė zgjedhė koalicion me faktorė relevantė tė forcave parlamentare siē janė, PDK-ja, AAK-ja dhe partitė e respektuara tė minoriteteve joserbe apo me koalicionin serb “Kthimi” (“Povratakun”), secili subjekt ka projektet dhe synimet e veta qė konsistojnė me perspektivat e tyre pėr tė ardhmen e tyre politike, LDK-ja duhet tė zgjedhė, e tė mos na mbajė peng tė gjithėve. Ne jemi deklaruar se nuk ndėrrojmė partnerėt pėr bashkqeverisje. Sa i pėrket PDK-sė, unė dhe bashkėmendimtarėt e mi kemi krijuar parti politike jo pėr t’ia shtuar apo zbukuruar koloritin formal partiak Kosovės, apo votuar pa koncept pėr dikė, kemi obligime para qytetarėve, por nuk i kemi borxh asnjė subjekti politik. PDK-ja ka identitet origjinal politik mbi tė cilin kemi fituar votat, me ritėm stabil ngritjeje nė elektorat, pa barriera e ndikime tė sistemit tė kaluar dėshtak politik. Ne jemi kontinuiteti i konceptit politik demokratik modern, tė filluar qysh herėt, vizioni ynė ėshtė nė mėnyrė tė vendosur i orientuar nga zhvillimi dhe pėrsosja e demokracisė nė Kosovė, nė pėrputhshmėri me vlerat mė demokratike dhe mė humane tė botės sė zhvilluar, civilizimit perėndimor. E potencoj, ėshtė shqetėsues fakti kur njė parti me mė tepėr vota tė elektoratit nuk ka aftėsi dhe kreativitet veprimi e menaxhimi tė kėtyre votave, aq sa tė afrojė rreth platformės sė vet ndonjė parti tjetėr, sė paku njė. Kėtu shtrohet pyetja pse ndodh kjo?! Kemi tė bėjmė me paaftėsi, mendje pėrjashtuese, krizė bashkėpunimi, kryeneqėsi agresive tė tipit snobist ballkanik, e cila po e ēon vendin nė njė situatė paradoksale?! Kreu i kėtij grupimi politik kėrkon nga komuniteti ndėrkombėtar tė shtyhen edhe zgjedhjet lokale, tė cilat duhet tė mbahen nė vjeshtėn e kėtij viti, kėrkon ndryshimin e disa paragrafeve tė Kornizės Kushtetuese qė kanė tė bėjnė vetem me zgjedhjen e presidentit, e nuk pajtohet assesi qė t’i hyjė ndryshimeve thelbėsore tė kėsaj kornize, qė lidhen esencialisht me tė ardhmen e Kosovės. Nė vijim tė kėsaj, qė po ashtu vėrteton dyshimin tim se fjala ėshtė pėr mendje ekskluzive, e cila kėrkon mosrespektimin e procedurės demokratike dhe tė periudhės sė pėrcaktuar, kufizuese, pėr zgjedhjet e lira. Vėrtet ėshtė pėr tė dyshuar nė aftėsinė institucionale tė kėtij soji politik. Situatėn qė po e kalojmė unė e definoj kėshtu: nė Kosovė kemi ndeshje konceptesh autoritare, me prirje tė theksuara pėrjashtimi tė tė tjerėve, dhe tė atyre demokratike, me prirje kohezive tė spektrit politik dhe qytetar ndėr ne.
- Opinioni ka konsideruar se pas tėrheqjes sė AAK-sė nga kėrkesa pėr ndonjėrin nga tri postet e para dhe pajtimit, nė parim, nė bisedat e zhvilluara nė Zyrėn Amerikane, qė posti i kryetarit t’i takojė LDK-sė, kurse ai i kryeministrit PDK-sė, tė jetė tejkaluar kriza e krijimit tė institucioneve. Megjithatė, doli se pajtimi nuk ėshtė arritur ende. Pse?
Thaēi: PDK-ja filozofinė e vet tė bashkėpunimit me subjektet e tjera politike e bazon nė orientimet programore, konceptuale dhe politiken e saj koherente. Marrėveshja nė Zyrėn Amerikane nuk kishte tė bėnte pėr apo kundėr X, Y personalitetit apo liderit, por ishte pajtueshmėri midis tri partive politike mė tė mėdha tė vendit, e arritur me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar. Marrėveshja midis partive nuk duhet tė arrihet pėr liderėt e tyre, por pėr ēėshtje madhore, pastaj ėshtė ēėshtje krejt tjetėr se cili lider i kėsaj apo asaj partie dėshiron qė tė jetė i propozuar pėr postet udhėheqėse. Unė respektoj procedurat demokratike tė demokracisė sė brendshme tė entitetit politik qė e udhėheqi. - PDK ju ka propozuar juve pėr kryeministėr, ndėrkohė qė gjatė kėsaj kohe sikur ėshtė pritur nga PDK-ja rikonfirmimi i pėrditshėm i kėsaj kandidature apo ndryshimi i saj, ēka mendojmė se nuk ėshtė nė rregull nė parim? Thaēi: Nuk jam ithtar i lidhjes sė proceseve pėr emra tė veēantė, edhe pse janė disa rregulla nė procedura zgjedhore, ėshtė e drejtė e organeve qė tė propozojnė kandidatėt e vet pėr postet mė me pėrgjegjėsi institucionale nė nivel tė vendit dhe nė kuadėr tė saj njė propozim tė kėtillė e ka bėrė edhe Kryesia e PDK-sė, Kėshilli Drejtues dhe Grupi Parlamentar i PDK-sė pėr kryetarin e saj, qė ka qenė, thashė, nė kundėrshtim me vullnetin tim pėr momentin aktual tė angazhimeve tė mia politike.
- D.m.th. nuk duhet tė pritet ndryshimi i kandidaturės sė Hashim Thaēit pėr kryeministėr nga PDK-ja?
Thaēi: Shikoni, unė ripėrsėris se nga organet drejtuese tė PDK-sė ekziston propozimi pėr kryeministėr, pėrkundėr kundėrshtimit tim. Kjo, theksoj unė, ėshtė shumė parimore dhe respekt i madh pėr mua. Nė tė njėjtėn kohė, mė lejoni tė them se me gjithė respektin pėr organet qė mė kanė propozuar duke mė besuar kėtė post, unė vazhdoj tė insistoj se nuk ėshtė e domosdoshme qė kryetari i PDK-sė tė jetė edhe kryeministėr i Kosovės. Unė kam deklaruar edhe mė herėt se nuk dua tė jem kryeministėr, e rikonfirmoj edhe sot. Pse nuk dua tė jem kryeministėr? Pas luftės kanė ndodhur deformime tė mėdha nė Kosovė. Apriori ėshtė paragjykuar. Unė kam kėrkuar gjithmonė qė nė Kosovė tė funksionojė ligji, rendi, toleranca. Kam kėrkuar garanci dhe mbėshtetje nga ndėrkombėtarėt pėr formimin e komisionit pėr verifikimin e pasurisė sė personaliteteve publike tė dhjetėvjetėshit tė fundit deri sot, pastaj komisionin pėr hetimin e krimit ekonomik dhe politik, sepse kėto fenomene ekzistojnė. Kam kėrkuar qė sė bashku t’i identifikojmė nė mėnyrė qė organet e drejtėsisė tė mirren me kėto ēėshtje jetike pėr Kosovėn. Kėtė mbėshtetje nuk e kam gjetur deri mė sot nga organet kompetente. Dikush i frikėsohet transparencės. Unė nuk dua tė jemė ombrellė e prapaskenave dhe konstruksioneve qė bėhen nė emėr tė fenomeneve tė lartpėrmendura. Me kėtė filozofi nuk ndėrtohet rendi demokratik. E ripotencoj, koncepti i liderit dhe mbetjes peng ndaj tė tillit ėshtė fenomen negativ pėr formacionin politik dhe pėr njė shoqėri, unė do tė angazhohem qė nė Kosovė tė triumfojė koncepti i vlerės politike e kombėtare. Unė vlerėsoj se pėr kohėn qė po kalojmė, tė jemė kryetar i PDK-sė, duke vazhduar reformat qė kam filluar e qė kanė synim profilizimin e partisė sipas standardeve tė partive moderne demokratike perėndimore, ėshtė njė angazhim shumė i rėndėsishėm pėr mua dhe vendin. Tė qenit kryetar i PDK-sė, i partisė qė ka objektiv nė vijim reformat nė shoqėrinė kosovare dhe udhėheqjen me proceset demokratike nė Kosovė, ėshtė nder dhe pėrgjegjėsi e madhe. Kosovėn e presin sfida tė mėdha dhe perspektiva pozitive pėr tė ardhmen e saj, por kėrkohet ndėrtimi i njė koncept tė ri dhe infrastrukturė e re kuadrosh dhe ideshė qė ta realizojnė kėtė platformė. Ne nuk duhet tė jemi pasiv as iluzorė se tė tjerėt do t’i kryejnė punėt tona. Bashkėsia ndėrkombėtare ka qenė dhe ėshtė mjaft e impenjuar nė Kosovė me prezencėn e vet dhe ndihmėn e gjithanshme qė po i jep procesit qė po kalojmė, por kosovarėt duhet tė jenė dhe mė aktivė, tė shfrytėzojnė kėto favore, nė tė ardhmen jo tė largėt do tė kemi zhvillime tė mėdha e tė rėndėsishme nė rajon dhe botė. Kosova dhe strukturat e saja politike e institucionale duhet tė jenė tė gatshme dhe tė afta t’i presin dhe ballafaqohen me sukses me kėto procese.

Guri i madh
07-02-08, 15:12
- Nė kėtė kontekst pas tė gjitha kėtyre pėrpjekjeve pėr t'i ndėrtuar institucionet e Kosovės, si do ta kishit vlerėsuar kontributin sidomos tė diplomatėve tė vendeve tė pesėshes tė cilėt kanė qenė tė involvuara nė kėtė proces. Nganjėherė krijohet pėrshtypja se po tė mos ishte iniciativa e Zyrės Amerikane nuk do tė kishte takime tė tilla?
Thaēi: Fillimisht, jemi takuar edhe pa ndėrmjetėsimin e zyrave diplomatike, nė procesin e mėvonshėm kėto zyra kanė luajtur rol aktiv dhe konstruktiv, nė veēanti Zyra Amerikane dhe Britanike, pastaj Franceze, Italiane dhe Gjermane. Propozimet e tyre pėr ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės kanė qenė sugjerime mė tepėr miqėsore. Nė kėtė drejtim PDK-ja ka qenė shumė e hapur pėr bashkėpunim, kemi kėrkuar ēdo herė qė para se tė shkojmė nė mbledhjet e Parlamentit tė Kosovės tė arrijmė njė marrėveshje paraprake, nė mėnyrė qė nė Parlamet tė votohet pėr marrėveshje, e pastaj tė hapet debati pėr personalitete tė cilat do t'i zėnė vendet e presidentit dhe kryeministrit etj. Kryetari i Kosovės duhet tė dalė nga koncensusi i spektrit politik e qytetar i vendit, po ashtu edhe kryeministri duhet tė jetė njė njeri qė ėshtė dinamik, aktiv dhe shumė i pėrgjegjshėm, qė e udhėheq procesin drejt reformave tė gjithėmbarshme. PDK-ja ka raporte konstruktive me tė gjitha partitė politike tė Kosovės, ka njė ngurtėsi tė pakuptueshme nė raport me PDK-nė nga partia qė kėsaj radhe ka fituar mė sė shumti vota. Sugjerimi im ėshtė qė ekspertėt e partive parlamentare-bashkėqeverisėse tė ulen dhe tė bisedojnė, tė hartojnė programin qeveritar dhe tė votohet nė pako pėr progamin qeveritar. Kjo, d.m.th. tė kemi njė lidhje tė pėrkohshme, qė nė gjuhėn moderne politike quhet KOALICION, qė zakonisht nuk bėhet pėr t’i kėnaqur egot personale tė liderėve tė partive, por pėr tė mbrojtur interesa tė njėjta ose pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt nė nivel vendi.
- Ėshtė folur gjithashtu se PDK-ja do tė mund tė ndėrrojė kandidatin pėr president, nė vend tė zonja Flora Brovinės do tė kandidoheni Ju. A ka diēka tė vėrtetė rreth kėsaj ēėshtjeje?
Thaēi: Kjo mė bėn tė qesh, mua dhe gjithė opinionin qė mė njohin. Ka qenė dhe ėshtė iniciativė e imja t’u ofroj njerėzve mbrenda partisė sime pėrgjegjėsi tė larta, pastaj dr. Flora Brovina nuk u kandidua nga unė rastėsisht, ajo ėshtė njė figurė qė sot mė sė shumti e meriton tė jetė presidente e Kosovės, unė jam i bindur pėr kėtė. Kam pėrshtypjen se ekziston njė ēoroditje nė kėtė drejtim se ku qėndron problemi i zgjidhjes, mė duket se e elaborova mė gjerė kėtė nė pyetjen e juaj tė parė.
- Megjithatė ėshtė shkruar pėr Ju dhe pėr Rugovėn, si personalitete qė po e mbani peng procesin?
Thaēi: Unė jam njeri qė nuk i iki pėrgjegjėsisė, ashtu si dhe dua qė dhe tė tjerėt rreth meje ta kuptojnė se posti mė afėr se privilegji i momentit ėshtė sakrificė, dhe shans pėr tė treguar veten nė sfidat e pėrgjegjėsisė. Kam pranuar tė jem kryeministėr i vendit gjatė bombardimeve tė NATO-s dhe nė njė periudhė tė shkurtėr pas luftės. Kjo ka qenė koha mė e vėshtirė qė ka kaluar Kosova dhe qytetarėt e saj ndonjėherė. Si mandatar i qeverisė, tri herė e kam kaluar kufirin ilegalisht nė rrethana lufte, jam pėrpjekur tė jem afėr qytetarėve tė mi nė momente tė rėnda dhe tė mos shkėputem nga ndikimi nė diplomaci. Unė nuk i ika pėrgjegjėsisė nė udhėheqjen pėr ēlirimin e Kosovės, isha aktiv, pėr tė mos thėnė i vetmi nga politikanėt shqiptar, nė terren qė me pėrgjegjėsi u ballafaqova nga pala shqiptare me ndėrkombėtarėt dhe ardhjen e tyre nė Kosovė, e konsideroj sukses tė jashtėzakonshėm jo vetėm timin, por dhe tė tė gjithė kosovarėve, qė askush nga ndėrkombėtarėt nuk humbi jetėn me fajin e kosovarėve. E kam bartur peshėn e rėndė tė periudhės sė pasluftės, e di se shumė njerėz tė thirrur nė emėr tė luftės kanė shfrytėzuar periudhėn e pasluftės pėr pazare tė tyre, mė vjen mirė se gjėrat po kristalizohen dhe po shihet se kush e bėri luftėn pėr ēlirim dhe kush pėrfitoi nga ajo, ka pasur deformime dhe keqpėrdorime gjatė dhe pas lufte, por, megjithatė, bashkarisht me ndėrkombėtarėt nuk lejuam deformime ekstreme qė do tė mund tė na vėnin nė njė situatė ekstreme negative. Me UNMIK-un ndėrtuam strukturat e pėrbashkėta administrative. Kėtė proces tė vėshtirė tė tranzicionit shumėkush e kupton drejt, ashtu siē ka dhe tė atillė qė mė kritikojnė. Ėshtė e pamundshme dhe utopike tė mendosh tė mbulosh tė tėra interesat qė mund tė ekzistojnė nė njė vend, por ballafaqim imi si kryeministėr me tėrė kėto sfida nė atė kohė nuk ka qenė dhe aq i lehtė as dhe me privilegje pėr mua. Morali politik i liderėve mund tė vlerėsohet veē e veē e jo kuturu. Unė dhe Rugova jemi dy botėra tė ndryshme, sepse i takojmė gjeneratave dhe koncepteve tė ndryshme, pastaj kemi rrugė tė ndryshme tė futjes sonė nė politikė si nga forma, ashtu dhe rrethanat, pastaj labirinthet e veprimeve tona janė shumė tė ndryshme. Nė aspektin e politikės sė sotshme nuk ėshtė e zakonshme qė njė kryetar partie kur fiton votat e mjaftueshme apo nė koalicion tė mos kandidohet pėr postet institucionale thuani Ju, por unė them se kjo jozakonshmėri ndodh nė demokracitė e brishta ballkanase, e jo nė demokracitė perėndimore. Nė asnjė paragraf tė statutit tė PDK-sė nuk thuhet se kryetari duhet tė kandidohet pėr president apo kryeministėr, por as edhe nuk mohohet kjo e drejtė pėr kryetarin. Unė i respektoj kėto norma dhe rregulla qė i ka aprovuar Kongresi i partisė, por nuk pretendoj assesi, qė kėto norma t’i kanunizoj.
- Kur jemi te ndihma e faktorėve ndėrkombėtarė, mund tė thuhet se ėshtė njė faktor i ri, administratori i ri Shtajner. Ju keni pasur njė takim me tė dhe sa mendoni se mund tė ndihmojė ai nė tejkalimin e kėsaj qė quhet krizė apo ngecje nė ngritjen e institucioneve dhe cili ėshtė faktikisht mendimi juaj pėr tė, sepse me Hekerupin keni pasur marrėdhėnie tė tensionuara?
Thaēi: Ėshtė njė fatkeqėsi mentaliteti nė Kosovė, ngatėrrohen raportet e individit me konceptet. Unė jam nė politikė, ngase e kam ndėrtuar konceptin, politikėn dhe vizionin tim, e jo politika mua. Koncepti im politik dhe kombėtar, pos suksesit pėr ēlirimin e Kosovės, sot pėrkrahet nga elektorati i fuqishėm nė Kosovė. Me z.Hekerup mundemi fare thjesht tė pijmė miqėsisht kafe nė Evropė apo nė Kosovė, por nė aspektin politik marrėdhėniet e mia me Hekerupin kanė qenė mospajtim parimor nga makinacionet qė ai ka krijuar. Kozmopolitizmi i tepruar krijon irealizėm qė unė nuk e kam nė natyrė dhe as si koncept. Z.Shtajner e ka njė pasqyrė shumė tė mirė nga ish- kryeadministratori se si nuk duhet punuar. Pėrshtypjet e mia janė se ai do tė angazhohet maksimalisht qė sa mė parė tė ndėrtojmė institucionet, ashtu qė t'i hyjmė bashkėrisht njė reformimi mė tė pėrgjithshėm institucional dhe shoqėror kosovar.
- Nė ēfarė mase ėshtė devalvuar vota e 17 nėntorit me moszgjedhjen qe tre muaj tė institucioneve, kur dihet se zgjedhjet kanė qenė shumė demokratike…?
Thaēi: Po qe se e analizojmė procesin e tranzicionit nė Evropėn Juglindore, atėherė mund tė them se Kosova ka ecur shumė mė shpejt dhe mė suksesshėm se shumė shtete tė rajonit. Duhet kuptuar drejt se jemi nė fazėn fillestare tė ndėrtimit tė rendit demokratik dhe nuk mund tė gjejmė lehtė zgjedhje tė pėrkryer, por unė vazhdoj tė besoj se zgjedhjet nė Kosovė ishin mė demokratiket nė dhjetėvjetėshin e fundit nė rajon. Kemi mekanizma politikė qė ende veprojnė me mentalitetin e sė kaluarės, tė cilat nuk e kuptojnė apo nuk duan te akceptojnė jetėn plurale si duhet, kompromisin, transparencėn e punės, jetėn e brendshme demokratike. PDK-ja qė nga fillimi i ka kushtuar rėndėsi tė madhe demokracisė sė brendshme partiake, nė mėnyrė qė tė hapim perspektivė pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike nė nivel tė vendit. Ne nuk e pėrjashtojmė askė nga bashkėpunimi, nuk merremi me diferencime. PDK-ja pėr interesa tė askujt nuk do tė bie nė pozita altruiste, por edhe nuk ėshtė e joshur pėr egoizėm, pranojmė t’i hyjmė procesit tė altruizmit politik reciprok. Mė duhet tė theksoj pėr herė tė parė, e ndiej edhe obligim. Qytetarėt e Kosovės me votėn e tyre mė 17 nėntor, rrėzuan skemat e parapėrgatitura nga qarqe tė caktuara, skema kėto qė nuk ishin nė pėrputhshmėri mė vullnetin e qytetarėve tė Kosovės, skematikėt „profesionistė“ besonin nė vazhdimin e inercionit elektoral kosovar. Procesin janė duke e mbajtur peng hartuesit e atyre projekteve dashakeqėse dhe antidemokratike, ēdoherė qė jemi afėr marrėveshjeve ata nervozohen, bėhen agresivė dhe pėrmes mekanizmave tė ndyshėm arrijnė tė ndikojnė nė prishjen e marrėveshjeve, ata ende nuk pajtohen qė janė pėrbaltur ato skema, u takojnė arkivave. PDK-ja ėshtė e pėrcaktuar qė bashkarisht me ndėrkombėtarėt tė punojė nė ndėrtimin e pushtet ligjor e demokratik, e jo pushtet tė imponuar (tė forcės) apo sipas tipit meritokrat

Guri i madh
07-02-08, 15:13
. - A kanė tė drejtė ata qė flasin pėr PDK-nė dhe LDK-nė si dhe pėr liderėt e tyre tė armiqėsuar mes vete?
Thaēi: Njerėzit vėrtet duhet tė mos jenė tė kėnaqur me raportet ndėrpartiake nė Kosovė. Por, po punohet shumė nė ndėrtimin e raporteve konstruktive, fatkeqėsishtė ka dhe faktor brenda nesh qė po mundohen ta mbajnė tė gjallė kėtė frymė mospajtuese duke ndarė rajone e komuna me kėto etiketime. Kėto tendenca kanė dėshtuar dhe do tė dėshtojnė sigurisht edhe nė tė ardhmen. Unė nuk jam i armiqėsuar me asnjė njeri, nuk jam ai i cili e konsideron asnjė parti politike apo lider si armik. Me forcat e tjera politike unė synoj tė gjej mė tepėr pika tė cilat mund tė na ofrojnė, e jo ato qė na ndajnė. Ne jemi konkurrentė politikė dhe asgjė mė tepėr. Bashkėpunimi PDK-LDK ėshtė i domosdoshėm jo vetėm nė kėtė fazė qė po e kalojmė, por edhe nė tė ardhmen. Nga ky bashkėpunim fiton Kosova dhe qytetarėt e saj. Askush nuk ka pse t’i frikėsohet kėtij bashkėpunimi. Tek tė dy partitė ekzistojnė njerėz tė ngurtė qė hezitojnė pėr bashkėpunim me njėri- tjetrin. Kėtu duhet tė manifestohet njė lidership i guximshėm dhe i arsyeshėm nėse synojmė ndėrtimin e skenės politike kosovare me vlera dhe arsye tė shėndosha. PDK-ja do tė rrezikojė edhe humbjen e caktuar tė votave, por nuk do tė pranojė logjikėn e mbylljes nė vetvete. Do tė bashkėpunojmė mė tė gjithė, kemi ndėrtuar partneritet tė besueshėm me tė gjitha partitė parlamentare shqiptare e minoritare, nė ndėrkohė qė vazhdojmė tė refuzohemi vetėm nga kreu i LDK-sė, por jo dhe LDK-ja. Kjo, mendoj unė, ėshtė krejt e pakuptueshme.
- Kur mendoni se mund tė pritet njė tejkalim i bllokadės institucionale. Deklaratat tuaja dhe tė Rugovės (fjala ėshtė pėr takimet e para) kanė qenė shumė optimiste pas takimit me kryeadministratorin Shtajner?
Thaēi: Ėshtė nė natyrėn time tė jem optimist. Zėrat e arsyeshėm brenda partisė qė ka fituar mė tepėr vota, po bėhen gjithnjė e mė tė vetėdijshėm pėr kėtė dhe po bėjnė presion tek lidershipi i tyre. Kjo shihet hapur, kjo ėshtė e mirė, shumė shpejt do tė ofrohet njė zgjidhje qė rrjedh nga domosdoshmėria e krijimit tė institucioneve. Ėshtė e vėrtetė se jemi vonuar pak, besoj kjo vonesė do tė ndikojė nė skenėn politike kosovare pozitivisht nė tė kuptuarit e rolit tė kompromisit dhe tė marrėveshjeve politike. Siē thashė mė herėt, ne jemi nė fillim tė procesit tė ndėrtimit tė institucioneve demokratike dhe ēdo fillim i ka vėshtirėsitė e veta.
- Domethėnė, sipas kėsaj Kosova ka shumė mė tepėr gjasa tė krijojė qeveri, tė zgjidhen institucionet me marrėveshje, sesa tė vihet nė situatė qė tė imponohet njė qeveri teknike ose eventualisht tė mendohet pėr zgjedhje tė reja nė Kosovė?
Thaēi: Qeveritė teknike vijnė zakonisht kur njė vend ėshtė nė gjendje tė jashtėzakonshme. Kosova nuk ėshtė nė njė gjendje tė tillė, ėshtė vendi mė i qetė nė rajon ku situata ėshtė mė stabile se nė IRJ tė Maqedonisė, Serbi, Mal tė Zi e besa edhe nė Shqipėri. Mė tepėr se dy vjet kaluan nga mbarimi i luftės sė pėrgjakshme dhe tashmė kemi partitė politike qė kanė legjitimitet, po ashtu i kemi institucionet lokale. Kosova ėshtė duke kaluar njė fazė tė rėndėsishme tė procesit demokratik shoqėror e institucional. Partitė politike kosovare janė tė vetmet qė nė bashkėpunim me ndėrkombėtarėt kanė tė drejtėn pėr tė formuar institucionet e Kosovės. Ēdo tendencė pėr imponim vetėm sa do tė komplikonte proceset politike.
- Cili ėshtė qėndrimi juaj rreth arrestimeve tė fundit tė disa ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe ndaj protestave nė tė cilat ndodhėn edhe disa ekscese?
Thaēi: Qėndrimet e PDK-sė i janė tė njohura opinionit publik tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar. Kjo kėrkon njė studim shumė tė thellė edhe nga forcat politike kosovare edhe nga komuniteti ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė tė kuptohet mė drejt koha para luftės, gjatė saj, por edhe pas luftės. Kam punuar mė tėrė qenien time pėr nxjerrjen e ligjeve, dhe pėr mua ligji ėshtė mbi tė gjithė kur pėrdoret drejt, por edhe kur do tė ketė deformime tė ligjeve, gjithmonė do tė flas shumė hapur, i pėlqeu dikujt kjo apo jo. Nuk do tė lejoj qė askush tė fshihet pas emrit tim, qoftė ai njeri i ish-UĒK-sė, nėse vėrtet vepron kundėr ligjit, ashtu si dhe do tė jem pėrherė nė mbrojtje tė dinjitetit dhe tė drejtave tė qytetarėve qė mund tė jenė cenuar, nė kėtė kontekst ėshtė dhe arrestimi i nxituar dhe spektakular i tre luftėtarėve tė lirisė.
- Si i komentoni pėrpjekjet e Beogradit pėr njė lloj balansimi me gjykimin e kryekriminelit nė Hagė, duke pėrmendur emra si Thaēi, Haradinaj, Ēeku?
Thaēi: Opinioni ėshtė mėsuar qė tė pėrmendet emri im dhe i njerėzve tė tjerė dhe jam shumė i lumtur qė kam qenė njėri ndėr ata qė kanė udhėhequr politikisht rezistencėn kundėr pushtuesit serb, nė veēanti sepse nė kėtė angazhim kam fituar mbėshtetjen ndėrkombėtare. Serbia gjithmonė kur ka probleme tė veta tė brendshme, mundohet tė tėrheqė vėmendjen nė Kosovė. Kėshtu vazhdon edhe tash. Ajo nuk mund tė pajtohet leht me realitetin demokratik kosovar. Ne duhet tė ecim pėrpara sa mė shpejt qė ėshtė e mundur, pavarėsisht prej pengesave.

fadil
07-02-08, 17:58
guri madhe pse po e ngarkon palidhje forumin, kur per intervistat e Hashim Thaqit eshte nje teme e veqant.

Guri i madh
07-02-08, 18:10
guri madhe pse po e ngarkon palidhje forumin, kur per intervistat e Hashim Thaqit eshte nje teme e veqant.



kto jan intervistat e thaqit qe i ka dhan nė kohen e Gurit



mos u merakos se edhe atje postoj po bondi mi ka shkul vesht flak po me qesin