PDA

View Full Version : Vdes njė mik i madh i shqiptarve


Fshatari
11-02-08, 18:44
"Vdes kongresisti Tom Lantosh

Kongresisti i njohur demokrat nė Shtetet e Bashkuara, Tom Lantosh, vdiq nė moshėn 80-vjeēare. Zoti Lantosh, i vetmi kongresist nga ata qė i mbijetuan Holokaustit, vuante nga kanceri i ezofagut. Mė 2 Janar ai tha se do tė jepte dorėheqjen pėr arsye shėndetėsore.
Ai kryesonte Komisionin e Politikės sė Jashtme nė kongresin amerikan. Pėr shumė kohė kongresisti i Kalifornisė ka qenė i angazhuar edhe pėr zhvillimet nė Ballkan dhe posaqėrisht nė Kosovė. (bbc) ".

Dilaver
11-02-08, 21:48
Miku i madh i shqiptarve TOM LANTOSH ishte mbėshtetės i pavarėsisė sė Kosovės shumė kohė pėrpara se kjo ēėshtje tė merrte rėndėsinė qė ka sot nė arenėn politike ndėrkombėtare.
Si bashkėthemelues i grupit tė Kongresit pėr tė drejtat e njeriut nė vitin 1983, ai thjesht u dha inkurajim popujve qė dėshironin tė ēliroheshin, sidomos shqiptarėve tė Kosovės.

Nė janar 2003, Zoti Lantos sė bashku me ligjvėnėsin Henry Hyde, paraqitėn nė Kongresin amerikan njė projektrezolutė qė bėnte thirrje pėr pavarėsinė e Kosovės. Po atė vit, nė njė seancė tė Kongresit, zoti Lantos argumentoi se pavarėsia e Kosovės do t’i shėrbente paqes nė rajon. “Pėr tė arritur njė paqe tė drejtė dhe tė qendrueshme nė Europėn Juglindore, nė kėtė rajon me trazira, ne duhet t’i japim Kosovės pavarėsinė dhe duhet t’ja japim tani,” tha ai.
Ligjvėnėsi Tom Lantosh, pasi pėrmendi vuajtjet e kosovarėve, tha se, si ēdo komb tjetėr ata e meritojnė tė jenė tė lirė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre. “Kosovarėt nuk meritojnė mė pak pavarėsinė se sa sllovenėt, krotatėt dhe etnitė e tjera. Edhe kosovarėt, tha ai, ndodh qė janė myslimanė. Nė klimėn e tanishme ky fakt duhet tė jetė njė arėsye mė tepėr pėr te mbeshtetur tė drejtėn e tyre.”

Lantosh : Pavarsia e Kosoves, Ēėshtje fondamentale e demokracisė amerikane!

Washington, DC - Shqiptarėt e Amerikės, duke nderuar me anė tė Ēmimit "Paqe nė Ballkan", i cili jepet ēdo vit, nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, kanė shprehur me kėtė rast mirėnjohjen e tyre, tė thellė dhe pa rezerva, ndaj tre ligjėvėnėsve amerikanė, miq tė shquar tė shqiptarėve nė Amerikė : republikani Henry Hyde, demokrati Tom Lantosh dhe ish krongresmenin republikan Benjamin Gilman (kryetar nderi i Komitetit tė Marrėdhėnjve Ndėrkombėtare, nė kongresin Amerikan). Ky ēmim u dha nė kryeqytetin amerikan Uashington DC - kompleksin e kongresit e senatit, Klubin Republikan, si njė mirėnjohje nė kontiunitet pėr vizionin dhe guximin e tyre, pėr tė paraqitur nė Kongres, Rezolutėn HR-28 (House Resolution - 28). Rezolut e cila kėrkon mbėshtjen amerikane pėr Pavarsinė e Kosovės.

Kongresmeni Tom Lantosh i gatshėm pėr tė ndėrkombėtarizuar Ēėshtjen e Shqiptarėve nė Mal tė Zi

Kosova humbi njė mik tė madh.
Mirenjohjet dhe kujtimet pėr kontributin e madh tė ndjerit TOM LANTOSH nė mbėshtetjen e pavarsisė sė Kosovės do tė jenė tė vazhdueshme.

Shpirti i tij u preftė nė paqė.

Arb
11-02-08, 23:42
Pusho i qete o mik i yne i madh!