PDA

View Full Version : Ekonomia Islame


hasanmehmeti
13-02-08, 00:08
Ibn Tejmije dhe ekonomia islame


Nga: Tamizul Haqu

Vendet Islame tė cilat deshirojnė tė islamizojnė aktivitetet e tyre ekonomike janė duke u kthyer ne disa mendime tė sė kaluarės, pėr inspirim dhe udhėheqėsi. Pėrderisa shqyrtohet kjo lėndė , kam vendosur tė shkruaj rreth Ibėn Tejmijes pėr tė dhėnė kėndvėshtrimin tim lexuesve tė kėtij teksti.
Kur’ani Famėlartė u shfaq para 1400 viteve dhe shfaqja e tij ka marrė miratim dhe pėlqim nė shumė vende islame.
Ibėn Tejmije pati njė mbėrthim solid tė sė arriturave tė diturisė Islame tė cilat e zhvilluan atė. Megjithėse ai i ndoqi hapat e Ahmed Ibėn Hanbelit , i cili themeloi shkollėn e tij juridike islame, Ibėn Tejmije pati pavarėsi tė mjaftueshme tė tė menduarit dhe vizionit pėr tė tėrhequr shkollat dhe dijetarėt pėr tė arritur deri tek mendimi I tij rreth ndonjė cėshtjeje. Kjo i dha atij njė status pak mė tė lartė sesa shkollat tjera dhe mė tė lartė se dijetarėt dhe juristėve tė cilėt e ndoqėn rrugėn e tij.
Nuk ka dyshim se Ibėn Tejmije mbetet i pakrahasueshėm nė tė menduarit e punės sė tij dhe pastėrtia e vizionit tė tij nė tė cilat formon mėnyrėn Islame tė tė jetuarit. Historia do tė na tregojė se Ibėn Tejmije ishte mėsues dhe rrethanat e kanė shty atė pėr tė qenė nė uniformė ushtarake si dhe e shtynė atė nė kontraverzė dhe polemikė.
Ibėn Tejmije u lind nė njė kohė tė trazirave .Shkatėrrimi nė shoqėrinė Islame tanimė patė filluar me tėrė atė qė ai e pėrfshiu c`rregullimin e tė menduarit kreativ nė drjetėsi dhe nė shoqėri. Fetvatė e tij reflektojnė natyrėn e kombeve dhe kulturave dhe tė ndėrruarit e shpejtė tė kushteve politike tė cilat ndikuan nė treg dhe tregėti , agrokulturė dhe industri.
Njerėzit po hynin nė forma tė reja transaksionesh dhe marėdhėniet sociale po bėheshin mė komplekse. Me dituritė e tij tė cilat ishin nė pajtim me ligjin islam , Ibėn Tejmije iu pėrgjigj shumė pyetjeve qė dilnin nga situatat komplekse me kuptim tė mrekullueshėm dhe simpatik. Nė vazhdim do tė japim disa shembuj praktik tė zgjidhjeve tė tij:

Fetva , Volumi .30 nė fq.311
Ėshtė e drejta e propozimit qė nėse shkaku pėr shpėrnguljen e njerėzve nė njė zonė , numri i konsumatorėve duke pasur atė hak qė u takon , pėr t`u shqetėsuar ose pėr t`u shkatėrruar , ose ndoshta autoriteti politik I zhvendos njerėzit dikund tjetėr ose pikėrisht pėr arsye tjera , pastaj haku i mėditjes nga personi i cili ndėrlidhė premisat do tė ulet nė proporcion tė uljes sė beneficioneve tė pritura nga shteti.
Huamarrėsi ėshtė i obliguar t`i paguaj huadhėnėsit nė atė vend ku ai e kontraktoi kontratėn. Ai nuk duhet ta vendoje barrėn e udhėtimit tė huadhėnėsit pėr tė realizuar kontratėn. Nėse huamarrėsi thotė “ Nuk do t`ua paguaj juve pėrvecse nė ndonjė vend tjetėr “ ai tani mund tė jetė i detyruar pėr tė paguar , duke u bazuar nė standardet konvencionale , cfarėdo cmimi i paguar nga huamarrėsi ( nė udhėtim apo transport )

Fetva , vol.29 fq. 530
Gjithėashtu kishte njė pyetje kėshtuqė duke u bazuar nė qėndrimin e Ibėn Tejmijes rreth njė njeriu qė merrte shumė derhem hua prej njė njeriu tjetėr pėr t`i paguar atij nė njė vend tjetėr edhe pse ishte e lejuar nga ai pėr atė veprim apo jo. Ibėn Tejmije kėsaj pyetje iu pėrgjigjė se : ėshtė e lejuar sepse huadhėnėsi kėrkon siguri gjatė transportimit tė dirhemėve tė tij nė atė vend.Kėshtuqė edhe huamarrėsi do tė pėrfitonte nga ai pagim nė atė vend , duke qenė i siguruar nga rreziqet tė cilat mund tė lindnin gjatė transportit( tė parave ). Mė pastaj ka dobi edhe pėr huamarrėsin edhe pėr huadhėnėsin nė kėtė transakcion. Ėshtė qartė se Ligjdhėnėsi nuk e ndaloi fitimin e dobive. Ai ndaloi vetėm atė qė mund t`i lėndoj ata.

Fetva , Vol. 29 fq.530-531
Fulus- Nė kėto ditė ishte i pėrdorur Fulusi gjėrėsisht , metodė kjo e blerjes sė monedhave nė njė vend dhe shitjen e tyre nė njė vend tjetėr me njė cmim mė tė lartė , dhe parashtrohet pyetja se a ėshtė e lejuar apo jo ?
Ibėn Tejmije tha: “ Lavdia i Qoftė All-llahut xh .sh. – nė ndėrrimin e monedhave tė bakrit me derhem ( nga argjendi ) – njihet njė kontraverzė ndėrmjet dijetarėve “.
Mendimi mė i pranueshėm pėr tė bėrė ndėrrimin e monedhave tė bakrit me ato tė argjendit kur ato e kanė arritur qarkullimin e duhur , e qė ėshtė e njejtė me fitimin e parave dhe pėr t`u bėrė standard i vlerės pėr pasuritė e njerėzve.

Fetva , vol. 29 fq. 468-469
Duke u bazuar nė faktin , se Islami ėshtė bashkėkohor dhe duke u pėrqėndruar nė plotėsimin e nevojave dhe kushteve ekonomike me atė se cka ėshtė e dėshiruar dhe cka mund tė sjellet. Njė e lexuar e librave do tė demonstroj se sa pastėrt Ibėn Tejmije ishte i pėrkushtuar nė kėto cėshtje. Ai nuk pajtohej me mendimin se muslimanėve u nevojitet shoqėri mirėfurnizuese prej sė cilės fitorja nė botėn tjetėr ėshte e humbur dhe mirėqenia ėshtė e garantuar pėr tė gjithė.
Mėnyra pėr tė realizuar kėtė objektiv ėshtė kontrolli i ndėrrmarrjeve dhe pronave tė cilat janė nė kundėrshtim me normat morale , e ky kontroll do tė kryhet nga forca e shtetit nė pajtim me ligjin islam ose sheriatin.
Prandaj , ata tė cilėt kanė pėr qėllim regjimin duhet tė jenė tė gatshėm dhe me vullnet tė pėrballen me rregullat e sheriatit ose ligjit islam , nė tėrėsi . Nė kėto veprime autoritetet do tė jenė mė tė frekuentuara nga raste tė kėtilla pėr t`i aplikuar principet e sheriatit ose ligjit islam nė zonat e reja duke u zgjeruar me ndėrrimin e rrethanave , vecanėrisht nė ekonomi.
Kjo ėshtė kur juristėt ballafaqohen me sfidat e vėrteta , jo pėr tė humbur shikim tė qėllimit tė vėrtetė tė ligjit- drejtėsisė dhe harmonisė njerėzore – duke aplikuar parimet e tij legale nė situata tė reja.
Ibėn Tejmije u ballafaqua me kėtė sfidė me njė kompetencė tė shkėlqyer dhe kėtu qėndron porosia e tij tek kjo gjeneratė e juristėve dhe ekonomistėve musliman. Vizioni i Ibėn Tejmijes nė fushėn ekonomike nuk ishte i ngusht , nė fakt ai ishte i qartė dhe i mbushur me urtėsi.
Duke u bazuar nė pikėpamjet e tij tė gjitha aktivitetet ekonomike janė tė lejuara sipas Islamit pėrvec atyre qė janė tė ndaluara nga Islami. Kėshtuqė gjithkujt u ėshtė lejuar veprimtaria ekonomike nė suaza tė Sheriatit , sepse nėse njė person do tė dinte se nėse njė punė ėshtė e ndaluar nė Sheriat , ai do t`i shmangej asaj pune . Ajo cka ishte e mirė pėr njerėzit se atyre u lejohet pėr tė bėrė transaksione ekonomike ose tregėtare nė mėnyrė tė lirshme , pėr tė bėrė kontrat dhe pėr tė drejtuar punėt ekonomike nė mėnyrė tė drejtė duke parė standardet e drejtėsisė tė rregulluara sipas principit “ urf dhe adah” . Kėtu duhet tė bėjė njė sqarim rreth kuptimit “ urf dhe adah” .
'Urf' don tė thotė marrėveshje dhe “adah” do tė thotė zakon. Sheriati intervenon vetėm pėr tė siguruar drejtėsinė nė marrėdhėniet njerėzore dhe pėr tė drejtuar aksionin individual drejtė asaj se cka ėshtė e mirė pėr tė gjithė. Kishte pėr qėllim pėr tė eliminuar Zulm ( padrejtėsinė dhe shtypjen ) nga marėdhėniet sociale. Riba (kamata ose interesi ) dhe Qimar (bixhozi) u ndaluan me Sheriat . Esenca e fitimeve tė njėanshme kjo don me than tė marrurit e shtesės pa djers u konsiderua si fitim i njėanshėm.

Fetva , vol.20 fq.341
Pėrfitimi nga pasuria e njė personi tjetėr pa kompenzim njėashtu ishte e palejuar , sepse ishte aktuale qė blerėsi tė paguaj cmimin e duhur pėr tokėn qė ishte duke e blerė dhe shitėsi tė restauroj tokėn saktėsisht nė atė vlerė qė e pranoi.
Pėr tė qenė kuptimplotė tė dy palėt duhet bazuar pajtueshmėrinė e tyre nė dituri adekuate se cka ėshtė e kyqur nė kontrat. Askush nuk duhet tė marrė pėrparėsi me detyrim ose me dinakėri pa marrė parasysh rrethanat nė tė cilat nėnshkruhet kontrata. Kur palėt i pėrmbahen kėtyre rregullave , cmimet e tregut janė tė arsyeshėm dhe tė drejtė , poqese nuk ka ofertė tjetėr me njė pamje tė rritjes sė cmimeve tė produkteve tė tyre. Normalisht shteti nuk do tė intervenonte nė ekonominė e tregut , nė cmime , produkte , rroga etj e cila ishte pėr t`u pėrcaktuar nga ligji i kėrkesės dhe ofertės.Por , shteti mund tė intervenoj kur disa nga kushtet e lartėcekura janė tė cėnuara ose thyera. Autoritetet publike intervenuan pėrmes njė kėshilli ekspertėsh dhe kėrkuan qė tė ndryshojnė cmimin e tė mirave matriale dhe shėrbimeve tė ngjajshme me qėllim qė ky cmim tė pėrcaktohet nė mėnyrė tė drejtė.

hasanmehmeti
13-02-08, 00:19
Njė shembull nga Kur'ani pėr paranė dhe pasurinė


Kur njė musliman shpenzon para bujarisht pėr tė ndihmuar nevojtarėt, kjo kėnaq Allahun i cili e shpėrblen atė me lumturi nė kėtė jetė dhe nė tjetrėn. Por nėse me kėtė pasuri individi bėhet mendjemadh, egoist dhe mosmirėnjohės ndaj Krijuesit, atėhere ate do ta ndjek stresi dhe dėnimi. Andaj paraja konsiderohet thikė me dy teha.
Historia e Karunit nė Kur'anin fisnik ėshtė njė shembull i influencės sė tmerrshme qė paratė dhe pasuria mund tė kenė mbi qeniet njerėzore me dobėsi tė pashėrueshme. A mundet qė paraja vetėm me tėrheqshmėrinė e saj tė sjell sigurinė, paqen e mendjes dhe shpirtit? Fakte nga e kaluara dhe e tashmja thonė se jo, veēanėrisht kur njerėzit grumbullojnė pasurinė e tyre nė mėnyra tė paligjshme (haram). Karuni ka jetuar nė kohėn e Musait, alejhis- selam. Ai ishte njė njeri i keq i cili grumbulloj njė pasuri shumė tė madhe duke shfrytėzuar dhe shtypur popullin e tij. Thesari i tij u shtua dhe u shtua por ai nuk ishte kurrė mirėnjohės ndaj Zotit tė tij. Ai jetoi si njė tiran mendjemadh i cili nuk kujdesej pėr askėnd. Shumė nga njerėzit e tij, tė cilėt e dėshironin jetėn tjetėr mė tepėr sesa jetėn e kėsaj bote, e kėshilluan atė tė mos sillej me arrogancė por tė bėntė tė mira. Megjithatė Karuni nuk i dėgjoi ata. Ai nuk e mori vesh qė e gjitha ajo qė ai kishte ishte njė begati nga Allahu. Karuni ka thėnė me medjemadhėsi: "Ai (Karuni) tha:"Mė ėshtė dhėnė vetėm nė sajė tė dijes sime" [el-Kasas:78] Kur Karuni ecte nė pronėn e tij ata njerėzit tė cilėt dėshironin jetėn e kėsaj bote e admironin atė dhe dėshironin tė bėheshin tė njėjtė si ai nė pasuri dhe madhėshti. Por tė tjerė mė tė ditur i treguan atij qė shpėrblimi i Allahut ėshtė pėr ata qė besojnė, bėjnė vepra tė mira dhe janė tė durueshėm. Megjithatė ai nuk i kushtoi kujdes kėsaj dhe kėshtu meritoi dėnimin e Allahut. Ai u takua me njė fund tė tmerrshėm qė nuk i kalon askujt nėpėr mendje: "Po ne atė dhe pallatin e tij i shafuam nė tokė dhe veē Allahut nuk pati ndonjė qė ta mbrojė e as vetė nuk pati mundėsi tė mbrohet" [el-Kasas:81] Historia pėrsėrit vetveten dhe histori tė tilla ndodhin dhe kanė ndodhur. Madje edhe nė jetėn tonė bashkohore ne mund tė shohim njerėz tė cilėt veprojnė si Karuni. Nėse qėniet njerėzore do merrnin nė konsiderim gabimet e tė tjerėve dhe do pėrpiqeshin tė mėsojnė diēka nga ato, jeta do tė bėhej mė e mirė.Tė pasurit duhet tė ndihmojnė tė varfėrit. Ata duhet tė ndajnė njė pjesė tė pasurisė sė tyre pėr nevojtarėt pėr t'i bėrė ata tė kėnaqur dhe qė vet tė shpėrblehen me Xhenet. Ndėrkohė ata janė tė lirė tė gėzojnė ēfarė ata posedojnė, pa devijime. Me tė vėrtetė ata me kėte do tė jetojnė nė paqe. Historia e Karunit ėshtė nė Kur'an si njė shembull pėr ēdo kėnd tė mėsojė. Ai ėshtė i pėrshkruar me zbukurimet dhe rrobat e tij kur shfaqej pėrballė atyre njerėzve tė cilėt mblidheshin pėr tė parė. Kjo ngase ai fshihej prapa mureve tė pallatit tė tij gjatė gjithė kohės, duke u gėzuar me veten dhe thesaret e tij, e kur dilte tė gjithė e vėshtronin atė tė mahnitur. Si nė ēdo shoqėri, njerėzit ndryshonin nė opinionet rreth tij. Grupi i tė humburve, tė cilėt ishin tė mashtruar nga paraqitja dhe nuk i interesonte e vėrteta mbrapa saj, e admiruan atė. Ata e kishin zili dhe dėshironin pėr vete njė pasuri tė tillė. Megjithatė njė grup i dytė, i cili pėrfshin besimtarėt me mendjet e ndritura, i doli para duke e paralajmėruar dhe e kėshilluan atė. Por tė gjitha thesaret, ari, rojet dhe robėrit nuk e mbrojtėn kėtė burrė. Njerėzit u kthyen nė drejtim tė pallatit dhe papritmas nuk e gjetėn atė. Pallati nuk ishte mė. Megjithėse ndėrtesa ishte e fortė dhe e rrethuar mė mirė tė larta nuk mundi ti reziston fatit tė saj. Toka e gėlltiti atė dhe Karuni u shkatėrrua, me gjithė pasurinė dhe mendjemadhėsinė e tij. Shtėpitė e mėdha, paratė e shumta dhe luksi ose autoriteti nuk janė tė mira po nuk pati besim dhe bindje ndaj Allahut. Ēfarėdo fuqie qė njė njeri mund tė gėzojė nuk mund as ti bėjė mirė e as tė dėmton veten e tij. Nuk mund kurrė tė shkaktojė stres ose tė sjell lumturi pa vullnetin e Allahut, subhanehu ve teala. Pas kėtij fundi tė tmerrshėm tė Karunit, ata tė cilėt dikur ishin magjepsur nga lavdia e pasurisė sė tij u kthyen nė vete. Ata patėn njė goditje tė fortė dhe nuk mund tė besonin syve tė tyre. Dhe si rrjedhim ndjenjat e tyre ndryshuan: "E ata qė dje lakmuan tė ishin nė vendin e tij filluan tė thonė: A nuk e shihni se Allahu me tė vėrtetė i jep begati e komoditet atij qė do nga robėrit e vet, e edhe ia mungon atė atij qė do, e sikur Allahu tė mos bėnte mėshirė ndaj nesh do tė na rrafshonte nė tokė edhe neve, sa habi sesi jobesimtarėt nuk gjejnė shpėtim" [el-Kasas:82] Tė gjithė bukurisė sė kėsaj jete do t'i vijė fundi herėt ose vonė.Vetėm besimtarėt tė cilėt punojnė shumė pėr tė kėnaqur Allahun dhe duke iu larguar tė vepruarit keq ose tė pendohen dhe do tė jetojnė nė Parajsėn e pėrhershme-Xhennet.

Dr. Hanan Abdu el-Tahavi
Pėrktheu: (Ammar) Ardit Kraja

hasanmehmeti
15-04-08, 20:53
RREGULLAT E SHITBLERJES


Shkėputur nga libri "El Vexhiz fi fikhis s sunneh ue kitabil aziz"

Autor: Abduladhim ibėn Bedevi el Halefi
Pėrktheu: Bledar Albani



Ē'ėshtė shitblerja


Shitja ėshtė kalimi i diēkaje qė ke nė pronėsi tek dikush tjetėr kudrejt njė vlere. Ndėrsa blerja ėshtė pranimi i asaj pronėsie.

Gjykimi pėr shitblerjen

Allahu i Lartėsuar thotė:
"Allahu e ka bėrė tė lejuar tregtinė (shitblerjen) dhe e ka bėrė tė ndaluar kamatėn"
Suretu El-Bekare:275.


"O ju qė keni besuar! Mos e hani pasurinė tuaj me pa tė drejtė ndėrmjet jush vetėm nėse bėni tregti me pėlqimin e njėri-tjetrit."Suretu En-Nisa:29.

Transmeton Hakim bin Hizam (radiallahu anhu) se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen nga njėri-tjetri."Muttefekun alejhi.

Tė gjithė muslimanėt janė bashkuar (ixhma') nė mendimin se shitblerja ėshtė e lejuar. Edhe urtėsia e pėrmban kėtė sepse nevojat e njerėzve shpesh lidhen me diēka qė ėshtė nė duart e dikujt tjetėr qė ndoshta nuk ia pėrkushton atė atij, kėshtu qė me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjė problem.

Nxitja pėr tė arritur jetesėn me djersė

Transmeton Mikdami (radiallahu anhu) se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Askush nuk ka ngrėnė ushqim mė tė mirė se ai i duarve tė tij dhe Pejgamberi i Allahut, Daudi alejhi selam hante prej punės sė duarve tė tij."Buhariu.
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Qė ndonjė prej jush tė mbartė dru mbi shpinėn e tij (pėr t'i shitur) ėshtė mė mirė pėr tė se t'i kėrkojė njerėzve qė mund t'i japin apo mos t'i japin."Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu.




Nuk ka ndalim tė pasurohesh nėse i frikėsohesh Allahut nė tė

Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai i tij se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Nuk ka ndalim tė kesh pasuri nėse i frikėsohesh Allahut nė tė dhe shėndeti pėr tė devotshmin ėshtė mė i mirė se pasuria…"Ibnu Maxheh (Sahih).


Nxitja pėr tė qėnė ekonomik nė kėrkimin e rrizkut

Xhabir bin Abdullah (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"O ju njerėz! Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun nė hallall sepse nuk do tė vdesė ndonjė trup pa plotėsuar rrizkun e tij edhe nėse i vonohet ai! Kini frikė Allahun dhe kėrkojeni rrizkun mirė! Merrni atė qė ėshtė hallall dhe lini atė qė ėshtė haram!"Ibnu Maxheh (Sahih).

Nxitja pėr tė qėnė i sinqertė dhe ndalimi nga gėnjeshtra

Hakim bin Hizam transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Shitėsi dhe blerėsi janė tė lirė nė zgjedhje deri sa tė ndahen. Nėse ata janė tė sinqertė dhe tė qartė (nė tregtinė e tyre), atėherė tregtia e tyre ka bereqet dhe nėse i fshehin dhe mashtrojnė njėri-tjetrin, atėherė tregtia e tyre zhvishet nga bereqeti."Muttefekun alejhi.
Ukbetu bin Amir (radiallahu anhu) thotė se e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tė thotė:
"Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit dhe nuk i lejohet muslimanit qė t'i shesi vėllait tė tij diēka qė ka ndonjė tė metė vetėm nėse ia bėn atė tė qartė atij."Ibn Maxheh(sahih)

Nxitja pėr lehtėsim dhe falje nė shitblerje

Xhabir bin Abdullah (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Allahu e mėshiroftė atė burr qė ėshtė falės kur shet, falės kur blen dhe falės nė gjykatė!.'Buhariu

Dobia nė konsiderimin e atij qė ėshtė ngusht

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Njė tregtar u jepte borxh njerėzve dhe nėse shihte ndonjė qė nuk kishte tė paguante i thoshte punėtorėve tė tij: Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve! Atėherė Allahu e fail atė."Buhariu

Ndalimi nga tė mashtruarit

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) ka thėnė:
"I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kaloi pranė njė burri qė shiste njė lloj ushqimi. Futi dorėn e tij nė tė dhe pa qė ai ishte i pėrzierė (lartė i mirė dhe brenda i keq), atėherė tha:
"Nuk ėshtė presh nesh ai qė mashtron." Ibnu Maxheh Ebu Daud, Tirmidhi, Muslim (Sahih).

Nxitja pėr t'u ngritur herėt nė kėrkimin e rrizkut

Sahr El-Gamidi (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thėnė:
"O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim nė mėngjesin e herėt tė tij (nė punėn qė fillojnė qė herėt nė mėngjes)."Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (Sahih).


C'farė thuhet kur hyn nė treg

Salim bin Abdullah bin Umer (radiallahu anhum) transmeton nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Kush thotė kur hynė nė treg: La ilahe il-lallah vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehul-hamdu, juhji ue jumijtu, ue huve hajun la jemutu, bijedihi el-hajru kul-luhu, ue huve ala kul-li shej'in kadijr (Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut tė Pashoq, i Tij ėshtė sundimi dhe Atij i takon falenderimi, Ai jep jetė dhe vdekje, Ai ėshtė i Gjallė dhe nuk vdes, nė Dorėn e Tij ėshtė e gjithė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė), atij Allahu i shkruan njė miljon tė mira, if shin njė miljon tė kėqia dhe i ndėrton njė shtėpi nė xhennet."
Ibnu Maxheh (Hasen)

Allahu e ka lejuar shitblerjen

Shitblerja nė origjinė, e ēdo lloji qoftė ajo ėshtė e lejuar nėse dy palėt janė dakord dhe tė kėnaqur me tė dhe nėse nuk ka gjė tė ndaluar nga sheriati.

Vazhdon inshaAllah
selamualejkum
Hasani

ps/duke pasur parasysh se Islami ka ber nje rregullim global te jetes ne pergjithesi, ateher kesaj nuk i shpeton as ceshtjet ekonomike e ne veqanti ketu Shitblerja, qe ne librin e autorit me siper me pelqeu si e ka permbledh, per ate mendova se do ju bej dobi edhe juve lexues i dashur.

hasanmehmeti
16-05-08, 16:25
Llojet e shitblerjes tė cilat i ka ndaluar sheriati

1- Bej'ul-garar:

E cila ėshtė ēdo shitblerje qė pėrmban mosnjohuri (tė fshehta qė nuk i di njėra palė apo tė dyja) ose qė pėrmban rrezikshmėri apo kumar.
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) ka thėnė:
"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca(Shitja me guraleca ėshtė njė lloj tregtie e cila praktikohej nė kohėn e injorancės dhe kryhej duke hedhur disa guraleca mbi mall dhe malli ku binin guralecat bėhej i detyrueshėm tė blihej.) dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes sė plotė tė mallit).Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (Sahih).

Thotė imam Neveviu (Allahu e mėshiroftė) nė komentimin e tij tė Sahihi tė Muslimit:
Shitja e gararit ėshtė njė bazė e madhe prej bazave tė kapitullit tė shitblerjeve dhe pėr kėtė shkak Muslimi e filloi kėtė kapitull me tė. Nė kėtė lloj shitblerje hynė shumė ēėshtje tė pakufizuara, siē ėshtė shitja e tė arratisurit, shitja e asaj qė nuk ekziston, shitja e asaj qė nuk e njeh, asaj qė nuk ke mundėsi ta dorėzosh te blerėsi, asaj qė nuk e ke akoma nė pronėsi, shitja e peshkut qė ėshtė nė ujin e detit apo lumit, e qumeshtit nė gji, e asaj qė ndodhet nė barkun e kafshės barsė, e njė rrobeje prej rrobeve (e papėrcaktuar), njė dashi prej deshėve e tė tjera si kėto shitblerja e tė cilave ėshtė batil-e kotė, e papranueshme, e palejuar, sepse ėshtė gabim (verbėri) i panevojshėm.
Por nėse nevoja kėrkon ndonjėherė qė tė kryhet ndonjė lloj garari (gabimi verbėrisht) dhe nuk ėshtė e mundur tė ruhesh prej tij vetėm se me stėrmundime, dhe nėse gabimi ėshtė i arsyetueshėm, atėherė lejohet shitblerja.
Duke u nisur prej kėtu, muslimanėt janė bashkuar nė mendimin se shitblerja e xhybes sė mbushur (me pambuk a diēka tjetėr) ėshtė e lejuar edhe nėse ata nuk e hapin pėr ta parė ēka Brenda. Por nėse shitet vetėm mbushja e saj, atėherė kjo shitblerje nuk lejohet.
Dije se shitja e tė prekurit (nėse prek mallin atėherė duhet t'a blesh atė qė preke), shitja e litarit (ato qė kap litari qė zgjat je i detyruar t'i blesh), shitja e guralecave, e tė tjera si kėto, janė prej shitblerjeve pėr tė cilat kanė ardhur tekste tė veēanta (nė ndalimin e tyre) dhe tė gjitha ato hyjnė nė ndalimin e shitjes sė gararit (verbėrisė), por ato janė pėrmendur tė veēuara pėr shkak se kanė qenė prej shitblerjeve tė njohura nė kohėn e injorancės, para Islamit dhe Allahu e di mė sė miri. Mbaroi fjala e Imam Neveviut (Allahu e mėshiroftė).

Shitja me tė prekur dhe me tė hedhur

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se ka thėnė:
"Jemi ndaluar prej dy shitblerjeve: shitja me tė prekur (el-mulamese) dhe shitja me tė hedhur (el-munabedhe): El-mulamese ėshtė prekja e ēdonjėrit prej tė dyve rroben (plaēkėn) e tjetrit pa dashje, kurse el-munabedhe ėshtė hedhja e ēdonjėrit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parė njėri prej tyre rroben e tjetrit."Muslim(sahih)

Ebu Seid El-Hudri (radiallahu anhu) thotė:
"Na ka ndaluar i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nga dy shitblerje dhe dy veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me tė prekur dhe me tė hedhur:
tė prekurit (el-mulamese) ėshtė tė prekė njė burr rroben e njė tjetri me dorėn e tij, natėn apo ditėn dhe ėshtė i detyruar ta blejė atė, kurse tė hedhurit (el-munabedhe) ėshtė tė hedhė njė burr rroben e tij tek njė tjetėr dhe ai tjetri tė hedhė rroben e tij tek ky i pari duke qenė kjo shitblerja e tyre pa marrė parasysh pranimin apo pėlqimin."(Mutefikun Alejhi)

Shitja e kėlyshit tw kėlyshit tė barsės

Ibnu Umeri (radiallahu anhuma) ka thėnė:
"Njerėzit nė kohėn e injorancės kryenin shitblerjen e mishit tė kėlyshėve deri nė kėlyshin e kėlyshit tė barsės, dhe kėlyshi i barsės ėshtė qė tė pjellė deveja dhe pastaj tė mbarset kėlyshi i saj qė ajo polli. I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i ndaloi ata nga kjo shitblerje."(Mutefikun Alejhi)

Shitja me guraleca:

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) ka thėnė:
"I Dėrguari i Allahut ka ndaluar nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes plotėsisht tė mallit)."Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai (Sahih).


Thotė imam Neveviu (Allahu e mėshiroftė) nė komentimin e Sahihut tė Muslimit:
"Pėrsa i pėrket shitjes me guraleca, nė domethėnien e saj ka tre mendime:
I pari: Qė tė thotė shitėsi: tė kam shitur ato rroba mbi tė cilat do tė bjenė kėto gurė qė do tė hedh, ose tė kam shitur pjesėn e tokės prej kėtu e deri atje ku do tė shkojė ky guri.
I dyti: Qė tė thotė shitėsi: Tė kam shitur atė qė do zgjedhėsh deri sa tė hedh gurin.
I treti: Qė ta quajnė hedhjen e gurit shitje dhe tė thotė: Nėse e godet kėtė rrobė me gurė, atėherė e ke blerė me kaq lek."


2- Shitja e diēkaje qė nuk e posedon nė tė vėrtetė:

Hakim bin Hizam (radiallahu anhu) thotė: I thashė tė Dėrguarit tė Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem): Nėse dikush mė kėrkon t'i shes diēka qė nuk mė ndodhet, a t'ia shes atij? Ai tha:
"Mos shit atė qė nuk ndodhet tek ti!"Ibnu Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud (Sahih).

3- Shitja e mallit qė ke blerė para se ta marrėsh nė dorė:

Ibnu Abasi (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Kush blen njė ushqim, most a shesė atė para se t'i dorėzohet nė dorė!"
Thotė Ibnu Abasi: "Dhe ēdo gjė tjetėr llogaritet si ushqimi."Mutefikun Alejhi

Transmeton Tausi nga Ibnu Abasi se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Kush blen njė ushqim, mos t'a shesė atė deri sa t'a peshojė!"
I thashė Ibnu Abasit: Pėrse kėshtu? Ai tha: A nuk i sheh disa qė shesin e blejnė me arė (flori) kurse ushqimi vonohet?"Mutefikun Alejhi

4- Shitja mbi shitjen e vėllait tėnd (tregtarit tjetėr):

Ibnu Umeri (radiallahu anhuma) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Askush prej jush mos tė shesė mbi shitjen e vėllait tė tij! (duke i thėnė blerėsit qė ėshtė tek tregtari tjetėr duke bėrė pazar, hajde blije tek unė me kaq lek, mė pak se sa i tha i pari). Mutefikun Alejhi

5- Shitja e Ijnes (me hile):

Kjo ėshtė ajo shitje qė bėhet duke i shitur njė mall dikujt dhe lekėt me tė pritur deri nė njė afat tė caktuar, pastaj blerėsi ia shet tė njėjtin mall atij qė ia bleu por me lekėt nė dorė dhe mė pak se sa e bleu. Kjo ėshtė njė lloj kamate me hile, sepse nė fakt ai nuk donte mallin por lekėt borxh.
Ibnu Umeri (radiallahu anhuma) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Nė kohėn kur tė blini e shisni me hile (ijneh), tė shkoni pas bishtit tė lopės (pasurirė sė kėsaj bote), tė pėlqeni tė mbjellat dhe tė lini xhihadin, atėherė Allahu do hedhė mbi ju pėrēmim e pėrulje dhe nuk do ta heqė atė prej jush deri sa t'i ktheheni fesė tuaj." Ebu Daudi(sahih)

6- Shitja me afat duke rritur ēmimim (shitja me kėste):

Eshtė pėrhapur kėto kohė shitja me afatizim dhe me rritje tė ēmimit origjinal tė mallit e cila njihet me emrin: shitja me kėste. Siē ėshtė e njohur, kjo shitje bėhet duke shitur mallin me kėste dhe duke shtuar nė ēmimin e tij kudrejt kohės sė shtyrė si p.sh. tė jetė ēmimi i mallit njė mijė $ dhe tė shitet me kėste njė mijė e dyqind $. Kjo lloj shitje ėshtė e ndaluar.
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Kush bėn dy shitje nė njė shitje, ose t'a prishė njėrėn, ose ka ngrėnė kamatėn."Ebu Daudi(hasen)
vazhdon InshaAllah sqarimi i meseleve te Tregtis.

selamualejkum musliman
Hasani

hasanmehmeti
20-06-08, 23:33
Gjėrat tė cilat nuk lejohet tė shiten

1- Alkooli:
Aisha (radiallahu anha) thotė: Kur zbritėn disa ajete nga fundi i sures Bekare doli i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe tha:
"U ndalua tregtia e alkoolit."Mutefikunalejhi

2- E ngordhura, derri dhe idhujt:
Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nė ēlirimin e Mekės tė thotė:
"Allahu dhe i Dėrguari i Tij e ka bėrė haram shitjen e alkoolit, tė ngordhurėn, derrin dhe idhujt." I thanė: O i Dėrguari i Allahut! Po dhjamin e tė ngordhurės, sepse me tė lyhen anijet, fėrkohen lėkurat e kofshėve dhe e hanė njerėzit nė mėngjes? Ai tha:
"Jo, ai ėshtė haram" Dhe tha i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nė atė cast: "Allahu i vraftė ēifutėt! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e tė ngordhurės ata e zbukuruan atė, pastaj e shitėn dhe hėngrėn ēmimin e tij!"Mutefikunalejhi

3- Qeni:
Transmetohet nga Ibnu Mes'ud el-ensari (radiallahu anhu) se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e ka bėrė tė ndaluar shitjen e qenit, paret e imorales dhe tė fallxhorit."Mutefikunalejhi

4- Pikturat qė pėrmajnė gjėra me shpirt:
Seid bin ebi Hasen thotė: Isha te Ibėn Abasi (radiallahu anhuma) dhe tek ai erdhi njė burrė e i tha: O Ibėn Abas! Unė jam njė njeri qė e ha bukėn me punėn e duarve tė mia dhe unė pikturoj kėto piktura.
Ibėn Abasi tha: Nuk tė them ty vetėm se atė qė kam dėgjuar nga i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe ai ka thėnė:
"Kush pikturon ndonjė pikturė, Allahu do t'a dėnojė atė deri sa t'i japė asaj shpirt dhe ai nuk do tė mund t'i japė kurrė shpirt asaj."
U mėrzit ai burri shumė dhe iu zverdh fytyra. Atėherė Ibėn Abasi i tha: Nėse do patjetėr tė pikturosh, atėherė pikturo kėto pemė dhe ēdo gjė qė nuk ka shpirt."Mutefikunalejhi

5- Frutat e pemėve para se tė dalin kokrrat apo tė piqen:
Enes ibėn Maliku (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e fryteve tė pemėve para se tė piqen dhe nga shitja e hurmave (temėr, hurmat arabe) para kohe. Dikush i tha: Kur ėshtė koha e tyre? Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tha: Kurt ė skuqen apo tė zverdhen."Mutefikunalejhi

Transmetuan Enesi gjithashtu se I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e pemėve para pjekjes. I thanė: Kur piqen ato? Tha: Kur tė skuqen. Pastaj tha: ē'farė thoni nėse Allahu i ndalon frutat tė dalin e tė piqen, atėherė ē'farė do t'i japė ai qė ka marrė lekėt e vėllait tė tij?"Mutefikunalejhi


6- Tė mbjellat para forcimit tė kokrrės:
Ibėn Umeri (radiallahu anhuma) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e temrit para kuqjes dhe nga agrumet para se tė focohet kokrra dhe tė sigurohet se nuk ėshtė prekur me ndonjė sėmundje. Ka ndaluar edhe shitėsin edhe blerėsin."Muslim,Ebu Daud,Tirmidhi(sahih)

vazhdon inshaAllah.

selamualejkum
Hasani

hasanmehmeti
25-07-08, 21:05
ZGJEDHJA


C'ėshtė zgjedhja:

Zgjedhja ėshtė tė kėrkosh mė tė mirėn pėr vete prej dy gjėrave: ose tė zgjedhėsh plotėsimin e aktit tė shitblerjes (t'a pėrfundosh atė), ose t'a prishėsh atė (aktin) dhe tė tėrhiqesh.

Llojet e zgjedhjes:

1- Zgjedhja nė vend:
Kjo e drejtė pėr tė zgjedhur ėshtė pėr tė dyja palėt qė nga fillimi i aktit deri sa tė ndahen nga njėri-tjetri, me kusht qė tė mos kenė rėnė dakord pėr rrėzimin e zgjedhjes (d.m.th. nėse vėnė kusht qė nė fillim qė askush nuk ka tė drejtė tė tėrhiqet nga akti edhe nėse vazhdojnė tė jenė bashkė), ose t'a rrėzojnė atė pas aktit apo ta rrėzojė vetėm njėri, atėherė rrėzohet e drejta e tij nė zgjedhje dhe ngel e drejta e tjetrit.
Ibnu Umeri (radiallahu anhuma) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Kur bėjnė akt shiblerjeje dy vetė, ē'donjėri nga ata tė dy ka tė drejtėn tė zgjedhė deri sa tė jenė bashkė dhe mos tė jenė ndarė, apo njėri nga ata ta ketė lėnė tjetrin pėr tė zgjedhur. Nėse njėri ia lė nė dorė tjetrit pėr tė zgjedhur dhe pastaj bienė dakord, atėherė ėshtė kryer akti i shitblerjes (dhe detyrohet blerėsi tė marė mallin dhe shitėsi vlerėn) e nėse ndahen pas aktit por njėri nuk e ka mbaruar aktin, atėherė ėshtė kryer akti nė ē'do rast."Muttefekun alejhi.

Eshtė haram largimi nga vendi i aktit nga ndrojta se pala tjetėr ndėrron mendje.
Transmeton Amėr bin Shuajb nga babai i tij, nga gjyshi i tij se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Dy palėt nė tregti kanė tė drejtėn e zgjedhjes deri sa tė ndahen, vetėm nėse kanė vėnė ndonjė kusht zgjedhjeje, dhe nuk i lejohet askujt qė tė ndahet nga shoku i tij nga frika e kthimit nga ai akt."Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai (Sahih).


2- Zgjedhja e vėnies sė kushteve:

Kjo zgjedhje ėshtė qė tė vėnė kusht tė dyja palėt ose njėra qė: tė ketė tė drejtėn e zgjedhjes deri nė njė afat tė caktuar sado i gjatė qoftė ai. Ky akt dhe ky kusht ėhtė i saktė.
Ibnu Umer (radiallahu anhuma) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Dy palėt nė tregti kanė tė drejtėn e zgjedhjes deri sa tė ndahen ose tė jetė akti me kushte (tė vėna nga tė dyja palėt ose njėra)."Muttefekun alejhi.


3- Zgjedhja nė mallin me defekt:

Pėrmendėm mė parė ndalimin e fshehjes sė defektit tė mallit dhe nėse ndokush blen njė mall me defekt tė cilin nuk e ka parė para se tė ndaheshin nga akti, atėherė ai ka tė drejtėn e kthimit tė mallit tek shitėsi prej tė cilit e bleu.
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Kush blen njė dele tė pamjelė (pėr shumė kohė qė tė duket sikur jep shumė qumėsht) dhe e mjel atė, atėherė nėse e pėlqen ashtu le ta mbajė dhe nėse nuk e pėlqen atėherė ta kthejė te i zoti dhe bashkė me tė tė japė njė tas me temėr pėr qumėshtin qė i mori."Muttefekun alejhi.
Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Nuk lejohet lėnia e deles dhe devesė pa mjelė qė ti fryhen gjitė dhe nėse ndokush e blen njė tė tillė, ai ka tė drejtėn e zgjedhjes pas mjeljes sė saj: ose t'a mbajė nėse do, ose ta kthejė bashkė me njė tas temėl."Buhariu, Ebu Daudi, Nesai.

hasanmehmeti
24-03-09, 22:47
KAMATA
C'ėshtė kamata:

Kamata (apo fajdeja) ėshtė shtesa nė origjinėn e diēkaje si nė Fjalėn e Allahut:
"…dhe e sheh tokėn tė vdekur por kur zbresim mbi tė ujin tundet, shtohet dhe mbin nė tė prej ēdo ēifti bimėsh."Suretu Haxh:5.
Ose shtesa nė shkėmbim si nė shkėmbimin e njė dirhemi me dy dirhem.

Gjykimi pėr kamatėn:

Kamata ėshtė e ndaluar me Kur'an, Sunet dhe ixhma.
Allahu i Lartėsuar thotė:
"O ju qė keni besuar! Kini frikė Allahun dhe largojuni asaj qė ka ngelur prej ribasė (kamatės) nėse jeni besimtarė! Nėse nuk e bėni kėtė, atėherė pregatituni pėr luftė nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij, e nėse pendoheni, atėherė merrni vetėm origjinėn e pareve tuaja! Kėshtu ju nuk i bėni padrejtėsi kujt dhe nuk iu bėhet padrejtėsi."Bekare:278-279.
"Ata qė hanė kamatėn nuk ngrihėn vetėm si ngrihet ai qė e ka prekur djalli."Bekare:275.
"Allahu e zhduk kamatėn (sqarim: E zhduk kamatėn duke e hequr plotėsisht nga dora e marrėsit tė saj ose ia bėn haram bereqetin e pasurisė sė tij, madje ia heq atė nė kėtė botė dhe e dėnon nė botėn tjetėr. )dhe e shton lėmoshėn (ia shton atij qė jep lėmoshė)."Bekare:276.

Ebu Hurejra (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Largojuni shtatė shkatėrruesėve!" Thanė: Kush janė ato o i Dėrguari i Allahut? Tha:
"Vėnia shok Allahut, magjia, vrasja e atij qė ka ndaluar Allahu vetėm se me tė drejtė, ngrėnia e kamatės (fajdeve), ngrėnia e pasurisė sė jetimit, dezertimi kur je pėrballė armikut dhe shpifja ndaj besimtareve tė pastėrta e tė pafajshme."Muttefekun alejhi.

Xhabiri (radiallahu anhu) ka thėnė:
"I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e ka mallkuar ngrėnėsin e kamatės, dhėnėsin e saj, atė qė e shkruan (nė akt) dhe atė qė dėshmon, dhe tha: ata janė njėsoj."Muslim.

Ibėn Mes'udi (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Kamata ėshtė shtatėdhjetė e tre llojesh dhe mė e lehta e tyre ėshtė njėsoj sikur tė martohet dikush me nėnėn e tij."El-Hakim (Sahih).

Abdullah bin Handhale (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"Njė dirhem qė ha dikush nga kamata ėshtė mė e rėndė se tridhjetė e gjashtė herė zina (imoralitet)."Ahmedi (Sahih).

Ibėn Mes'udi (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:
"C'dokush qė vazhdon ta hajė kamatėn do tė pėrfundojė nė pakėsim tė pasurisė."Ibnu Maxheh (Sahih).

Llojet e kamatės:

Kamata ėshtė dy llojesh: Nesieh dhe fadl:
Kamata nesieh ėshtė shtesa e kushtėzuar tė cilėn e merr borxhdhėnėsi prej borxhmarrėsit kundrejt kohės sė borxhit. Kjo lloj kamate ėshtė haram me Kur'an, Sunet dhe ixhma.
Kamata e fadlit ėshtė shitja e tė hollave me tė holla, ose shitja e ushqimit me ushqim, duke shtuar nė njėrin krah (p.sh. tė japėsh 5 euro dhe tė marrėsh 6 euro, ose tė japėsh 1kg. oriz dhe tė marrėsh 2kg.) Kjo lloj kamate ėshtė haram me Sunet dhe ixhma sepse ajo tė shpie drejt llojit tė parė tė kamatės.

vazhdon inshaAllah radhen tjeter me:Gjėrat nė tė cilat ndalohet kamata!

hasanmehmeti
03-04-09, 00:23
Gjėrat nė tė cilat ndalohet Kamata



Kamata ndalohet vetėm nė gjashtė llojet tė cilat i ka pėrmendur hadithi i mėposhtėm:

Ubadetu bin Samit (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Ari me ar, argjėndi me argjėnd, gruri me grur, elbi me elb, temri me temėr (hurma arabe) dhe kripa me kripė (shkėmbehen) nė tė njėjtėn sasi, nė tė njėjtėn peshė, dorė mė dorė. Nėse ndryshojnė kėto lloje, atėherė shisni si tė doni me kusht qė tė jetė dorė mė dorė."Muslimi.


Nėse shitet njė nga kėto lloje me tė njėjtin lloj, si p.sh. ar me ar, apo temėr me temėr, atėherė ėshtė haram shtesa e njėrės anė dhe gjithashtu ėshtė haram afati.

Duhet patjetėr qė tė jenė tė njėjtė nė peshė e masė pa marrė parasysh cilėsinė, si dhe duhet patjetėr qė tė kryhet shkėmbimi i mallit dorė mė dorė nė vendin dhe ēastin e aktit:

Ebu Seid El-Hudrij (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Mos e shisni arin me ar vetėm nėse janė tė barabartė dhe mos shtoni nė njėrėn anė! …dhe mos i shisni ato njė nė dorė e njė nė mungesė!"Muttefekun alejhi


Umer bin Hatabi (radiallahu anhu) transmeton se i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė:

"Ari me ar ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, gruri me grur ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, elbi me elb ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė, temri me temėr ėshtė kamatė, vetėm nėse shkėmbehet dorė mė dorė."Muttefekun alejhi


Ibėn Seidi (radiallahu anhu) thotė: Na vinte temėr i pėrzierė nė kohėn e tė tė Dėrguarit tė Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) dhe e shkėmbenim dy tasa me njė. Kur e mori vesh i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) kėtė gjė tha:

"Jo dy tasa hurma me njė, as dy tasa grur me njė dhe as njė dirhem me dy dirhem!"Muttefekun alejhi


Por nėse shitet njė nga kėto gjashtė lloje me lloj tjetėr jo prej tė njėjtit lloj si p.sh. tė shkėmbesh ar me argjend, ose grur me elb, atėherė lejohet dallimi nė peshė apo masė me kusht qė tė bėhet shkėmbimi i mallit nė vend siē thuhet nė hadithin e Ubades tė lartėpėrmendur:

Nėse ndryshojnė kėto lloje, atėherė shisni si tė doni me kusht qė tė jetė dorė mė dorė."Muslimi



Si dhe nė hadithin e Ubades i cili ndodhet te Ebu Daudi e tė tjerė ku i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thotė:

"Nuk ka problem nėse shkėmbehet ari me argjėnd duke qenė se argjend ka mė shumė, por dorė mė dorė dhe jo pėr nė njė kohė tė caktuar. Nuk ka problem nėse shkėmbehet gruri me elb duke qenė se elb ka mė shumė, por dorė mė dorė dhe jo pėr nė njė kohė tė caktuar."Ebu Daud (Sahih).


E nėse shkėmbehet njė prej kėtyre gjashtė llojeve me njė lloj tjetėr tė ndryshėm nga ai si p.sh. ar me grurė, ose argjend me kripė, atėherė lejohet dallimi nė masė e peshė si dhe afati i dorėzimit.

Aisha (radiallahu anha) transmeton se: "I Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) bleu ushqim (grurė) prej njė ēifuti pėr t'ia paguar pas njė afati tė caktuar dhe i la peng mburojėn e tij tė luftės."Buhariu.


Emir San'ani thotė nė librin "Subulus-selam":

"Dije se dijetarėt kanė rėnė dakord nė lejimin e shkėmbimit tė njė lloji nė tė cilin rrjedh kamata me njė lloj tjetėr nė tė cilin rrjedh kamata por tė cilėt nuk janė tė tė njėjtit lloj, ky shkėmbin lejohet me afatizim apo me dallim nė masė e peshė, siē ėshtė shkėmbimi i arit me grurė, argjendit me elb, etj."



Nuk u lejohet shkėmbimi i hurmave tė njoma me tė thata pėrveē se tė varfėrve qė nuk zotėrojnė pemė hurme. Atyre u lejohet qė tė blejnė hurma tė njoma (rutab) tė marra prej pemės, me hurma tė thata.

Abdullah bin Umeri (radiallahu anhu) transmeton se:

"I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja me kile e fryteve qė janė nė pemėn e hurmės, me hurma tė thata si dhe nga shitja me kile e rrushit tė njomė, me rrush tė thatė."Mutefikun Alejhi


Zejd bin Thabit (radiallahu anhu) transmeton se:

"I Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka lehtėsuar pėr tė varfėrit qė kanė hurma tė thata, t'i shkėmbejnė ato me hurma tė njoma duke i pėrcaktuar me mendje ata qė kanė pėrvojė."Muteffikunal alejhi


Shkaku qė i Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shkėmbimi i hurmave tė njoma me tė thata ėshtė tė njomat nėse thahen, atėherė pakėsohen:


Seid bin ebi Uekkasi (radiallahu anhu) thotė: U pyet i Dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) pėr shkėmbimin e hurmave tė njoma me tė thata dhe ai tha: "A pakėsohen tė njomat nėse thahen?" Thanė: Po. "Atėherė ndaloi nga kjo gjė."Ebu Daud, Ibėn Maxheh, Tirmidhi, Nesai (Sahih).


Do vazhdoj mesimi inshaAll-llah(Me lejen e All-llahut subhanehu we teAla) me temen:MARREVESHJA NE KULTIVIMIN E TOKES

pirro
03-04-09, 11:52
Cka don te thot Ekonomia Islame? A eshte fjala per diqka qe eshte ne perputhje me librat e shejt musliman apo diqka qe eshte kruijuar nga Shkenctar musliman?

hasanmehmeti
04-04-09, 10:33
Done te thote, nje Ekonomi qe ka bazat sipas parimeve dhe etikes Islame e cila perbehet nga Fjalet e Zotit ne Kur'anin Famelarte dhe thenjet e Pejgamberit alejhiselam , gjithashtu te sqaruara per popullin e thjeshte nga dijetaret dhe ekonomistet Myslimane!

Me t'mira.
Hasani.