PDA

View Full Version : Aknet


Linka_pz
18-02-08, 17:07
Kur akne kanė zonjat

Problemet dhe lekura e shndritshme, nuk jane me ceshtje vetem e adoleshenteve. Tani, ashtu si dhe rrudhat, shqetesojne edhe tridhjete vecaret apo edhe moshat me te medha. Ja shkaqet dhe menyrat e sherimit te nje shqetesimi te ketyre koheve

Njehere e nje kohe, pucrat kishin nje afat. Nisnin te shfaqeshin rreth moshes dymbedhjete - trembedhjete vjecare dhe zgjasnin gjate periudhes se adoleshences. Ne njefare menyre ishin shenje e turbullimeve qe perfshinn trupin dhe ndjenjat ne ate periudhe. Pastaj zhdukeshin, diku perpara ditelindjes se njezete, per te mos u kthyer me. Nje clirim, liria pas nje bashkejetese te sforcuar, pergjegjese per shume probleme, edhe psikologjike. Sot megjithate duket se gjerat kane ndryshuar dhe ato pucra, qe te shfaqura ne adoleshence mund te ngjallnin ndjesine e njomeshtise, vazhdojne te dalin edhe tek te tridhjetat, ne tridhjete e pese apo edhe ne dyzete vjec. Dhe njomeshti kane vertete shume pak.


Pergjegjesit kryesore

Ne pamje te pare, problemet e lekures se adoleshenteve dhe te atyre ne moshe madhore, ngjajne si e njejta gje. Ne te vertete, ndryshimet ekzistojne dhe jane te medha. Aknet tradicionale, ato qe godasin gjate adoleshences, shkaktohen nga nje rritje e ndjeshmerise se gjendrave qe sekretojne hormonet (dhe jo nga ndryshimet hormonale sic mendohet gabimisht). Ndjeshmeri qe provokon nje rritje te sekrecioneve dhjamore. Perkundrazi, aknet qe godasin femrat ne moshe madhore nuk jane domosdoshmerisht akne: problemi eshte i ndryshem por pasojat mbi lekure jane te njejtat. Arsyet mund te jene te shumefishta. Ketu hyjne ne loje turbullimet hormonale. Dhe pikerisht per kete arsye problemi vihet re gjate periudhes paramenstruale. Por a eshte nje problem qe ka te beje vetem me hormonet? Ne shumicen e rasteve duket se eshte pikerisht keshtu. Shpesh megjithate ndryshimet e tyre varen nga stresi. Dhe ky nuk eshte justifikimi i zakonshem per cdo lloj problemi: ankthi dhe nervozizmi jane me te vertete pergjegjes per ndryshimet kimike dhe hormonale. Keshtu eshte shpjeguar se perse kjo forme e aknes se vone eshte nje shqetesim tipik i diteve te sotme. Pergjithesisht eshte keshtu. Tensioni, te cilit i nenshtrohemi sot, nuk ekzistonte njezete vjet te shkuara. Por ndoshta grate e brezave te meparshem nuk e kishin kete shqetesim, sepse jeta e tyre, perfshire edhe ate hormonale, ishte e ndryshme. Benin me teper femije, plakeshin me shpejt. Tani perkundrazi, ekuilibrat kane ndryshuar.

Linka_pz
18-02-08, 17:10
Ceshtje te dietes dhe kozmetikes

Nese stresi dhe hormonet jane shkaktaret kryesore, eshte gjithashtu e vertete qe ekzistojne te tjere faktore qe nxisin shfaqjen e pucrave tek lekurat e moshes se pjekur. Si perdorimi i disa loj ilaceve, tip kortizoni, qe dobeson sistemin imunitar dhe lehteson perhapjen e baktereve qe infektojne poret. Apo ndotja: smogu dhe pluhurat e pranishem ne ajer mund te bllokojne poret duke e ndaluar keshtu yndyren te dale te siperfaqe te lekures. Ka raste te tjera qe shkaku duhet kerkuar tek ushqimi. Dhe kjo nuk ka te beje me sallamin apo cokollaten sic besohet. Problemi mund te jete thjesht nje intolerance ushqimore. Dhe ne fund, edhe produktet kozmetike te gabuara per llojin e lekures mund te shkaktojne probleme. Pastruesit teper te forte eleminojne shtresen e siperme, qe mbron lekuren, duke e veneate perpara kushtit per "t'u mbrojtur", kur ajo prodhon me teper yndyre. Por edhe kremrat teper te pasura mund te shkaktojne deme, duke bllokuar poret, qe pastaj infektohen.

Pucrat apo rudhat?

Problemi i zgjedhjes se kozmetikeve te pershtatshem eshte ndoshta edhe me i veshtire ne rastin e lekures se moshave madhore qe kane probleme me aknet. Duket ne fakt e veshtire te arrijme te bejme bashke perdorimin e produkteve specifike, ne menyre qe te normalizojme sasine e yndyres ne lekure, me trajtimet kunder moshes, te cilat jane me te pasura. Por ceshtja duket me e lehte nga sa ngjan. Objektivi i produkteve kozmetike te lekurave miste apo te yndyrshme, nuk eshte "te thajne", por te rregullojne sekretimin e yndyres dhe te arrijne nje hidratim te vertete dhe normal te lekures. Produktet e reja kunder pucrave jane shume me pak agresive se ato te dikurshmet, nuk kane nje veprim te forte anti-estetik si ne te shkuaren. Nje kompromis i duhur do te ishte te zgjidhje produktet qe ne baze te tyre kane alfahidroziaket, si acidi glikoloik, retinoik, citrik, te gjitha me aksion te dyfishte. Nga njera ane, rinovojne shtresen me siperfaqesore te epidermes, "hapin" poret; nga ana tjeter kane perberes hidratante dhe antirrudhe. Ata perdoren ne rastet e lekures te prirur per t'u mbushur me akne. Ne Shtetet e Bashkuara acidi glikolik perdoret deri edhe per te kuruar aknet klasike.

Pastrues delikate

Ne rastet e lekures se papaster, eshte i persosur "peeling"-u me acid glikolik. Ne radhe te pare pastron lekuren ne thellesi dhe per me teper, u lejon trajtimeve te aplikuara me pas te veprojne me mire. Persa u takon trajtimeve, qe behen vete ne shtepi dhe jo ne klinikat apo sallonet e bukurise, duhet pasur parasysh qe te mos perdoren kurre pastrues agresive, edhe pse mund te japin ndjesine qe "pastrojne" lekuren. Me mire eshte te zgjidhen sapune - jo sapune, shkuma delikate dhe qumesht pastrues qe nuk e heqin krejtesisht filmin mbrojtes te siperfaqes se lekures. Nese "make-up"-i i te shkuares mund te jepte ndonje problem, sot situata ka ndryshuar. Sepse pika e forte e ketyre produkteve ne ditet e sotme nuk eshte me trukimi por menyra sesi hiqet ky truk: ne fund te dites eshte e detyrueshme te eleminosh cdo mbetje te grimit, per te evituar qe te infektoje poret. Po scrub-i? Duhet te jete i lehte, dhe te mos behet me teper se nje here ne jave. Per te thithur yndyren e tepert, ideale jane locionet, picetat e posacme qe permbajne pastrues dhe krempudra me efekt matifant. Funksionon si te ishte puder talk qe perthith yndyren.

Linka_pz
18-02-08, 17:12
Te nderuar Moderator nese mendoni qe kjo Teme nuk e ka vendin ketu ,mund ta levizni te Moda dhe Estetika ...

Kerkoj ndjese !!