PDA

View Full Version : Tė Dielen Pasdite!!


MemphiSx
19-02-08, 21:08
Tė dielen pasdite,kur deputetet po nenshkruanin Deklaraten e Pavarsise,Kosovaret bashke me gezimin e emocionet e pashprehura me fjale,kane kujtuar edhe rrugen neper te cilen Shqiptaret kane kaluar,per te arritur deri ketu!
I kujtuam te gjithe ata breza qe kane vene gure ne kalane se ciles iu vu kulmi te dielen pasdite!
Te gjithe ata qe kane bere shume e i kane mbylle syte para se te dinin,a do te kemi pasdite te 17 shkurtit a jo!
Tė dielen pasdite per nje qast i kemi harruar dallimet qe na kane percjellur me vite.Kemi qene nje trup i vetem dhe kemi kujtuar te gjithe qe kane punuar per te ardhur deri te Dita e Pavarsise.
Per nje qast syte tane kan shikuar me kthjellte se kurr me pare.
Duke pase kete vizion kthjelltesie dhe qetesie ne kujtuam edhe disa pjesetare te ketij brezi te cilet kane dhene shume dhe per shkaqe te ndryshme nuk Nenshkruan te dielen deklaraten hyjnore.
Emrat e tre prej tyre ne mesin e te tjereve eshte dashte te jene te nenshkruar ne Deklarate!
Dy prej ketyre koloseve nuk jane me ne mesin tone,e kane nderruar kete bote me tjetren per te hyre ne perjetesi.
Por edhe kolosi tjeter i cili fatkeqesisht po mbahet ne Hage,e ka meritu qe ta vė firmen ne aktin me te larte qe kane kaluar Shqiptaret ndonjeher.
Deklarates fatkeqesisht do t'i mungojn keto nenshkrime.
Ibrahim Rugova:Na ishte njeher nje kohe kur vetem ne e dinim se duhet dhe e meritonim te jetonim te lire.Askush tjeter nuk e dinte.Ishte shume e veshtire t'u thoshe te tjereve,ne qendrat e vendosjes se nje popull i nje vendi te quajtur Kosove,ne te gjitha aspektet e meritonte lirine dhe pavarsine.
Fytyrave te ngurta te diplomateve u duhej t'u shpjegohej me ngulm diqka qe ata nuk e kishin degjuar me pare.
Kjo hise i ra Ibrahim Rugoves.Ai e nxori Kosoven nga terri dhe ia tregoi botes.E nxori Kosoven ne ndergjegjen e botes perendimore.
E vendosi Kosoven per se pari her ne frekuencat e duhura oer te ardhur deri te Dita e Pavarsise.
Ai na njohi me miqte na te cilet po presim njohjen edhe sot.
Ju Faleminderit Zoti President.
Adem Jashari:Kur ishim bindur se rruga do te jete shum e gjate dhe bisha do te rronte shum me teper se sa mendonim ne fillim.
Ateher kur frika na kishte kapluar deri ne asht Adem Jashari na e vrau friken.Ateher kur shpresat tek shume nga ne ishin venitur,figura e tij doli sikur nga legjendat per te na e vrare friken tone dhe u kthye prap ne legjende.
Ai dha gjithe qka pati dhe zuri vendin ne kujtimet tona,aty nga ku e vrojton diten,per te cilen ai dha shum.
Ai dhe Familja e tij bene nje sakrific qe do te jet e shenuar,jo vetem ne historin e Shqipetarve.
Flijimi i tyre ishte gur i kendit,ne keshtjellen,per te cilen ata dhane familjen.
Zoteri,Adem Jashari,Ju Faleminderit!.
Ramush Haradinaj:Ramush Haradinaj ishte nje komandant i shquar i luftes.Megjithate,ai ishte shum me shum se kaq.
Ai ishte shok lufte i bashkeluftetarve te tij.Ai ishte me ta duke perbuzur qdo rrezik,ne rugetimin ton drejt 17 shkurtit.Ai dhe familja e tij kane dhene shum per Diten D.
Edhe pas luftes,ai dha shembull se si duhet t'i afrohemi dites se shumpritur.
Puna e tij si politikan dhe si Kryeminister kan sjellur me afer Pavarsin.Ai e meritonte te ishte ne Parlament,kur nenshkruhej Deklarata jone.
Zoteri Haradinaj Ju Faleminderit per Shembullin!

Ibrahim Rugova,Adem Jashari,Ramush Haradinaj vertet firmat e juaja kan mungu ne Deklaraten e Pavarsis se Kosoves,por populli i Kosoves do t'iu kujtoj per jet e mot si Ikona te Kombit Shqiptar!

panta_rhei
19-02-08, 23:51
Pėrshėndetje Memphisx, tė pėrgėzoj pėr temėn dhe fjalėt,

Ndaē fatmirėsisht, ndaē fatkeqėsisht; Pėr kėtė pavarėsi duhet tė ju falėnderohemi tė vdekurve, sepse sa pėr tė gjallėt nė kuvendin e Kosovės sot do tė flitej vetėm shkinisht. Kjo u pa edhe Tė Dielėn Pasdite!!