PDA

View Full Version : Si ti kuptojmė problemet nė dashuri?


Estella
24-02-08, 22:26
Pakenaqesija vetjake eshte arsyeja kryesore e shfaqjes se problemeve te dashurise...ti nuk me do aq sa te dua une!!...eshte shprehja me e thjeshte e frikes nga dashuria.
Problemet fillojne te shfaqen atehere kur ju filloni te pyesni veten...Mos valle une e dua ate me shume sesa ai me do mua?..
Ne kete moment ne fillojme te analizojme gjerat qe bejme per dashurine tone!
Ne fillojme te analizojme menyren sesi ne e shprehim dashurine tone dhe sa energji po harxhojme per ta cuar ate perpara..Me pas pasi e kemi analizuar mire veten,ne perpiqemi te kuptojme nese parteneri po na pergjigjet me te njejten monedhe apo jo!!
A po marrim dicka te ngjashme me ate qe po japim?
Ne momentin qe ne fillojme te bejme krahasime te tilla,kemi filluar te largohemi nga marredhenia jone...ne nuk duam qe te dashurojme me shume nga sa na dashurojne!!!
Vertet? Perse?

Sepse ne kemi gjithmonefrike ,pasi mendojme se ata do te tallen me ne e do te na marrin neper kembe..
Fokusohuni tek ajo qe beni e si ndiheni kur dashuroni...
Per te kuptuar se ne cilin stad ka aritur marredhenia juaj duhet ti beni vetes pyetje te tilla...
A ju ben te ndjeheni mire kur dashuroni dike dhe ai jua kthen me te njejten menyre?
A prisni qe nqs doni dike,ai tju doje me cdo kusht?
Nese po ,perse?
A ndjeheni i dashuruar kur parteneri nuk eshte prane jush?
Nese jo,perse?
A po beni per te dashurin tuaj gjera qe ne te vertete nuk do te donit ti benit,por e ndieni qe eshte e nevojshme ti beni per ti pasur ata pas vetes?
A po beni ndonje gje vecanerisht per ta duke pritur qe nje dite tua shperblejne?
Cfare po prisni?
A keni folur me partenerin per ato gjera qe ju bejnne te ndjeheni te dashuruar?


NE NUK KEMI ME ASGJE TE PERBASHKET......
Ju e dashuroni njeri tjetrin e kjo eshte arsyeja kryesore perse ju jeni bashke,por kohet e fundit duket se ka disa gjera te cilat nuk i keni me si me pare.
Edhe pse kuptoheni mire,nuk dashuroheni me si ne fillim....
Ju pelqeni librat e te shkoni per shetitje,ajo gjithmone ka deshire te udhetoje,ju pelqeni sportin,por vazhdoni te jeni te bindur per faktin qe martesa eshte nje sakrifice...
Ju keni degjuar qe ne nje martese ju duhet te merrni dhe te jepni..
Ju duhet te lini menjane interesat tuaja dhe te mendoni per te dy ,apo me teper per personin qe keni ne krah...Ju duhet te beheni kompromise???
Por,kur ju duhet te hiqni dore nga gjerat qe ju pelqejne me shume per hir te marredhenies,ju nuk e kini kete force,prandaj hiqni dore dhe perfundoni se nuk keni asgje te perbashket!!!
Nese keni mberritur deri ketu,do te thote se nuk keni me shance qe te riktheheni tek intimiteti dhe marredhenia qe keni patur me pare...

PYETJET qe mund te beni ne te tilla raste jane...

A kane ndryshuar gjerat qe nga takimi juaj i pare?
A ndani cdo gje me partenerin tuaj ashtu sic benit me pare?
Cfare do te ndodhte nqs ju do te beni gjerat qe ju pelqejne dhe parteneri juaj ato qe do ti pelqenin?
Sa kohe keni per te shpenzuar me partenerin tuaj e per te vleresuar qe marredhenia juaj eshte e suksesshme?
Cfare do te thote per ju te kesh interesa te diferencuara?
A e shihni veten dhe partenerin si dy persona te ndryshem,qe kane zgjedhur te jene bashke,apo si nje detyrim per te qendruar bashke?
A mendoni vertet se te dashurosh do te thote te sakrifikosh?Nese po ,perse???

MUND TE BEJME DICKA..
Sa here qe prekni nje teme te vecante,ndosh qe te shpertheje nje debat me te,shpesh ju perpiqeni ti evitoni keto tema te tilla,por nuk ia dilni dot.
Ju ne fakt,nuk keni aspak deshire te ziheni e te konfliktoni me njeri tjetrin.
Nje zenke do te thote,se gjerat ne lidhjen tuaj nuk po shkojne aspak mire dhe ,per me teper,ajo mund te degjeneroje deri aty sa ju te ndaheni nga njeri tjetri...
Keshtu qe keni premisa shume te theksuara per te prishur e shkatarruar lidhjen tuaj...
Me kalimin e kohes lista e gjerave dhe argumenteve qe nuk duhen prekur fillon e shtohet,aq sa duket se nuk ka me vend per te shtuar asgje tjeter..
Keshtu per sa kohe lista e ceshtjeve qe duhen evituar shtohet,ju ndjeni se ka ardhur nje moment kur ju nuk mund te flisni e te bisedoni me me njeri tjetrin per pothuajse asgje pa debatuar!!!
Ju e ndieni shume larg njeri tjetrin dhe te huaj...
Ne keto momente mendja juaj fluturon per te imagjinuar qe edhe sa kohe do te mund te duroni nje gjendje te tille...
Hendeku mes jush fillon te thellohet...ja disa pyetje qe mund tja beni vetes ne raste te tilla!!!
A keni frike se mos lendoheni ne dashuri?
A do te thote mosperputhja e mendimit mes dy njerezve se ndjenjat e tyre jane cenuar?Nese po,perse?
Si mund te veproni ndryshe?
Cfare mund te ndryshoni?
A e kufizoni apo privoni veten nga gjera qe do ti benit me kenaqesi kur jeni me partenerin?
Perse?Cfare do te ndodhte nese ju do ti linit ata te kuptonin se si jeni ju me te vertete,apo cfare do te benit ju?
A eshte ndershmeria nje hap i gabuar ne lidhjen tuaj?Pse mendoni keshtu?

Mundohuni qe te flisni me partenerin tuaj per shqetesimet e tij dhe tuajat,nderkohe qe ju nuk duhet te harroni se duhet te perqendroheni te ndjenjat tuaja e jo tek ajo qe i pelqen atij apo ketij!!
Duhet te tregoni ate qe ju jeni ne te vertete,qe lidhja juaj te jete e sinqerte,e drejte dhe nje lidhje e vertete...
Mesohuni qe te pranoni partenerin tuaj duke pranuar me pare veten tuaj....

LABI
28-02-08, 13:58
Si te kuptohen problemet ne dashuri ?!

Si dicka normale , deri ne ate mase kur nuk shkaktojne demtime ne shendetin, mireqeninen psiko-fizike te njeriut ;

Ndersa, si dicka jo-normale (patologjike) kur e shkakton te kunderten ... :rolleyes:

Lona
03-03-08, 15:51
Sedi a kane fund keta probleme ne dashuri, pershkak se nuk kuptohen se faji eshte jetim dhe gjithe do kemi problemi... Thjesht pa probleme nuk eshte edhe aq interesant...

Virti
03-03-08, 16:17
s'kam pervoje me keto sene... :cool:

Murgesha
03-03-08, 16:25
s'kam pervoje me keto sene... :cool:

Qy, qy a kurr s`ta paska vonuar gruaja drekėn a darkėn pėr t`u qel rruga e problemit??


Sa i pėrket temės.

Tė kuptohen ashtu siq vijnė.
Janė plotėsuese tė pėrditshmėrisė. Do tė ishte monotoni e madhe njė pėrditshmėri ku nuk ndodh asgjė. http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon12.gif