PDA

View Full Version : policia-vret-nenen-shqiptare-ne-sy-te-femijeve


Preshevar
25-02-08, 14:06
Policia vret nenen shqiptare ne sy te femijeve !



http://www.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2008/02/zyberi-deshirja.jpg
Detajet e ngjarjes jane akoma te diskutueshme. Ne njerin krah, departamenti i policise se Henderson, Nevada (USA) i qendron besnik versionit te tyre qe Deshira Selimaj (nje grua e imet rreth te 40-tave) vuri ne rrezik policet e repartit si dhe familjen e saj. Ne krahun tjeter qendron i shoqi, tre femijet (moshat 5-11) dhe deshmitaret okular qe insistojne Deshira ne asnje moment nuk vuri njeri ne rrezik, dhe nuk kishte arsyje te qellohej ne mes te rruges.
Deshira Selimaj me te shoqin, Zyberin, nje ish i burgosur politik i cili kishte bere rreth 22 vjet burg ne Shqiperi, kishin emigruar ne Amerike per ti dhene femijeve te tyre ate qe vet nuk e kishin pasur kurre nje te ardhme. Fatkeqesisht, me 12 Shkurt, nje ndalese rutine trafiku do te kthehej ne tragjedi. Nena qellohet ne zemer nga nje polic 23-vjecar ne sy te femijeve dhe te te shoqit i cili qendronte i prangosur ne buze te trotuarit.
http://www.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2008/02/zyberi1.jpg
Sipas raportit te policise dhe deshmitareve okulare, Zyberi ne furgonin e tij te kthyer ne mini-dyqan akullore, ndalohet nga patrulla e policise sepse nuk beri nje ndalese te kompletuar para nje shenje STOP por vetem uli shpejtesine. Pasi mundohet te shpjegoj situaten me anglishten e tij te thyer, refuzon te firmosi gjoben marramendese prej $650 duke insistuar nuk punoj per policine, punoj per femijet e mij.
Per te kuptuar me mire situaten ai therret te shoqen, e cila fliste anglisht me mire, ne telefon. Ajo merr 2 nga djemte ne makine dhe niset per ti ardhur ne ndihme te shoqit.
Kur Deshira del nga makina ketu ndryshon deshmija e policise dhe okulareve ajo sheh te shoqin te ulur ne trotuar i prangosur duke qare.
Versioni i policise tregon qe ajo merr nje thike nga makina e saj, dhe kembengul qe do vetvritet me te birin. Policia arrin ti marre djemte dhe u thote te shkojne te rrijne tek i jati. Pastaj godasin Deshiren 2 here me mjete me rryme elektrike qe cuditerisht nuk kryejne efekt. Atehere, polici 23 vjecar i merr jeten me plumb.
http://www.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2008/02/zyberi-2.jpgPas vrasjes se te shoqes, policia ja hoqi gjoben prej $650 dhe i dha Zyberit te firmosi nje gjobe pre $67 per mungese te rripit te sigurimit.
Deshmitaret okulare, te cilet dhane raport per policine ne vendngjarje, dhe familja, dheshmojne qe Deshira nuk kishte ne asnje moment thike ne duar. Femijet dhe i shoqi deshmuan qe nuk e pane Deshiren te goditej me pistolete me rryme elektrike. Sipas deshmitareve okulare, ne castet e fundit te jetes, Deshira ishe e ulur ne gjunje duke qare e duke hedhur duart ne ajer, e rrethuar nga policia. Pas disa sekondash, degjojne nje te shtene dhe trupin e saj qe bie perpara.
Gjate nje konference shtypi te dhene dje, policia e Hendersonit ndryshoi pak detajet e ngjarjes nga ajo qe kishin treguar me 12 Shkurt. Fillimisht kishin thene qe ishin ata qe kishin thirrur Deshiren ne telefon te vinte te ndihmonte me gjuhen. Dje thane qe i shoqi qe kishte thirrur. Gjithashtu dje policia tha qe nuk kishin probleme komunikimi me ciftin, ndersa gjate raportit te ngjarjes kishin thene qe kishin veshtiresi te kuptoheshin me anglishte e thyer te Zyberit e Deshires.
Nje investigim nga zyrat e shtetit rreth ngjarjes do te behet me date 11 Prill ku pritet te jepet nje vendim perfundimtar.
Zyberi 65-vjecar tashme i vetem duhet te kujdeset per femijet e tij mitur. Pas kesaj tragjedie ai nuk eshte me ne gjendje te bej pagesat e shtepise apo te kujdeset plotesisht per femijet e tij. Nje fond ndihmash eshte ngritur per ti ardhur ne ndihme familjes Selimaj. Ndihmat mund te dergohen ne adresen e meposhtme:


Zyber Selimaj Donation Fund
P.O Box 90533
Las Vegas NV 89009-0533


Sidoqofte shume pyetje kane mbetur pa pergjigje: Nuk kishin mundesi policet te vinin nen kontroll kete grua edhe sikur ajo te kishte thike ne dore? Nuk mund ta qellonin me pistolete neper kembe? Si ka mundesi qe 2 pistoleta me rryme elektrike nuk i bene efekt nje gruaje te imet? Kur arriten ti marrin femijet nga Deshira atehere pse policia insiston qe e qelloi sepse po i shkaktonte rrezik femijeve? Shpresojme qe me 11 Prill drejtesia triumfoj.


Gjergj Dollani

>>{SpOnGeBoB}<<
25-02-08, 19:12
a po e shikon ti shoq, ti qe qitshe flake pe ata zvicranet qe i kishin pas rraf ata shqiptaret, jo na koriten, ta moren ftyren. Kqyre qfare kriminela ka, ta jep plumb tu shku ne rruge tende.Kurgjo hiq nuk kena ba na shqiptaret qka na kan ba te huajt neve 200 vjet.

FUCK YOU American bastard Police.

Preshevar
25-02-08, 19:15
a po e shikon ti shoq, ti qe qitshe flake pe ata zvicranet qe i kishin pas rraf ata shqiptaret, jo na koriten, ta moren ftyren. Kqyre qfare kriminela ka, ta jep plumb tu shku ne rruge tende.Kurgjo hiq nuk kena ba na shqiptaret qka na kan ba te huajt neve 200 vjet.

FUCK YOU American bastard Police.

Nuk eshte arsye te veprojm si kafsht, ne perkundrazi te tjerve kemi fe q na meson qe asgj s'lihet anash pa e par Zoti e pa na gjykuar at !



FUCK YOU American bastard Police.


http://dardania.de/vb/upload/images/icons/icon14.gif