PDA

View Full Version : Avni Zogiani "çohu" - shembull dhe krenari per çdo kosovar


dardan100
28-02-08, 23:13
Avni Zogiani, lideri i levizjes anti-korrupcion "Cohu", ka dy jave qe nje interviste e tij eshte mare nga web faqja me e popullarizuar ne Itali www.beppegrillo.it (http://www.beppegrillo.it) , dhe i 14 website ne bote, dhe ne dy jave ka arrite permbi 30'000 vizita . Avniu eshte marre si nje shembull pozitiv, per te mire, se si luftohet korrupcioni dhe dukurite negative ne institucionet shteterore, pasiqe me iniciativen e Ojq-se "çohu" per "Parlament te paster" ku jane bere publik profilet e 58 kanditateve per deputet te korruptuar apo qe kane pase gjate kandidimit probleme me drejtesine ne forma te ndryshme, para zgjedhjeve te 17 Nentorit 2007, nga keta 58 populli nuk i ka votuar bash 28, pra d.m.th 40 %! Kjo gje i ka çudite italianet sepse edhe atje ka deputet te inkriminuar dhe qe jane denuar nga Gjykatat italiane ne menyre definitive (pra pas denimit duhet te shkohet ne burg!), mirpo qe asnjeri prej tyre nuk perjashtohet nga Parlamenti, ne kete rast Kosova, ne kete aspekt konsiderohet shume me e avancume sesa Italia, po mendoj sipas vetedijesimit te shoqerise dhe luftimit te korrupcionit!
Edhe pse, do te shtoja une, ka shume per tu bere akoma, bile deputetet, keta "vartesit" tane ne Kuvend; VARTES sepse jemi NE populli qe i paguajme ata, PRA se paku ata te jene te kthjellt si loti, nuk besoj se eshte duke u kerku teper.
Iniciativa e Avni Zogianit per "Parlament te paster", duhet ta kete perkrahjen tone totale, nje pune e mire eshte be ne zgjedhjet e fundit, pasiqe nuk u votuan 40 % i te korruptuarve qe ishin kandidat per Parlament, mirpo i kemi 30 deputete, qe nuk duhet me i pase aty. Ata qe jane te akuzuar per keqperdorime dhe korrupcion, nuk e kane vendin ne Kuvend, kjo vlen edhe per ata "mjeshter" qe punen e deputetit e konsiderojne te perjetshme, shumica e deputeteve qe i kemi sot mendojne se ai vend iu takon pergjithmone. Kosoves, dhe asnje vendi demokratik, nuk i nevojitet profesioni i politikan-deputetit, nje - dy- tri - kater legjislatura apo mandate te njepasnjeshme. Me se shumti dy mandate, ne menyre qe tu lejohet qasja ne politike edhe te rinjeve, NUK dojme "mumie" ne parlament. Dy mandate do te thote me se shumti 8 vite, e per tete vite mund te behen shume pune, qebesa edhe mbrekullira nese punohet me seriozitet.
Ku them se politikani nuk duhet te jete profesion; une parashikoj ne rolin e deputetit nje historian, nje akademik, nje njeri te shkences, ekonomist te cilit, i thua : "a deshiron qe per keto 4 vitet e ardhshme ti ndihmosh vendit dhe popullit tend?" - pasiqe kontributi juaj mund te jete i çmueshem per tere shoqerine, mirpo pastaj duhet thene - "pas ketyre 4 viteve, i nderuar mund ti rikthehesh punes apo profesionit te meparshme", pra akademiku Akademise, historiani Shkolles, ekonomisti Studimeve te tij e keshtu me radhe!

JU FTOJ TA SHIKONI VIDEON E INTERVENIMIT TE AVNI ZOGIANIT NE NJEREN NDER WEB FAQET ME TE POPULLARIZUARA NE BOTE! (ne gjuhen angleze)

http://www.youtube.com/watch?v=k0b4Z0fTupQ (http://www.youtube.com/watch?v=k0b4Z0fTupQ)