PDA

View Full Version : Ariel Sharon profili i njė vrasėsi


hasanmehmeti
02-03-08, 11:26
Ariel Sharon profili i njė vrasėsi

Nga Olsi Jazexhiu

Pas infarktit tė shkaktuar nė zemėr, mė 4 janar 2006, kryeministri izraelit, Ariel Sharon ėshtė ndarė njėherė e pėrgjithmonė nga jeta politike e Lindjes sė Mesme. Edhe pse mediat nė ditėt tona, Sharonin nė kohėt e fundit janė munduar ta portretizojnė si njeriun e paqes sė Lindjes sė Mesme, siē Rajmonda Moisiu bėn mė 14 mars 2005, historia e tij ėshtė njė nga mė kriminalet tė burrėshtetasve tė shekullit tė XX. Ariel Sharoni, ėshtė njė kriminel lufte, si pasojė e vrasjeve qė ai ka bėrė kundėr popujve arabė nė Lindjen e Mesme. Sharoni ka qenė njė anti-shqiptar i tėrbuar i cili nė kohėn kur NATO ndėrhyri nė Kosovė pėr tė bombarduar regjimin e Millosheviēit, ulėrinte nga Jeruzalemi kundėr myslimanėve kosovarė dhe qeverisė “Klinton”. Edhe pse vendi i tij duhej tė ishte nė Hagė, pėr krimet e kryera nė Libanin e vitit 1982 dhe atyre mė parė, ai i ka shpėtuar ndjekjes sė drejtėsisė, falė manipulimit qė Gjykata e Hagės i bėri ligjeve tė saja, sipas sė cilave udhėheqėsit e qeverive nuk mund tė ēohen pėrpara saj si pasojė e imunitetit diplomatik qė gėzojnė. Megjithatė Sharoni ka qenė njė kriminel i kėrkuar nė disa vende tė botės. Nė Belgjikė, deri nė vitin 2003, ndaj tij gjykatat vendase kishin lėshuar njė urdhėr arresti. Krimet qė Sharoni ka kryer, pėr hir tė ndėrtimit tė projektit tė shtetit tė Izraelit tė Madh, nuk mund tė injorohen lehtė. Ngaqė shkrimi i ditėve tė fundit nga Rajmonda Moisiu mundohet qė Sharonin ta portretizojė si njeri tė paqes, ky shkrim synon tė provojė tė kundėrtėn.

Cili ishte Ariel Sharoni?

Ariel Sharoni rrjedh nga njė familje ēifutėsh nga Bjellorusia. I ati i tij ka qenė mik i ngushtė i babait tė Menakhem Beginit, terroristit sionist qė themeloi sė bashku me Sharonin Partinė Likud nė vitet 70-tė. Pas luftės sė Parė Botėrore familja e Sharonit u largua pėr nė Tblisi tė Gjeorgjisė. Nė vitin 1921 i ati i Sharonit, Samuil Sharon, u largua nga Gjeorgjia pėr nė Palestinė, ku pushtoi njė fermė arabe pranė Tel Avivit. Nė kėtė fermė tė ndėrtuar mbi tokėn arabe, nė vitin 1928 lindi edhe vetė Ariel Sharoni. Siē Sharoni rrėfen nė kujtimet e tij, qė kur ishte 13 vjeē i ati e mėsoi se si tė pėrdorė thikėn pėr tė vrarė fqinjėt e tij. Ndėrsa ishte ende i ri Sharoni iu bashkua organizatės terroriste Haganah. Nė Haganah Sharoni mėsoi ligjet e luftės dhe jetėn e vėshtirė qė njė terroristi i duhet tė bėjė. Motoja kryesore qė ai mėsoi ndėrsa sulmonte fqinjėt e tij arabė ishte se kundėrshtarin duhej ‘ta godiste i pari dhe sa mė rėndė’, dhe nė mėnyrė sa mė brutale. Gjatė luftės pėr pushtimin e Palestinės nė vitet 1948-49, Sharoni u inkuadrua nė ushtrinė izraelite, e cila pas bombardimit dhe vrasjet qė ju bėri britanikėve nė Hotelin David, nisi tė dėbojė arabėt nga tokat e tyre historike. Nga njė ushtar i thjeshtė qė ishte, shumė shpejt Sharoni u bė gjeneral i forcave kolone. Megjithatė Sharoni ka qenė njė ushtar i keq. Pėrgjatė jetės sė tij ai ėshtė shquar pėr gėnjeshtar, anarkist dhe i pabindur. Kėshtu gjatė pushtimit tė Suezit nė 1956, Sharoni ēoi batalionin qė udhėhiqte nė kurth tė egjiptianėve dhe po tė mos ishte ndėrhyrja amerikane ai sė bashku me ushtarėt e tij do tė ishin vrarė. Karriera e Sharonit nė ushtrinė izraelite nisi nė vitin 1953. Nė kėtė vit ai u bė komandant i Njėsisė 101, specialiteti i tė cilės ishin sulmet nė pararojė dhe terrorizimi i civilėve arabė. Nė kujtimet e tij Sharoni shkruan se filozofia e jetės sė tij ushtarake nuk ka qenė hakmarrja ndaj arabėve apo thjesht parandalimi i luftės, por “krijimi mes tyre i psikologjisė sė mundjes, duke i goditur ata nė ēdo kohė dhe aq egėr saqė tė besonin se ai ėshtė i pathyeshėm.”… pėr kėtė arsye shton ai, “mendimi im ka qenė qė gjithnjė kur tė godisnim nuk duhej tė shkaktonim dėme tė thjeshta, por dėme tė paimagjinueshme te armiku.” Krimet e para tė dokumentuara tė Sharonit nisin nė vitin 1953 kur ai pushtoi Jordaninė dhe shkatėrroi mbi 45 shtėpi nė fshatin Kibja tė Bregut Perėndimor. Njėsia 101 vrau 69 njerėz, ku mbi gjysma e tyre ishin gra dhe fėmijė. E njėjta njėsi 101 do tė vriste edhe 50 refugjatė arabė nė kampin El-Bureig nė Gaza. Edhe pse terrori i Sharonit do tė dėnohej botėrisht, nė Izrael, regjimi atė e shpalli hero.

Lufta e Vitit 1967

Shteti i vogėl i Izraelit i themeluar nė vitin 1948 kishte konsensusin e perėndimit si pasojė e zgjidhjes sė ‘Ēėshtjes Ēifute’ qė evropianėt kėrkonin t’i jepnin pas Luftės sė Dytė Botėrore hebrenjve qė jetonin nė Evropė prej shekujsh. Ngaqė sionistėt patėn refuzuar planin e Bismarkut gjatė fundshekullit tė 19-tė pėr krijimin e njė shteti ēifut diku nė Madagaskar apo Afrikė, kolonializmi britanik nė Lindjen e Mesme gjatė Luftės sė Parė Botėrore e pa krijimin e shtetit ēifut nė Palestinė si projektin mė tė mirė tė dominimit tė botės islame. Megjithatė projekti Sionist pėr tė sunduar Lindjen e Mesme mori shumė hov pas viteve 50 si pasojė e emigrimit masiv tė ēifutėve rusė pėr nė Palestinė. Pėr kėtė arsye Lufta e vitit 1967 ishte e nevojshme pėr shtetin Sionist i cili kėrkonte hapėsirė pėr muzhikėt qė po pushtonin shtetin e ri nga Stepat e Siberisė. Edhe pse shumė ēifutė nuk donin luftė, kolonistėt hebrenj dhe qarqet ultra-sioniste kėrkonin tė bėhej luftė pėr tė strehuar ēifutėrinė e Evropės nė Lindjen e Mesme. Pėr kėtė arsye gjenerali Ariel Sharon ishte nxitėsi kryesor i politikės sė kolonizimit tė Bregut Lindor dhe Rripit tė Gazės me kolonė izraelitė. Me gjithė suksesin e Izraelit nė luftė, ushtari Sharon do tė pėrjashtohej nga armata izraelite pas Luftės sė Ramazanit apo tė ashtuquajturės Luftės sė Yom Kippurit siē ēifutėt e njohin atė. Gjatė Luftės sė Ramazanit nė 1973 ai rrezikoi sėrish batalionin qė udhėhiqte dhe po tė mos ishte paqja e nėnshkruar mė pas, arabėt do tė kishin vrarė sėrish me qindra ushtarė izraelitė. Ndėrsa mbeti i papunė dhe nė mes tė rrugėve, Sharoni hyri nė politikė, duke iu bashkuar Partisė sė Herutit tė Menakhem Beginit. Pas shumė aventurash mė nė fund nė vitin 1977 Sharoni sė bashku me Menakhem Beginin themeluan Partinė Likud. Me partinė e re u bashkua edhe terroristi i famshėm me njė sy, Moshe Dajan dhe Ezer Veizman. Nė zgjedhjet 1977-ės, Likudi fitoi zgjedhjet dhe Sharoni u bė ministėr i bujqėsisė. Gjatė kėsaj kohe Sharoni nisi politikėn e kolonizimit dhe pushtimit me dhunė tė tokave tė arabėve nė Gaza dhe Bregun Perėndimor. Ndėrsa nė 1981 Ariel Sharoni u bė shtytėsi kryesor nė qeverinė izraelite qė kėrkoi bombardimin e centralit bėrthamor iraken nė Osirek.

Sharoni si kriminel lufte

Edhe pse Sharoni ka kryer shumė krime nė Lindjen e Mesme, miqtė e tij ndėrkombėtarė kanė evituar organet e drejtėsisė qė tė pėrballen me tė. Megjithatė nė vitin 1981 kur Sharoni shėrbeu si ministėr i mbrojtjes, dhe pasi kishte pushtuar Libanin, janė pikat mė kulmore tė krimeve tė tij. Mė saktė masakra kundėr civilėve palestinezė nė Libanin e vitit 1982 nė kampet e refugjatėve nė Sabra dhe Shatila nė Beirut ndėrtojnė mė mirė profilin vrasės tė Sharonit. Historia e pushtimit tė Libanit nė 1981 lidhet me dėshirėn e izraelitėve pėr tė ndėrtuar njė Lindje tė Mesme pro – izraelite pas paqes qė ata siguruan me Egjiptin nė 1978. Pasi jordanezėt dėbuan OĒP-nė pėr nė Liban nė 1970, Libani shėrbeu si bazė e rezistencės palestineze. Pėr tė shkatėrruar palestinezėt por edhe influencėn e Sirisė, Sharoni pushtoi Libanin, duke instaluar njė qeveri kristjane pro-izraelite nė vend. Gjatė pushtimit tė Beirutit, Izraeli e ktheu qytetin nė gėrmadhė duke vrarė mbi 19.000 civilė dhe plagosur mbi 30.000. Pushtimi i Beirutit u shoqėrua me largimin e Arafatit dhe luftėtarėve tė tij pėr nė Tunizi. Megjithatė pėr tė marrė hak deri nė fund, edhe pas largimit tė Arafatit, Sharoni pushtoi ushtarakisht tė gjithė qytetin dhe pasi sulmoi me tanke tė gjitha kampet e refugjatėve palestinezė, rrethoi kampet mė tė mėdha tė tyre, Sabrėn dhe Shatilėn nė Beirutin perėndimor, ku mė pas futi falangat e krishtera libaneze pėr tė ‘larė hesapet’ qė ata kishin me palestinezėt. Masakra kundėr civilėve tė pa-armatosur shkaktoi mbi 10.000 tė vrarė tė cilėt u shfaqėn nėpėr televizionet e tė gjithė botės ndėrsa rrinin tė vdekur nėpėr rrugė. Masakra ishte kaq prekėse sa qė nė Izrael, mbi 400.000 banorė marshuan nė rrugėt e Tel Avivit dhe kėrkuan dorėheqjen e qeverisė. Komisioni Kahan i Hetimit e gjeti Sharonin personalisht fajtor, dhe ai u shpall nė tė gjithė botėn si njė kriminel lufte. Atij iu refuzuan vizat qoftė nė SHBA dhe Evropė.

hasanmehmeti
02-03-08, 11:27
Marrėveshja e Oslos

Mė rėnien e Bashkimit Sovjetik dominanca e perėndimit nė Lindjen e Mesme u bė e padiskutueshme. Nė vitin 1993 qeveria e re Laburiste sė bashku me Klintonin nė Oslo i dhanė Palestinės njė marrėveshje, e cila parashikonte krijimin e shtetit palestinez nė vetėm 22% tė asaj qė mė parė ishte Palestinė. Megjithatė qarqet izraelite nuk donin tė pranonin qeverinė e themeluar nga Jitzhak Rabini dhe Klintoni nė Rripin e Gazės me Arafatin. Benjamin Netanjahu qė ishte aleat i ngushtė i Republikanėve nė Amerikė refuzoi Paktin Klinton dhe sulmoi publikisht Rabinin dhe Shimon Peresin, ndėrsa Marrėveshjen e Oslos e krahasoi me Paktin e Mynihut ndėrmjet Hitlerit dhe Ēambėrlenit. Propaganda bėri punėn e saj. Nė 1995 Rabini u vra nga terroristi ēifut Jigal Amir, dhe nė 1996 Likudi rierdhi nė pushtet. Megjithatė nė 1999 qeveria Likud ra dhe nė pushtet erdhėn sėrish Laburistėt me Ehud Barakun. Pėrpjekjet e Barakut pėr tė krijuar Shtetin e vogėl Palestinez, dėshtuan pasi Arafati nuk pranoi tė shesė Jeruzalemin ndaj shtetit Izraelit. Por pėrpjekjet e Barakut pėr paqe krijuan njė makth tė paparė nė qarqet ultra-sioniste tė cilat zgjodhėn Sharonin kryetar tė Likudit. Pėr tė shkatėrruar njėherė e mirė Paqen nė Palestinė, nė vitin 2001, Sharoni marshoi nė Xhaminė Aksa sė bashku me njė turmė fondamentalisėsh hebrenj. Me marshin e Sharonit nė Xhaminė Aksa, Marrėveshja e Oslos vdiq. Palestinezėt nisėn Intifadėn Al-Aksa nėn udhėzimet e Arafatit dhe nė botėn Islame u ngjall frika e shkatėrrimit tė Xhamisė sė Shenjtė. Ndėrsa nė shkurt 2001 Sharoni u zgjodh kryeministėr i Izraelit.

Sharoni, terrori dhe 11 shtatori

Pas fitores nė zgjedhjet e shkurtit 2001 vetėm me 37% tė votave, Ariel Sharoni u shpall kryeministėr i Izraelit. Ndėrsa bota dridhej, Ariel Sharoni pėrdori sulmet e 11 shtatorit 2001 qė brenda natės tė kthehej nga njė ish-kriminel lufte, qė kėrkohej nė tė gjithė botėn, nė heroin e ri tė luftės kundėr terrorizmit botėror. I pa shqetėsuar pėr krijimin e skandaleve publike, tip Sabra dhe Shatila, Sharoni rinisi njė gjenocid tė ri kundėr palestinezėve. Ai futi trupat izraelite nė Rripin e Gazės dhe Bregun Perėndimor duke shkatėrruar shtėpi, bombarduar nga ajri, burgosur pa gjyq, torturuar dhe vrarė palestinezė sipas dėshirės. Duke iu gėzuar faktit se perėndimi tashmė ishte i tėri nė eufori kundėr Botės Islame, Sharoni iu kthye Arafatit, i cili i kishte shpėtuar vite mė parė nė Liban. Nė 3 prill 2002 armata izraelite hyri nė kampin palestinez tė Xheninit tė cilin do ta kthente brenda pak kohe nė petė. Pėrfaqėsuesi i OKB-sė, Terxhe Road Larsen qė vizitoi kampin pas masakrės deklaroi se kishte parė njė tėrmet. Nė Xhenin u vranė disa qindra arabė, burra, gra dhe fėmijė. Shumė nėna u vranė ndėrsa ushqenin bebet e tyre, ndėrsa fėmijėt e vegjėl shihnin sesi bombat iu vrisnin prindėrit dhe komshinjtė. Mė pas, nė 2 prill Sharoni rretho i Arafatin nė Mukata tė Ramallahut, dhe kėrkoi ta vrasė. Por i pėrballur me protesta ndėrkombėtare, dhe me furtunėn qė vrasja e Arafatit do tė shkaktonte nė botė, Sharoni, u tėrhoq, duke izoluar Arafatin me muaj tė tėrė. Pas kėsaj agjentėt e tij brenda Mukatasė nisėn helmimin e tij. Sikur tė mos mjaftonte masakra e Xheninit dhe sulmi ndaj Arafatit, Sharoni pushtoi pėr shtetin izraelit gjysmėn e Bregut Perėndimor sė bashku me Jeruzalemin. Pėr kėtė ai ndėrtoi edhe njė mur masiv pėr tė burgosur tė gjallė palestinezėt. Edhe pse ky mur u shpall ilegal nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, Sharoni vazhdoi tė sundojė. Konfliktet qė ndoqėn Libanin, nė shkurt 2005, kur kryeministri libanez Rafik Hariri mbeti i vrarė, sipas politikanėve arabė mbajnė pas gishtin e Sharonit i cili me ndėrhyrjen nė Liban dhe largimin e Sirisė qė aty synonte tė izolojė palestinezėt nga regjimet mike dhe tė hakmerret me Libanin pėr atė qė la pa bėrė nė 1981. Megjithatė, infarkti0 qė e goditi nė zemėr nė 4 janar 2006 e ndaloi Sharonin nga vijimi i dosjes sė gjatė tė krimeve qė ai ka bėrė pėrgjatė historisė. Duke parė rezymenė e pėrgjakshme tė historisė sė Ariel Sharonit, shkruesi i kėtij shkrimi habitet dhe pyet se pėr cilin Sharon – njeri paqeje – flet Rajmonda Moisiu mė 14 mars 2005?

http://www.sot.com.al/index.php?opti...id=19749&lang= (http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=19749&lang=)